Tag: thirrje

  • ‘Ogerta Manastirliu thirrje prindërve të votojnë symbyllur PS’/ Këlliçi: Skandaloze! SPAK të zgjohet…

    ‘Ogerta Manastirliu thirrje prindërve të votojnë symbyllur PS’/ Këlliçi: Skandaloze! SPAK të zgjohet…

    Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me një shkelje të rëndë të Kodit Zgjedhor, pasi ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, i ka bërë thirrje publike prindërve të nxënësve të votojnë masivish me symbyllur PS-në.

    Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka publikuar thirrjen e Manastirliut, ku njëkohësisht i ka bërë thirrje SPAK që të zgjohet dhe të veprojë duke ndërmarrë veprime konkrete.

    ‘Partia Demokratike i bën thirrje drejtësisë të reagojë pasi rasti i abuzimit me detyrën është flagrant. TASK FORCA e SPAK të zgjohet dhe të ndërmarrë veprime konkrete menjëherë. Partia Demokratike i siguron qytetarët se me votën e tyre me 11 Maj këto skandale e turpe institucionale do të marrin fund një herë e mirë!’, shkruan Këlliçi.  

    Postimi i plotë:

    SKANDALOZE!!!

    Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu u bën thirrje prindërve që të votojnë symbyllur PS-në!

    Ky është një tjetër rast skandaloz i konfliktit të hapur dhe të qartë të interesit.

    Në një kohë kur administrata publike duhet të jetë apolitike, organizata kriminale e Edi Ramës jo vetëm që i shndërron ata në patronazhistë, por vetë Ministrja e Arsimit merr guximin të orientojë prindërit e nxënësve se ku duhet ta hedhin votën. Madje ta bëjnë edhe me sytë mbyllur!!!!!

    Partia Demokratike i bën thirrje drejtësisë të reagojë pasi rasti i abuzimit me detyrën është flagrant. TASK FORCA e SPAK të zgjohet dhe të ndërmarrë veprime konkrete menjëherë.

    Partia Demokratike i siguron qytetarët se me votën e tyre me 11 Maj këto skandale e turpe institucionale do të marrin fund një herë e mirë!

    Me programin e Partisë Demokratike, buxheti i arsimit dyfishohet, arsimi transformohet në drejtim të teknologjisë digjitale dhe brezi i ri edukohet me një model të ri, larg mësimit fiktiv dhe vrasjes së mendimit kritik.

    Një Shqipëri më e mirë për të gjithë është e mundur 🇦🇱

  • Tragjedia e Koçanit/ Nesër protestë në Shkup, autoritetet thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes

    Tragjedia e Koçanit/ Nesër protestë në Shkup, autoritetet thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes

    Më 29 mars, do të zhvillohet një protestë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup, si reagim ndaj tragjedisë së fundit në Koçan, ku humbën jetën 59 persona në një zjarr në diskotekën “Pulse”.
    Kjo ngjarje ka nxitur qytetarët të kërkojnë përgjegjësi për dështimet institucionale dhe të denoncojnë korrupsionin, i cili, sipas tyre, ka kontribuar në tragjedi të tilla. Organizatorët dhe protestuesit kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie nga autoritetet, duke theksuar se “sistemi është i radhës” dhe është koha për ndryshim.
    Për shkak të protestës, Njësia për siguri në qarkullimin rrugor ka njoftuar se do të ndërmarrë masa për krijimin e një regjimi të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të Shkupit, duke filluar nga ora 11:00.
    Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë urdhërat e dhëna nga forcat e sigurisë dhe nëpunësit policorë, për të shmangur ndalimet dhe bllokimet e mundshme të rrugëve. Pjesëmarrësve në komunikacion u bëhet thirrje që të tregojnë kujdes dhe të ndjekin rregullat e sigurisë për të parandaluar incidentet.

  • Zelensky thirrje SHBA të sanksionojë Rusinë: Nuk do paqe të vërtetë

    Zelensky thirrje SHBA të sanksionojë Rusinë: Nuk do paqe të vërtetë

    Bota E Mërkurë, 26 Mars 2025 15:37
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje SHBA që të sanksionojë Moskën. Kjo duke e akuzuar se nuk po ndjek një paqe të vërtetë pas sulmeve me dronë që shkaktuan dëme në disa vende, veçanërisht në Kryvyi Rih dhe Sumy.
    “Nisja e sulmeve të tilla në shkallë të gjerë pas negociatave të armëpushimit është një sinjal i qartë për të gjithë botën se Moska nuk do të ndjekë paqen e vërtetë”, tha Zelensky.

    Kjo kërkesë vjen në një kohë kur SHBA-të njoftuan se ishin dakordësuar me Ukrainën dhe Rusinë për t’i dhënë fund sulmeve në Detin e Zi dhe kundër objektivave energjetike të njëri-tjetrit, megjithëse nuk dihet ende se kur hyjnë në fuqi marrëveshjet.

  • Parlamenti Europian bën thirrje për përshpejtimin e planeve për AI dhe çipet

    Parlamenti Europian bën thirrje për përshpejtimin e planeve për AI dhe çipet

    Anëtarët e Parlamentit Europian ditën e Hënë i bënë thirrje Komisionit Europian të lançoi një program të ri mbështetjeje për industrinë e gjysmëpërçuesve dhe të investojë në çipet e AI.

    “Zhvillimet e fundit gjeopolitike kanë treguar se Evropa nuk mund ta marrë si të mirëqenë aksesin e vazhdueshëm në teknologjitë e avancuara,” thuhej në një letër të shkruar nga përfaqësuesit e tre fraksioneve kryesore në parlament dhe të nënshkruar nga 54 ligjvënës.
    “Duhet të marrim hapat e nevojshëm për ta bërë Europën qendër të kërkimit dhe zhvillimit, të prodhimit dhe investimit në këtë industri,” thuhej në letër ndërsa kritikohej ecuria e ngadaltë me Aktin e Çipeve miratuar në 2023.

    Komisioni Europian ende nuk ka publikuar një plan të qartë për industrinë e gjysmëpërçuesve edhe pse tha se synon të lançojë pesë paketa investimi këtë vit, veçanërisht në AI.
    Akti i parë i BE-së për çipat nxiti një valë investimesh, por dështoi të tërheqë prodhuesit e avancuar të çipave pasi Intel la në fund planet për një fabrikë të re të madhe në Gjermani. /PCWorld Albanian