Pas përfundimit të hetimeve Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq 74-vjeçarin, Hekuran Gjonin, i cili vrau me thikën e bukës djalin 37-vjeçar Asim Gjoni në shkurt të këtij viti.
Sipas dëshmive të 74-vjeçarit, ky i fundit citohet të ketë thënë se ishte ulur për të ngrënë bukë teksa edhe djali i ulur po ashtu dhe nisi ta ngacmonte me fjalë.
Krimi i rëndë u regjistrua më 1 shkurt tek Kodra e Priftit në rrugën Ilia Shyti në Tiranë, brenda banesës së familjes Gjoni.
Njoftimi i plotë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin H.Gj. për ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’ parashikuar nga neni 70/c i Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.796 të vitit 2025 rezultoi se më 01.02.2025, shtetasi H.Gj., për motive banale ka debatuar dhe është konfliktuar me djalin e tij A.Gj dhe në konflikt e sipër e ka qëlluar me mjet prerës dhe si pasojë e plagës së marrë në ijën e majtë, ka gjetur vdekjen.
I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasi H.Gj. shpjegoi se atë ditë kur është ulur për të ngrënë bukë djali u ul po ashtu dhe nisi ta ngacmonte me fjalë. Ai është ndjerë keq dhe në një moment është acaruar dhe e ka qëlluar me shpullë në fytyrë. Më pas sipas tij, djali A.Gj, e kapi nga rrobat, dhe i ka thënë mos i gjuaj. Në këtë moment, ka ndërhyrë vjaza e cila i ka thënë pse sillesh me babain kështu, dhe djali i ka dhënë asaj një të shtyrë të fortë, duke e rrëzuar përtokë. Në këtë moment ai është acaruar shumë, ka kapur thikën e bukës që ishte në tavolinë dhe e ka goditur djalin e tij një herë në bark (ije).
Nga hetimi rezultoi se në trupin e kufomës nga këqyrja e jashtme dhe e brendshme u konstatua një plagë prerëse shpuese depërtuese në anën e majtë të gjoksit, shoqëruar me çarje të mushkërisë së majtë, cipës mbështjellëse së zemrës në anën e majtë të majës së saj si dhe plagë prerëse në gishtat e të të dyja duarve. Shkaku i vdekjes së shtetasit A.Gj. është shoku i rëndë traumtaik hemoragjik.
Nga sa më sipër, personi nën hetim shtetasi H.Gj. janë konsumuar elementët e veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, të parashikuar nga neni 79/c të K.Penal, në dëm të djalit të tij të ndjerit A.Gj.
Tag: thikën
-

Vrau djalin me thikën e bukës, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 74-vjeçarin
-

“Do ta vras, se na ka çarë…”, dëshmia tronditëse për vrasjen e picierit në Tiranë
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja makabre, e picierit Indrit Islamllari, i cili u godit disa herë me thikë në gjoks, bark dhe krahë nga Filip Shehu, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të riut.
Ngjarja u rregjistrua në ambjentet e brendshme të lokalit “City Lounge” pranë kompleksit “Kika 2”, ndërsa si mjet prerës është përdorur një thikë guzhine me mbishkrimin “Tramantina” “Made in Brazil”.
Aktualisht autori i krimit Filip Shehu, është arrestuar dhe mbyllur në masën e “arrestit në burg” ndërsa ka pranuar të gjithë përgjegjësinë penale, duke shfaqur dhe pendesë gjatë marjes në pyetje në policinë e Tiranës.
Por policia ka administruar në dosjen hetimore dëshminë e njërit prej puntorëve të kësaj piceriu, Artur Fejzulla, i cili ka treguar me detaje të gjithë dinamikën dhe përpjekjet që ka bërë për të ndaluar Filip Shehun në mënyrë që ai të mos vijonte të qëllonte me thikë, Indrit Islamllarin.
Marjani goditi me thikë në zemër të atin, e ëma tregon shënimet që i gjeti 25-vjeçaritPor sipas dëshmitarit Filipi i është drejtuar me fjalët: “…do ta vras, se na ka çarë by**ën…”.
Gjatë marjes në pyetje Artur Fejzulla, i cili punon si picier në këtë restorant, ka deklaruar se janë 2 piciera, ai dhe Indrit Islamllari, kanë dhe një ndihmës picier i cili quhet Filip Shehu.
Fejzulla, ka treguar se në piceri është dhe kuzhina ku si staf janë 6 gra të cilat quhen Eli, Gisa, Vera, Behane, Zamira dhe një gocë tjetër të cilës nuk ja mban mënd emrin pasi është e re aty.
Në lidhje me ngjarjen ai ka s’qaruar se rreth orës 15:30 ka qenë brenda në ambient, ai vetë, Indriti dhe Filipi, ku në një moment kolegia nga kuzhina e cila quhet Zamira, është afruar aty dhe ka kërkuar pak proshutë krudo.
Indriti i ka thënë: “…merre aty dhe prije vet se aty e ke…”.
Vetë dëshmitari Artur Fejzulla në këtë moment ka qënë duke pirë cigare dhe ka qenë me kurriz, dhe sapo ka fikur cigaren dhe është kthyer nga kuzhina ka parë Filipin, i cili i ka gjuajtur me thikë Indritit.
Fejzulla, është futur menjëherë në mes për ti ndarë dhe ti heq thikën Filipit, pasi ai po tentonte ti gjuante përsëri, por teksa Arturi i thërriste të lëshonte thikën dhe i ka kapur dorën ndërsa ai (Filipi) thoshte: “…do ta vras, se na ka çarë by**ën…”.
Dëshmitari ka treguar se ka qëndruar disa sekonda duke mbajtur Filipin, që mos ta lejojë të shkonte përsëri tek Indriti për ti gjuajtur me thikë dhe në një moment është kthyer mbrapa dhe ka parë Indritin të rrëzuar në shesh.
Ai ka shkuar menjëherë tek Indriti për ti parë plagën dhe ka parë që kishtë plagë në kraharor në krahun e djathtë dhe është munduar ti mbajë plagën, që mos të kishte gjakderdhje dhe mos të humbte koshiencën.
Më pas ka shkuar ambulanca e ka marrë Indritin dhe ai ka pritur aty deri sa të vijë policia.
Më tej dëshmitari kryesor i kësaj ngjarje, Artur Fejzulla, është pyetur nga policia nëse i mban mend mirë veprimet që kanë ndodhur aty, si ka nisur konflikti, a kanë debatuar, dhe veprimet e secilit nga personat e përfshirë aty në konflikt dhe ai ka deklaruar se mban mend momentin që ka ardhur kolegia e tyre, Zamira, e cila ka kërkuar proshutë, dhe përgjigjen që i ka kthyer Indriti asaj ishte: “…merre aty dhe prije vet se aty e ke…”.
“…unë kur jam kthyer për një moment, kam parë Filipin që ро е qëllonte me thikë, Indritin…”-ka deklaruar në polici dëshmitari.
Sipas tij ai kujtonte se Filipi e ka patur thikën në dorën e djathtë, thikë pune të cilën e përdorin të gjithë aty tek ambienti i punës.
Kur ai ka ndërhyrë Indriti është larguar dhe ka dalë nga kuzhina dhe ka rënë në tokë ndërsa ai i ka kapur dorën në të cilën kishte thikën Filipit dhe ai e ka kaluar thikën nga dora tjetër ku vazhdonte akoma të thoshte: “…do ta vras…”.
Është pyetur nëse ka dijeni nëse Filipi dhe Indriti kanë patur konflikte apo debate, ditën e ngjarjes ose dhe ditë të tjera më parë dhe ai ka deklaruar se vetë nuk ka parë gjë debate apo konflikte të tyre, por mesa ka dëgjuar ditën e hënë nga kolegët, Indriti me Filipin kishin patur debat pune ditën e shtunë më 25 Tetor 2025, dhe kanë debatuar për shkak se kur Indriti i jepte ndonjë porosi apo diçka për të bërë Filipi e kundërshtonte shpesh. -

‘Do ta vras, se na ka çarë by**ën’,rrëfimi i dëshmitarit kryesor në vrasjen e picierit,Indrit Islamllari
Elton Qyno/
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja makabre, e picierit Indrit Islamllari, i cili u godit disa herë me thikë në gjoks, bark dhe krahë nga Filip Shehu, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të riut.
Ngjarja u rregjistrua në ambjentet e brendshme të lokalit “City Lounge” pranë kompleksit “Kika 2”, ndërsa si mjet prerës është përdorur një thikë guzhine me mbishkrimin “Tramantina” “Made in Brazil”.
Aktualisht autori i krimit Filip Shehu, është arrestuar dhe mbyllur në masën e “arrestit në burg” ndërsa ka pranuar të gjithë përgjegjësinë penale, duke shfaqur dhe pendesë gjatë marjes në pyetje në policinë e Tiranës.
Por policia ka administruar në dosjen hetimore dëshminë e njërit prej puntorëve të kësaj piceriu, Artur Fejzulla, i cili ka treguar me detaje të gjithë dinamikën dhe përpjekjet që ka bërë për të ndaluar Filip Shehun në mënyrë që ai të mos vijonte të qëllonte me thikë, Indrit Islamllarin.
Por sipas dëshmitarit Filipi i është drejtuar me fjalët: “…do ta vras, se na ka çarë by**ën…”.
Gjatë marjes në pyetje Artur Fejzulla, i cili punon si picier në këtë restorant, ka deklaruar se janë 2 piciera, ai dhe Indrit Islamllari, kanë dhe një ndihmës picier i cili quhet Filip Shehu.
Fejzulla, ka treguar se në piceri është dhe kuzhina ku si staf janë 6 gra të cilat quhen Eli, Gisa, Vera, Behane, Zamira dhe një gocë tjetër të cilës nuk ja mban mënd emrin pasi është e re aty.
Në lidhje me ngjarjen ai ka s’qaruar se rreth orës 15:30 ka qenë brenda në ambient, ai vetë, Indriti dhe Filipi, ku në një moment kolegia nga kuzhina e cila quhet Zamira, është afruar aty dhe ka kërkuar pak proshutë krudo.
Indriti i ka thënë: “…merre aty dhe prije vet se aty e ke…”.
Vetë dëshmitari Artur Fejzulla në këtë moment ka qënë duke pirë cigare dhe ka qenë me kurriz, dhe sapo ka fikur cigaren dhe është kthyer nga kuzhina ka parë Filipin, i cili i ka gjuajtur me thikë Indritit.
Fejzulla, është futur menjëherë në mes për ti ndarë dhe ti heq thikën Filipit, pasi ai po tentonte ti gjuante përsëri, por teksa Arturi i thërriste të lëshonte thikën dhe i ka kapur dorën ndërsa ai (Filipi) thoshte: “…do ta vras, se na ka çarë by**ën…”.
Dëshmitari ka treguar se ka qëndruar disa sekonda duke mbajtur Filipin, që mos ta lejojë të shkonte përsëri tek Indriti për ti gjuajtur me thikë dhe në një moment është kthyer mbrapa dhe ka parë Indritin të rrëzuar në shesh.
Ai ka shkuar menjëherë tek Indriti për ti parë plagën dhe ka parë që kishtë plagë në kraharor në krahun e djathtë dhe është munduar ti mbajë plagën, që mos të kishte gjakderdhje dhe mos të humbte koshiencën.
Më pas ka shkuar ambulanca e ka marrë Indritin dhe ai ka pritur aty deri sa të vijë policia.
Më tej dëshmitari kryesor i kësaj ngjarje, Artur Fejzulla, është pyetur nga policia nëse i mban mend mirë veprimet që kanë ndodhur aty, si ka nisur konflikti, a kanë debatuar, dhe veprimet e secilit nga personat e përfshirë aty në konflikt dhe ai ka deklaruar se mban mend momentin që ka ardhur kolegia e tyre, Zamira, e cila ka kërkuar proshutë, dhe përgjigjen që i ka kthyer Indriti asaj ishte: “…merre aty dhe prije vet se aty e ke…”.
“…unë kur jam kthyer për një moment, kam parë Filipin që ро е qëllonte me thikë, Indritin…”-ka deklaruar në polici dëshmitari.
Sipas tij ai kujtonte se Filipi e ka patur thikën në dorën e djathtë, thikë pune të cilën e përdorin të gjithë aty tek ambienti i punës.
Kur ai ka ndërhyrë Indriti është larguar dhe ka dalë nga kuzhina dhe ka rënë në tokë ndërsa ai i ka kapur dorën në të cilën kishte thikën Filipit dhe ai e ka kaluar thikën nga dora tjetër ku vazhdonte akoma të thoshte: “…do ta vras…”.
Është pyetur nëse ka dijeni nëse Filipi dhe Indriti kanë patur konflikte apo debate, ditën e ngjarjes ose dhe ditë të tjera më parë dhe ai ka deklaruar se vetë nuk ka parë gjë debate apo konflikte të tyre, por mesa ka dëgjuar ditën e hënë nga kolegët, Indriti me Filipin kishin patur debat pune ditën e shtunë më 25 Tetor 2025, dhe kanë debatuar për shkak se kur Indriti i jepte ndonjë porosi apo diçka për të bërë Filipi e kundërshtonte shpesh.
-

Vrau babanë! 25-vjeçari i qeshur në Gjykatë: Më kapi për fyti…e qëllova me thikën dhe ika…e godita me shufër hekuri
Marjan Kodheli
DURRËS-25 vjeçari Marjan Kodheli, i cili vrau me thikë babain Pjetër Kodheli pak ditë më parë në fshatin Shkallnur të Durrësit, ka dalë para gjykatës për masën e sigurisë. Gjykata i ka caktuar një avokat kryesisht pasi familjarët nuk kanë paraqitur asnjë mbrojtës për të dhe është tërhequr për t’i lënë pak kohë për t’u njohur me aktet.
Sipas organit të akuzës, autori i ngjarjes ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur pasi i ati i ka kërkuar të jetë më i kujdesshëm në pritjen e njerëzve, për ndarjen nga jeta të gjyehes dhe në sjellje ndaj tyre. Marjani ka deklaruar se “unë këtu jam” duke mos u dhënë rëndësi fjalëve të të atit. Në një moment, ka deklaruar se i ati është afruar dhe e ka kapur prej fyti.
Në këtë çast sipas prokurorisë, 25-vjeçari ka marrë një thikë aty pranë dhe ka qëlluar për vdekje të atin. Pasi ishte larguar nga banesa, ishte kthyer sërish për të marrë celularin dhe meqë e ëma i kishte hequr thikën nga dora, ai kishte marrë një shufër hekuri dhe e ka goditur sërish.
“Jam ndjerë i bllokuar, nuk merrja dot frymë”, ka thënë 25-vjeçari.
“Ai i ishte përgjigjur “këtu jam”, ndërsa shikonte telefonin. Në atë moment, i ati e kishte kapur për fyti dhe ai ishte ndjerë i bllokuar. Aty pranë kishte kapur një thikë dhe kishte goditur të atin. Pasi ishte larguar nga banesa, ishte kthyer sërish për të marrë celularin. Meqë e ëma i kishte hequr thikën nga dora, ai kishte marrë një shufër hekuri dhe e ka goditur sërish të atin dy herë të tjera, përpara se të merrte celularin dhe të largohej përfundimisht nga banesa”, tha Prokuroria.
“Nuk jam dakort për pjesën e rrezikshmërisë. Mua po më sulmonin, nuk e di kush e ka sulmuar. Mund të ketë qenë dikush tjeter që e ka sulmuar. Me vjen shumë keq që jam këtu për nje situatë të tillë. Mbase bejmë nje senacë tjeter kur te jem më i qetë. Unë nuk jam njeri agresiv, jam marë punë të ndershme në ndërtim.” – ka theksuar i riu.
“Ndjejmë keqardhje për ngjarjen. Marjani ende nuk i kupton veprimet që ka kryer. Kërkojmë të bëhet një akt ekspertimi mjeko ligjor psikik”, ka deklaruar avokatja. -

Vrau babanë me thikë/ Zbardhet dëshmia e djalit: S’më linte të haja i qetë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe…
Një ngjarje e rëndë trondit dje Durrësin, ku djali vrau me thikë babanë.
Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, ka siguruar dëshminë e 25-vjeçarit, Marjan Kodheli. I riu ka deklaruar para uniformave blu se ka pasur grindje të vazhdueshme me të atin, Pjetër Kodheli.
“Nuk më linte të haja i qetë”, ka thënë ai, ku ndër të tjera është shprehur se ‘nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe e qëllova’.
“Ishim duke ngrënë bukë dhe babai mu turr. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e mbaj mend pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia, para gjashtë muajsh. Kam jetuar në Francë, jam me pasaportë franceze. Atje kam qëndruar rreth gjashtë vjet dhe më pas kam shkuar në Greqi, ku kam punuar për gjashtë muaj. Nga Greqia jam kthyer në shtëpi dhe isha i papunë.
Kemi pasur debate me babain. Sherri ndodhi teksa hanim drekë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe e qëllova”, ka dëshmuar ai.Top Channel
-

“Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe…”, zbardhet dëshmia e të riut që vrau babanë në Durrës: Isha i papunë!
autori i vrasjes pas arrestimit
DURRËS- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja brenda familjes që ndodhi mesditën e djeshme në Shkallnur të Durrësit, ku 25-vjeçari Marjan Kodheli goditi me thikë në zemër babain e tij, Pjetër Kodheli. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre, ndërsa pas vrasjes i riu u larguar drejt një lokali që ishte në pronësi të motrës së tij, ku dhe më pas u arrestua nga policia.
Sipas burime nga grupi hetimor, familjarët kanë dëshmuar se 25 vjeçari kishte shkuar në spital dy vite më parë për t’u vizituar, pasi kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor. Mjekja i kishte rekomanduar që të bënte një vizitë me mjekë psikiatër për të parë gjendjen e tij mendore, por një gjë e tillë është refuzuar nga babai i të riut, dje viktimë e krimit në familje.
Gjatë dëshmisë së tij përpara grupit hetimor 25-vjeçari ka deklaruar:
“Ishim duke ngrenë buke dhe babai mu turr. Nuk më linte të haja buke i qetë. Po nuk e mbaj mend pse ndodhi por kemi patur grindje te vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia para 6 muajsh.
Kam jetuar në France jam me pasaportë franceze. Atje kam ndenjur rreth 6 vjet dhe më pas kam shkuar në Greqi ku kam punuar 6 muaj. Nga Greqia kam ardhur në shtëpi dhe isha i papunë. Kemi patur debate me babanë. Sherri ndodhi teksa hanim drekë. Nuk e di si ndodhi mora thikën e qëllova”.
I riu ndodhet tashmë në ambientet e paraburgimit dhe pritet që t’i nënshtrohet një ekspertize mjekoligjore.
Të afërmit e viktimës, deklaruan dje se i riu nuk kishte qenë mirë kohët e fundit, pas humbjes së nënës.
“Ishte familje e qetë. Janë nga Mirdita me origjinë. Ka 6 fëmijë. Ai ka qenë jashtë shtetit, tani ka ardhur. I ka vdekur edhe nëna. Djali është beqar”, tha i afërmi i viktimës. /ZËRI
-

Plagosja e nxënësve, kush e hapi portën e shkollës gjatë pushimit?
Pushimi i gjatë në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz duhej të ishte një moment shkëputje nga orët e para mësimore për nxënësit të cilët teksa qëndrojnë brenda oborrit, por në shkelje të rregullave, porta e shkollës që duhet të qëndrojë e mbyllur deri në përfundim të gjithë procesit mësimor, është hapur dhe 5 gjimnazistë të mitur 16-vjeçarë dolën jashtë oborrit.
Pasi janë përleshur me grushte, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën. Plagë nga kjo armë e ftohtë, morën 3 të mitur të cilët përfunduan në spital, njëri më rëndë, ndërsa tjetri pas trajtimit nga bluzat e bardha, u dërgua në banesë. Thika që një prej 16-vjeçarëve plagosi të miturit e tjerë, ende nuk është gjetur nga policia. Ajo që pritet të zbulohet nga hetuesit, është nëse 16-vjeçari e ka pasur apo jo me vete thikën edhe kur ka shkuar në shkollë dhe ta ketë pasur atë brenda ambienteve të gjimnazit, i cili ka edhe oficerë sigurie.
Efektivët e komisariatit numër 5, në prani të prindërve dhe psikologëve, morën dëshmitë e të miturve, dhe pas hetimeve, arrestuan 2 prej tyre, të cilët me grushte dhe thikë kanë goditur 3 bashkëmoshatarët e tjerë, të gjithë nxënës të gjimnazit “Ibrahim Rugova”. Autori i dyshuar që mendohet se ka goditur me thikë, deri më tani nuk tregohet bashkëpunues me blutë për të sqaruar nëse e kishte me vete në shkollë thikën apo nëse e kishte fshehur më herët jashtë, në vendin ku u zu me shokët e shkollës. -

Sherri në Bilisht! ‘Pazaret’ e kontrabandës, palët nxorën thikën e shkopin e bejsbollit për t’u sqaruar
PAMJE NGA NGJARJA
BILISHT- Në sherr masiv u regjistrua mbrëmjen e djeshme (1 tetor) në Bilisht. Trajan Çeliku, i njohur nga Policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar 39-vjeçarin, Guri Mazelliu. Mësohet se konflikti mes tyre ka nisur, për shkak se të dyja palët janë të përfshirë në kontrabandë nga kufiri i gjelbër. Shkak për sherrin është bërë ndarja e parave të përfituara nga ky aktivitet.
Fillimisht raportohet se Çeliku është konfliktuar me 39-vjeçarin. Më pas ky i fundit, ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve gjatë sherrit.Në pamjet e publikuara nga sherri i dhunshëm, shihet teksa Trajan Çeliku dhe disa të tjerë të cilët sulmojnë Guri Mazelliun, duke i bërë pritë në afërsi të qendrës së qytetit. Ata vrapojnë drejt automjetit të tij, teksa në dorë mbajnë shkopa bejsbolli.
-

“Më tha që fëmija s’është i imi”/ Media greke zbardh dëshminë e shqiptarit që masakroi gruan: E kërcënova me thikë! Djali…
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjola Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci Volos të Greqisë.
Media greke Zougla.gr shkruan çfarë ndodhi në apartamentin ku jetonte çifti dhe momentet e fundit të 36-vjeçares për të shpëtuar. “Ajo vrapoi për të shpëtuar veten”, e nis shkrimin Zougla.gr.
“Mora një thikë nga një set që ndodhej në ballkon dhe fillova ta ndiqja nga pas. Fillimisht brenda apartamentit, madje duke thyer derën prej druri të kuzhinës, të cilën gruaja u përpoq ta mbyllte, por pa sukses, në mënyrë që të më bllokonte në ballkon. Ajo iku për të shpëtuar jetën, duke ecur në shkallë dhe korridor, por në fund e kapa. Pavarësisht përpjekjeve të djalit 13 -vjeçar për të më ndaluar, unë i shkaktova lëndime serioze në kyçe, qafë dhe brinjë me thikën që kisha në dorë, duke e lënë të gjakosur në tokë”, thuhet të ketë dëshmuar autori sipas medias greke.
“Më pas ika me vrap nga vendi i ngjarjes, me thikë në dorë, për të shmangur arrestimin”, vazhdon më tej ai.
Në dëshminë e tij, 41-vjeçari shfaqi pendesë, duke i kërkuar falje familjes.
“I kërkoj ndjesë shumë të gjithë familjes sime. Ajo ishte nëna e fëmijëve të mi. Më lëndoi shumë. Më tha se fëmija që abortoi nuk ishte i imi. Pastaj u hutova dhe nuk kuptova asgjë se si ndodhi. Nuk e ndoqa. Mbaj mend vetëm që dola në ballkon, pas kësaj nuk mbaj mend asgjë. Thikën e kisha në ballkon, e mora për ta kërcënuar nëse ajo që tha është e vërtetë. E hodha (thikën) në rrugë pranë shtëpisë, nuk mbaj mend se ku. Vajza e madhe erdhi dhe më pa në burg”, u shpreh ai.
Në kërkimfaljen e tij, ai përmendi edhe problemet psikiatrike me të cilat përballet, madje zbuloi edhe tentativën për vetëvrasje që bëri në qershor, me të birin që e shpëtoi në momentin e fundit.
Top Channel
-

“Më tha se fëmija s’është i imi”/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: E kërcënova me thikë!
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjoala Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci Volos të Greqisë.