Tag: thikë

  • Durrës/ Plagoset me thikë një i ri në Qerret, në gjendje të rëndë në spital

    Durrës/ Plagoset me thikë një i ri në Qerret, në gjendje të rëndë në spital

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në periferi të bashkisë së Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, një i ri është plagosur me mjet prerës në zonën e Qerretit.

    I dëmtuari është transportuar me urgjencë në spital, ku mësohet se i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Burime nga spitali bëjnë të ditur se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të incidentit.

    Njoftimi i policisë: 

    U konfliktua fizikisht dhe plagosi me mjet prerës një 41-vjeçar, shpallet në kërkim autori dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.

    Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit.

    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • Plagosje me thikë në Durrës, 41-vjeçari përfundon në spital, autori në kërkim (EMRAT)

    Plagosje me thikë në Durrës, 41-vjeçari përfundon në spital, autori në kërkim (EMRAT)

    FOTO ILUSTRUESE

    DURRËS-Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur në Durrës. Haxhi Shehu raportohet të jetë goditur dy herë me thikë nga Egzon Sinani, pas një konflikit për motike të dobëta. 41-vjeçari është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndësa autori është shpallur në kërkimi. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
    Njoftimi i policisë:
    U konfliktua fizikisht dhe plagosi me mjet prerës një 41-vjeçar, shpallet në kërkim autori dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.
    Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit.
    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
    /ZËRI

  • Qerret, agravon sherri mes të rinjve: 20-vjeçari përfundon i therur me thikë

    Qerret, agravon sherri mes të rinjve: 20-vjeçari përfundon i therur me thikë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Qerret, ku një 20-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti.
    I riu, me inicialet E.M., është dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është futur menjëherë në sallën e operacionit.
    Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërsa i plagosuri mësohet të ketë qenë i përfshirë edhe më herët në episode problematike.

  • Plagoset me thikë i riu në Qerret/ Dërgohet me urgjencë në spitalin e Durrësit. Në kërkim autori (EMRAT)

    Plagoset me thikë i riu në Qerret/ Dërgohet me urgjencë në spitalin e Durrësit. Në kërkim autori (EMRAT)

    Një 20-vjeçar është plagosur me thikë në Qerret pasditen e kësaj të mërkure.
    I riu, Haxhi Shehu, është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ndërsa sipas informacioneve paraprake nga grupi hetimor, 20-vjeçari dyshohet të jetë goditur gjatë një konflikti, ndërsa mësohet se ka qenë i përfshirë edhe më herët në situata problematike.
    Shehu është futur menjëherë në sallën e operacionit në Spitalin e Durrësit ndërsa autori i dyshuar i plagosjes, Egzon Sinani, është shpallur në kërkim.
    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit.

  • Shqiptari vrau partneren në Selanik/ Djali i viktimës rrëfen tmerrin

    Shqiptari vrau partneren në Selanik/ Djali i viktimës rrëfen tmerrin

    Momentet e tmerrit që përjetoi duke parë nënën e tij të vritej para syve të tij janë rrëfyer nga djali i gruas fatkeqe 46-vjeçare e cila u godit me thikë për vdekje nga bashkëshorti i saj, një 47-vjeçar shqiptar në Angelochori të Selanikut, më 1 dhjetor 2024.
    “Isha atje, isha i pranishëm. Pashë gjithçka”, – i tha 30-vjeçari televizionit MEGA. I vetmi dëshmitar okular, por edhe viktimë pasi arriti t’i mbijetojë i plagosur tërbimit të autorit të krimit.
    “Xhelozi e sëmurë. Ai shikonte kur ajo fliste me mua, me kë fliste, çfarë shkruante. Ai thjesht donte të kontrollonte gjithçka. Ai i bërtiste nënës sime dhe, si zakonisht, thyente gjëra. Njësoj si një ditë më parë, ai i kishte thyer kamerat. E kishte planifikuar ditë më parë, dhe e dinte se çfarë dite do të vinte”, – thotë ai për situatën që mbizotëronte në marrëdhënien e nënës së tij me 47-vjeçarin.
    “Nëna ishte te kompjuteri ku ulej zakonisht. Ai e kërcënoi me thikë që të shkonte te makina, t’i merrte jetën dhe të mos e shihte askush prej nesh. Ata u takuan në kuzhinë nga dhoma e ngrënies. Plaga e parë me thikë ishte në bark.” Pastaj, siç thotë ai, autori u përpoq ta vriste edhe atë.
    Djali i Despinës fatkeqe u përpoq të ikte duke vrapuar, por 47-vjeçari e ndoqi. “Nëse do të kisha qëndruar atje, ai patjetër do të më kishte vrarë. Ndërsa unë po vrapoja, ai më ndoqi. Deri në një farë pike në këmbë dhe pastaj me makinë”, – thotë ai.
    “Në fund të fundit, po, ka drejtësi, jo se nëna ime do të kthehet”, shton ai. 30-vjeçari e përshkruan nënën e tij si një person të qetë dhe të sjellshëm. “Kështu do të jetë gjithmonë në mendjen time”, tha ai. “Ai donte ta merrte me makinë dhe meqenëse ajo refuzoi, ai e kapi dhe e futi në kuzhinë dhe ajo po përpiqej ta qetësonte sepse ai donte të sulmonte edhe vëllain tim.”
    Shqiptari e vrau gruan duke e akuzuar se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore me djalin e saj 30-vjeçar. Ai u shpall unanimisht fajtor për vrasje. Gjykata greke nuk njohu asnjë faktor lehtësues dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.
    Gjatë seancës dëgjimore u tha se autori kishte vënë re një shenjë në buzët e gruas së tij, gjë që përkonte me faktin se djali i saj 30-vjeçar, i cili kishte jetuar në Kretë për 7 vjet, ishte kthyer në shtëpi.
    Sipas dëshmive të fëmijëve të gruas fatkeqe, atë ditë nuk pati grindje, megjithatë pati një skenë xhelozie nga i akuzuari, si pasojë e së cilës viktima i kërkoi atij të largohej nga shtëpia. 47-vjeçari mblodhi gjërat e tij dhe shkoi të qëndronte tek vëllai i tij. Megjithatë, rezultoi se gjatë 4 ditëve ai kishte vendosur t’i merrte jetën gruas së tij dhe djalit të saj.

  • Sherri nisi në TikTok! Del nga intubimi 15-vjeçari, u plagos me thikë në zemër nga bashkëmoshatari

    Sherri nisi në TikTok! Del nga intubimi 15-vjeçari, u plagos me thikë në zemër nga bashkëmoshatari

    foto ilustruese nga urgjenca

    TIRANË-15-vjeçari i cili u plagos pak ditë më parë nga një bashkëmoshatar në Durrës ka kaluar fazën kritike dhe sot ka dalë nga intubimi. Ngjarja u shënua më 25 nëntor, ku pas një konflikti të nisur në rrjetet sociale, konkretisht për një koment në platformën TikTok, 14-vjeçari qëlloi 4 herë me thikë bashkëmoshatarin duke i shkaktuar plagë të rënda.
    Pas plagosjes, i mituri është dërguar me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm për shkak të plagës që kishte në zemër. Mjeku kirurg Fitim Shini, i cili është duke u kujdesur për të, në një prononcim për mediat shpjegoi se gjendja shëndetësore e të miturit ishte e rëndë. Pas operacionit, ai u vendos në reanimacion, por fatmirësisht ka dalë nga intubimi.

    Autori, 14-vjeçar ka shprehur pendesë përpara grupit hetimor, ku me keqardhje deklaroi se nuk kishte qëllim për të vrarë 15-vjeçarin. Sipas dëshmisë mësohet se në sherr janë përfshirë shumë persona, bashkëmoshatarë, të ndarë në grupe. I mituri deklaroi se ishin pajisur me mjete të forta, si masë për ndonjë konflikt të mundshëm. Ditën e ngjarjes, pasi kanë debatuar dhe qëlluar me sende të forta, 14-vjeçari ka nxjerrë thikën, por sipas tij për vetëmbrojtje dhe vetëm për ta trembur./ZËRI

  • Bashkëmoshatari e plagosi me thikë në zemër pas komentit në rrjetet sociale, del nga intubimi 15-vjeçari në Durrës

    Bashkëmoshatari e plagosi me thikë në zemër pas komentit në rrjetet sociale, del nga intubimi 15-vjeçari në Durrës

    15-vjeçari i cili u plagos nga bashkëmoshatari pak ditë më parë ka dalë nga intubimi. Mjeku kirurg, Fitim Shini, konfirmon për Top Channel se ka ndryshime në gjendjen e tij shëndetësore.
    I plagosuri do të mbahet nën monitorim në orët në vazhdim për të parë ecurinë e reagimit të tij. 15-vjeçari që u plagos të martën nga bashkëmoshatari luftoi për ditë me radhë me jetën.
    Ai shkoi në spital me një thikë në zemër dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme. Sherri mes adoleshentëve nisi për një koment në rrjetet sociale.

  • Plagosi me thikë në zemër bashkëmoshatarin në Durrës, lihet në burg 14-vjeçari

    Plagosi me thikë në zemër bashkëmoshatarin në Durrës, lihet në burg 14-vjeçari

    gjyakta e durresit

    DURRËS- Gjykata e Durrësit caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 14-vjeçarin M.K., si dhe e vleftësoi të ligjshëm arrestimin e tij në flagrancë, i cili dy ditë më parë plagosi rëndë me thikë në zemër 15-vjeçarin E.B. Mësohet se në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ndaj të miturit prokuroria ngriti akuza për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
    Dy të miturit 14 dhe 15-vjeçar, të dy nxënës të gjimnazit “Dom Nikoll Kaçorri”, u përfshinë dy ditë më parë në një sherr që ka degraduar deri në përdorimin e thikës. Pasi kanë debatuar dhe përplasur fizikisht, 14-vjeçari ka goditur me thikë bashkëmoshtarin e tij. Menjëherë pas ngjarjes, ai është arrestuar nga policia, ndërsa 15-vjeçari ndodhet në spital në gjendje ende kritike dhe i është nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme.
    Paraprakisht mësohet se konflikti ka nisur pas një komenti në rrjetet sociale. Sipas dëshmisë së autorit, të dy ata kishin kërkuar një takim “sqarimi” pas shkolle, i cili përfundoi në përplasje të dhunshme. 

    Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme 25 nëntor, ku 14-vjeçari ka plagosur me thikë një 15-vjeçar, duke i shkaktuar plagë të rënda. Autori i mitur është arrestuar, ndërsa i plagosuri vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në gjendje kritike. Në një reagim, spitali bëri me dije se i mituri ndodhet në reanimacion, ndërsa mjeku kirurg tregoi gjendjen kritike në të cilën ndodhet. Sipas mjekut, orët në vijim do të jenë vendimtare për gjendjen e 15-vjeçarit./ZËRI

  • Durrës, plagosi me thikë në zemër bashkëmoshatarin, lihet në burg 15 vjeçari

    Durrës, plagosi me thikë në zemër bashkëmoshatarin, lihet në burg 15 vjeçari

    Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, rëndohet pozita ligjore e të miturit të arrestuar për plagosjen e rëndë të 15 vjeçarit në Durrës.
    Gjykata e Durrësit caktoi pasditen e së enjtes masën e sigurisë arrest në burg për të miturin e arrestuar M. K., si dhe e vleftësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të tij.

    Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ndaj të miturit prokuroria ngriti akuza për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
    I mituri u plagos disa ditë më parë, pasi u godit disa herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij, të dy nxënës të gjimnazit “Dom Nikoll Kaçorri”.
    Paraprakisht mësohet se konflikti ka nisur pas një komenti në rrjetet sociale dhe një përballje mes dy gjimnazistëve brenda shkollës dhe ka bërë që adoleshentët të lënë një takim “sqarimi” pas shkolle, i cili përfundoi në përplasje të dhunshme.
    I mitur ndodhet në spital në gjendje ende kritike dhe i është nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme.

  • SYRI TV/ Durrës, konflikt mes dy nxënësve, plagoset disa herë me thikë një 15 vjeçar

    SYRI TV/ Durrës, konflikt mes dy nxënësve, plagoset disa herë me thikë një 15 vjeçar

    Pranë gjimnazit publik ‘Dom Nikollë Kaçorri’, dy grupe nxënësish janë përplasur me thikë dhe shufra hekuri.Nga konflikti ka mbetur i plagosur rëndë një 15-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje kritike në spitalin rajonal.Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 14-vjeçar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Nga SYRI TV

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku dy nxënës të gjimnazit publik “Dom Nikollë Kaçorri” janë konfliktuar me thikë dhe shufra hekuri. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një 15-vjeçar, ndërsa autori i dyshuar është një 14-vjeçar.

    Ngjarja ndodhi të martën, 25 nentor, në rrugën “Laguna e Karavastasë”, në zonën e ish-Kënetës në Durrës.15-vjeçari ka marrë 4 plagë në trup dhe ndodhet në gjendje të intubuar në spitalin e Durrësit, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga policia.Zanafilla e konfliktit është sherri në rrjetet sociale, ku autori kishte ofenduar shokun e të plagosurit.Të dy të rinjtë lanë takim për t’u sqaruar dhe të dy ishin shoqëruar nga disa shokë. Debati mes dy grupeve të nxënësve agravoi deri në përdorimin e thikës dhe shufrave të hekurit.14-vjeçari goditi disa herë me thikë në pjesën e gjoksit 15-vjeçarin, i cili është në gjendje kritike në reanimacion. Mjeku kirurg Fitim Shini ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të 15-vjeçarit të plagosur.

    Autori i dyshuar 14-vjeçar akuzohet për veprat penale “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të përfshirë në plagosje.