Florina Cani, nëna e 15-vjeçarit Martinit, i cili u vra një vit më parë në Tiranë nga një bashkëmoshatar, ka shprehur tronditjen e saj pas lajmit për vdekjen e një 15-vjeçari tjetër, i plagosur me thikë në Durrës.
Në një prononcim për Top Channel, ajo kritikoi institucionet për mosveprimin dhe theksoi se këto ngjarje përbëjnë një alarm serioz për gjithë shoqërinë.
“Më është tronditur shpirti përsëri. Për Erjonin kam shkruar shumë herë; dua të jem zëri i fëmijëve tanë, por e vërteta është e dhimbshme. Pse nuk reagojnë institucionet? Shkolla duhet të jetë vend sigurie, jo lufte. Martini, Eraldo, Erjoni. Emra fëmijësh që nuk duhet të ishin kurrë pjesë e lajmeve të dhunës, janë plagë për zemrat tona dhe alarm për gjithë shoqërinë. Unë kërkoj mbrojtje për fëmijët tanë. Mos na i prekni fëmijët, mos na i merrni fëmijët. Zgjohuni! Merrni masa, ndaloni dhunën. Fëmijët tanë kanë të drejtë të jetojnë” thuhet në mesazh.
Erjon Boba, 15‑vjeçari që u plagos disa ditë më parë me thikë në zemër gjatë një konflikti mes adoleshentësh në Durrës ka humbur jetën. I mituri u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Spitali i Durrësit ka konfirmuar një ditë më parë se adoleshenti ndodhej në gjendje shumë të rëndë, i intubuar dhe në reanimacion. Konflikti që çoi në ngjarjen tragjike dyshohet se nisi pas një komenti në rrjetet sociale, duke përshkallëzuar më pas në dhunë fizike.
Konflikti që dyshohet se nisi në rrjetet sociale mes dy adoleshentëve përfundoi në një përleshje të dhunshme në rrugën “Laguna e Karavastasë”, në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku 15-vjeçari Erjon Boba mbeti i plagosur rëndë.
Burimet për mediat bënë me dije ditën që ndodhi ngjarja, se dy adoleshentët e përfshirë në konflikt u takuan me shokët e tyre për t’u “sqaruar”, por debati i nisur në rrjetet sociale u përshkallëzua në përleshje fizike.
Gjatë sherrit u përdorën sende të forta dhe, sipas policisë, një 14-vjeçar me inicialet M.K. goditi 15-vjeçarin me thikë katër herë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Autori i mitur dyshuar është arrestuar menjëherë nga Policia e Durrësit.
gijotina.com/
Tag: thikë
-

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
-

Durrës/ Humb jetën 15-vjeçari i plagosur me thikë, konflikti kishte nisur për një koment online
Ka humbur jetën 15-vjeçari, Erjon Boba, që u plagos disa ditë më parë me thikë në Durrës. Adoleshenti shkoi në spital me një thikë në zemër dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme.
Sherri mes adoleshentëve nisi për një koment në rrjetet sociale.
Burime nga spitali i Durrësit, bënë me dije se 15-vjeçari ndodhej në reanimacion, i intubuar dhe se gjendja shëndetësore ishte e rëndë.
Babai i 15-vjeçarit zbuloi pak ditë më parë se i biri ndodhej në intubim dhe mjekët po prisnin reagimin e trurit,që ai të dilte nga kujdesi intensiv, por adoleshenti nuk ka mundur të mbijetojë.“Kemi dalë nga gjendja e rrezikut. Presim reagimin e trurit dhe më pas të dalim nga intubimi.
Më pas do të shohim dëmtime në zemër apo në tru. Këto janë çështje të shëndetësisë dhe me detaje nuk di çfarë të shpjegoj. Por këtë e thotë mjeku i zemrës. Parametrat janë optimale. Kemi një problem të ulur, por një trajektore të mirë. Do të shihen reagimet e djalit, do të shohim maksimumi brenda dy ditëve”, tha ai disa ditë më parë në emisionin “Me Zemër të Hapur”, të moderatores dhe autores Evis Ahmeti.
gijotina.com/ -

E rëndë/ U plagos me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij, humb jetën 15-vjeçari në Durrës
Ka ndërruar jetë pas 9 ditësh në intubim 15-vjeçari i cili u plagos me thikë në zemër gjatë një sherri me bashkëmoshatarët e tij në Durrës.
Ngjarja ndodhi më (25 nëntor në rrugën “Laguna e Karavastasë”, në zonën e ish-Kënetës, ku të miturit kishin lënë takim me njëri-tjetrin me pretendimin për t’u “sqaruar” pas debateve online.
Të dy adoleshentët mbërritën në vendin e takimit të shoqëruar nga miq të tjerë dhe pas debatit me tone të ashpra situata degjeneroi në përleshje fizike, ku janë përdorur edhe sende të forta.
Gjatë konfliktit, 14-vjeçari me inicialet M.K. ka goditur me thikë katër herë 15-vjeçarin, duke e plagosur rëndë. -

Ndërron jetë pas një jave në koma nxënësi që u plagos me thikë në zemër në Durrës
Ndahet nga jeta 15-vjeçari Erion Boba që u plagos rëndë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës më 25 nëntor.
I mituri nuk mundi ta fitojë betejën, ndonëse mjekët bënë të pamundurën dhe vetë 15-vjeçari luftoi fort për jetën.
Të shtunën e kaluar mjekët e nxorën nga intubimi por gjendja e të miturit u përkeqësua dhe e kthyen në intubim e më pas u dërgua në Tiranë.
15-vjeçari mori plagë të rënda në zemër dhe stomak, pasi u godit me thikë gjatë një sherri për motive banale mes dy grupeve adoleshentësh.
Autori i dyshuar një 14-vjeçar është arrestuar dhe nën akuzë për vrasje në tentativë.Top Channel
-

Bashkëmoshatari e plagosi me thikë pas sherrit në ‘TikTok’, humb jetën pas 9 ditësh 15-vjeçari
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-15-vjeçari i cili u plagos më 25 nëntor nga një bashkëmoshatar në Durrës ka humbur jetën. Adoleshenti u godit 4 herë me thikë nga një 14-vjeçar pas një konflikti të nisur në rrjetet sociale, konkretisht për një koment në platformën TikTok.
15-vjeçari u dërguar me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm për shkak të plagës që kishte në zemër. Mjeku kirurg Fitim Shini, i cili ishte duke u kujdesur për të, në një prononcim për mediat shpjegoi se gjendja shëndetësore e të miturit ishte e rëndë. Pas operacionit, ai u vendos në reanimacion, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.Autori, 14-vjeçar ka shprehur pendesë përpara grupit hetimor, ku me keqardhje deklaroi se nuk kishte qëllim për të vrarë 15-vjeçarin. Sipas dëshmisë mësohet se në sherr janë përfshirë shumë persona, bashkëmoshatarë, të ndarë në grupe. I mituri deklaroi se ishin pajisur me mjete të forta, si masë për ndonjë konflikt të mundshëm. Ditën e ngjarjes, pasi kanë debatuar dhe qëlluar me sende të forta, 14-vjeçari ka nxjerrë thikën, por sipas tij për vetëmbrojtje dhe vetëm për ta trembur./ZËRI
-

Ndërron jetë 15-vjeçari, u godit pak ditë më parë me thikë
Ka ndërruar jetë këtë të enjte në QSUT 15-vjeçari i plagosur pak ditë më parë me thikë në Durrës. Pavarësisht ndërhyrjeve të bëra si në Durrës ashtu dhe në kryeqytet, nga familjarët konfirmohet se 15-vjeçari nuk ka arritur ti mbijetojë dëmtimeve të marra.
Njoftimi i PolicisëPlagosi me thikë një 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 14-vjeçari, autori i dyshuar i plagosjes. Sekuestrohet mjeti prerës që 14-vjeçari kreu plagosjen. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur më datë 25.11.2025, në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina e Karavastasë”, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi i mitur M. K., 14 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 15 vjeç, duke i shkaktuar atij plagë të rënda. I dëmtuari aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.
Pas identifikimit të autorit, shërbimet e Policisë kontrolluan në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku pas disa orësh bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 14 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
-

U godit me thikë nga bashkëmoshatari, humb jetën 15 vjeçari. Sherri mes adoleshentëve për një koment në rrjetet sociale
Ka humbur jetën 15-vjeçari që u plagos disa ditë më parë me thikë në Durrës.
Ai shkoi në spital me një thikë në zemër dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme. Sherri mes adoleshentëve nisi për një koment në rrjetet sociale.
Burime nga spitali i Durrësit, bënë me dije një ditë më parë se 15-vjeçari ndodhej në reanimacion, i intubuar dhe se gjendja shëndetësore ishte e rëndë. -

EMRAT/ Plagosje në Durrës, një i ri goditet me thikë. Autori në kërkim
Plagosje me thikë në Qerret të Katundit të Ri në Durrës.
Pas një konflikti për motive banale, një i ri është goditur dy herë me thikë dhe është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Haxhi Shehu ka mbetur i plagosur, ndërsa i dyshuar si autor është Egzon Sinani, i cili është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
U konfliktua fizikisht dhe plagosi me mjet prerës një 41-vjeçar, shpallet në kërkim autori dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.
Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Top Channel
