Shkolla “Dom Nikoll Kaçorri” i ka shprehur ngushëllimet familjes Boba për humbjen e djalit të tyre, 15-vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari në Durrës.
Po ashtu shokët dhe shoqet e klasës së 15- vjeçarit Erjon Boba, i kanë shkruar një mesazh në dërrasën e klasës duke treguar mungesën që ndjejnë për të.Lexo edhe :Related Posts
“Stafi mësues-nxënës i shkollës ‘Dom Nikoll Kaçorri’ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të përzemërta familjes Boba për humbjen e djalit të tyre.
Erioni na la… iku nga kjo jetë, nga familja dhe shokët e tij. Sot la zemërthyer këdo që e njihte.
Ishte buzëqeshja, alegria dhe dashuria e çdo shoku në shkollë…
I paharruar qoftë kujtimi yt, Erion!
Ikja jote do të jetë një humbje e madhe dhe një plagë e pambyllur në zemrat tona”, shkruan faqja e shkollës.
15-vjeçari u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pak pas mesditës së 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt. Burimet policore thanë se konflikti nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë. Autori 14 vjeçar është tashmë në burg.
/vizionplus.tv









