Tag: thika

  • Korçë/ Konflikt me thika , një person në gjendje të rëndë

    Korçë/ Konflikt me thika , një person në gjendje të rëndë

    Një person ka mbërritur në gjendje kritike për jetën në Spitalin Rajonal të Korçës pas një konflikti me thika.
    Sipas informacioneve të para, 27-vjeçari ka pësuar plagë të thella, të dyshuara se janë shkaktuar nga mjeti prerës, thikë.
    Ndërkohë autoritetet po zbardhin ngjarjen. Policia ka nisur hetimet dhe pritet të japë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.
     

  • Sërish sherr me thika në Korçë, një 40-vjeçar në gjendje kritike

    Sërish sherr me thika në Korçë, një 40-vjeçar në gjendje kritike

    Një 40-vjeçar ka mbërritur në gjendje kritike për jetën në Spitalin Rajonal të Korçës pas një konflikti me thika.

    Sipas burimeve, 40-vjeçari ka pësuar plagë të thella, të dyshuara se janë shkaktuar nga një mjet prerës, thika.

    Ndërkohë autoritetet po zbardhin ngjarjen. Policia ka nisur hetimet dhe pritet të japë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.

  • Vrasja e 14-vjeçarit, Luizi: Thika është në duart tona

    Vrasja e 14-vjeçarit, Luizi: Thika është në duart tona

    Për vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq, këngëtari Luiz Ejlli përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se kjo ngjarje është pasqyra e shoqërisë që ne kemi ndërtuar.
    Ndër të tjera këngëtari shprehet se pas kësaj tragjedie sy nëna sot nuk dinë ku të gjejnë frymën dhe dy familje që nuk do të jenë më të njëjta.

    “Dy nëna që sot nuk dinë ku të gjejnë frymën dhe dy familje që nuk do të jenë më të njëjta. Këta fëmijë janë të uritur, mes dhunës, inatit, mungesës së dashurisë dhe mungesës së kujdesit. Shkollat flenë, prindërit nuk e kanë mendjen, shteti mbyll sytë, fëmijët po mbyten në dhunë.
    Nuk janë tragjedi të rastit, janë pasqyra e shoqërisë që ne kemi ndërtuar dhe po e vazhdojmë, ku dashuria është opsionale. Dhe fëmijët mësojnë nga rruga që konfliktet zgjidhen vetëm me thikë ose me gjak dhe për sa kohë ne heshtim, thika është në duart tona. Nëse sot nuk çohemi, nesër e ka radhën ai tjetri”.

  • Ngjarje e rëndë në Maliq, sherr me thika mes të miturve, ndërron jetë 14-vjeçari

    Ngjarje e rëndë në Maliq, sherr me thika mes të miturve, ndërron jetë 14-vjeçari

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pirg të Maliqit. Siç bën me dije polici një sherr me thika mes dy të miturve, i ka marrë jetën një 14-vjeçari.
    Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Pirg. E.Xh., 14 vjeç si pasojë e plagëve të marra nga sherri me thika, ka ndërruar jetë në spital.
    Sakaq, 14-vjeçari tjetër, autori i dyshuar i ngjarjes është në spital për të marrë mjekim në mbikqyrjen e policisë.
    Maliq/Informacion paraprak
    Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.
    Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.
    14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.
    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • Vuksanoviq: “Shqiptarët në fillim i vri’tnim me pushkë dhe patllake, por së shpejti erdhi urdhri të the’rren me thika!”

    Vuksanoviq: “Shqiptarët në fillim i vri’tnim me pushkë dhe patllake, por së shpejti erdhi urdhri të the’rren me thika!”

    Për shkaqet e shpërthimit të Kryengritjes shqiptare të vjeshtës së vitit 1913 dhe për përmasat e masakrave serbe të kryera ndaj shqiptarëve, kanë shkruar personalitete serbe ( edhe ata që morën pjesë në masakra) si dhe vet shtypi serb i kohës.

    Një tablo realiste të gjendjes së rëndë në tokat e pushtuara shqiptare, na jep socialdemokrati serb Dimitrije Tucoviq. Tucoviq në librin e tij ”Serbia dhe Shqipëria” shkruan:”Kryengritja shqiptare e shtatorit ( 1913), për shkak të së cilës Serbia u shtrëngua të mobilizojë përsëri afro tre divizione, është një shembull klasik që tregon se si shkaktohen luftërat koloniale. Okupimi i ushtrisë serbe shtrihej prej lindjes e deri në dyert e grykave dhe të qafëmaleve shqiptare. Ky okupim e ndau bujkun prej arës, bagëtinë prej kullosave, kopetë prej lugjeve, fshatin prej mullirit, blerësin e shitësin prej tregut, rrethinën prej qytetit, kurse tërë popullsinë malore prej qendrave ekonomike dhe drithoreve të saj. Shqiptari i andejshëm (i Shqipërisë londineze – Sh.B) nuk guxonte të shkelte më në tokën e tij që i kishte mbetur në këtë anë (në Kosovën e pushtuar – Sh.B). Të gjitha burimet e jetës iu prenë. Populli i dëshpëruar dhe i uritur pa masë, së pari u lut të vijë lirisht në tregje. Por, kur iu ndalua edhe kjo, ndërmjet vdekjes nga uria dhe vdekjes nga plumbi, ai zgjodhi këtë të dytën, plumbat.

    Foto 5. Dëshmi e masakrave të kryera në Preshevë gjatë vitit 1913

    Krimet serbe në Dibër e më gjerë i ka parë për së afërmi edhe shkrimtari Haki Stërmilli. Ai për masakrat serbe në Dibër ( shtator-tetor 1913), shkruan: ”Në qytet, tabakhaneja, që ishte thertore bagëtish, u bë thertore njerëzish. Qytetit i vinte erë gjak njeriu, kudo mbretëronte pasiguria dhe një heshtje tmerri. Përveç tabakhanes edhe në qytet brenda, ndër postat e gjindarmërisë kishte nga një burg, ku mjaftonte vetëm urdhëri i postkomandantit ose dëshira e ndonjë xhandarmi që të njomeshin mirë muret e atij burgu me gjak shqiptarësh të pafajshëm.”

    Ndërkaq gazeta e Zagrebit ”Hrvatska Novosti” shkruan: ”Çudi e madhe?! Serbët jo vetëm në kohën e luftimeve, që bënë aq çudira mbi shqiptarët e Kosovës sa gjithë bota u neverit, por edhe sot pas vendimeve të Konferencës së Londrës, kudo që kanë shkelur, vrasin, presin, vjedhin, burgosin, dhunojnë e plaçkisin popullsinë e pafajshme vetëm pse janë shqiptarë.”

    Gazeta”Daily Telegraph” shkruan: ”Historia nuk njeh persekutime më të fëlliqura se sa pasojën e llahtarës së duarve dhe shpirtit të trupave (reparteve) të gjeneral Jankoviqit”. Për shpirtin shoven të reparteve serbe të vdekjes, kanë shkruar edhe vet xhelatët serb. Në gazetën serbe ”Radniçke Novine” Nr. 212, Beograd, 9 tetor 1912, një ushtarak serb, në një letër të publikuar, për masakrat serbe në Lumë ndër të tjera shkruan: ”…Mund të them se këtu ndodhin gjëra të lemeritshme. Unë rrëqethem nga e gjithë kjo dhe gjithnjë e pyes vetveten, vallë është e mundur që njeriu të jetë kaq barbar dhe të bëjë kështu? Kjo është e tmerrshme e llahtarshme… Nuk guxoj dhe s´kam kohë të të shkruaj gjerësisht. Mund të them se Luma nuk ekziston më. Gjithçka është shndërruar në kufoma, hi e pluhur. Kishte fshatra me nga 100-150-200 shtëpi, në të cilat nuk ngeli absolutisht askush gjallë, askush gjallë… I mblidhnim tubë, 40 deri 50 njerëz, dhe ashtu si ishin, grumbull i thernin të gjithë me thika. Plaçkitja ordinere u bë kudo. Oficerët plaçkitën kope të tëra bagëtish dhe i shitën përmes ushtarëve në Prizren…”

    Po në gazetën ”Radniçke novine” Beograd-Tetor 1913, socialdemokrati Dimitrije Tucoviç, për masakrat e ushtrisë serbe, ndër të tjera shkruan: ”…Kur trupat serbe shkatërruan fshatin Topojan (fshat i Lumës – Sh.B) aty s´kishte burra. Oficerët rezervë që morën urdhra ta djegin fshatin dhe të thernin me thika, kot kundërshtonin, kot i përsëritnin fjalët ”të gjithë a?” Të gjithë ishte përgjigjja e njëfarë kapiten Jurishiqit. Për dy orë u vranë 500 shpirtra… Shqiptarët e “egjër” ushtarët tanë të zënë rob i çarmatosnin dhe i lëshonin, kurse ushtria jonë e ”kulturuar” e shekullit XX po i vretë edhe fëmijët e tyre….”

    Ndërsa një ushtar i quajtur Vuksanoviq për masakrat e kryera, rrëfen si vijon: ”Shqiptarët në fillim i vritnim me pushkë dhe patllake, por së shpejti erdh urdhri se nuk kishte levërdi të shpenzohet municioni, prandaj shqiptarët do të theren me thika. Dhe kështu ndaheshin në grupe grupe…, rreshtoheshin në rreshta me fytyra të kthyera kah njëri tjetri dhe atëherë oficerët dhe nënoficerët i thernin shqiptarët një nga një, në qafë. Këta njerëz fatkëqinj as që luanin nga vendi, as nuk bërtisnin, as nuk mbroheshin, thuajse nuk ishin qenie njerëzore të vetëdijshme, por shikonin të qetë si i therej shoku pranë dhe thika po ia shpërthente fytin e tij. Nuk mund ta merrja me mend një gjakftohtësi dhe qëndrueshmëri të këtillë njerëzore, të cilët e shikonin vdekjen me sy të hapur. Është kjo njëra nga skenat më të llahtarshme që e përjetova gjatë luftërave. Duhet të vdesin disa gjenerata të shqiptarëve që të harrohen ato, çfarë kanë bërë serbët ndaj tyre.” shkruan ”Radniçke novine”, Beograd – datë 22 tetor 1913.

  • Nga grushtat tek thika, si agravoi sherri mes të rinjve në Vlorë

    Nga grushtat tek thika, si agravoi sherri mes të rinjve në Vlorë

    Sherri, i cili përfshinte grushta, shkelma dhe më pas përdorimin e thikës, ndodhi në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës, gjatë mbrëmjes së së shtunës. Sipas policisë ngjarja ka nisur kur I.H po kalonte në këtë zonë pasi më parë kishte pasur një konflikti me një person tjetër të cilin e kishte goditur me thikë. Ndërsa pamjet janë nga sherri i dytë i I.H, këtë herë me shtetasin K.K.
    Siç duket, një vajzë ishte në mes të rinjve, por nuk arriti t’i ndante ata, ndërsa ata vazhdojnë të godasin njëri-tjetrin. Pas ngjarjes, të dy u dërguan në spital dhe më pas iu komunikua masa e arrestit. Gjendja shëndetësore e të plagosurve raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Policia sqaroi ngjarjen duke theksuar se ishte I.H ai që plagosi dy persona me thikë në vende të ndryshme në Vlorë.
    “U arrestua në flagrancë 32-vjeçari I. H., banues në Vlorë, me akuzën për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht në lagjen ‘10 Korriku’ dhe ‘Pavarësia 2’ me dy shtetas të ndryshëm, të cilët gjatë konfliktit i ka plagosur me mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Shtetasit e plagosur, M. F., 39 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, edhe I. H. ka marrë ndihmën mjekësore për dëmtimet që ka pësuar gjatë konfliktit.
    Policia ka zbardhur ngjarjen, duke përdorur pamjet filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes dhe ka dokumentuar plotësisht provat mbi konfliktin. Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar thika e përdorur nga I. H.

  • Sherri me thika në Vlorë, kamerat e sigurisë zbulojnë momentin e përplasjes së dhunshme (VIDEO)

    Sherri me thika në Vlorë, kamerat e sigurisë zbulojnë momentin e përplasjes së dhunshme (VIDEO)

    Pamje të reja nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku dy 32-vjeçarë mbetën të plagosur pas një sherri të dhunshëm me thika.
    Në video duken qartë dy të rinjtë që konfliktohen fizikisht në afërsi të rrethrrotullimit të Skelës, ndërsa nuk shihet asnjë kalimtar që të ndërhyjë gjatë përplasjes. Pamjet konfirmojnë se sherri ka qenë i përqendruar vetëm mes dy personave dhe ka eskaluar në dhunë brenda pak sekondash.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 dhe dy të rinjtë të përfshirë u dërguan menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve nga policia, sherri dyshohet të ketë nisur për motive të dobëta.
    Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike dhe vijon me marrjen e dëshmive për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e konfliktit. Deri tani, asnjë prej të rinjve nuk është ndaluar zyrtarisht, ndërsa priten konkluzionet e hetimit.

  • Një grup përfshihet në një konflikt me thika/ Policia identifikon dhe arreston autorin 32-vjeçar

    Një grup përfshihet në një konflikt me thika/ Policia identifikon dhe arreston autorin 32-vjeçar

    Sipas njoftimit zyrtar, I. H., 32 vjeç, banues në Vlorë, u konfliktua për motive të dobëta në dy zona të qytetit: në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, ku sulmoi me mjet prerës (thikë) dy shtetas.
    Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 32-vjeçar, i përfshirë në një konflikt të dhunshëm mbrëmjen e djeshme, ku dy persona mbetën të plagosur me thikë.
    Nga përplasja mbetën të lënduar shtetasit M. F., 39 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, të cilët morën ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Edhe vetë autori, I. H., është trajtuar për dëmtime të marra gjatë konfliktit.
    Policia thotë se ngjarja u dokumentua plotësisht falë pamjeve filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur nga autori gjatë sulmit.
    Ndaj 32-vjeçarit rëndon akuza për “Plagosje e rëndë me dashje”, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme ligjore.

  • Sherr me thika në Shkodër, raportohet për një të plagosur

    Sherr me thika në Shkodër, raportohet për një të plagosur

    Një person ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Shkodrës.
    Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në zonën e njohur si “Ish Dega”.
    Pas përplasjes fizike, autori ka nxjerre thikën duke qëlluar tjetrin.
    Autori është shoqëruar ne komisariat ndërsa i plagosuri është ne spitalin e Shkodrës.