Tag: thika

  • “Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

    “Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

    Në Ditën e Rinisë, eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti shprehu shqetësimin e thellë për rritjen e dhunës mes të rinjve dhe për dështimin e institucioneve në mbrojtjen dhe edukimin e brezit që po rritet.
    Duke iu referuar ngjarjeve të fundit tragjike ku të rinj kanë humbur jetën, Mehmeti theksoi se problemi nis që në familje, atje ku shpesh prindërit nuk marrin përgjegjësi për sjelljet e fëmijëve të tyre, madje arrijnë deri tek justifikimi i tyre. Sipas tij, shumë prindër nuk po e kuptojnë se “mbrojtja e fëmijës” nuk do të thotë të justifikosh krimin, por të ndërhysh për të parandaluar gabimet dhe devijimet.
    “Çdo prind e ka për detyrë të mbrojë fëmijën, po jo krimet e tij. Shpesh nuk po justifikohet vetëm sjellja e fëmijës, por po justifikohet mosedukimi i vetë prindit,” thotë eksperti.
    Ai denoncoi faktin se në shumë raste askush nuk kontrollon më se çfarë marrin të rinjtë me vete në shkollë.
    “Si ka zëvendësuar thika librin? Si erdhi kjo kohë që thika zëvendësoi librin? Ne u ngritëm me idenë për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa në 8 dhjetor. Nuk u ngritëm që ta bënim Shqipërinë si vendet më të pasigurta në botë. Sot ne jemi vendi më i pasigurt në botë për fëmijët. Sot është 8 dhjetori, Dita e Rinisë, ka festa, ka zbukurime. Por sot duhet protestuar. Është mëkat të festosh, madje është krim të festosh. Çfarë po festojmë? Paaftësinë?”, tha ai.
     

  • Dita e Rinisë/ “Thika ka zëvendësuar librin”, ja alarmi që ngre eksperti i arsimit

    Dita e Rinisë/ “Thika ka zëvendësuar librin”, ja alarmi që ngre eksperti i arsimit

    Në Ditën e Rinisë, eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti shprehu shqetësimin e thellë për rritjen e dhunës mes të rinjve dhe për dështimin e institucioneve në mbrojtjen dhe edukimin e brezit që po rritet.
    Duke iu referuar ngjarjeve të fundit tragjike ku të rinj kanë humbur jetën, Mehmeti theksoi se problemi nis që në familje, atje ku shpesh prindërit nuk marrin përgjegjësi për sjelljet e fëmijëve të tyre, madje arrijnë deri tek justifikimi i tyre. Sipas tij, shumë prindër nuk po e kuptojnë se “mbrojtja e fëmijës” nuk do të thotë të justifikosh krimin, por të ndërhysh për të parandaluar gabimet dhe devijimet.
    “Çdo prind e ka për detyrë të mbrojë fëmijën, po jo krimet e tij. Shpesh nuk po justifikohet vetëm sjellja e fëmijës, por po justifikohet mosedukimi i vetë prindit,” tha ai gjatë një bisede televizive.
    Ai denoncoi faktin se në shumë raste askush nuk kontrollon më se çfarë marrin të rinjtë me vete në shkollë. “Si ka zëvendësuar thika librin? Si erdhi kjo kohë që thika zëvendësoi librin? Ne u ngritëm me idenë për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa në 8 dhjetor. Nuk u ngritëm që ta bënim Shqipërinë si vendet më të pasigurta në botë. Sot ne jemi vendi më i pasigurt në botë për fëmijët. Sot është 8 dhjetori, Dita e Rinisë, ka festa, ka zbukurime. Por sot duhet protestuar. Është mëkat të festosh, madje është krim të festosh. Çfarë po festojmë? Paaftësinë?”, tha ai.

  • ‘Faji i familjeve’/ Kikia: Në shkollë me thika e kaçavida, kambanë alarmi

    ‘Faji i familjeve’/ Kikia: Në shkollë me thika e kaçavida, kambanë alarmi

    Gazetari Mentor Kikia komentoi sot shqetësimin e sjelljës së adoleshentëve në ambientet e shkollave, nisur nga plagosja e sotme e një të riu në një shkollë në Durrës.
    I ftuar në një studio televizive, Kikia tha se bëhet fjalë për një skenar të njohur, teksa shumë adoleshentë shkojnë në shkolla me thika, kaçavida e armë.
    Sipas gazetarit, këto raste përbëjnë alarm, pasi edhe mësuesit janë të pafuqishëm në trajtimin e situatave të tilla.
    “Është i njëjti skenar me adoleshentë që grinden me komente në rrjete sociale, pastaj përfundojnë në sherre me grupe. Histori të tilla ndodhin rëndomtë në mjedisin dhe shqoërinë tonë dhe për fat të keq nuk konsiderohen për tu shndërruar në kambana alarmi. Nuk janë raste sporadike e as të shkëputura, përkundrazi janë masive. Tregon edhe pamundësinë dhe pafuqinë e mësuesve sepse soji i tyre që shkojnë me thika në brez për tu sqaruar me njëri-tjetrin pas sherreve në rrjete sociale nuk i lejojnë të bëjnë mësim mësuesit dhe një pjesë të mirë të mësuesve të shëndoshë që duan t’i kushtohen diturisë. Janë familje totalisht të painteresuar për edukimin dhe ua plasin fëmijët shkollave. Shikojmë adoleshentë të dalë duarsh. Adoleshentë që shkojnë në shkollë me thika, kaçavida apo edhe me armë të tilla. Është faji i familjeve”,-tha Kikia.

  • E rëndë/ Përleshje me thika jashtë ambienteve të një lokali, plagosen tre të rinj

    E rëndë/ Përleshje me thika jashtë ambienteve të një lokali, plagosen tre të rinj

    Një përleshje e dhunshme u përfshinë më shumë se dhjetë persona është regjistruar mbrëmjen e së shtunës jashtë një bari në Greqi, Mouzaki.
    Sipas mediave greke mësohet se dy grupe pas një konflikti u përleshën fizikisht deri në përdorimin e mjeteve të ftohta, thikave. Si pasojë mbetën të plagosur tre prej tyre, të cilët u dërguan menjëherë në Qendrën Shëndetësore Mouzaki dhe Pyli.
    nxituan në vendngjarje, ndërsa Departamenti i Policisë së Mouzakit po kryen një hetim për të identifikuar personat që ishin të pajisur me thika.

  • E rëndë/ Përleshje me thika dhe armë zjarri mes bandave shqiptare, raportohet për tre persona të plagosur

    E rëndë/ Përleshje me thika dhe armë zjarri mes bandave shqiptare, raportohet për tre persona të plagosur

    jë përleshje e përgjakshme ka ndodhur mes mes grupeve shqiptare në në Itali. Bëhet me dije se nga përleshja ku u përdorën thika dhe armë zjarri, tre persona mbetën të plagosur. Sipas mediave vendase, përplasja mes bandave shqiptare ka ndodhur për larje hesapesh mes grupeve shqiptare.
    Konkretisht, incidenti ndodhi më 10 nëntor, rreth orës 17:00, në Mogliano Veneto (Treviso), ku bandat u përleshën në parkingun në Via Svevo, pak hapa larg një shkolle. Pas, ngjarjes, të plagosurit u transportuan me ambulancë dhe të gjithë kanë plagë, ndërsa policia po kryen veprimet hetimore.
    Gjithashtu, ata po kërkojnë armët me të cilën është qëlluar dhe deri më tani janë konfirmuar tre të tilla. Po ashtu mendohet se njëri prej autorëve të ketë hedhur armën diku afër dhe të jetë larguar. Mediat italiane shkruajnë ndër të tjera se disa nga personat e përfshirë në përleshje u larguan me të mbërritur policia.

  • “Pasi e goditi burrin…”/ Nëna rrëfen krimin e rëndë: Në 2 minuta ndodhi tmerri, letra që iu gjet në dhomën e gjumit

    “Pasi e goditi burrin…”/ Nëna rrëfen krimin e rëndë: Në 2 minuta ndodhi tmerri, letra që iu gjet në dhomën e gjumit

    Nëna e Marjan Kodhelit, djalit që vrau babain ka dhënë detaje rreth ngjarjes në një letër të publikuar nga familjarët. Ajo rrëfen se në momentin e incidentit ajo ishte jashte baneses.
    “Një debat nuk kishte, gjithçka ndodhi brenda dy minutave. Unë dola për të pirë një cigare dhe kur u ktheva, situata ishte përshkallëzuar. Djali ishte i mbyllur në vetvete, nuk fliste dhe nuk kishte shenja mllefi,” shkruan ajo.
    Nëna shton se djali mund ta ketë goditur babanë. Pjetër Kodhelin, pa mendje, disa herë, duke theksuar se thika nuk ishte e saj dhe se djali kishte kaluar periudha depresioni. Ajo shpjegon se përplasja ishte e shpejtë dhe se djali kishte synuar të godiste vetëm babanë, jo të tjerët.
    “Në letër u gjetën fjalë të pakuptimta. Hëngri drekë. Ishin tezja dhe halla e tij aty. Ato donin të hanin bashkë. Nuk kishim asnjë debat; ai rrinte i mbyllur. Përleshja zgjati vetëm dy minuta. Unë dola të pija një cigare dhe e piva kot e ndeza. Nuk di çfarë ndodhi mes tyre. Ai ishte i mbyllur në vetvete dhe nuk fliste. Nuk ndjeva zërin, se dritarja ishte hapur.
    Vetëm kur më thirri burri, shoh. Burri u mbrojt dhe nuk kishte asgjë në dorë. Thika nuk ishte e imja; do ta kem blerë. Burri po mbrohej dhe djali mund ta ketë goditur pa mendje, 3-4 herë. Një goditje ishte e dukshme se e kishte në zemër. Më preku pak thika kur e kapa nga dora. Ai donte ta godiste përsëri burrin, jo mua. Kishte kaluar në depresion. Nuk kishte mllef, ishte depresion. Letra e gjeta në dhomën e tij. Ishte një dhomë pritjeje dhe ishte me ngjyrë të bardhë.”

  • Sulm me thika në një tren në Angli, plagosen 10 persona, 9 prej tyre në gjendje të rëndë

    Sulm me thika në një tren në Angli, plagosen 10 persona, 9 prej tyre në gjendje të rëndë

    Një sulm me thika në një tren pasagjerësh në Angli ka lënë pas 10 persona të plagosur, 9 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
    Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme, kur treni që udhëtonte nga Doncaster drejt London King’s Cross u ndal urgjentisht në stacionin Huntingdon, në Cambridgeshire, pas raportimeve për një sulm me armë të ftohtë.
    Policia e antiterrorit është bashkuar me hetimin, ndërsa ngjarja ka tronditur opinionin publik britanik.

    Incidenti ndodhi të shtunën rreth orës 19:40, kur treni që udhëtonte nga Doncaster drejt London King’s Cross u ndal urgjentisht në stacionin Huntingdon, në Cambridgeshire, pas raportimeve për një sulm me armë të ftohtë.
    Sipas policisë britanike, autori, u neutralizua menjëherë pas ngjarjes së rëndë.  Deri më tani dy persona janë arrestuar.
    Dëshmitarë për Sky News thanë se sulmi nisi rreth dhjetë minuta pasi treni ishte nisur nga Peterborough dhe se pasagjerët panë skena paniku, me njerëz që vraponin ose fshiheshin në tualete për t’u shpëtuar agresorëve. Njëri prej tyre deklaroi se pa njërin nga sulmuesit ndërsa po arrestohej.
    Policia e cilësoi ngjarjen si një “incident madhor”, duke konfirmuar se hetimet po mbështeten nga njësia kundër terrorizmit. Në një moment gjatë ndërhyrjes, autoritetet shpallën kodin “Plato” – sinjali kombëtar që përdoret për të treguar një “sulm terrorist të armatosur në zhvillim” i cili më vonë u tërhoq.
    Kryeministri Sir Keir Starmer e quajti incidentin “të tmerrshëm dhe thellësisht shqetësues”, duke shprehur mirënjohje për reagimin e shpejtë të shërbimeve emergjente./vizionplus.tv

  • Sherr masiv në Lushnjë/  Tre të plagosur me thika, përfundojnë në spital, dinamika e ngjarjes…

    Sherr masiv në Lushnjë/ Tre të plagosur me thika, përfundojnë në spital, dinamika e ngjarjes…

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22.30 në fshatin Golem i madh në njësinë administrative Golem bashkia Lushnje.
    Tre persona janë plagosur me njëri tjetrin me thika dhe kanë përfunduar në spital.
    Sipas informacioneve të marra nga bluzat e bardha të spitalit të Lushnjes të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve në repartin e reanimacionit ku marrin mjekim dhe të ruajtur nga forcat e rendit.
    Sipas dëshmitarëve okularë personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë duke ngrënë e pirë së bashku prej orëve të pasdites.
    Policia ka nisur të pyesë personat që kanë parë ngjarjen. Dyshohet se përfshirja në grindje dhe përdorimin e armëve të ftohta ka qenë për shkaqe banale dhe të përdorimit të alkoolit.

  • “Edi Rama, thika të ngulura pas shpine Kosovës”/ Reagon ashpër gazetari: Ka vëlla Vuçiçin

    “Edi Rama, thika të ngulura pas shpine Kosovës”/ Reagon ashpër gazetari: Ka vëlla Vuçiçin

    Gazetari Aulon Kalaja, i ftuar në një studio televizive u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka futur thika pas shpine Kosovës.
    “Edi Rama vuri ministër të Jashtëm atë Gent Cakën, bëri mbledhjet e përbashkëta qeveritare, që ishin veçse makijazh… Cili është kontributi i Ramës për çështjen e Kosovës? Çfarë lobingu ka bërë Rama ndërkohë që ka shtete që po e çnjohin Kosovën? Pse mori përsipër Minishengenin Ballkanik, që ishte projekt antishqiptar? Këto janë thika të ngulura pas shpine Kosovës”, tha Kalaja.
    “Rama nuk ka bërë asnjë përpjekje që Kosova të njihet nga vendet që nuk është njohur. Nuk ka bërë asnjë lobim ose ka lobuar në të kundërt. Bëri Minishengenin Ballkanik kur faktori kosovar ishte kundër. Politika jonë me Serbinë përcaktohet nga Kosova, jo nga Edi Rama. Ka vëlla Vuçiçin”, shtoi gazetari.

  • Zbardhet sherri me thika në Bathore, 2 të arrestuar, ja si është gjendja e të miturve

    Zbardhet sherri me thika në Bathore, 2 të arrestuar, ja si është gjendja e të miturve

    Zbardhen detaje nga sherri masiv ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Bathorës në Kamëz, ku për pasojë mbetën të lënduar 5 persona, të moshave kryesisht të mitura. Mësohet se të rinjtë që u përfshinë në sherr, që dyshohet të kenë qenë mbi 15 persona, janë të moshës nga 15 deri në 19 vjeç, dy prej të cilëve këtë të hënë iu është komunikuar arresti dhe pritet të dalin para gjykatës. Njëri prej tyre mëson Syri Tv është shtetasi Ermal Laci ndërsa tjetri i moshës 16 vjeç. Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. A., 21 vjeç, A. A., 25 vjeç, dhe për 4 shtetas të mitur. 

    Gjithçka nisi pas një konfrontimi mes dy të miturve, që vunë në dijeni edhe shokët e të afërmit e tyre, mbi motive banale “Pse më sheh, e di ç’bëj unë”. Në orët e mbrëmjes së kaluar, lihet takim në Bathore, bulevardin kryesor Institut-Kamëz. Të dyja grupet takohen me njëri-tjetrin, madje kamerat dhe dëshmitë provojnë se edhe i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit. Kjo për shkak se ishte komunikuar mes tyre për të sqaruar se çfarë ka ndodhur, por diçka ka shkuar keq, dhe ka agravuar në debat, përplasje fizike e deri në përdorim të mjeteve prerëse dhe sendeve të forta, duke shkaktuar plagosjen e 5 personave. Pas ngjarjes, drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, u nisën për të marrë ndihmë mjekësore shtetasit: R .B. dhe J.H.  me plagë në shpinë; K. A. plagë në krahë; S.P plagë në bark dhe E.P. plagë në kokë.

    Gjendja e tyre është jashtë rrezikut, ndërsa gjatë të hënës, disa prej tyre kanë lënë ambientet e spitalit pas ndihmës mjekësore, pasi kanë patur plagë sipërfaqësore. Një situatë e ngjashme ndodhi disa ditë më parë po në Kamëz, pranë Shkollës “Ibrahim Rugova”. Dy të mitur u plagosën me thika pas një sherri mes disa bashkëmoshatarësh pranë një parkingu dhe dyshohet se konflikti kishte nisur një ditë para ngjarjes  për motivet “pse më sheh”./Fatjon Gjinaj