Tag: thethit

  • Historia e kishës së Thethit, çka ndodhi me të gjatë diktaturës…

    Historia e kishës së Thethit, çka ndodhi me të gjatë diktaturës…

    Shtëpia e zotit, apo siç njihet Kisha e Thethit është një kurorë në bukuritë natyrore në Theth dhe tërheq mjaft vizitorë vendas dhe të huaj.

    Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër sjell historinë e ndërtimit të shtëpisë së Zotit, Kishës së Thethit që daton në vitin 1909.

    Gjurmët e kishës së vjetër datojnë në vitin 1892 dhe në po atë vend shtëpia e Zotit u ringrit në formën që ka sot, modeste por shumë e dashur.

    Famulltari i parë i kishës dikur jetonte pranë saj por kohët e reja që sollën edhe rindërtimin, e bënë Kishën e Thethit shtëpinë e të gjithë malësorëve të luginës. Historia e kishës është e lidhur me emrat e patriotëve e klerikëve shqiptarë që iu dedikuan atdheut dhe kulturës kombëtare, si për shembull At’ Shtjefën Gjeçovi, i cili ka shërbyer edhe në këtë kishë.

    Gjatë diktaturës kisha u mbyll, objektit iu ndryshua destinacioni duke e përdorur për shërbime komunitare. Kisha ka marrë formën e dikurshme, ngrihet e urtë mbi luginë dhe rrezaton fuqinë e dashurisë për Zotin dhe jetën. Ndërtimi i përshtatet karakterit të arkitekturës së malësive të thella, ndërtesa është e tipit kullë që mbështetet në një kolonë masive ku kulmon kryqi katolik. Pjesa e pasme e kishës vjen në formë gjysmë rrethore, mbuluar po nga një çati rrethore që hyn butë në mënyrë harmonike tek mbulesa e madhe e ndërtesës kryesore.

    ObserverKult

    ——————————————–

    LEXO EDHE:

    Historia e Thethit, bukurisë natyrore të alpeve shqiptare

    “Asnjë vend i banuar, nuk më ka lënë një përshtypje të tillë izolimi madhështor nga e gjithë bota” (Edith Durham). Kështu ka thënë studiuesja dhe shkrimtarja angleze Edith Durham, kur ajo për herë të parë kaloi në Theth, në vitin e largët 1905. Kishte udhëtuar thuajse kudo nëpër Ballkan, por aty ajo gjeti diçka që e bëri ta adhurojë përgjithnjë dhe të mrekullohej me mikpritjen e vendasve, që me të drejtë e deshën dhe e respektuan, duke e cilësuar madje dhe si “Mbretëresha e malësorëve”.

    Maja të larta. Kurorë kreshtash. Rreze dielli tej humnerës. Dritë mbi egërsinë e maleve.

    Rruga për në Theth, duket sikur të ngre në qiell. Dielli të prek fytyrën. Flladi të flet në gjuhën e vet.…

    TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU

  • Prishja e ndërtimeve pa leje/ Rama publikon videon: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

    Prishja e ndërtimeve pa leje/ Rama publikon videon: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga zona ku janë hequr kabinat e ndërtuara pa leje në qendër të Thethit.
    “Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë”, shkruan Rama krahas videos së postuar, ku shihen disa punonjës të bashkisë Shkodër mbi sipërfaqen e rrafshuar pranë Kishës në fshatin turistik të Thethit.
    POSTIMI I PLOTË:
    Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

  • LZHK thirrje Ramës: Dëmshpërble banorët e Thethit

    LZHK thirrje Ramës: Dëmshpërble banorët e Thethit

    Lëvizja për Zhvillim Kombëtar është përfshirë në situatën që po ndodh në Theth, ku bashkëkryetari i saj, Ekrem Spahiu i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë aksionet për pastrimin e territorit nga objektet pa leje në Theth dhe të dëmshpërblejë banorët për investimet e kryera. Në një deklaratë, Spahiu i kërkoi kryeministrit të mos ndërhyrë në punët e pushtetit vendor.
    “Pasi mori 83 mandate, është bërë shumë agresiv ndaj institucioneve dhe shqiptarëve duke iu imponuar frikshëm. Qeveria nuk mund të drejtojë bashkitë sepse është shkelje e parimeve të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik.

    LZHK i bën thirrje Ramës që të ndërpresë menjëherë ndërhyrjet politike në bashkitë e vendit. LZHK shpreh shqetësimin e saj për përmbajtjen ligjore dhe mënyrat se si po realizohet aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje dhe lirimi i hapësirave dhe ambienteve publike dhe dënon këtë klimë terrori shtetëror ndaj banorëve të Thethit dhe kërkon dëmshpërblimin e të gjithë objekteve të prishura”, u shpreh ai.
     

  • Prishja e ndërtimeve pa leje, Beci: Pastrohet në kohë rekord qendra e Thethit

    Prishja e ndërtimeve pa leje, Beci: Pastrohet në kohë rekord qendra e Thethit

    Teksa aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka përfunduar, në një kohë rekord është pastruar edhe territori nga mbetjet inerte i qendrës së Thethit.
    Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci në një postim në rrjetet sociale ndau sot foto nga fusha në qendër të Thethit, e cila pas pastrimit është mbjellë sërish me bar për t’i rikthyer pamjen e saj natyrore.
    Beci informoi se puna vijon nga forcat e ushtrisë dhe Bashkia Shkodër edhe për pastrimin e zonave të tjera përreth.
    Në Theth po vijon me mbështetjen e forcave të xhenjos pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin ngritur mbi 100 ngrehina pa leje, nga ato me mure, tek ato me konstruksion metalik e me dru, në shkelje të ligjit për zonat e mbrojtura.

  • Pas shembjeve, nis rehabilitimi i Thethit. Mbillet bar në vendin e objekteve (FOTO)

    Pas shembjeve, nis rehabilitimi i Thethit. Mbillet bar në vendin e objekteve (FOTO)

    Pasi IKMT shembi të gjitha ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, qofshin këto objekte banimi apo shërbimi, tashmë ka nisur rehabilitimi i fshatit turistik. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka postuar në rrjetet sociale foto nga pastrimi i qendrës së fshatit, i cili u mbulua për pak kohë nga inertet e shembjeve.
    Zona është mbjellë me bar për t’i kthyer sërish pamjen e saj natyrore, ndërkohë që puna nga forcat e ushtrisë dhe Bashkia Shkodër vijon edhe në zona të tjera.

  • TABELA / Blofi i Berishës, si qëndron e vërteta e votave të Thethit?

    TABELA / Blofi i Berishës, si qëndron e vërteta e votave të Thethit?

    Kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh ditën e sotme se Edi Rama u hakmorr ndaj banorëve të Thethit, sepse në zgjedhjet e 11 Majit ata votuan PD.
    Që Berisha gënjen nuk është as e re, as çudi, por si qëndron e vërteta e votave në kutinë e Thethit?
    Sipas të dhënave të KQZ, në Theth PD ka dalë e dyta, e ndjekur nga PSD e Tom Doshit, ndërsa PS ka marrë 388 vota.
    Ndërkohë që PD ka marrë 259.
    Nëse shifra e Berishës, është më e lartë se ajo e PS në Theth, kjo pastaj ngelet për të ndryshuar konceptet matematikore, që PD e drejtuar prej tij edhe mund t’i bëj në të ardhmen.
    Berisha është mjeshtër i manipulimit, edhe kur faktet janë të qarta. Madje, nëse faktet ekzistojnë, sipas filozofisë së tij, aq më keq për faktet.
    /temA

  • Aksioni në Theth/Berisha:Hakmarrje e Ramës ndaj banorëve,më 11 Maj ata votuan për PD

    Aksioni në Theth/Berisha:Hakmarrje e Ramës ndaj banorëve,më 11 Maj ata votuan për PD

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot sërish lidhur me prishjen e ndërtesave në Theth.
    Në një konferencë për mediat, Berisha tha se prishja e ndërtesave është hakmarrje e kryeministrit Edi Rama ndaj banorëve të Thethit, pasi më 11 Maj ata votuan për PD-në dhe jo për PS-në.
    “Ky është rezultati i qendrës së votimit ku ju patë atë krim të shëmtuar. PD në këtë qendër ka marrë 95 vota dhe PS 82 vota.
    Pra, nuk kanë votuar PS-në, kanë votuar PD-në dhe kjo është hakmarrja primitive, kriminale e Edi Ramës ndaj tyre. Dëgjojeni këtë.
    Para zgjedhjeve mburreshin me ato ndërtime, mburreshin se Thethi kishte arritur të ketë 2 mijë shtretër. Vërtet arritje shumë e madhe, po të kemi parasysh se një shtrat në Theth ka një kosto të paktën tre herë më të lartë se një shtrat në Tiranë apo bregdet, për shkak të infrastrukturës, distancës, etj.
    Por ja ku janë 2 mijë shtretërit e Thethit, se si Edi Rama për shkak të disfatës elektorale, u hakmor në mënyrën më primitive, më çnjerëzore ndaj tyre.
    Unë u bëj thirrje banorëve të Thethit, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, të ngrihemi për t’u ndarë në mënyrë përfundimtare nga kjo e keqe e madhe që po rrënon çdo ditë shqiptarët dhe qenien e tyre.
    Nga ky armik i egër i veriut të Shqipërisë në mënyrë të posaçme, por edhe shqiptarëve në tërësi, i cili rrezaton çdo ditë armiqësi, urrejtje, negativitet ndaj tyre. Pra, ky është Thethi i 2 mijë shtretërve sot”, tha Berisha.

  • Shembja e ndërtimeve pa leje, Berisha thirrje banorëve të Thethit: Ngrihuni dhe ndahuni nga e keqja

    Shembja e ndërtimeve pa leje, Berisha thirrje banorëve të Thethit: Ngrihuni dhe ndahuni nga e keqja

    Sali Berisha u ka bërë thirrje banorëve të  Thethit t5ë cilëve iu shembën n dërtimet paleje, që të ngrihen kundër qeverisë.

    Berisha e bë ri këtë thirrje gjatë konferencës së sotme për mediat.
    “Dëgjojeni këtë. Para zgjedhjeve mburreshin me ato ndërtime, mburreshin se Thethi kishte arritur të ketë 2 mijë shtretër.
    Vërtet arritje shumë e madhe, po të kemi parasysh se një shtrat në Theth ka një kosto të paktën tre herë më të lartë se një shtrat në Tiranë apo bregdet, për shkak të infrastrukturës, distancës, etj. Por ja ku janë 2 mijë shtretërit e Thethit, se si Edi Rama për shkak të disfatës elektorale, u hakmor në mënyrën më primitive, më çnjerëzore ndaj tyre.
    Unë u bëj thirrje banorëve të Thethit, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, të ngrihemi për t’u ndarë në mënyrë përfundimtare nga kjo e keqe e madhe që po rrënon çdo ditë shqiptarët dhe qenien e tyre. Nga ky armik i egër i veriut të Shqipërisë në mënyrë të posaçme, por edhe shqiptarëve në tërësi, i cili rrezaton çdo ditë armiqësi, urrejtje, negativitet ndaj tyre. Pra, ky është Thethi i 2 mijë shtretërve sot”, tha Berisha.

    Top Channel

  • Prishja e ndërtesave në Theth, Berisha: Është hakmarrje e Ramës ndaj banorëve, sepse…

    Prishja e ndërtesave në Theth, Berisha: Është hakmarrje e Ramës ndaj banorëve, sepse…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për mediat lidhur me prishjen e ndërtesave në Theth, në kuadër të aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike. Berisha tha se prishja e ndërtesave është hakmarrje e kryeministrit Rama ndaj banorëve të Thethit, pasi më 11 Maj ata votuan për PD-në dhe jo për PS-në.
    Berisha: Ky është rezultati i qendrës së votimit ku ju patë atë krim të shëmtuar. PD në këtë qendër ka marrë 95 vota dhe PS 82 vota. Pra, nuk kanë votuar PS-në, kanë votuar PD-në dhe kjo është hakmarrja primitive, kriminale e Edi Ramës ndaj tyre. Dëgjojeni këtë.
    Para zgjedhjeve mburreshin me ato ndërtime, mburreshin se Thethi kishte arritur të ketë 2 mijë shtretër. Vërtet arritje shumë e madhe, po të kemi parasysh se një shtrat në Theth ka një kosto të paktën tre herë më të lartë se një shtrat në Tiranë apo bregdet, për shkak të infrastrukturës, distancës, etj.
    Por ja ku janë 2 mijë shtretërit e Thethit, se si Edi Rama për shkak të disfatës elektorale, u hakmor në mënyrën më primitive, më çnjerëzore ndaj tyre. Unë u bëj thirrje banorëve të Thethit, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, të ngrihemi për t’u ndarë në mënyrë përfundimtare nga kjo e keqe e madhe që po rrënon çdo ditë shqiptarët dhe qenien e tyre. Nga ky armik i egër i veriut të Shqipërisë në mënyrë të posaçme, por edhe shqiptarëve në tërësi, i cili rrezaton çdo ditë armiqësi, urrejtje, negativitet ndaj tyre. Pra, ky është Thethi i 2 mijë shtretërve sot.

  • Berisha për shembjet në Theth: Hakmarrje politike se nuk votuan PS-në

    Berisha për shembjet në Theth: Hakmarrje politike se nuk votuan PS-në

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat sot më 17 korrik, nga ku ka deklaruar se vilat e ndërtuara pa leje në Theth janë shembur si hakmarrje politike pasi në zgjedhjet e 11 Majit, banorët atje nuk kishin votuar për Partinë Socialiste.
    Berisha tregoi në ekran se si kishin votuar banorët e Thethit në zgjedhjet e 11 Majit, me 13 vota më shumë për PD-në.
    “Pse kjo? Ky është rezultati i qendrës së votimit ku ju patë atë krim të shëmtuar. PD në këtë qendër ka marrë 95 vota dhe PS 82 vota. Pra, nuk kanë votuar PS-në, kanë votuar PD-në dhe kjo është hakmarrja primitive, kriminale e Edi Ramës ndaj tyre. Dëgjojeni këtë. Para zgjedhjeve mburreshin me ato ndërtime, mburreshin se Thethi kishte arritur të ketë 2 mijë shtretër.
    Vërtet arritje shumë e madhe, po të kemi parasysh se një shtrat në Theth ka një kosto të paktën tre herë më të lartë se një shtrat në Tiranë apo bregdet, për shkak të infrastrukturës, distancës, etj. Por ja ku janë 2 mijë shtretërit e Thethit, se si Edi Rama për shkak të disfatës elektorale, u hakmor në mënyrën më primitive, më çnjerëzore ndaj tyre.”- deklaroi Berisha para gazetarëve.

    Më pas ai u bëri thirrje banorëve të Thethit, por jo vetëm, që të ngrihen të protestojnë kundër qeverisë:” Unë u bëj thirrje banorëve të Thethit, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, të ngrihemi për t’u ndarë në mënyrë përfundimtare nga kjo e keqe e madhe që po rrënon çdo ditë shqiptarët dhe qenien e tyre. Nga ky armik i egër i veriut të Shqipërisë në mënyrë të posaçme, por edhe shqiptarëve në tërësi, i cili rrezaton çdo ditë armiqësi, urrejtje, negativitet ndaj tyre.”

    Më pas kryetari i PD-së akuzoi kryeministrin Edi Rama për diskriminim të veriut, duke shtuar se edhe investimet në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës kanë qenë më të mëdha.