Tag: thethit

  • “Prokurorja Gjeli legalizoi krimin në zemër të Thethit”/ Rama: Dosja e saj do t’i përcillet Këshillit të Lartë të Drejtësisë

    “Prokurorja Gjeli legalizoi krimin në zemër të Thethit”/ Rama: Dosja e saj do t’i përcillet Këshillit të Lartë të Drejtësisë

    Edi Rama

    TIRANË- Teksa ishte duke u kthyer nga Vlora, aty ku edhe ndoqi nga afër aksionin për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama denoncoi një vendim të një prokuroreje për një ndërtim në Theth. Duke lexuar një pjesë të vendimit të marrë nga ajo për pushimin e hetimeve për një ndërtim në zonën e Thethit, kryeministri Rama lajmëroi se për rastin e hetuar nga prokurorja e Prokurorisë së Shkodrës, Elsa Gjeli ka kërkuar angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë. Madje shtoi se këtë çështje do ta përcjellë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
    PJESË NGA FJALA E RAMËS:

    Ky është Thethi pas një masakre të mirëfilltë nga një individ që rezulton i paarritshëm nga krahu i ligjit. Thethi që është kartolinë dhe është katandisur mu në zemër të tij, në një territor toke të zanun. Si ka mundësi? Si është e mundur që pasi Inspektoriati përkatës, e konstatojnë një ndërhyrje të tillë dhe e përcjellin rastin në prokurori, Prokuroria nuk shpall në kërkim të menjëherëshëm personin, por shpall mosfillimin e çështjes. Duke qenë se kërkova të kuptoj më shumë, u ndeshëm me një vendim të një prokuroreje. Zonja Gjeli. Më la pa fjalë. E ndava vendimin me disa të tjerë, por edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë. Po iu lexoj si arsyeton zonja Gjeli: Në lidhje me subjektin aktiv të veprës penale vlerësohet se në rastin konkret plotësohet ky element, ku Kodi Penal parashikon se ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së një krimi ka mbushur 14 vjeç. Absurdi, sapo ka filluar dhe unë po shkëpus vetëm një pjesë se janë një sërë çarçafësh. Sa i përket anës subjektive të kësaj figure krimi, ky element lidhet me qëndrimin psikik që mban personi kundrejt veprës së kryer prej tyre. Ana subjektive karakterizohet nga faji, që na e shpjegon dhe latinisht, në dy format e tij, dashjen dhe pakujdesinë. Si dhe nga motivet e qëllimet. Është e pabesueshme, deri në kufijtë e të llahtarshmes, që një prokurore që para trajtimit të një krimi mjedisor, ndaj pronës publike, të një krimi ndaj një zone ligjërisht të mbrojtur, të jetë në një jerm si ai që lexova që është pjesëz e një përroi psikik të pashtershëm në formë vendimi për mosfillim të çështjes penale. Një prokurore, para trajtimit të një krimi mjedisor, të një krimi ndaj një zonë ligjërisht të mbrojtur nga ligji specifik të përsiatet në një jerm si ai që ju lexova dhe është vetëm një pjesës e një përroi psikik të mosfillimit të çështjes penale. Ndërkohë që i gjithë ai komunitet njerëzish ndjehet i përdhunuar nga një indicid që mu në mes të Thethit ka ngritur fshatin e tij turistik, pa leje! Ndërkohë që për zonjën Gjeli kjo nuk përbën asnjë vepër penale. Nga ana tjetër duke qenë se kthehem nga Vlora, ku vazhdojmë punën që na obligon një mbështetje historike që kemi marrë. Po ju jap një tjetër fakt sesi na është bërë e pamundur që të zhvillojmë projektin “Vlora Sport” tek pylli i Sotës sepse një prokuror ka vënë në sekuestro, dhe mirë ka bërë, për falsifikim prone. Pronat shtetërore, por sekuestroja zgjat prej vitesh dhe të tilla ka plot. Unë i kam kërkuar Ministrisë së Drejtësisë që të veprojë menjëherë ndaj zonjës Gjeli, e cila ka lënë në baltë shtetin, qytetarët dhe të gjitha ato struktura që përpiqen që të ruajnë kufinjtë e ligjit dhe është e padenjë për të qenë e paguar si prokurore. Kam kërkuar që çështja e saj ti përcillet Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Të gjykojë pastaj nëse zonja Gjeli është apo jo e denjë për t’u paguar nga taksat e shqiptarëve dhe ky është vetëm rasti i parë sa herë do të ndeshemi me prokurorë territoresh që paguhen më shumë sesa mjekët dhe mësuesit, dhe nga ana tjetër tradhëtojnë me paditurinë e tyre apo me qëllim, interesat e Republikës së Shqipërisë.
    Ndërkohë, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka ndarë foto nga ndërtimi pa leje, ku IKMT ka nisur prishjen.
    ““Boll ma, tokë e xanun”, aksioni kombëtar i IKMT, Policisë së Shtetit dhe strukturave shtetërore i mbështetur edhe nga Policia Bashkiake mbërrin në Theth. T’i japim fund paligjshmërisë,”-shkruan Beci.

    Po ashtu sot, kryeministri zhvilloi takim me drejtuesit e bashkisë Vlorë, ndërsa inspektoi lirimin e hapësirave publike në qytet. Ai kërkoi që prioritet të jenë qytetarët që ecin në këmbë. Deri tani aksioni ka nisur në Vlorë dhe Tiranë, por duket se po shtrihet në të gjithë vendin./ZËRI

    1751892350 5164630381302606988534080429249990459508151n

    1751891073 51663556613026069852007479198884917959096959n

    1751891073 5164809821302606975200748360993204138551670n

    1751891073 51642013713026069985340791091944726654216555n

  • Prishja e 11 ndërtimeve pa leje, dhjetëra forca policore, inspektorë dhe fadromat e IKMT drejt Thethit

    Prishja e 11 ndërtimeve pa leje, dhjetëra forca policore, inspektorë dhe fadromat e IKMT drejt Thethit

    Dhjetëra forca policore, inspektorë dhe fadromat e IKMT janë nisur drejt Thethit për prishjen e 11 ndërtimeve pa leje në qendër të fshatit.

    Operacioni është ndërmarrë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), si pjesë e një aksioni më të gjerë për të vendosur rend dhe kontroll mbi ndërtimet pa leje në zonat me status të veçantë mbrojtjeje.
    Megjithatë, deri me tani, mjetet e rënda të IKMT-së nuk kanë hyrë ende në qendër të Thethit, aty ku do të nisin prishjet. Forcat e rendit ndodhen në gatishmëri, ndërsa grupet e inspektimit po bëjnë përgatitjet paraprake.
    Burime nga IKMT bëjnë me dije se ky është vetëm fillimi i një operacioni që do të shtrihet edhe në zona të tjera, ku janë konstatuar ndërtime pa leje që bien ndesh me ligjin dhe dëmtojnë mjedisin.
    Mësohet se janë mbi 40 raportime për objekte pa leje në Theth, një pjesë e madhe të ndërtuara gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të Majit.

    Top Channel

  • IKMT, policia nis aksionin/ Shembja e ndërtimeve pa leje, në qendër të Thethit

    IKMT, policia nis aksionin/ Shembja e ndërtimeve pa leje, në qendër të Thethit

    Dhjetëra forca policie dhe grupe të IKMT janë pozicionuar në qendër të Thethit, ku pritet të fillojë zbatimi i planit të shembjes së 11 objekteve të identifikuara si të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.
    Një aksion i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është duke u zhvilluar sot në Theth, ku janë nisur për të shembur ndërtimet pa leje në këtë zonë të mbrojtur dhe me rëndësi të veçantë turistike.
    Ndryshe nga herët e tjera, deri më tani aksioni po zhvillohet pa përplasje apo rezistencë nga banorët, të cilët në aksionet e mëparshme kanë protestuar kundër prishjeve.

  • Qendra shëndetësore verore në zemër të Thethit: Në gatishmëri për turistët e vendasit çdo ditë

    Qendra shëndetësore verore në zemër të Thethit: Në gatishmëri për turistët e vendasit çdo ditë

    Qendrat shendetësore verore janë hapur kudo në bregdet, madje deri në Thethin e largët, i cili mbushet plot me turistë veçanërisht të huaj.
    Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama shkruan se qendra shëndetësore ndodhet në zemër të Thethit dhe është në gatishmëri çdo ditë për pushuesit vendas dhe të huaj 24 orë në 7 ditë të javës.

    “Në zemër të Thethit, aty ku natyra është magjike dhe ajri i pastër, ndodhet Qendra Shëndetësore Verore, në gatishmëri çdo ditë për pushuesit vendas dhe të huaj.Qendra është e pajisur për të përballuar urgjencat dhe ofron shërbim falas 24/7 gjatë gjithë sezonit veror”, shkruan Rama.

  • Turistët ankohen, rruga drejt Thethit e rrezikuar nga bllokimi prej rënies së gurëve

    Turistët ankohen, rruga drejt Thethit e rrezikuar nga bllokimi prej rënies së gurëve

    Rruga që të çon në fshatin turistik të Thethit, në qarkun e Shkodrës, rrezikon të bllokohet për shkak të rënies së gurëve të mëdhenj, që prej ditësh bien në mënyrë të vazhdueshme në disa segmente të këtij aksi dhe nuk janë pastruar.
    Situata përbën rrezik serioz për jetën e banorëve dhe numrit gjithnjë në rritje të turistëve që vizitojnë këtë zonë. Prej datës 8 mars, ky aks rrugor ka mbetur pa mirëmbajtje, pasi kontrata e firmës nënkontraktore me Autoritetin Rrugor Shqiptar ka përfunduar.

    ARRSH ka nisur procedurat për një kontratë të re mirëmbajtjeje, por tenderi është apeluar dhe procesi është në pritje. Drejtuesit e automjeteve shprehen se gjatë vitit të kaluar kjo rrugë është mbajtur e hapur si asnjëherë më parë, por aktualisht situata është përkeqësuar ndjeshëm.
    Për turistët e huaj, siguria në rrugë është alarmante.
    “E tmerrshme kjo situatë në këtë rrugë për mua. Erdhëm këtu dhe rruga ishte plot me gurë. Kishte edhe ngrica kur mbërritëm dhe humbëm mbi dy orë rrugë për shkak të kujdesit që duhej treguar. Rruga është shumë e ngushtë dhe, me gurët e rënë dhe ngricat, ishte një rrezik i madh për ne. Ecëm shumë ngadalë”.
    Ndërkohë që Thethi po përjeton një valë turistësh me nisjen e sezonit, fluksi i lëvizjeve në këtë aks po rritet ndjeshëm.
    Nëse ARRSH nuk finalizon shpejt marrëveshjen me një firmë të re kontraktore, rruga rrezikon të bllokohet plotësisht në ditët në vijim, veçanërisht në rast se do të ketë sërish reshje dëbore apo rrëshqitje të tjera masive gurësh.

  • Turistët ankohen për rrugën! Rruga drejt Thethit e rrezikuar nga bllokimi prej rënies së rrugëve

    Turistët ankohen për rrugën! Rruga drejt Thethit e rrezikuar nga bllokimi prej rënies së rrugëve

    Rruga që të çon në fshatin turistik të Thethit, në qarkun e Shkodrës, rrezikon të bllokohet për shkak të rënies së gurëve të mëdhenj, që prej ditësh bien në mënyrë të vazhdueshme në disa segmente të këtij aksi dhe nuk janë pastruar.

    Situata përbën rrezik serioz për jetën e banorëve dhe numrit gjithnjë në rritje të turistëve që vizitojnë këtë zonë. Prej datës 8 mars, ky aks rrugor ka mbetur pa mirëmbajtje, pasi kontrata e firmës nënkontraktore me Autoritetin Rrugor Shqiptar ka përfunduar.
    ARRSH ka nisur procedurat për një kontratë të re mirëmbajtjeje, por tenderi është apeluar dhe procesi është në pritje. Drejtuesit e automjeteve shprehen se gjatë vitit të kaluar kjo rrugë është mbajtur e hapur si asnjëherë më parë, por aktualisht situata është përkeqësuar ndjeshëm.
    Për turistët e huaj, siguria në rrugë është alarmante.
    “E tmerrshme kjo situatë në këtë rrugë për mua. Erdhëm këtu dhe rruga ishte plot me gurë. Kishte edhe ngrica kur mbërritëm dhe humbëm mbi dy orë rrugë për shkak të kujdesit që duhej treguar. Rruga është shumë e ngushtë dhe, me gurët e rënë dhe ngricat, ishte një rrezik i madh për ne. Ecëm shumë ngadalë”.
    Ndërkohë që Thethi po përjeton një valë turistësh me nisjen e sezonit, fluksi i lëvizjeve në këtë aks po rritet ndjeshëm.
    Nëse ARRSH nuk finalizon shpejt marrëveshjen me një firmë të re kontraktore, rruga rrezikon të bllokohet plotësisht në ditët në vijim, veçanërisht në rast se do të ketë sërish reshje dëbore apo rrëshqitje të tjera masive gurësh.

    Top Channel

  • Rruga e fshatit turistik të Thethit në Shkodër rrezikon të bllokohet nga gurët e mëdhenj, që bien çdo ditë në këtë aks

    Rruga e fshatit turistik të Thethit në Shkodër rrezikon të bllokohet nga gurët e mëdhenj, që bien çdo ditë në këtë aks

    Rruga e fshatit turistik të Thethit në Shkodër rrezikon të bllokohet nga gurët e mëdhenj që bien çdo ditë në atë aks ndërsa është edhe rrezik për jetën e banorëve dhe turistëve të shumtë që shkojnë atje çdo ditë.
     
    Që prej datës 8 mars të këtij viti kjo rrugë është pa mirëmbajtje për shkak se firmës nënkotraktore i ka mbatuar kontrata me ARRSH. Autoriteti rrugor ka nisur procedurat për kontratën e re por tenderi është apeluar. Drejtuesit e automjeteve shprehen se vitin e fundit ai aks rrugor si asnjëherë më parë është mbajtur i hapur. Ditët e fundit rruga e Thethit ka patur probleme nga reshjet e borës ndërsa aktualisht në shumë vende rrëshqitja e gurëve po kthehet në një rrezik serioz.
    Turistët rrëshqitjen e gurëve dhe ngricat që ende vazhdojnë në atë aks në disa segmente i cilësojnë si të tmerrshme. “E tmerrshme kjo situatë në këtë rrugë për mua. Erdhëm këtu dhe ky aks nuk është aspak i mirë, me gurë në rrugë. Kishte edhe ngrica kur erdhëm ne dhe kemi humbur më shumë se dy orë sepse duhej kujdes. Rruga shumë e ngushtë dhe duke patur parasysh edhe gurët dhe ngricat, ishte një rrezik për ne. Kemi ecur shumë ngadalë”.
    Tashmë Thethi nis mbipopullimin nga turistët e shumtë që shkojnë dhe fluksi i lëvizjeve rritet ndjeshëm atje. Në rast se ARRSH nuk zgjidh mirëmbajtjen me një firmë konktraktore atëherë rruga në ditët në vazhdim rrezikon të bllokohet nëse do ketë sërish reshje bore apo nga rrëshqitja e gurëve të mëdhenj që po bien çdo ditë

  • Rrezik për turistët dhe banorët/ Rruga e fshatit turistik të Thethit rrezikon të bllokohet nga gurët e mëdhenj

    Rrezik për turistët dhe banorët/ Rruga e fshatit turistik të Thethit rrezikon të bllokohet nga gurët e mëdhenj

    Rruga e fshatit turistik të Thethit në Shkodër rrezikon të bllokohet nga gurët e mëdhenj që bien çdo ditë në atë aks ndërsa është edhe rrezik për jetën e banorëve dhe turistëve të shumtë që shkojnë atje çdo ditë.
    Që prej datës 8 mars të këtij viti kjo rrugë është pa mirëmbajtje për shkak se firmës nënkotraktore i ka mbatuar kontrata me ARRSH. Autoriteti rrugor ka nisur procedurat për kontratën e re por tenderi është apeluar. Drejtuesit e automjeteve shprehen se vitin e fundit ai aks rrugor si asnjëherë më parë është mbajtur i hapur. Ditët e fundit rruga e Thethit ka patur probleme nga reshjet e borës ndërsa aktualisht në shumë vende rrëshqitja e gurëve po kthehet në një rrezik serioz.
    Turistët rrëshqitjen e gurëve dhe ngricat që ende vazhdojnë në atë aks në disa segmente i cilësojnë si të tmerrshme. “E tmerrshme kjo situatë në këtë rrugë për mua. Erdhëm këtu dhe ky aks nuk është aspak i mirë, me gurë në rrugë. Kishte edhe ngrica kur erdhëm ne dhe kemi humbur më shumë se dy orë sepse duhej kujdes. Rruga shumë e ngushtë dhe duke patur parasysh edhe gurët dhe ngricat, ishte një rrezik për ne. Kemi ecur shumë ngadalë”.
    Tashmë Thethi nis mbipopullimin nga turistët e shumtë që shkojnë dhe fluksi i lëvizjeve rritet ndjeshëm atje. Në rast se ARRSH nuk zgjidh mirëmbajtjen me një firmë konktraktore atëherë rruga në ditët në vazhdim rrezikon të bllokohet nëse do ketë sërish reshje bore apo nga rrëshqitja e gurëve të mëdhenj që po bien çdo ditë.

  • ‘Paralizohet’ nga bora dhe akulli rruga e Thethit, mungojnë borëpastrueset dhe kriposja e rrugëve

    ‘Paralizohet’ nga bora dhe akulli rruga e Thethit, mungojnë borëpastrueset dhe kriposja e rrugëve

    Bora dhe akulli kanë paralizuar rrugën e Thethit në Shkodër. Mësohen se në terren nuk ka madje as borëpastruese dhe nuk është hedhur as kripë.
    Duke qenë se rruga ka ngrica, shoferët duhet të kenë kujdes të shtuar në këtë aks rrugor. Ndërsa, institucionet duhet të marrin masat e menjëhershme, që mjetet të kalojnë pa probleme.