Tag: thethin

  • Thethi është plot! Harrohet aksioni i korrikut, turistë nga e gjithë bota shijojnë natyrën

    Thethi është plot! Harrohet aksioni i korrikut, turistë nga e gjithë bota shijojnë natyrën

    Në mesin e muajit gusht, në Theth është thuajse e pamundur për të gjetur një vend të lirshëm nëse nuk keni rezervuar më herët.

    Aksioni i korrikut është harruar dhe turistë nga e gjithë bota po shijojnë natyrën. Njësoj si Amelia, nga Australia, e cila erdhi për ta vizituar për 1 ditë por tani ka 1 muaj në Theth.
    Jam nga Australia dhe e dua Thethin aq shumë sa kam ardhur në Shqipëri 8 javë më parë dhe, në total, kam kaluar gati një muaj këtu në Theth, sepse e dua vërtetë.
    Ndjesia këtu është thjesht magjike, është magjike, është mistike, të jep ngrohtësi. Ti vjen në Theth, eksploron ujëvarën, del për ecje tek Syri i Kaltër, noton në ujin e ftohtë, shkon në male, ha ushqim të mirë tradicional, pi me miqtë e tu, pi kafe me miqtë e tu. Nuk njoh ndonjë që s’do të vijë sërish apo nuk dëshiron të rrijë më gjatë.
    Përveç të huajve që janë shumicë, në Theth janë rikthyer edhe vizitorët vendas të cilët në fillim munguan.Sinkron turistët shqiptarë…
    Ne po bëjmë shtigjet e Majave të Ballkanit, u ndalëm këtu të vizitonim këtë kishë. E zgjodhëm sepse i duam malet, shtigjet. Ne jemi nga Gjermania, shqiptarët janë shumë miqësorë, na pëlqen kjo gjë, i duam malet dhe kjo është përshtypja jonë e parë.
    Jam nga Skocia, e zgjodhëm Thethin nga Majat e Ballkanit, përshtypja e parë është shumë e këndshme, ushqim i mirë, biseda të këndshme dhe bujtinat e mira. Mund ta rekomandoj vërtet, është një vend shumë i mirë në Shqipëri, është ndryshe nga Tirana ku ishim më parë.
    Paulin Polia, operator turistik thotë se është koha për një vizion më të qartë për Thethin, për të ruajtur vazhdimësinë dhe të ardhmen…
    Përveç natyrës dhe mundësive për shëtitje e ngjitje në male, Thethi ofron edhe mundësi të reja për aventurierët përmes zip line që i jep mundësinë vizitorëve të shohin nga lart panoramën e fshatit dhe të ndiejnë adrenalinën mes maleve.

    Top Channel

  • “Berisha mbjell përçarje kombëtare”, Meçe komenton deklaratat për Thethin: Po e shet  si viktimë politike

    “Berisha mbjell përçarje kombëtare”, Meçe komenton deklaratat për Thethin: Po e shet si viktimë politike

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sal Berisha e gjeti më në fund arsyen e vërtetë e aksionit  për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë e Thethit. Ai u shpreh se Rama shembi ndërtimet pa leje në Theth, sepse Thethi është “blu” në bindjet politike.
    Analisti Arben Meçe, i ftuar në  një emision televiziv u shpreh se Sali Berisha tezën e tij politike e ka mbështetur  tek ndasia mes shqiptarëve, sidomos mes veriut dhe jugut.
    Boshti i politikës së këtij  kanë qenë këto të dyja tezat. Ai mbështetjen kryesore ka në ndasinë veri-jug, dhe domosdoshmërinë e një konflikti.. deri në të armatosur”, theksoi ai.
    Ai theksoi se Berisha dhe njerëzit e tij tenton ta shesë aksion in në Theth si aksion kundër veriut, por kjo nuk është e vërtetë, sepse aksioni ka synuar subjektet, të cilat kanë ndërtuar pa leje.
    “Të gjithë aksionin që ka ndërmarrë qeveria shqiptare, në Theth, PD dhe Sali Berisha në veçanti tenton ta adresojë si një goditje ndaj veriut. Në Theth janë 40 subjekte që janë goditur, nuk përfaqësojnë Thethin dhe zonë e Thethit”, tha ai.
     
  • ‘Bandë terroriste në Theth’, Ndoka reagon për shembjen e ndërtimeve pa leje: Rama po fsheh diçka

    ‘Bandë terroriste në Theth’, Ndoka reagon për shembjen e ndërtimeve pa leje: Rama po fsheh diçka

    Kreu i PDK, Nard Ndoka e ka konsideruar si të rrezikshme sjelljen e kryeministrit Edi Rama pas vendimit të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.
    Sipas Ndokës, Rama po tregohet jashtë mase i rrezikshëm, jashtë kornizave ligjore dhe kushtetuese.
    Ndoka në një intervistë është shprehur se është e vështirë t’i japësh përgjigje vendimit të një të çmenduri për Thethin.
    Ndër të tjera thekson se banorëve u ka mbetur vetëm Kanuni.
    “Ajo që po bën Edi Rama është e rrezikshme, sjellja e tij. Hyn në mandatin e katërt dhe po tregohet jashtë mase i rrezikshëm, jashtë kornizave ligjore dhe kushtetuese. Po shemb pushtetin lokal, që është pushtet më vete.
    Ramiz Aliaj kishte një mendësi shumë më të avancuar se sa Rama sot për pushtetin. Ne Edi Ramën e kemi patur kryetar bashkie, ku ka treguar shenja agresiviteti dhe ka qenë tip regresiv që në atë kohë.
    Shoqata e kryetarëve të bashkive ka qenë një autoritet i padiskutueshëm. Ky s’e ka atributin ligjor, ndërhyn dhunshëm dhe krijon shumë probleme. Fajin për keqqeverisjen e këtij vendi e ka ky.
    Çdo faj që vërehet te mungesa e funksionimit të administratës lokale, është Edi Rama pas tyre, që kërkon t’i largojë që të shfryjë tullumbacen e tij.
    Është e vështirë t’i japësh një përgjigje vendimit të një të çmenduri për Thethin, se kjo s’është mendje normale! Këtu ku ndodhemi ne janë me qindra pa leje, dhe Rama i di shumë mirë. Janë pallate, kulla pa leje, edhe merret me Thethin. Kjo s’bëhet kështu siç e bën ky.
    Shkoi i mashtroi, i nxiti, ju tha që kthehuni nga jashtë, zhvilloni biznesin në tokat tuaja. Unë kam përshtypjen që po fsheh diçka më të madhe, do dalë shumë shpejt. Me këtë që bëri ky s’ka shpjegim tjetër.
    Ky shkërmoqi autoritetin e shtetit në Theth, e bëri bandë terroriste. Ky është peng i një loje të madhe që do dalë. Ata s’kanë rrugë tjetër veç Kanunit, Kanuni i ka mbajtur ata. Duhet të kesh një vendim gjykate që të hysh ti”, ka deklaruara ai.

  • Nard Ndoka: Rama është çmendur, pas aksionit të tij fshihet diçka e madhe

    Nard Ndoka: Rama është çmendur, pas aksionit të tij fshihet diçka e madhe

    Kreu i PDK Nard Ndoka e konsideroi sjelljen e kryeministrit Edi Rama në raport me kryetarët e bashkive si tejet të rrezikshme,  jashtë kornizave ligjore dhe kushtetuese.
    Ndërsa i cilësoi shembjet në Theth si çmenduri, Ndoka tha që diçka më e madhe fshihet pas këtij aksioni, e cila do të dalë shumë shpejt.
    Po ashtu Ndoka vuri në dukje se në Tiranë ka pallate dhe kulla pa leje, ndërkohë që Rama merret me Thethin.
    “Ajo që po bën Edi Rama është e rrezikshme, sjellja e tij. Hyn në mandatin e katërt dhe po tregohet jashtë mase i rrezikshëm, jashtë kornizave ligjore dhe kushtetuese. Po shemb pushtetin lokal, që është pushtet më vete.
    Ramiz Aliaj kishte një mendësi shumë më të avancuar se sa Rama sot për pushtetin. Ne Edi Ramën e kemi patur kryetar bashkie, ku ka treguar shenja agresiviteti dhe ka qenë tip regresiv që në atë kohë.
    Shoqata e kryetarëve të bashkive ka qenë një autoritet i padiskutueshëm. Ky s’e ka atributin ligjor, ndërhyn dhunshëm dhe krijon shumë probleme. Fajin për keqqeverisjen e këtij vendi e ka ky.
    Çdo faj që vërehet te mungesa e funksionimit të administratës lokale, është Edi Rama pas tyre, që kërkon t’i largojë që të shfryjë tullumbacen e tij.
    Është e vështirë t’i japësh një përgjigje vendimit të një të çmenduri për Thethin, se kjo s’është mendje normale! Këtu ku ndodhemi ne janë me qindra pa leje, dhe Rama i di shumë mirë. Janë pallate, kulla pa leje, edhe merret me Thethin. Kjo s’bëhet kështu siç e bën ky.
    Shkoi i mashtroi, i nxiti, ju tha që kthehuni nga jashtë, zhvilloni biznesin në tokat tuaja. Unë kam përshtypjen që po fsheh diçka më të madhe, do dalë shumë shpejt. Me këtë që bëri ky s’ka shpjegim tjetër.
    Ky shkërmoqi autoritetin e shtetit në Theth, e bëri bandë terroriste. Ky është peng i një loje të madhe që do dalë. Ata s’kanë rrugë tjetër veç Kanunit, Kanuni i ka mbajtur ata. Duhet të kesh një vendim gjykate që të hysh ti”, tha ai për MCN.
    Ndoka denoncoi se “banorët janë detyruar të paguajnë nën dorë 1 milion për të lidhur energjinë elektrike, 500 mijë për ujin, dhe të tjera para për t’u regjistruar si biznese, apo para për policët e zonës, bashkinë dhe inspektoriatin”.

  • VIDEO- “Edi Rama u soll ndaj Thethit si një shkatërrimtar”, kryetari i PD- së Berisha flet për aksionin e IKMT

    VIDEO- “Edi Rama u soll ndaj Thethit si një shkatërrimtar”, kryetari i PD- së Berisha flet për aksionin e IKMT

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka komentuar në hapje të konferencës së sotme për shtyp aksionin e IKMT- së në zonën e Thethit. Lideri i opozitës ka hedhur akuza të forta për kryeministrin Edi Rama.
    “Edi Rama është sjellë me Thethin njëlloj si malazezët, turqit, serbët, Mehmet Shehu”, ka thënë Berisha duke shtuar se “armiqësia e Edi Ramës ndaj banorëve të Thethit tejkalon të gjitha armiqësitë e njohura gjer sot ndaj tyre”.
    
    Fjala e Berishës për Thethin: Dënoj me forcën më të madhe krimin shtetëror ndaj banorëve të Thethit dhe kërkoj ndërprerjen e këtij terrori dhe dëmshpërblimin e të gjitha banesave të prishura. Terrori shtetëror, dhuna dhe shkatërrimi i ekonomive të banorëve të Thethit është një nga aktet më të rënda, më të paprecedentë në historinë e një vendi.
    Edi Rama është sjellë me Thethin njëlloj si malazezët, turqit, serbët, Mehmet Shehu. Është sjellë me Thethin dhe dukagjinasit si një pushtues i egër. Armiqësia e Edi Ramës ndaj banorëve të Thethit tejkalon të gjitha armiqësitë e njohura gjer sot ndaj tyre.
    Edi Rama përdori praktikat më të ulëta morale, pafytyrësinë dhe pabesinë më të madhe për të realizuar një projekt shkatërrimtar për banorët, një projekt mafioz, një projekt antishqiptar, një projekt hakmarrës, primitiv.
    Shqiptarët duhet ta dinë se në Theth absolutisht nuk ekziston absolutisht asnjë pëllëmbë tokë e xanun, jo në Theth, po as në veri askund sepse tokën ata e kanë trashëgimi shekullore të paraardhësve të tyre dhe nuk kanë marrë kurrë asnjë pëllëmbë tokë të tjetërkujt apo tokë të askujt. Ka edhe toka të askujt, mera quhen, toka publike.
    Pra, kreu një aksion urrejtje të papërmbajtur ndaj njerëzve që kishin shfrytëzuar pronën e vet për të ndërtuar pasi i kishte autorizuar, pasi ai dhe kreu i Bashkisë së Shkodrës, në një seri deklaratash i kishin garantuar se do legalizoheshin dhe do marrin lejet e legalizimit.
    Pasi u kishte kërkuar që të ftojnë njerëzit e tyre në emigracion të vijnë dhe të investojnë në Theth, Edi Rama u soll ndaj Thethit si një shkatërrimtar. E thashë edhe njëherë, shfrytëzoi pabesinë, mashtrimin dhe ka dëmtuar më shumë se çdo pushtues tjetër atë zonë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • ‘Rama është sadist’, Meta nga qelia: Albanofob, po përzë shqiptarët nga Thethi

    ‘Rama është sadist’, Meta nga qelia: Albanofob, po përzë shqiptarët nga Thethi

    Ish-Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga qelia aksionet për shembjen e objekteve në Theth.
    Në një postim në rrjetin social Facebook, Meta akuzon Kryeministrin si albanofob dhe që banorëve të Thethit u dërgon fadromat gjatë natës.
    Sipas Metës, do të duhej të kishte një dialog me banorët, të shpallej një moratorium që ndalon ndërtimet e reja në Theth dhe ky proces të zhvillohej pas sezonit turistik.
    Ish-Presidenti Meta e mbyll postimin duke thënë se nesër mund të jetë radha për shembje e një zone tjetër.
    Postimi në Facebook i Ilir Metës:
    𝐓𝐡𝐞𝐭𝐡𝐢, 𝐚𝐥𝐛𝐚𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐮 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐥𝐛𝐚𝐧𝐨𝐟𝐨𝐛𝐢.
    Cilido që ka vizituar Thethin largohet vetëm me një dëshirë, për t’u rikthyer sa më parë.
    Por një albanolog i njohur, i habiti të gjithë kur vendosi të zgjidhte Thethin si vendprehjen e tij të përhershme.
    Dhe tashmë prej vitit 2017, albanologu Robert Elsie prehet në Theth.
    Ndërkohë që Kryealbanofobi i kohëve tona e zgjodhi Thethin për të zbazur gjithë urrejtjen e tij ndaj këtij komuniteti të mrekullueshëm duke iniciuar operacionin absurd “tokë e xanun” në një trevë ku secili është në tokën e tij prej shekujsh.
    Por ky albanofob që deklaroi te “Financial Times” se Veriu i Kosovës është tokë e askujt “No man’s land” se ka për gjë t’u mohojë tokat thethjanëve dhe t’u çojë fadromat natën për të shembur investimet e tyre e duke përzënë edhe turistët në kulmin e sezonit.
    Sepse e gjithë veprimtaria e tij udhëhiqet nga urrejtja ndaj shqiptarëve dhe si një sadist i vërtetë kënaqet kur u shkakton fatkeqësi, vuajte e lot e sidomos pasi ua “ka hedhur”me mashtrime elektorale të hapura dhe të pacipa.
    Albanofobi e kishte të pamundur të shpallte një moratorium për ndalimin e ndërtimeve të reja në Theth deri në miratimin e një plani zhvillimor që ruan mjedisin edhe traditën.
    Albanofobi e kishte të pamundur të priste përfundim e këtij sezoni turistik e më pas të nise një dialog me komunitetin se si do të zgjidhej kjo situatë për të ardhmen me sa më pak kosto në interes të zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të zonës dhe komunitetit.
    Por nuk e lejonte urrejtja dhe përbuzja që ka ndaj shqiptarëve të ndershëm dhe patriot që të sillej me përgjegjshmëri e ligjshmëri.
    Ndoshta edhe është mërzitur se disa thethjanë i kishin marrë seriozisht ftesat e tij për t’u rikthyer në tokat e tyre dhe kjo ishte e vetmja mënyrë për të përzënë përgjithmonë duke u rrënuar kursimet e një jete të tërë në emigracion.
    Ndaj shqiptarët kudo ku janë kanë vetëm një rrugë që të jetojnë në paqe dhe siguri në vendin e tyre dhe pronat e tyre të bashkohen për të përzënë albanofobin, zaptuesin e dhunshëm të pushtetit të vjedhur nga i cili nuk mund të pritet asnjë ditë siguri dhe normalitet.
    Sot e ka radhën Thethi, nesër do ta kenë të tjerë.
    Akrepi nuk ndalet derisa t’ia fusë edhe vetes.

  • “Rama ka një plan për Thethin”/ Shehaj zbulon detajet: Ja e vërteta për prishjen e ndërtimeve

    “Rama ka një plan për Thethin”/ Shehaj zbulon detajet: Ja e vërteta për prishjen e ndërtimeve

    Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar sot lidhur me prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.
    Përmes një video-postimi në rrjetet sociale, Shehaj hedh dyshime se kryeministri Edi Rama ka një plan për Thethin.
    Shehaj akuzon Ramën se planin prër Thethin do ta zbatojë për veten dhe për miqtë e vet.
    “Thethi, i tëri, mund të vlejë 200, 500 apo edhe mbi 1 miliard euro. Por problemi i madh është se pronarët e tokave në Theth, banorët e zonës, janë në thelb pronarët e ligjshëm, por nuk kanë dokumentet. Edhe sikur t’i kishin, s’mund të ndërtojnë dot, sepse kanë nevojë për leje, dhe leja jepet vetëm nga Edi Rama.
    Një pronë merr vlerë vetëm kur ka leje ndërtimi. Nëse Edi Rama nuk e jep lejen, atëherë pronarët nuk mund ta gëzojnë pronën e tyre.
    E vërteta është që Edi Rama ka një plan për Thethin, ashtu siç kishte për jugun. Por problemi i vërtetë është se në atë plan nuk ka vend për pronarët e tokës në Theth.
    Kjo është arsyeja pse sot ai po i shemb ndërtimet e tyre, po i zhvesh nga prona dhe po i përjashton nga çdo zhvillim. Sepse Rama ka një plan. Dhe atë plan do ta zbatojë për veten dhe për miqtë e vet, siç e bëri me “pikat e vogla” të bregdetit shqiptar, që sot nuk i gëzojnë më pronarët e tokës, por miqtë e ngushtë të Edi Ramës”,-shprehet Shehaj.

  • Natë e zhurmshme për Thethin, 120 ndërtime në plan për t’u shembur, reagon Kisha Katolike

    Natë e zhurmshme për Thethin, 120 ndërtime në plan për t’u shembur, reagon Kisha Katolike

    Pavarësisht orëve të vona, nata nuk do të jetë e qetë për Thethin. Atje vijon zhvendosja dhe prishja e subjekteve pa leje.
    Forcat e IKMT-së kanë hapur katër fronte ku po prishin objektet. Aksioni do të vijojë përgjatë gjithë natës për të vazhduar edhe ditën e nesërme.
    Ndërkohë harta e objekteve për t’u prishur sa vjen e shtohet. Fillimisht u fol për 40, por tani ky numër ka shkuar në 120 objekte që do rrafshohen.
    Një pjesë e strukturave janë të çmontueshme, si ato që duken në këto pamje. Ndërkohë në lartësinë e maleve janë vendosur struktura të ndërtuara me gurë dhe me beton.
    Në Theth janë vendosur nëntë furgonë policie të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Shqiponjave. Lëvizja e uniformave blu vjen pas incidentit të rëndë në mesditë ku u hodh molotov.
    Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar apo dëme materiale.
    Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Arqipeshkevia Metropolitane Shkodër-Pult e cila shprehet e “shqetësuar për çka po ndodh”.
    Ajo i bën thirrje të gjitha palëve që të ruajnë qetësinë, të angazhohen për dialog dhe të respektojnë jetën.
    “Dënojmë me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo. Jemi në krah të të gjithë njerëzve vullnetmirë, të atyre që punojnë me ndershmëri, sakrificë e dinjitet, shpesh në vuajtje dhe në heshtje. Respekti për ligjin dhe drejtësinë është një detyrë thelbësore për të gjithë. Ne besojmë se është themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu e nevojshme të mbrojmë ata që, me punë të palodhur dhe me përkushtim, përpiqen të jetojnë ndershmërisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre”, thuhet në deklaratën e Arqipeshkvit Giovanni Peragine.

  • Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne

    Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne

    Thethi, që së fundmi u bë pjesë e zhurmës së rrjetit për shkak të disa ndërtimeve pa leje, është një nga destinacionet me vlerësimet më të mira të turistëve sa i takon natyrës dhe guidave që janë në këtë rajon.Në Tripadvisor që është një faqe që jep vlerësime mbi destinacione, ture, hotele dhe bar- restorante vlerësimet pozitive për pikat që mund të vizitosh dhe ajo që do të gjesh kanë ardhur në përmirësim.Ndërkohë që fotoja më domethënëse që shoqëron vlerësimet për destinacionin në Google Review është ajo e Kishës e cila këto ditë qarkulloi më shumë me pamjen e betonizimit dhe shtëpizave të ngritura pa leje që po prishen nga institucionet pasi është shkelur ligji.Vlerësimet për Thethin dhe Kishën“Ishte një eksperiencë shumë e mirë . Vendet ku ishim ishin të mahnitshme, Guida ishte shumë i mirë dhe me humor” vlerëson Kristian në një koment të tij në mars të këtij viti.Lidhur me Kishën vlerësimet janë të shumta dhe të shoqëruara të gjitha me foto.Jorge Gil Ramírez që vizitoi Thethin tre javë më parë thotë se është një vend magjepsës ndërkohë që Kishën e cilëson si një pikë shumë të mirë për të bërë disa foto.Anna një tjetër turiste nënvizon se kjo është ndërtesa më ikonike e Thethit e bukur nga jashtë dhe totalisht e rinovuar nga brenda.“Një vend i bukur dhe i qetë. Kisha ndodhet në një shesh të bukur të rrethuar nga dy pemë të mëdha. Livadhi është gjithashtu një vend i shkëlqyer për t’u ndalur dhe për të shijuar pamjen. Këtu, vendi ende tregon bukurinë e tij natyrore. Në zonat përreth, ka shumë ndërtime dhe kryesisht është moderne” shprehet Fabian Mayer në një vlerësim të tre javëve më parë.Mattijs Uitterhoeve që vizitoi Thethin tre javë më parë ka postuar sërish një foto të kishës ku shpreh frikën e tij se ndërtimet mund të lulëzojnë më shumë.“Një kishë shumë e bukur në një vend shumë të bukur. Kam frikë se gjithçka përreth do të ndërtohet shumë shpejt. Që tani është më pak fotozhenike sesa e kam parë në foto të vjetra” thotë ai.“Një kishë simpatike në një fshat simpatik. Me rrugën e asfaltuar që të çon në fshat, ajo ngadalë fillon të tregojë sharmin e saj dhe fillon komercializmi” komenton Slawek./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.