Tag: theth

  • Theth/ Abuzoi seksualisht me 26-vjeçaren, procedohet 54-vjeçari nga izraeli

    Theth/ Abuzoi seksualisht me 26-vjeçaren, procedohet 54-vjeçari nga izraeli

    Një 54-vjeçar nga Izraeli po procedohet në gjendje të lirë nga Policia e Shkodrës, pas një kallëzimi për abuzim seksual ndaj një shtetaseje nga Izraeli, të ndodhur në një hotel në zonën turistike të Thethit.

    Burime zyrtare nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ku është nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. C., 54 vjeç, me banim në Izrael.

    Procedimi ndaj tij erdhi pas kallëzimit të bërë nga shtetasja E. Z., 26 vjeçe, gjithashtu banuese në Izrael, e cila ka deklaruar se më datë 9 tetor 2025 është abuzuar seksualisht në ambientet e një hoteli në fshatin Theth”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Dyshohet se përdhunoi një 26-vjeçare në një hotel në Theth, nisin hetimet për izraelitin

    Dyshohet se përdhunoi një 26-vjeçare në një hotel në Theth, nisin hetimet për izraelitin

    Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht një shtetas izraelit, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 26-vjeçare izraelite.
    Më konkretisht, është proceduar penalisht shtetasi L. C., 54 vjeç, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja E. Z., 26 vjeçe, të dy banuese në Izrael, teksa vajza pretendon se ngjarja ka ndodhur më 9 Tetor në një hotel në Theth.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. C., 54 vjeç, banues në Izrael, pasi ndaj këtij shtetasi ka bërë kallëzim shtetasja E. Z., 26 vjeçe, banuese në Izrael, e cila pretendon se, më datë 09.10.2025, është abuzuar seksualisht në një hotel në fshatin Theth.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

  • Shkëputet masivi shkëmbor në Theth, shkak ndryshimet e temperaturave

    Shkëputet masivi shkëmbor në Theth, shkak ndryshimet e temperaturave

    Një masiv shkëmbor është shkëputur një ditë më parë në zonën e Thethit. Nga kjo ngjarje nuk ka raportime për dëme ndërsa pamjet e filmuara nga një banor i zonës po bëjnë xhiron e rrjetin.
    Ekspert i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha në një postim në rrjetet sociale shkruan se fenomeni lidhet me temperaturat jo normale për stinën në këtë zonë. Ai bëri thirrje për kujdes të shtuar dhe respektimi i perimetrit të sigurisë, veçanërisht në zonat me shpatet e thepisura.
    “Fenomen natyror në Parkun Kombëtar të Alpeve- Theth. Ndryshimet e mëdha të temperaturave ndërmjet ditës dhe natës, të kombinuara me lagështinë dhe ciklet e ngrirje-shkrirjes së ujit në çarjet e shkëmbinjve, shkaktojnë ndonjëherë shembje të pjesshme të masiveve shkëmbore në zonat alpine.
    Këto fenomene natyrore, si ai i ndodhur së fundmi në Theth, janë pjesë e proceseve gjeologjike që formësojnë peizazhin e Alpeve Shqiptare ndër shekuj. Prandaj, gjatë qëndrimit apo vizitave në zonë, rekomandohet kujdes dhe respektim i perimetrit të sigurisë, veçanërisht në zonat me shpatet e thepisura”, shkruan Dardha.

  • Pamje të rralla nga veriu i vendit/ Shembet masivi shkëmbor në Theth (VIDEO)

    Pamje të rralla nga veriu i vendit/ Shembet masivi shkëmbor në Theth (VIDEO)

    Një masiv shkëmbor në malësinë e Thethit është shembur së fundmi, duke krijuar një imazh të paprecedentë në zonë.
    “Në Theth shembet mali”, është shprehur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ka ndarë pamjet në rrjetet sociale.
    Ende nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarjeje, ndërsa deri më tani nuk raportohet të ketë dëme në njerëz apo materiale për shkak të largësisë së shembjes nga zonat e banuara.

  • “Përçarje ndaj Veriut, shpagimi ka për të ardhur”/ Aksioni kundër prishjes së ndërtimeve, reagon deputeti: Rama, terror

    “Përçarje ndaj Veriut, shpagimi ka për të ardhur”/ Aksioni kundër prishjes së ndërtimeve, reagon deputeti: Rama, terror

    Kryeministri Edi Rama u rikthye në Theth me aksionin e prishjeve të ndërtimeve jo për arsye turistike, por armike dhe frekuencë hakmarrjeje ndaj Veriut që e përçmon.
    Kështu shprehet deputeti demokrat Luçiano Boçi me një postim në profilin e tij të rrjetit social Facebook, ku komenton lëvizjen më të fundit të qeverisë në kuadër të kontrollit të territorit.
    “Rikthimi i terrorit të Ramës në Theth, nuk është “për arsye turistike”, por për arsye armike. As ligjore por vetëm pasurore. As arsye dashurie për natyrën, por arsye e pastër urrejtje për njerëzit. Rama nuk u mjaftua me atë që la pas në Korrik, ku mbolli kaos, faliment ekonomik, inerte dhe përçau njerëzit me selektime prishjesh e favoresh. Rri, rri dhe i rikthehet Thethit me një frekuencë të rritur hakmarrjeje ndaj Veriut që e përçmon”, shkruan ndër të tjera ligjvënësi i Partisë Demokratike, njëkohësisht kreu politik në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Shkodrës.
    Madje deputeti e krahason kryeministrin me një “Zonjë Plakë” e dramës së famshme të Durrenmat, ku personazhi kthehet për hakmarrje, teksa e paralajmëron se “shpagimi ka për të ardhur”.
    “Rama është si ajo “Zonja Plakë” e dramës së famshme të Durrenmat-it, ku personazhi kryesor rikthehet për hakmarrjen e paramenduar. Por mos të harrojë: Shpagimi ka për të ardhur!”, shkruan Boçi.
    Postimi i plotë i deputetit:
    “RIKTHIMI I TERRORIT NË THETH DHE ZONJA PLAKË (RAMA)
    Rikthimi i terrorit të Ramës në Theth, nuk është “për arsye turistike”, por për arsye armike. As ligjore por vetëm pasurore. As arsye dashurie për natyrën, por arsye e pastër urrejtje për njerëzit.
    Terrori e ka vlerën kur transmetohet live. Kjo është strategji e zakonshme e grupeve terroriste dhe shteteve terroriste.
    Rama nuk u mjaftua me atë që la pas në Korrik, ku mbolli kaos, faliment ekonomik, inerte dhe përcau njerëzit me selektime prishjesh e favoresh.
    Rri, rri dhe i rikthehet Thethit me një frekuencë të rritur hakmarrjeje ndaj Veriut që e përçmon.
    Ndryshe nuk shpjegohet se si na i paska shpëtuar “syrit vigjilent” të Benetit një ndërtesë 3-katëshe në Theth, e ndërtuar me mund e djersë në tokën e vet. Këtë vetëm satelitët e Ramës e shpjegojnë.
    Në Theth po ndodh ajo që ndodh kur pushteti humbet masën morale të veprimit të vet. Përdor ligjin si justifikim për arbitraritetin, dhe e quan frikën “zbatim të rendit”.
    Rama mos harrojë diçka që çdo kush e merr si mësim kur shkon ne Theth:
    Thethi është më shumë se një fshat malor. Është simboli i shpirtit shqiptar që jeton midis bukurisë dhe përjashtimit.
    Kur fadroma ngrihet mbi gurët e Thethit, ajo nuk shemb thjesht ndërtime, por shpirtin e një vendi që Rama s’e ndihmoi kurrë me zemër dhe që tani e dënon pse është i zoti për mbijetesë.
    Rama është si ajo “Zonja Plakë” e dramës së famshme të Durrenmat-it, ku personazhi kryesor rikthehet për hakmarrjen e paramenduar. Por mos të harrojë: Shpagimi ka për të ardhur!”

  • Boçi: Rama riktheu terrorin në Theth, mos harrojë se shpagimi ka për të ardhur

    Boçi: Rama riktheu terrorin në Theth, mos harrojë se shpagimi ka për të ardhur

    ”Kryeministri Edi Rama u rikthye në Theth me aksionin e prishjeve të ndërtimeve jo për arsye turistike, por armike dhe frekuencë hakmarrjeje ndaj Veriut që e përçmon”
    Kështu shprehet deputeti demokrat Luçiano Boçi me një postim në profilin e tij të rrjetit social Facebook, ku komenton lëvizjen më të fundit të qeverisë në kuadër të kontrollit të territorit.
    “Rikthimi i terrorit të Ramës në Theth, nuk është për arsye turistike, por për arsye armike. As ligjore por vetëm pasurore. As arsye dashurie për natyrën, por arsye e pastër urrejtje për njerëzit. Rama nuk u mjaftua me atë që la pas në Korrik, ku mbolli kaos, faliment ekonomik, inerte dhe përçau njerëzit me selektime prishjesh e favoresh. Rri, rri dhe i rikthehet Thethit  me një frekuencë të rritur hakmarrjeje ndaj Veriut që e përçmon”, shkruan ndër të tjera ligjvënësi i Partisë Demokratike, njëkohësisht kreu politik në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Shkodrës.
    Madje deputeti e krahason kryeministrin me një “Zonjë Plakë” e dramës së famshme të Durrenmat, ku personazhi kthehet për hakmarrje, teksa e paralajmëron se “shpagimi ka për të ardhur”
    Reagimi
    Rikthimi i terrorit të Ramës në Theth,  nuk është “për arsye turistike”, por për arsye armike. As ligjore por vetëm pasurore. As arsye dashurie për natyrën, por arsye e pastër urrejtje për njerëzit.
    Terrori e ka vlerën kur transmetohet live. Kjo është strategji e zakonshme e grupeve terroriste dhe shteteve terroriste.
    Rama nuk u mjaftua me atë që la pas në Korrik, ku mbolli kaos, faliment ekonomik, inerte dhe përcau njerëzit me selektime prishjesh e favoresh.
    Rri, rri dhe i rikthehet Thethit  me një frekuencë të rritur hakmarrjeje ndaj Veriut që e përçmon.
    Ndryshe nuk shpjegohet se si na i paska shpëtuar “syrit vigjilent” të Benetit një ndërtesë 3-katëshe në Theth, e ndërtuar me mund e djersë në tokën e vet. Këtë vetëm satelitët e Ramës e shpjegojnë.
    Në Theth po ndodh ajo që ndodh kur pushteti humbet masën morale të veprimit të vet. Përdor ligjin si justifikim për arbitraritetin, dhe e quan frikën “zbatim të rendit”.
    Rama mos harrojë diçka që çdo kush e merr si mësim kur shkon ne Theth:
    Thethi është më shumë se një fshat malor. Është simboli i shpirtit shqiptar që jeton midis bukurisë dhe përjashtimit.
    Kur fadroma ngrihet mbi gurët e Thethit, ajo nuk shemb thjesht ndërtime, por shpirtin e një vendi që Rama s’e ndihmoi kurrë me zemër dhe që tani e dënon pse është i zoti për mbijetesë.
    Rama është si ajo “Zonja Plakë” e dramës së famshme të Durrenmat-it, ku personazhi kryesor rikthehet për hakmarrjen e paramenduar.
    Por mos të harrojë: Shpagimi ka për të ardhur!”
     
     

  • IKMT hedh “në erë” vilën tre-katëshe në Theth, flet pronari: Policia më rrethoi shtëpinë në 5 të mëngjesit

    IKMT hedh “në erë” vilën tre-katëshe në Theth, flet pronari: Policia më rrethoi shtëpinë në 5 të mëngjesit

    Dedë Kola, pronari i vilës tre-katëshe në Theth

    THETH- Mëngjesin e sotëm në Theth kanë zbarkuar dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMT të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma në kuadër të aksionit “tokë e nxanun’ të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Aksioni ka vijuar gjatë gjithë ditës, ku bujtina të tëra janë shembur nga fadoromat. Një nga këto ishte edhe një vilë tre-katëshe, të cilës iu vendos eksploziv.
    Pronari i këtij objekti, Dedë Kola është shprehur për mediat se policia erdhi në orën 5 të mëngjesit dhe i kërkuan të largoheshin menjëherë nga banesa. Në shtëpinë e tij erdhën 16 makina policie, duke rrethuar zonën “sikur të kisha vrarë 30 veta”, siç shprehet Deda. Në fjalën e tij për mediat ai tha se investimi që kishte bërë në këtë shtëpi ishte mbi 300 mijë euro.
    ‘Erdhën që në 5 të mëngjesit, më kishin rrethuar shtëpinë. Më thanë të largohesha. Edhe sikur të kisha vrarë 30 veta, nuk do më kishin rrethuar ashtu shtëpinë. Ishin të paktën 16 makina policie. Nuk e kuptoj. Pse më shembin vendin që e kam trashëgim nga gjyshi, nuk kam konflikt pronësie me asnjë person. Po të kisha konflikt pronësie, do e kuptoja. Unë e kam ndërtuar shtëpinë në vitin 2023, sivjet vura çatinë. Mos të më linin ta ndërtoja. Dëmi këtu është mbi 300 mijë euro. Shteti duhet të më njohë pronën që më takon’, tha Dedë Kola.
    Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur pothuajse në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin. Ky aksion ka nisur prej ditësh në Vlorë, Theth, Tiranë dhe po zhvillohet në të gjitha qytet, duke përfshirë edhe kryeqytetin./ZËRI/

  • Aksioni i dytë i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

    Aksioni i dytë i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

    Pas aksionit të dytë të IKMT-së në Theth ku vetëm ditën e sotme u shembën 35 objekte pa leje, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

    Me një postim në rrjetin e tij në Facebook, Rama ka paralajmëruar se nuk do të tolerohet më asnjë subjekt pa leje ndërtimi.
    “Kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet. Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, ka shkruar kryeministri.
    Ky është aksioni i dytë i zhvilluar në këtë zonë, pas atij të muajit korrik, kur u prishën rreth 70 ndërtime të tjera.
    Thethi, i shpallur park kombëtar dhe një ndër destinacionet kryesore turistike të veriut, është prej kohësh në vëmendjen e autoriteteve për shkak të ndërtimeve pa leje.

    Top Channel

  • Nuk ndalet aksioni në Theth/ Rama publikon pamjet e shembjes së ndërtesës trekatëshe me tritol

    Nuk ndalet aksioni në Theth/ Rama publikon pamjet e shembjes së ndërtesës trekatëshe me tritol

    IKMT ka shembur sot një ndërtesë trekatëshe në Theth, si pjesë e operacionit për lirimin e hapësirave publike.
    Aksioni, i nisur në muajin korrik, ka në fokus prishjen e ndërtesave të ndërtuara pa leje. Shembja është kryer përmes përdorimit të eksplozivit, një masë që, sipas autoriteteve, aplikohet vetëm për objektet që nuk kanë as truallin të legalizuar.
    IKMT riktheu sot fadromat në fshatin turistik të Thethit, ndërsa dhjetëra forca policie shoqëruan aksionin.

    Pamjet janë publikuar edhe nga kryeministri Edi Rama i cili shprehet se “kush ndërton pa leje investon vetëm për belanë e vet”.
    Operacioni është pjesë e nismës së ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama për lirimin e territorit dhe vijon të zbatohet në të gjithë vendin.

  • VIDEO/ Vijon aksioni në Theth, shembet me tritol një ndërtesë trekatëshe. Rama publikon pamjet

    VIDEO/ Vijon aksioni në Theth, shembet me tritol një ndërtesë trekatëshe. Rama publikon pamjet

    IKMT ka shembur sot një ndërtesë trekatëshe në Theth, si pjesë e operacionit për lirimin e hapësirave publike.
    Aksioni, i nisur në muajin korrik, ka në fokus prishjen e ndërtesave të ndërtuara pa leje. Shembja është kryer përmes përdorimit të eksplozivit, një masë që, sipas autoriteteve, aplikohet vetëm për objektet që nuk kanë as truallin të legalizuar.
    IKMT riktheu sot fadromat në fshatin turistik të Thethit, ndërsa dhjetëra forca policie shoqëruan aksionin.

    Pamjet janë publikuar edhe nga kryeministri Edi Rama i cili shprehet se “kush ndërton pa leje investon vetëm për belanë e vet”.
    Operacioni është pjesë e nismës së ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama për lirimin e territorit dhe vijon të zbatohet në të gjithë vendin.