Zhvillimet në Rripin e Gazës dhe pranimi i Turqisë në Bashkimin Evropian i preokupuan Erdogan dhe Merz gjatë takimit të tyre në Pallatin Presidencial në Ankara, me të dy burrat që patën një përballje të vogël gjatë deklaratave të tyre të përbashkëta.
Të dy palët arritën një marrëveshje për blerjen e 20 luftëtarëve Eurofighter nga Ankaraja. Megjithatë, për një nga çështjet që shqetësojnë Ankaranë, programin SAFE dhe pranimin e Turqisë në BE, me Kancelarin gjerman që mbrojti qëndrimin se Turqia nuk i plotëson kriteret që një gjë e tillë të ndodhë. Nga ana e tij, Erdogan u përpoq ta kundërshtonte këtë duke cituar qëndrimin e Gjermanisë ndaj Izraelit në lidhje me atë që po ndodh në Gaza.
Gjatë deklaratave të tyre për gazetarët, pas përfundimit të takimit të tyre, Merz u pyet pse Gjermania vazhdon të mbështesë Izraelin pas bombardimeve në Gaza, për t’u përgjigjur: “Qeveria federale ka mbështetur shtetin e Izraelit që nga themelimi i tij. Ky vend është bërë një strehë për miliona hebrenj. Prandaj, Gjermania do ta mbështesë gjithmonë Izraelin. Kjo nuk do të thotë që ne mbështesim çdo vendim të qeverisë izraelite”, tha Merz, duke vijuar me frazën spekulluese e të dalë boje se “Izraeli ushtroi të drejtën e tij për vetëmbrojtje”.
Turkish President Erdogan:
Hamas has no bombs, no nuclear weapons. But all these weapons are in Israel’s hands.
And Israel, using these weapons, for example just last night, again struck Gaza with these bombs.
Don’t you see these things in Germany? Aren’t you following them? pic.twitter.com/39BMjhO3Xx
— Clash Report (@clashreport) October 30, 2025
Në këtë pikë ndërhyri Erdogan, i cili me një ton kritik i tha Merz-it: “Para së gjithash, mbi 60,000 fëmijë, gra dhe të moshuar janë vrarë nga Izraeli. Hamasi nuk ka bomba. Nuk ka armë bërthamore. Ndërsa Izraeli i ka të gjitha këto armë. Mbrëmë goditi sërosh Gazën me to. A nuk e shihni këtë në Gjermani? A nuk e shihni se ata duan të imponojnë urinë dhe të vazhdojnë me gjenocidin?”
Erdogan foli gjithashtu për marrëdhëniet tregtare midis Ankarasë dhe Berlinit, duke thënë: “Gjermania është partneri më i madh tregtar i Turqisë në Evropë. Qëllimi ynë është të rrisim vëllimin tonë tregtar, i cili ka arritur në 50 miliardë dollarë, në 60 miliardë dollarë në të ardhmen e afërt”.
Më parë, kancelari gjerman u prit nga ushtarë të hipur në kuaj dhe zjarr topash, në një ngjarje të ngjashme me atë të së hënës, pas mbërritjes së Keir Starmer.
