Tag: thërret

  • “Ti…më thërret ende, Kapiten?!”, poezi nga Dashamir Malo

    “Ti…më thërret ende, Kapiten?!”, poezi nga Dashamir Malo

    Ti muzë e vargut të mallëngjyer,Ti far i brigjeve të Jonit,Që udha të më shkonte mbarë,I luteshe mbrëmjeve Poseidonit.Ti nimfë e detit me zë flladitës,O, ti i kuqi trëndafil, i erës,Që në mes dimrave të acartë,Më sillje stinën e pranverës.Ta njoh shpirtin tënd plot dritë,Dhe sigurisht të kam besuar,Se si dënesje dhe nga meraku,Netët e gjata i gdhije zgjuar.Këto që shkruaj mbase janë thënë,Prej qindra poetësh nëpër mote,Po prapë çdo fjalë bëhet e shpirtshme,Nga fryma dhe magjia jote.Ti ma njeh shpirtin harrakat,Dhe natyrisht fort mirë e di,Se si shkon jeta në këto brigje,Përzier gaz – brengë e tollovi.Ndaj kurdo dhe kudo gjendem,Bregut a deteve nëpër lundrime,Gjej kohë dhe i drejtohem hyut,Për ty me lutje dhe përgjërime.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DASHAMIR MALO: TË SHKRUASH PËR TY…

  • Ekskluzive/ Drejtori i ri i “FBI”-së shqiptare, KLP thërret sot mbledhje

    Ekskluzive/ Drejtori i ri i “FBI”-së shqiptare, KLP thërret sot mbledhje

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë thërret mbledhje sot në orën 12:00, për të diskutuar për drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se sot mbledhja e thirrur është në dhomë këshillimi dhe me dyer të mbyllura dhe veç anëtarëve janë njoftuar të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit amerikanë të Opdate.
    Sot nuk do ketë vendim për emrin e shefit të Bkh por diskutim mbas qëndrimeve mbi renditjen dhe sugjerimin e SPAK që i nisi javën e kaluar KLP emrin e Jon Ketës për drejtor të ri.
    Por pavarësisht se tre prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja me votë kundër Behar Dibrën kanë propozuar Jon Ketën për drejtorin e ri të BKH anëtarët përpara se të votojnë do shqyrtojnë pikët qe kanë marrë gjatë garës edhe të tjerët si dhe kushtet formale.
    Anëtarët e KLP sot pritet qe të vendosin datën se kur do të votojnë për drejtorin e ri dhe po ashtu do të diskutojnë mbi pikët dhe kushtet formale.

    Top Channel

  • Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin

    Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin

    “Në agjendën e punimeve të asamblesë së përgjithshme të CDI, një vend qendror zinte Shqipëria, narkodiktatura e Edi Ramës”. Kështu u shpreh Sali Berisha pas kthimit nga Brazili, ku edhe mori detyrën e rëndësishme atë të Zv.Presidentit të CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë.
    Në fjalën e tij gjatë foltores së opozitës para kyreministrisë, Berisha theksoi se presidenti i CDI, sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, sekretarja e përgjithshme e PPE dhe një seri oratorësh të tjerë denoncuan narkodiktaturën e Edi Ramës
    “Droga e Edi Ramës ka marrë dhenë. Edi Rama krahasohet sot me narkodiktatorët më të urryer të planetit”, tha Berisha.
    Sipas kreut demokrat këto janë mesazhe inkurajuese për të vijuar betejën për rrëzimin e qeverisë, teksa u bëri thirrje të rinjve për të shpëtuar vendin.
    “Miqtë e mi, këto mesazhe janë një thirrje, janë një inkurajim i madh për ne të vazhdojmë këtë betejë me të gjithë guximin tonë, me të gjithë fuqitë tona. Sonte para nesh folën disa të rinj dhe unë i përgëzoj për fjalën e shkëlqyer që mbajtën. Kristi kishte ditëlindjen dhe atij ia uroj 120 vite të lumtura. Por atyre, dhe çdo të riu shqiptar, u rikujtoj se historia, se koha, thërret secilin prej tyre të jetë në këmbë për të shpëtuar vendin nga kjo katastrofë e vërtetë në të cilën rrokulliset”.

  • Kaos në Kuvend/ Balluku drejtuar opozitës: Kur SPAK thërret Berishën ju thoni se drejtësia ndikohet nga Rama

    Kaos në Kuvend/ Balluku drejtuar opozitës: Kur SPAK thërret Berishën ju thoni se drejtësia ndikohet nga Rama

    Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, teksa foli në foltore për akuzat që rëndojnë ndaj saj, ajo u ndal te fletëthirrja e SPAK për kryetarin e PD-së, Sali Berisha për çështjen e 21 Janarit.
    Ajo tha se opozita ka dy standarde në reagimet e saj për drejtësinë në rastet e goditjeve drejt opozitës dhe drejt mazhorancës.
    Balluku: Ju të nderuar opozitarë që ndiqni nga kafja e parlamentit keni dy standarde ndaj reformës në drejtësi dhe SPAK. Kur SPAK thërret Saliun dhe lozni kukafshehti me zarfin, i cili është zarfi që pret 15 vite populli shqiptar për drejtësi, për një vrasje shtetërore në 21 janar, atëherë SPAK ndikohet nga Edi Rama. Kur SPAK thërret Sali Berishën dhe e mban me arrest shtëpie për ditë e muaj dhe më pas kur sot është i pandehur në GJKKO për korrupsion atëherë Edi Rama e ndikon SPAK, por kur sipas jush merret me mazhorancën, ju bëheni martirët e drejtësisë, britmat dhe klithma e saj.

  • “Kur na thërret drejtësia, duhet të paraqitemi”/ Gati një orë brenda ambjenteve të SPAK, ja çfarë deklaroi Rrumbullaku

    “Kur na thërret drejtësia, duhet të paraqitemi”/ Gati një orë brenda ambjenteve të SPAK, ja çfarë deklaroi Rrumbullaku

    Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dha shpjegime për gati një orë në SPAK në cilësinë e personit në dijeni.
    Mësohet se  ish-zyrtari i Policisë u pyet në lidhje me një hetim të SPAK mbi gati 20 transferime të punonjësve të policisë, të dyshuara si të kryera në shkelje të ligjit. Hetimi për të cilin u pyet ish-kreu i Policisë ka nisur me herët nga Prokuroria e Berat, por është transferuar për kompetencë në SPAK.
    Jashtë SPAK, Rrumbullaku nuk ndau detaje të deklarimeve, ndërsa tha vetëm se “kur të thërret drejtësia duhet të paraqitemi”.

  • SPAK thërret Sali Berishën për “21 Janarin”

    SPAK thërret Sali Berishën për “21 Janarin”

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar urdhër për paraqitjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me hetimet për ngjarjen e “21 Janarit”, ku humbën jetën katër protestues përpara Kryeministrisë.
    Sipas dokumentit zyrtar, urdhri është firmosur më 7 nëntor 2025 nga prokurori Alfred Shehu, i cili po heton çështjen penale. Në urdhër thuhet se Berisha thirret për t’u marrë në pyetje si person që ka njohuri për rrethanat e dobishme për hetimin, në kuadër të procedimit penal për veprat:
    ·         “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”,
    ·         “Shpërdorimi i detyrës”,
    ·         dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.”
    SPAK ka dërguar thirrjen në adresën e banesës së Berishës në Tiranë, ndërsa sipas dokumentit, materiali është njoftuar edhe nëpërmjet Postës Shqiptare.

  • 21 janari, SPAK thërret Sali Berishën të premten në orën 10:00

    21 janari, SPAK thërret Sali Berishën të premten në orën 10:00

    SPAK ka thirrur për katër të vrarët e 21 janarit 2011 edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.Mësohet se ish-kryeministri është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10.00. Fletëthirrja është dërguar në adresën e Parlamentit, PD dhe në banesën e Berishës.Pak ditë më parë, në SPAK u thirr ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha.

  • Dumani e thërret “shefe”/ Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie

    Dumani e thërret “shefe”/ Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Pse doje të flisje në Këshillin Bashkiak?”/ Përgjigjet Veliaj: Doja t’i shihja në sy

    “Pse doje të flisje në Këshillin Bashkiak?”/ Përgjigjet Veliaj: Doja t’i shihja në sy

    Erion Veliaj ka folur në Gjykatën Kushtetuese pas pyetjes së gjyqtares së Kushtetueses, se përse do të donte të ishte në Këshillin Bashkiak.
    “E nderuar gjyqtare, Në 10 vite si kryebashkiak ka dy mënyra si thirret këshilli: e thërret kryetari i bashkisë dhe kur e thërret vetë këshilli. Këshilli duhet të ftojë kryetarin. Kur gjykohet kryetari i bashkisë, duhet ta ftojë. Të shohë nga TV i burgut që mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës. Ju korrigjoj, sepse nuk kam marrë asnjë përgjigje nga Këshilli Bashkiak. Ky është fshati që duket. M’u mohua njoftimi, ftesa. A do të kisha fuqi të ndërroja vendimin e tyre? Mendoj se fjala ka peshë. Fyerja më bë nga njerëzit e mi. Efikasiteti që shkoi nga padrejtësia në padrejtësi. Do t’u kujtoja se nesër mund të jenë ata viktimë.”-tha Veliaj.

  • Veliaj: E mora vesh mbledhjen e këshillit bashkiak nga televizori i burgut

    Veliaj: E mora vesh mbledhjen e këshillit bashkiak nga televizori i burgut

    Në vijim të seancës në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj vijoi duke e cilësuar procesin e shkarkimit si një akt të padrejtë, të kryer pa respektuar procedurat ligjore dhe pa i dhënë mundësinë të paraqiste qëndrimin e tij përpara Këshillit Bashkiak të Tiranës.
    “Zonja gjykatëse, ju falënderoj për pyetjen. Në 10 vite si kryebashkiak, ka dy mënyra si flitet në këshill: ose kur thërret kryetari, ose kur ka vendime të rëndësishme. Ka edhe një rast të tretë, kur e thërret vetë këshilli por edhe atëherë duhet të thërrasë kryetarin. Unë nuk mora asnjë ftesë nga këshilli, por një njoftim nga sekretari, që nuk është anëtar i zgjedhur i tij,” tha Veliaj.