Tri ditë të negociatave në mes të zyrtarëve ukrainas dhe atyre amerikanë në Majami kanë përfunduar me një atmosferë pozitive, mirëpo nuk kanë rezultuar me ndonjë arritje evidente, teksa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përgatitet për t’u takuar me liderët evropianë më 8 dhjetor për të diskutuar për paqe.
Disa orë pasi Zelensky ka thënë se ka pasur bisedë telefonike “shumë konstruktive” me ekipin negociator amerikan – të udhëhequr nga i dërguari i posaçëm, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump – Rusia ka vazhduar me sulmet ajrore përgjatë natës në infrastrukturë jetike ukrainase, pavarësisht se kushtet klimatike po ashpërsohen.
Kryetari i qytetit qendror të Ukrainës, Kremençuk, qendër e rëndësishme industriale e vendit, ka thënë se zona është përballur me sulm “masiv” që ka shkaktuar probleme me rrymë dhe ujë.
Deri më tani nuk është raportuar për të vdekur.
Ndërkohë, sulmet ajrore ruse e kanë goditur edhe qytetin në lindje të Ukrainës, Slloviansk, duke plagosur shtatë persona.
Sulmet përgjatë natës kanë vazhduar, pavarësisht se janë intensifikuar përpjekjet për të negociuar përfundimin e luftës. Rusia ka thënë se i ka rrëzuar 77 dronë ukrainas në rajone të ndryshme përgjatë natës.
Pas bisedimeve në Florida, Zelensky ka thënë në Telegram se “Ukraina është e përkushtuar për të vazhduar punën e sinqertë me palën amerikane për të arritur paqen e vërtetë”, duke shtuar se palët janë pajtuar për hapat tjerë dhe formatin e bisedimeve, pa dhënë më shumë hollësi.
Zelensky do t’i takojë aleatët evropianë të hënën në Londër, për të diskutuar për procesin e paqes bashkë me kryeministrin britanik, Keir Starmer, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Friedrich Merz.
“Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen tonë të palëkundshme. Kjo është e gjithë esenca e përpjekjeve që i kemi ndërmarrë në kuadër të Koalicionit të Vullnetit”, ka thënë Macron më 6 dhjetor.
Presidenti francez ka thënë se grupi do të bëjë një vlerësim të negociatave për paqe. Evropa ka qenë hezituese ndaj versioneve të para të një plani të amerikanëve për paqe, dhe ka tentuar të fitojë mbështetjen e Uashingtonit për propozimet e veta.
Macron, Merz, Starmer dhe Zelensky kanë marrë pjesë në një takim virtual rreth dy javë më parë, në të cilin i kanë diskutuar planet për të angazhuar një forcë paqeruajtëse evropiane në Ukrainë, në rast të ndonjë armëpushimi.
Kjo valë e angazhimit diplomatik vjen pas rrjedhjes së një plani amerikan prej 28 pikash në nëntor, se si mund të përfundojë lufta. Propozimi origjinal është parë në Kiev si shumë i favorshëm për Rusinë, ndonëse deri tash është përditësuar disa herë për t’i përfshirë shqetësimet e Ukrainës.
Versioni i fundit i përditësuar nuk është ndarë me publikun.
Shtëpia e Bardhë i ka shtyrë Kievin dhe Moskën që të pajtohen për një plan për përfundim të luftës, mirëpo pak përparim është arritur në këtë drejtim, ndonëse të dyja palët janë duke diskutuar ndaras me amerikanët.
“Ne do t’i vazhdojmë këto përpjekje përkrah amerikanëve, për t’i ofruar Ukrainës garancitë e sigurisë pa të cilat nuk mund të ketë paqe afatgjatë”, ka thënë Macron në postimin e 6 dhjetorit në X – dikur Twitter.
“Rusia është e ngujuar në një qasje përshkallëzuese dhe nuk po kërkon paqe”, ka thënë ai, duke shtuar se “ne duhet të vazhdojmë t’i bëjmë presion Rusisë që ta detyrojmë të arrijmë paqe”.
Në një përmbledhje të lëshuar nga pala amerikane pas ditës së dytë të negociatave, më 5 dhjetor, është thënë se si pala amerikane ashtu edhe ajo ukrainase janë të vetëdijshme se përparimi i vërtetë drejt secilës marrëveshje varet nga gatishmëria e Rusisë për të treguar përkushtim për paqe afatgjatë.
Shumë aspekte vazhdojnë të jenë të paqarta, përfshirë garancitë e sigurisë për Ukrainën, në rast të arritjes së një marrëveshjeje për paqe, apo nëse do të ketë koncesione territoriale.
Rusia aktualisht kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, përfshirë rajone në Donbas, i cili përbëhet prej provincave të Donjeckut dhe Luhanskut.
Bisedimet në Majami janë zhvilluar pas një vizite të Kushnerit dhe Witkoffit në Moskë.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë më 3 dhjetor se delegacioni amerikan ka pasur “takim shumë të mirë” me presidentin rus, Vladimir Putin dhe që shihet se “lideri rus dëshiron t’i japë fund luftës”, pavarësisht se bisedimet nuk kanë rezultuar me ndonjë marrëveshje.
Pas bisedimeve në Rusi, Putini ka thënë se është i gatshëm të vazhdojë të takohet me amerikanët “sa herë të ketë nevojë”.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Tag: thënë
-

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë
-

Salah kundër trajnerit, paralajmëron largimin: Do vij për t’u thënë lamtumirë tifozëve
Liverpool është në krizë totale. Barazimi i fundit 3-3 ndaj Leeds, ka shtuar presionin mbi trajnerin, i cili nuk e ka më të sigurt vendin.
Sikur të mos mjaftonte kjo, në klub ka shpërthyer edhe një tjetër çështje. Mohamed Salah ka dalë hapur kundër trajnerit, pasi e ka lënë shpesh në stol në këtë sezon.
Në prononcimin pas ndeshjes, egjiptiani nuk u kursye në fjalët e tij, duke thënë se duket sikur dikush nuk e dëshiron më në klub.
“Jam shumë i zhgënjyer. Kam bërë kaq shumë për këtë klub… Tani jam në stol dhe nuk e di pse. Ndihem sikur klubi më ka hedhur poshtë. Mendoj se është shumë e qartë se dikush dëshiron të më hedhë të gjithë fajin mua. Nuk kemi më asnjë marrëdhënie me trajnerin. Kam marrë shumë premtime gjatë verës dhe deri më tani kam qenë në stol për tre ndeshje. Nuk e di pse, por ndiej sikur dikush nuk më do në klub”, u shpreh Salah.
Ai meditoi largimin, duke thënë se në ndeshjen e radhës ndaj Brighton do shkojë për t’u thënë lamtumirë tifozëve.
“Ejani në ndeshjen kundër Brighton. Nuk e di nëse do të luaj apo jo, por do ta shijoj. Do të jem në “Anfield” për t’u thënë lamtumirë tifozëve dhe për të shkuar në Kupën e Kombeve të Afrikës. Nuk e di çfarë do të ndodhë kur të shkoj atje”, deklaroi Salah.
Pavarësisht se ishte skuadra që shpenzoi më shumë në merkaton e verës, Liverpool po përballet me vështirësi të mëdha, pasi renditet në vendin e tetë në renditje me vetëm 23 pikë në 15 javë kampionat.
Trajneri Slot rrezikon shkarkimin, ndërsa kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë për ta zëvendësuar. -

Sulmi me dron, Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit humbi funksionin
Një mburojë përmbi reaktorin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë nuk mund të kryejë më funksionin e saj kryesor pas një sulmi me dron që është regjistruar më herët gjatë këtij viti, sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.
Inspektorët kanë gjetur që struktura masive, e vendosur mbi reaktor pas katastrofës së vitit 1986 e ka humbur funksionin primar, përfshirë “aftësinë e izolimit”.
Në shkurt, Ukraina e ka akuzuar Rusinë se e ka shënjestruar centralin – pretendim që Kremlini e ka hedhur poshtë.
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore – agjenci e Kombeve të Bashkuara – ka thënë se riparimet janë “thelbësore” për të “parandaluar degradimin e mëtejmë” të strehës.
Megjithatë, eksperti i ambientit, Jim Smith, ka thënë për transmetuesin britanik BBC se “nuk ka arsye për panik”.
Sipas tij, rreziku është “i ulët”, sepse pluhuri i kontaminuar bllokohet nga një “sarkofag” i trashë betoni, i cili është i mbuluar nga mburoja tjera.
Si pasojë e një shpërthimi të vitit 1986 në Çernobil, në ajër ka rrjedhur sasi e madhe e materialit radioaktiv, duke nxitur emergjencë shëndetësore nëpër një pjesë të mirë të Evropës.
Si përgjigje, Bashkimi Sovjetik i atëhershëm e ka ndërtuar një sarkofag – arkë prej guri – mbi reaktorin bërthamor.
Megjithatë, ajo mburojë ka pasur jetëgjatësi prej 30 vjetësh, duke nxitur nevojën për një mburojë shtesë për të parandaluar rrjedhjen e materialit radioaktiv në 100 vjetët e ardhshëm.
Agjencia e OKB-së ka thënë se një ekip e ka kryer një vlerësim në qendër javën e kaluar, pasi janë kryer “dëme të rënda” nga sulmi me dron. Sulmi ka rezultuar me zjarr në pjesën e jashtme të strukturës prej çeliku.
Inspektorët kanë thënë se nuk është kryer dëm i pandreqshëm në strukturë apo sistemet e monitorimit dhe që tashmë janë kryer disa riparime në çati.
Mirëpo shefi i kësaj agjencie të OKB-së, Rafael Grossi ka thënë se “restaurimi në kohë vazhdon të jetë thelbësor për të parandaluar degradimin dhe për të garantuar siguri bërthamore në periudhë afatgjatë”.
Prej nisjes së dhjetorit, agjencia e OKB-së ka kryer vlerësime për infrastrukturën e energjisë së Ukrainës, teksa shteti vazhdon të mbrohet kundër pushtimit rus.
Përgjatë natës, Rusia ka nisur sulme ajrore në qytetin e Kremençukut, qendër e madhe industriale në zemër të Ukrainës.
Përveç Çernobilit, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka inspektuar edhe nënstacione elektrike të lidhura me sigurinë bërthamore.
“Ato janë absolutisht të domosdoshme për sigurimin e energjisë elektrike që të gjitha centralet bërthamore kanë nevojë për ftohjen e reaktorëve dhe sisteme të tjera sigurie. Ato janë gjithashtu të nevojshme për të shpërndarë energjinë elektrike nëpër familje dhe për industri”, ka thënë mes tjerash Grossi.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.(REL) -

Bisedimet SHBA-Ukrainë përfundojnë pa përparim të qartë, Zelensky sytë nga Evropa: Ukraina është e përkushtuar për paqen e vërtetë
Tri ditë të negociatave në mes të zyrtarëve ukrainas dhe atyre amerikanë në Majami kanë përfunduar me një atmosferë pozitive, mirëpo nuk kanë rezultuar me ndonjë arritje evidente, teksa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përgatitet për t’u takuar me liderët evropianë më 8 dhjetor për të diskutuar për paqe.
Disa orë pasi Zelensky ka thënë se ka pasur bisedë telefonike “shumë konstruktive” me ekipin negociator amerikan të udhëhequr nga i dërguari i posaçëm, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, Rusia ka vazhduar me sulmet ajrore përgjatë natës në infrastrukturë jetie ukrainase, pavarësisht se kushtet klimatike po ashpërsohen.
Kryetari i qytetit qendror të Ukrainës, Kremençuk, qendër e rëndësishme industriale e vendit, ka thënë se zona është përballur me sulm “masiv” që ka shkaktuar probleme me rrymë dhe ujë.
Deri më tani nuk është raportuar për të vdekur. Ndërkohë, sulmet ajrore ruse e kanë goditur edhe qytetin në lindje të Ukrainës, Slloviansk, duke plagosur shtatë persona.
Sulmet përgjatë natës kanë vazhduar, pavarësisht se janë intensifikuar përpjekjet për të negociuar përfundimin e luftës. Rusia ka thënë se i ka rrëzuar 77 dronë ukrainas në rajone të ndryshme përgjatë natës.
Pas bisedimeve në Florida, Zelensky ka thënë në Telegram se “Ukraina është e përkushtuar për të vazhduar punën e sinqertë me palën amerikane për të arritur paqen e vërtetë”, duke shtuar se palët janë pajtuar për hapat tjerë dhe formatin e bisedimeve, pa dhënë më shumë hollësi.
Zelensky do t’i takojë aleatët evropianë të hënën në Londër, për të diskutuar për procesin e paqes bashkë me kryeministrin britanik, Keir Starmer, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Friedrich Merz.
“Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen tonë të palëkundshme. Kjo është e gjithë esenca e përpjekjeve që i kemi ndërmarrë në kuadër të Koalicionit të Vullnetit”, ka thënë Macron më 6 dhjetor.
Presidenti francez ka thënë se grupi do të bëjë një vlerësim të negociatave për paqe. Evropa ka qenë hezituese ndaj versioneve të para të një plani të amerikanëve për paqe, dhe ka tentuar të fitojë mbështetjen e Uashingtonit për propozimet e veta.
Macron, Merz, Starmer dhe Zelensky kanë marrë pjesë në një takim virtual rreth dy javë më parë, në të cilin i kanë diskutuar planet për të angazhuar një forcë paqeruajtëse evropiane në Ukrainë, në rast të ndonjë armëpushimi.
Kjo valë e angazhimit diplomatik vjen pas rrjedhjes së një plani amerikan prej 28 pikash në nëntor, se si mund të përfundojë lufta. Propozimi origjinal është parë në Kiev si shumë i favorshëm për Rusinë, ndonëse deri tash është përditësuar disa herë për t’i përfshirë shqetësimet e Ukrainës.
Versioni i fundit i përditësuar nuk është ndarë me publikun.
Shtëpia e Bardhë i ka shtyrë Kievin dhe Moskën që të pajtohen për një plan për përfundim të luftës, mirëpo pak përparim është arritur në këtë drejtim, ndonëse të dyja palët janë duke diskutuar ndaras me amerikanët.
“Ne do t’i vazhdojmë këto përpjekje përkrah amerikanëve, për t’i ofruar Ukrainës garancitë e sigurisë pa të cilat nuk mund të ketë paqe afatgjatë”, ka thënë Macron në postimin në X.
“Rusia është e ngujuar në një qasje përshkallëzuese dhe nuk po kërkon paqe”, ka thënë ai, duke shtuar se “ne duhet të vazhdojmë t’i bëjmë presion Rusisë që ta detyrojmë të arrijmë paqe”.
Në një përmbledhje të lëshuar nga pala amerikane pas ditës së dytë të negociatave, më 5 dhjetor, është thënë se si pala amerikane ashtu edhe ajo ukrainase janë të vetëdijshme se përparimi i vërtetë drejt secilës marrëveshje varet nga gatishmëria e Rusisë për të treguar përkushtim për paqe afatgjatë.
Shumë aspekte vazhdojnë të jenë të paqarta, përfshirë garancitë e sigurisë për Ukrainën, në rast të arritjes së një marrëveshjeje për paqe, apo nëse do të ketë koncesione territoriale.
Rusia aktualisht kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, përfshirë rajone në Donbas, i cili përbëhet prej provincave të Donjeckut dhe Luhanskut.
Bisedimet në Majami janë zhvilluar pas një vizite të Kushnerit dhe Witkoffit në Moskë.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë më 3 dhjetor se delegacioni amerikan ka pasur “takim shumë të mirë” me presidentin rus, Vladimir Putin dhe që shihet se “lideri rus dëshiron t’i japë fund luftës”, pavarësisht se bisedimet nuk kanë rezultuar me ndonjë marrëveshje.
Pas bisedimeve në Rusi, Putini ka thënë se është i gatshëm të vazhdojë të takohet me amerikanët “sa herë të ketë nevojë”.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./RELTop Channel
-

SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës
Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas do të diskutojnë të shtunën në Majami të Shteteve të Bashkuara në të tretën ditë me radhë se si të përfundohet lufta në Ukrainë.
Megjithatë, ata e kanë pranuar njëzëri se “përparimi i vërtetë” varet nga dëshira e Moskës për t’i dhënë fund luftës.
“Të dyja palët janë pajtuar që përparimi i vërtetë drejt arritjes së ndonjë marrëveshjeje varet nga gatishmëria e Rusisë për të treguar përkushtim serioz për paqe afatgjatë, përfshirë hapat drejt shtensionimit dhe ndaljen e vrasjeve”, është thënë në një përmbledhje të publikuar nga autoritetet amerikane më 5 dhjetor.
Këto thirrje janë bërë nga i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff dhe Rustem Umerov, udhëheqës i delegacionit ukrainas në negociata, pas dy ditëve diskutime, të cilat janë përshkruar si “konstruktive”.
Dita e tretë e diskutimeve – në të cilat do të marrin pjesë edhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump dhe Andri Hnatov, shef i stafit të forcave të armatosura të Kievit – vjen pasi ekipi negociator i Ukrainës është informuar për diskutimet që janë zhvilluar më herët gjatë kësaj jave në Moskë, në mes të presidentit rus, Vladimir Putin, Witkoffit dhe Kushnerit.
Qasja e Putinit
I dërguari i posaçëm amerikan është raportuar të ketë biseduar me Putinin për gati pesë orë më 2 dhjetor në Kremlin, mirëpo zyrtarët rusë kanë thënë se nuk është arritur kompromis në bisedime.
Kjo valë e angazhimit diplomatik vjen pas rrjedhjes së një plani amerikan prej 28 pikash në nëntor, se si mund të përfundojë lufta. Propozimi origjinal është parë në Kiev si shumë i favorshëm për Rusinë, ndonëse deri tash është përditësuar disa herë për t’i përfshirë shqetësimet e Ukrainës.
Versioni i fundit i përditësuar nuk është ndarë me publikun.
Pas bisedimeve në Rusi, Putini ka thënë se është i gatshëm të vazhdojë të takohet me amerikanët “sa herë të ketë nevojë”.
Në një tjetër deklarim të bërë këtë javë, presidenti rus, ka thënë për një medium indian më 5 dhjetor, sa ka qenë në një udhëtim në Nju Delhi, se trupat ukrainase duhet të largohen plotësisht nga rajoni i Donbasit në lindje të Ukrainës këtë javë, ose Rusia “do t’i çlirojë këto territore me forcë”.
Ukraina dhe aleatët e saj në Evropë e kanë vënë në pikëpyetje përkushtimin e Kremlinit për t’i dhënë fund luftës, dhe në deklarimet e fundit të zyrtarëve amerikanë shihet se është zhvendosur theksi te gatishmëria e Rusisë për të bërë kompromis.
Shumë aspekte vazhdojnë të jenë të paqarta, përfshirë garancitë e sigurisë për Ukrainën, në rast të arritjes së një marrëveshjeje për paqe, apo nëse ka koncesione territoriale.
Rusia aktualisht kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, përfshirë rajone në Donbas, i cili përbëhet prej provincave të Donjeckut dhe Luhanskut./ REL -

Vrasja e 15-vjeçarit, reagon Spitali i Durrësit: Nuk kanë ikur dritat kur është operuar
Spitali i Durrësit ka dalë në një reagim publik pas vrasjes së 15-vjeçarit, i cili humbi jetën si pasojë e goditjes me thikë nga një 14-vjeçar.
Spitali mohon që në momentin që ndaj të miturit është kryer ndërhyrje kirurgjikale të ketë pasur ndërprerje energjie.
“Në vijim të publikimeve mediatike mbi pretendimin se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal Durrës “kanë ikur dritat”, sqarojmë opinionin publik si më poshtë: Pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë operacionit të pacientit në fjalë. Sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme. Gjithashtu, ashensorët e spitalit janë funksionalë dhe të mbuluar me kontratë aktive mirëmbajtjeje, me mekanizma ndërhyrjeje të menjëhershme në rast defektesh”, njoftoi spitali.
Uniformat e bardha të Durrësit thonë se kur adoleshenti është paraqitur në spital ka qenë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë në shok traumatik-hemorragjik.
“Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv pasues. Komplikacionet e zhvilluara janë pasojë e gjendjes kritike dhe arrestit kardiak traumatik”, njoftoi spitali i Durrësit.
Kujtojmë se 15-vjeçari mbeti i plagosur më 25 nëntor. Pasi mori ndihmën e parë në Durrës, ai u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ku pas disa ditësh nën kujdes intensiv humbi betejën për jetën më 4 dhjetor.
Adoleshenti u godit me thikë nga një nxënës 14-vjeçar, i cili është arrestuar. Sherri mes tyre kishte nisur pas një komenti në rrjetet sociale.
Më 25 nëntor ata kishin shkuar në rrugën “Lugina e Karavastasë” në qytetin bregdetar për një takim sqarues, ku ishin shoqëruar edhe nga disa shokë.
Por përplasja degjeneroi në përdorim të mjeteve të forta dhe të thikave duke shkaktuar një tragjedi.
Babai i 15-vjeçarit tha për Klan News se djali i kishte thënë që do të shkonte në punë. Sipas tij, i biri ishte shoqëruar me disa shokë që i kishin thënë se do të sqaronin diçka me disa persona të tjerë.
“Djali ka qenë duke shkuar për punë. I kanë dalë disa shokë dhe i kanë thënë që ikim pak deri diku, se kemi për të sqaruar një muhabet me disa çuna të tjerë. Aty ka nisur konflikti. Ndër këta, çuni im ka mbetur më i dëmtuari. Djalit i kanë thënë se kemi diçka për të sqaruar , se ai ishte nisur për të shkuar për punë. Kjo është ngjarja. Nuk i ka njohur ata çunat. Ngjarjen e mora vesh nga një person i afërt. Më thanë që djali është shumë rëndë. Djali ka qenë në shkollë paradite deri në 12:00, është veshur dhe ka qenë gati për të shkuar në punë. Nuk më ka thënë askush që djali ka pasur konflikt. Më ka ardhur si bombë”, u shpreh babai i adoleshentit. -

Babai i 15‑vjeçarit të vr*rë: Djali nuk kishte asnjë konflikt, vetëm shoqëroi shokët
Adem Boba, babai i 15‑vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën në spital ditën e djeshme (4 dhjetor), si pasojë e plagëve të shkaktuara me thikë disa ditë më parë pas një sherri mes adoleshentëve në Durrës, thotë se djali i tij nuk ka qenë i përfshirë në konflikt.
Në një prononcim për mediat, Adem Boba theksoi se djali i tij nuk njihte askënd nga personat e përfshirë në konflikt dhe se nuk kishte asnjë arsye të ishte pjesë e sherrit.“Djali ka qenë duke shkuar për punë. I kanë dalë disa shokë të vet dhe i kanë thënë që hajde me ne se kemi diçka për të sqaruar. Kështu ka nisur konflikti. Djali im nuk ka pas lidhje me ngjarjen, thjesht i ka dërguar atje dhe më pas do ikte në punë. Nuk i njihte ata personat. Djali ka qenë në shkollë deri në orën 12 dhe më pas është nisur për në punë. Mua më kanë marrë në telefon dhe më kanë thënë hajde se është shumë rëndë në spital. Nuk ka patur asnjë konflikt sepse do më kishte thënë. Ai shkoi thjesht për të shoqëruar ata shokët dhe më pas ka hasur në rezistencën e atyre personave të tjerë dhe ka ndërhyrë për t’i ndarë”, u shpreh ai.
15-vjeçari u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pak pas mesditës së 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt.
-

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Adem Boba, babai i 15-vjeçarit që ndërroi jetë pas një sherri me thikë të ndodhur mes adoleshentëve, disa ditë më parë në Durrës, ka thënë se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt.
Në dëshminë e tij të dhënë për News24, ai tregoi se djali nuk ka pasur asnjë lidhje, pasi vetëm i ka shoqëruar shokët e tij, pasi i kanë thënë për t’i dërguar me makinë që të sqaroheshin me disa persona të tjerë.
Gjithashtu, Adem Boba u shpreh një grua e moshuar ka qenë dëshmitare okulare.
“Do të tregoj aq sa di. Djali ka qenë duke shkuar për në punë i kanë dalë disa shokë dhe i kanë thënë, na dërgo pak se kemi një muhabet për të sqaruar me disa të tjerë. As nuk i ka njohur ata çunat.
Dhe aty ka nisur konflikti. Ku djali im ka mbetur më i dëmtuar. Nuk ka pasur lidhje me ngjarjen, por i ka çuar atje. I ka dërguar që të sqarohen dhe të ikte në punë të vet. Më ka ardhur e papritur. Nuk ka pasur asnjë konflikt. E kam marrë vesh nga një shok i djalit pasi ka ndodhur ngjarja.
Djali është në gjendje shumë të rëndë. Ai ka ndërhyrë për t’i ndarë por ka marrë thika. Një grua me sa kam dëgjuar dëshmitare okulare mund të dijë më shumë. Aty mund të ketë qenë 6-7 çuna përfshirë të dyja palë. Ndërsa prindërit kanë thënë që ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.
Por dua të bëhet njëherë djali mirë dhe gjërat e tjera mund të sqarohen më pas. E kisha bërë edhe një si marrëveshje që nëse shpëtonte çuni, do t’i falja…
Por tani gjërat ndryshojnë sepse edhe vet nuk jam i sigurtë se çfarë do ndodhi, por do ja lej kohës…Por pres të funksionojë ligji, dua çfarë parashikon Kushtetuta e Shqipërisë…Ne shkuam për një jetë më të mirë…Rrija me qera. Ndërsa vitet që kam qenë në Bulqizë punoja në minierë”, ka thënë ai. -

VIDEO-“Një grua ishte dëshmitare”/ Babai flet pas vrasjes së 15-vjeçarit në Durrës: Djali im s’kishte lidhje me sherrin. Dua drejtësi
Adem Boba, babai i 15-vjeçarit E.B; që u vra me thikë pas një sherri të ndodhur mes adoleshentëve, disa ditë më parë në Durrës, ka thënë se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt.
Në dëshminë e tij të dhënë për News24, ai tregoi se djali nuk ka pasur asnjë lidhje, pasi vetëm i ka shoqëruar shokët e tij, pasi i kanë thënë për t’i dërguar me makinë që të sqaroheshin me disa persona të tjerë.
Gjithashtu, Adem Boba u shpreh një grua e moshuar ka qenë dëshmitare okulare.
“Do të tregoj aq sa di. Djali ka qenë duke shkuar për në punë i kanë dalë disa shokë dhe i kanë thënë, na dërgo pak se kemi një muhabet për të sqaruar me disa të tjerë. As nuk i ka njohur ata çunat. Dhe aty ka nisur konflikti. Ku djali im ka mbetur më i dëmtuar. Nuk ka pasur lidhje me ngjarjen, por i ka çuar atje. I ka dërguar që të sqarohen dhe të ikte në punë të vet. Më ka ardhur e papritur. Nuk ka pasur asnjë konflikt. E kam marrë vesh nga një shko i djalit pasi ka ndodhur ngjarja. Djali është në gjendje shumë të rëndë. Ai ka ndërhyrë për t’i ndarë por ka marrë thika. Një grua me sa kam dëgjuar dëshmitare okulare mund të dijë më shumë. Aty mund të ketë qenë 6-7 çuna përfshirë të dyja palë. Ndërsa prindërit kanë thënë që ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Por dua të bëhet njëherë djali mirë dhe gjërat e tjera mund të sqarohen më pas. E kisha bërë edhe një si marrëveshje që nëse shpëtonte çuni, do t’i falja…Por tani gjërat ndryshojnë sepse edhe vet nuk jam i sigurtë se çfarë do ndodhi, por do ja lej kohës…Por pres të funksionojë ligji, dua çfarë parashikon Kushtetuta e Shqipërisë…Ne shkuam për një jetë më të mirë…Rrija me qera. Ndërsa vitet që kam qenë në Bulqizë punoja në minierë”, ka thënë ai. -

Vrasja e 15-vjeçarit në Durrës, babai: Kërkoj drejtësi! Ishte i pafajshëm, një grua dëshmitare okulare
Adem Bobo, babai i 15-vjeçarit E.B; që u vra me thikë pas një sherri të ndodhur mes adoleshentëve, disa ditë më parë në Durrës, ka thënë se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt.
Në dëshminë e tij, ai tregoi se djali nuk ka pasur asnjë lidhje, pasi vetëm i ka shoqëruar shokët e tij, pasi i kanë thënë për t’i dërguar me makinë që të sqaroheshin me disa persona të tjerë.
Gjithashtu, Adem Bobo u shpreh se një grua e moshuar ka qenë dëshmitare okulare.
“Do të tregoj aq sa di. Djali ka qenë duke shkuar për në punë i kanë dalë disa shokë dhe i kanë thënë, na dërgo pak se kemi një muhabet për të sqaruar me disa të tjerë. As nuk i ka njohur ata çunat. Dhe aty ka nisur konflikti. Ku djali im ka mbetur më i dëmtuar. Nuk ka pasur lidhje me ngjarjen, por i ka çuar atje. I ka dërguar që të sqarohen dhe të ikte në punë të vet. Më ka ardhur e papritur. Nuk ka pasur asnjë konflikt.
E kam marrë vesh nga një shok i djalit pasi ka ndodhur ngjarja. Djali është në gjendje shumë të rëndë. Ai ka ndërhyrë për t’i ndarë por ka marrë thika. Një grua me sa kam dëgjuar dëshmitare okulare mund të dijë më shumë. Aty mund të ketë qenë 6-7 çuna përfshirë të dyja palë. Ndërsa prindërit kanë thënë që ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Por dua të bëhet njëherë djali mirë dhe gjërat e tjera mund të sqarohen më pas.
E kisha bërë edhe një si marrëveshje që nëse shpëtonte çuni, do t’i falja…Por tani gjërat ndryshojnë sepse edhe vet nuk jam i sigurtë se çfarë do ndodhi, por do ja lej kohës…Por pres të funksionojë ligji, dua çfarë parashikon Kushtetuta e Shqipërisë…Ne shkuam për një jetë më të mirë…Rrija me qera. Ndërsa vitet që kam qenë në Bulqizë punoja në minierë”, ka thënë ai.