Tag: themi

  • “Po e lironi Tiranën, kemi katër muaj që ju themi”/ Teliti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Do ta votoj me të dyja duart shkarkimin e Veliajt

    “Po e lironi Tiranën, kemi katër muaj që ju themi”/ Teliti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Do ta votoj me të dyja duart shkarkimin e Veliajt

    “Ndonëse do të donit ta trajnonit si ditë normale, veç ashtu nuk është. Kërkesa juaj e njëanshme që përkon me kërkesat e opozitës, tani ju po ngriheni në lartësitë e detyrës. Për sa i përket aktit të sotëm ky është një akt historik. Neve sot i bashkuam votat tona jo ne me ju, po ju me ne, kemi katër muaj që themi që kjo ditë të ndodhte por faleminderit sot që po e lironi Tiranën.
    Nuk do të doja që këtë akt të ishte i shkruar kështu, por do ta votoj me të dyja duart. Kryetari, tashmë në largim Erion Veliaj merrte kompetencat e këtij këshilli duke marrë kompetenca financiare. Këto kompetenca i ka vetëm këshilli. Jetesa jonë është përkeqësuar”, tha Dorjan Teliti.

    Top Channel

  • Riemërimet e Ramës, Çollaku: Dëshmi e vazhdimësisë së paligjshmërisë dhe kapjes së shtetit…

    Riemërimet e Ramës, Çollaku: Dëshmi e vazhdimësisë së paligjshmërisë dhe kapjes së shtetit…

    Në një intervistë në edicionin e lajmeve të pasdites në SYRI TV, gazetari Basir Çollaku ngriti shqetësime të forta mbi riemërimet e fundit në qeverinë Rama, duke i cilësuar ato si tregues të qartë të mungesës së çdo ndryshimi real.

    Sipas tij, rikthimi i figurave të diskutuara si Belinda Balluku dhe Taulant Balla në pozita kyçe është dëshmi e vazhdimësisë së një modeli qeverisës të ndikuar nga krimi, korrupsioni dhe paligjshmëria. Çollaku paralajmëron se shqiptarët nuk mund të presin asgjë të mirë nga kjo qeverisje, veçse rritje të paligjshmërisë dhe përkeqësim të mëtejshëm të standardeve të jetesës.

    Basir Çollaku: Janë 2-3 riemërime që janë tregues që nuk ka ndryshuar asgjë. Pra, ku ka kryeministër Rama ne nuk mund të presim asgjë. Riemërimi i Ballukut në të njëjtën detyrë dhe i zotit Balla rikthim si kryetar i grupit parlamentar ku ka dhe përfaqësues banditësh, janë shenja le të themi dhe indikatorë se Rama vazhdon të mbetet në ujërat e zeza të qeverisjes, njëkohësisht i tërhequr nga forca e bandave, e krimit, e mafias dhe këtu nuk mund të themi që ne mund të presim një gjë të re.

    Natyrisht që, e reja duhet të pritet është paligjshmëria në rritje do të jetë konsumatorja më e madhe nga kjo qeveri, nga këta ministri, nga ky pushtet le të themi. Nuk mund të shoh që shqiptarët kanë diçka tjetër, diçka të mirë për të jetuar në këtë vend. Më pas paligjshmëri, më pak zbatim ligji, më pak siguri, më pak shëndetësi…Por ajo çfarë shqiptarët kërkojnë nuk do të jetë në këtë qeverisje.

    Kjo sepse aty janë përmendur dhe theksuar, akuzat ndaj Ballukut, madje dhe kryetari i Kuvendit është një i akuzuar me grupin e inceneratorëve, kryetari i grupit parlamentar vetëm akuzohet…

     

  • “Asgjë e mirë”, Çollaku: Riemërimet e Ballukut dhe Ballës tregojnë vazhdimësinë e krimit dhe korrupsionit në qeveri

    “Asgjë e mirë”, Çollaku: Riemërimet e Ballukut dhe Ballës tregojnë vazhdimësinë e krimit dhe korrupsionit në qeveri

    Në një intervistë për një emision televiziv, gazetari Basir Çollaku ngriti shqetësime të forta mbi riemërimet e fundit në qeverinë Rama, duke i cilësuar ato si tregues të qartë të mungesës së çdo ndryshimi real.
    Sipas tij, rikthimi i figurave të diskutuara si Belinda Balluku dhe Taulant Balla në pozita kyçe është dëshmi e vazhdimësisë së një modeli qeverisës të ndikuar nga krimi, korrupsioni dhe paligjshmëria. Çollaku paralajmëron se shqiptarët nuk mund të presin asgjë të mirë nga kjo qeverisje, veçse rritje të paligjshmërisë dhe përkeqësim të mëtejshëm të standardeve të jetesës.Basir Çollaku: Janë 2-3 riemërime që janë tregues që nuk ka ndryshuar asgjë. Pra, ku ka kryeministër Rama ne nuk mund të presim asgjë. Riemërimi i Ballukut në të njëjtën detyrë dhe i zotit Balla rikthim si kryetar i grupit parlamentar ku ka dhe përfaqësues banditësh, janë shenja le të themi dhe indikatorë se Rama vazhdon të mbetet në ujërat e zeza të qeverisjes, njëkohësisht i tërhequr nga forca e bandave, e krimit, e mafias dhe këtu nuk mund të themi që ne mund të presim një gjë të re.
    Natyrisht që, e reja duhet të pritet është paligjshmëria në rritje do të jetë konsumatorja më e madhe nga kjo qeveri, nga këta ministri, nga ky pushtet le të themi. Nuk mund të shoh që shqiptarët kanë diçka tjetër, diçka të mirë për të jetuar në këtë vend. Më pas paligjshmëri, më pak zbatim ligji, më pak siguri, më pak shëndetësi…Por ajo çfarë shqiptarët kërkojnë nuk do të jetë në këtë qeverisje.
    Kjo sepse aty janë përmendur dhe theksuar, akuzat ndaj Ballukut, madje dhe kryetari i Kuvendit është një i akuzuar me grupin e inceneratorëve, kryetari i grupit parlamentar vetëm akuzohet…

  • Mid’hat Frashëri: Bëjmë faj duke përdorur fjalë të huaja, harrojmë fjalët shqip dhe prishim gjuhën tonë…

    Mid’hat Frashëri: Bëjmë faj duke përdorur fjalë të huaja, harrojmë fjalët shqip dhe prishim gjuhën tonë…

    Nga Mid’hat Frashëri

    Një ditë, në Stamboll isha me një shok. Si ecëm mjaft kohë në baltë të rrugëve, si u lodhëm duke kërcyer gur mbi gur nga frik’ e baltës, hymë në një kafene të çlodheshim pak.

    Kafeneja ishte gjysmë plot. Cilido kish zënë vend: kush këndonte një gazetë, kush kuvendonte me shokun, kush merrej me të rrëkëllyer qelqet me birë. Këtu-këtje, dukeshin dy a tre faqezinj, pun’e të cilëve ishte të hapnin veshët e të rrëmbenin ndonjë fjalë e ta thoshin atë tek qeveria… Unë me shokun tim, ndenjëm në një çip, ku ishin edhe dy miq shqiptarë.

    Harrova t’ju them që shoku im ishte turk, por një turk i perëndisë, i ndershëm dhe i mirë. Të dy miqtë shqiptarë ishin të rinj, të mveshur bukur, me kollaro një pëllëmbë të lartë dhe me nga një shkop me kokë t’argjendtë; kishin mësuar në Stamboll.

    Njëri i thosh tjetrit:

    – Efendëm, bendeznesi të ta bëj arz, madeja është kështu: nga sebepi q’u – bë katl…

    Shoku im m’u qas në vesh e më tha:

    – Këta zotërinj kuvendojnë një turqishte të ndryshme!

    – Flasin shqip, – i thashë unë.

    Miku im thosh të drejtën; të dy djaloshët s’kuvendonin shqip, por as turqisht. I thashë njërit:

    – Or, i uruar, pse s’kuvendoni shqip, po trazoni një çorbë të fëlliqur? Ç’janë këto fjalë të huaja, që përzieni në gjuhën tuaj? S’kini turp të turpërohi?

    Edhe m’u kujtua që mjaft shqiptarë e kanë për mburrje të përziejnë një shumicë fjalësh të huaja, kur kuvendojnë shqip. Myslimanët, që kanë nxënë turqisht, trazojnë fjalë nga kjo gjuhë; të krishterët, që kanë mësuar greqisht, trazojnë gjuhën e tyre me fjalë të marra nga gjuh’e Athinës, edhe thonë; malista, parakallo, kalimera, matotheo, efharisto, etj. (Këto fjalë shqip përkthehen: si urdhëron, të lutem, mirëdita, për perëndinë, tungjatjeta, etj.)

    Do me turqisht qoftë, do me greqisht, ata që trazojnë gjuhën shqip me fjalë të tjera, bëjnë një faj të madh. Bëjnë faj se është një gjë fort e shëmtuar të vërë njeriu fjalë të huaja në një gjuhë. Kur e flet vetë, njeriu s’i ve re: po kur dëgjon një tjetër, që kuvendon një gjuhë të përzier me fjalë të huaja, ahere e kupton se sa shëmtim ka.

    Bëjmë faj duke përforur fjalë të huaja, harrojmë fjalët shqip dhe prishim gjuhën tonë.

    Pastaj, fjalët që përdorim nga turqishtja e nga greqishtja, i marrim pa ndonjë nevojë, veç ca të paka si çorbë, hesap, akoma, etj. Në vend që të themi efendëm – duhet të themi zot, zotni: në vend të vade – të themi punë; në vend të sebep – të themi shkak, ngjarje; në vend të katl të themi vrasje; në vend mahqum të themi u dëmtua… Sa për fjalën bendenezi, këtë fjalë të ndyrë, as duhet ta përdorim fare.

    Bendenezi do të thotë robi juaj dhe përdoret për të vogëlsuar veten dhe për të rritur tjetrin; gjuha shqip s’ka nevojë për këtë fjalë dhe as me ndonjë gjuhë s’thotë njeriu për vetene tij robi juaj; në shqip themi: unë, dhe atij q’i flasim i themi: zotëri, zotrote, po kurrë bendenezi.

    Duke menduar që çdo shqiptar ka detyrë të përpiqet të flasë dhe të shkruajë drejt dhe pastër gjuhën e tij, guxova të dërgoj këto radhë te “Kalendari”, që të nxënë mend ata që thonë: efharisto!

    Lumo Skëndo, Kalendari Kombiar, 1905

    ObserverKult

    ——————-

    Lexo edhe:

    DITA E PESTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET TËRËSISHT POETËVE TË RINJ

    DITA E KATËRT E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ LEXIME POETIKE E PROMOVIME, DEBAT PËR TEATRIN, KËNGË KORALE

    DITA E TRETË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ POEZI, KRITIKË , DEBAT E MUZIKË…

    DITA E DYTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ PROMOVIM LIBRI, DEBAT TEMATIK, TAKIME POETIKE…

    DITA E PARË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET LETËRSISË SHQIPE NË MAQEDONI

  • Roberto Benigni: Ne duam gjithmonë shumë pak dhe shumë vonë…

    Roberto Benigni: Ne duam gjithmonë shumë pak dhe shumë vonë…

    Duhet t’i themi jetës PO!‘Mbi dashurinë dhe lumturinë’Stand up nga Roberto Benigni, ’10 Urdhëresat’ 2014Përsëritet dhe supozohet: ‘Të duhemi’… por duhet të themi diçka: që koha kalon dhe problemi thelbësor i njërëzimit gjatë dy mijë viteve të shkuara ka mbetur i njëjti: ‘Të duhemi’, vetëm se tani kjo është bërë edhe më urgjente, dhe kur ende sot, dëgjojmë të përsëritet fraza se, ‘duhet ta duam njëri-tjetrin,’ tashmë ne e dimë se nuk na mbetet shumë kohë.Duhet të nxitojmë!Duhet të nxitojmë për të dashur!Ne duam gjithmonë shumë pak dhe shumë vonë.Le të nxitojmë për të dashur!Sepse në agimin e jetës sonë ne do të gjykohemi vetëm mbi një gjë:MBI DASHURINË!Sepse nuk ekziston diçka e tillë si ‘dashuri e çuar dëm’, dhe nuk ka emocion më të madh sesa ajo që ndjemë kur jemi të dashuruar dhe se jeta jonë varet tërësisht nga një person tjetër dhe që vetëm ‘ne’ nuk mjafton. Sepse të gjitha gjërat madje edhe ato pa jetë si malet, detet, rrugët, por edhe më shumë… qielli, era, më shumë…yjet, më shumë…qytetet, lumenjtë, gurët, ndërtesat, të gjitha këto gjëra që në vetvete janë të zbrazura, indiferente, kur ne i shikojmë ato, papritur ato marrin një kuptim njerëzor dhe ato na magjepsin, na prekin, po përse?Sepse ato përmbajnë një ndjenjë dashurie…edhe gjërat e pajeta sepse rrënjët e të gjithë krijimit janë dashuria dhe sepse dashuria puthet me kuptimin e të gjitha gjërave: Lumturinë!Po, lumturia!Dhe meqë flasim për lumturinë…kërkojeni atë!Çdo ditë, në mënyrë të vazhdueshme, faktikisht, kushdo që është duke më dëgjuar tani, le të shkojë në kërkim të lumturisë! Tani! Në këtë çast! Sepse ajo është aty! Ju e keni atë! Ne e kemi atë! Sepse atë na e kanë dhënë të gjithëve ne, na e kanë dhënë ‘me pikatore’ kur kemi qenë të vegjël, na e kanë dhënë si një dhuratë.Dhe ajo është një dhuratë kaq e bukur saqë ne vendosëm që ta fshehim atë, ashtu siç bëjnë edhe qentë me kockën. Por disa prej nesh e kanë fshehur atë aq mirë, saqë nuk e mbajnë më mend se ku e kanë fshehur.Por ajo është me ne!Edhe ju e keni!Shikoni në çdo vend, çdo raft, në çdo ndarje të shpirtit tuaj…kthejeni çdo gjë përmbys!Çdo sirtar apo komedinë dhe keni për të parë që ajo do të dale.Lumturia do të dalë! Do ta shikoni!Lumturia ekziston!Ndoshta, ajo do t’ju zërë në befasi. Por ajo është atje dhe ne duhet të mendojmë gjithmonë për lumturinë, edhe pse ndonjëherë ajo na harron, ne nuk duhet ta harrojmë atë kurrë, deri në ditën e fundit të jetës sonë.Dhe nuk duhet të kemi frikë as nga vdekja.Dhe e dini se, në fakt është më e rrezikshme të lindësh, sesa të vdesësh. Nuk duhet të kemi frikë nga vdekja, por nga të mos jetuarit kurrë me të vërtetë. Zhytuni brenda ekzistencës tuaj, brenda qenies suaj këtu, tani, sepse nëse nuk gjeni asgjë, tani, nuk do ta gjeni kurrë më.Përjetësia është këtu..

    NE DUHET T’I THEMI JETËS PO, duhet t’i themi një po të plotë jetës saqë t’i përmbysen të gjitha jo-të, sepse në fund të netëve të kaluara së bashku kemi kuptuar se, nuk dimë asgjë dhe që asgjë s’ka kuptim, por ne kemi kuptuar se ekziston një mister i madh dhe që duhet ta marrim ashtu siç është dhe ta lëmë të qetë dhe se gjëja që na bën më shumë përshtypje në botë është se jeta vazhdon dhe se ne nuk e kuptojmë se si ecën përpara.Si funksionon kjo?Si ka mundësi që reziston?Si mund ta përballojë?Edhe ky është një mister tjetër!Dhe këtë nuk e ka kuptuar askush, sepse jeta është shumë më shumë nga sa mund të kuptojmë ne, prandaj edhe ajo reziston, vazhdon.Nëse jeta do të kishte qenë vetëm ajo që kuptojmë ne, atëhëre jeta do të kishte përfunduar kohë më parë, shumë kohë më parë. Dhe ne e ndjemë këtë! Dhe ne e ndjemë që nga çasti në çast mund të na ndodhë diçka e pafundme dhe në çastin që ndodh kjo secilit nga ne i mbetet vetëm një gjë për të bërë:T’i përulet asaj!

    Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

    Burimi:

    —————————————-

    Lexo edhe:

    ROBERTO BENIGNI: DUHET T’U DHUROJMË PRINDËRVE TANË DITËT TONA, KOHËN TONË…

    ObserverKult

  • Humbi 4-1 ndaj Chelsea, nuk alarmon Allegri: Tani nisin ndeshjet që vlejnë vërtet

    Humbi 4-1 ndaj Chelsea, nuk alarmon Allegri: Tani nisin ndeshjet që vlejnë vërtet

    Në përfundim të miqësores së humbur 4-1 ndaj Chelsea, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli për mikrofonat e “Milan TV”. Ja të gjitha deklaratat e trajnerit toskan për kanalet zyrtare të klubit: “Le të themi që mbi të gjitha e mbyllëm pa dëmtime të djemve, kjo ka rëndësi të madhe.
    Në këtë muaj të parë pune kemi bërë stërvitje intensive dhe miqësore të nivelit të lartë. Ndaj Chelsea, për fat të keq, nuk e nisëm mirë, pësuam shpejt dy gola që ndoshta mund t’i shmangnim. Megjithatë, më pas skuadra qëndroi mirë me 10 lojtarë.
    Vrapoi, mbajti mirë fushën, bëri një stërvitje të mirë. Le të themi që duhet të jemi të kënaqur me punën e bërë. Tani nga e marta nis zbritja e ngrakesave, që do të na çojë fillimisht te Kupa e Italisë dhe pastaj te kampionati”.
    Për ndeshjen: “Na vjen keq, sepse kur humbasim ka gjithmonë keqardhje dhe zhgënjim, por le të themi që kjo ishte një ndeshje e vështirë dhe skuadra e mbajti mirë fushën. E përsëris, ishte e rëndësishme ta mbyllnim sa më mirë përgatitoren e verës, sidomos pa dëmtime.
    Kur bën ndeshje të tilla dhe skuadra ka një qasje të mirë, duhet të jesh gjithmonë i kënaqur, sidomos për mënyrën si po punojnë djemtë. Duhet vetëm të vazhdojmë të punojmë kështu, veçanërisht sepse tani nisin ndeshjet që vlejnë vërtet”.

  • “Demokrat, demokrat por të mirat duhet me t’i thënë”/ Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës

    “Demokrat, demokrat por të mirat duhet me t’i thënë”/ Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës

    Kryeministri Rama nuk i kurseu batutat me kryebashkiakët demokratë në takimin e zhvilluar sot në Durrës.
    Ai iu drejtua kryebashkiakut të Pukës, Rrok Dodaj me fjalët “ demokrat, demokrat por të mirat duhet me t’i thënë”, ndërsa ky i fundit i shprehu shqetësimin për procesin e legalizimeve.

    Rrok Dodaj: 6-7 muaj vetëm 14 apo 20 legalizime nga 175 dosje.
    Rama: Ti demokrat, demokrat por të mirat duhet me t’i thënë. Ka shumë rëndësi përkushtimi i atij që është në krye. Puka nuk është një zonë me burime njerëzore të pashtershme dhe prapë se prapë rezultatin aty e ka shumë pozitiv dhe e ka te bashkitë që kanë bërë progres.
    Kështu që është një tjetër shembull që është çështje përkushtimi dhe vendosje e fokusit nga drejtuesi i bashkisë për ta çuar procesin përpara. Tek fshati, te shtëpitë e fshatit duhet t’i japim më tepër besim po themi kryetarit të bashkive dhe pushteti vendor për faktin se aty mundësia e konflikteve, kur e ka marrë konfirmimin nga bashkia, është shumë e vogël dhe s’mund t’i themi fshatit të presë hartën dixhitale në zonën e Pukës po themi. Ta marrë atë titullin e pronësisë dhe më pas kur të vijë dita të futen në hartën dixhitale.

  • “Demokrat, demokrat por të mirat duhet me t’i thënë”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës

    “Demokrat, demokrat por të mirat duhet me t’i thënë”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës

    Kryeministri Rama nuk i kurseu batutat me kryebashkiakët demokratë në takimin e zhvilluar sot në Durrës.

    Ai iu drejtua kryebashkiakut të Pukës, Rrok Dodaj me fjalët “ demokrat, demokrat por të mirat duhet me t’i thënë”, ndërsa ky i fundit i shprehu shqetësimin për procesin e legalizimeve.
    Rrok Dodaj: 6-7 muaj vetëm 14 apo 20 legalizime nga 175 dosje.
    Rama: Ti demokrat, demokrat por të mirat duhet me t’i thënë. Ka shumë rëndësi përkushtimi i atij që është në krye. Puka nuk është një zonë me burime njerëzore të pashtershme dhe prapë se prapë rezultatin aty e ka shumë pozitiv dhe e ka te bashkitë që kanë bërë progres.
    Kështu që është një tjetër shembull që është çështje përkushtimi dhe vendosje e fokusit nga drejtuesi i bashkisë për ta çuar procesin përpara. Tek fshati, te shtëpitë e fshatit duhet t’i japim më tepër besim po themi kryetarit të bashkive dhe pushteti vendor për faktin se aty mundësia e konflikteve, kur e ka marrë konfirmimin nga bashkia, është shumë e vogël dhe s’mund t’i themi fshatit të presë hartën dixhitale në zonën e Pukës po themi. Ta marrë atë titullin e pronësisë dhe më pas kur të vijë dita të futen në hartën dixhitale.

    Top Channel

  • Trondit Petro Koçi: Sali Berisha është arkitekti i gjakderdhjes politike dhe pasurimit mafioz, aferat e ‘Gërdecit’,…

    Trondit Petro Koçi: Sali Berisha është arkitekti i gjakderdhjes politike dhe pasurimit mafioz, aferat e ‘Gërdecit’,…

    Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa ka komentuar zhvillimet më të fundit politike dhe gjyqësore në vend. Në një deklaratë të zjarrtë, Koçi ka e cilësuar Berishën si simbolin e republikës së vjedhur, autorin moral të përgjakjes së zgjedhjeve dhe mbrojtësin e një sistemi të kalbur që kërkon të mbijetojë mbi frikën dhe manipulimin. Ai kërkon që SPAK të mos kufizohet vetëm te çështja “Partizani”, por të hapë dosjet më të zeza të tranzicionit shqiptar si “Gërdecin”, “21 Janarin” dhe aferat familjare që kanë mbushur xhepat e njerëzve të tij me miliona euro.
    -Zoti Koçi, procesi i rinumërimit të votave në përgjithësi, ka konfirmuar rezultatin e zgjedhjeve t 11 majit, duke mos ndryshuar mandatet. Si e lexoni ju rikonfirmim të mandateve edhe pas rinumërimit të votave për opozitën?
    Shiko, kjo është një çështje me natyrë teknike. Domethënë, analiza e zgjedhjeve bëhet politike dhe gjithmonë jemi në të njëjtat parametra të pas 11 majit, pra kur është bërë numërimi fillestar. Kështu që ne vetëm mund të themi këtë që gjithë pretendimi i Partisë Demokratike për zgjedhje të manipuluara pëson një goditje të re. Pra ai pretendimi për manipulim unë e kam quajtur si me thënë treni vulgar kundër trenit imagjinar, sepse në gjithë atë pretendim të Partisë Demokratike ka vulgaritet edhe e gjitha bëhet për arsye personale të Sali Berishës. Domethënë edhe ato shëtitjet që ai bën në disa raste në organizma ndërkombëtare nuk është se kanë për synim që ai të përmbysë rezultatin apo të bëhen zgjedhje të reja apo të ndryshojë diçka në propozimet e atyre organizatave, sidomos të OSBE-së për reformën zgjedhore, por ai e ka për efekte të brendshme, pra i duhet patjetër që të mos respektojë angazhimin e tij që në rast të humbje të japë dorëheqjen. Kështu që e gjithë kjo fabulë që është ndërtuar prej tij ka synim vetëm këtë gjë: Ai kërkon që demokratëve t’u mbush mendjen që këtu ka manipulim, kështu që ai s’duhet të lëvizë nga karrigia e kryetarit.
    -Me këtë qasje thoni ju do të vijojë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha…
    Përgjithësisht i gjithë enturazhi, po themi, rrotull Berishës, ata që janë pjesë e grupit parlamentar, edhe ata që dikur kanë qenë kundër tij në momentin që ai u shpall non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kuptojnë që të bëjnë karrierë të mëtejshme për momentin duhet patjetër që t’i përulen Sali Berishës. Kështu që pavarësisht se unë jam i bindur që një pjesë prej tyre e kanë dashur këtë humbje me shpresën që ai do të mbante përgjegjësi, por duke parë që brenda strukturave që ai tashmë i dominon nuk ka asnjë lloj reflektimi dhe ata bëjnë një lojë teatrore, si me thënë, pro tij sepse e kanë hallin e karrierës personale.
    -Duke marrë shkas nga një debat, përplasje, diskutim, nuk e di se si do ta quani, që kishit me zotin Berisha në seancën e kaluar parlamentare, ku i rikujtuat edhe zgjedhjet e ‘96-s për të folur kështu për vjedhje votash edhe gjithçka tjetër. Jemi thuajse në të njëjtën situatë me atë që po konfirmon dhe rinumërimi?
    Shiko, ajo që bëra unë ishte një replikë sepse ai duke dashur që të, po themi, të zhvendosë vëmendjen nga problematika që lidhen me sistemin zgjedhor dhe ku ai ka një pjesë të konsiderueshme dhe të rëndësishme të vendimmarrjes sepse të paktën nga informacioni që kam unë, ajo pjesa e listës së mbyllur më shumë është kërkuar nga pala e Partisë Demokratike dhe ajo nuk mund të jepte konsensus nëse kjo nuk sigurohej. Kështu që kjo rezultoi pastaj në një taktikë natyrisht të ndryshme në dy kampet: Partia Socialiste për t’i fituar zgjedhjet, Berisha për të fituar grupin parlamentar. Pra janë dy objektiva krejt të ndryshëm.
    Kjo bëri atë që, po themi, deputetët më me përvojë ose politikanët më me më shumë përvojë në Partinë Socialiste të ishin listat e hapura edhe për të shmangur atë debatin që po themi pse mund të integrojë njëri në listën e mbyllur dhe jo tjetri. U bë një prerje me thikë. Pra u gjet një rrugë më e lehtë dhe më pak, po themi, përplasje. Edhe në listat e mbyllura kuptohet që u futën dhe u integruan njerëz të cilët ose janë në pozita ministrore por nuk kanë qenë deputetë apo dhe të tjerë të cilët vijnë nga ambiente që ndoshta nuk janë dhe kaq publike. Por në këtë pjesë ai ka domethënë vendimmarrjen e rëndësishme. Kështu që për ta shmangur këtë lloj përgjegjësie m’u drejtua mua duke thënë që “ty të hoqën grupet kriminale”, që nuk është kështu. Domethënë ajo është një taktikë e zgjedhur me të cilën unë natyrisht nuk isha dakord se këtë e kam pasur…
    -Po për këtë arsye morët vendimet tuaja…
    E kam thënë përpara se të bëheshin listat, bile përpara se të përcaktoheshin dhe kriteret përfundimtare të listave. Kështu që unë i kujtova zotit Rama që ai duhej të ishte në listat e mbyllura, jo të hapura. E gjithë kjo ishte një taktikë e Berishës, thashë, për ta shkëputur vëmendjen nga problematika e sistemit edhe prandaj edhe hedh ato shashka. Kështu që mu desh t’i përgjigjesha që ai është personi i fundit në Republikën e Shqipërisë që mund të pretendojë për zgjedhje të lira sepse ai është kampioni i përgjakjes së zgjedhjeve, jo i manipulimit, i përgjakjes. Ëhë, kështu që m’u deshte dhe t’i kujtoja atë zonën që ishte caktuar për Azem Hajdarin, por ndërkohë ai çfarë ka bërë domethënë në të gjithë vendin, unë natyrisht kam përjetuar më shumë në Fier, përmenda vetëm nja dy raste dhe jo vetëm të 26 majit por dhe të 20 tetorit ’96 për t’i thënë që ajo ka qenë një vazhdë. Nuk është se ishte një moment i caktuar, kështu që ai s’ka kërkuar një herë falje për ato. Unë mund t’ju them për shembull që ai është presidenti që ka bërë një dekret për komisionin zgjedhor në një ish-komunë. Në Fier ka një komunë që tani s’është më, quhej komuna Kuman. Ai ka bërë dekret për komisionin zgjedhor të asaj, po themi, ish-komune në një kështu balotazh që është komplet e paligjshme kur ishte president.
    -Tani unë dua që të marr një koment nga ana juaj edhe për zhvillimet e ditëve të fundit që lidhen patjetër domosdoshmërisht edhe me situatën politike në Shqipëri. Po në kuadër të proceseve gjyqësore që rëndojnë mbi zotin Berisha, kemi nisjen e gjykimit në themel për privatizimin e kompleksit të ish-kompleksit sportiv Partizani. Nga ana tjetër, SPAK herë pas here ka dorëzuar prova të reja edhe për çiftin Meta-Kryemadhi. Si po i shihni këto zhvillime?
    Kështu, e para njëherë duhet përshëndetur SPAK dhe GJKKO vullnetin për, po themi, qëndrimin konsistent në ndjekjen penale të rasteve të kallëzuara për figura të larta politike siç është rasti i zotit Berisha dhe i zotit Meta. Pa diskutim. Ndërkohë ne e dimë që ka ndërkohë figura të tjera politike që i përkasin Partisë Socialiste që janë nën hetim, janë nën gjykim e të tjera e të tjera. Pra kemi një angazhim institucional të rëndësishëm të këtyre dy institucioneve të drejtësisë së re, pra të SPAK-ut edhe të GJK-së. Tani deri në momentin që flasim përgjithësisht procesi është sunduar nga një përpjekje e vazhdueshme e zotit Berisha për ta zvarritur procesin. Ju e dini që në fillim bile ai nuk pranonte as t’i përgjigjej kërkesave dhe vendimeve të gjykatës për t’u paraqitur pranë GJK-së, pranë SPAK-ut dhe që i detyruan pastaj ato që të merrnin vendimin për arrest shtëpiak. Kështu që ky është komenti.
    Domethënë ne duhet të përshëndesim drejtësinë e re që vazhdon të jetë parimore në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin. Nga ana tjetër unë mendoj pa qenë as gjyqtar as prokuror që zoti Berisha ka çështje të tjera për të cilat mendoj se duhet të hetohet siç është 21 janari për shembull, është rasti i Gërdecit gjithashtu ku përfshihet familja e tij edhe shumë gjëra të tjera. Kështu që sigurisht ne do të presim çfarë do të ndodhë me aferën e ish-klubit Partizani që është, ju e dini, është një aferë e cila ka çuar në xhepat e familjes dhe njerëzve të ngushtë të Sali Berishës miliona euro. Pra nuk bëhet fjalë për një aferë të thjeshtë, se nuk ka mundësi për shembull që ta krahasosh atë me jetën edhe praktikën dhe qeverisjen e shumë figurave të tjera politike të cilat edhe sot e kësaj dite megjithëse kanë të njëjtin stazh politik si Sali Berisha, kanë një situatë ekonomike të njerëzve të tyre krejt të zakonshme.
     
     

  • Pension i 13-të dhe rritje më e madhe për ata që marrin më pak, ekspertët e ekonomisë shpjegojnë si do rriten pensionet

    Pension i 13-të dhe rritje më e madhe për ata që marrin më pak, ekspertët e ekonomisë shpjegojnë si do rriten pensionet

    Sot pensioni mesatar në Shqipëri është 196.000 lekë të vjetra (19600 ALL), sipas të dhënave që na siguron Instituti i Sigurimeve Shoqërore. 200 euro konsiderohet që të jetë minimalja për të jetuar, por teksa flasim për një mesatare, shumë rrjedhimisht mbeten nën të. Ka një plan se si do të rriten ato, edhe pse nuk është totalisht i detajuar dhe i detyrueshëm për t’u zbatuar  më shumë se një udhëzim i cili na tregon pikërisht mënyrën se do të realizohet. Plani i Moshimit tregon që pensionet në Shqipëri do të rriten me 50% të pensionit mesatar, pra duke shkuar, po themi, nga 196.000 në 280.000 lekë të vjetra (28000 ALL) brenda vitit 2030.
    Përfitimi i pensionit të 13-të do të bëhet në mënyrë automatike, shpresojmë brenda kësaj periudhe sa më shpejt. Indeksimi i diferencuar i pensioneve është një strategji për të bërë të mundur korrigjimin e atyre të cilët dolën para 2015-s dhe ata të cilët kanë dalë pas 2015-s, në mënyrë që kush e ka pensionin e ulët të marrë rritjen më shumë nga indeksimi sesa ata të cilët e kanë pensionin e lartë. Po ashtu, do të rritet numri i përfituesve të pensionit social. Sipas argumenteve të dokumentit, shumë nuk e dinë që mund ta marrin një pension të tillë në momentin që mbushin 70 vjeç.
    Marrëveshjet e pensioneve po ashtu janë një strategji që shqiptarët të kenë mundësi të përfitojnë jo vetëm këtu, por edhe jashtë, apo në qoftë se nuk e plotësonin këtu pensionet, t’i njihen vitet shtesë aty dhe këtu të kenë mundësi të marrin një pension. Ndërkohë, nga ana tjetër, premtohen edhe shumë lehtësi, nga ato te tatimi mbi të ardhurat, tek taksat mbi pronat, ulja e çmimit të energjisë për klientët mbi 60 vjeç, karta e pensionistit në 61 bashki, si dhe heqja e taksës së automjeteve dhe reduktimi i gjobave dhe kamatave. Për të diskutuar më shumë për këtë plan pensionesh, ka folur për Top Channel Romina Radonshiqi dhe Regi Sefa, ekspertë për ekonominë.
    Çfarë thotë Regi Sefa?
    “Dokumentet e politikave në përgjithësi, siç është dhe Plani i Moshimit, janë udhërrëfyes që tregojnë rrugën që do të ndërmarrë qeveria dhe administrata, si dhe hapat. Një ndër problemet që unë vërej te ky dokument është fakti që nuk kemi të qarta fazat e ndërmjetme. Pra, thuhet “dakord deri në 2030”, por nuk janë të qarta hapat se kush do të bëhet deri kur, pra në ’26-ën këto hapa, në ’27-ën këto hapa e kështu në vijim. Kjo mendoj për një arsye shumë të thjeshtë, sepse impakti buxhetor që do të ketë kjo reformë strukturore në pensione do të jetë i konsiderueshëm. Ne duhet ta theksojmë që çdo reformë strukturore është e dhimbshme. Nuk ka reformë “pa dhimbje” dhe gjithë aftësia e menaxhimit dhe mirëadministrimit të një qeverie është që dhimbjet të jenë sa më të lehta dhe sa më të shtrira në kohë, në mënyrë që të mos ndihen shumë në publik. Unë e shoh një hap shumë të mirë, sepse për herë të parë ne e kemi udhërrëfyesin dhe tani mund t’i kërkojmë një llogari konkrete qeverisë:
    “E ke nxjerrë udhërrëfyesin, pse nuk po e ndjek, apo a po e ndjek, apo s’po e ndjek?”. Por, pa dyshim që, duke qenë se kjo vendos një dysheme më të caktuar, tani ne duhet të synojmë për më lart. 276.000 lekë të vjetra apo rreth 208.000 lekë të reja që pritet të shkojë pensioni mesatar, duhet të jetë një dysheme. Pra, ky duhet të jetë minimumi dhe nga këtu ne duhet të tentojmë se sa më lart do të shkojmë. Në një farë mënyre, qeveria ka vendosur objektiva të vegjël që janë edhe më të arritshëm, por synimet duhet të jenë shumë herë më të mëdha. Në momentin që hartohet një dokument dhe një plan i këtillë, punohet nëpërmjet grupeve ndërinstitucionale të punës, pra ndërministrore. Të gjitha ministritë ulen bashkë, kryesisht koordinohen nga Kryeministria si institucioni më i lartë ekzekutiv që mbikëqyr të gjithë të tjerët. Po të shikoni planin në atë që ai përmend, përmend gjëra që janë të arritshme me mjetet dhe mundësitë që qeveria tashmë i ka, thjesht afatin kohor nuk e kanë të përcaktuar. Por nga ana tjetër, të gjitha këto masat e tjera që janë hedhur si ide, me një parakusht shumë të madh: “Në qoftë se rritja ekonomike kalon këtë, në qoftë se nafta e Shell-it na del, në qoftë se…”.
    Që do të thotë, nëse bie kushti, dhe këto nuk realizohen. Koordinim ka dhe dëshirë të mirë, mbi të gjitha ka. Por përtej kushteve, qeveria në një farë mënyre i ka lënë vetes në dorë mundësinë e surprizave. Pra, vendos ca kushte që ti mund t’i masësh: “Unë do ta bëj 208.000 lekë të reja (20800 ALL) pensionin deri në 2030-ën, do të bëj indeksimin, do të bëj pensionin e 13-të”. Nga ana tjetër, nëse ka një performancë të mirë ekonomike, këtë gjë tjetër e mban si “asin nën mëngë” dhe e nxjerr: “Ja, unë po bëj dhe këtë gjë në shtesë, që nuk e kishin parashikuar në dokument politike, por po ta bëj unë sepse jam në qeveri që kam punuar shumë mirë”. Pra, të gjitha këto janë mjete politike të cilat të lejojnë që të krijosh mundësi për impakt të mirë pozitiv kur ti e ke mundësinë. Po në qoftë se ty nuk të jepet mundësia, nuk shkon rritja ekonomike për shembull përtej parashikimeve, edhe nuk mban në një farë mënyre përgjegjësi sepse tashmë ç’ke bërë e ke thënë në dokument”, u shpreh ai ndër të tjera.
    Çfarë thotë Radonshiqi?
    “Çështja e indeksimit të diferencuar do të ishte më racionale. Kjo do të ndihmonte edhe ata individë, pra pensionistë, të cilët kanë nivel të ulët pensionesh, por nga ana tjetër, besoj se nuk do ta ngarkonte qeverinë me një barrë të madhe buxhetore. Ne sot jemi përafërsisht te pensioni mesatar, pothuajse 200 euro, edhe pse e kemi arritur. Ndërkohë, te plani i veprimit thuhet që pensioni minimal është 200 euro, kështu që këtë qeveria nuk mund ta arrijë dot në periudhë afatshkurtër, për një vit, sepse është një kosto aq e madhe sa pothuajse i gjithë buxheti do të shkonte te pensionistët. Mendoj që do të ishte shumë mirë nëse do ta niste me indeksimin e diferencuar, më pas pensionin e 13-të. Unë faktikisht dyshoj më shumë se ka për ta nisur me pensionin e 13-të. Pra, në dhjetor, mund të japë një pension të 13-të dhe me aq e mbyll. Por, pensioni i 13-të nuk zgjidh asgjë. Tani, kur themi pensioni i 13-të, si paga e 13-të në të gjithë botën.
    Paga e 13-të është aq sa ti merr në muaj dhe i bie që duhet të jetë aq sa një pensionist e ka pensionin. Ndërkohë, nëse do të bëhej kështu, mendoj që do të ishte përsëri një kosto e lartë. Ne e pamë që edhe aty ku u dhanë bonuset, u vendosën nja dy fasha, dhe një element pozitiv ishte fakti që për herë të parë u pa që atyre që kishin nivel të ulët pensioni po u kushtohej më shumë rëndësi. Ndaj them që edhe këtu dyshoj se mund të bëhet prapë me dy fasha. Gjithsesi, unë mendoj që do të ishte shumë herë më mirë të nisej nga indeksimi i diferencuar, sepse një pensionist ka nevojë çdo muaj për shtim, le të themi, të ardhurash nga pensioni dhe jo në një moment të caktuar kohe. Patjetër, nëse do të bëheshin të dyja, do të ishte shumë mirë. Më pas, ndoshta do të fillojë edhe me këto lehtësirat fiskale, si ulja e energjisë, përjashtimi nga taksa e pronës (që unë me sa informacion kam, pensionistët janë të përjashtuar vetëm nëse kam gabim).
    Zgjerimi i rimbursimit të ilaçeve nuk është se do të sillte kosto të madhe për vetë qeverinë, por do të ndikonte pozitivisht për pensionistët, sepse ne e dimë shumë mirë që shpenzimet më të mëdha të një pensionisti, përveç konsumit (që mund të themi që 80% e pensionit shkon për konsum), pjesa tjetër i mbetet për medikamente, edhe pse janë të rimbursueshme dhe themi shëndetësi falas, por në të vërtetë nuk është falas, sidomos për pensionistët. Kështu që, mendoj që edhe ato lehtësirat fiskale do t’i ndihmonin pensionistët, por realisht do ta ndihmonte pikërisht rritja e pensioneve, të paktën indeksimi, se rritjen siç thamë, pra, e ka goxha të vështirë për ta bërë, të mos themi që do të rritet pensioni ndoshta dhe për dy vite, nuk e rrit dot 50% të pensionit mesatar”, tha ajo.