Tag: themi

  • ‘Opozita duhet të ringrihet’, Salianji goditje Berishës: Regjimet nuk bien pa lëvizje të brendshme

    ‘Opozita duhet të ringrihet’, Salianji goditje Berishës: Regjimet nuk bien pa lëvizje të brendshme

    Ish-deputeti Ervin Salianji ishte i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ku analizoi situatën aktuale në Partinë Demokratike dhe sfidat me të cilat përballet opozita në përballjen me qeverinë Rama. Ai foli për presionin që, sipas tij, qeveria ushtron ndaj mediave, biznesit dhe qytetarëve që shprehin mendim ndryshe, duke e cilësuar qeverisjen si ‘regjim me karakteristika autokratike’.
    Salianji theksoi se sakrifica e çdo individi që i bashkohet opozitës sot është ‘monumentale’, duke qenë se PD gjendet në mandatin e katërt në opozitë dhe përballë një pushteti që, sipas tij, e çon represionin në maksimum. Ai kujtoi edhe rastet ku qeveria ka goditur mediat apo gazetarët kritikë, duke përmendur mbylljen e disa televizioneve, vendosjen e tritolit dhe gjobave, si dhe ndërhyrjet në linjat editoriale.
    ‘Sot në Partinë Demokratike, kushdo që vjen, duhet ta vlerësojmë. Është monumentale sakrifica që bën ai në kushtet ku jemi në mandatin e katërt në opozitë dhe ndërkohë jemi në një regjim që represionin e ka treguar që e çon në maksimum, edhe për fjalë si rasti im. Shumë të tjerë ju ka shkatërruar bizneset.
    Shumë të tjerë i ka detyruar që të largohen nga Shqipëria vetëm për shkak të mendimit ndryshe. Sepse nuk pranon që liria e të shprehurit, ka vendosur tritol në media. Diku tjetër në media tjetër e ka mbyllur dhe e ka çuar dhe në gjyq. Apo jo? Ju keni qenë aty. Një media tjetër i konfiskoi Ora News-it. Agon Channel e mbylli, News 24 i vendos tritol dhe i vendos gjoba se do t’i kontrollojë linjën editoriale.
    Merret me gazetarë me emër dhe me mbiemër. Merret me gjyqtarë dhe prokurorë me emër, emër për emër kur nuk i pëlqen. Sepse janë të pakta ato raste kur nuk i pëlqejnë, të gjitha të tjerat i kanë nën kontroll.
    Unë besoj që ka një version të kombinuar në këtë moment. Pra duket që ka një ndryshim, apo jo? Pra deri sot ne nuk kemi pasur asnjë zyrtar të lartë i cilit të të, se është ky termi publik, të goditej, pra për t’u kuptuar, po që të merrej i pandehur apo e pandehur duke qenë në detyrë, siç është rasti i sotëm.
    Të gjitha rastet e tjera kanë qenë që po themi drejtuesit e lartë të shtetit, ku kanë qenë ministri, nëpër institucione, kanë dhënë dorëheqjen dhe pastaj ka ndodhur, pra ka qenë si shpërthim i kontrolluar. Që këtu duket që ka një ndryshim, apo jo? Si hipotezë po e po e themi, jo si fakt, por fakti është që kjo ka ndodhur.
    Së dyti ka një, pra vij prapë tek kjo narrativa që pse ka rënë. Edi Rama në zgjedhjet e fundit lokale, pavarësisht po themi këto të pjesshmet, pavarësisht angazhimit të jashtëzakonshëm të strukturave të veta, ka marrë në Vlorë 15.000 vota në 260.000 votues.
    Dhe këtu vjen pjesa tjetër që ne duhet ta dëshmojmë që kemi problemet tona që nuk arritëm dot të mbajmë numrin e votave që kishim, që të motivojmë pjesën tonë, që të kishim apo jo kandidatë politikë, që të kishim apo jo një ndryshim dhe rivendosje siç ju thashë më përpara, që të kishim një vlerësim të njerëzve që kanë marrë vota realisht. Këto janë problemet tona.
    Prandaj them që duhet ta dëshmojmë ne. Dhe në këtë kuptim, të gjithë faktorët, po t’i shohësh, të jashtëm dhe të brendshëm kanë ndryshuar në raport me qasjen ndaj autokratit, po e them kështu. A bie një autokrat nëse nuk lëvizin forcat e brendshme? Unë nuk e besoj. Autokratët vetëm rrëzohen. Edhe në vende ku ka pasur, po themi, ndërhyrje të jashtme, në regjime, ku di unë, Libi, pra nuk po them Sirinë që shkoi në luftë civile, pra nuk është çmontuar asnjë regjim pa pasur një forcë të brendshme e cila në fund e sjell.
    Pra ndihma, ndihma e ndërkombëtarëve edhe heqja e vështrimit po themi, apo elementë të tjerë ndikojnë shumë që reagimi popullor të jetë më i madh. Por pa lëvizje të brendshme dhe pa pasur forcë opozita apo shoqëria, autokratët nuk largohen’, tha ndër të tjera ish-deputeti Ervin Salianji në SYRI TV.

  • Salianji: Edi Rama ka rënë, qeveris mbi frikën, SPAK po e mban në pushtet kryeministrin

    Salianji: Edi Rama ka rënë, qeveris mbi frikën, SPAK po e mban në pushtet kryeministrin

    Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e krijuar me premtimin për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, jo vetëm që ka dështuar në misionin e saj, por është shndërruar në një instrument politik në duart e kryeministrit Edi Rama.Ervin Salianji tha se që pas krijimit të SPAK, korrupsioni në nivelet e larta zyrtare nuk është ulur, por përkundrazi, është rritur.Sipas Salianjit, krijimi i SPAK duhej të kishte si qëllim, parandalimin e korrupsionit përmes frikës nga ndëshkimi. Mirëpo, realiteti tregoi të kundërtën, për ish ligjvënësin.“Nga momenti i krijimit të SPAK e deri tek dosjet për të cilat flasim, po shohim që standardi në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të lartë është më i rritur,” theksoi Salianji.Për ish demokratin, SPAK dhe e gjithë reforma në drejtësi funksionojnë si një mjet presioni në duart e kryeministrit. “Drejtësia, kështu siç është sot, është instrumenti më i fortë që e mban në pushtet Edi Ramën,” u shpreh ati, teksa risolli në vëmendje raste specifike si ai i ministres Belinda Balluku, e cila u mor e pandehur vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve, apo arrestimi i zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës.Ervin Salianji, shkoi më tej ku tha se kryeministri Rama ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi SPAK dhe e përdor atë për të konsoliduar pushtetin, duke mbajtur nën kontroll jo vetëm qeverinë e parlamentin, por edhe sistemin e drejtësisë, biznesin dhe median.Çfarë ka sjellë kjo? Të, tani do ta nis nga eksperienca. Çfarë ka sjellë? Nëse SPAK-u do të kishte një, po themi, pasojë apo diçka pozitive për shoqërinë, do të ishte që për shkak të frikës që mund të ishte krijuar potencialisht, po themi, dhënia fund e pandëshkueshmërisë, atëherë do të kishim korrupsion më pak. Nga momenti i krijimit të SPAK-ut dhe deri tek dosja që po flasim dhe tek shumë dosje të tjera, po shohim që standardi në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të lartë është më i rritur. Pra, së pari, qëllimi bazë, sipas jush por edhe sipas asaj që, që u tha kur u votua, që SPAK-u do t’i japi fund pandëshkueshmërisë, se, se ky nuk është spektakël në jetë njerëzore për të futur njerëz në burg, biem dakord apo jo? Këtu është, cila është e mira publike? Pra në shoqëri, nuk e ka sjellë këtë të mirë publike, që SPAK-u si strukturë e krijuar për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të goditur korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, të ketë sjellë këtë pasojë.Dosjet po na e tregojnë që në momentin që është krijuar SPAK-u, korrupsioni sipas kësaj që ju thatë prapë, majës së ajsbergut të dosjeve që kanë dalë në lidhje me, me korrupsionin, të jetë më i ulët, është më i lartë. Së dyti, unë mendoj një gjë, meqenëse jemi te kjo, te kjo temë. Drejtësia, në këndvështrimin tim, kjo që u quajt drejtësi e re, me të gjithë elementët, për shoqërinë ka sjellë katastrofë, se një njeri në gjykatat e zakonshme që janë 95% e njerëzve, gjyqet zgjasin minimalisht shtatë-tetë vjet. Por drejtësia, kështu siç është sot, dhe unë do them kështu siç, siç unë e shoh, është instrumenti më i fortë që e mban pushtetin Edi Ramën. Po pse mo do bëjmë kot ne, pse e shqetëson Edi Ramën që mbasi ka mbaruar zgjedhjet merret e pandehur Belinda Balluku? Pse e shqetëson Ramën që pasi ka mbaruar punë me zgjedhjet arrestohet Erjon Veliaj që i shkon në favor? Pse, po të ndjek prap logjikën tënde që u bë të gjithë bashkë. Ne kundër Veliajt kemi qenë. Lajmi është që u bë Edi Rama kundër. Se ne çfarë do bënim bashkë? Ne jemi kundër dhe e kemi denoncuar gjatë gjithë kohës. Po tani, tani unë kam një gjë. Po ne nuk i dimë, ne nuk i dimë. A të përdorim logjikën? A kemi ne luftë të brendshme, a ka luftë të brendshme në Partinë Socialiste dhe i bën Edi Rama apo jo këto lëvizje? Kjo mbetet të shihet. Një gjë është fakt ama, që në gjithçka që i duhet Edi Ramës, kjo strukturë nuk ka ndërhyrë.
    Dhe po ju them një që është thelbësore: Task forca e krijuar me bujë, janë bërë kaq shumë mbledhje, janë bërë kaq shumë tam-tame mediatike sikur çfarë po bëjnë, dhe nuk ka ndërhyrë në asnjë rast, në asnjë rast të denoncuar nga opozita apo nga shoqëria. Ka ndërhyrë vetëm kur Edi Rama i thoshte atij si e kishte emrin ai Martina, çfarë e kishte ai tipi. Të nesërmen i shkuan atij deri në zyrë. Kur i tha Rama po luan me dy porta. Pra ishte një strukturë mbikqyrëse për të kërcënuar çdo element me probleme me ligjin që mund të kishte potencial për të lëvizur drejt opozitës dhe nuk ishte me Edi Ramën. Dhe nëse thua, dhe këtu bie dakord unë, po mo Rama ka ndikim domethënës. Pra Rama mund t’i bëjë dëm cilitdo me ndikimin domethënës që ka mbi SPAK. A mund të ketë, a mund të ketë ndonjë element i cili për arsye të caktuara mund të dalë nga kjo? Deri sot nuk e kemi parë. Rasti i Belinda Ballukut deri tani mund të duket si rast. Po të shohim. Pse ju mendoni që Ben Ahmetajn e bëri SPAK-u pasi Rama kishte thënë po të isha unë prokuror, ky do dënohej nuk dihet se sa? Pse Erjon Veliajn e ka bërë pa pasur shkeljen e syrit të Edi Ramës? Po më thoni ju një rast deri sot, po pse, cili është krimineli më i madh, ku di unë, Lefter Kokën që e dënojnë për çdo gjë që bëhet në Shqipëri nja pesë herë?
    Ore e gjithë kjo zhurma që bëjmë ne, në fund të ditës janë burgosur gjithsej nja 20 zyrtarë të lartë. Një pjesë që as i konsideron njeri. Pse kjo ka qenë këto milionat euro, ky investimi i madh, kjo pritshmëria e madhe e shqiptarëve? A ka sot një gjë zotëri? Dhe këtë, dhe këtë mund të përgjigjesh pastaj. Cili është elementi kryesor në drejtësi për shoqërinë? Që është po themi thelbësor për funksionimin e një shoqërie demokratike? Është parandalimi. Po pse mo ndëshkimi i njerëzve dhe ngritja e një kulture? Sot Edi Rama qeveris mbi frikën. E di, e di çfarë kanë frikë më shumë njerëzit sot? Ja këtë drejtësinë që themi ne është e pavarur. Sepse Edi Rama sot nuk kujdeset për asnjë gjë dhe i ka të gjithë sektorët e shkatërruar dhe është në qeverisje dramatike për vendin. E mban me frikën dhe frika kryesore që kanë njerëzit është kjo strukturë dhe strukturat e tjera të drejtësisë të cilat i ka lepe-peqe po njësoj siç ka grupin parlamentar, po njësoj siç ka qeverinë, po njësoj siç ka bashkinë, po njësoj siç ka biznesin, po njësoj siç ka segmente të caktuara të medias.
    Dhe ne të themi që në këtë situatë paskemi ndonjë diferencë? Cila është diferenca? Sot kemi një gjë se hyjmë tek SPAK-u. E di çfarë ka treguar ky rasti i fundit? Si dhe rastet e mëparshme. Shqiptarët sot paguajnë tre herë. Të paktën të jemi të vërtetë, mos bëjmë, mos të krijojmë me ligj disa struktura të reja. Shqiptarët sot paguajnë nja ku di unë, dhjetëra njerëz të cilët punojnë tek KPP, APP, komision, komisione të bërjes së tenderave, kanë sisteme elektronike për bërjen e këtyre tenderave, miliona euro që shpenzohen për të mos pasur, mos pasur deformim. Një. Pra paguhen sistemet, paguhen, prit se nuk luajmë, kaluam këtu ku është thelbi. Paguajnë njerëzit që punojnë në këto dhe ndërkohë tenderat prapë janë të gjithë të paracaktuar. E dimë ne, Rama i cakton këto. Nuk ka gjë në Republikën e Shqipërisë dhe po qe se ka një njeri, një njeri që e beson, se mund ta thotë. Një njeri që e beson që ka një gjë në këtë republikë sot që del jashtë vëmendjes së Ramës edhe që bëhet pa pasur dakordësinë e Ramës, unë pastaj dorëzohem. Ama sot, nëse do të ishte ky SPAK-u kështu siç thoni ju, me me po themi me këtë ndikimin domethënës, po do kishte pak element, element të pavarësisë, ore po ky Edi Rama a duhet të thirrej për atë foton se e ka denoncuar te Çim Peka Arben Ahmetaj? A e ka thënë para se të, se denoncimi ka ardhur nga këtu për këtë çështje si fillim. Ka thënë Edi Rama ka shkuar në këtë vend në Ankara, ja ku keni foton, ja ku keni tenderin. Parimi, parimi është ky, se te parimi flasim edhe me rastin. Tani vijmë te kjo. Nëse ka, po jo mo nuk e nisa keq, e nisa shumë mirë dhe po e vazhdoj shumë mirë. Dhe këtu ka një, këtu, këtu ka një gjë. Po mirë të na gjykojnë njerëzit se kush e ka gabim apo mirë. Këtu ka një gjë zotëri. Një strukturë e cila ka frikë ta thërrasë Edi Ramën për Ecoparkun, për këtë rastin e fotos atje në Ankara, për rastin e charterave, e charterave që është kërkuar komision hetimor dhe nuk ka guxim, se normal parlamenti jo e jo, por nuk ka guxim as SPAK-u. Për rastin e takimeve, me Gonigalin, për dhjetëra raste të tjera të denoncuara nga opozita dhe ne të themi që po se kjo strukturë qenka kështu. Tani po iki kësaj teme, unë mendoj këtë gjë, dy fjali tani dhe e mbylla se, se unë mendoj që thelbi është ky. Me me kushtet, se ju hymë në detaje. Sot ka një element, Edi Rama, merrni dhe, dhe i marrim me shembull po të doni, çdo kryeministër dhe çdo qeveri në botë. I ka rënë në sektorin e, në sektorin e punëve të brendshme, ministri është dënuar për kanabizimin e Shqipërisë. Në sektorin e shëndetësisë, ministri është nën hetim për dy konçesione shumë të rëndësishme. Në sektorin e energjisë dhe të infrastrukturës i ka, e ka sot të pandehur zëvendëskryeministren. Në bashki ke nja 15 deri tani të kapur në korrupsion. Dhe kryeministri nuk ka përgjegjësi politike dhe nuk jep dorëheqje, dhe këtu jam dakord unë me këtë, që Edi Rama ka rënë mo, po duhet ta dëshmojmë ne. Dhe patjetër jam dakord unë me atë që thotë, që thotë Çimi në fillim. Që po, shoqëria dhe opozita për ta udhëhequr shoqërinë drejt ndryshimit ka të gjithë, jo mundësinë po edhe pamundësinë për ta realizuar, kjo duhet parë. Por që në këto kushte të rrijë kryeministri Edi Rama, Boris Johnson dha dorëheqjen për një, se shkeli rregullat për një, për një darkë gjatë kohës së pandemisë.
     

  • Opozita rikthehet në protesta/ Spahia: Kanë shkatërruar parlamentarizmin, opozitës i është mohuar fjala

    Opozita rikthehet në protesta/ Spahia: Kanë shkatërruar parlamentarizmin, opozitës i është mohuar fjala

    Opozita shqiptare i është rikthyer protestave, duke nisur me një tubim para Kryeministrisë pasditen e kësaj të hëne, në një përpjekje për të kanalizuar pakënaqësinë qytetare ndaj qeverisjes. I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, përfaqësuesi dhe ligjvënësi i opozitës, Bardh Spahia, zbardhi arsyet, strategjinë dhe sfidat e këtij aksioni të ri politik.Sipas Spahisë, vendimi për të protestuar vjen si përgjigje ndaj një presioni të vazhdueshëm nga qytetarët opozitarë, të cilët e shohin shtetin “të kapur nga mafia, korrupsioni dhe krimi i organizuar”.Ai theksoi se zgjedhjet e 14 majit ishin “të grabitura”, duke minuar besimin tek procesi zgjedhor si një mjet për rotacion pushteti. Spahia shpjegoi se vonesa për fillimin e protestave ishte një lëvizje strategjike, në pritje të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR, i cili, sipas tij, “faktoi komplet akuzat e opozitës” për përfshirjen e shtetit në fushatë, përdorimin e aseteve publike, kërcënimin e administratës dhe përdorimin e krimit të organizuar.Një tjetër arsye madhore për protestën, është ajo që Spahia e quajti “eliminim i fjalës së lirë të opozitës” dhe “shkatërrim i parlamentarizmit”. Ai akuzoi mazhorancën për bllokimin sistematik të të gjitha instrumenteve demokratike në Kuvend, si ngritja e komisioneve hetimore, interpelancat me ministra dhe mocionet me debat, duke e kthyer parlamentin në një institucion jofunksional ku zëri i opozitës asgjësohet me forcën e kartonit.
    Sigurisht është më se e vërtetë, kërkesa e vazhdueshme e popullit opozitar, le të themi, për të manifestuar në mënyrë dinamike nëpërmjet protestave. Për hir të së vërtetës që pas zgjedhjeve të grabitura, zgjedhjeve të vjedhura të 11 majit, kjo ka qenë një kërkesë konstante jo vetëm e strukturave tona, por e të gjithë atyre që e shohin tashmë shtetin shqiptar të kapur nga mafia, nga korrupsioni, nga krimi i organizuar dhe nuk gjejnë një mënyrë tjetër për të siguruar rotacionin politik, pasi edhe në tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme ka humbur plotësisht besimi mbas asaj që pamë dhe me 11 maj. Në këtë kontekst gjatë gjithë këtyre muajve, ne jemi përballë me këtë kërkesë të vazhdueshme të opozitarëve për të protestuar në mënyrë dinamike për shumë e shumë arsye.Në kuptimin për të përcjellë forcën e një populli të tërë që kërkon ndryshimin me çdo kusht. Dhe ka forma të ndryshme proteste gjithmonë brenda kontureve të protestës së ligjshme, po themi kështu, por për të bërë të ndihet zëri i opozitarëve, i cili tashmë është dukshëm dominues në skenën publike shqiptare le të themi. Siç e kemi thënë edhe vazhdimisht gjatë atyre muajve, kemi ka pasur një arsye për të cilën kemi vonuar për hir të së vërtetës thirrjen në një proteste dhe ajo ka qenë pritja e daljes së raportit përfundimtar të OSBE ODIHR-it, e cila, siç edhe keni pasur mundësinë ta shikoni, faktoi komplet ato akuza dhe le të themi dokumentoi gjetjet e Partisë Demokratike gjatë procesit zgjedhor të 11 majit. Përfshirjen e shtetit të bërë një me partinë politike në pushtet, përdorimin e aseteve publike në fushatë, kërcënimin e administratës dhe përdorimin e administratës, përdorimin e krimit të organizuar fuqishëm në fushatë.

    Dhe përdorimin e parave të pista të trafiqeve të ndryshme po nga krimi i organizuar i bërë një me shtetin. Janë shumë e shumë aspekte të cilat, kapja e mediave e tjerë e tjerë, të cilat siç u tha dhe në raportin. Vetëm për zgjedhje nuk bëhet fjalë. Në këtë kontekst mendoj që është momenti i duhur tani të thirret një protestë. Patjetër, se doja të dilja pikërisht edhe te kjo. Nuk janë vetëm këto arsyet që lidhen direkt me zgjedhjet e 11 majit, kuptohet edhe gjatë këtyre pak muajve ka pasur zhvillime të tmerrshme le të themi në skenën politike shqiptare. Politike dhe publike. Mjafton të përmendim këtu skandalet e njëpasnjëshme madhore të korrupsionit, ku ministra dhe…

    Tanimë me këtë mazhorancë dhe me modelin që kanë sjellë në skenën publike me menaxhimin e parasë publike, duken asgjë, duken thërrime të gjitha këto. Ju, tanimë jemi mësuar të dëgjojmë afera korruptive që nga drejtorët më të vegjël dhe deri tek ajo që është më e rëndësishmja, përfshirjen e kryeministrit Rama në aferat e mëdha korruptive. Këtu nuk po flasim, e thashë edhe pak më përpara, janë ministra dhe zëvendëskryeministra, por në të vërtetë në çdo aferë të madhe korruptive të këtij vendi, të cilat nuk janë aspak të rralla, është i përfshirë direkt kryeministri Rama. Dhe në dhe përveç kësaj, këtyre aferave të bëra publike dhe së fundmit tanimë ka arsye të tjera plot. Dhe një ndër këto dhe mjaft e rëndësishme është edhe praktikisht eleminimi i fjalës së lirë të opozitës dhe ku keni vendosur.

    Absolutisht. Ne, ju besoj keni qenë edhe dëshmitarë të faktit që në dhjetë seanca parlamentare vetëm në një seancë kemi arritur të flasim apo të diskutojmë për çështje të rëndësishme që shqetësojnë opinionin publik apo zgjedhësit tanë. Në nëntë seancat e tjera ka qenë absolutisht e pamundur të dëgjohet sadopak zëri i opozitës dhe gjithçka është vendosur me forcën e kartonit në një mënyrë krejtësisht antidemokratike, në një mënyrë krejtësisht jo institucionale, ka pasur një tendencë dhe besoj unë projekt e mirëmenduar për të eliminuar fjalën e lirë të opozitës dhe automatikisht pastaj edhe në shkatërrimin e parlamentarizmit shqiptar. Nuk di të ketë funksion tjetër parlamenti shqiptar përveç se të dëgjojë fjalën e përfaqësuesve të popullit apo të ushtrojë kompetencat e veta në legjislative, qoftë edhe në mbikëqyrjen e institucioneve kushtetuese, të tjera kushtetuese, përfshi këtu edhe kontrollin mbi ekzekutivin, qeverinë.

    Të gjitha këto armë që kushtetuta ja njeh pushtetit legjislativ, parlamentit pra, janë asgjësuar nga mazhoranca aktuale. Ju rikujtoj këtu që çdo nismë e opozitës shqiptare, e Partisë Demokratike, për të ngritur qoftë komisione hetimore, çka është një e drejtë kushtetuese të cilën nuk mund t’ia heqë mazhoranca në asnjë lloj forme. Nuk, as me votim. Është parashikuar në kushtetutë. Mazhoranca thjesht mund të dakordësojë datat e ngritjes së këtyre komisioneve, por në asnjë moment nuk mund të heqë të drejtën e kërkesës për të ngritur komisione hetimore. Në, me forcën e kartonëve janë rrëzuar të gjitha kërkesat e opozitës për të ngritur, për të siguruar interpelanca parlamentare me përfaqësues të qeverisë. Me forcën e kartonëve gjithashtu është hequr e drejta e opozitës për të kërkuar mocion me debat, siç kemi pasur për çështje edhe të rëndësishme me një interes të gjerë publik, siç ka qenë për shembull problematikat e gjetjes së kontrollit të lartë të shtetit për spitalin onkologjik, çka ishte një temë e cila do të duhej të gjente dakordësi.

    Ajo ishte pastaj një tjetër absurditet, por nejse, ata që nuk gjejnë forcën të të ndihen pjesë dhe të kërkojnë edhe ato apo të bëhen bashkë në kërkesën për të pasur një mocion me debat me ministrin e shëndetësisë si institucion në radhë të parë, pastaj edhe si përfaqësues. Do të thoja e pafalshme, madje e turpshme që në çdo ndërrim ministrash të shërbim me po të njëjtat premtime që në vitin 2013 dhe fatkeqësisht shohim që asgjë nuk ndryshon, situata përkundrazi, në pjesën dërrmuese vazhdon të degradojë dhe më keq se ç’ishte. Absolutisht, këto janë problematikat që me të cilat është ngritur edhe kauza e thirrjes së kësaj proteste, do të thoja, disa prej tyre.

    Jo, është e vërtetë. Për hir të së vërtetës, të gjitha sulmet ndaj opozitarizmit dhe opozitës janë, besoj, të menduara dhe të pilotuara nga pushteti dhe kjo është më se e qartë. Shiko, mjafton të shohësh edhe rezultatin e zgjedhjeve, qoftë edhe këtyre të pjesshme të fundit, për të kuptuar që nuk është më çështje këtu partish apo mënyrës së të bërit opozitë apo individësh. Është një çështje e cila për fat të keq duhet të parë në thelbin e vet. Me Edi Ramën dhe me këtë mazhorancë nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ky është fakt. Është provuar, kemi parë parti të reja, parti të cilat nuk mbanin ndoshta dhe barrën e partive të mëdha, siç është Partia Demokratike, po prapë rezultati ishte krejtësisht zhgënjyes në zgjedhje, të paktën të fundit të 11 majit. Dhe kjo është shumë domethënëse. Kjo tregon që nuk ka më rëndësi kush është fytyra apo kush është individi apo kush është partia. Këtu dominon partia shtet, e cila kontrollon plotësisht edhe procesin zgjedhor.

    Unë jam dakord plotësisht me faktin që këtu nuk bëhet më fjalë as për ideologji, as për zgjedhje vizionit ekonomik. Këtu është e qartë që e gjithë ekonomia shqiptare është e bazuar kryesisht tek droga dhe trafiku i i drogës, apo edhe kultivimi i kanabisit. Investimet shikohen qartë tashmë, ngritja e kullave në çdo cep të Tiranës, madje do të vazhdojë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, me para, prejardhja e të cilave është krejtësisht e paqartë dhe me shumë probabilitet, të gjitha faktet çojnë aty, janë para të pastrimit të parave të pista të trafiqeve të ndryshme të drogës. Të bëjnë të kuptosh që është më se e vërtetë ajo shprehja që ne po jetojmë sot në një narkoshtet. Lidhjet janë të qarta të personazheve kryesorë të trafikut të drogës dhe të krimit të organizuar me kryeministrin Rama direkt. Po faktohet jo vetëm nga gazetaria investigative shqiptare dhe e huaj, autor, zërat dhe emrat më autoritar në këtë fushë e kanë thënë qartë tashmë lidhjen dhe simbiozën midis qeverisë shqiptare, kreut të saj Edi Rama me personazhet e trafikut të drogës.

    Po patjetër dhe pastaj nuk rakordojnë as shpjegimet dhe justifikimet e tija me këto personazhe. Denoncime të forta ka pasur edhe nga autoritetet maksimale të luftës kundra krimit të organizuar dhe mafies, siç është Nikola Grateri, kryeprokurori antimafies i Napolit, autoriteti më i madh në luftën kundër mafies dhe krimit të organizuar, i cili nuk, nuk flet vetëm për mafien në territorin italian, përkundrazi, është një njohës i mirë i mafies dhe i krimit të organizuar në të gjithë botën, le të themi, me lidhjet e faktuara tashmë të krimit të organizuar nga Shqipëria, Europa dhe Amerika Latine, ka folur më qartazi nuk mund të fliste, e konsideroi patjetër Shqipërinë një narkoshtet, madje dhe më shumë, foli qartazi për lidhjet e trafikantëve ndërkombëtarë të drogës me drejtuesit e qeverisë shqiptare dhe me kryeministrin Rama. Unë nuk di çfarë duhet të thotë dikush më shumë për ta faturuar dhe për ta, për ta dakordësuar faktin që të dorëzuar para faktit, për të dorëzuar para faktit që ne jetojmë në një narkoshtet dhe kjo nuk ka më asnjë diskutim. Dhe mbi këtë narkoshtet, mbi këtë, le të themi burim, këtij, mbi këtë lum parash është e bazuar edhe ekonomia shqiptare. Pastaj, padyshim, kemi ato, le të themi shpërndarjen e parave të buxhetit shqiptar, që është një tjetër turp i madh dhe një akt kriminal do të thosha unë.

    Që as atë nuk kemi mundësinë dhe rastin ta diskutojmë në kuvend, apo qoftë edhe nëpër komisione ku ne. Edhe në shtëpinë e Ramës është që s’diskutohet buxheti. Është një mënyrë për ta ulur peshën. Ekzakt, por këto koncesione mos harrojmë janë, janë vrastarë për jo vetëm për ekonominë, por edhe për qytetarët shqiptarë. Një fakt për t’jua përmbledhë ishte që edhe në projektbuxhetin për vitin 2026, pesha e koncesioneve, e parave që shkojnë për koncesionet është pak a shumë e njëjtë me peshën e investimeve të Ministrisë së Shëndetësisë në të gjithë qendrat dhe spitalet e Shqipërisë. Pra është, është një e qartë, një skemë e cila parashikon që shumica dërrmuese e buxhetit të shtetit të shkojë në tek, tek xhepat e. Ta nxjerrim nga arka, ta hedhim te xhepat, te një grusht njerëzish e disa oligarkë.

  • Agim Baçi: Çfarë t’u themi fëmijëve sot?

    Agim Baçi: Çfarë t’u themi fëmijëve sot?

    Agim Baçi

    Nga: Agim Baçi

    Çfarë duhet të bëjmë me fëmijët tanë nëse familja dhe shkolla nuk duket se janë më tërheqëse për atë që u themi sot? Çfarë duhet të bëjmë kur shumë mësues nuk dinë më se çfarë të bëjnë me nxënësit lidhur me shpjegimin e asaj çfarë është më e rëndësishme në jetë dhe kur shumë familje janë në alarm për rezultatet e prindërimit dhe për vështirësinë që hasin kur duan të shpjegojnë çfarë është “e mirë” – “e keqe”, apo “e lejuar” – “e palejuar”?A po mendojmë ne se si të sillemi me fëmijët teksa fuqinë e komunikimit në familje e shkolla e ka marrë tregu i zbavitjes dhe konsumit, një treg që plak gjithçka brenda një kohe të shkurtër, duke krijuar një botë të pafundme ankthi te ata që i besojnë vetëm këtij tregu?Filozofi dhe psikoanalisti i famshëm italian, Umberto Galimberti, prej vitesh ka ngritur alarmin për komunikimin e vështirë që kanë sot prindërit me fëmijët e tyre adoleshentë, pasi, sipas tij, shumë fëmijë kanë sot një fjalor të mangët shpjegimi për gjendjen e tyre emocionale, ndërkohë që vetë prindërit kanë në mendje ende edukimin nga etërit e tyre.

    Edhe më të vështirë e kanë komunikimin ata prindër që janë rritur me një komunitet që ka bashkëvepruar, që ka folur e lozur me njëri-tjetrin në moshën e fëmijëve të tyre, dhe tashmë gjendet përballë fëmijëve që qëndrojnë gjithnjë e më shumë vetëm dhe që kanë thuajse gjatë gjithë kohës kufje në vesh ku mund të jenë duke dëgjuar muzikë apo duke ndjekur video. Ashtu siç edhe rezulton prej kohësh frika se mund të jenë duke admiruar rrugën më të shkurtër për t’u bërë të famshëm dhe me para, si personazhet që ata dëgjojnë e shohin gjatë kohës me vetminë e tyre.

    Por, kushdo që mendon se kjo situatë është thjesht individuale e fëmijës së tyre, apo vetëm e shoqërisë shqiptare, rrezikon të gjykojë gabim e të prishë urat e komunikimit me to. Një situatë e tillë ka nevojë për një debat sa familjar e shkollor aq edhe mbarëkombëtar, ku të mos i hapim udhë lumit të pesimizmit, pasi në një lumë të tillë nuk dërgon asnjë varkë në një breg zgjidhjesh. Në lumin e pesimizmit dhe moskumunikimit fiton vetëm ankthi i përkohshmërisë, vetëm zemërimi dhe frika. Ndërkohë që ne të gjithë e dimë se ajo që e mban fillin e fortë mes nesh është besimi dhe dashuria, është empatia dhe solidariteti.Ne si prindër duhet të kuptojmë se premtimi që na është bërë ne si brez dikur për një të ardhme më të mirë, nuk vlen me të njëjtën gjuhë me fëmijët e sotëm, të cilët janë të kërcënuar nga “droga e famës”, nga ethet e pasurimit të shpejtë, që në fund rezultojnë një amfiteatër vuajtjesh dhe padurimi. Nën ndikimin e spektaklit dhe konsumit dhe të kërcënuar gjithnjë e më shumë nga rezultati dhe jo nga qëllimi i asaj që bëjnë, fëmijët do e kenë gjithnjë e më të vështirë të përcaktojnë emocionalisht kufijtë e kënaqësisë për atë që kanë dhe për atë që duan të bëjnë me jetët e tyre. Mungesa e qëllimeve për të nesërmen e ka kthyer tanishmërinë në një diktaturë padurimi.

    Ne të gjithë prej kohësh shohim se si ndeshen të rinjtë me pyetësorë pa fund, me sondazhe që kërkojnë përgjigje të ngutshme dhe dhënie opinionesh, me statistika dhe kërkimet të tregut. Po kështu, thuajse çdo prind është përballur me emocionet që shkaktojnë te fëmijët rrëfime individuale në programe të përditshme televizive e sidomos në video të shpërndara, përfshi këtu deri ne limitet e fundit te intimes. Këto projekte e emisione i kthejnë të rinjtë në një gjah të konsumit të së sotmes, pa pasur fuqi të mendojnë për nesër, pa mundur të ëndërrojnë. Nën këtë presion, shumë fëmijë nuk e kuptojnë dot që, ajo që duhej të ishte vetëm e tyrja, është e gjithë publikut, pasi është bërë pjesë e show-t, duke u shpërndarë, pa ditur se kjo i bën më pas ata të pafuqishëm për t’iu kundërvënë makthit të spektaklit.

    Është përgjegjësia jonë, në shtëpi e shkollë, t’u themi se informacioni nuk është mençuri, por thjesht një mundësi. Duhet t’i themi me qetësi se është reflektimi ndaj asaj që shohim që mund të na japë më shumë dritë në atë që duam të ndjekim, dhe jo eksitimi i gjithanshëm që sugjeron bota e spektaklit. Përndryshe, nëse nuk ua themi hapur, do kemi murin e indiferencës së tyre ndaj asaj që do u kërkojmë më pas.Ky mur indiference, zemërimi dhe nervozizimi që shfaqin të rinjtë mund të shembet nëse vendosim ura të vërteta bashkëbisedimi, pa u ankuar për atë që nuk kemi patur ne në kohën tonë dhe pa dramatizuar atë qe ata na kërkojnë ata për shkak se janë bijë të kohës së tyre. Dhe, siç shkruan dhe Galmberti në librin e tij, “Bujtësi turbullues”, për të kuptuar sa të rëndësishme janë në jetë raporti me humbjen, zgjidhja e konflikteve, solidariteti dhe empatia, duhet që të mos lejojmë që për fëmijët tanë të jetë baby-sitter televizioni apo aparati celular.

    Nëse nuk arrijmë dot të ndërtojmë pyetjet e duhura në familje e shkollë, nuk ka pse, më pas, të bëjmë si të tmerruar nga dhuna që pason shoqërinë tonë, nga cinizmi i të rinjve, të cilët pa përgjigjet e bazuara te fuqia e dashurisë dhe besimit, do zgjedhin atë të talljes, të vënies në lojë dhe të zemërimit dhe ankthit. Nëse nuk i drejtojmë sytë nga dashuria, nëse zemrën e tyre e lëmë në dorë vetëm të rezultatit dhe arsyes, atëherë duhet të llogarisim se mund të jetojmë në mbretërinë e indiferencës së tyre jo vetëm për ne, por për gjithçka rrotull tyre.

    Ndaj, le të mos ngurojmë që t’u themi fëmijëve se, nëse ke një zemër të ndjeshme, nuk është dobësi, por është forcë për të kuptuar. Le t’u themi me forcë fëmijëve tanë se, të kesh sa më pak rroba në trup, të të duket më shumë nga lakuriqësia jote, nuk do të thotë se je i hapur ndaj të tjerëve. Natyrisht, të lakuriqësosh shpirtin është më e rëndë se sa të lakuriqësosh trupin. Por ne duhet të këmbëngulim që ata të dinë se, të heqësh gardhin e turpit nuk do të thotë se me tjetrin je kuptuar. Përkundrazi, mund të lëndosh ata që të kanë menduar të jenë të afërt, pasi rënia e murit të turpit për intimen është jo vetëm humbje e dinjitetit por njëkohësisht edhe përjashtimi i atyre që na duan dhe duam nga të qenurit për ta dhe me ta.

    ObserverKult

    ————-

    Lexo edhe:

    AGIM BAÇI: GUXO DHE BUZËQESH…

  • ‘Varfëria këmbanë alarmi’/ Premçi: Familjet shqiptare po mbyten në kredi për bukën e gojës

    ‘Varfëria këmbanë alarmi’/ Premçi: Familjet shqiptare po mbyten në kredi për bukën e gojës

    Kostoja e lartë e jetesës po rëndon gjithnjë e më shumë mbi familjet shqiptare, të cilat po detyrohen të marrin kredi jo më për të blerë sende luksi, por për të përballuar shpenzimet e përditshme. Ky është alarmi që ngrihet nga eksperti i ekonomisë Edvin Premçe, i cili thekson nevojën për ndërhyrje urgjente nga ana e qeverisë për të lehtësuar barrën financiare mbi qytetarët.

    Sipas analizës, në ‘KUSH PAGUAN’ në SYRI TV me moderatoret Klaudia Karabolli dhe Flavia Shahini, Premçe shprehet se efekti social i politikave qeverisëse duhet të jetë më i ndjeshëm, veçanërisht për shtresat më të rrezikuara. Familjet me dy rroga, çiftet e reja dhe familjet me fëmijë të vegjël po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të shpenzimeve të larta, që nga ato për aktivitetet shkollore e deri te kostot bazike të jetesës.

    Në këtë kontekst, Premçe propozon disa masa konkrete. Së pari, kërkohet një ndërhyrje më efektive në tregun e qirave përmes politikave aktive të banesave sociale. Po ashtu, vihet në dukje se edhe transporti publik mbetet një kosto e konsiderueshme, pavarësisht se çmimi i biletës nuk ka pësuar rritje. Për familjet në nevojë, sugjerohet aplikimi i një bonusi ose një formule specifike që do të sillte një ulje të drejtpërdrejtë të shpenzimeve të tyre.

    Një tjetër propozim thelbësor është krijimi i një grupi teknik monitorues për çmimet e tregut. Ky grup do të kishte për detyrë të vlerësonte nëse një pagë normale mujore mjafton për të përballuar jetesën dhe të identifikonte pikat ku qeveria mund të ndërhyjë. Një masë drastike, por e nevojshme, mund të ishte edhe ngrirja e çmimeve për një shportë produktesh ushqimore thelbësore për një periudhë të caktuar, si për shembull 16 muaj, duke mbështetur njëkohësisht bizneset që do të zbatonin këtë masë.

    Eksperti shprehet se shifrat më alarmante vijnë nga Banka e Shqipërisë. Përqindja e kredive të marra nga familjet për shpenzime të përditshme ka arritur në mbi 13% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Vetëm gjatë vitit të fundit, është shënuar një rritje prej 20% në këtë kategori, një sinjal i qartë i vështirësive financiare të qytetarëve.

    Ky fenomen sipas ekspertit, po krijon një cikël vicioz ku familjet hyjnë në borxhe përmes kartave të kreditit apo overrafteve, të cilat kanë kosto të lartë interesi. Kjo barrë financiare jo vetëm që ndikon në uljen e konsumit të përgjithshëm, por i mban familjet peng të borxheve ndaj bankave. Situata kërkon një reflektim të thellë dhe një ndjeshmëri reale nga ana e institucioneve për të kuptuar dhe adresuar problemet me të cilat përballen qytetarët çdo ditë.

    Premçe:

    Nga ana tjetër ajo çfarë duhet të bëjë qeveria përtej, mendoj, përtej perceptimit real dhe që të reflektojë pra atë çfarë thuhet, është pikërisht që duhet të ketë, të themi efektin social duhet ta ketë më të ndjeshëm. Efekti social pikërisht është ajo çfarë kanë pengesë ose çfarë janë shpenzimet që janë të larta për familjet, të paktën ato që janë me dy rroga. Dhe po flasim edhe për çiftet e reja, po flasim edhe për familjet që janë me fëmijë të vegjël dhe i kanë në aktivitete shkollore, në shkollë, në kurse private. Pra, dhe këtu duhet në një farë mënyre të ndikojë siç thamë edhe për qiranë, pra duhet të jetë akoma më efektive dhe më, të themi më më prezente me banesat sociale.

    Duhet të jetë pse jo dhe me transportin publik. Është një problematikë tjetër, paçka se tash nuk është rritur çmimi. Që nuk është rritur çmimi, por ama nga ana tjetër është një kosto që ndikon dhe ajo mund të ketë në një farë mënyre, duhet të shikohet një farë bonusi ose një një formulë që në një farë mënyre të ketë, të ketë një ndikim dhe të ketë një ulje në familjet në nevojë dhe në familjet që nuk kanë arritur, nuk arrijnë të themi një limit social.

    Por nga ana tjetër mendoj që është shumë e rëndësishme të krijohet pse jo edhe një komision ose të krijohet edhe një grup teknik që të monitorojë çmimet e tregut dhe të shohin realisht që a dilet me një pagë mujore normale në fund të muajit dhe çfarë dhe ku mund të ndërhyjë qeveria për ta bërë një gjë të tillë. Mund të jetë edhe një dhe bllokimi i çmimeve ose ngrerja e disa çmimeve të shportës që janë, të themi, disa ushqime që janë bazilare dhe elementare dhe të rëndësishme, të cilat në një farë mënyre duhet të ngrihen me çmime të fiksuara, pse jo edhe për 16 muaj, të cilat në një farë mënyre mund të ndihmojnë.

    Dhe nga ana tjetër po absolutisht duhet të që të ndihmohen ato biznese që aplikojnë këtë formë, të themi, këtë formë mbështetje që duhet të bëjë nga ana e qeverisë. Nga ana tjetër mos të harrojmë që ka dhe është rritur shumë dhe përqindja e kredive të marra nga familjet për sa i takon dhe jo për të blerë gjëra të luksit, por për shpenzime të përditshme. Sipas të dhënave dhe të Bankës së Shqipërisë janë mbi 13%. Dhe vetëm nga viti i kaluar, për shpenzime të produktit të brendshëm bruto.

    Dhe vetëm nga viti i kaluar ka pasur një shtesë me plus 20%. Kjo është, të themi edhe një sinjal tjetër, këmbanë alarmi, e cila në një farë mënyre qeveria duhet të ndërhyjë dhe të shohë se si mund të të incentivojë këto familje dhe t’i ndihmojnë sepse po flasim dhe për një përqindje të lartë që ato paguajnë kur marrin, që përdorin kartën e kreditit ose pse jo dhe overdraftet dhe në një farë mënyre kanë një kosto të lartë e cila ndikon dhe në uljen e konsumit të këtyre familjeve sepse në një farë mënyre duhet të paguajnë për mos të qenë debitor ndaj bankave. Këto janë disa elementë që ndoshta duhet të ketë një reflektim, por ajo më e rëndësishmja është që duhet të ketë një dëgjesë reale të asaj çfarë ndodh.

  • Berisha: Ne duhet t’u themi shqiptarëve se këtë katastrofë e bëri Edi Rama me padrinon e tij, Xhorxh Soros

    Berisha: Ne duhet t’u themi shqiptarëve se këtë katastrofë e bëri Edi Rama me padrinon e tij, Xhorxh Soros

    Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Xhorxh Soros si përgjegjës për “katastrofën” në sistemin e drejtësisë shqiptare.
    Berisha theksoi se reforma në drejtësi, që sipas tij është shndërruar në një mekanizëm politik për kontrollin e institucioneve, ka çuar vendin në një kolaps të plotë ligjor, ku qytetarët presin me vite për zbardhjen e vendimeve gjyqësore dhe ku prokuroria është “e paralizuar dhe pa kompetenca reale”.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

    Tani, kjo është situata.

    Ne bëmë të pamundurën që shqiptarët të marrin vesh.
    Nesër janë dy institucione të tjera, KLGJ dhe KLP.
    Unë vlerësoj, edhe njëherë, ato diskutime që bënë para jush në komisione, duke paraqitur jo fshehur realitetin, por duke dëshmuar se është një katastrofë, se ishte 16 vite dhe tani është 16 ditë më pak.
    A e kuptoni që ne jemi deputetë të një vendi ku njeriu që merr një dënim, që mund të jetë dënim i padrejtë, duhet të presë 1200 ditë për të marrë zbardhjen e vendimit?
    A mund të pranohet një situatë e tillë?
    Po pse kjo?
    Sepse e thanë vetë ata, ka gjykatës me 1 mijë vendime.
    Shkoni në burgje, shihini njerëz aty, me qindra, nuk kanë marrë vendimin, rrinë aty.
    Prokurori i Përgjithshëm, i cili duhet të jetë kryesori në zbatimin e ligjshmërisë së vendit, është kukull. Unë nuk e mbroj atë, i dini ju qëndrimet e mia ndaj tij, por ama ia kanë hequr kompetencat.
    Ky tjetri thotë e arrestuan, keq ishte ajo që bënë, por kush të pengoi ty të hapësh çështje penale për atë që i bënë Ilir Metës?
    Është ish-president ai. Është nga ata studentë që në vitin 1990 kërkoi publikisht pluralizmin. Ka qenë kryeministër, kryetar parlamenti. 
    Çfarë pengese kishe ti të vësh para ligjit ata?
    Çfarë pengese kanë për prokurorin që arrestoi avokatin në sallën e gjyqit.
    Nuk mbaj mend në diktaturë të ishte arrestuar në sallë gjyqi, nuk kisha dëgjuar ndonjëherë.
    Dhe rrinë dhe shohin njëri-tjetrin.
    Prandaj dhe këto diskutime me seriozitetin më të madh duhet t’u themi shqiptarëve se këtë katastrofë e bëri Edi Rama me padrinon e tij Xhorxh Soros dhe netuorket e veta. Se kjo është e vërteta.
    Natyrisht është tmerrësisht e dhimbshme, është dramatike. Vendi jeton me statistikat e Troplinit dhe koka turku që në trashëgiminë 500-vjeçare.
    Po këto janë të vërteta.
    U pa se çfarë urrejtje shpërtheu kur në mënyrën më të dënueshme u ekzekutua në sallën e gjyqit gjykatësi, çfarë urrejtje shpërtheu kundër drejtësisë.
    Ata janë viktima të kësaj reforme.
    Ua them unë se duhet t’i shohim siç duhet.
    Ata janë aktorë, por edhe viktima të kësaj reforme.
    Se të shohësh një shpërthim të atillë, nuk kisha parë ndonjëherë.
    Ndaj dhe një mazhorancë krimi që ulte kokën aty, as nuk e mbronte dot se nuk kishin si ta mbronin se kishin dosjet e veta.
    U përpoqën të na pengojnë, por dështuan edhe në atë përpjekje.
    Ndaj dhe ne duhet të qëndrojmë të vendosur të bëjmë transparencë, t’u themi shqiptarëve se kjo është dhurata e Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit. Dhe atyre që i mbështetën, nuk janë pak ata.
    Dhe përpiqen ta mbulojnë tani me shpifje të ulëta ndaj opozitës, ndaj idealeve të saj, ndaj programeve të saj.
    Por e vërteta është se opozita ka qenë dhe mbetet e vendosur në liritë dhe të drejtat te individit, shtetin ligjor dhe integrimin e vendit në BE.

  • Abuzimet tek Onkologjiku, denoncimi i gazetarit: Miliona euro të zhdukura, pacientët lihen 8 orë në karrige për të marrë trajtim

    Abuzimet tek Onkologjiku, denoncimi i gazetarit: Miliona euro të zhdukura, pacientët lihen 8 orë në karrige për të marrë trajtim

    Gazetari Osman Stafa ishte i pranishëm në protestën e zhvilluar përpara Onkologjikut, ku qytetarë dhe aktivistë ngritën zërin kundër mungesës së medikamenteve për trajtimin e kancerit.
    Protestuesit mbanin tullumbace të zeza si simbol i dhimbjes dhe revoltës për situatën alarmante në sistemin shëndetësor.
    Stafa theksoi se fondi prej 43 milionë eurosh, i destinuar për medikamentet kundër kancerit të gjirit, nuk duhet të zhduket pa llogari. “Nuk janë rrush e kumbulla, janë paratë tona,” u shpreh ai, duke kërkuar transparencë dhe përgjegjësi nga institucionet.
    “Nuk mund të rrijë 8 orë në ditë për qejf në karrige, si mund të lesh një pacient? Është e dhimbshme ndaj duhet të reagojmë,” tha gazetari, duke nënvizuar nevojën për solidaritet dhe veprim nga masa e qytetarëve.
    Ai shtoi se askush nuk është imun ndaj kësaj sëmundjeje dhe se çdo familje ka historinë e saj për të treguar. “Është shumë e rëndësishme që në këtë ditë ta themi një të vërtetë që ta dëgjojnë të gjithë.
    “Nuk mund të rrijë 8 orë në ditë për qejf në karrige, si mund të lesh një pacient? Është e dhimbshme ndaj duhet të reagojmë. 43 milionë euro do të ishin medikamentet e për kancerin e gjirit. Nuk janë rrush e kumbulla janë paratë tona.Duhet të reagojmë sepse askush nuk është imun. Ka histori për të treguar ka pasur një familjar.
    Është shumë e rëndësishme që në këtë ditë ata që sot janë duke u përballur me. Ta themi një të vërtetë që ata sot janë duke u përballuar me një sëmundje. Ta themi një të vërtetë që ta dëgjojnë të gjithë.”, tha Stafa.

  • Andi Tela: Deklarata e Dumanit ‘çfarë themi ne bën gjykata’, po bëhet realitet!

    Andi Tela: Deklarata e Dumanit ‘çfarë themi ne bën gjykata’, po bëhet realitet!

    Gazetari Andi Tela , ka folur për arrestimin e avokatit Ulian Bajrami, duke konsideruar reagimin e gjykatës të çuditshëm.

    I ftuar në MCN TV, Tela foli edhe për një trend të dukshëm, ku gjyktat kanë filluar të kthehen në noter për kërkesat e prokurorëve, duke realizuar shprehjen e famshme të Dumanit se “gjykata bën si themi ne”.

    Tela: Aty është seancë që ka zgjatur disa orë. Ne kemi dëgjuar një minutë. Edhe gjyqtarja duket e karikuar, ndoshta e ka kundërshtuar disa herë. Fraza që thotë avokati “do të merrem personalisht” vijonte do ju kallëzoj penalisht.

    Janë arrestuar 14 persona. Njëri prej personave që mbrohej nga avokati, akuzohej për kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë. Avokati thoshte nuk keni provën që klienti kundërshton me dhunë punonjësin e policisë dhe konsiderohet manipulim prove dhe prandaj do të merrem me ju. Pjesa tjetër, mënyra si reagon gjyqtarja. Prokurori është palë me oficerin e policisë gjyqësore, ky i fundit reagoi. Pra “u bë avokati të na vënë në dyshim kqtë që bëjmë ne”. Prandaj kanë reaguar dhe janë marrë me ndalimin e avokatit.

    Në të gjithë këtë histori, bën përshtypje gjyqtarja që rrit tensionin thotë pusho se do të të heq ty dhe do të marr avokat kryesisht. Kjo ka bërë që të gjithë ndoshta të bëhen palë me avokatin.

    Ka edhe një lloj trashëgimie. Nga 67-ta, që Hoxha i hoqi avokatët dhe tha nuk i donte Shekspiri, jo ti dua unë, politika penale e zhvilluar nga andej por edhe këto 30 vite, e trajton avokatin sikur është më i keq se ai që po mbron, pra ti po mbron fajtorin. Prandaj prokurori në çështje penale, ka suportin e akuzës së shtetit, dhe gjyqtari bëhet palë me prokurorin. Këtu hyjmë te SPAK, ndoshta në ndërgjegjën e Dumanit “që çfarë themi ne bën gjykata”, realisht po ndodh. Po ndodh tani edhe në SPAK dhe GJKO apo edhe në gjykatat e tjera. Pra fryma që i pandehuri dhe avokati janë për tu mëshiruar. 

  • Pse PD vendos të mbështesë të pavarurit? Berisha përmend rastin e Gjermanisë: Jo partiakët kanë rezultuar të suksesshëm

    Pse PD vendos të mbështesë të pavarurit? Berisha përmend rastin e Gjermanisë: Jo partiakët kanë rezultuar të suksesshëm

    Kreu i PD, Sali Berisha, ka dhënë arsyetim se përse ka vendosur të mbështesë të gjithë kandidatët e pavarur.
    Duke ju referuar dhe rastit të landit të Rine Vefstalia në Gjermani, ku sipas Berishës, kandidatët e pavarur për zgjedhje vendore ishin kryesisht intelektualë dhe morën rezultat pozitiv, kur u mbështetën nga forcat e mëdha politike gjermane.
    Berisha: Unë mendoj se kandidati i pavarur, është i pavarur kur deklaron veten, apo nuk është kështu.
    Por edhe të propozuar, asgjë nuk do të lihet jashtë konsideratës. Natyrisht duhet të jemi realist. Në historinë e modeleve elektorale, të pavarurit e mbështetur nga forcat politike kanë regjistruar suksese të papritura, të themi atë që është.
     
     
    Sot, tani, mund të ju them se në një shtet prej 18 milionësh, në Rhine Ëestphalia, në Gjermani, të gjithë kandidatët të pavarur, të mbështetur nga forcat politike. Pra, nuk është kjo.
    Vendimi është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm i jep opozitës shqiptare një dimension tjetër.
    Kë paraqiti ai? A e kuptoni ju se, çdo njeri tjetër në atë organizatë kriminale mund të dilte para Ogertës.
    Ogertës desh i ra të fiktë kur e mori vesh, sepse e di barrën e krimit që ka mbi supe. A nuk janë këto nata ma ditën, a nuk është kjo errësira me dritën, dallimi.
    Ne themi, qytetarët themi, personaliteteve të vendit, intelektualëve të vendit, ekspertëve u themi, atyre të cilët ndihen të gatshëm të përballen të marrin vendimin e duhur dhe ne qëndrojmë të hapur ndaj tyre.
    Jo lajmi përbën ky, por risinë madhore, prandaj dhe mos bëjmë asnjëherë atë që ja; tani të themi, shihni trungun e pishës sa i madh, tani këto degët nuk na lënë me e pa. Nuk mund të ndodhi kjo.

  • Mbështetje kandidatëve të pavarur/ Berisha: Vendimi, jashtëzakonisht i rëndësishëm, i jep opozitës dimension tjetër

    Mbështetje kandidatëve të pavarur/ Berisha: Vendimi, jashtëzakonisht i rëndësishëm, i jep opozitës dimension tjetër

    Partia Demokratike do të mbështesë kandidatë të pavarur në zgjedhjet e pjesshme lokale, jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por edhe në 5 bashkitë e tjera të vendit.

    Në një deklaratë për mediat sot pasdite pas mbledhjes së kryesisë, Kryetari i PD-së Sali Berisha e quajti vendimin ‘jashtëzakonisht të rëndësishëm që i jep opozitës shqiptare një dimension tjetër”

    Berisha nxiti personalitetet e vendit të bëjnë një hap para për të kandiduar dhe PD do të qëndrojë e hapur ndaj tyre.

    Pjese nga deklarata e Berishës

    Unë mendoj se kandidati i pavarur, është i pavarur kur deklaron veten, apo nuk është kështu.

    Por edhe të propozuar, asgjë nuk do të lihet jashtë konsideratës.

    Natyrisht duhet të jemi realist.

    Në historinë e modeleve elektorale, të pavarurit e mbështetur nga forcat politike kanë regjistruar suksese të papritura, të themi atë që është.

    Sot, tani, mund të ju them se në një shtet prej 18 milionësh, në Rhine Westphalia, në Gjermani, të gjithë kandidatët të pavarur, të mbështetur nga forcat politike.

    Pra, nuk është kjo.

    Vendimi është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm i jep opozitës shqiptare një dimension tjetër.

    Kë paraqiti ai? A e kuptoni ju se, çdo njeri tjetër në atë organizatë kriminale mund të dilte para Ogertës.

    Ogertës desh i ra të fiktë kur e mori vesh, sepse e di barrën e krimit që ka mbi supe.

    A nuk janë këto nata ma ditën, a nuk është kjo errësira me dritën, dallimi.

    Ne themi, qytetarët themi, personaliteteve të vendit, intelektualëve të vendit, ekspertëve u themi, atyre të cilët ndihen të gatshëm të përballen të marrin vendimin e duhur dhe ne qëndrojmë të hapur ndaj tyre.

    Jo lajmi përbën ky, por risinë madhore, prandaj dhe mos bëjmë asnjëherë atë që ja; tani të themi, shihni trungun e pishës sa i madh, tani këto degët nuk na lënë me e pa.

    Nuk mund të ndodhi kjo.