Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka reaguar në lidhje faktin që policia e ka proceduar për protestën para Kryeministrisë.
“Bllokova trotuarin, meme e madhe. Kemi bërë një kërkesë e një njoftim sipas ligjit. Para se kthenin përgjigje erdhën e hoqën çadrat pa i vënë. Sërish do të jemi sot në orën 17:00 pasdite
I vlerësoj punonjësit e policisë së shtetit, por paskan bojë e letër, kohë për mua, kur ka nga ata ë vodhën 50 mln euro me tunelin e Llogarasë. Me kallëzime për bllokime rrugësh ndaj meje do mbulojë vjedhjet dhe mungesën e ilaçeve? Si do ai të jemi të gjithë memecë e të heshtim? Të mos e themi që nuk ka ilaçe te Onkologjiku? Mua do të më trembë ai?
Mos të themi inceneratorët mungojnë dhe miliona euro janë në cicat e këtij apo atij?
Mos të themi që u vodhën para në tunelin e Llogarasë”, tha ai.
Tag: themi
-

“Meme e madhe, s’më intimidojnë dot”/ U procedua nga policia, Lapaj: Ju pres sot në Bulevard
-

Çollaku: Paketa me 2700 mesazhe fundos Ramën dhe Ballukun, propaganda po shpik kriza për të fshehur skandalet
Një paketë me të paktën 2700 mesazhe të shkëmbyera mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku raportohet se ka mbërritur në Shqipëri dhe është në duart e autoriteteve. Sipas Çollakut, qeveria përdor rreth 90% të mediave për të prodhuar “kriza artificiale” me qëllim shmangien e debatit publik nga aferat e mëdha korruptive. Pjesë e kësaj strategjie është edhe shenjestrimi i figurave të opozitës që janë më aktivë në denoncime.I ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon, gazetari Basir Çollaku theksoi se qeveria po përdor një arsenal të gjerë mediatik dhe politik për të prodhuar kriza artificiale me qëllim largimin e vëmendjes nga skandalet e mëdha që e rrethojnë. Çollaku deklaroi se një bisedë me rreth 2700 mesazhe mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku ka mbërritur tashmë në duart e autoriteteve dhe se këto komunikime, sipas tij, pritet të hapin një fazë të re hetimesh të thella që ekspozojnë “thellësinë e pusetës së korrupsionit qeveritar”.Ai theksoi se propaganda qeveritare, e cila sipas tij kontrollon rreth 90% të mediave, ka për mision zhvendosjen e zhurmës publike drejt opozitës, në veçanti ndaj figurave që kanë intensifikuar denoncimet, si Belind Këlliçi dhe Gazment Bardhi. Çollaku u shpreh se skandalet që po shpërthejnë dhe ato që pritet të publikohen tregojnë se vendi ndodhet përpara një periudhe të re tronditjesh të mëdha, ndërsa SPAK, sipas tij, po hyn në një fazë më aktive edhe për shkak të presionit ndërkombëtar.
Ka diçka që ne e vëmë re përditë. Mediat, kryesisht ato të lidhura me qeverinë që nuk janë të pakta, janë rreth 90% e tyre me porosi të qeverisë prodhojnë kriza që nuk janë reale. Duke dashur ta largojnë, le të themi, debatin dhe diskutimin publik nga skandalet e mëdha dhe përgjegjësia ndaj tyre, ata kanë një regji dhe shënjestrojnë, sigurisht, përpjekjen për ta zhvendosur zhurmën dhe debatin në opozitë. Por njëkohësisht janë të kujdesshëm që të godasin persona të cilët janë të angazhuar intensivisht në denoncimet ndaj tyre. Pra është Belindi, është Gazi, është tjetri… Pra, me Berishën e dinë se nuk shkojnë fort larg, por përpiqen tani të godasin të tjerët.Edhe një ide që ka qenë që para zgjedhjeve, që e dëgjoja shpesh: “Ne jemi njësoj, por gjithësej si gjithë të tjerët, pse duhet të ndryshojë?” Ka këtë përpjekje, por nuk mund të jetë kurrë njësoj. Një hajdut me atë që denoncon vjedhjen është totalisht e pamundur të barazohet.
Kjo ka edhe një arsye tjetër, mendoj unë, pse kuzhina në fikje e sipër e propagandës së qeverisë e bën këtë, sepse numri i skandaleve të publikuara, bashkë me ato që janë gati për t’u publikuar dhe ne që i dimë jemi befasuar dhe habitur deri në ekstrem tregon se, po t’i japim të drejtë zotit Rama, ne “s’kemi parë gjë akoma”. Pra, nuk kemi parë ende asgjë nga thellësia e vjedhjes, plaçkitjes dhe lidhjes kriminale të Ramës dhe ushtarëve të tij.
Duke qenë se jemi në prag të shpërthimeve të tjera të pakontrolluara nëse deri më sot kemi pasur të ngjashme, ku kishte akses, ndikim, përpjekje do t’i konsultojmë, por flas për të tjera që kam dijeni unë dhe që janë vërtet shumë të rëndësishme. Dhe duke qenë se pas zgjedhjeve, pra me administratën e re, me administratën Trump, unë shoh një tjetër SPAK, një tjetër strukturë të posaçme ose një tjetër sjellje. Pra, nuk është më as dremitja, as mefshtësia, ndonëse ushqimi i ri, të themi impulsi dhe kërkesa, vjen kur debati në Kongres e Senat bëhet: “Kjo drejtësi tani, a po jep drejtësi apo jo?” Këta i kanë veshët me vete.
Rama është duke u përpjekur, me të gjithë arsenalin e tij mediatik, lobues, të parasë së pastër e të pistë e të banditëve, që të zgjasë kohën, që të mos vijë shpejt dita kur ai të thirret atje për të dëshmuar, t’i komunikohet akuza, të jetë në hetim si i pandehur, e më tej. Sepse gradualisht, me veprimet intensive të drejtësisë ndaj personave që e rrethojnë, së shpejti besoj se do të kemi një veprim ndaj Xhaçkës për çështjen e bazave detare, një kërkesë të re.
Sigurisht që po. Aty është përfshirë edhe shumë emra të tjerë; edhe presidenti ka dëshmuar, sepse ka qenë shefi i Shtabit të Përgjithshëm në atë kohë. Pra, po rrethohet kushdo që është me Ramën. Përveç kësaj, kanë edhe historinë e investimeve të “Secret Garden”, pra kudo që shkojnë, kanë hetime pasurore dhe janë të përfshirë familjarisht. Pesë dosje që Belindi ka denoncuar janë, le të themi, qeliza e denoncimeve. Çdo ministër ka nga pesë dosje familjare, personale. E ka Balluku, sepse Balluku ka edhe të motrën, ajo është avokate.
Do të vijmë te Porto Romano. Denoncimi i ri në SPAK është 400 milionë euro. Edhe aty është dedikuar që fitues të jenë vetëm grekët, por jo hollandezët, francezët dhe kompanitë e tjera që i kanë përzënë jashtë. Është rruga e Arbërit, pra mbi 1 miliard euro të tjera investime që shkojnë pikërisht te ky grup kriminal: kryeministër, zëvendëskryeministër. Kanë zero shanse për të shpëtuar.
Edhe një detaj tjetër shumë interesant, që mos ta harroj për më vonë: janë të paktën 2700 mesazhe komunikimi mes Ballukut dhe Ramës. Të paktën 2700 deri tani. 2700, sipas shërbimeve vendase apo të huaja këtë do ta sqarojmë gradualisht. Kjo paketë është në arkiv, ku po kontrollohen punët, porositë, udhëtimet.
Në Shqipëri kanë mbërritur. Janë këtu, po. Janë pak. Thashë rreth 2700; mund të jenë edhe më tepër, por 2700 po, në një komunikim të përbashkët. Llogarit vetëm një përqindje 0.5% sikur të kenë porosi. S’po themi gjysma, s’po themi 30, 40, 50. Pra, thellësia e pusetës ku këta e dinë se janë zbuluar, identifikuar dhe u ka rënë përsipër, është e madhe. Nga dëshpërimi tani shpifin deri aty sa thonë që “Belindi mund të vrasë dhe Kennedyn”. Patjetër. Do dalin ta bëjnë me naftë socialistët.
-

“Edi Rama do e përdorë çështjen Balluku si precedent për të shpëtuar veten”/ Ja detajet, që sqaron deputeti Mziu
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, i ftuar në një emision televiziv, foli për çështjen e Belinda Ballukut dhe mënyrën se si, sipas tij, kryeministri Edi Rama po e trajton këtë situatë.
Gjatë bisedës me moderatorin Bled Marku, Mziu deklaroi se Rama e ka çuar çështjen Balluku në Gjykatën Kushtetuese për të krijuar një precedent që mund ta përdorë për veten, në rast se ndaj tij do të lëshohet ndonjë fletëthirrje nga SPAK.
“Rama e dërgoi çështjen Balluku në Gjykatën Kushtetuese. Nëse tek ai shkon një fletë-thirrje nga SPAK, do ta përdorë vendimin e gjykatës si artificë për veten e tij,” – u shpreh Mziu.
Sipas Mziut, rasti Balluku nuk është një “rrufe në qiell të pastër”, pasi situata të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët me deputetë, kryebashkiakë apo ministra, por rasti i saj nuk mund të krahasohet me të tjerët.
‘Së pari duhet të themi që rasti Balluku nuk është një rrufe në qiell të pastër, sepse kjo lloj situate që ndodh po themi, me rastin e Ballukut ka ndodhur dhe raste të tjera duke filluar që nga deputetë, nga kryebashkiakë, nga ministra, nga zëvendëskryeministër, por natyrisht Balluku nuk ka asnjë të krahasuar me ato.
Ka qenë dhe mbetet personi i dytë më influent në Shqipëri përsa i përket korrupsionit dhe në këtë kontekst, po ta shohësh ka ndryshuar qasja e kryeministrit në sjellje me të tjerët, ku përdorte instrumentin e dorëheqjes, pra e impononte paraprakisht që ato të jepnin dorëheqje dhe ndërkohë mbyllej ëh.
Po thjesht bënin leximin ose e hidhnin në rrjet në emrin e tyre sepse ishte i parashkruar. Por në këtë rast nuk kemi të njëjtën gjë dhe në këndvështrimin tim ka dy gjëra që kanë ndikuar. Së pari, ka ndikuar, po themi, rezistenca që ka patur Balluku për të mos kryer dorëheqjen dhe duke e kërcënuar, po themi, kryeministrin për atë se çfarë ka bërë ajo, e cila nuk ka qenë, po themi, pjesë e bërë nga vetë Balluku, por ka qenë një kombinim midis kryeministrit dhe zonjës Balluku.
Së dyti, kryeministri tashmë nuk ka se ku të justifikohet se kush ja hëngri dardhat dhe kumbullat mbrapa shpinës, sepse i vetmi person që ka ngelur pas Ballukut është ai. Pra nuk ka asnjë lloj justifikimi, ndaj po tenton dhe ka dalë jashtë asaj lëvizjes së zakonshme që bënte herë të tjera dhe përdor instrumente të cilët janë antiligjorë dhe që po e mban situatën zvarrë, por absolutisht nuk do të, nuk do të japë fryt, sepse ajo se çfarë ka…
Po fiks kjo pra po them. Ajo, ajo po e mbron, po e mbron nga frika e tij. Po e mbron sepse ëh disa nga gjërat që janë bërë nuk janë bërë vetëm në emrin e një ministri, siç ishte po themi Beqja apo siç ishte Tahiri.
Kjo ka kryer veprime që i ka firmosur edhe në emër të kryeministrit dhe kuptohet me bekimin e kryeministrit apo me urdhërin e kryeministrit. Pra kjo është një tjetër arsye. Madje po tenton për të përdorur këto artifica për të krijuar në një farë mënyre dhe tabanin e radhës që e ka ai.
Pra për të për të përdorur këto artifica që në momentin kur të jepet një fletëthirrje, po themi për kryeministrin, të përdori Gjykatën Kushtetuese apo gjykatën kushtetuese apo të tjerë instrumente për shpëtuar.
Është absurde të mendosh po themi që thotë nuk ka kush firmos. Si nuk ka kush firmos? Po nëse do të ishte e arrestuar, kush do të firmoste? A ka kush firmos.
Së pari, absolutisht të denjë asnjë s’është, por thjesht vendosin me urdhër nga lart, gjithësecili prej tyre, por unë dua t’ju them, unë kam qenë kryetar i bashkisë dhe çdo bashki, çdo ministri ka sekretarin e përgjithshëm. Shumicën e gjërave i firmos sekretari i përgjithshëm.
Por jo vetëm sekretari i përgjithshëm, por në rastet kur një kryebashkiak, një ministër e tjerë e tjerë, largohet, do të thotë që delegon firmën e tij. Pra, në asnjë lloj rrethane e ka parashikuar ligji rastet’, tha ndër të tjera, deputeti Xhelal Mziu. -

VIDEO/ Mziu: Edi Rama do e përdorë çështjen Balluku si precedent për të shpëtuar veten
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, i ftuar në emisionin “Syri Digjital” në SYRI TV, foli për çështjen e Belinda Ballukut dhe mënyrën se si, sipas tij, kryeministri Edi Rama po e trajton këtë situatë.
Gjatë bisedës me moderatorin Bled Marku, Mziu deklaroi se Rama e ka çuar çështjen Balluku në Gjykatën Kushtetuese për të krijuar një precedent që mund ta përdorë për veten, në rast se ndaj tij do të lëshohet ndonjë fletëthirrje nga SPAK.
“Rama e dërgoi çështjen Balluku në Gjykatën Kushtetuese. Nëse tek ai shkon një fletë-thirrje nga SPAK, do ta përdorë vendimin e gjykatës si artificë për veten e tij,” – u shpreh Mziu.
Sipas Mziut, rasti Balluku nuk është një “rrufe në qiell të pastër”, pasi situata të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët me deputetë, kryebashkiakë apo ministra, por rasti i saj nuk mund të krahasohet me të tjerët.
‘Së pari duhet të themi që rasti Balluku nuk është një rrufe në qiell të pastër, sepse kjo lloj situate që ndodh po themi, me rastin e Ballukut ka ndodhur dhe raste të tjera duke filluar që nga deputetë, nga kryebashkiakë, nga ministra, nga zëvendëskryeministër, por natyrisht Balluku nuk ka asnjë të krahasuar me ato.
Ka qenë dhe mbetet personi i dytë më influent në Shqipëri përsa i përket korrupsionit dhe në këtë kontekst, po ta shohësh ka ndryshuar qasja e kryeministrit në sjellje me të tjerët, ku përdorte instrumentin e dorëheqjes, pra e impononte paraprakisht që ato të jepnin dorëheqje dhe ndërkohë mbyllej ëh.
Po thjesht bënin leximin ose e hidhnin në rrjet në emrin e tyre sepse ishte i parashkruar. Por në këtë rast nuk kemi të njëjtën gjë dhe në këndvështrimin tim ka dy gjëra që kanë ndikuar. Së pari, ka ndikuar, po themi, rezistenca që ka patur Balluku për të mos kryer dorëheqjen dhe duke e kërcënuar, po themi, kryeministrin për atë se çfarë ka bërë ajo, e cila nuk ka qenë, po themi, pjesë e bërë nga vetë Balluku, por ka qenë një kombinim midis kryeministrit dhe zonjës Balluku. Së dyti, kryeministri tashmë nuk ka se ku të justifikohet se kush ja hëngri dardhat dhe kumbullat mbrapa shpinës, sepse i vetmi person që ka ngelur pas Ballukut është ai. Pra nuk ka asnjë lloj justifikimi, ndaj po tenton dhe ka dalë jashtë asaj lëvizjes së zakonshme që bënte herë të tjera dhe përdor instrumente të cilët janë antiligjorë dhe që po e mban situatën zvarrë, por absolutisht nuk do të, nuk do të japë fryt, sepse ajo se çfarë ka…
Po fiks kjo pra po them. Ajo, ajo po e mbron, po e mbron nga frika e tij. Po e mbron sepse ëh disa nga gjërat që janë bërë nuk janë bërë vetëm në emrin e një ministri, siç ishte po themi Beqja apo siç ishte Tahiri.
Kjo ka kryer veprime që i ka firmosur edhe në emër të kryeministrit dhe kuptohet me bekimin e kryeministrit apo me urdhërin e kryeministrit. Pra kjo është një tjetër arsye. Madje po tenton për të përdorur këto artifica për të krijuar në një farë mënyre dhe tabanin e radhës që e ka ai. Pra për të për të përdorur këto artifica që në momentin kur të jepet një fletëthirrje, po themi për kryeministrin, të përdori Gjykatën Kushtetuese apo gjykatën kushtetuese apo të tjerë instrumente për shpëtuar.
Është absurde të mendosh po themi që thotë nuk ka kush firmos. Si nuk ka kush firmos? Po nëse do të ishte e arrestuar, kush do të firmoste? A ka kush firmos.
Së pari, absolutisht të denjë asnjë s’është, por thjesht vendosin me urdhër nga lart, gjithësecili prej tyre, por unë dua t’ju them, unë kam qenë kryetar i bashkisë dhe çdo bashki, çdo ministri ka sekretarin e përgjithshëm. Shumicën e gjërave i firmos sekretari i përgjithshëm.
Por jo vetëm sekretari i përgjithshëm, por në rastet kur një kryebashkiak, një ministër e tjerë e tjerë, largohet, do të thotë që delegon firmën e tij. Pra, në asnjë lloj rrethane e ka parashikuar ligji rastet’, tha ndër të tjera, deputeti Xhelal Mziu në SYRI TV.
-

FOTOLAJM/ Demokratët e Durrësit nuk i binden Berishës, mbushin sallën plot për Salianjin dhe Alimehmetin
Ndërsa Sali Berisha i quan takime private ato të organizuara nga Ervin Salianji dhe Ilir Ahimehmeti, e që nuk kanë lidhje me PD, demokratët e Durrësit kanë treguar sot mbështetje për këta të fundit.
Salla në të cilën ishte njoftuar takimi sot me demokratët nga Salianji dhe Alimehmeti ishte mbushur plot, duke treguar kështu një ‘mosbindje’ ndaj Berishës dhe duke treguar se janë dakord me qasjen e dy demokratëve, të cilët thonë se PD ka nevojë për rizgjm dhe ringritje.
“Duhet ta themi hapur dhe me sinqeritet, opozita e paaftë për të nxjerrë shqiptarët drejt kutive të votimit, dhe për t’i fituar zgjedhjet. Zgjedhjet e pjesshme lokale janë mesazh. Edi Rama nxori 15 mijë votues në Vlorë, por ne nuk nxorëm më shumë se 2 500.
Ne jemi të qartë pse nuk i motivojmë ne të dalin të votojnë dhe t’i pyesim, ne nuk mund t’i mbyllim as sytë, as veshët, kur një super-skandal si rasti i Belinda Ballukut nuk bëri që njerëzit të vërshonin në shesh dhe të revoltoheshin, të rrëzonin qeverinë”, tha Salianji.
“Personalisht e ndjej plagën tuaj dhe të çdo demokrati, humbjet apo vjedhjet na kanë ulur kokën, gërryer shpirtin. E ndjej dhimbjen e militantëve që u lanë të qëndronin në shi dhe të ftohtë. Demokratët janë lodhur, dhe ne nuk duhet ta kemi frikë të themi të vërtetën ashtu siç është.
Çdo drejtues duhet ta shohë këtë ashtu siç është. Mobilizimi i demokratëve është një gabim i rëndë. Unë di edhe diçka tjetër, PD nuk është vetëm një parti politike, po të ishte e tillë, me çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve, nuk do të kishte mbijetuar dot. PD është vokacion, pasuri kombëtare, por ajo duhet të hapet, të ripërtërihet, të zgjohet, të rinovohet. Zëri i ri bashkon njerëzit përtej partive politike. Zëri i ri ka sjellë shpresë dhe aspirata fitoreje në disa bashki.
Shqipëria ka nevojë për ne, ka nevojë për një PD të hapur, energjike, të sinqertë. Duhet ta themi me zë të lartë dhe pa asnjë kompleks, ne kemi forcën për ta sjellë rotacionin në këtë Shqipëri, ne kemi forcën për ta fituar, dhe historia nuk është një opsion, është përgjegjësi historike dhe detyrim për… Partia Demokratike duhet të hapet. Të ngrihemi në lartësinë e pritshmërive të shqiptarëve, të rrokim në çdo derë”, shtoi Salianji.
“Vazhdoni mbani këtë ritëm, forcë e krenari për të qenë kjo PD që jeni sot. E djathta vendos Shqipërinë përpara partisë, kjo është diferenca jonë. Duhet të krijojmë një parti sa më të fortë, kjo realizohet nëpërmjet ndarjes së mendimeve”, është shprehur Alimehmeti.
Top Channel
-

“Militanti demokrat lufton, por nuk dëgjohet”/ Salianji kritikon Berishën: Duhet t’i themi të vërtetat ashtu siç janë
Ish-deputet i PD, Ervin Salianji, theksoi se militantët demokratë luftojnë por sipas tij, nuk dëgjohen. Ai tha se 7 muaj pas zgjedhjeve nuk është mbajtur asnjë përgjegjësi dhe asnjë takim mes strukturave.
“Na kanë gryer shpirtin, e di zhgënjimin, harresën dhe i di problemet nga listat e mbyllura. Kam reaguar dhe nga burgu. I di një pjesë të aleatëve pa peshë. Largimin nga realiteti i njerëzve. Mungesën e shpresës, mosdhënien e llogarisë dhe mosmbajtjen e takimeve e 7 muaj pas zgjedhjeve, dhe asnjë përgjegjësi.
E ndiej dhimbjen e militantëve, që lufton por nuk dëgjohet. Demokratë janë lodhur, dhe kjo është vërteta he ne nuk duhet të ketë frikë që ti themi të vërtetat ashtu siç janë.”, tha Salianji. -

“7 muaj pas zgjedhjeve nuk është…”/ Ervin Salianji kritika PD: Duhet t’i themi të vërtetat ashtu siç janë
Ish-deputet i PD, Ervin Salianji, theksoi se militantët demokratë luftojnë por sipas tij, nuk dëgjohen. Ai tha se 7 muaj pas zgjedhjeve nuk është mbajtur asnjë përgjegjësi dhe asnjë takim mes strukturave.
“Na kanë gryer shpirtin, e di zhgënjimin, harresën dhe i di problemet nga listat e mbyllura. Kam reaguar dhe nga burgu. I di një pjesë të aleatëve pa peshë.
Largimin nga realiteti i njerëzve. Mungesën e shpresës, mosdhënien e llogarisë dhe mosmbajtjen e takimeve e 7 muaj pas zgjedhjeve, dhe asnjë përgjegjësi.
E ndiej dhimbjen e militantëve, që lufton por nuk dëgjohet. Demokratë janë lodhur, dhe kjo është vërteta he ne nuk duhet të ketë frikë që ti themi të vërtetat ashtu siç janë.”, tha Salianji. -

“Si nuk ju vjen turp”/ Seanca plenare, Blushi: T‘i themi pensionistëve që këtë vit iu ka akorduar aq sa vjedh Balluku
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi foli për ngritjen e pensioneve duke i konsideruar tallëse për të moshuarit. Blushi tha se qeveria i ka të gjitha mundësitë për t’i 2fishuar pensionet ndërsa përmendi rrugët, të cilët u bllokuan pas reshjeve intensive të disa ditëve më parë duke akuzuar qeverinë për vjedhje të fondeve publike.
“Rilindja e vrimave, një vrimë në ujë ka bërë gjithë këto vite dhe gropa të mëdha i ka shkaktuar jo vetëm financave publike por dhe në infrastrukturë. Dëshmoj dramën e madh të pensionistëve sidomos të atyre që 6 vite pas tërmetit, ende nuk kanë një shtëpi. 91-vjeçari Ali Myrtolli i verbër, jeton në Kombinat, ligji i ka kthyer shtëpinë që ia shembi tërmeti ndërsa shteti nuk ia jep. ‘Je kandidat për varreza’, është përgjigja që i jep shteti.
Duhet ta kesh vajzën ose djalin deputet të PS që babai të marrë pension dinjitoz farë duhet t‘i themi pensionistëve që këtë vit iu ka akorduar aq sa vjedh Balluku dhe Rama me një dorë vetëm në tunelin e Llogarasë. Çuditem ku është zëri i atyre që iu kanë zgjedhur juve si deputetë. Unë nuk pres që e mençura Zegjine aspo dikush tjetër që të jetë zgjuarsinë e Dritëro Agollit. A ju vjen turp kur dilni në zonë, si nuk doli një nga ju të flasë për rritjen e pensioneve, pagave. Dua t’ju them pensionistëve të mos mashtrohen se 60 lekë në ditë është tallje. Qeveria i ka mundësitë për t’i 2fishuar pensionet”, tha Blushi. -

Salianji: Regjimet nuk bien pa lëvizje të brendshme, opozita duhet të ringrihet
Salianji: Regjimet nuk bien pa lëvizje të brendshme, opozita duhet të ringrihet
Ish-deputeti Ervin Salianji ishte i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ku analizoi situatën aktuale në Partinë Demokratike dhe sfidat me të cilat përballet opozita në përballjen me qeverinë Rama. Ai foli për presionin që, sipas tij, qeveria ushtron ndaj mediave, biznesit dhe qytetarëve që shprehin mendim ndryshe, duke e cilësuar qeverisjen si ‘regjim me karakteristika autokratike’.
Salianji theksoi se sakrifica e çdo individi që i bashkohet opozitës sot është ‘monumentale’, duke qenë se PD gjendet në mandatin e katërt në opozitë dhe përballë një pushteti që, sipas tij, e çon represionin në maksimum. Ai kujtoi edhe rastet ku qeveria ka goditur mediat apo gazetarët kritikë, duke përmendur mbylljen e disa televizioneve, vendosjen e tritolit dhe gjobave, si dhe ndërhyrjet në linjat editoriale.
Sot në Partinë Demokratike, kushdo që vjen, duhet ta vlerësojmë. Është monumentale sakrifica që bën ai në kushtet ku jemi në mandatin e katërt në opozitë dhe ndërkohë jemi në një regjim që represionin e ka treguar që e çon në maksimum, edhe për fjalë si rasti im. Shumë të tjerë ju ka shkatërruar bizneset.
Shumë të tjerë i ka detyruar që të largohen nga Shqipëria vetëm për shkak të mendimit ndryshe. Sepse nuk pranon që liria e të shprehurit, ka vendosur tritol në media. Diku tjetër në media tjetër e ka mbyllur dhe e ka çuar dhe në gjyq. Apo jo? Ju keni qenë aty. Një media tjetër i konfiskoi Ora News-it. Agon Channel e mbylli, News 24 i vendos tritol dhe i vendos gjoba se do t’i kontrollojë linjën editoriale.
Merret me gazetarë me emër dhe me mbiemër. Merret me gjyqtarë dhe prokurorë me emër, emër për emër kur nuk i pëlqen. Sepse janë të pakta ato raste kur nuk i pëlqejnë, të gjitha të tjerat i kanë nën kontroll.
Unë besoj që ka një version të kombinuar në këtë moment. Pra duket që ka një ndryshim, apo jo? Pra deri sot ne nuk kemi pasur asnjë zyrtar të lartë i cilit të të, se është ky termi publik, të goditej, pra për t’u kuptuar, po që të merrej i pandehur apo e pandehur duke qenë në detyrë, siç është rasti i sotëm.
Të gjitha rastet e tjera kanë qenë që po themi drejtuesit e lartë të shtetit, ku kanë qenë ministri, nëpër institucione, kanë dhënë dorëheqjen dhe pastaj ka ndodhur, pra ka qenë si shpërthim i kontrolluar. Që këtu duket që ka një ndryshim, apo jo? Si hipotezë po e po e themi, jo si fakt, por fakti është që kjo ka ndodhur.
Së dyti ka një, pra vij prapë tek kjo narrativa që pse ka rënë. Edi Rama në zgjedhjet e fundit lokale, pavarësisht po themi këto të pjesshmet, pavarësisht angazhimit të jashtëzakonshëm të strukturave të veta, ka marrë në Vlorë 15.000 vota në 260.000 votues.
Dhe këtu vjen pjesa tjetër që ne duhet ta dëshmojmë që kemi problemet tona që nuk arritëm dot të mbajmë numrin e votave që kishim, që të motivojmë pjesën tonë, që të kishim apo jo kandidatë politikë, që të kishim apo jo një ndryshim dhe rivendosje siç ju thashë më përpara, që të kishim një vlerësim të njerëzve që kanë marrë vota realisht. Këto janë problemet tona.
Prandaj them që duhet ta dëshmojmë ne. Dhe në këtë kuptim, të gjithë faktorët, po t’i shohësh, të jashtëm dhe të brendshëm kanë ndryshuar në raport me qasjen ndaj autokratit, po e them kështu. A bie një autokrat nëse nuk lëvizin forcat e brendshme? Unë nuk e besoj. Autokratët vetëm rrëzohen. Edhe në vende ku ka pasur, po themi, ndërhyrje të jashtme, në regjime, ku di unë, Libi, pra nuk po them Sirinë që shkoi në luftë civile, pra nuk është çmontuar asnjë regjim pa pasur një forcë të brendshme e cila në fund e sjell.
Pra ndihma, ndihma e ndërkombëtarëve edhe heqja e vështrimit po themi, apo elementë të tjerë ndikojnë shumë që reagimi popullor të jetë më i madh. Por pa lëvizje të brendshme dhe pa pasur forcë opozita apo shoqëria, autokratët nuk largohen’, tha ndër të tjera ish-deputeti Ervin Salianji në SYRI TV. -

PD duhet të ringrihet urgjent/ Ervin Salianji: Regjimet nuk bien pa lëvizje të brendshme
Ish-deputeti Ervin Salianji analizoi situatën aktuale në Partinë Demokratike dhe sfidat me të cilat përballet opozita në përballjen me qeverinë Rama. Ai foli për presionin që, sipas tij, qeveria ushtron ndaj mediave, biznesit dhe qytetarëve që shprehin mendim ndryshe, duke e cilësuar qeverisjen si ‘regjim me karakteristika autokratike’.
Salianji theksoi se sakrifica e çdo individi që i bashkohet opozitës sot është ‘monumentale’, duke qenë se PD gjendet në mandatin e katërt në opozitë dhe përballë një pushteti që, sipas tij, e çon represionin në maksimum. Ai kujtoi edhe rastet ku qeveria ka goditur mediat apo gazetarët kritikë, duke përmendur mbylljen e disa televizioneve, vendosjen e tritolit dhe gjobave, si dhe ndërhyrjet në linjat editoriale.
‘Sot në Partinë Demokratike, kushdo që vjen, duhet ta vlerësojmë. Është monumentale sakrifica që bën ai në kushtet ku jemi në mandatin e katërt në opozitë dhe ndërkohë jemi në një regjim që represionin e ka treguar që e çon në maksimum, edhe për fjalë si rasti im. Shumë të tjerë ju ka shkatërruar bizneset.
Shumë të tjerë i ka detyruar që të largohen nga Shqipëria vetëm për shkak të mendimit ndryshe. Sepse nuk pranon që liria e të shprehurit, ka vendosur tritol në media. Diku tjetër në media tjetër e ka mbyllur dhe e ka çuar dhe në gjyq. Apo jo? Ju keni qenë aty. Një media tjetër i konfiskoi Ora News-it. Agon Channel e mbylli, News 24 i vendos tritol dhe i vendos gjoba se do t’i kontrollojë linjën editoriale.
Merret me gazetarë me emër dhe me mbiemër. Merret me gjyqtarë dhe prokurorë me emër, emër për emër kur nuk i pëlqen. Sepse janë të pakta ato raste kur nuk i pëlqejnë, të gjitha të tjerat i kanë nën kontroll.
Unë besoj që ka një version të kombinuar në këtë moment. Pra duket që ka një ndryshim, apo jo? Pra deri sot ne nuk kemi pasur asnjë zyrtar të lartë i cilit të të, se është ky termi publik, të goditej, pra për t’u kuptuar, po që të merrej i pandehur apo e pandehur duke qenë në detyrë, siç është rasti i sotëm.
Të gjitha rastet e tjera kanë qenë që po themi drejtuesit e lartë të shtetit, ku kanë qenë ministri, nëpër institucione, kanë dhënë dorëheqjen dhe pastaj ka ndodhur, pra ka qenë si shpërthim i kontrolluar. Që këtu duket që ka një ndryshim, apo jo? Si hipotezë po e po e themi, jo si fakt, por fakti është që kjo ka ndodhur.
Së dyti ka një, pra vij prapë tek kjo narrativa që pse ka rënë. Edi Rama në zgjedhjet e fundit lokale, pavarësisht po themi këto të pjesshmet, pavarësisht angazhimit të jashtëzakonshëm të strukturave të veta, ka marrë në Vlorë 15.000 vota në 260.000 votues.
Dhe këtu vjen pjesa tjetër që ne duhet ta dëshmojmë që kemi problemet tona që nuk arritëm dot të mbajmë numrin e votave që kishim, që të motivojmë pjesën tonë, që të kishim apo jo kandidatë politikë, që të kishim apo jo një ndryshim dhe rivendosje siç ju thashë më përpara, që të kishim një vlerësim të njerëzve që kanë marrë vota realisht. Këto janë problemet tona.
Prandaj them që duhet ta dëshmojmë ne. Dhe në këtë kuptim, të gjithë faktorët, po t’i shohësh, të jashtëm dhe të brendshëm kanë ndryshuar në raport me qasjen ndaj autokratit, po e them kështu. A bie një autokrat nëse nuk lëvizin forcat e brendshme? Unë nuk e besoj. Autokratët vetëm rrëzohen. Edhe në vende ku ka pasur, po themi, ndërhyrje të jashtme, në regjime, ku di unë, Libi, pra nuk po them Sirinë që shkoi në luftë civile, pra nuk është çmontuar asnjë regjim pa pasur një forcë të brendshme e cila në fund e sjell.
Pra ndihma, ndihma e ndërkombëtarëve edhe heqja e vështrimit po themi, apo elementë të tjerë ndikojnë shumë që reagimi popullor të jetë më i madh. Por pa lëvizje të brendshme dhe pa pasur forcë opozita apo shoqëria, autokratët nuk largohen’, tha ndër të tjera ish-deputeti Ervin Salianji