Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar të hënën me katër vjet e 11 muaj burgim një të dyshuar, pasi ai e pranoi fajësinë për dhunën e ushtruar ndaj ushtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë më 2023. Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili e identifikoi të pandehurin vetëm me inicialet M.A., tha se Gjykata Themelore e dënoi atë me dënim unik prej 4 vjetësh e 11 muaj burgim efektiv dhe 20 mijë euro gjobë.
M.A. e kishte pranuar fajësinë në një marrëveshje me Prokurorinë Speciale, e cila akuzoi atë për dhunë ndaj ushtarëve te KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në protestën e 29 majit 2023 në Komunën e Zveçanit. Gjykata Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj tij më 30 korrik.
M.A akuzohej për katër vepra penale: sulm ndaj personit zyrtar, pjesëmarrje në turmë që kryen veprën penale huliganizëm, për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge dhe për posedim të paautorizuar të armëve.
Më 29 maj të vitit 2023, 93 pjesëtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime – disa prej tyre lëndime të rënda – pas përleshjes me protestuesit serbë. Të lënduar nga kjo përplasje pati edhe në anën e protestuesve.
Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët.
Për dhunën në Zveçan, Kosova e ka fajësuar Serbinë, duke thënë se pas dhunës qëndruan “grupe kriminale të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Por, Beogradi e ka hedhur poshtë këtë akuzë, duke thënë se Qeveria e Kosovës po synonte që të shtynte serbët “drejt një konflikti të ri me NATO-n”.
Deri më tani, autoritetet e Kosovës kanë ngritur disa aktakuza ndaj personave të përfshirë në dhunën në Zveçan. NATO-ja vazhdimisht ka kërkuar që autorët e dhunës të mbahen përgjegjës./REL
Tag: themelore
-

Sulmoi ushtarët e KFOR-it në Zveçan, Gjykata e Prishtinës e dënon me afro 5 vjet burg
-

‘’Vendimet nga Kushtetuesja nuk janë opsionale’’/ Kryetarja e GJK, Zaçaj: Zbatimi i tyre është detyrim!
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka mbajtur fjalën e saj në aktivitetin “Jurisprudenca në Kushtetuese”, që u zhvillua paraditen e kësaj të hëne, teksa është shprehur se vendimin e institucionit që ajo drejton nuk janë as këshilluese dhe as opsionale, por të detyrueshme për t’u zbatuar.
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë as këshilluese as opsionale, zbatimi i tyre është detyrues për të gjithë pushtetet. Mos zbatimi cënon vetë Kushtetutën.’’, tha Zaçaj.
Ndër të tjera, ajo theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të vendimeve të Kushtetueses nga të gjitha pushtetet. Zaçaj vë në dukje se drejtësia që nuk respekton parimet themelore të Kushtetutës rrezikon të bëhet një mjet pushteti në vend që të jetë një mjet mbrojtjeje dhe ligjshmërie.
DEKLARATA E ZAÇAJT:
Mos të harrojmë – Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë as këshilluese, as opsionale për t`u zbatuar—ato janë të detyrueshme dhe ekzekutimi i tyre përbën një detyrim kushtetues për të gjitha pushtetet.
Dështimi në ekzekutimin e këtyre vendimeve vë në diskutim vetë Kushtetutën dhe kërcënon integritetin e sundimit të ligjit, i cili kërkon që të gjitha institucionet shtetërore, jo vetëm të respektojnë vendimet e Gjykatës por edhe të veprojnë në shina kushtetuese”, u shpreh ajo.
“Kjo vlen gjithashtu për të mbajtur në vëmendje se kur institucionet përfshirë edhe ato gjyqësore krijojnë konflikte kushtetuese apo veprojnë jashtë kuadrit kushtetues – kjo minon vet legjitimitetin e sistemit ligjor dhe gërryen besimin e publikut. Ndaj Kushtetutshmëria si mënyrë të qëni dhe të sjelluri është pasaporta jonë e vetme në rrugën e integrimit drejt Evropës së Bashkuar.
Ne jetojmë në një moment historik jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë dhe na duhet të kujtojmë se vetëm demokracia, nuk mjafton.
Sundimi i shumicës, edhe kur është i ligjshëm, mund të çojë në ligje që kufizojnë ose shkelin të drejtat themelore. Prandaj, është e domosdoshme që demokracia të jetë kushtetuese, me kufij për pushtetet, respekt të sundimit të ligjit dhe një pushtet gjyqësor të pavarur.
Vetëm kështu demokracia nuk është thjesht dhe vetëm një mekanizëm qeverisës por një kulturë lirie, përgjegjshmëria dhe llogaridhënijeje.
Megjithate, edhe vetë Kushtetuta, sado perfekte të jetë, nuk është e mjaftueshme. Është Gjykata Kushtetuese ajo që i jep kuptim, zbatim dhe mbrojtje asaj. Duke interpretuar vlerat mbi të cilat mbështeten dinjiteti njerëzor, barazia, liria dhe drejtësia, ajo siguron që parimet kushtetuese dhe të drejtat themelore të ruhen dhe te garantohen.
Në këtë këndvështrim, do të doja të theksoja se mbetet një sfidë e vazhdueshme që drejtësia të jetë jo vetëm e drejtë, por mbi të gjitha kushtetuese. Duhet të mbajmë mend se qëllimi nuk justifikon mjetet. Drejtësia që nuk respekton parimet themelore të Kushtetutës rrezikon të bëhet një mjet pushteti në vend që të jetë një mjet mbrojtjeje dhe ligjshmërie.
Të drejtat dhe liritë themelore nuk mbrohen sepse njihen nga shteti; përkundrazi, ato janë universale dhe duhet të respektohen për të gjithë dhe nga të gjithë—pa përjashtim. Një sistem drejtësie që nuk u jep përparësi të drejtave të njeriut rrezikon te humbasë kredibilitet pavarësisht rezultateve. Vetëm duke respektuar dhe garantuar këto të drejta mund të ndërtojmë një sistem drejtësie legjitim, kushtetues dhe me besim ndër qytetarët./ZËRI/ -

Situata e tensionuar në Theth, reagon Arqipeshkëvi i Shkodrës: Dënojmë dhunën! Themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti
Pas zhvillimeve të fundit në Theth me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe kundërshtimin e banorëve, Arqipeshkëvi i Shkodrës ka dalë më një deklaratë publike ku bën thirrje për ruajtjen e qetësisë.
Më tej në deklaratë theksohet se dënohen të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo, e po ashtu theksohet se respekti për ligjin dhe drejtësinë është një detyrë thelbësore për të gjithë.
“Ne besojmë se është themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu e nevojshme të mbrojmë ata që, me punë të palodhur dhe me përkushtim, përpiqen të jetojnë ndershmërisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre’, thuhet më tej.
“Nisur nga zhvillimet e fundit në zonën e Thethit dhe duke parë situatën e tensionuar ndërmjet banorëve dhe autoriteteve shtetërore, jemi të shqetësuar për çka po ndodh dhe përveç lutjeve tona, ndihemi të detyruar të shprehim edhe qëndrimin tonë.
Si Kishë Katolike jemi dhe do të jemi gjithmonë në anën e paqes dhe të arsyes. Në këtë kohë u bëjmë thirrje të gjithëve të ruajnë qetësinë, të angazhohen për dialog dhe të respektojnë jetën.
Dënojmë me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo. Jemi në krah të të gjithë njerëzve vullnetmirë, të atyre që punojnë me ndershmëri, sakrificë e dinjitet, shpesh në vuajtje dhe në heshtje. Respekti për ligjin dhe drejtësinë është një detyrë thelbësore për të gjithë.
Ne besojmë se është themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu e nevojshme të mbrojmë ata që, me punë të palodhur dhe me përkushtim, përpiqen të jetojnë ndershmërisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre.
Lutem me zemer që kjo situatë të marrë zgjidhje sa më të shpejtë”, thuhet në deklaratë.Top Channel
-

Vrasja e Agon Zejnullahut, Gjykata lë në paraburgim pesë policët e dyshuar
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për pesë policët e dyshuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu, gjatë arrestimit të tij.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
Më herët ka përfunduar seanca dëgjimore për pesë zyrtarët e dyshuar të Policisë së Kosovës, të cilët sot janë paraqitur në mëngjes para Gjykatës Themelore të Prishtinës, dega në Lipjan.
Agon Zejnullahu vdiq me pranga në duar në orët e para të së hënës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Zyrtarët policorë, që u prangosën vetë në mbrëmje, u tha se kishin intervenuar për ta neutralizuar Agon Zejnullahun pasi ai “dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë”, sipas Policisë.
Një rreshter dhe katër zyrtarë të tjerë policorë të përfshirë në këtë rast u arrestuan të hënën nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa rasti u cilësua si “vrasje nga pakujdesia”. -

Paniku për bombë në Prishtinë, prokuroria sqaron: Alarmi ishte fals
Paraditen e së shtunës, Kuvendi i Kosovës u kërcënua përmes një mesazhi se në objektin e tij ndodhet një mjet shpërthyes.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka bërë të ditur se alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ka rezultuar të jetë fals.
Ai ka thënë se në lidhje me këtë është pranuar një thirrje telefonike, ku një person ka folur me aksent siç është shprehur ai “nga shtetet jo mike”.
“Të gjitha njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, duke përfshirë edhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Në vendin e ngjarjes janë edhe njësitë përkatëse të K9 dhe për deminim, të cilët kanë bërë punën dhe ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rremë.”
“Patjetër se hetimet do të vazhdojmë sa i përketë prejardhjes së kërcënimit apo më mirë të themi thirrjes telefonike të bërë nga një person anonim i cili ka qenë me zë mashkulli, në gjuhën angleze me një aksent që ne menojmë që është i shteteve jo mike, për momentin janë të gjithë këto informacione”, është shprehur ai. -

Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968
“Sistemi i Viktor Orbanit është një autoritarizëm reaksionar, të cilit i shtohet edhe problemi i korrupsionit, sepse klika e kryeministrit ka vjedhur edhe fondet evropiane”.
Ky është përshkrimi i Daniel Cohn-Bendit për vizionin e kryeministrit hungarez, ndërsa në Budapest Parada e Krenarisë zhvillohet pavarësisht ndalimeve.
Ish-deputeti i Gjelbër franko-gjerman, një figurë kryesore në lëvizjen pariziene të vitit 1968, e përcakton “narrativën mbi mbrojtjen e fëmijëve” të përdorur nga Orban si “qesharake”, duke argumentuar se “nuk do të thotë asgjë”.
Zoti Cohn-Bendit, çfarë mendoni për këtë demonstratë?
“Ndalimi i vendosur ndaj këtij marshimi tregon autoritarizmin dhe konceptin retrograd, pra reaksionar, të Orbanit. As Donald Trump nuk guxoi ta ndalonte Paradën e Krenarisë në Shtetet e Bashkuara, edhe nuk duhet të themi kurrë kurrë. Urrejtja e tij ndaj homoseksualëve është e pakuptueshme. Pas këtyre argumenteve qëndron një koncept i shoqërisë që është kryesisht i vjetëruar. E njëjta gjë ndodh në Itali me Giorgia Melonin”.
Por qeveria italiane nuk e ndalon Paradën e Krenarisë.
“Kjo ndodh sepse shoqëria juaj është më e përparuar. Orban bazohet në një sistem shumë më autoritar dhe monolit sesa ai italian. Por kryeministri hungarez dhe kryeministrja italiane janë të ngjashëm në konceptin e tyre të shoqërisë dhe në fjalimet që mbajnë për familjen”.
Përveç protestuesve, dje në rrugët e Budapestit kishte edhe militantë të ekstremit të djathtë, të cilët u përpoqën të bllokonin marshimin.
“Orbani mobilizoi hordhitë e tij, siç bënë Musolini dhe Hitleri. Dhe siç bëri Trumpi. Si mund t’i përshkruani ndryshe ata që sulmuan Kapitolin e SHBA-ve në vitin 2021? Ata përfaqësojnë krahun e armatosur fashist të një ideologjie retrograde”.
A mund të lexohet armiqësia e Budapestit ndaj të drejtave LGBTQ+ si një sfidë ndaj BE-së?
“Për Brukselin, problemi i vërtetë është të sjellë figura si Orbani ose presidenti i Sllovakisë, Robert Fico, përsëri në arsyetim për çështjen e sanksioneve kundër Rusisë. Ky është mundi i madh i BE-së”.
Rasti hungarez tregon gjithashtu se si mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut është një temë mbi të cilën Europa ka ende shumë për të bërë.
“Është rezultat i dështimit të Kushtetutës Europiane, edhe pse kemi Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së.”
Si duhet të sillet Europa ndaj Hungarisë?
“Nga e gjithë kjo histori, del një problem që askush nuk e ka menduar deri më tani. Kemi parë me Brexit-in që një vend mund të largohet nga Bashkimi Europian përmes votimit, por si mund të përjashtohet një shtet anëtar për mosrespektim të të drejtave themelore? Nuk është e qartë se si të zbatohet një procedurë e tillë. Është kaq e vështirë ta bësh këtë sa udhëheqës si Orban dhe Fico mund t’i lejojnë vetes të veprojnë si të dëshirojnë.”
A po argumentoni se një vend si Hungaria duhet të përjashtohet nga BE-ja?
“Unë kam besuar prej kohësh se ata që tërhiqen nga traktatet dhe Karta e të Drejtave Themelore duhet të përjashtohen. Nuk është e mundur të ndërtohet një Europë me divergjenca të tilla.”
Por dialogu është gjithashtu i nevojshëm në BE.
“Nuk mund të jesh pro ose kundër sundimit të ligjit sepse nuk është më një opinion politik! Vendet kanë rënë dakord për një mënyrë të caktuar se si do të funksionojë BE-ja. Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian duhet të respektohet nga të gjithë anëtarët. Çfarë duhet të bëjmë nëse nesër një shtet do të ndalojë fenë hebraike? A duhet të flasim me të?”.
Pra, a mendoni se Ursula von der Leyen nuk është mjaftueshëm e ashpër ndaj Budapestit?
“Shumica e Parlamentit Evropian është shumë e dobët. Presidenti i Komisionit Evropian është vetëm maja e ajsbergut. Ekziston një strukturë e tërë që nuk guxon të mbrojë rrënjësisht vlerat e BE-së”.
Duke folur për të drejtat, në SHBA Gjykata Supreme i ka dhënë dritën jeshile heqjes së ius soli, duke i dhënë kështu dritën jeshile Trump-it. Në çfarë lloj momenti po jetojmë?
“Në Perëndim ka një problem në lidhje me mbrojtjen e sundimit të ligjit. Shtetet e Bashkuara janë vetëm një shembull tjetër. Demokracia liberale dhe e hapur nuk konsiston vetëm në zbatimin e votës së shumicës. Ka edhe faktorë të tjerë si ligji dhe ndarja e pushteteve. Por koncepti i Orbanit nuk e respekton sundimin e ligjit. Koncepti i tij i demokracisë bazohet në faktin se të gjithë duhet të rreshtohen me shumicën, madje edhe pakicat”.
Gjatë protestave të majit në Paris, a do ta kishit imagjinuar ndonjëherë një situatë të ngjashme në Perëndim pothuajse 60 vjet më vonë?
“Absolutisht jo. Ne kurrë nuk do ta kishim besuar në mundësinë e të pasurit një president si Trump në Shtetet e Bashkuara”.
Sipas mendimit tuaj, cilat janë shkaqet e kësaj tendence konservatore?
“Është një fenomen i lidhur me ankthin e njerëzve dhe kompleksitetin e ngjarjeve që po ndodhin në të gjithë botën. Kështu, njerëzit mbyllen në një ideologji të caktuar, duke besuar se me një regres të tillë është e mundur të mbrohen më mirë. Ka momente historike, si ato të Republikës së Vajmarit ose Italisë në vitet 1930, në të cilat ndodh një dështim i shoqërisë që çon në një përgjigje autoritare dhe retrograde”.
La Stampa -

‘Shuplaka’ e Komisionit Europian/ Socialistët ‘qepin’ gojën për raportet që fundosin Ramën
Përmes dy dokumenteve jozyrtare, Komisioni Evropian shpreh shqetësimin për protestat dhe sulmet e orkestruara nga mazhoranca ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt, por edhe për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe negociimin e drejtpërdrejtë të tenderave publikë.
Komisioni Europian i sheh me shqetësim sulmet e orkestruara nga mazhoranca ndaj Prokurorisë së Posaçme pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj në shkurt të këtij viti, ndërsa kërkon që të mbrohet pavarësia e organeve të drejtësisë së re nga puna e komisionit “Xhafaj” në Kuvend.Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë ngrihet gjithashtu si problematikë për sundimin e ligjit në Shqipëri.
Shqetësimet e Brukselit i janë shprehur qeverisë shqiptare përmes dy dokumenteve jozyrtare në mes të majit dhe në fillim të qershorit, si drafte paraprake të vlerësimit për ecurinë e reformave në kapitujt themelorë të negociatave, ku vendin kryesor e zë sundimi i ligjit.
Në dokumentin paraprak që BIRN disponon, BE vë në dukje se pavarësisht përmirësimit të gjyqësorit në përgjithësi, janë shtuar përpjekjet e zyrtarëve publikë ose politikanëve për të ushtruar ndikim të padrejtë dhe presion mbi sistemin gjyqësor.
“Hetimi dhe arrestimi i një zyrtari të zgjedhur, i konfirmuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në shkurt 2025, shkaktoi reagime të paprecedenta publike nga degët ekzekutive dhe legjislative, përfshirë përpjekjet për të ushtruar presion mbi SPAK dhe institucionet gjyqësore. Kjo përbën një shqetësim serioz,” thuhet në dokument.
BE i referohet dhe dy ankesave të SPAK ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për dështimin për të forcuar sigurinë dhe për të mbrojtur stafin e SPAK gjatë një proteste përpara godinës së tij kundër arrestimit të Veliajt si dhe rasteve të presionit ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
“Gjatë periudhës së raportimit, gjashtë magjistratë janë vendosur nën mbrojtje – dy gjyqtarë dhe katër prokurorë. Prokuroria e Posaçme nisi një hetim penal për përpjekje për ushtrim presioni ndaj një magjistrati në një çështje që përfshinte një deputet,” thuhet në dokument.
Komisioni Europian ka bërë një skaner të procesit të vetingut, funksionimit të gjykatave dhe problematikave në mungesën e burimeve njerëzore, ndërsa sjell në vëmendje dhe shqetësimet nëse propozimet ligjore për të rregulluar këto problematika nuk janë sipas standardeve europiane.
Në draft-raportin e rrjedhur në media të martën flitet gjithashtu për ‘mangësi’ që lidhen me punën, metodologjinë, transparencën dhe gjithpërfshirjen e komisionit të posaçëm ‘anti-korrupsion’ i drejtuar nga deputeti socialist, Fatmir Xhafaj.
Kuvendi si institucioni më i lartë gjigjvënës kritikohet për nivel të dobët në mbikëqyrjen e ekzekutivit, moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe në mungesën e emërimeve të drejtuesve apo anëtarëve të disa institucioneve.
Gjatë kësaj legjislature, mazhoranca socialiste këmbënguli në moszbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ku kërkohej dërgimi i mandatit të deputetet Olta Xhaçka për interpretim në këtë gjykatë, pasi bashkëshorti i saj u shpall nga qeveria “investitor strategjik”.
“Kuvendi gjithashtu duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese që ende nuk janë respektuar,” thuhet në vlerësimin e BE-së.
Si pjesë e kapitujve themelorë janë dhe reformat në prokurimet publike, ku BE vijon të vendosë theksin në kontratat me negociim të drejtpërdrejtë të qeverisë, si një procedurë jotransparente.
“Ligji i ndryshuar për Prokurimin Publik përmban një dispozitë kalimtare që i lejon Këshillit të Ministrave të autorizojë negociimin e drejtpërdrejtë të kontratave të shërbimeve në “fusha me interes strategjik” për një periudhë trevjeçare, çka ngre shqetësime mbi përputhshmërinë e saj me acquis-në e BE-së”- vërehet në dokumentin pararendës të draftraportit të BE-së për ecurinë e zbatimit të ligjit.
Qeveria dhe mazhoranca nuk e kanë komentuar kritikat dhe sugjerimet e BE-së për ecurinë e negociatave në kapitujt themelorë, ndërsa një raport final zyrtar pritet të dalë në fillim të korrikut.
Ministri i Shtetit për Parlamentin, Taulant Balla dhe nënkryetarja socialiste e komisionit për Çështjet Evropiane, Etilda Gjonaj, thanë se nuk ishin në dijeni sepse nuk kishte akoma një raport zyrtar.
“Ky është një dokument paraprak që i vjen ministrisë së Drejtësisë dhe kjo ministri mbledh komentet e gjithë institucioneve dhe ia dërgon BE-së dhe pastaj përpunohet dhe bëhet publik një raport zyrtar për kapitujt themelorë,” tha Gjonaj duke sqaruar procedurën./Birn -

“Shqetësim serioz!”/ BE dënon sulmet e qeverisë ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt
Komisioni Europian i sheh me shqetësim sulmet e orkestruara nga mazhoranca ndaj Prokurorisë së Posaçme pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj në shkurt të këtij viti, ndërsa kërkon që të mbrohet pavarësia e organeve të drejtësisë së re nga puna e komisionit “Xhafaj” në Kuvend.
Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë ngrihet gjithashtu si problematikë për sundimin e ligjit në Shqipëri. Shqetësimet e Brukselit i janë shprehur qeverisë shqiptare përmes dy dokumenteve jozyrtare në mes të majit dhe në fillim të qershorit, si drafte paraprake të vlerësimit për ecurinë e reformave në kapitujt themelorë të negociatave, ku vendin kryesor e zë sundimi i ligjit. Në dokumentin paraprak që BIRN disponon, BE vë në dukje se pavarësisht përmirësimit të gjyqësorit në përgjithësi, janë shtuar përpjekjet e zyrtarëve publikë ose politikanëve për të ushtruar ndikim të padrejtë dhe presion mbi sistemin gjyqësor.
“Hetimi dhe arrestimi i një zyrtari të zgjedhur, i konfirmuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në shkurt 2025, shkaktoi reagime të paprecedenta publike nga degët ekzekutive dhe legjislative, përfshirë përpjekjet për të ushtruar presion mbi SPAK dhe institucionet gjyqësore. Kjo përbën një shqetësim serioz,” thuhet në dokument.
BE i referohet dhe dy ankesave të SPAK ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për dështimin për të forcuar sigurinë dhe për të mbrojtur stafin e SPAK gjatë një proteste përpara godinës së tij kundër arrestimit të Veliajt si dhe rasteve të presionit ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
“Gjatë periudhës së raportimit, gjashtë magjistratë janë vendosur nën mbrojtje – dy gjyqtarë dhe katër prokurorë. Prokuroria e Posaçme nisi një hetim penal për përpjekje për ushtrim presioni ndaj një magjistrati në një çështje që përfshinte një deputet,” thuhet në dokument.
Komisioni Europian ka bërë një skaner të procesit të vetingut, funksionimit të gjykatave dhe problematikave në mungesën e burimeve njerëzore, ndërsa sjell në vëmendje dhe shqetësimet nëse propozimet ligjore për të rregulluar këto problematika nuk janë sipas standardeve europiane. Në draft-raportin e rrjedhur në media të martën flitet gjithashtu për ‘mangësi’ që lidhen me punën, metodologjinë, transparencën dhe gjithpërfshirjen e komisionit të posaçëm ‘anti-korrupsion’ i drejtuar nga deputeti socialist, Fatmir Xhafaj.
Kuvendi si institucioni më i lartë gjigjvënës kritikohet për nivel të dobët në mbikëqyrjen e ekzekutivit, moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe në mungesën e emërimeve të drejtuesve apo anëtarëve të disa institucioneve. Gjatë kësaj legjislature, mazhoranca socialiste këmbënguli në moszbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ku kërkohej dërgimi i mandatit të deputetet Olta Xhaçka për interpretim në këtë gjykatë, pasi bashkëshorti i saj u shpall nga qeveria “investitor strategjik”.
“Kuvendi gjithashtu duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese që ende nuk janë respektuar,” thuhet në vlerësimin e BE-së.
Si pjesë e kapitujve themelorë janë dhe reformat në prokurimet publike, ku BE vijon të vendosë theksin në kontratat me negociim të drejtpërdrejtë të qeverisë, si një procedurë jotransparente.
“Ligji i ndryshuar për Prokurimin Publik përmban një dispozitë kalimtare që i lejon Këshillit të Ministrave të autorizojë negociimin e drejtpërdrejtë të kontratave të shërbimeve në “fusha me interes strategjik” për një periudhë trevjeçare, çka ngre shqetësime mbi përputhshmërinë e saj me acquis-në e BE-së”- vërehet në dokumentin pararendës të draftraportit të BE-së për ecurinë e zbatimit të ligjit.
Qeveria dhe mazhoranca nuk e kanë komentuar kritikat dhe sugjerimet e BE-së për ecurinë e negociatave në kapitujt themelorë, ndër një raport final zyrtar pritet të dalë në fillim të korrikut. Ministri i Shtetit për Parlamentin, Taulant Balla dhe nënkryetarja socialiste e komisionit për Çështjet Evropiane, Etilda Gjonaj, thanë se nuk ishin në dijeni sepse nuk kishte akoma një raport zyrtar.
“Ky është një dokument paraprak që i vjen ministrisë së Drejtësisë dhe kjo ministri mbledh komentet e gjithë institucioneve dhe ia dërgon BE-së dhe pastaj përpunohet dhe bëhet publik një raport zyrtar për kapitujt themelorë,” tha Gjonaj duke sqaruar procedurën./ BIRN -

“Zgjedhjet e 11 majit, farsë”/ Mosnjohja e rezultatit, reagon Kreu i PD Berisha: Nga influenca deri tek kërcënimet…
Ndaj mënyrës së zhvillimit të zgjedhjeve të 11 majit, ka reaguar Kreu i PD, Sali Berisha duke deklaruar se procesi zgjedhor ka shkelur rëndë parimet themelore të demokracisë dhe standardet ndërkombëtare.
Ai shtoi se parimet e këtij dokumenti janë mishëruar në Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor të vendit, por sipas tij, janë anashkaluar plotësisht gjatë këtij procesi zgjedhor.
“Në këto zgjedhje u shkelen parimet më themelore të zgjedhjeve të drejta, për të cilat Shqipëria ka firmosur dokumentin e Kopenhagenit,” u shpreh Berisha në një deklaratë për mediat. Sipas Berishës, ajo që ndodhi më 11 maj dhe gjatë gjithë periudhës zgjedhore përbën një “përmbysje të plotë të parimeve më themelore të zgjedhjeve të lira, të cilat kërkojnë që zgjedhësit të shprehin mendimin e tyre lirshëm për përfaqësuesit.”
Ish-kryeministri akuzoi se kontrolli mbi vullnetin e zgjedhësve ishte “i shumëformshëm dhe i përhapur në mbarë vendin”, duke përfshirë siç u shpreh ai, “çdo formë presioni, nga influencat e deritani tek kërcënimet dhe revolja në ballë”. -

E rëndë/ Gjendet e pajetë brenda një qeseje foshnja e porsalindur, ishte hedhur në mbeturina
Një foshnje e porsalindur pa shenja jete është gjetur brenda një qese sot në një vendgrumbullim mbeturinash në Matiqan të Prishtinës. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se hetimet janë në proces dhe se po ndërmerren të gjitha masat dhe veprimet hetimore të nevojshme për zbardhjen e këtij rasti.
“Ju njoftojmë se Prokurori kujdestar është njoftuar për rastin aktual dhe është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore për çështjen në fjalë”, thanë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke shtuar “do të informojmë opinionin për çdo zhvillim të ri në lidhje me hetimet.
Mediat në Kosovë kanë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku të pranishëm janë hetuesit.