Dy persona janë ndaluar nga autoritetet në Fushë Kosovë për dyshimin e dhënies dhe marrjes së ryshfetit gjatë procesit të votimit. Prokuroria Themelore në Prishtinë bëri të ditur se gjatë hetimeve, është sekuestruar një telefon, i cili do të përdoret si provë për zbardhjen e plotë të rastit.
Sipas Prokurorisë, do të ndërmerren të gjitha masat ligjore për të hetuar dhe dokumentuar këtë ngjarje.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, në komunën e Fushë Kosovës, me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’ nga neni 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar një telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore.
Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.
Tag: themelore
-

Ryshfet në procesin zgjedhor në Kosovë/ Prokuroria raporton rastin, ndërsa dy persona bien në prangat e policisë
-

Vrasja e dy vëllezërve/ Autori i dyshuar, me të kaluar kriminale
Dy vëllezër të moshës madhore janë vrarë me armë zjarri të enjten në një fshat të Malishevës, konfirmuan autoritetet në Kosovë. Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thanë se dorasi i dyshuar kishte të kaluar kriminale dhe më herët gjatë vitit kishte qenë në paraburgim.
“Prokurori i Shtetit ndaj personit të dyshuar A.I., më 06.04.2025 është paraqitur me kërkesë të caktimit të paraburgimit, e cila po të njëjtit i është caktuar nga gjykata kompetente. Po ashtu, më 07.04.2025, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.I., për veprat penale ‘dhunë në familje’ dhe ‘kanosje’”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë.
Ndërkaq, sipas kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, autoritetet ende nuk e dinë saktësisht motivin e vrasjes së dyfishtë.
“Kemi të bëjmë me një vrasje të rëndë, të dyfishtë. Kryerësi i kësaj vepre penale është ende në arrati dhe policia, në bashkëpunim me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha masat që sa më shpejt të identifikohet dhe të sigurohet prezenca e tij”, tha prokurori Gashi gjatë një prononcimi për media.
Ai konfirmoi se dorasi i dyshuar dhe viktimat kanë raporte familjare.
“Tani për tani s’mund të japim informacione shtesë sepse duhet të bëjmë verifikimin e këtyre informatave dhe më pas do të dalim me një njoftim zyrtar që informatat të jenë sa më të sakta. Ajo që mund të them është se viktimat dhe i dyshuari kanë raporte familjare, por motivin ende nuk e dimë saktësisht”, theksoi ai.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, i tha Radios Evropa e Lirë se i dyshuari i kishte qëlluar ata me armë zjarri të enjten pak para mesditës në fshatin Golluboc të Malishevës, në pjesën qendrore të Kosovës.
Ata janë dërguar më pas në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin e afërt, Kijevë, ku mjekët konstatuan vdekjen e tyre.
“Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Elezi.
Ndërkaq, drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, tha më herët gjatë ditës për mediat lokale se dorasi i dyshuar është dhëndri i viktimave.
Ai shtoi se motivet e vrasjes së dyfishtë besohet se kanë të bëjnë me “një fjalosje mes tyre”. Vrasja e tyre vjen pak muaj pasi në pjesë të ndryshme të vendit ndodhën pesë vrasje vetëm në muajin gusht.
Njohësit e çështjeve të sigurisë kanë bërë thirrje disa herë që shteti të bëjë më shumë për konfiskimit të armëve të jashtëligjshme, pasi argumentojnë se ato mund të gjenden lehtë në tregun e zi. Ata, po ashtu, kërkojnë rritjen e operacioneve policore, për të ulur numrin e incidenteve të armatosura. -

Krimi në familje, dhëndri vret dy vëllezërit/ Prokuroria: Autori i dyshuar me të shkuar kriminale..
Dy vëllezër të moshës madhore janë vrarë me armë zjarri të enjten në fshatin Golluboc të Malishevës, kanë konfirmuar autoritetet kosovare.
Policia është ende në kërkim të autorit të dyshuar, i cili sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka të kaluar kriminale dhe më herët gjatë këtij viti ka qenë në paraburgim.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, tha për Radion Evropa e Lirë se ndaj personit të dyshuar, A.I., më 6 prill 2025 ishte caktuar masa e paraburgimit, ndërsa një ditë më pas ishte ngritur aktakuzë për veprat penale “dhunë në familje” dhe “kanosje”.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, konfirmoi se bëhet fjalë për një vrasje të rëndë, të dyfishtë, ndërsa shtoi se policia dhe prokuroria janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet për kapjen e autorit, i cili është ende në arrati.
“Viktimat dhe i dyshuari kanë raporte familjare, por motivet e saktë të krimit ende nuk dihen,” tha Gashi, duke shtuar se informacionet do të verifikohen para se të publikohet një njoftim zyrtar.
Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, i dyshuari ka qëlluar viktimat me armë zjarri pak para mesditës. Të plagosurit u dërguan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Kijevë, ku mjekët konstatuan vdekjen e tyre.
“Njësitë policore reaguan menjëherë dhe dolën në vendin e ngjarjes,” tha Elezi.
Ndërkohë, drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, konfirmoi për mediat lokale se i dyshuari është dhëndri i viktimave, ndërsa sipas hetimeve fillestare, motiv i mundshëm i vrasjes ka qenë një fjalosje mes tyre. -

Gjekmarkaj: Nano, figurë themelore në tranzicionin politik të vendit dhe në jetën parlamentare
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht nënkryetar i PD, Agron Gjekmarkaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të liderit historik të PS Fatos Nano.
Reagimi i Gjekmarkaj:
Mesazh ngushëllimi
Me hidhërim po percillet lajmi i ndarjes nga jeta i ish-Kryeministrit dhe ish-Kryetarit të Partisë Socialiste, z. Fatos Nano.
Në emër tim personal dhe si Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij.
Z. Nano do të kujtohet si një figurë themelore në tranzicionin politik të vendit dhe në jetën parlamentare shqiptare.
Befasia antikonformiste, pranimi i kundershtarit si i tille e jo si armik, fjalori plot nuanca deri ne autoironi, aftësia për të bërë marrveshje e lejuar rrotacionin, vullneti reformues, mbeten vlera udhërrefyese per politiken shqiptare! U prehtë në paqe e ameshim. -

U arrestua për ryshfet, Gjykata merr vendim për prokurorin e njohur
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim prokurorit Beqë Shala nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.SH, ashtu që të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.”
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë, po ashtu gjykata vlerësoj se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.”
Prokurori i pezulluar i Prokurorisë Themelore në Prizren, Beqë Shala, po përballet me akuza për më shumë se një rast ryshfeti. Pas raportimeve, ku ai shihet duke marrë 350 euro nga një avokate, hetimet kanë zbuluar edhe një rast tjetër të ngjashëm, shkruan Insajderi.
Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale së Kosovës, të publikuar nga “Betimi për Drejtësi”, Shala dyshohet se më 11 tetor 2025, ka kërkuar ryshfet nga një avokat, për të mos nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh ndaj pesë personave të arrestuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Hetuesit pretendojnë se prokurori Shala e ka bërë këtë kërkesë jashtë objektit të Prokurorisë Themelore në Prizren, duke i kërkuar avokatit 700 euro në këmbim të mosparaqitjes së kërkesës për masë sigurie.
Megjithatë, pasi pala mbrojtëse është vonuar në dorëzimin e shumës, Shala më pas ka nxjerrë aktvendimin për ndalim të të arrestuarve.
Në dosje thuhet se Shala është takuar afër shtëpisë së avokatit, ku dyshohet se ka bërë të qartë kërkesën për përfitim material në këmbim të ndikimit të tij si prokuror.
Ndaj Shalës, prokurori special Valdet Gashi ka kërkuar masën e paraburgimit, ndërsa seanca dëgjimore pritet të mbahet në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Shala u arrestua mëngjesin e së hënës në vendin e punës.
Operacioni është zhvilluar nga Policia e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), pas një hetimi disa-javor që ka përfshirë edhe mbledhjen e provave vizuale dhe audio.
Arrestimi, sipas të njëjtave burime, është realizuar në zyrat e Prokurorisë në Prizren, në momentin kur Shala dyshohet se po pranonte një shumë parash nga një person ndaj të cilit kishte trajtuar një rast penal.
“Prokurori është kapur në flagrancë duke marrë para, pas një hetimi të monitoruar nga organet e rendit. Operacioni është kryer në mënyrë të kontrolluar dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale,” tha për Insajderin një zyrtar i përfshirë në rast, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së hetimit. -

Shfaqej në një video duke marrë rryshfet, arrestohet në zyrën e tij prokurori
prokurori i arrestuar
KOSOVË- Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Beqë Shala, është arrestuar në një aksion të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK).
Shala dyshohet për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti”, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Arrestimi i tij ka ndodhur gjatë zhvillimit të një hulumtimi nga “Betimi për Drejtësi” që posedon video-incizim të prokurorit Shala, duke pranuar ryshfet.
Arrestimin e prokurorit Shala e ka konfirmuar edhe PSRK-ja, ku theksohet se u arrestua në vendin e punës. Gjithashtu është kryer kontroll në banesën dhe në zyrën e prokurorit.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”. I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. /ZËRI -

“Raporti më thelbësor është ai me zgjedhësit”, Berisha me deputetët e rinj: Mos i shkëpusni kurrë lidhjet me ta
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha theksoi se për deputetët e rinj, raporti më i rëndësishëm është ai me zgjedhësit. Gjatë fjalës së tij në trajnimin e deputetëve të rinj, Berisha tha se ata nuk duhet të shkëputen kurrë nga lidhjet me qytetarët që i kanë zgjedhur.
Ai i përgëzoi deputetët për mundësinë e veçantë që kanë për të shërbyer si përfaqësues të qytetarëve dhe theksoi se ky është një mision fisnik, që kërkon përkushtim të madh ndaj punës në parlament dhe ndaj elektoratit. Berisha shtoi gjithashtu se takimet e vazhdueshme me zgjedhësit dhe mbrojtja e interesave të tyre janë thelbësore për çdo deputet, pasi ky është obligimi dhe angazhimi më i madh që ata kanë.
Fjala
Ju përgëzoj nga zemra për këtë ftesë t’u jap ju disa nga mendimet e mia në fillimet e misionit tuaj fisnik si përfaqësues të qytetarëve shqiptarë.
Për çdo njeri që ka ambicien më të vogël politike, qenia deputet është realizimi i një ëndrre ndër më të bukurat e jetës së tij.Shumë funksione mund të merrni gjatë jetës, por si ai i deputetit nuk është asnjë.Ndaj dhe uroj që ky mision t’u frymëzojë dhe të bëhet një bazë e fuqishme për ndërtimin e një karriere të denjë politike.Deputeti ka shansin e madh që në tempullin e parlamentit të formohet si një orator i shkëlqyer.Nuk ka platformë më dinjitoze, më të bukur se ajo e parlamentit për të treguar oratorinë tuaj.Në universin e veprimtarisë së tij, ligjeve dhe vendimeve që miraton, është pa dyshim dhe universiteti më i shkëlqyer politik i juaji.Është mundësia e jetës suaj që me ligje dhe vendime, me nisma legjislative, ju të ndikoni në jetën, veprimtarinë e mijëra, mijëra, mijëra qytetarëve. Në jetën e vendit.Pra, të ushtroni kështu, për mirë sigurisht është fjala, influencën më të madhe.Por kjo kërkon përkushtimin tuaj.Kërkon përkushtim të madh ndaj parlamentit, veprimtarisë së tij.Angazhim të madh në komisione, në sallë dhe kudo.Natyrisht një raport është më thelbësori.Është raporti i të gjitha raporteve tuaja. Është raporti me zgjedhësit.Ata njerëz u kanë besuar ju me çfarë kanë pasur mendimin e tyre se ju do i përfaqësoni ata, se ju do përfaqësoni interesat e tyre.Është fatkeqësia më e madhe një deputeti është kur ai shkëput lidhjet nga zgjedhësit e tij, interesat e tyre.Kur ai pushon së qenuri avokat i atyre që e kanë votuar.Në këtë kuadër, takimet me zgjedhësit janë të pazëvendësueshme. Asgjë nuk duhet të shkëpusë deputetin nga takimi me elektoratin e tij.Nga mbrojtja e interesave të elektoratit të tij.Nga përcjellja në parlament të zërit të atyre që kanë për zë, zërin tuaj. U kanë sjellë ju në parlament.
Së fundmi, unë një sugjerim, një këshillë kam për ju.
Në çdo variant, kurrë nuk duhet të shkelmoni parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut.Parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut duhet të jenë thelbi i ndërgjegjes njerëzore sot.Sepse ndërgjegja njerëzore nuk është e tanishme, ajo është hershme që kur njeriu doli nga primitivizmi.Kur dëgjoj ndonjëherë njerëz që shprehen ose mburren me armiqësira apo urrejtje ndaj besimit fetar të tjetrit, mua më kujtohet diktatori më mizor i kohërave, që ishte Genghis Khan.Por ai ishte njeriu që respektonte në mënyrë të hekurt besimet fetare të njerëzve.Dhe kjo nuk ishte një gjë e vogël në atë kohë.Pushtimet ndodhnin, por besimet fetare ai i respektonte.Ose bindjet politike.Ose të drejtat themelore të njeriut.Kurrë nuk duhet të pajtohemi ne me këtë.Që në momentin që bëjmë kompromis me liritë dhe të drejtat themelore, ne bëhemi njerëz të rrezikshëm me pushtetin tonë.Në çdo hap, në çdo veprim, në çdo votim, në çdo analizë, deputeti, dhe ai që merret me politikë, ato duhet t’i ketë linjat e shenjta, linjat e kuqe që nuk mund të preken, që nuk mund të kalohen. -

Tragjike/ Burri masakron me thikë gruan dhe vajzën e mitur, ndodhen në gjendje kritike për jetën
Njoftimi:
Prizren, 17 Tetor 2025 – Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, duke marrë parasysh trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe rëndësinë e mbrojtjes së viktimave në këto raste, informon opinionin publik se me datë 17.10.2025 rreth orës 00:20min pas mesnatës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, policia ka pranuar informatën për një rast të dhunës në familje. Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore.
Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur. Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje. Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë.
Policia dhe njësia e teknikës kriminalistike kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, në koordinim me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda.
Gjatë intervenimit, në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.
Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të pandehurit në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Brenda afatit ligjor, për të njëjtin prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Prokuroria Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. -

Nën akuzën e spinazhit, Fatmir Sheholli në paraburgim për 30 ditë
KOSOVË-Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Fatmir Shehollin, të dyshuar për spiunazh kundër shtetit. Gjatë ditës, në Themelore u mbajt seanca dëgjimore ndaj Shehollit, pasi paraprakisht Prokuroria Speciale e Kosovës kërkoi që ai të dërgohet në paraburgim derisa autoritetet të kryejnë hetime ndaj tij.
Sheholli u arrestua të enjten në rrethin e Prishtinës pas hetimeve disamujore kundër tij. Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, tha të enjten, pas arrestimit, se Sheholli ka pasur “hapësira të pakufizuara” në mediat e Kosovës, dhe se ai ka “bashkëpunuar me aktorë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”.
Prokuroria deri tani nuk ka dhënë hollësi për atë se për kë dyshohet të ketë spiunuar Sheholli, por Sveçla la të kuptohej se ai mund të ketë spiunuar për Serbinë.
“Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm”, shkroi Sveçla në Facebook.
Policia e Kosovës kreu bastisje në vendbanimin e të dyshuarit të enjten. Së voni, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar, akuzuar e gjykuar serbë e shqiptarë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë.
Në qershor, gjykata në Prishtinë e dënoi Aleksandar Vllajiçin me pesë vjet burgim, pasi ai u deklarua fajtor për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA). Dy të dyshuar të tjerë, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, po gjykohen për spiunazh për Serbinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat se kishin dhënë informacione tek BIA serbe për disa institucione të sigurisë në Kosovë, për UÇK-në dhe masakrën e Reçakut. Në një rast tjetër po gjykohet edhe serbja Jellena Gjukanoviçit, e cila akuzohet për spiunazh për inteligjencën serbe. Ajo e ka mohuar fajësinë.
Në Kosovë, spiunazhi përkufizohet si aktivitetet sekret i mbledhjes, transmetimit ose shpërndarjes së informacionit të ndjeshëm në një shtet, organizatë ose grup tjetër. Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor.
Ekspertët kanë thënë se spiunazhi është kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm sa nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm. Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare. Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, e konsideron spiunazhin si një prej kërcënimeve kryesore të sigurisë kombëtare në vend./REL
