Jemi thellësisht të tronditur dhe të hidhëruar nga të shtënat me armë brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, që i morën jetën gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosën dy persona të tjerë.
I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe kolegëve të gjyqtarit Kalaja dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.
Prezenca e OSBE-së dënon me forcë këtë akt të dhunshëm. Sulmet kundër gjyqtarëve janë sulme të drejtpërdrejta ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.
Ndërsa rrethanat e plota të sulmit janë ende nën hetim, ne mirëpresim arrestimin e shpejtë të autorit të dyshuar dhe theksojmë rëndësinë e garantimit të vendosjes së drejtësisë përmes një procesi ligjor të plotë e të shpejtë.
Prezenca solidarizohet me komunitetin gjyqësor të Shqipërisë dhe mbetet e përkushtuar të mbështesë përpjekjet që forcojnë sigurinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor.
Tag: thellësisht
-

“Jemi thellësisht të tronditur”/ Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon OSBE-ODIHR: Akt i dhunshëm ndaj drejtësisë
-

Meloni: Italia në mbështetje të komunitetit hebre, antisemitizmi nuk ka vend në Europë
Bota E Enjte, 2 Tetor 2025 20:54
“Jam thellësisht e tronditur nga sulmi i shëmtuar dhe brutal në një sinagogë në Mançester, i kryer në ditën e shenjtë të Yom Kippur”, tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cila shprehu mbështetjen për familjet e viktimave. Po ashtu Meloni tha se është “thellësisht e tronditur” nga “sulmi frikacak dhe brutal” i mëngjesit të sotëm në Mançester. ”Unë mbështes familjet e viktimave, komunitetin hebre dhe kombin britanik në tërësi. Antisemitizmi nuk mund dhe nuk do të ketë vend në Evropë”, tha Meloni.
-

Profesor italian në paraburgim në Fier: Aksidenti me pasojë vdekjen e 16-vjeçarit, bashkëshortja thyen heshtjen
Bashkëshortja, Vanessa Castelli, ka dhënë një intervistë për median italiane “La Repubblica”, përpara se të vijë në Shqipëri për vizitën javore në ambientet e paraburgimit në Fier, për të takuar burrin e saj.
“Kam pasur një krizë psikologjike, por po përpiqem të rezistoj. Nuk po kërkojmë privilegje, por respekt për të drejtat dhe garancitë themelore që çdo qytetar duhet të ketë, veçanërisht në kohë kaq të vështira”, u shpreh ajo.
Kështu, përmes medias italiane, ajo i bën apel kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, që të ndërmerren veprime konkrete që bashkëshorti të saj të përballet me këtë situatë me dinjitet, qetësi dhe drejtësi.
“I drejtohem edhe një here me besim kryeministres, të cilës i kam shkruar tashmë një letër, si dhe institucioneve italiane, të ndërmerren veprime vendimtare për të siguruar që Michele të mund të përballet me këtë situatë me dinjitet, qetësi dhe drejtësi. Unë besoj në marrëdhëniet e forta midis Italisë dhe Shqipërisë, si dhe në ndjeshmërinë e autoriteteve kompetente, në mënyrë që të vlerësojmë mundësinë e transferimit të procedurave në Itali, ku Michele mund t’i përballojë ato me një mbrojtje më të madhe, në një mjedis familjar, i rrethuar nga të dashurit e tij, kolegët dhe studentët“, tha ajo.
Por si është gjëndja e tij shëndetësore, duke qëndruar në një shtet tjetër? Siç shpjegon Castelli, bashkëshorti i saj është thellësisht i prekur, i lodhur por që po përpiqet të mbajë veten.
“Michele është thellësisht i prekur psikologjikisht. Ai është vetëm, larg shtëpisë, në një mjedis të panjohur, me një gjuhë që nuk e flet. Paraburgimi po e lodh ditë pas dite. Ai është një person i ndjeshëm, një profesor i respektuar, i mësuar të jetojë mes studentëve, eksperimenteve laboratorike dhe shumë kolegëve. Tani librat janë streha e tij, por vetmia është e rëndë. Çdo vizitë është një përvojë intensive, por edhe e dhimbshme. Ai përpiqet të ruajë qetësinë dhe dinjitetin e tij, por është e qartë se kjo përvojë po e vë në provë”, tha ajo.
Falenderime pati nga ana e saj për institucionet shqiptare, që janë treguar mirëkuptues ndaj pedagogut italian.
“Në këtë kontekst të vështirë, dua të falenderoj sinqerisht drejtorin e institucionit të vuajtjes së dënimit, të gjithë punonjësit dhe të gjithë ata që na kanë treguar humanizëm dhe respekt. Disponueshmëria dhe qëndrimi i tyre respektues kanë bërë një ndryshim, e ne jemi thellësisht mirënjohës për këtë”, u shpreh ajo.
Çifti ishte në Shqipëri për të festuar dasmën e një miku të tyre.
“Nuk ishim me pushime. Ishim në Shqipëri për të marrë pjesë në dasmën e një miku të dashur. Ishte një rast i veçantë, një moment festimi dhe ndarjeje që e prisnim me padurim sepse e dimë sa të rëndësishme i japin shqiptarët këtë ceremoni”, tha ajo.
Por si ndodhi e gjithë ngjarja? Bazuar në deklaratën e bashkëshortës, Vanessa Castelli,
“Atë mbrëmje po shkonim me makinë në dasmën e një miku. Rruga ishte e lirë, Michele po kthehej ngadalë, me sinjalin e hapur, drejt hyrjes së restorantit ku po festohej dasma. Në atë moment, papritmas një Mercedes-Benz i bardhë, u shfaq me shpejtësi shumë të madhe, i cili nuk dukej të ngadalësohej. Michele frenoi instiktivisht dhe kjo e bëri përplasjen më pak katastrofike. Ne ishim të shokuar, duart na dridheshin, fytyrat na u zbehen, ndërsa shikimet tona u zbazën…”, përshkruan ajo.
Si pasojë, viktimë mbeti një jetë e pafajshme, një djalë 16 vjeç.
“Po, një djalë 16-vjeçar humbi jetën tre ditë më vonë. Është një tragjedi që na ka prekur thellësisht. Nuk është përgjegjësia jonë të vendosim fajin, por është e qartë që diçka shkoi keq në atë mbrëmje, papritur dhe në mënyrë dramatike. Kushdo që ka drejtuar, e di se sa mund të ndryshojë rruga në një çast. Ndonjëherë mjafton një vendim i marrë nga të tjerët, një shpejtësi e pakontrolluar dhe gjithçka ndryshon. Michele po kthehej me kujdes në një rrugë të hapur, kur një makinë u afrua me shpejtësi shumë të lartë. E që andej, gjithçka ndryshoi. Michele e jeton këtë dhimbje me shumë respekt dhe heshtje. Ai mendon për familjen e djalit çdo ditë dhe lutet që ata të gjejnëpak qetësi”, tha ajo.
Castelli tregon dhe veprimet e tyre pas aksidentit.
“Michele ishte në gjendje shoku. E mbaj mend të zbehtë, me një pamje të humbur dhe të hutuar. Pasi Mercedes-i kaloi menjëherë pranë nesh si një plumb, ai vrapoi menjëherë në rrugë për të kërkuar ndihmë. Ne të dy bërtisnim “ndihmë” me gjithë shpirt, duke tundur duart, duke u përpjekur me dëshpërim të tërhiqnim vëmendjen. Por askush nuk u ndal. Ishim të frikësuar, të çorientuar dhe mendimi ynë i vetëm ishte të merrnim një ambulancë sa më shpejt të ishte e mundur. Asgjë tjetër nuk kishte rëndësi në atë moment tmerri. Ne donim vetëm që dikush të ndërhynte”, tha ajo. -

Avionët rusë në Estoni, reagon Spiropali: Thellësisht të shqetësuar
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka dënuar shkeljen e hapësirës ajrore estoneze nga avionët rusë.
Me anë të një postimi në “X”, Spiropali thekson se Shqipëria qendron në solidaritet të plotë me aleatin toinë, Estoninë.Deeply concerned by the violation of Estonian airspace by three Russian Mig-31 fighter jets this morning.We🇦🇱 stand in full solidarity with our Ally, Estonia 🇪🇪 @Tsahkna #NATO remains united against Russia’s provocations.
— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) September 19, 2025Postimi i Spiropalit:
Thellësisht të shqetësuar nga shkelja e hapësirës ajrore estoneze nga tre avionë luftarakë rusë Mig-31 këtë mëngjes.
Ne🇦🇱 qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatin tonë, Estoninë 🇪🇪
@Tsahkna
#NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë. -

Diktaturë parlamentaro-virtuale!
Nga Belind Këlliçi
Deshët demokracinë?! Ju dhashë Diellën!
Akti i paprecedentë i paraqitjes së programit dhe ekipit qeverisës për vetëm 25 minuta dhe zëvendësimi i debatit parlamentar me lodrën e inteligjencës artificiale të Ramës, përveçse shkallmon parlamentarizmin dhe bazat e demokracisë, tregon për mentalitetin thellësisht autokratik dhe totalitar të Edi Ramës.
Në vend të llogaridhënies, procedurës demokratike, përballjes me të vërtetat e deputetëve të opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, ai zgjedh provokimin dhe shpërfilljen ndaj çdo norme themelore të Republikës.
Vizioni i tij i sëmurë i shtetit personal nuk toleron asnjë zë kundër dhe nuk i jep hapësirë as fizike kundërshtarëve politikë të afirmojnë qëndrimet apo identitetin e tyre politik.
Mirëpo demokracia nuk mund të zëvendësohet me Diellën, fjala e lirë nuk është aplikacion patronazhistësh, por vullnet i pashantazhueshëm.
Deputetët nuk janë profile rrjetesh sociale që mund të bllokohen sipas humorit të ditës.
Partia Demokratike ka qenë gjithmonë e qartë mbi karakterin thellësisht diktatorial dhe praktikat e çmendura të Edi Ramës.
E ndryshmja është që nga sot, janë të qartë të gjithë shqiptarët.
-

OKB paralajmëron: Plani për ri-pushtimin e Gazës është thellësisht shqetësues
Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se planet e raportuara të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të ri-pushtuar Gazën janë “thellësisht shqetësuese” dhe mund të rrezikojnë jetën e civilëve palestinezë dhe pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi.
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Miroslav Jenča, u shpreh të mërkurën para Këshillit të Sigurimit se, sipas ligjit ndërkombëtar, “Gaza është dhe duhet të mbetet pjesë integrale e një shteti të ardhshëm palestinez.”
Jenča përsëriti kërkesën e OKB-së për një armëpushim të menjëhershëm, si dhe lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve. Ai theksoi se civilët palestinezë në Gaza po përballen me kushte “të mjerueshme” dhe “çnjerëzore”, duke i bërë thirrje Izraelit të lejojë menjëherë kalimin e ndihmave humanitare pa pengesa.
Sipas OKB-së, rreth 90% e popullsisë së Gazës, nga gjithsej 2.1 milionë banorë, është zhvendosur disa herë, dhe aktualisht jetojnë në kushte të mbipopulluara dhe ekstreme. Organizatat humanitare dhe zyrtarët ndërkombëtarë thonë se shumë prej tyre po vuajnë nga uria, dhe akuzojnë Izraelin për pengim të shpërndarjes së ndihmave jetike.
Ministrat e krahut të djathtë në qeverinë izraelite kanë bërë thirrje të hapura për okupim të plotë dhe aneksim të Gazës, si dhe për ndërtimin e vendbanimeve të reja hebraike në territorin palestinez, çka ka rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.Top Channel
-

Kurti: Amerika na mbështet, jemi thellësisht mirënjohës
Kosova E Mërkurë, 30 Korrik 2025 21:06
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me vazhdimin e programit të MCC për Kosovën, nga shtetet bashkuara.
“Vazhdimi i Programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën nga administrata e Presidentit Donald Trump është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë. Edhe më shumë të lumtur dhe krenarë na bën fakti që Republika jonë është një ndër shtetet e pakta për të cilat financimi i programeve të MCC-së do të vazhdojë.Jemi thellësisht e përherë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe angazhohemi çdo ditë për partneritet të fortë e të besueshëm”, shkruan kryeministri Kurti në Facebook
-

“Është e tmerrshme”, Trump: Melania është thellësisht e prekur nga imazhet e fëmijëve të uritur në Gaza
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë Melania Trump janë prekur thellësisht nga imazhet e fëmijëve që vijnë nga Gaza, ku duken se janë shumë në nënpeshë.
“Ajo mendon se ajo çfarë po ndodh në Gaza është e tmerrshme”, tha Trump për zonjën e parë.
“Ajo sheh të njëjtat fotografi që shihni ju, që shohim të gjithë ne. Është e tmerrshme kur sheh fëmijët në atë gjendje. Ata janë fëmijë që vuajnë nga uria”, u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One ndërsa udhëtonte nga Skocia për në Uashington, DC.
Komentet e Trump vijnë vetëm një ditë pasi ai njoftoi planet që Shtetet e Bashkuara të krijojnë “qendra ushqimore” në Gaza dhe pasi kundërshtoi publikisht pretendimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se nuk ka uri në enklavë.
“Ata fëmijë duken shumë të uritur“, tha Trump të martën.Top Channel
-

Situata në Gaza/ Trump: Melania është thellësisht e prekur nga imazhet e fëmijëve të uritur…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë Melania Trump janë prekur thellësisht nga imazhet e fëmijëve që vijnë nga Gaza, ku duken se janë shumë në nënpeshë.
“Ajo mendon se ajo çfarë po ndodh në Gaza është e tmerrshme”, tha Trump për zonjën e parë.
“Ajo sheh të njëjtat fotografi që shihni ju, që shohim të gjithë ne. Është e tmerrshme kur sheh fëmijët në atë gjendje. Ata janë fëmijë që vuajnë nga uria”, u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One ndërsa udhëtonte nga Skocia për në Uashington, DC.
Komentet e Trump vijnë vetëm një ditë pasi ai njoftoi planet që Shtetet e Bashkuara të krijojnë “qendra ushqimore” në Gaza dhe pasi kundërshtoi publikisht pretendimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se nuk ka uri në enklavë.
“Ata fëmijë duken shumë të uritur“, tha Trump të martën.
-

Përmbytjet tragjike, Trump: Situatë thellësisht shqetësuese
Bota E Shtunë, 5 Korrik 2025 20:11
Teksasi i Amerikës po përjeton një nga përmbytjet më shkatërruese të dekadave të fundit, me të paktën 27 të vdekur dhe mbi 20 persona të zhdukur. Presidenti amerikan Donald Trump e përshkruan situatën si “të tmerrshme” dhe “thellësisht shqetësuese”, duke ofruar ngushëllime për familjet e viktimave dhe duke bërë thirrje për angazhim të plotë të institucioneve federale në mbështetje të shtetit të Teksasit.