Tag: thellë

  • Greqia në krizë të thellë demografike/ Mbyllen mbi 700 shkolla, 150,000 nxënës më pak se në 2019-ën

    Greqia në krizë të thellë demografike/ Mbyllen mbi 700 shkolla, 150,000 nxënës më pak se në 2019-ën

    Greqia po përballet me një krizë të thellë demografike, e cila ka çuar në mbylljen masive të shkollave në të gjithë vendin.

    Sipas të dhënave nga Ministria Greke e Arsimit, për vitin akademik 2025-2026, do të pezullohet funksionimi i 721 shkollave nga gjithsej 13,478, për shkak të mungesës së numrit minimal të nxënësve. Kjo shifër është në rritje të vazhdueshme prej vitesh.

    Rënia më e theksuar vihet re në arsimin fillor, ku pritet të mbyllen 324 shkolla fillore dhe 358 kopshte për vitin 2025-2026 — një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2018-2019, kur numri i mbylljeve ishte përkatësisht 247 dhe 312, sipas Greekreporter.

    Ky fenomen nuk po prek vetëm zonat rurale dhe ishujt, por edhe qendrat urbane si Athina. Popullsia e përgjithshme e nxënësve për vitin shkollor 2025-2026 pritet të jetë rreth 1.21 milion, një rënie prej më shumë se 150,000 nxënësish krahasuar me vitin 2018-2019.

    Rënia e lindshmërisë, emigracioni dhe plakja e popullsisë janë ndër faktorët kryesorë që po ndikojnë në këtë krizë arsimore, që për shumë ekspertë përfaqëson një kërcënim serioz për të ardhmen demografike dhe sociale të vendit.

  • Fundi i grekëve? Mbyllen mbi 700 shkolla në Greqi pas krizës së thellë demografike

    Fundi i grekëve? Mbyllen mbi 700 shkolla në Greqi pas krizës së thellë demografike

    Greqia po përballet me një krizë të thellë demografike, e cila ka çuar në mbylljen masive të shkollave në të gjithë vendin.

    Sipas të dhënave nga Ministria Greke e Arsimit, për vitin akademik 2025-2026, do të pezullohet funksionimi i 721 shkollave nga gjithsej 13,478, për shkak të mungesës së numrit minimal të nxënësve. Kjo shifër është në rritje të vazhdueshme prej vitesh.
    Rënia më e theksuar vihet re në arsimin fillor, ku pritet të mbyllen 324 shkolla fillore dhe 358 kopshte për vitin 2025-2026 — një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2018-2019, kur numri i mbylljeve ishte përkatësisht 247 dhe 312, sipas Greekreporter.
    Ky fenomen nuk po prek vetëm zonat rurale dhe ishujt, por edhe qendrat urbane si Athina. Popullsia e përgjithshme e nxënësve për vitin shkollor 2025-2026 pritet të jetë rreth 1.21 milion, një rënie prej më shumë se 150,000 nxënësish krahasuar me vitin 2018-2019.
    Rënia e lindshmërisë, emigracioni dhe plakja e popullsisë janë ndër faktorët kryesorë që po ndikojnë në këtë krizë arsimore, që për shumë ekspertë përfaqëson një kërcënim serioz për të ardhmen demografike dhe sociale të vendit.

    Top Channel

  • “Nga 4, sot janë 56 zona urbane që furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm”, Balluku: Kërkohet reformim i thellë, Operatori i Ujit do të na çojë në nivel tjetër

    “Nga 4, sot janë 56 zona urbane që furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm”, Balluku: Kërkohet reformim i thellë, Operatori i Ujit do të na çojë në nivel tjetër

    Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë gjatë prezantimit të reformës së shpërndarjes së ujit ka zbuluar të dhënat lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm nga viti 2013 deri më sot.

    Gjatë fjalës së saj, Balluku tha se në krahasim me vitin 2013 kur kishte vetëm 4 zona urbane që furnizoheshin 24 orë me ujë të pijshëm, ndërsa sot janë 56 të tilla.
    Ajo shtoi se gjithashtu janë 98 zona rurale që furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm.
    “Në vitin 2013 furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë ka qenë vetëm në 4 zona urbane. Sot kemi 43 zona urbane të furnizuara me ujë në 24 orë dhe kemi 13 kantiere, duke e çuar në 56 zona urbane me furnizim 24 orë.
    Sot kemi 98 zona rurale me furnizim 24 orë dhe nga ana tjetër kemi 45 kantiere urbane të cilat janë duke u përfunduar. Na mbeten 16 zona dhe kur po bënim prezantimin strisha thoshte 100% por kërkova shifrën e saktë sepse do thonin që po bëjmë premtim.
    Pra kemi edhe 16 zona urbane për të përfunduar të gjithë këtë proces të gjatë. Zonat që kemi lart janë 43 dhe kemi për të hapur edhe 16 zona, ne themi urbane por nuk janë në zona qendrore. Themi 72 zona urbane të përfunduara. Këto janë shifrat që flasin vetë”, tha Balluku.
    Gjatë fjalës së saj ministrja nënvizoi nevojën për reformë të thellë në sektorin e ujësjellësit.
    Ajo theksoi se faza e dytë e reformës konsiston në krijimin e Operatorit të Ujit, një strukturë që do të sigurojë menaxhim më të qartë, furnizim cilësor dhe adresim të problematikave nga thelbi, duke aplikuar modelin e suksesshëm të energjisë në sektorin e ujësjellësit.
    “Në vitin 2021 nisëm një reformë të thellë. Qëllimi dhe përmbajtja e fazës së parë është përmbyllur duke na vënë para një përgjegjësie të re, e cila kërkon një reformim të thellë, hapjen e fazës së dytë e cila konsiston në krijimin e operatorit të ujit në Shqipëri. Nuk është se do të shpikim rrotën.  Sot kemi një skemë të qartë të funksionimit të kompanive që ofrojnë shërbimet jetike, që duhet të aplikohet edhe në sektorin e ujësjellësit. Krijimi i një Operatori i prodhimit të ujit do të na çonte në një nivel tjetër. Duhet kapur problematika nga thelbi”, theksoi ministrja Balluku.

    Top Channel

  • “Nuk do të shpikim rrotën”, Balluku: Reforma hyn në fazën e dytë, Operatori Kombëtar i ujit do të na çojë në një nivel tjetër

    “Nuk do të shpikim rrotën”, Balluku: Reforma hyn në fazën e dytë, Operatori Kombëtar i ujit do të na çojë në një nivel tjetër

    Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren Belinda Balluku, prezantoi sot Operatorin e Ujit, një strukturë të re kombëtare që do të merret me menaxhimin e burimeve ujore në vend.

    Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, nënvizoi nevojën për reformë të thellë në sektorin e ujësjellësit. Ajo tha se faza e parë e reformës është përmbyllur dhe tani qeveria është para një përgjegjësie të re.
    Faza e dytë e reformës konsiston në krijimin e Operatorit të Ujit, një strukturë që do të sigurojë menaxhim më të qartë, furnizim cilësor dhe adresim të problematikave nga thelbi, duke aplikuar modelin e suksesshëm të energjisë në sektorin e ujësjellësit.

    Balluku: Në vitin 2021 nisëm një reformë të thellë. Qëllimi dhe përmbajtja e fazës së parë është përmbyllur duke na vënë para një përgjegjësie të re, e cila kërkon një reformim të thellë, hapjen e fazës së dytë e cila konsiston në krijimin e operatorit të ujit në Shqipëri. Nuk është se do të shpikim rrotën.  Sot kemi një skemë të qartë të funksionimit të kompanive që ofrojnë shërbimet jetike, që duhet të aplikohet edhe në sektorin e ujësjellësit. Krijimi i një Operatori i prodhimit të ujit do të na çonte në një nivel tjetër. Duhet kapur problematika nga thelbi.
    Operatori i ri do të fillojë të operojë në janar të vitit 2026./vizionplus.tv 

  • Samiti BLED në Slloveni, Rama nuk lë pa përmendur zgjedhjet e 11 majit: Zhvilluam fushatë me BE-në, arsyeja që fituam kaq thellë…

    Samiti BLED në Slloveni, Rama nuk lë pa përmendur zgjedhjet e 11 majit: Zhvilluam fushatë me BE-në, arsyeja që fituam kaq thellë…

    Kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur as zgjedhjet e 11 majit gjatë samitit BLED në Slloveni.

    Ai u shpreh se fushata zgjedhore u zhvillua krah BE-së, teksa shtoi edhe arsyen fitores së thellë të 11 majit. Ndër të tjera Rama bëri edhe një krahasim mes Sllovenisë dhe Shqipërisë.
    “Ne jemi të përkushtuar dhe nuk besoj se ka vend tjetër në Europë ku mund të zhvillosh një fushatë zgjedhore me BE-në.Arsyeja që fituam kaq thellë ishte e lidhur me zotimin për anëtarësimin në BE dhe të gjithë të mblidheshim rreth flamurit për ta sjellë në BE.
    Dikush nga Sllovenia më tha që po ecni shumë mirë, por kujdes nga ajo që dëshironi, kjo ishte ajo që mu tha në një sallë tjetër, jeni në një pozitë kaq të mirë në Slloveni. Por ka diçka që nëse ju mundim, është optimizmi, ju jeni të depresionuar këtu. Në Shqipëri ka kaq shumë gjëra që duhet t’i përmirësojmë”, u shpreh Rama.

    Top Channel

  • Humbi thellë me Inter, te Torino e kanë me afrimet

    Humbi thellë me Inter, te Torino e kanë me afrimet

    Torino e nis si mos më keq edicionin e ri 2025/26 në Serie A. Skuadra nga Torino nën drejtimin e trajnerit Marko Baroni, u mund thellë 5-0 ndaj Interit duke u prezantuar tmerrësisht dobët. Dhe pas një debutimi aspak bindës në Kupën e Italisë kundër Modenës, performanca e përsëritur në Serie A nuk i la tifozët e Torinos të ndihen veçanërisht të sigurt ose të paktën të qetësuar.

    Fytyrat e reja të sjella nga tregu i transferimeve, si dhe programi i trajnerëve, nxisin gjithashtu shpresat e Torinos për një rikthim në garat italiane të futbollit. Dje, Baroni përdori pesë lojtarë, tre prej tyre që nga fillimi. Porta, pa Milinkoviç-Savic, u mbrojt nga Israel, një ish-lojtar i Juves, ndërsa dy ish-lojtarë të sapoformuar të Napolit, Simeone dhe Ngonge, u zgjodhën në sulm që nga fillimi. Të tjerë nënshkrime të verës hynë nga stoli: Anjorin në mesfushë, Aboukhlal në sulm.

    Ndërkaq dy lojtarët kuqezi nuk u aktivizuan në këtë takim. Ardian Ismajli qëndron i dëmtuar ndërsa afrimi i fundit si i huazuar nga Inter, Kristjan Asllani (1.5 milion euro pagë) nis aventurën me Granada-n të enjten./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Aksident tragjik/ Humbin jetën dy nxënëset 16-vjeçare, po udhëtonin me motor

    Aksident tragjik/ Humbin jetën dy nxënëset 16-vjeçare, po udhëtonin me motor

    Dy nxënëse 16-vjeçare nga Kërçova kanë ndërruar jetë tragjikisht në një aksident rrugor.
    Dy nxënëset 16-vjeçare, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, nga Shkolla e Mesme e Muzikës në Kërçovë, humbën jetën në një aksident me motoçikletë që ndodhi pranë fshatit Kolibar.
    Shkolla shprehu ngushëllimet e saj duke theksuar se humbja e Erionës dhe Albinës i ka tronditur thellë.
    Drejtori, stafi mësimdhënës dhe nxënësit u shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta familjeve të tyre, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë për të përballuar këtë humbje të madhe.
    Postimi i shkollës:
    Me dhembje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi. Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd në shkollën tonë dhe ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat tona.Në këto çaste të rënda pikëllimi, stafi pedagogjik, drejtoria dhe gjithë nxënësit e SHMK “Drita” – Kërçovë shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.Qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës i përjetshëm!U prehshin në paqe!Me respekt dhe pikëllim të thellë,Drejtoria dhe stafi i SHMK “Drita” – Kërçovë.

  • Dinamo mposhtet thellë në Poloni, i duhet një mrekulli në Tiranë

    Dinamo mposhtet thellë në Poloni, i duhet një mrekulli në Tiranë

    Dinamo është vënë në një pozicion tepër të vështirë për kualifikimin në fazën e grupeve të UEFA Conference League, pas humbjes së thellë 3-0 në ndeshjen e parë të Play Off-it ndaj Jagiellonias në Poloni.
    Skuadra vendase e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke gjetur rrugën e rrjetës dy herë në pjesën e parë me golat e Imaz dhe Pululu, duke i dhënë menjëherë drejtimin e duhur takimit. Në minutat e para të pjesës së dytë, Wojtuszek realizoi edhe golin e tretë, duke vulosur një rezultat që e bën mision pothuajse të pamundur për Dinamon.

    Skuadra shqiptare nuk arriti të gjente ritmin dhe nuk u fut në lojën e saj duke prodhuar pak raste shënimi. Edhe katër minutat shtesë nuk sollën asgjë, me shifrat që mbetën të pandryshuara deri në fishkëllimën e fundit.
    Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Tiranë, ku Dinamos do t’i duhet një mrekulli për të përmbysur këtë disavantazh të rëndë.

  • Humbja më e thellë në karrierë, pas lotëve vjen “mea culpa” e Neymar: E turpshme…

    Humbja më e thellë në karrierë, pas lotëve vjen “mea culpa” e Neymar: E turpshme…

    Një Neymar i rrallë në karrierën e tij u shfaq natën e kaluar, pasi Santos i tij pësoi humbjen më të madhe të karrierës: 6-0 ndaj Vasco da Gama, skuadër ku luan Philippe Coutinho, i cili realizoi dopietë. Neymar doli nga fusha duke qarë dhe mbuluar fytyrën prej turpit, përpara tifiozëve që vërshëllenin dhe kritikonin ashpër lojtarët e tyre.
    Kjo ishte humbja më e thellë jo vetëm e Neymar, por edhe në historinë e Santos. “Një ndeshje turpëruese”, – komentoi vetë numri 10 përmes rrjeteve sociale. Para kësaj, humbja më e rëndë në karrierën e Neymar ishte 4-0 ndaj PSG më 2017, kur luante me Barcelonën.
    Humbja 6-0 ndaj Vasco da Gama është gjithashtu rekordi më negativ i Santos, që pas kësaj vendosi ta shkarkonte trajnerin Cleber Xavier. “Jam totalisht i zhgënjyer me lojën tonë. Ju keni çdo të drejtë të protestoni, por pa dhunë. Megjithatë keni të drejtë të na shani. Është një ndjenjë turpi të madh. Kurrë në jetën time nuk më kishte ndodhur një gjë e tillë”, – deklaroi ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së për gazetarët.
    Pamja që përmblodhi gjithë këtë poshtërim ishte përqafimi që trajneri i Vasco da Gama, ish-trajneri i kombëtares braziliane Fernando Diniz, u detyrua t’i jepte në fund të ndeshjes Neymarit të dërrmuar, i cili e la fushën mes lotësh dhe duke mbuluar fytyrën me fanellë.

  • Shkenca e gjumit: Teknologjia që ‘pastron’ trurin gjatë natës

    Shkenca e gjumit: Teknologjia që ‘pastron’ trurin gjatë natës

    Sekreti i gjumit të thellë

    Gjumi nuk është vetëm një moment pushimi për trupin – është një proces jetik për shëndetin e trurit. Studiuesit kanë zbuluar se gjatë fazës së gjumit të thellë, truri aktivizon një mekanizëm unik “pastrimi”. Përmes qarkullimit të lëngut cerebrospinal, ai largon mbetjet toksike dhe proteinat e dëmshme që grumbullohen gjatë ditës. Ky proces funksionon si një “larje natyrore” e trurit, duke mbajtur të shëndetshme qelizat nervore.

    Lidhja me sëmundjet neurodegjenerative

    Një nga zbulimet më të rëndësishme lidhet me lidhjen mes këtij procesi dhe sëmundjeve si Alzheimer apo Parkinson. Shkencëtarët kanë vërejtur se kur ky “mekanizëm larës” nuk funksionon siç duhet, toksinat grumbullohen dhe ndikojnë në dëmtimin e kujtesës e funksioneve të tjera kognitive. Kjo është arsyeja pse mungesa e gjumit të thellë shihet si një faktor i rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative.

    Teknologjitë e reja në shërbim të gjumit

    Bazuar në këto njohuri, po zhvillohen pajisje inovative që synojnë të stimulojnë procesin natyror të pastrimit të trurit. Pajisje të veshshme ose teknologji jo-invazive përdorin impulse elektrike të lehta ose valë zanore për të nxitur gjumin e thellë dhe për të përforcuar qarkullimin e lëngut cerebrospinal. Ideja është që, duke ndihmuar trurin të pastrohet më mirë gjatë natës, të mund të parandalohen apo të ngadalësohen sëmundje të rënda si Alzheimer.

    Një horizont i ri për shëndetin e trurit

    Ky zbulim hap një fushë të re në mjekësi dhe neuroshkencë. Në të ardhmen, terapia e gjumit mund të bëhet një pjesë thelbësore e trajtimeve parandaluese për kujtesën dhe shëndetin mendor. Truri nuk do të shihet më vetëm si organ i mendimit, por edhe si një sistem i ndërlikuar që kërkon mirëmbajtje të rregullt – dhe gjumi i thellë do të jetë çelësi i kësaj mirëmbajtjeje.