Tag: thellë

  • “S’e kuptojnë se do t’i mundim thellë e më thellë”, Rama në mbylljen e fushatës: 20 mandate në Tiranë, 78 në të gjithë vendin

    “S’e kuptojnë se do t’i mundim thellë e më thellë”, Rama në mbylljen e fushatës: 20 mandate në Tiranë, 78 në të gjithë vendin

    Rama: Jemi kthyer në fuqinë e pandalshme të rilindjes së Shqipërisë ku do qëndrojmë pas fitores historike të dielën e 11 majit të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Asgjë asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për mua dhe për ju. Ajo që kundërshtarët tanë nuk kanë për ta kuptuar kurrë është se kurrë nuk do na mundin dot po nuk kuptuan pse ne i mundim përherë e m thellë.
    Ata thonë se ne nuk mundemi dot me vota. Se të marrësh më shumë vota se ne duhet të jesh më i mirë se ne. Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka. Më të mirë kështu siç po shkojnë këto punë kam frikë se duhet të dalin nga maternitetit se në sheshet e Shqipërisë. Edhe ata prurje të reja, nuk ngjajnë me ne. Ngjajnë me kundërshtarët tanë. Dava humbësash. Janë larg me ne. Ne edhe artimetikisht do ngjitemi më lart, më e pakta 78 mandate. Ky është blof, ky është truk, ky është propagandë thanë disa duke komentuar memorandumin e Kuçit.
    Po pse nuk qenka e mundshme. Ne kemi sot 74 mandate. A di kush të më thotë pse, në cilin qark ne do e humbim një mandate. Në Kukës? Nuk kanë si na e marrin se nuk e lejon aritmetika, ajo që unë kam mësuar, jo ajo 7×7 bëjnë 6 milionë. Në Shkodër, kemi 3 mandate, pse do e humbim një? Se kreu i bashkisë po e transformon Shkodrën në një vend të denjë? Çfarë kemi bërë ne bashkë me Benetin, është minimum të pretendojmë një plus.
    Në Lezhë, kemi tre mandate, në Durrës kemi 8, dhe mund të humbim një nëse njerëzit do kuptojnë se Oerd Gjinkalla është suksesi. Tulla e 6 e kënetës është duke rënë. Mandati I 9 I Elbasanit na shpëtoi për një fije në zgjedhjet e shkuara, një plus hyn të minimum i 11 majit. Njëjtë edhe Fieri Gazi i botës nuk ka asnjë shans ta ndalojë mandatin të kthehet në shtëpinë tonë. Në Berat, Vlorë Gjirokastër nuk ka top që I lëviz mandatet tona. Tirana ha bukë veç, do të shkojmë nga 18 në 20 mandate.
    Disa çyrykë të berberhaneve, thonë Rama i bën llogaritë me votat që blen se këtu nuk ka zgjedhje sa kohë fiton PS e Ramës. Por ju unë, të gjithë ne e dimë shumë mirë se ne nuk na mund dot askush për sa kohë do kemi me vete vizionin më modern dhe ambicien më të madhe për Shqipërinë. Vendosmërinë më të madhe për ndryshim, jemi bartësit e palëkundur të shpirtit europian të Shqipërisë. Asgjë dhe askush nuk e ndal dot ngjitjen tonë me Shqipërinë në BE.

    Top Channel

  • Hëna e plotë më 12 maj me ndikim të thellë: Cilat shenja të Horoskopit preken më shumë?

    Hëna e plotë më 12 maj me ndikim të thellë: Cilat shenja të Horoskopit preken më shumë?

    Hëna e Plotë e Majit të hënën, më 12 maj, në shenjën e Akrepit, shenja e thellë dhe e errët që ka të bëjë me pushtetin, seksin, paratë dhe xhelozinë, njihet me titullin e pafajshëm “Hëna e Luleve”, por na prek thellë. Mund të nxjerrë në pah anën tonë më të errët dhe më pasionante dhe të nxjerrë në dritë ndjenjat dhe mendimet që i kemi mbajtur të fshehura mirë. Intuita jonë është e fortë gjatë kësaj periudhe dhe veçanërisht deri më 17 maj, komunikimi, informacioni, kërkimi dhe eksplorimi i të resë janë në fokus. Lexoni cilat shenja të zodiakut preken më shumë.
    DemiMarrëdhëniet tuaja mund të jenë intensive nën Hënën e Plotë të Majit. Ato të mirat mund të duken edhe më mirë, ato jo aq të mirat mund të kenë nevojë për rregulla të reja ose ndryshime të mëdha. Besimi do të thotë gjithçka për ty, kështu që ndjenjat e fshehura mund të dalin në dritë tani dhe të shkaktojnë tensione në marrëdhënien tënde. Përballuni me çdo problem tani me qetësinë tuaj karakteristike, për të ndihmuar në ndërtimin e një themeli më të fortë për të ardhmen tuaj.
    BinjakëtËshtë koha ideale për t’u detoksifikuar nga gjithçka. Shpesh merrni përsipër më shumë sesa mund të përballoni me lehtësi, duke lënë shumë detyra të pezulluara që mund t’ju shpërqendrojnë dhe të humbasin energjinë tuaj. Synoni të përmirësoni ngarkesën e punës, të çlironi axhendën nga mbingarkesa dhe të thjeshtoni rutinat e përditshme. Për të përfituar sa më shumë nga ndikimi transformues i kësaj Hëne të Plotë, hiqni qafe çdo zakon “të keq” dhe hapni mendjen dhe shpirtin tuaj ndaj mënyrave më të pastra dhe më të thjeshta të mirëqenies dhe punës.

    LuaniMarrëdhëniet tuaja janë në qendër të vëmendjes. Mund të ketë ndryshime, qoftë me familjen tuaj, kushtet tuaja të jetesës apo stilin tuaj të jetesës. Emocionet tuaja mund të normalizohen gjatë kësaj periudhe dhe mund të ndërprisni lidhjet që ju pengojnë ose sabotojnë të ardhmen tuaj. Lësho dorë nga ajo që nuk funksionon më për ty, në mënyrë që të mund të ecësh përpara.
    /vizionplus.tv

  • Deri në fund të muajit maj, 3 shenja Horoskopi pësojn transformim në jetën e tyre

    Deri në fund të muajit maj, 3 shenja Horoskopi pësojn transformim në jetën e tyre

    Ndërsa hyjmë më thellë në maj, parashikohen ndryshime të mëdha për disa shenja të zodiakut . Akrepët shërohen nga plagët emocionale, Ujorët rizbulojnë veten dhe Peshqit përjetojnë zgjime shpirtërore.
    Lexoni më shumë më poshtë:
    AkrepiPër vite me radhë ke mbajtur barrë emocionale, të cilat tani po i lë pas. Do të rilindësh nga hiri yt, përmes ndryshimeve të papritura që do të të bëjnë të kuptosh modelet toksike me të cilat ke vepruar. Deri në fund të muajit, jo vetëm që do të keni ndryshuar, por do të bëheni të panjohshëm në mënyrën më të mirë të mundshme.

    UjoriNjë nga ndryshimet më të mëdha që do të përjetoni do të vijë pas dekadash. Nuk ndiheni më të kërcënuar dhe vlerat tuaja mund të marrin një formë tjetër, por ju jeni duke evoluar. Ajo që do të përjetosh do të të trondisë thellë, por do të jetë për të mirën tënde – do të dalësh më i fortë dhe më i zgjuar nga e gjithë kjo.
    PeshqitEklipset, lëvizjet planetare dhe aura e yjeve gjithmonë ju ndikojnë. Këtë muaj pak më shumë – për sa kohë që një person bëhet më i fortë dhe më i menduar. Do t’i shihni të vërtetat ballë për ballë dhe do të ndiheni më afër vetes. Maji do t’ju mësojë të jetoni bazuar në atë që keni në shpirt, pa u shtypur.
    /vizionplus.tv

  • ‘Reformë të thellë, që vendos në qendër studentin dhe mësuesin’/ Nako: Koalicioni PD-ASHM me plan konkret për shpëtimin e arsimit shqiptar

    ‘Reformë të thellë, që vendos në qendër studentin dhe mësuesin’/ Nako: Koalicioni PD-ASHM me plan konkret për shpëtimin e arsimit shqiptar

    Zëdhënësja e Partisë së Lirisë, Dea Nako, deklaroi se sistemi arsimor në Shqipëri po përjeton një krizë të thellë që rrezikon të ardhmen e brezave të rinj dhe zhvillimin e vendit. Ajo theksoi mungesën e investimeve, largimin e mësuesve të kualifikuar dhe politikat e paqarta si faktorët kryesorë që po e dëmtojnë arsimin publik.

    Sipas saj, kjo krizë nuk është vetëm akademike, por edhe sociale, ekonomike dhe kombëtare. Nako bëri thirrje për një reformë të thellë dhe të ndershme që vendos në qendër nxënësin, studentin dhe mësuesin.

    Ajo prezantoi programin e koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, i cili, sipas saj, ofron zgjidhje konkrete për arsimin. Propozimet përfshijnë rritjen e buxhetit për arsimin, akses universal në internet, përmirësim të kurrikulës kombëtare dhe mbështetje financiare për studentët.

    Gjithashtu, programi parashikon praktika pune për studentët dhe mbështetje për punësimin e të rinjve deri në moshën 29 vjeç. Sipas saj, këto masa do t’u japin të rinjve një shans real për të ndërtuar një të ardhme në vendin e tyre.

    Nako e përmbylli deklaratën me thirrjen për të votuar Nr. 1 më 11 maj, për t’i dhënë arsimit dinjitetin që meriton.

    Deklarata e plotë:

    Sistemi arsimor në Shqipëri po përjeton një krizë të thellë, e cila rrezikon të ardhmen e brezave të rinj dhe zhvillimin e vendit. Mungesa e investimeve në infrastrukturë, largimi masiv i mësuesve të kualifikuar, politikat arsimore të paqarta dhe mungesa e mbështetjes për studentët dhe pedagogët po e shkatërrojnë cilësinë e arsimit publik.

    Shqipëria nuk mund të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme pa një arsim cilësor dhe të barabartë për të gjithë. Ne jemi dëshmitarë të një realiteti ku universitetet janë lënë në mëshirë të fatit, shkollat e mesme përballen me mungesë librash, mjetesh bazë dhe staf të specializuar, ndërsa mijëra të rinj largohen çdo vit për të kërkuar mundësi më të mira jashtë vendit.

    Kjo krizë nuk është vetëm akademike, ajo është sociale, ekonomike dhe kombëtare. Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse një reformë të thellë, transparente dhe të ndershme në arsim, që të vendosë në qendër nxënësin, studentin dhe mësuesin.

    Programi i koalicionit  “ PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” , është një program konkret dhe mëse  i realizueshëm, ku i jepet një fokus i vecantë arsimit për ta cuar në nivelet që duhet dhe për t’ju dhënë të rinjve shqiptarë arsimimin që ata meritojnë.

    Ne propozojmë:

    Rritje të buxhetit të arsimit në 5% të PBB-së, sepse nuk mund të ketë arsim cilësor pa investime serioze.
    Akses 100% në internet në shkolla, për të siguruar që çdo nxënës dhe mësues të ketë mjetet moderne të nevojshme për mësimdhënie dhe zhvillim.
    Një kurrikulë të fortë kombëtare, që forcon gjuhën, historinë dhe kulturën shqiptare, sepse identiteti ynë kombëtar duhet të jetë themeli i edukimit.
    Përgjysmim të tarifave të studimit dhe ulje të kostos së jetesës për studentët, që asnjë i ri të mos e lërë shkollën për arsye ekonomike.
    Praktika të detyruara pune për studentët, për t’i afruar me tregun e punës dhe për t’u dhënë përvojën e nevojshme që të jenë të gatshëm për sfidat e së nesërmes.
    Mbështetje për punësimin e të rinjve deri në moshën 29 vjeç, që ata të kenë një shans real për të ndërtuar një jetë të sigurt në Shqipëri.
    Ngritjen e qendrave të sipërmarrjes dhe inkubatorëve të biznesit, për të nxitur startup-et dhe inovacionin, sepse e ardhmja jonë varet nga kreativiteti dhe guximi i të rinjve tanë.

    Është koha për veprim. Është koha për t’i dhënë arsimit dinjitetin që i takon.
    Më 11 Maj, i japim përgjigjen që meriton kësaj qeverie , duke votuar Nr. 1, “PD – ASHM”.
    Faleminderit!

  • Një parti që gjithmonë ka menduar për Shqipërinë…

    Një parti që gjithmonë ka menduar për Shqipërinë…

    Nga Lutfi Dervishi

    Ka një parti në këtë vend, që nëse nuk do të ekzistonte, Shqipëria do të kishte marrë dhenë prej kohësh. Një parti që gjithmonë ka menduar thellë, shumë thellë… ndoshta më thellë se duhet.

    Më 1992 ishte e vetmja  parti që shprehte rezerva për faktin që Shqipëria ishte vendi i parë i Lindjes që po nënshkruante marrëveshje me NATO-N.

    Me 1995 kjo parti mendonte se “molla ende nuk ishte pjekur” për anëtarësimin në Këshillin e Europës.

    Në 2006, kur Shqipëria firmoste marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE, deputetët e saj i ranë bilbilave në Parlament.

    Në 2009, NATO për ta nuk ishte Aleanca Atlantike, por thjesht “NATA”.

    Në 2010, kjo parti ishte kundër liberalizimit të vizave. Pse? Sepse sipas tyre, 1 milion shqiptarë do të iknin menjëherë në Europë! Dhe pastaj, kush do votonte?

    Në 2012, kjo parti nuk i votonte tre ligje që i duheshin Shqipërisë për të marrë statusin kandidat për BE. Jo për inat të BE-së, por sepse kishin hallin e madh të “kryetarit të qarkut të Fierit”. Qarku, e dini vetë, është epiqendra e gjeopolitikës globale.

    Shqipëria ka patur gjithmonë një parti që sa herë ka qenë në opozitë ka marrë vendime në përputhje me interesin kombëtar !

    Dhe pikërisht kjo parti na premton jo standarte, as vlera, as jetesë, as arsim, as shëndetësi, as paga e pensione si të BE, por vetëm pasaportë me 12 yje!

  • Lamtumirë Ati i Shenjtë! Bota reagon për vdekjen e Papa Françeskut

    Lamtumirë Ati i Shenjtë! Bota reagon për vdekjen e Papa Françeskut

    Bota katolike nisi homazhet për ndarjen nga jeta të papa Franceskut. Në Vatikan kambanat ranë fort për të njoftuar lajmin e trishtë.
    Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë reagoi duke thënë se Papa udhëhoqi Kishën në këto vite nëpërmjet një dëshire të thellë ndryshimi dhe reformash, si dhe ngriti vazhdimisht zërin kundër luftës, armatimeve dhe shkatërrimit të krijimit.
    Po ashtu edhe komunitete tjera fetare ne Shqipëri shprehën vlerësimet më të larta për Atin e Shenjtë.

    Presidenti Bajram Begaj, vuri në dukje figurën e tij si simbol të dashurisë universale, dhembshurisë dhe përkushtimit pa dallim feje apo kombësie.
    Ndërsa kryeministri Edi Rama e cilësoi atë një mik të madh e të paharrueshëm të Shqipërisë, teksa ndërpreu fjalimin në një takim elektoral në Kavajë.
    Edhe kreu i PD Sali Berisha ndërpreu takimin e tij në Pukë.
    Ndërkohë presidenti i Francës Emanuel Macron ishte ndër të parët që reagoi.
    “Ati i Shenjtë nuk është më, dhe dëshiroj të shpreh trishtimin e thellë që ndjejmë në këtë moment, si dhe pikëllimin e thellë që e di se ndahet jo vetëm në Francë, por në mbarë botën. Papa qëndroi përkrah më të pambrojturve dhe më të brishtëve, me përulësi të thellë dhe një ndjenjë të thellë ndjeshmërie ndaj të tjerëve”, tha Macron.
    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se lajmi e ka trishtuar tej mase. Ajo i kërkoi botës edhe një herë të ketë guximin për të ndryshuar drejtim, për të ndjekur një rrugë që ‘nuk shkatërron, por kultivon, riparon, dhe mbron”.
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz tha se Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij të palodhur ndaj të varfërve,  punës për drejtësi dhe pajtim.
    Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Papa “frymëzoi miliona njerëz, edhe përtej Kishës Katolike, me përulësinë dhe dashurinë e tij”.
    Ndërsa Shtëpia e Bardhë  bëri një reagim të shkurtër duke  publikuar një foto të takimit të Papës me Presidentin Donald Trump dhe gruan e tij Melania, me shënimin: “Pusho në paqe, Papa Françesku”.

  • Politika shqiptare reagon për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

    Politika shqiptare reagon për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

    Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare Papa Françesku. Sipas një deklarate të Vatikanit, Papa ndërroi jetë më 21 prill në rezidencën e tij në Casa Santa Marta. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga  kardinali Kevin Farrell, përmes një deklarate zyrtare të Vatikanit.
    “Të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë ju njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku”, tha Kardinali.
    Politika shqiptare ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë.

    Presidenti Bajram Begaj shkruan se do të ruajë thellë në kujtesë takimet e tij me Papën.
    Begaj: Shenjtëria e tij, Papa Frençesku, sot u ngjit në qiell, pranë Atit, për të çuar në qiell atë që la trashëgimi në tokë, dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje. Do të ruaj thellë në kujtesën time takimet tona. I bashkohem lutjeve të të gjithë besimtarëve shqiptarë që shpirti i tij të prehet në paqe!

    Nga qelia ka reaguar edhe kreu i PL-së Ilir Meta, i cili shprehet i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij.
    Meta: Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, i cili do të kujtohet përherë me mirënjohje pёr udhëheqjen vizionare të Kishës Katolike dhe tё njerëzimit nё rrugën e paqes, dashurisë, solidaritetit, humanizmit, bashkëpunimit, dialogut dhe vëllazërimit.  Përherë falenderues për vëmendjen e veçantë, ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që Shenjtëria e Tij i dha kombit shqiptar në momentet të vështira, si dhe në kapërcimin e sfidave shpirtërore, sociale e ekonomike.
    I paharruar do të mbeten për mua takimi dhe bashkëbisedimi me Shenjtërinë e Tij.
    Të paharruara do të mbeten mesazhet e vyera dhe frymëzuese të Papa Françeskut për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik. Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ku ka rini, ka shpresë”. U përcjell ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë dhe mbarë besimtarëve katolikë. Të prehet në paqen e merituar!

    Më herët reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili mësoi lajmin gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Kavajë. Kreu i qeverisë nderoi Papën me një minutë heshtje dhe ndërpreu takimin.
    Ndërsa në rrejtin e tij social Facebook postoi një foto të Papës duke shkruar: Lamtumirë, At i Shenjtë, mik i madh e i paharrueshëm i Shqipërisë.

  • “Papa Françesku u ngjit në qiell, pranë Atit”/ Presidenti Begaj: Do të ruaj thellë në kujtesë takimet me Atin e Shenjtë

    “Papa Françesku u ngjit në qiell, pranë Atit”/ Presidenti Begaj: Do të ruaj thellë në kujtesë takimet me Atin e Shenjtë

    Presidnti Bajram Begaj ka reaguar neë lidhje me ndarjen nga jeta në moshën 88-vjeçare të Papa Franceskut. Në një postim në rrjetet sociale kreu i shtetit shkruan se Ati i Shenjtë la trashëgimi në tokë, dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje. Begaj shton se i bashkohetlutjeve të të gjithë besimtarëve shqiptarë që shpirti i Papa Franceskut të prehet në paqe,
    “Shenjtëria e tij, Papa Frençesku, sot u ngjit në qiell, pranë Atit, për të çuar në qiell atë që la trashëgimi në tokë, dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje.Do të ruaj thellë në kujtesën time takimet tona. I bashkohem lutjeve të të gjithë besimtarëve shqiptarë që shpirti i tij të prehet në paqe! 🕊️

  • Prishtina përkulet përpara dëshmorëve:Homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit

    Prishtina përkulet përpara dëshmorëve:Homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë zhvilluar homazhe në nder të dëshmorëve, pranë shtatores së heroit kombëtar Zahir Pajaziti, në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.Duke e cilësuar 18 prillin si një ditë të shenjtë për kryeqytetin dhe për gjithë kombin, Rama theksoi rëndësinë e përkujtimit të sakrificës së dëshmorëve dhe ruajtjen e kujtimit të tyre për brezat e ardhshëm.“Sot është 18 prilli, Dita e Dëshmorëve të Prishtinës. Si çdo vit, jemi këtu për të nderuar ata që dhanë jetën për lirinë tonë. Me krenari dhe përulësi, nderojmë kujtimin e tyre dhe shprehim respektin më të thellë për familjet e dëshmorëve. Sakrifica e tyre na ka mundësuar të jetojmë në liri, të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë,” deklaroi Rama gjatë homazheve.Kjo datë përkujton një nga periudhat më të dhimbshme të luftës në Kosovë, kur gjatë ditëve 17-21 prill të vitit 1999, në trevat e Llapit dhe Gollakut, forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe vranë dhe masakruan mbi 124 shqiptarë të pafajshëm, mes tyre gra, fëmijë dhe të moshuar.Aktivitete përkujtimore janë mbajtur në të gjitha lagjet dhe zonat e Prishtinës, duke e kthyer këtë ditë në një moment të reflektimit të thellë dhe bashkimi në nderim të heronjve të kombit.Komuna e Prishtinës ka përsëritur zotimin se do të vijojë me projekte për ruajtjen e kujtesës historike dhe përkrahjen e familjeve të dëshmorëve.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë zhvilluar homazhe në nder të dëshmorëve, pranë shtatores së heroit kombëtar Zahir Pajaziti, në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.Duke e cilësuar 18 prillin si një ditë të shenjtë për kryeqytetin dhe për gjithë kombin, Rama theksoi rëndësinë e përkujtimit të sakrificës së dëshmorëve dhe ruajtjen e kujtimit të tyre për brezat e ardhshëm.“Sot është 18 prilli, Dita e Dëshmorëve të Prishtinës. Si çdo vit, jemi këtu për të nderuar ata që dhanë jetën për lirinë tonë. Me krenari dhe përulësi, nderojmë kujtimin e tyre dhe shprehim respektin më të thellë për familjet e dëshmorëve. Sakrifica e tyre na ka mundësuar të jetojmë në liri, të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë,” deklaroi Rama gjatë homazheve.Kjo datë përkujton një nga periudhat më të dhimbshme të luftës në Kosovë, kur gjatë ditëve 17-21 prill të vitit 1999, në trevat e Llapit dhe Gollakut, forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe vranë dhe masakruan mbi 124 shqiptarë të pafajshëm, mes tyre gra, fëmijë dhe të moshuar.Aktivitete përkujtimore janë mbajtur në të gjitha lagjet dhe zonat e Prishtinës, duke e kthyer këtë ditë në një moment të reflektimit të thellë dhe bashkimi në nderim të heronjve të kombit.Komuna e Prishtinës ka përsëritur zotimin se do të vijojë me projekte për ruajtjen e kujtesës historike dhe përkrahjen e familjeve të dëshmorëve.

  • Berisha për televizionin gjerman: Kur ju keni pasur shtet, ne kemi qenë në male me dele

    Berisha për televizionin gjerman: Kur ju keni pasur shtet, ne kemi qenë në male me dele

    Nga Enver Robelli
    Ky film dokumentar i televizionit publik gjerman ZDF, i realizuar në bashkëpunim me kanalin televiziv gjermano-francez ARTE, shpalos një Shqipëri përtej reklamave të bukura.

    Polarizimi i thellë politik, madje urrejtja mes grupeve politike, (keq)përdorimi i pushtetit dhe drejtësisë, degradimi i resurseve, përfshirë dëmtimin e ambientit, zhytja e thellë e të dy partive të mëdha në korrupsion si dhe lidhjet me krimin e organizuar, e bëjnë Shqipërinë “partnere të dyshimtë” të Europës – në këtë përfundim arrin autori i dokumentarit.
    “Nëse Shqipëria nuk arrin të tejkalojë ekonominë klanore, ky vend do të paraqes më shumë një problem se sa një shans për Europën”.
    Ndërsa njëri lider ëndërron të luajë rol të madh në politikë edhe në dekadën e katërt të angazhimit të tij politik, lideri tjetër, kur pyetet mbi anët e errëta të politikës shqiptare, jep këtë përgjigje: “Kur ju keni pasur shtet, ne kemi qenë në male me dele”. Kaq sa i përket respektit ndaj popullit shqiptar.