Në takimin me kreun e PD, Sali Berisha, një nga qytetarët e pranishëm në mbledhjen me strukturat e PD në Mirditë, i ka kërkuar kreut të PD, që të reformojë Partinë Demokratike në thelb pasi përfaqësuesit e kësaj zone, nuk i njohin problemet e Mirditës.
“Zoti Berisha, partia duhet të reformohet qysh në thelb. Nuk është PD ajo që populli në Mirditë dhe sekretari është në Tiranë.
Nuk është PD ajo kur populli voton në Mirditë dhe deputeti ka 4-5 vjet nuk njihet në Mirditë. Kush mund ti thotë deputet atij që përfaqëson Mirditën dhe nuk thotë asnjë fjalë për Mirditën”, tha qytetari i moshuar.
Më tej ai tha se deputetët e kësaj zone nuk takohen me elektoratin demokrat, por kujtohen vetëm në zgjedhje.
Tag: thelb
-

Demokrati – Berishës: A e di deputeti pse këtu janë mbyllur shkollat? Duhet reformim
-

VIDEO/ Pastori Pano zbërthen projektligjin e PS për ‘Gjinitë’: Është ‘wokizëm i të majtës ekstreme në SHBA’
Pastori Akil Pano, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka zbërthyer se çfarë po kërkon të bëjë Edi Rama dhe Partia Socialiste me propozimin e ligjit për ‘Gjinitë’.
Sipas Panos, propozimi i mazhorancës së PS-së në thelb është projektligji i wokizmit të liberalëve të majtë, pra të forcave ekstreme majtiste, që është bërë në SHBA dhe Kanada.
‘Në thelb, ky projektligj, i cili është i maskuar nën termin projektligji për barazinë gjinore, nuk trajton asgjë dhe aspak çështje që lidhen me atë që ne njohim si barazi, por në thelb është projektligji i wokizmit të liberalëve të majtë, pra të forcave ekstreme majtiste.
Kemi të bëjmë me të gjithë paketën, si kundër është njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgjatë udhëtimit politik të administratës Biden-Harris, në Kanada, në pjesën e Evropës Perëndimore, që lidhet me të gjithë historinë e ripërkufizimit të asaj që ne njohim si gjini, të ripërkufizimit të raportit të njeriut me veten, njeriut me familjen, me fëmijët, fëmijët me edukimin e tyre gjinor në shkolla, raporti i njeriut me sportin, raporti i njeriut me ushtrinë, raporti i njeriut me atë që ne njohim si drejtësi, ndryshimi i fjalorit, ndryshimi i gjuhës,’ tha Pano.
Gjatë bisedës në SYRI TV, pastori Pano u shpreh se, ‘kemi të bëjmë me një paketë të plotë ndryshimesh, të cilat shihen nën termin barazi gjinore. Nëse do të më lejoni telegrafikisht, në mënyrë shumë të shkurtër t’i kaloj. Së pari, bëhet ripërkufizimi i gjinisë. Në qoftë se fjalori shqip-shqip, Akademia e Shkencave që ka miratuar fjalorin zyrtar të shqiptarëve, e përkufizon gjininë si tërësia e tipareve natyrore që dallojnë mashkullin nga femra dhe që i përcaktojnë secilit rolin e veçantë në riprodhimin e llojit, pra seksin, gjininë mashkull dhe femër, dhe më pas fëmijët që lindin si rrjedhojë e bashkimit të dy të kundërtave, me rekomandimet e LGBT-së, në këtë projektligj, dhe rekomandimet e LGBT-së janë këto: zgjerimi i përkufizimit të gjinisë duke u parë në lenten e gjithëpërfshirjes, përtej konceptit binar burrë-grua’.
‘Tani drafti final për votim në parlamentin e Shqipërisë vjen me këtë përkufizim për gjininë. Gjinia nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për gratë dhe për burrat’, theksoi Pano.
‘Pra gjinia nuk është më esencë natyrore tek njeriu, nuk është më një gjini binare, siç ne njohim mashkull-femër, por është një konstrukt social që lidhet në raport me role të caktuara. Pra është një këmishë, një xhaketë që ti mund ta veshësh, mund ta heqësh sa herë të duash nga vetja. BBC-ja, një institucion i medias ndërkombëtare gjigante botërore, ju e njihni,’ shtoi pastori Akil Pano gjatë bisedës në SYRI TV.
-

Një vit pa Ismail Kadarenë, Helena: Jeta e tij, pasqyrë e rrugëtimit të Shqipërisë
Helena Kadare ndau disa fjalë zemre në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.
Në përkujtimoren e bashkëshortit të ndjerë, Helena tha se jeta e Kadaresë ishte në thelb jeta e Shqipërisë që kërkonte liri, barazi dhe progres për të qenë në një radhë me përparimin botëror.
“Ismail Kadare është një shkrimtar shqiptar, që e ngriti metaforën e tij letrare në nivelin e frymëmarrjes kombëtare, që do të thotë se ai përshkroi fatin e shqiptarit dhe të Shqipërisë në tërë rrjedhën e historisë së saj.
Ashtu siç mbijetoi shqiptari dhe Shqipëria, mbijetoi dhe vetë Ismaili, jeta e të cilit në thelb ishte jeta ë Shqipërisë që kërkonte liri, barazi dhe progres, për të qenë në një radhë me përparimin botëror në themelet e të cilit qëndronte historia jonë” -

Një vit pa Ismail Kadarenë, Helena Kadare: Jeta e tij ishte në thelb jeta e Shqipërisë që kërkonte liri, barazi dhe progres
Helena Kadare ndau disa fjalë zemre në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.
Në përkujtimoren e bashkëshortit të ndjerë, Helena tha se jeta e Kadaresë ishte në thelb jeta e Shqipërisë që kërkonte liri, barazi dhe progres për të qenë në një radhë me përparimin botëror.
“Ismail Kadare është një shkrimtar shqiptar, që e ngriti metaforën e tij letrare në nivelin e frymëmarrjes kombëtare, që do të thotë se ai përshkroi fatin e shqiptarit dhe të Shqipërisë në tërë rrjedhën e historisë së saj.
Ashtu siç mbijetoi shqiptari dhe Shqipëria, mbijetoi dhe vetë Ismaili, jeta e të cilit në thelb ishte jeta ë Shqipërisë që kërkonte liri, barazi dhe progres, për të qenë në një radhë me përparimin botëror në themelet e të cilit qëndronte historia jonë”Top Channel
-

“Fjalët e tij kyçe janë çyryk, autik, kënetë, buf”/ Berisha kritikon gjuhën e Ramës: Në takime paraqitet me banalitete
Kreu i PD, Sali Berisha kritikon fushatën e kryeministrit Edi Rama, të cilën e quajti feministe në aparencë, por në thelb tha se është mizogeniste. Gjatë konferencës nbdërkombëtare për gratë “Global She”, me pjesëmarrjen edhe të forumit të gruas të CDI, Berisha tha se kryeministri merr në takime nëpunësit dhe paraqitet me banalitete para tyre.
“Merrni tani gjithë fjalorin e tij, fjalët kyçe të tij, cilat ishin në këtë fushatë: çyryk, autik, kënetë, buf dhe natyrisht ajo që është ndarë, ajo është heroinë sipas tyre, çka nuk janë realitete këto. Pra ky është fjalori i tij në pamje, por në thelb është mizogenik dhe i ka rrënjët në doktrinën e Frojdit, e cila u faktua doktrina më reaksionare e shekullit dhe kohërave. E përmbysën atë në raport me qëndrimet e tij ndaj grave”, u shpreh Berisha.
“Këto ditë ju shihni një fushatë në aparencë feministe, në thelb mizogeniste. Sepse ai paraqitet në audiencën e nëpunësve që i merr me detyrim në takime, paraqitet me banalitete”, theksoi kreu i PD.
Sali Berisha: Unë u garantoj ju se në programin tonë ne do bëjmë gjithçka, ne do bëjmë përpjekje serioze për suksesin tuaj në biznese. Për suksesin tuaj në jetën akademike. E gjitha kjo në mënyrë që ju të shpalosni aftësitë e mëdha që keni në dobi të familjeve tuaja, në dobi të shoqërisë shqiptare.
Nuk ka potencial më të madh, karriera e gruas është një potencial i madh për shoqërinë. Kjo është e vërteta. Ndaj dhe ne zotohemi që, përveç përfshirjes në të gjitha instancat e qeverisjes, të krijojmë linja të veçanta krediti për bizneset tuaja, për problematikat që keni. Nuk premtoj gjë për shkollimin se shkollimin e merrni vetë ju, se ua kaloni, e thashë edhe njëherë, ju në shkollim jeni më të mirat. Kjo është e vërtetë.
Jo vetëm në shkollim, testi i Flinit, i cili gjer para të themi 15 vitesh dilte gjithnjë me diferencë nga burrat, tani është përmbysur sepse është barazuar shkollimi. Dhe tani në testin e inteligjencës, gratë në fakt dalin më mirë se burrat. Tani çfarë ndodh në krahun tjetër këto ditë? Këto ditë ju shihni një fushatë në aparencë feministe, në thelb mizogeniste. Sepse ai paraqitet në audiencën e nëpunësve që i merr me detyrim në takime, paraqitet me banalitete.
Merrni tani gjithë fjalorin e tij, fjalët kyçe të tij, cilat ishin në këtë fushatë: çyryk, autik, kënetë, buf dhe natyrisht ajo që është ndarë, ajo është heroinë sipas tyre, çka nuk janë realitete këto. Pra ky është fjalori i tij në pamje, por në thelb është mizogenik dhe i ka rrënjët në doktrinën e Frojdit, e cila u faktua doktrina më reaksionare e shekullit dhe kohërave. E përmbysën atë në raport me qëndrimet e tij ndaj grave. Unë ju siguroj, llogaris shumë në mbështetjen tuaj në këtë fitore. Edhe dy javë na ndajnë dhe siç përmbysëm një diktaturë 32 vite më parë, të përmbysim edhe këtë diktaturë tani me votën e lirë.