Tag: thekur

  • Pse tosti me avokado është ai që i duhet mëngjeseve tona

    Pse tosti me avokado është ai që i duhet mëngjeseve tona

    Në botën e mëngjeseve moderne, pak pjata kanë fituar famë aq shpejt sa tosti me avokado. Nga kafenetë urbane tek kuzhinat e shtëpive, kjo përzierje e thjeshtë e bukës së thekur me avokado të shtypur është bërë simbol i shijes, shëndetit dhe stilit të jetesës së ekuilibruar. Por çfarë e bën atë më të veçantë se çdo tost tjetër?

    1. Një vlerë ushqyese në çdo kafshatë
    Avokado është një nga frutat më të pasura me yndyra të shëndetshme kryesisht acidet yndyrore monounsaturuara, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe mbrojnë zemrën. Përveç kësaj, përmban vitamina A, C, E, K, si dhe minerale si kaliumi dhe magnezi.
    Krahasuar me tostet tradicionale me gjalpë apo reçel, tosti me avokado ofron energji më të qëndrueshme dhe ndihmon në mbajtjen e ndjenjës së ngopjes për më gjatë.

    2. Një bazë e përsosur dhe e shpejtë
    Sekreti i popullaritetit të tostit me avokado është përshtatshmëria. Mund ta shijosh thjesht me kripë dhe piper, ose ta pasurosh me vezë të ziera, salmon të tymosur, domate qershi, djathë dhie, apo fareza chia.
    Në thelb, është një “kanavacë” e hapur për çdo shije apo dietë – vegane, proteinike, apo low-carb.

    3. I lehtë, por i ngopshëm
    Ndryshe nga tostet me mishra të përpunuar apo përbërës të yndyrshëm, tosti me avokado është i lehtë për tretje, por njëkohësisht mjaft i pasur me fibra që mbajnë stomakun të ngopur për orë të tëra. Kjo e bën një zgjedhje të shkëlqyer për ata që duan energji pa ndjerë rëndesë.

    4. I përsosur për ditët e zëna
    Përgatitet për më pak se 5 minuta, pa nevojë për pajisje të komplikuara. Një avokado e pjekur, pak kripë deti, bukë integrale e thekur dhe pak limon – dhe ja ku ke një mëngjes gourmet në versionin më të shëndetshëm të mundshëm.

    5. Një mënyrë jetese, jo thjesht një ushqim
    Tosti me avokado është bërë simbol i ushqyerjes së ndërgjegjshme. Ai përfaqëson kujdesin për trupin, natyrën dhe përzgjedhjen e ushqimeve me vlerë. Për shumë njerëz, është një ritual i vogël vetëpërkujdesjeje në fillim të ditës.

  • Gara për Tiranën/ Analisti: Manastirliu zyrtare e thekur e Ramës! PD në situatë të sikletshme, Binaj nuk ka profil politik

    Gara për Tiranën/ Analisti: Manastirliu zyrtare e thekur e Ramës! PD në situatë të sikletshme, Binaj nuk ka profil politik

    Analisti, Fitim Zekthi, në një intervistë në News 24 ka folur për garën e Tiranë, duke folur për të dyja kampet. Zekthi theksoi se kandidatja e PS Ogerta Manastirlliu është një zyrtare besnike ndaj kryeministrit Edi Ramës, kurse sipas tij, Florian Binaj nuk ka një karrierë politike. 
    “Binaj mund të jenë njeri i mrekullueshëm. Por nuk besoj se politika mund të bëhet me njerëz, që nuk kanë mendim politik. Çfarë pikëpamjesh kanë për rendin taksat ndarjen e pushtetit, vendor, për arkitekturën.
    Manastirlliu është socialiste e thekur. Profili i saj është një zyrtare e thekur tek zoti Rama. Kryebashkiaku real do të jetë Rama, por jo Manastirlliun. 
    PS nuk ka nxjerrë në garë Manastirlliun, por ka nxjerrë Ramën i kamufluar nën umbrellën e Manastirlliut. PD për të kaluar këtë situatë të sikletshme. 
    Kjo sëmundje e PD është shfaqur edhe në bashkitë e tjera. Binaj nuk vjen nga një karrierë politike që të bindë që ai ka energji politike. Në fund të fundit çfarë është politika. Është të kesh ide politike më të mira për kundërshtarit.”, tha Zekthi. 
     

  • OPINION – Në PS kemi Diellen në qeveri, në PD marrin ofiqe bashistët e thekur e asnjë shkodran…

    OPINION – Në PS kemi Diellen në qeveri, në PD marrin ofiqe bashistët e thekur e asnjë shkodran…

    Sot pritej shumë nga dy kampet politike. Partia Socialiste shpalosi arritjet në qeverisjen e saj dhe lartësoi në piedestal ministrat kandidatë të SPAK por duke qenë se ka pushtet absolut kujt t’i binte !? I ra prap për mos ecjen me hapat e “Zeusit” po këtyre që levdoi më shumë. Belinda u mor nën sqetull, Elisa u bë ministre propogande në shtetet e huaja (se si lëpihet e lëvdon Skënderbeun ajo nuk e bën kush), e Arbjani u la mish për burg e shok i ardhshëm i netëve të gjata i Erionit. Shkodra dhe veriu patën fatin më të madh se jo kot thonë që e ardhmja është te inteligjenca artificiale. Ne kemi Diellen edhe pse përngjan me Elisen Zadrimore.
    Në anën tjetër Partia Demokratike, që sot në kushtet që është i bie që gjysma e anëtarëve të saj është nga Shkodra shpërndan “ofiçe” për bashistët e thekur e asnjë shkodran. Me ken shkodran tana i ban thotë fjala e urtë. Rrin e s’ndihesh edhe pse ke mbështetë Ramën atëherë kur gjithë shqiptarët talleshin me të (flas për socialistët shkodranë) në vitet 2003-2005 e ai pak borxh sa për qokë dikujt ia ka këtu. Rrin urtë e s’ndihesh edhe kur demokratët shkodranë të mbajtën kryetar po ti preferon si përfaqësues verior Gjekmarkajn, i cili perbetohej se me ty nuk e lidh ma asgjë përderisa je nongrata.
    Shkodranët tana i bajnë, do të vazhdojnë të paguajnë si berrat trarët e Ramës, do të rrinë në radhë me orë të tëra për 30 km rrugë e në dy kampet do i lepihen ma fort zotërve respektivë. /Nga Arben LUSHAJ, nënkryetar i PD Shkodër, ish- kandidat për deputet/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Ju shtohet uria pas ushtrimeve? Ekspertët rekomandojnë këto ushqime të lehta

    Ju shtohet uria pas ushtrimeve? Ekspertët rekomandojnë këto ushqime të lehta

    Pas një stërvitjeje intensive, na vjen uria. Dhe nëse i dorëzohemi asaj duke konsumuar ushqime të pashëndetshme, ndihemi sikur kemi bërë një hap përpara dhe dy hapa prapa, pasi kompensojmë të gjitha kaloritë që kemi humbur gjatë stërvitjes, dhe madje edhe më shumë, pa i siguruar trupit tonë lëndët ushqyese përkatëse.

    Por si mund të ngopeni pa u dorëzuar ndaj teprimeve dietike?
    Nutricionistet rekomandojnë ushqimet e mëposhtme të shëndetshme pas stërvitjes, të cilat janë njëkohësisht të shijshme dhe të pasura me elementë të dobishëm dhe energji.

    Arra dhe fruta të thata.
    Vezë të fërguara me spinaq.
    Shkopinj karrote me humus.
    Kos me manaferra të freskëta, kanellë dhe arra.
    Bukë e thekur me salmon të tymosur dhe kërpudha.
    Qumësht me kakao.
    Bukë e thekur me gjalpë kikiriku dhe shurup panje.
    Byrekë me humus.
    Një gotë lëng frutash natyral dhe një grusht arra.
    Qumësht me drithëra.

     
     

  • Bukë e Thekur me Rigon Dhe Hudhër – Vlerat që Fiton Organizmi Përveç Shijes

    Bukë e Thekur me Rigon Dhe Hudhër – Vlerat që Fiton Organizmi Përveç Shijes

    Buka e thekur është pjesë e pandashme e një ushqimi të shijshëm dhe të shëndetshëm.

    Ajo shijon shumë nëse lyhet me vaj ulliri ose gjalpë.
    Shumë prej lexuesve të AgroWeb.org kujtojnë me nostalgji shijen fantastike të bukës së thekur në sobën me dru e cila shoqërohej shumë mirë me djathë e çaj.
    Në këtë recetë të thjeshtë të rekomanduar nga AgroWeb.orb do të mësoni se si të pasuroni shijen e bukës së thekur me një shtresë gjalpi dhe erëzash.
    Përbërësit

    4 lugë e gjysmë çaji me gjalpë të butë,
    1-2 thelbinj hudhër
    Gjysëm qepujke
    Një majë luge çaji me rigon
    Një majë luge çaji me spec të kuq pluhur
    Dy-tre feta bukë

    Përgatitja
    Përzieni në një mikser gjalpin dhe erëzat dhe me të lyeni fetat e bukës,
    Vendosini ato në një letër pjekjeje dhe piqini në furrë për 10-15 minuta.
    Këto feta shërbejnë shumë mirë si antipastë për festa e gëzime familjare.
    Ato shërbejnë për të hapur por edhe për të shuar oreksin.
    Pesë Arsye Të Forta Pse Duhet Të Hani Bukë Të Thekur
    Vlerat e bukës së thekur shkojnë përtej shijes së mirë të saj.
    Këto vlera shumëfishohen pikërisht gjatë thekjes.
    Buka e Thekur Për Diabetikët
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, buka e thekur ka dy vlera të mëdha për njerëzit që vuajnë nga diabeti.
    Ajo ul nivelin e indeksit të glicemisë dhe sasinë e yndyrnave tek buka.
    Indeksi i Glicemisë
    Normalisht, njerëzit që vuajnë nga diabeti, ose ata që përpiqen të bien në peshë, nuk duhet të konsumojnë bukë.
    Por gjatë thekjes, indeksi i glicemisë tek buka ulet.
    Kjo do të thotë se buka ka një efekt më të vogël tek niveli i sheqerit në gjak.
    Yndyrnat
    Buka përmban një sasi të konsiderueshme yndyrnash.
    Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se thekja ul përmbajtjen e yndyrnave të buka dhe e bën atë më të lehtë për organizmin.
    Tretja
    Buka e thekur u vjen në ndihmë njerëzve që vuajnë nga problemet e tretjes.
    Buka e thekur, banania, orizi dhe salca e mollës janë produktet më të rekomanduara kundër diaresë.
    Më Shumë Energji
    Buka e thekur është e pasur me niseshte, e cila ofron shumë energji.
    Kjo e fundit është e domosdoshme kur organizmi kërkon të përpunojë ushqyesit.
    Të Përzierat 
    Kombinimi i një gote me qumësht dhe një fete bukë të thekur me pak gjalpë ose vaj krijon një trajtim efikas kundër të përzierave.
    Megjithatë, një trajtim i tillë nuk rekomandohet nëse jeni prekur nga virozat, sepse produktet e bulmetit nuk ndërveprojnë mirë në organizëm gjatë kësaj sëmundjeje.
    Buka më e shëndetshme që rekomandohet, sipas të dhënave të AgroWeb.org është ajo e përgatitur me drithëra të plota.
    Një bukë e tillë është e pasur me ushqyes dhe vlerat e saj rriten gjatë thekjes./AgroËeb.org

  • Sekreti i Përgatitjes së Qofteve pa Miell

    Sekreti i Përgatitjes së Qofteve pa Miell

    Qoftet me mish të grirë mund të jenë receta më e lehtë për t’u përgatitur dhe me shijen më të mirë.

    Të buta dhe krokante, qoftet janë perfekte për t’u kombinuar me çdo gatim tjetër, nga makaronat apo orizi e deri tek perimet e pjekura.
    Një recetë e tillë nuk mungon kurrë në tryezat tona.
    Zakonisht amvisat i përgatisin duke përdorur miell, si brenda tyre për t’i thithur lagështirën, por edhe për të mos thithur vaj kur skuqen.
    Ama AgroWeb.org ju tregon një produkt tjetër që gjendet në shtëpitë tuaja që mund të zëvendësojë miellin.
    Lexoni recetën dhe zbuloni si mund të përdorni bukën e thekur të thërrmuar për të përgatitur qoftet më të shijshme që keni provuar.
    Përgatitja e Qofteve të Shtëpisë  
    Përbërësit 
    (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

    300-400 gr mish i grirë
    2 kokrra qepë
    2 feta bukë
    Bukë e thekur e thërrmuar
    1 kokërr vezë
    3-4 thelpinj hudhra
    Vaj
    Kripë, piper, nenexhik

    Përgatitja  
    Në një tas të madh bashkojmë mishin e grirë me vezën, bukën e qullur me ujë ose qumësht, kripën, piperin, nenexhikun e grirë hollë, qepët dhe hudhrat e grira hollë dhe i përziejmë  mirë derisa masa të jetë bërë homogjene.
    Tani AgroWeb.org ju sugjeron që tani të filloni të shtoni bukën e thekur të thërrmuar.
    Duhet të hidhni aq sa brumi i qofteve të mos ju ngjitet në duar.
    Filloni duke hedhur gjysmë gote uji me bukë thekur të thërrmuar dhe më pas ta punoni me masën tjetër.
    Kur të jetë përzjerë plotësisht shtoni përsëri derisa të jeni të kënaqur me rezultatin.
    Qoftet i ndajmë në forma të rrumbullakëta në madhësinë e një kokërr are.
    I kalojmë përsëri në bukë të thekur, sa t’i krijohet një shtresë e lehtë në sipërfaqen e qofteve, dhe më pas i skuqim në zjarr të fortë nga të dyja anët.
    Nëse preferoni,  mund të përgatisni edhe salca të ndryshme shtëpie për t’i shoqëruar. Mund të përgatisni salcë me domate dhe hudhra.
    Mjafton të skuqni si fillim 5-6 thelpinj hudhra të shtypur me vaj ulliri , e më pas shtojini 4-5 domate të grira në rende, hidhini kripë, piper e pak spec djegës nëse preferoni dhe  lëreni në zjarr derisa salca të jetë gati.
    Por mund të përgatisni gjithashtu edhe salcë kosi të kombinuar me kastravecë të grirë, hudhra dhe arra të grira gjithashtu. Sipër spërkateni me pak vaj ulliri. /AgroWeb.org