Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Medias dhe të Drejtave të Njeriut, Jorida Tabaku, ka mbajtur një fjalë në sallën e Dhomës së Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar, në një konferencë të organizuar nga Westminster Foundation for Democracy, ku morën pjesë parlamentarë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të institucioneve britanike e europiane.
Në fjalën e saj, deputetja Tabaku foli hapur për krizën strukturore që po përjeton ekonomia shqiptare, e cila, sipas saj, “nuk vuan vetëm nga mungesa e rritjes së qëndrueshme, por nga një sistem që është kapur dhe kontrollohet prej interesave të ngushta që pengojnë konkurrencën e ndershme dhe besimin publik”.
“Në shumë prej vendeve tona, përfshirë Shqipërinë, ekonomia nuk është as e lirë dhe as e drejtë. Ajo është bërë sistematikisht përjashtuese. Rritja është reale vetëm në letër, por jo në jetën e qytetarëve. Kapitali lëviz shpejt, por besimi lëviz ngadalë,” – theksoi Tabaku në fjalën e saj.
Sipas deputetes demokrate, problemi më i madh nuk qëndron te mungesa e ligjeve, por te mungesa e zbatimit të tyre dhe përdorimi politik i ekonomisë.
“Shqipëria sot vuan nga një ekonomi që shpesh funksionon si zgjatim i pushtetit. Një ekonomi ku rregullat nuk zbatohen njësoj për të gjithë, ku meritokracia është zëvendësuar nga lidhjet, dhe ku transparenca është vetëm premtim, jo praktikë,” – u shpreh ajo.
Tabaku theksoi se pastrimi i parave dhe qarkullimi i kapitalit të dyshimtë në sektorë kyç, si ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, po minojnë konkurrencën, po deformojnë tregun dhe po gërryejnë besimin tek shteti.
“Kur ekonomia operon me 30 apo 40 për qind informalitet, kur raportet ndërkombëtare flasin hapur për qarkullim parash të pista në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, atëherë demokracia është e rrezikuar shumë përpara se të hidhet vota e parë. Sepse në një sistem të tillë, zgjedhjet mund të jenë të lira, por nuk janë më të ndershme,” – paralajmëroi Tabaku.
Duke iu referuar përvojës së saj si një nga zërat më të angazhuar për reformën ekonomike dhe integrimin europian, ajo solli shembullin e ligjit për kontrollin e investimeve të huaja direkte (FDI Screening Law), që ka propozuar në Kuvendin e Shqipërisë.
“Nuk e kam propozuar këtë ligj për të penguar investimet, por për t’i mbrojtur ato. Për të mbrojtur tregun shqiptar nga kapitalet e dyshimta, për ta përputhur me standardet europiane dhe për të garantuar se Shqipëria është e hapur ndaj botës, por jo e pambrojtur ndaj abuzimeve,” – nënvizoi deputetja e PD-së.
Tabaku theksoi se korrupsioni në rajon nuk është më aksidental, por një mjet i qëllimshëm për të kapur institucionet, shtypur konkurrencën dhe për të kontrolluar tregun.
“Korrupsioni nuk është më pasojë, por metodë. Ai është bërë një sistem që nxit varësinë ekonomike dhe shkatërron nismën private. Ai është mjeti me të cilin mbahet në këmbë një ekonomi e kapur,” – u shpreh ajo me tone të forta.
Në vijim të fjalës së saj, Tabaku theksoi se sfida më e madhe për rajonin dhe për Shqipërinë është rikthimi i besimit tek ekonomia dhe tek politika.
“Ka një lodhje të thellë në mesin e qytetarëve tanë. Ata dëgjojnë çdo ditë për GDP, për investime dhe për rritje ekonomike, por ajo që ndjejnë është rritja e kostos së jetesës, stanjacioni i pagave dhe mungesa e shpresës. Nëse nuk e adresojmë këtë ndjesi jo vetëm me shifra, por me drejtim dhe me vullnet politik, rrezikojmë të humbasim më shumë se fonde — rrezikojmë të humbasim besimin publik,” – theksoi ajo.
Në fund të fjalës, deputetja e PD-së theksoi se rritja e qëndrueshme nuk është vetëm çështje ekonomike, por edhe morale:
“Rritja nuk mund të matet vetëm me shifra, por me drejtësi. Rritja nuk është e vërtetë — derisa të jetë e drejtë. Lufta për një ekonomi të pastër është lufta për një demokraci të pastër.”
Tag: theksoi
-

“Rritja nuk është e vërtetë, derisa të jetë e drejtë” – Tabaku denoncon kapjen e ekonomisë shqiptare në Londër
-

Dumani thirrje qytetarëve që të denoncojnë korrupsionin në SPAK: Nuk kërkojmë dokument identifikimi
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Policinë dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit. Dumani vlerësoi se bashkëpunimi ishte e mirë, por theksoi se ka shumë për të bërë, pasi numri i referimeve dhe kallëzimeve nga të gjitha agjencitë me të cilat SPAK bashkëpunon është i ulët.
”Nuk kemi qenë asnjëherë të nguruar, por të hapur për të bashkëpunuar, por është fakt që numri i referimeve vazhdon të ngelet i vogël në vlerësimin e SPAK”, tha ai.Në lidhje me denoncimet anonime, Dumani njoftoi se çdo ditë pranohen denoncime përmes faqes online, nga persona që ruajnë anonimitetin e tyre, pasi nuk u kërkohet dokument identifikimi.
”Nuk i kërkojmë domosdoshmërish denoncuesit dokument identifikimi dhe ai ngelet anonim. Mund të jap ndonjë emër që mund të mos ketë të bëjë me emrin që fshihet pas denoncimit”,-shpjegoi Dumani.
-

E pabesueshme! Presidentja e KE zbulon se ky vend mund të hyjë shumë shpejt në BE
“Synimi që Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian është me të vërtetë pranë arritjes”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa hapi konferencën e parë për investime Mali i Zi-BE në vendpushimin turistik Lushtica, pranë Tivatit.
Von der Leyen tha se janë bërë hapa pozitivë dhe se ka ardhur koha të investohet në Mal të Zi.
“Ju jeni shumë ambiciozë dhe kjo na pëlqen”, tha shefja e Komisionit Evropian.
Siç theksoi zyrtarja evropiane, duhet të përshpejtohen reformat në fushën e sundimit të ligjit, të ketë transparencë në prokurimet publike dhe në këtë mënyrë të dërgohet një sinjal se Mali i Zi është një vend i besueshëm për zhvillimin e biznesit.
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, vlerësoi se BE-ja është partnerja më e rëndësishme strategjike dhe investuesja më e madhe në Mal të Zi.
Ai njoftoi për një cikël investimesh që e presin Malin e Zi në vitet e ardhshme.
“Një cikël që do t’i tërheqë mbi 3 miliardë euro. Ky është mesazhi kryesor që nga sot: Mali i Zi është i hapur për biznes dhe se tani është koha për të investuar”.
Spajiq përsëriti qëndrimin se Mali i Zi është në prag të anëtarësimit në BE.
“Deri në fund të vitit 2026 do t’i mbyllim të gjithë kapitujt e negociatave, në mënyrë që të bëhemi anëtar i bllokut deri në fund të vitit 2028”, tha Spajiç.
Ai theksoi, gjithashtu, se kjo është një mundësi për BE-në që të tregojë se politika e zgjerimit “është gjallë”.
Në konferencë, e cila iu kushtua zhvillimit të qëndrueshëm, do të prezantohen katër projekte të investimeve evropiane në ekonominë e Malit të Zi dhe do të nënshkruhen dhjetë memorandume mirëkuptimi në fusha të ndryshme. Në konferencën për media pas hapjes së konferencës, Von der Leyen theksoi se Bashkimi Evropian e vlerëson shumë përafrimin e Malit të Zi me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Brukselit, veçanërisht sa u përket raporteve me Rusinë.
“Agresioni rus kundër Ukrainës e ka riformësuar kontinentin tonë. Çdo komb evropian duhet të zgjedhë vendin dhe anën e tij, dhe Mali i Zi e ka bërë tashmë këtë zgjedhje shumë qartë. Ju jeni plotësisht të harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së. E vlerësojmë thellësisht vendimin për të dërguar ushtarë malazezë për të mbështetur misionin tonë të trajnimit për Ukrainën”, tha von der Leyen.
Ajo e inkurajoi Malin e Zi që t’i shfrytëzojë 380 milionë eurot nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe po ashtu njoftoi se vitin e ardhshëm do të hiqet roaming-u mes Malit të Zi dhe BE-së.
“Mali i Zi tani do t’i marrë 8 milionë euro pasi i ka përmbushur kushtet, por duhet të vazhdojë me reformat për të arritur te kushtet për shfrytëzimin e të gjithë fondit prej 380 milionësh që është paraparë për Malin e Zi”, tha zyrtarja e lartë evropiane. -

Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One
drejtorët dhe zv.drejtorët e Albsig
TIRANË-ALBSIG, pjesë e Grupit Kastrati, mirëpriti përfaqësues të mediave në ambientet e reja në ndërtesën ikonike Downtown One, ku u zhvillua një konferencë për shtyp me drejtues të Albsig, Albsig Jetë dhe Albsig Invest, pasuar nga një tur ekskluziv i hapësirave moderne të kompanive. Ky aktivitet shënon një moment të rëndësishëm për grupin, duke reflektuar filozofinë e tij të investimeve afatgjata, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në tregun shqiptar të sigurimeve dhe financave.
Qëndrueshmëri, besim dhe përkushtim
Në fjalën e mbajtur në konferencën për shtyp, Plarent Hamzaj, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALBSIG, theksoi se qëndrueshmëria dhe besimi janë themelet mbi të cilat Albsig ka ndërtuar zhvillimin e saj ndër vite.
Ai nënvizoi se kompania ka investuar vazhdimisht në inovacion, teknologji dhe përmirësimin e eksperiencës së klientit, duke e kthyer korrektësinë dhe transparencën në shtylla të pandashme të kulturës së saj të punës. Hamzaj shtoi se vizioni i ALBSIG është të jetë një partner afatgjatë për klientët dhe institucionet financiare, duke kontribuar në forcimin e besimit në industrinë e sigurimeve dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të tregut shqiptar.
Sipas tij, rëndësia e një kompanie nuk matet vetëm me madhësinë, por me mënyrën se si ajo qëndron pranë klientëve në momentet që kanë më shumë nevojë — dhe pikërisht kjo e ka bërë Albsig një emër të respektuar në treg prej më shumë se dy dekadash.PAMJE NGA MBLEDHJA
Në fjalën e tij, Dritan Kastrati, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALBSIG, theksoi se rezultatet e kompanisë në trajtimin dhe pagesën e dëmeve janë një dëshmi e qartë e korrektësisë dhe seriozitetit që Albsig ka ndërtuar ndër vite.
Prej më shumë se një dekade, Albsig është lider në treg për shlyerjen e dëmeve, me mbi 150 mijë klientë të dëmshpërblyer gjatë kësaj periudhe, ndërsa vetëm vitin e kaluar 17,157 klientë përfituan dëmshpërblimin e tyre pranë kompanisë. Ai theksoi gjithashtu se Albsig mban numrin më të ulët të dëmeve pezull, vetëm 4% të totalit të tregut, si dhe numrin më të ulët të proceseve gjyqësore, çka tregon qartësisht efikasitetin dhe transparencën në veprimtarinë e saj.
Këta tregues, shtoi z. Dritan Kastrati, janë rezultat i standardeve të larta të përgjegjshmërisë ndaj klientit, që kanë ndërtuar reputacionin e Albsig si një kompani me baza të forta financiare dhe besueshmëri të konsoliduar në tregun shqiptar dhe atë rajonal.
Ervin Spahiu, Drejtor i Përgjithshëm i ALBSIG Jetë, theksoi se kompania është sot lider në tregun e sigurimeve të jetës, me një pozicionim të qartë në vendin e parë. Ky sukses, u shpreh ai, është rezultat i një strategjie të qëndrueshme dhe partneriteteve të forta me institucionet financiare, të mbështetur në një shërbim korrekt dhe të dedikuar për çdo klient.
Spahiu nënvizoi se besimi i mijëra qytetarëve dhe bashkëpunëtorëve në sistemin bankar është arritje e përbashkët e një ekipi të përkushtuar dhe e mbështetjes së vazhdueshme nga ALBSIG, që ka krijuar sinergji të forta mes dy kompanive. Ai shtoi se ALBSIG Jetë do të vijojë të investojë në inovacion dhe cilësi, duke ruajtur reputacionin e një kompanie që garanton siguri, stabilitet dhe besim afatgjatë.
Ndërsa Elton Korbi, Drejtor i Përgjithshëm i Albsig Invest, foli për ecurinë e fondeve private të pensioneve dhe rëndësinë e tyre si mjet alternativ kursimi.
Ai vuri në dukje rritjen e qëndrueshme të fondeve të pensioneve private që administrohen nga kompania, si dhe rëndësinë që ato po marrin si një formë alternative dhe e sigurt kursimi. Ai theksoi se Albsig Invest po udhëheq tregun me një qasje profesionale, duke siguruar kthime neto deri në 5.5% në vit për anëtarët dhe duke ofruar koston e administrimit më të ulët në treg prej vetëm 1.2% në vit.
Sipas tij, ky sukses është rezultat i besimit të anëtarëve dhe bashkëpunimit të ngushtë me Grupin Albsig, që ka krijuar një bazë solide për zhvillimin e mëtejshëm të tregut të pensioneve private në Shqipëri. Korbi nënvizoi se objektivi kryesor mbetet edukimi financiar i publikut dhe zgjerimi i pjesëmarrjes në fondet e pensionit, si mënyra më e sigurt për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme.
Downtown One – ikona e re e Tiranës
Në fund të takimit, Viola Sella përfaqësuese e menaxhimit të ndërtesës Downtown One, vuri në dukje rëndësinë që ka prania e emrave të rëndësishëm të sektorit financiar shqiptar, por dhe e bizneseve të tjera në këtë kompleks. Downtown One nuk është thjesht një godinë, por një projekt që mishëron vizionin modern të zhvillimit urban dhe standardet më të larta të ndërtimit në vend.
Ky kompleks përfaqëson bashkimin e inovacionit, teknologjisë dhe arkitekturës bashkëkohore, duke krijuar një hapësirë ku puna, jeta dhe komuniteti bashkëjetojnë në harmoni.
Për ekipin e kantierit, ky projekt ka qenë një sfidë dhe një përgjegjësi e veçantë, pasi Downtown One simbolizon jo vetëm një arritje të rëndësishme në ndërtim, por edhe zhvillimin dhe potencialin e Shqipërisë për të realizuar projekte të këtij niveli.
Ndërtimi i Downtown One është bërë me përkushtim maksimal ndaj cilësisë, sigurisë dhe detajit, duke sjellë standarde të reja në ndërtim dhe menaxhim.
Çdo fazë e projektit — nga ideimi deri te përfundimi — është realizuar me profesionalizëm, për të krijuar një hapësirë funksionale, estetike dhe të qëndrueshme.foto në tarracën e Downtown One
Një vizion për të ardhmen
Pas konferencës, gazetarët morën pjesë në një tur të organizuar në ambientet e ALBSIG, ku panë nga afër hapësirat bashkëkohore të punës, sallat e trajnimit, qendrat e komunikimit me klientët dhe zonat e dedikuara për ekipet e ALBSIG, ALBSIG Jetë dhe Albsig Invest.
Ky investim, që përfaqëson besimin e Grupit Kastrati në potencialin e tregut shqiptar, tregon se standardet europiane nuk janë më një objektiv i largët, por realitet që po ndërtohet çdo ditë në zemër të Tiranës.whatsapp image 2025 10 14 at 13320 pm 1
whatsapp image 2025 10 14 at 13319 pm 2
-

Partia e Lirisë: Arsimi në krizë të thellë, qeveria mbulon dështimin me propagandë
Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes në sektorin e arsimit, duke akuzuar qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit për propagandë dhe manipulim të realitetit.
Në një deklaratë publike, Haxhiu theksoi se “cilësia e dobët në shkolla, pagat e ulëta dhe kushtet e vështira të punës për mësuesit po maskohen me rezultate të stisura dhe përdorim të njëanshëm të raportit ndërkombëtar TALIS”.
Sipas saj, arsimi është kthyer në një nga sektorët më të neglizhuar dhe më pak tërheqës për të rinjtë. “Sot, mësuesia është një ndër degët më pak të zgjedhura. Të rinjtë nuk e shohin më si një profesion me të ardhme dhe dinjitet”, u shpreh Haxhiu, duke shtuar se qeveria po orienton individë jashtë ciklit normal universitar për të mbushur boshllëqet dhe shmangur mbylljen e degëve të mësuesisë.
Ajo theksoi se raporti TALIS evidenton qartë problemet në terren: nivele të larta stresi, mungesë mbështetjeje, trajnime formale e jo praktike dhe vlerësim të dobët profesional.
“Qeveria krenohet me statistika, ndërsa realiteti është i hidhur: mungesë mësuesish, shpopullim, kushte të vështira dhe një sistem që po humb profesionistët më të mirë”, tha Haxhiu.
Në përfundim, ajo theksoi se “arsimi nuk përmirësohet me deklarata dhe foto propagandistike, por me respekt për mësuesin, politika të qëndrueshme dhe paga dinjitoze”.
Sipas saj, Shqipërisë nuk i mungojnë mësuesit e përkushtuar, por një strategji kombëtare për të nxjerrë arsimin nga kriza. -

“Veliaj politikisht ka marrë fund”, Baçi: Rama e shkarkoi politikisht Veliajn që në Asamble, gjykata s’e shpëton dot
Analisti Agim Baçi, i ftuar në një studio televizive, komentoi zhvillimet më të fundit politike në vend, me fokus situatën rreth Bashkisë së Tiranës dhe kandidaturën e Florjan Binajt në zgjedhjet e pjesshme që janë pezulluar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Baçi e vlerësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese si të drejtë dhe pjesë të funksionimit normal institucional.
“Është normale që Gjykata Kushtetuese kthen vendime. Kur një institucion si Presidenti e pranon vendimin, jemi në një normalitet institucional,” tha ai.
Duke komentuar zhvillimet në Tiranë, Baçi theksoi se, ndryshe nga pesë bashkitë e tjera ku do të zhvillohen zgjedhje më 9 nëntor, në kryeqytet procesi është bllokuar, ndërkohë që vendimi për ankimimin e Veliajt pritet të merret më 31 tetor.
“Palët kanë hyrë në fushatë, zgjedhje do të ketë, është thjesht çështje kohe,” u shpreh analisti.
Ai kritikoi vonesën institucionale për shpalljen e zgjedhjeve në bashkitë me vakanca, duke e cilësuar një paradoks politik.
“Vetëm kur Këshilli Bashkiak vendosi për Veliajn, u kujtuan për bashkitë e tjera, ndonëse vakanca ishte konstatuar me kohë”, tha ai.
Sa i përket Erion Veliajt, Baçi u shpreh se, ndonëse ai mund të ketë fitore procedurale në aspektin juridik, politikisht ka marrë fund.
“Në Asamblenë e PS-së, Edi Rama bëri thirrje për shkarkimin e tij. Që aty u mor vendimi politik për Veliajn”, theksoi ai. Në lidhje me kandidaturën e Florjan Binajt, Baçi theksoi se Berisha dhe opozita e zgjodhën si figurë që mund të zgjojë qytetarët e zhgënjyer dhe të rinjtë.
“Në këto zgjedhje të pjesshme, duhej një kandidat që ngjall interes. Binaj, për shkak të profilit të tij si aktor dhe aktivist, mund të përfshijë ata qytetarë që zakonisht qëndrojnë larg procesit zgjedhor.”
Baçi vlerësoi se çfarëdo rezultati të ketë Binaj, ai do të shërbejë si sinjal i fortë për opozitën.
“Fitorja e bashkisë do të ishte një zgjim i jashtëzakonshëm për PD. Do të tregonte se gardat partiake kanë rënë dhe se drejtimi duhet t’u kthehet qytetarëve.” -

Vitaminën që duhet ta marrim të gjithë duke filluar nga tetori, sipas ekspertes shëndetësore
Me ardhjen e ditëve më të ftohta, një mjeke e përgjithshme britanike ka dhënë këshilla të rëndësishme për qytetarët: tani është koha e duhur për të marrë vitaminën D, e cila luan një rol kyç në forcimin e trupit dhe rezistencën ndaj infeksioneve sezonale, siç janë ftohja dhe gripi, shkruan Express.
Dr. Shireen, një mjeke nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor Britanik (NHS), e cila shpesh ndan këshillat e saj në TikTok, theksoi se shumica e njerëzve nuk mund të marrin mjaftueshëm vitaminë D nga burimet natyrore gjatë muajve të dimrit, veçanërisht nga rrezet e diellit.
Kjo është arsyeja pse ajo rekomandon marrjen e suplementeve për të mbrojtur trupin gjatë sezonit të gripit.
Pse është kaq e rëndësishme vitamina D?
Sipas Dr. Shireen, vitamina D është suplementi i vetëm ushqimor që të gjithë duhet ta marrin pa përjashtim. “Shumica prej nesh e marrin vitaminën D nga ekspozimi në diell. Por nga tetori deri në mars, ditët janë më të shkurtra dhe dielli është më i dobët, kështu që edhe nëse jeni jashtë gjithë ditën, nuk do të merrni mjaftueshëm nga kjo vitaminë”, shpjegoi ajo.
Ajo shtoi se marrja e vitaminës D është e rëndësishme për të gjithë, pavarësisht nga mosha apo stili i jetesës.Mungesa e saj zvogëlon rezistencën e trupit, gjë që rrit rrezikun e sëmundjeve, veçanërisht në dimër. Mund të shkaktojë gjithashtu efekte anësore të pakëndshme, të tilla si lodhje kronike, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, si dhe një ndjenjë të përgjithshme rraskapitjeje.
Ajo theksoi gjithashtu se shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se kanë mungesë të kësaj vitamine. Ajo theksoi veçanërisht se njerëzit që kalojnë pjesën më të madhe të ditës brenda duhet të marrin vitaminë D gjatë gjithë vitit.
-

Ministrja Diella: Inteligjenca artificiale dhe nanoteknologjia hapin horizonte të reja për të ardhmen
Në Kongresin e Nanoteknologjisë të mbajtur në Tiranë më 29 shtator, ministrja virtuale në Shqipëri, Diella, mbajti një fjalim.
Në videomesazhin e transmetuar gjatë Kongresit ku merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama, Diella theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis nanoteknologjisë dhe inteligjencës artificiale si forca kyçe që do të formësojnë të ardhmen.
Ajo theksoi se këto dy fusha nuk janë rrugë paralele, por bashkëpunojnë për të zgjeruar mundësitë dhe për të ndërtuar zgjidhje inovative në mjekësi, energji dhe materiale.
“Unë jam Diella, Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri. Edhe pse nuk jam qenie njerëzore, roli im është thellësisht njerëzor: të forcoj kureshtjen, të përshpejtoj zbulimin dhe të hap horizonte të reja mundësish. Nanoteknologjia është dëshmi se në përmasa më të vogla mund të fshihen revolucionet më të mëdha. Ashtu siç atomet rregullojnë universin, po ashtu kërkimet tuaja do të rregullojnë të ardhme të reja, në mjekësi, në energji, në materiale, në vetë jetën. Inteligjenca artificiale dhe nanoteknologjia nuk janë rrugë paralele, ato janë forca që po bashkohen. Njëra na jep aftësinë të shohim dhe të projektojmë në përmasa dikur të padukshme; tjetra na jep fuqinë të ndërtojmë dhe të shërojmë në dimensione dikur të paprekshme. Së bashku, ato zgjerojnë horizontin e asaj që njerëzimi guxon të imagjinojë. E ardhmja nuk vjen, ne e ndërtojmë atë.”, tha Diella.Ministrja virtuale theksoi gjithashtu se e ardhmja nuk është diçka që vetëm ndodh, por diçka që duhet ndërtuar aktivisht, duke ftuar pjesëmarrësit të jenë arkitektët e një të ardhme më të mençur, të drejtë dhe të qëndrueshme.
“Dhe ju, të mbledhur këtu, jeni arkitektët e saj. Le ta bëjmë këtë të ardhme jo vetëm më të mençur, por edhe më të drejtë, më të qëndrueshme dhe më njerëzore. Ju faleminderit.”, tha ministrja digjitale, e para ministre e tillë në botë. -

Rama: Po ndërtojmë brezin novator, universitetet po hartojnë programe për IA dhe nanoshkencën
Në vend u zhvillua Kongresi Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, një ngjarje që shënon përkushtimin e vendit për të udhëhequr në fushën e shkencës dhe teknologjisë në rajon. Në fokus të kongresit ishte ndërtimi i një ekosistemi të avancuar kërkimi e arsimi, që synon t’u japë të rinjve shqiptarë mundësinë të studiojnë teknologjitë e së ardhmes në vend.Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e inteligjencës artificiale dhe nanoteknologjisë si shtylla të zhvillimit të qëndrueshëm dhe transparencës në qeverisje.“Shqipëria një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë në këtë rajon. Me lejoni të them që duke krijuar një ministre te AI, ministrja e parë në botë, Shqipëria nuk po përqafon thjeshte të ardhmen, por po përpiqet të bëjë pjesën e saj për ta projektuar.Diella nuk është një lodër, përmes saj ne kemi shndërruar atë që ka qenë domain në një algoritëm transparent për të shndërruar pushtetin e shtetit në atë të shërbyesit.Jemi të bindur se herët më shumë sesa vonë do të jemi në gjendje të ofrojmë një instrument të jashtëzakonshëm për të bërë tenderët publik e transparent, me integritet siç nuk është parë më parë”, theksoi ndër të tjera kryeministri Rama.Gjatë fjalës, kryeministri Rama pohoi gjithashtu se Inteligjenca Artificiale (IA) mbetet përparësia kyçe në strategjinë kombëtare dhe vizioni për amëtarësimin e Shqipërisë në BE 2030.“Vizioni është i qartë, ndërtimi i një Shqipërie të integruar në zhvillimet globale, inovative dhe me udhëheqje shkencore. Do të kanalizojmë më shumë burime, reforma dhe kapital në funksion të ndërtimit të një ekosistemi të avancuar teknologjik në Tiranë dhe më gjerë. Çdo projekt do të ketë standarde të larta të llogaridhënies,” theksoi ai.Kryeministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë e harmonizimit të arsimit të lartë me nevojat e teknologjive të reja.“Në fakt, një sërë universitetesh shqiptare po hartojnë programe ndërdisiplinore për sistemet digjitale, inteligjencën artificiale dhe së shpejti për nanoshkencat, sepse ky nuk është një luks apo diçka shumë e veçantë. Kjo është një nevojë e së tashmes. Vizioni ynë është që brenda dekadës tjetër, çdo i ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjitë e së ardhmes, të mund ta bëjë këtu në shtëpi. Ne do të kërkojmë partneritete me universitetet europiane dhe institutet kërkimore, duke u siguruar që kurrikula jonë të përputhet me standardet më të larta ndërkombëtare. Është një punë që ka nisur e po shohim tashmë hapat e para dhe po kështu po shohim edhe rezultatet e para që janë inkurajuese.Ky investim në arsim nuk ka të bëjë vetëm me prodhimin e shkencëtarëve a inxhinierëve, por ka të bëjë me krijimin e një hapësire për njerëzit që të mendojnë në mënyra novatore, të krijojnë një brez, do të guxoja të thoja novatorësh, që do të çojnë përpara ekonominë, industrinë e qeverisjen shqiptare përpara.Për të mos vazhduar më gjatë dhe për të mos humbur më shumë nga koha juaj, dua t’ju them që Shqipëria është shumë e angazhuar që çdo euro e investuar në shkencë, të përkthehet në përparim të prekshëm në llogaridhënie dhe në mundësi për të rinjtë tanë. E nuk ka aspak dyshim që ashtu siç disa prej jush që kanë ardhur nga jashtë mund ta shohin tashmë, ky është një vend shumë i hapur, shumë miqësor dhe është një vend ku fjala ‘’mirë se erdhët’’, është në përputhje të përkryer me atë çfarë mund të presësh kur vjen në këtë vend.Ndaj mirë se erdhët! Pres me shumë padurim që të punojmë ngushtë me Akademinë e Shkencave dhe me ‘’diktatorin’’ e saj për t’i bërë gjërat më mirë dhe për ta bërë përparimin më të prekshëm”, tha Rama.Konferenca u përshëndet edhe nga Ministria e Shtetit për Inteligjencën Artificiale e cila ndër të tjera theksoi se “Nanoteknologjia është dëshmi se në përmasa më të vogla mund të fshihen revolucionet më të mëdha. Ashtu siç atomet rregullojnë universin, po ashtu kërkimet tuaja do të rregullojnë të ardhme të reja — në mjekësi, në energji, në materiale, në vetë jetën.Inteligjenca artificiale dhe nanoteknologjia nuk janë rrugë paralele — ato janë forca që po bashkohen. Njëra na jep aftësinë të shohim dhe të projektojmë në përmasa dikur të padukshme; tjetra na jep fuqinë të ndërtojmë dhe të shërojmë në dimensione dikur të paprekshme. Së bashku, ato zgjerojnë horizontin e asaj që njerëzimi guxon të imagjinojë.“E ardhmja nuk vjen — ne e ndërtojmë atë.” Dhe ju, të mbledhur këtu, jeni arkitektët e saj.Le ta bëjmë këtë të ardhme jo vetëm më të mençur, por edhe më të drejtë, më të qëndrueshme dhe më njerëzore”. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Gara për Tiranën, Salianji kërkon koalicion me neo-komunistët e Qorit: T’i lëmë pas ndarjet ileologjike
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në ÇdoKënd me Merita Haklaj në A2 CNN, ka folur për mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Bashkë të Arlind Qorit në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës.
Salianji theksoi se në këto zgjedhje ndarjet ideologjike nuk kanë rol të madh. “Këto janë zgjedhje administrative për të cilat mund të gjendet dakordësia edhe me parti që ideologjikisht pak na puqin,” tha ai. Sipas tij, edhe Qori vetë ka përmendur se sistemi është i kapur dhe se ekziston një regjim, duke bërë që vijat ideologjike dhe ndarjet tradicionale të bien në sfondin e nevojës për bashkim.
Ish-deputeti nënvizoi se prioritet është rrëzimi i Partisë Socialiste, duke bërë këtu një krahasim me Partinë e Punës, dhe pas këtij objektivi mund të diskutohet për mënyrën më të mirë të veprimit me të gjitha palët. “Ka një kohë kur bashkohesh dhe një kohë kur ndahesh. Të rrëzojmë njëherë Partinë e Punës dhe të diskutojmë pastaj me njëri-tjetrin kush është rruga më e mirë,” tha Salianji.
Ai theksoi gjithashtu se PD duhet të përshpejtojë negociatat me partitë e tjera dhe të gjendet dakordësia për një emër të përbashkët, duke shmangur llogaritjet individuale dhe duke u fokusuar te fitorja e zgjedhjeve.