Tag: theksoi

  • Hasani në Asamblenë e Confindustria Albania: Urë lidhëse për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe diasporës

    Hasani në Asamblenë e Confindustria Albania: Urë lidhëse për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe diasporës

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme 2025 të “Confindustria Albania”, e cila u organizua me temën “Konkurrueshmëria dhe e Ardhmja: Bizneset, Territori, Komuniteti Konfindustrial”. Gjatë fjalës së tij, Hasani theksoi rolin e rëndësishëm të “Confindustria Albania” në promovimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Italisë dhe rëndësinë e mbështetjes për bashkëpunimin ndërkombëtar.
    “Për ne, ky bashkëpunim është i çmuar, dhe do të vazhdojmë ta mbështesim me shumë entuziazëm. Ky është një angazhim që kërkon bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë, ku Italia ka një rol të jashtëzakonshëm,” tha ai.
    Ministri Hasani po ashtu theksoi momentin historik që po kalon Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ai përsëriti objektivin për hapjen e të gjithë grup-kapitujve brenda këtij viti dhe mbylljen e negociatave deri në vitin 2027, me synimin për t’u bërë pjesë e familjes së vlerave evropiane përpara vitit 2030.
    “Anëtarësimi në BE është një mundësi për t’u pozicionuar më mirë në një mjedis global dhe për të rritur potencialin e saj ekonomik. Kjo nuk është një mundësi që do të vijë vetvetiu. Ne duhet të punojmë ngushtë me sektorin privat për të krijuar një atmosferë investimesh dhe inovacionesh që mund të transformojnë ekonominë tonë,” u shpreh ai.
    Duke folur për rolin e Ministrisë se Jashtme, ai theksoi se ajo ka për qëllim të jetë një urë lidhëse që promovon eksportet dhe tërheq investitorë strategjikë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me sektorin privat për të maksimizuar përfitimet e integrimit në BE. Një tjetër fokus i Ministrit Hasani ishte mbështetja për iniciativat që lidhin biznesin shqiptar me diasporën.
    “Diaspora shqiptare është një pasuri e jashtëzakonshme që ka potencialin të luajë një rol kyç në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e lidhjeve ndërkombëtare të Shqipërisë. Ajo është një nga fokuset kryesore të politikave tona,” përfundoi ai.

  • Zgjedhjet, Ilir Demaliaj: Vota e Diasporës, në favor të PS!

    Zgjedhjet, Ilir Demaliaj: Vota e Diasporës, në favor të PS!

    Ai theksoi se Partia Socialiste do të marrë 78-81 deputetë, ndërsa theksoi se vota e Diasporës do shkojë për mazhorancën aktuale.
    “Vota e Diasporës është pro pushtetit. Partia në pushet do të marrë mandatin e katërt. Do të marrë 78-81 mandate”, tha ai.
    Ai theksoi se kryeministri Edi Rama ka bërë një punë të mirë  sa i takon agjendës europiane të Shqipërisë.
    Sipas Demaliajt, njerëzit do të zgjedhin Partinë Socialiste dhe jo Sali Berishën, i cili i ka shkaktuar katrahura të mëdha këtij vendi.
    “Ka bërë një punë për agjendën europiane. Njerëzit janë për të votuar PS, sepse nuk mund të votojnë një njeri, që i ka sjellë katrahura Shqipërisë”, tha ai.