Tag: theksoi

  • Zelensky krenohet përpara parlamentit irlandez: Ne kemi bashkuar shumicën e botës

    Zelensky krenohet përpara parlamentit irlandez: Ne kemi bashkuar shumicën e botës

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i drejtoi një fjalim emocional parlamentit irlandez, ku falënderoi Irlandën për mbështetje të palëkundur dhe theksoi se Ukraina do të qëndrojë përkrah Irlandës në Bashkimin Evropian, si një anëtar i barabartë.

    Ai kërkoi një “paqe pa poshtërim” dhe theksoi rëndësinë e unitetit global për të mposhtur agresionin rus.
    Zelensky filloi fjalimin duke falenderuar Irlandën për mbështetje të fuqishme ndaj Ukrainës që nga fillimi i luftës, duke e vlerësuar këtë mbështetje si thelbësore për luftën e Ukrainës për mbrojtjen e sovranitetit të saj.
    Presidenti ukrainas bëri thirrje për një “paqe pa poshtërim”, duke theksuar se Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që do të cënonte dinjitetin dhe integritetin e vendit të tij.
    Ai theksoi se vetëm një “bashkësi e vërtetë kombesh” mund të ndihmojë Ukrainën në rimëkëmbjen pas luftës dhe në ndihmën e saj për të dalë nga ky konflikt shkatërrues.
    Zelensky po ashtu shprehu besimin se Ukraina do të qëndrojë përkrah Irlandës si një anëtar i barabartë i Bashkimit Evropian, duke theksuar se ky unitet do të kontribuonte në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Evropë.
    “Uniteti është arma jonë”, e mbylli Zelensky fjalimin e tij.
     

    Top Channel

  • “Nuk ka zgjidhje të thjeshta për të gjetur paqen”, Zelensky: Përparimi varet nga bisedimet SHBA-Rusi

    “Nuk ka zgjidhje të thjeshta për të gjetur paqen”, Zelensky: Përparimi varet nga bisedimet SHBA-Rusi

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u përgjigj sot në një intervistë të drejtpërdrejtë, duke theksuar se nuk ka “zgjidhje të thjeshta” për paqen dhe se procesi i paqes duhet të jetë i hapur dhe i drejtë.

    Ai u shpreh se Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje pa pasur një rol kyç në negociatat që lidhen me të ardhmen e saj.
    Zelensky kërkon siguri dhe garanci ndërkombëtare: Në përgjigje të pyetjes së gazetarit Paul Cunningham nga RTE për mundësinë e një marrëveshjeje me Rusinë, Zelensky theksoi se qëllimi i Ukrainës është të ndalojë luftën në një mënyrë që të sigurojë se Rusia nuk do të mund të kthehet më.
    Kreu i Ukrainës bëri thirrje për garanci sigurie të qarta dhe të përcaktuara për të mbrojtur vendin pas përfundimit të konfliktit.
    “Asgjë nuk vendoset pa Ukrainën”: Presidenti ukrainas theksoi se procesi i paqes duhet të jetë transparent dhe i drejtpërdrejtë, ku Ukraina do të jetë pjesë aktive në çdo hap të negociatave. “Asgjë nuk vendoset për Ukrainën pa Ukrainën”, theksoi Zelensky, duke shtuar se një paqe e qëndrueshme nuk mund të arrihet pa një pjesëmarrje të plotë të vendit të tij në proces.
    Zelensky theksoi se, për të arritur një paqe të qëndrueshme, është e nevojshme të sigurohet që brenda një viti, Rusia të mos ketë mundësi të ripërforcojë pozitat e saj.
    Kjo është pjesë e strategjisë për të parandaluar rikthimin e luftës dhe për të mbrojtur integritetin territorial të Ukrainës.

    Top Channel

  • Takimi Macron-Zelensky në Paris: Nuk ka një plan të finalizuar paqeje për Ukrainën

    Takimi Macron-Zelensky në Paris: Nuk ka një plan të finalizuar paqeje për Ukrainën

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një konference për shtyp me Emmanuel Macron në Paris, përsëriti se asnjë diskutim mbi garancitë e sigurisë nuk mund të zhvillohet pa ukrainasit dhe evropianët.
    Zelensky theksoi se qeveria e tij po bën çdo përpjekje për të arritur një fund të luftës , duke vënë në dukje se kjo duhet të bëhet “me dinjitet”. Ai shtoi se vendi i tij ka nevojë për “garanci të forta sigurie” për të siguruar pavarësinë e tij.
    “Rusia duhet ta ndalojë luftën që e nisi vetë. Është lufta e saj dhe duhet ta përfundojë”, tha ai.

    Në të njëjtën kohë, ai theksoi se thelbi i qëndrimeve ukrainase mbetet i pandryshuar: “të ruhet pavarësia e Ukrainës”.

  • “Ballkani i domosdoshëm për BE-në”, Rama: Drejtësia bën edhe gabime, por ruajmë pavarësinë e saj

    “Ballkani i domosdoshëm për BE-në”, Rama: Drejtësia bën edhe gabime, por ruajmë pavarësinë e saj

    Ballkani Perëndimor ka një rëndësi për Evropën. Këtë linjë mbajti kryeministri Edi Rama në një intervistë për podcastin austriak “East Side Stories” ku theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë brenda vitit 2030 në Bashkimin Europian nuk është thjesht një ambicie.
    “Nuk e bëjmë këtë “detyrë shtëpie” për t’i kënaqur ata. E bëjmë këtë detyrë për të ndryshuar Shqipërinë dhe për ta bërë Shqipërinë më evropiane, më demokratike, më të bazuar në institucionet e veta dhe jo tek personalitetet e veta”, tha Rama.
    Kreu i qeverisë u ndal dhe te drejtësia e re teksa theksoi se qeveria e tij po bën gjithçka që të mos cënohet pavarësia e saj. Por pranoi se institucionet mund të bëjnë gabime.

    “A është perfekte? Jo. A bëjnë gjithashtu gabime? Sigurisht që bëjnë. Por në fund të ditës, duhet të bëjmë gjithçka që të mos prekim pavarësinë që u kemi dhënë atyre”, tha shefi i qeverisw.
    Rama sqaroi edhe projektin e dhëndrit të Presidentit të SHBA, Jared Kushner në ishullin e Sazanit. Ai tha se miqësia mes tyre do të vijojë dhe përtej mandatit të Trump në krye të SHBA.
    “Ata erdhën, vizituan, e duan këtë vend, u kthyen dhe pastaj filluan të mendojnë se si të bëjnë diçka.  Mendoj se ky është një investim dhe kjo është një miqësi që zgjat shumë kohë, prandaj do të mbijetojë edhe pas Trump-it, kështu që nuk është aspak një miqësi politike”, tha Rama.
    Sa i përket përplasjeve politike në SHBA mes Donald Trump dhe Xhorxh Soros, Rama preferoi të mos jepte një koment. Megjithatë theksoi se Shqipëria është mikpritëse ndaj miqve.

  • Lubonja: Mënyra e qeverisjes së këtyre është mbajtja me tendera e klientëve të vet

    Lubonja: Mënyra e qeverisjes së këtyre është mbajtja me tendera e klientëve të vet

    Analisti, Fatos Lubonja, theksoi se zv.kryeministrja Belinda Ballukut i kishte kërkuar vartësit të saj Evis Berberit që ta hiqte nga lista e tenderave një biznesmen të lidhur me PD.

    Ai theksoi se mënyra e qeverisjes së Ballukut-Berberit ishte që të ‘mbajnë klientelën e tyre dhe ta rrisin atë.

    “Këtu bëhet fjalë për mënyrë qeverisje. Unë pashë midis të tjerësh, mesazhe që shkëmbente Balluku me Berberin. Diku bëhej fjalë për një biznesmen që ishte i lidhur me PD. Dhe kjo i thoshte atij që ‘këtë nuk dua më ta shikoj në fare në lista e tenderave’.

    Cila është mënyra e qeverisjes së tyre?
    Mënyra e qeverisjes së tyre është që ne do mbajmë klientelën tonë dhe do rrisim klientelën tonë. Bëjmë atë parimin tonë ‘që vidh që të marrësh pushtet dhe merr pushtet që të vjedhësh’. Pra ky është thelbi i gjësë të kërkosh prova.

  • Plani i paqes/ Analiza e DW: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

    Plani i paqes/ Analiza e DW: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

    GJERMANI-Ministri i Jashtëm Johann Wadephul,  duke iu referuar planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, theksoi rëndësinë e një paqeje të besueshme dhe afatgjatë. “Ajo që mund të quhet paqe duhet të jetë një paqe e besueshme dhe e drejtë”, tha Wadephul për televizionin gjerman, ARD, “tagesthemen”.
    “Mund të jetë që jemi në prag të një armëpushimi. Nëse do të jetë një marrëveshje paqeje, kjo është ende shumë e hapur.” Një marrëveshje paqeje ka kuptim vetëm nëse ofron një garanci se do të zgjasë. Por garancitë e sigurisë – të cilat deri më tani përshkruhen vetëm në mënyrë të paqartë në planin amerikan – kanë rëndësi të madhe, sipas Ministrit të Jashtëm gjerman.
    Rrezik i një sulmi të ri rus
    Wadephul theksoi se Rusia e filloi luftën, ajo refuzon një armëpushim dhe “shkel ligjin ndërkombëtar dhe thjesht vazhdon të qëllojë”. Ai paralajmëroi për rrezikun që Rusia, e cila aktualisht është e angazhuar në një grumbullim masiv ushtarak, të sulmojë përsëri pas një marrëveshjeje paqeje.
    “Dyshoj se kjo do të jetë e mundur shumë shpejt”, vazhdoi Wadephul. Gjermania dhe partnerët e saj evropianë janë “avokatë të Ukrainës” dhe do të përfaqësojnë interesat e Evropës në këtë proces. Plani i qeverisë amerikane përmban pika “që sipas nesh, sipas perspektivës evropiane vlerësohen ndryshe”. Shumë nga këto pika duhet të diskutohen përsëri. Ai nuk dha detaje të mëtejshme. Në fund të fundit, megjithatë, është “vendim sovran i Ukrainës” se çfarë nënshkruan dhe çfarë jo.
    Wadephul paralajmëron nga nxitimi
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ushtruar tani presion mbi Ukrainën duke lëshuar një ultimatum duke kërkuar pranimin e planit deri të enjten – përndryshe, ai me sa duket synon të tërheqë mbështetjen e SHBA-së. Megjithatë, Wadephul paralajmëroi kundër “nxitimit” në një intervistë me programin e lajmeve “tagesthemen”.
    Plani, i paraqitur nga SHBA-të si një hap drejt paqes, përfshin 28 pika. Ai kërkon lëshime të shumta nga Ukraina ndaj Rusisë. Wadephul shpjegoi se detajet vetëm kohët e fundit u ishin bërë të njohura evropianëve. Një kundërpropozim po hartohet “me shumë urgjencë”. “Ka ende shumë punë për t’u bërë”.
    Siç njoftoi qeveria britanike, partnerët e Ukrainës do të takohen në margjinat e samitit të G20 për të diskutuar një armëpushim të plotë. Kryeministri Keir Starmer theksoi, se Britania do të vazhdojë koordinimin e ngushtë me Uashingtonin dhe Kievin për të arritur paqen në Ukrainë./DW

  • Rama “i ruan vendin”, nuk e zëvendëson Ballukun, por posti i ministres mbetet “bosh”

    Rama “i ruan vendin”, nuk e zëvendëson Ballukun, por posti i ministres mbetet “bosh”

    edi rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për rastin Balluku në konferencën për shtyp të përbashkët me komisioneren e zgjerimit të BE, Marta Kos. I pyetur nëse do ta zëvendësojë në postin e zv.kryeministres, Rama u shpreh qartë se nuk do të emërojë asnjë tjetër në vend të Ballukut. Kryeministri theksoi se aktualisht qeveria e Shqipërisë nuk ka një zv.kryeministre dhe as një ministre në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë 
    “Nuk u kuptuam. Pezullimi është vendim i një gjykate, që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese, si një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv. Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë, se cili është qëndrimi i saj. Nuk jemi në kushtet kur duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit mund të diktohet ndonjë lëvije e qeverisë. për momëntin, qevria e Shqipërisë nuk ka një zv.kryeminsitre dhe nuk ka në ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë.”, tha Rama.

    Më herët gjatë konferencës, kreu i qeverisë paralajmëroi se çështja do shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Rama tha se do të kërkohet sqarim te Gjykata e Posaçme, për një masë që siç e nënvizoi vazhdimisht, cenon pavarësinë e ekzekutivit dhe tejkalon kompetencat e një institucioni drejtësie. Ndër të tjera, kryeminsitri theksoi se sa të jetë ai në krye të qeverisë, çdo vendim i drejtësisë do të respektohet, pavarësisht kostot që mund të ketë për socialistët./ZËRI

  • “Rruga jonë drejt BE, për liritë dhe mundësitë”/ Rama: Identiteti digjital në Shqipëri, realitet nga viti i ardhshëm

    “Rruga jonë drejt BE, për liritë dhe mundësitë”/ Rama: Identiteti digjital në Shqipëri, realitet nga viti i ardhshëm

    Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij hapës në samitin “Growth Plan, Our Pathway to EU”, ku theksoi se plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht një itinerar drejt Brukselit, por një udhërrëfyes drejt lirive dhe mundësive të tregut evropian, të cilit, siç tha ai, qytetarët e rajonit i përkasin historikisht. 
    Rama u ndal te dështimet e së kaluarës për bashkëpunim rajonal, duke theksuar se rajoni ka humbur shumë mundësi teksa ka mbetur peng i konflikteve të vjetra:“Më mirë vonë se kurrë, mund të thotë dikush, pas gjithë atyre shanseve të humbura kur trenat e bashkëpunimit u nisën dhe ne mbetëm në platformë. Duhet të shkojmë drejt të ardhmes, jo të mbetemi te mosmarrëveshjet e së kaluarës.” 
    Ai theksoi se Evropa është ndërtuar përmes veprimit dhe jo pritjes, dhe se ky samit shënon pikërisht momentin për të ecur përpara:  “Nuk jemi këtu për të shtyrë punët, por për të ndërtuar së bashku atë që kërkohet të bëjmë sot.” 
    Rama theksoi gjithashtu se qytetarët shpesh nuk e ndiejnë drejtpërdrejt procesin e integrimit, por përfitojnë përmes uljes së kostove, lirisë së lëvizjes dhe shërbimeve më të shpejta. Një shembull konkret, sipas tij, është heqja e tarifave të roaming-ut me Bashkimin Evropian: 
    “Vitin e ardhshëm tarifat e roaming-ut me BE do të hiqen. Ky është një tjetër kufi artificial që bie mes nesh dhe Evropës.” 
    Në fokus ishte edhe transformimi digjital i rajonit. Kryeministri njoftoi se Ballkani është në prag të një epoke të re me identitetin digjital të unifikuar, ndërsa për Shqipërinë ky hap do të bëhet realitet shumë shpejt: “Revolucioni digjital dhe identiteti digjital në Ballkan do të pasqyrojnë standardet evropiane. Jam krenar t’ju them se nga viti i ri identiteti digjital në Shqipëri bëhet realitet.” 
     

  • Leskaj: Projektbuxheti 2026 thellon problemet strukturore të ekonomisë dhe varfërinë

    Leskaj: Projektbuxheti 2026 thellon problemet strukturore të ekonomisë dhe varfërinë

    Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj deklaroi sot se projektbuxheti 2026 dhe paketa fiskale që e shoqëron nuk adresojnë problemet strukturore të ekonomisë shqiptare, por përkundrazi i thellojnë ato.
    Duke marrë fjalën në Kuvend teksa po diskutohet pr.buxheti për vitin që vjen, Leskaj tha se dokumentet e paraqitura reflektojnë një filozofi vazhdimësie, mbështetje të PPP-ve, rritje të shpenzimeve të administratës publike, orientim drejt konsumit dhe mungesë vizioni për zhvillim.
    Sipas tij, projektbuxheti paraqet disa problematika kryesore, mes tyre mungesën e një minimumi jetik si instrument social, forcimin e një modeli ekonomik pa vlerë të shtuar, rritjen e pabarazisë dhe përkeqësimin e treguesve socialë.
    Deputeti Leskaj theksoi se bujqësia, arsimi dhe shëndetësia mbeten të nënfinancuara, ndërsa klima e biznesit dobësohet dhe korrupsioni rritet.
    Leskaj u shpreh se industria prodhuese dhe bujqësia, dy sektorët kyç për një rritje të qëndrueshme, janë në rënie të vazhdueshme, çka sipas tij duhet të alarmojë politikëbërësit.
    Ai theksoi se Shqipëria mbetet i vetmi vend në rajon pa një minimum jetik të përcaktuar, duke shtuar se paga minimale vendoset në mënyrë arbitrare, pa një prag që reflekton koston reale të jetesës.
    Duke iu referuar të dhënave të institucioneve ndërkombëtare, Leskaj deklaroi se mbi 60% e rritjes së PBB-së vjen nga konsumi familjar dhe ai publik, ndërsa bujqësia dhe industria prodhuese janë në rënie, duke prodhuar një ekonomi të varur nga shteti dhe jo nga sektori prodhues.
    Ai theksoi se rritja e shpallur e mirëqenies është vetëm nominale, pasi qytetarët vijojnë të preken nga rritja e çmimeve të ushqimeve, energjisë dhe produkteve bazë.
    “Ende nuk kompensohet rritja e çmimeve, ndërsa inflacioni i viteve të fundit ka konsumuar fuqinë blerëse të familjeve”, tha ai.
    Leskaj kritikoi mungesën e transparencës për kontratat PPP dhe vuri në dukje se ulja e deklaruar e borxhit publik mbetet e diskutueshme për shkak të borxhit të fshehur që rëndon mbi taksapaguesit.
    “Sipas INSTAT, 20% e qytetarëve jetojnë në varfëri ekstreme, ndërsa 40% e shpenzimeve të një familjeje mesatare shkojnë për ushqime bazë. Rritja e çmimeve të ushqimeve me rreth 30% në 3-4 vitet e fundit, ka goditur veçanërisht shtresat më të brishta”, theksoi ai.
    Leskaj vuri në dukje se pensionistët dhe punonjësit me paga të ulëta do të vijojnë të jetojnë në kufijtë e varfërisë, ndërsa shtresa e mesme treg

  • Berisha shkon sot në SPAK, do pyetet për herë të parë mbi ngjarjet e 21 Janarit

    Berisha shkon sot në SPAK, do pyetet për herë të parë mbi ngjarjet e 21 Janarit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme, ku do të pyetet për herë të parë për ngjarjet e 21 janarit 2011, ku gjatë një demonstrate të organizuar nga opozita e asaj kohe (PS) u vranë 4 protestues.
    “Do të shkoj, nesër do të jem aty”, tha Berisha dje (18 nentor), duke e konsideruar si një hetim politik.
    Kryedemokrati theksoi se më 21 Janar u tentua të pushtohej Kryeministria, teksa theksoi se ishte protesta më e dhunshme.
    “PS kishte agjendë dhune, kuptohet pse përdoret dhuna”, tha ai, ndërsa u shpreh se Rama është përgjegjësi kryesor.