Tag: theksoi

  • Begaj pret kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Presidenti: Bashkë ne do të jemi më të fortë

    Begaj pret kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Presidenti: Bashkë ne do të jemi më të fortë

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Giuseppe Cavo Dragone.
    Kreu i Shtetit, pasi e uroi për detyrën dhe e falënderoi për përzgjedhjen e Shqipërisë për vizitën e tij të parë në rajon, shprehu edhe një herë vlerësimin për misionin dhe rolin e NATO-s.
    Presidenti Begaj theksoi se prania e NATO-s në rajon dhe prezenca e KFOR-it në Kosovë dëshmojnë për rëndësinë dhe vëmendjen që NATO i kushton rajonit tonë.

    “Të jemi së bashku, të diskutojmë së bashku, të gjejmë zgjidhjet së bashku sepse vetëm nëse jemi të unifikuar dhe bashkë, ne do të jemi më të fortë. Paqja dhe siguria janë dy fjalë magjike jo vetëm për rajonin tonë në kohërat që po jetojmë. Ne duhet të punojmë fort për t’i garantuar ato”, u shpreh Presidenti i Republikës.
    Kreu i Shtetit theksoi se duhet të mbështesim Kosovën që të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare dhe të rrisë bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe iniciativave rajonale.
    Presidenti i Republikës theksoi se Shqipëria ka rritur buxhetin e mbrojtjes, vijon modernizimin e Forcave të Armatosura dhe ka shtuar përfaqësimin e saj në misionet dhe operacionet e NATO-s.
    “Është shumë i rëndësishëm, – nënvizoi Presidenti Begaj, – investimi në projektet infrastrukturore, si Korridori VIII dhe porti i ri Porto Romano, të cilat realizojnë ndërlidhjen strategjike dhe rrisin lëvizshmërinë ushtarake”./vizionplus.tv 

  • “Bashkë dhe të unifikuar”/ Presidenti Begaj, pret Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s

    “Bashkë dhe të unifikuar”/ Presidenti Begaj, pret Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s

    Kreu i Shtetit, pasi e uroi për detyrën dhe e falënderoi për përzgjedhjen e Shqipërisë për vizitën e tij të parë në rajon, shprehu edhe një herë vlerësimin për misionin dhe rolin e NATO-s. Presidenti Begaj theksoi se prania e NATO-s në rajon dhe prezenca e KFOR-it në Kosovë dëshmojnë për rëndësinë dhe vëmendjen që NATO i kushton rajonit tonë.
    “Të jemi së bashku, të diskutojmë së bashku, të gjejmë zgjidhjet së bashku sepse vetëm nëse jemi të unifikuar dhe bashkë, ne do të jemi më të fortë. Paqja dhe siguria janë dy fjalë magjike jo vetëm për rajonin tonë në kohërat që po jetojmë. Ne duhet të punojmë fort për t’i garantuar ato”, – u shpreh Presidenti i Republikës.
    Kreu i Shtetit theksoi se duhet të mbështesim Kosovën që të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare dhe të rrisë bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe iniciativave rajonale. Presidenti i Republikës theksoi se Shqipëria ka rritur buxhetin e mbrojtjes, vijon modernizimin e Forcave të Armatosura dhe ka shtuar përfaqësimin e saj në misionet dhe operacionet e NATO-s.
    “Është shumë i rëndësishëm, investimi në projektet infrastrukturore, si Korridori VIII dhe porti i ri Porto Romano, të cilat realizojnë ndërlidhjen strategjike dhe rrisin lëvizshmërinë ushtarake”, shtoi Begaj.

  • Albin Kurti nderon dëshmorët e Koshares në 26-vjetorin e betejës së lavdishme

    Albin Kurti nderon dëshmorët e Koshares në 26-vjetorin e betejës së lavdishme

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kryer sot homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares”, në përkujtim të 26-vjetorit të betejës heroike të Koshares. Ai ka nderuar rënien e 114 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kujtuar sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të luftëtarëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.Në një fjalim pas homazheve, Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e kësaj beteje, duke u shprehur: “Ne vijmë këtu te varret e dëshmorëve që t’ia kujtojmë e përkujtojmë vetes se sa e lartë ishte sakrifica e tyre, sa e lavdishme është lufta e UÇK-së dhe sa i madh çmimi i lirisë që e gëzojmë, të shtetit të cilin po e ndërtojmë së bashku.”Kryeministri Kurti theksoi se 26 vjet më parë, betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me luftëtarë nga të gjitha njësitet e zonave operative, arritën të thyejnë kufirin që ndante shqiptarët, një kufi i vendosur që nga vitet 1913-1918, duke i hapur rrugën bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë.Përveç kësaj, ai theksoi se gjatë betejës ranë dëshmorë 114 luftëtarë të UÇK-së, me në krye komandantin Agim Ramadani – Katana dhe Sali Çekun, dhe mbi 400 të plagosur. “Përveç heroizmit të luftëtarëve tanë, ishte e rëndësishme që Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte vullnetarë nga shumë shtete, përfshirë Francën, Algjerinë, Italinë, Suedinë dhe Britaninë, ndërsa ushtria serbe kishte mercenarë nga Rusia”, shtoi ai.Kurti theksoi se Beteja e Koshares mbetet një ngjarje që shënon një kapitull të lavdishëm të historisë së Kosovës dhe simbolizon bashkimin e shqiptarëve për liri. Ai përfundoi fjalimin duke nënvizuar se 26 vjet pas kësaj beteje, Kosova po ndërton shtetin e saj, duke u përpjekur për një të ardhme më të sigurt dhe të zhvilluar për qytetarët e saj.

  • Reformat në kujdesin për fëmijët/ Rama: Programi i garancisë europiane, mbështetëse për nevojat bazë

    Reformat në kujdesin për fëmijët/ Rama: Programi i garancisë europiane, mbështetëse për nevojat bazë

    Kryeministri theksoi rëndësinë e garancisë europiane për fëmijët, duke e cilësuar këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm për të siguruar të drejtat e fëmijëve dhe për të krijuar mundësi barazie për çdo fëmijë. Ai theksoi se përmes këtij programi, Bashkimi Europian ka mundësuar përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mundësitë arsimore për fëmijët, duke u fokusuar veçanërisht tek fëmijët me aftësi të veçanta. Përveç kësaj, kryeministri nënvizoi se përfshirja e prindërve në këtë proces është esenciale, dhe si një hap konkret, do të sigurohet ushqimi në shkolla nga bashkitë e çdo qarku. Ky angazhim ka sjellë progres të dukshëm dhe do të vazhdojë të mbështetet dhe zhvillohet më tej falë financimeve të BE-së.
    “Mjafton të shohësh në përmbajtjen e programit të kësaj garancie për fëmijët, që të kuptosh thellësinë e dobisë së të qënit së bashku në fmailjen evropiane dhe thellësinë e të kuptuarit të sensit të solidaritetit në atë familje. Përmes garancisë europiane për fëmijët, BE synon që të drejtat e fëmijëve t’i sigurijë dhe t’i vendosë në foksuin e jetës së vet të përditshme dhe të shumëfishojë të gjitha rrugët dhe mundësitë që çdo fëmije t’i jeet një shans dhe të ketë raport barazie me të tjerët. Në të gjitha këto drejtime, kemi bërë progres të dukshë, ky progres është bazë e sigurtë për të ndërtuar më tutje, duke përfituar nga financimi i BE. Një nga pikat ky synojmë hop sasior dhe cilësor dhe të ndërveprimit me partnerët e tjerë, është adresimi i situatës së 16 mijë fëmijëve me aftësi të veçanta, që janë përfitues të skemave të reja të mbështetjes. Vendosja e qëllimit tonë për të çuar më tutje ndërveprimit me prindërit, duke filluar me dhënien e ushqimit në shkolla nga bashkitë e çdo qarku, shkon në këtë drejtim. “, theksoi ai.

  • ‘Votojmë për ndryshimin’/ Kryetarja e PD Lezhë: Të gjithë në këmbë më 11 maj kundër regjimit

    ‘Votojmë për ndryshimin’/ Kryetarja e PD Lezhë: Të gjithë në këmbë më 11 maj kundër regjimit

    Në një takim të mbajtur nga PD-ASHM në Lezhë, ku lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi kandidatët për qarkun, Kryetarja e PD Lezhë, Donika Ndoj, dha një mesazh të fortë politik. Ajo theksoi se Lezha i ka hije të presë kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, duke iu referuar Berishës. Ndoj u shpreh se pas 12 viteve të keqqeverisjes, vendi ndodhet në prag të një diktature që izolon mendjen dhe shpresën e qytetarëve.

    Sipas saj, fjala e lirë shtypet, drejtësia kontrollohet dhe pasuritë vidhen, ndërsa varfëria thellohet çdo ditë. Ajo paralajmëroi se në këto kushte, heshtja është tradhti dhe qëndresa është detyrë. Ndoj bëri thirrje për pjesëmarrje masive më 11 maj, si një ditë për të ndarë të shkuarën me të ardhmen. Ajo theksoi se është koha për një kapitull të ri për Lezhën dhe Shqipërinë.

    Ndoj:

    Mirëmbrëma, kështu i ka hije Lezhës ta presë kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, profesor doktor Sali Berishën.

    Sot jemi shumë bashkë, jo thjesht për të prezantuar kandidaten, por për të dëshmuar që Lezha është dhe do të mbetet zemra e demokracisë.

    Sot pas 12 vitesh keqqeverisje, jemi në kushtet e instalimit të diktaturës, një diktaturë që nuk ka nevojë për tela dhe gjemba pasi mban të izoluar mendjen dhe shpresën e qytetarëve.

    Një regjim ku fjala e lirë shtypet, drejtësia kontrollohet, pasuritë vidhen dhe shpresa shuhet, bujqësia dita-ditës po zhduket, industria thuajse ka vdekur e varfëria po thellohet në kulm.

    Në këto kushte, heshtja është tradhti dhe qëndresa është detyrë dhe obligim i çdo qytetari shqiptar të qëndrojë më 11 maj.

    Ndaj më 11 maj të votojmë kundër këtij regjimi, për të ndarë njëherë e përgjithmonë të shkuarën me të ardhmen, për të hapur një kapitull të ri për Lezhën dhe Shqipërinë.

  • “Vetëm PS mund të anëtarësoj vendin në BE”/ Kallas ‘rrëzon’ Ramën: Duhet bashkëpunim i të gjitha palëve

    “Vetëm PS mund të anëtarësoj vendin në BE”/ Kallas ‘rrëzon’ Ramën: Duhet bashkëpunim i të gjitha palëve

    Në përgjigje të deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, i cili theksoi se vetëm Partia Socialiste mund të çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Kallas, e ka ‘rrëzuar’ këtë pohim duke theksuar se për realizimin e këtij objektivi është e nevojshme bashkëpunimi i të gjitha palëve politike. Kallas, duke iu referuar përvojës së vendit të tij që tashmë është anëtarësuar në BE, theksoi se mbështetja e qytetarëve shqiptarë për anëtarësimin është e gjerë, por ky proces kërkon një angazhim të përbashkët dhe të koordinuar nga të gjithë aktorët politikë, jo vetëm nga një forcë e vetme.
    Kallas: Unë vij nga një vend që tashmë është anëtarësuar. Për anëtarësim duhet bashkëpunimi i të gjithë palëve. Ajo që kuptoj është që në Shqipëri qytetarët e japin mbështetjen për anëtarësimin gjerësisht.

  • Tarifat e SHBA-së për Shqipërinë/ Rama: Nuk ka arsye për shqetësim, jemi komod

    Tarifat e SHBA-së për Shqipërinë/ Rama: Nuk ka arsye për shqetësim, jemi komod

    Në një deklaratë të tij, Kryeministri Edi Rama theksoi se Bashkimi Europian nuk ka ndikim në përzgjedhjen e fituesve të zgjedhjeve në Shqipëri, duke theksuar se ky është një proces që përcaktohet nga qytetarët e vendit. Ai shtoi se në 11 maj, shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre, ndërsa për sa i përket politikave të reja dhe tarifave, Rama nënvizoi se pozita e Shqipërisë është komode, duke pasur parasysh marrëdhëniet tregtare me Shtetet e Bashkuara. Sipas tij, vendi nuk ka arsye për të pasur shqetësime në lidhje me këto zhvillime, duke theksuar se politika e Shqipërisë është e qartë dhe nuk është e varur nga faktorë të jashtëm.
    “BE nuk vendos se kush fiton zgjedhjet në Shqipëri. Por nuk ka forcë tjetër që e kryen dot këtë mision. Nuk është BE ajo që e përcakton. Në 11 maj, do thoni ato që do thonë ehdhe qytetarët. Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat, është e thjeshtë dhe komode për pozicionin tonë, për volumin e tregtisë që kemi me SHBA. Ne nuk kemi arsye të kemi asnjë shqetësim”, theksoi ai.

  • “Proces me elementë sigurie maksimale”/ Përfaqësuesja e PS në KQZ për votën e diasporës: Ja elementët që duhet të kenë kujdes qytetarët

    “Proces me elementë sigurie maksimale”/ Përfaqësuesja e PS në KQZ për votën e diasporës: Ja elementët që duhet të kenë kujdes qytetarët

    Fletët e votimit për diasporën kanë mbërritur në Shqipëri. Shpërndarja e fletëve për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Evropë, do të bëhet në datat 15-22 prill. Ndërsa për shqiptarët që jetojnë në kontinente të tjera, në datat 15-25 prill.
    Vota për Diasporën do të futet në 3 zarfe e më pas do të dërgohet me postë.
    Përfaqësuesja e Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Elena Xhina, e ftuar në “Tirana Live” tha se përgatitja e zarfeve ka të gjitha elementët e sigurisë.
    “Parku Olimpik është vendi ku do të numërohet vota e Diasporës. Shumë shpejt nis përgatitja e zarfit, që do t’u dërgohet votueseve jashtë vendit. Nga momenti që nis puna, do pesë ditë kohë, që të përgatitet dhe pastaj i shpërndahet postës, që ta dërgojë. Ka masa shumë të rrepta sigurie. Do ketë kamera, që do vëzhgojnë procesin 24 orë. Është një proces me element sigurie maksimale”, tha ajo.
    Ajo komentoi dhe pjesën që fleta e votimit do t’i dorëzohet vetë personit dhe jo familjarëve. Sipas saj, postieri ka detyrë të shkojë tre herë në adresën e shënuar nga votuesi.
    “Ky detyrim vjen nga vendimi që u vendos nga Komisioni Rregullator, ne kërkojmë drejtësi, ligj dhe standarde dhe fshehtësi vote. Kjo mbart rrezikun se disa votues edhe mund të mos gjenden në adresën. Postieri ka detyrimin që të shkojë tre herë në adresë. Shkon në adresë, i lë një shënim se kur do vijë herën e dytë, Kushdo që ka vullnetin për ta ushtruar, do ta gjejë kohën”, theksoi ajo.
    Ajo theksoi se kodi unik i votuesit nuk duhet të dëmtohet dhe po ashtu nuk duhet të ketë shënime mbi të.
    “Pasi zgjedhësit voton, nuk duhet të shkojë në postë, por aty ka një numër dhe kontakton postën. Janë tre zarfe, zarfi i fletës së votimi, zarfi me kodin dhe zarfi i madh, pra zarfi i ambalazhit. Me rendësi është që kodi të jetë i lexueshëm dhe nuk duhet asnjë shënim mbi zarf. Kodi i padëmtuar dhe shenjat e identifikimit”, theksoi Xhina.
    Gjatë diskutimit në studio, Elena Xhina theksoi se vota e Diasporës do t’i besohet Partisë Socialiste.
    “Ne jemi optimistë dhe presim një votë për PS. Me qa sa janë zhvilluar takimet në diasporë, kemi parë një qasje pozitive, pjesëmarrje masive dhe kjo na bën të kemi pritshmëri shumë të larta”, theksoi ajo

  • Berisha: Të gjitha padrejtësitë ligjore në përllogaritjen e pensioneve do marrin fund brenda 3 muajsh

    Berisha: Të gjitha padrejtësitë ligjore në përllogaritjen e pensioneve do marrin fund brenda 3 muajsh

    Në konferencën e përditshme për mediat, kreu i opozitës Sali Berisha shprehu shqetësimin e tij për gjendjen e pensionistëve shqiptarë, duke e cilësuar sjelljen ndaj tyre si një dëshmi të njerëzisë apo ç‘njerëzisë së shtetit. Ai theksoi se pensionistët janë të pa përfaqësuar në mënyrën më të keqe dhe përballen çdo ditë me mjerim, duke shtuar se janë shtresa më e nevojshme që meritojnë më shumë vëmendje dhe përkrahje.
    Kryedemokrati prezantoi disa masa konkrete që do të ndërmarrë Partia Demokratike për të lehtësuar jetesën e pensionistëve, përfshirë vendosjen e minimumit jetik prej 200 euro për pensionistët që marrin më pak se kaq dhe ofrimin e një karte të konsumatorit që do të lehtësojë shpenzimet e pensionistëve.
    Lideri i opozitës deklaroi se pensionistët kanë mbështetur programin e Partisë Demokratike dhe refuzojnë qëndrimin cinik të Edi Ramës ndaj tyre. Berisha theksoi se pensionistët nuk kërkojnë asgjë më shumë se shpërblimin që meritojnë, ashtu siç ndodh në vende si Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Sipas tij, një pensionist në Shqipëri dikur merrte më shumë se në Bullgari dhe Rumani, por sot situata është përkeqësuar. Berisha akuzoi administratën e Ramës për mos-pagimin e sigurimeve shoqërore dhe ndarjen e vetëm 16 milionë eurove për pensionistët nga 8 miliardë euro. Ai shtoi se pensionistët kanë vlerësuar paketën e “dhembshurisë” të ofruar nga qeveria.
    Gjatë konferencës për shtyp, kryetari i PD-së denoncoi ashpër kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si pjesë të një “shpelle intrigantësh” dhe një grupi kriminal që përfshin individë të inkriminuar. Sipas tij, Veliaj është pjesë e një organizate kriminale që përfshin si strukturat familjare, ashtu edhe ato bashkiake, duke theksuar se ky grup ka mundur të arrijë deri aty sa të orkestrojë kurthe dhe manipulime. Ai u shpreh se reagimi dhe përgjimet e fundit të Veliajt përbëjnë dëshmi të një grupi mafioz, të cilët veprojnë pa asnjë normë, ligj apo rregull.
    Më tej, lideri i opozitës e cilësoi Veliajn si pjesë të një “shpelle intrigantësh” dhe një grupi kriminal që përfshin individë të inkriminuar. Sipas tij, Veliaj është pjesë e një organizate kriminale që përfshin si strukturat familjare, ashtu edhe ato bashkiake, duke theksuar se ky grup ka mundur të arrijë deri aty sa të orkestrojë kurthe dhe manipulime. Ai u shpreh se reagimi dhe përgjimet e fundit të Veliajt përbëjnë dëshmi të një grupi mafioz, të cilët veprojnë pa asnjë normë, ligj apo rregull.
    Kryetari i PD-së Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët, paraqiti dhe planin e financimeve të programit të paraqitur, duke theksuar se këto fonde do të vijnë nga ulja e korrupsionit dhe keqpërdorimit të parasë publike. Ai shtoi se fondet do të merren nga ulja e shpenzimeve të panevojshme, si djegësit e Tiranës dhe shpenzimet për avion taksi për kryeministrin, dhe nga realizimi i punëve publike me çmime ndërkombëtare. Berisha po ashtu theksoi se ulja e taksave do të rrisë të ardhurat buxhetore deri në 30% të GDP-së në katër vitet e ardhshme. Ai e vuri theksin në luftën me korrupsionin dhe krimin si burimin kryesor të financimit për këto projekte. Sipas tij, administrata e tepërt dhe keqmenaxhimi i burimeve publike do të ndalen, duke kursyer fonde që mund të shpenzohen për zhvillimin e infrastrukturës.
    Kryedemokrati reagoi edhe lidhur me përdorimin e logove të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha. Ai e cilësoi këtë akt si një vjedhje pronësie, të diktuar nga padroni i tij, Edi Rama. Berisha theksoi se ky është një i gabuar dhe një gjest i dënueshëm.

  • ‘PS kandidon për deputet drejtorin e Ujësjellësit’, Bardhi në Mallakastër: Fshatrat nuk kanë ujë

    ‘PS kandidon për deputet drejtorin e Ujësjellësit’, Bardhi në Mallakastër: Fshatrat nuk kanë ujë

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shprehu shqetësimin dhe revoltat e tij ndaj kandidaturës së drejtorit të Ujësjellësit në Kutë, një zonë ku mungon furnizimi me ujë. Ai theksoi se është e papranueshme që, pas 12 vitesh në pushtet, PS nuk ka adresuar këtë problem në një zonë që ka shumë burime ujore.
    Bardhi gjithashtu theksoi se, pavarësisht situatës aktuale, shpresa për zhvillim nuk ka humbur, pasi PD ka plane për investime që do ta kthejnë Kutën dhe zonat e Mallakastrës në destinacione tërheqëse për turizmin. Ai përmendi agroturizmin si mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e zonës dhe u angazhua për të siguruar mbështetje financiare dhe lehtësira fiskale për ata që investojnë në këtë fushë.
    “Ne duam që të rinjtë të kthehen në shtëpi, të punojnë këtu dhe të pasurohen në vendin e tyre,” tha Bardhi, duke theksuar se PD ka plane konkrete për përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin e zonës.