Tag: theksoi

  • Programi i Koalicionit Euroatlantik i çertifikuar nga ekspertët e CDU, Mateo Spaho në konferencën e AmCham: Premtimet..

    Programi i Koalicionit Euroatlantik i çertifikuar nga ekspertët e CDU, Mateo Spaho në konferencën e AmCham: Premtimet..

    Përfaqësuesi i Koalicionit Euroatlantik, Mateo Spaho, mori pjesë në konferencën ekonomike të Dhomës Amerikane të Tregtisë në bashkëpunim me Revistën Monitor, ku prezantoi disa prej nismave të programit të koalicionit për mbështetje ekonomike dhe luftës kundër korrupsionit në Shqipëri.
    Në fjalën e tij, Spaho theksoi se ndërhyrjet direkte janë të domosdoshme për të mbështetur familjet dhe çiftet e reja. Ai tha se një pikë e programit është financimi për 20 mijë çifte të reja për të blerë shtëpinë e parë brenda katër viteve. Ky plan, siç theksoi Spaho, do të lehtësojë jetesën e shumë familjeve dhe do të ofrojë ndihmë për pagimin e kredive të buta.
    Një tjetër pjesë e programit është mbështetja për familjet me fëmijë, ku do të ofrohen deri në 20 mijë euro për ata që kanë një fëmijë të tretë. Ky masë, e cila do të përfshijë deri 2 mijë familje, do të kërkojë një buxhet total prej rreth 40 milionë euro, një shumë që është vetëm 0.5% e buxhetit të shtetit.
    “Unë besoj se nevojitet një ndërhyrje e drejtpërdrejtë për sa i përketë pagesave, për sa i përketë çifteve të reja për shtëpinë parë, për të paguar një pjesë të kredive të buta. Plani jonë është që në katër vite, të financohen minimalisht 20 mijë çifte të reja për shtëpinë e tyre të parë, për ta bërë jetën e tyre më të thjesht. Imagjinoni se çfarë po ndodh në qytett kryesore të Shqipërisë në vlerën për metër katror. Ne planifikojmë dhe është bërë dhe humor një vit më parë, për sa i përkjet fëmijës së tretë. Po për fëmijën e parë dhe të dytë të kemi në total një ndihmë për sa i përket familjeve me dy fëmij, një ndihmë dhe kryesore dhe të rëndësishme për familjet që duan të bëjnë dhe një fëmij të tretë. Është 20 mijë euro shuma e të gjitha benefiteve që do t’i jepeshin këtyre familjeve. Do thonë po çështë kjo 20 mijë euro. E dini ju që sot në shqipëri fatkeqësisht nuk lindin më shumë se 20-25 fëmijë. Dhe familjet që kanë një fëmij të tretë janë vetëm 2 mijë. E gjithë kjo masë do të kushtonte jo më shumë se 40 milionë euro. Një buxhet që është 8 miliardë euro, 0,5 të buxhetit të shtetit” – tha ai.
    Spaho theksoi se programi i Koalicionit euroatlantik është çertifikuar nga ekspertë të CDU-CSU gjermane dhe është i dizejnuar për të përmirësuar kushtet e jetesës për familjet shqiptare. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e pastërtisë së figurave që paraqesin oferta në fushatë, që sipas tij edhe pse kanë probleme me drejtësinë dhe kryesisht SPAK-un, dalin me premtime në fushatë. Spaho foli për rëndësinë e vetingut të politikanëve dhe kalimin e PPP-ve në një sitë verifikimi për të kontrolluar angazhimet e koncesionarëve dhe korrektësinë e kontratave publike.
    “Programi jonë është çertifikuar nga dy ekspertët kryesor të CDU-CSU gjermane që punojnë edhe sot në Parlamentin gjerman të CDU-së dhe të Fondacionit “Konrad Adenauer”. Dhe elementi tjetër që unë besoj ka shumë rëndësi. Kushdo të zgjedhin qytetarët shqiptarë, do të duhet të zgjedhin jnhjerëz që të kenë fytyrë me të cilët bëjnë permtimet e tyre. Ne nuk mundet të premtojmë ulje taksash, ose më pak korrupsion gjë që është problemi kryesor sot në Shqipëri, nëse kemi drejtpërdrejtë probleme me SPAK-un. Siç kanë dy partitë kryesore sot në Shqipëri. Gjërat që mund të themi janë shumë të bukura, por duhet të jemi të besueshëm. Atëherë elementi minimal është që së paku mos të kemi probleme me drejtësinë, është bazike që të jemi të besueshëm. Dhe elementi tjetër është që pikërisht sepse duam të ndërtojmë një Shqipëri me sa më pak korrupsion, duhet të ndërhymë me vetingun e politikanëve. Ky ligj është depozituar në parlament dhe ka një vit e gjysmë që nuk vihet as në rend dite dhe natyrisht nuk do të vihet në këtë situatë. Elementi i dytë është me ligjin anti-korrupsion dhe anti-mafie, ku do të kalojnë në sitë të gjitha PPP-të. Ato janë kontrata të firmosura, ne nuk mundet t’i presim me sopatë, por do të duhen të kalojnë në sitë verifikimi. Të gjithë koncensionarët i kanë kryer detyrat e tyre apo jo” – u shpreh përfaqësuesi i Koalicionit Euroatlantik.
    Në lidhje me sistemin tatimor, Spaho foli për tatimin mbi fitimin 9% si një sistem të thjeshtuar dhe konkurrues, që bazohet në ndihmën për familjet. Ai theksoi se ky sistem është një mundësi për Shqipërinë për t’u bërë më konkurruese në rajon dhe për të rritur mirëmenaxhimin e parasë publike.
    “Dhe të gjitha elementet e tjera kanë lidhje me një situatë ku pagesa e taksave do të kryehet në raport me familjet në një bazë familjare. E ka sot e gjithë Europa perëndimore këtë gjë. Atëherë çfarë ndiodh nëse unë vendos vendos të punoj dyfish dhe gruaja ime vendos që të mbajë në shtëpi një fëmij të parë, të dytë ose të tretë qoftë. Atëherë idea është që unë tatohem shumë më shumë. Nëse do të rrinim të dy në punë do të tatoheshim shumë më pak se ky sistem tatimor progresiv që kemi sot. Kështu që sistemi tatimor për mendimin tim duhet të jetë i sheshtë, konkurrues dhe në bazë familjare. Sepse kush ka një ose dy fëmijë, domethënë ka shpenzimet dhe i ka më të larta, në raport me një çift që ende nuk ka fëmij. Pra, kjo gjë duhet marrë parasysh. Tatimi mbi fitimin duhet të jetë 9% dhe i sheshtë, sepse Shqipëria duhet të jetë konkurruese në raport me vendet e tjera të rajonit, siç është Mali i Zi që e ka 9% dhe natyrisht në këtë sens është e domosdoshme një mirëmenaxhim të parasë publike” – tha më tej Spaho.

  • ‘BE nuk është gati për zgjerim’, Genc Pollo: Anëtarësimi i pamundur, PS po e përdor integrimin si propagandë

    ‘BE nuk është gati për zgjerim’, Genc Pollo: Anëtarësimi i pamundur, PS po e përdor integrimin si propagandë

    Në një intervistë televizive me Edvin Parrucën, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Genc Pollo, ofroi një analizë të thelluar mbi pengesat reale që po e mbajnë Shqipërinë jashtë Bashkimit Europian. Ai theksoi se problemi nuk lidhet vetëm me përmbushjen e standardeve nga ana e Shqipërisë, por edhe me strukturat e brendshme të BE-së, të cilat aktualisht nuk favorizojnë një raund të ri zgjerimi.
    Sipas Pollos, kushtëzimet nga Gjermania dhe Franca nuk janë të reja, por pjesë e një politike të kahershme që reflekton mungesën e vullnetit për zgjerim, pa një reformë të thellë institucionale brenda vetë BE-së.
    “Ka dy aspekte kryesore që e vështirësojnë anëtarësimin e Shqipërisë: mungesa e vullnetit të brendshëm për të përmbushur objektivisht standardet dhe sfidat e brendshme të Bashkimit Evropian”, – u shpreh Pollo.
    Ai theksoi se qeveria gjermane dhe ajo franceze kanë vendosur prej vitesh që zgjerimi duhet të paraprihet nga reforma të brendshme – veçanërisht në mënyrën e vendimmarrjes brenda unionit. Aktualisht, shumë vendime kërkojnë unanimitet, gjë që paralizon funksionimin e BE-së në fusha si politika e jashtme dhe zgjerimi. Sipas propozimeve të reja, këto vendime duhet të kalojnë në shumicë të cilësuar – një ndryshim që Pollo e cilëson si thuajse të pamundur për shkak të rezistencës së vendeve të vogla, që nuk duan të humbasin të drejtën e vetos.
    Në këtë kontekst, kritikoi qasjen e qeverisë shqiptare, sidomos të kryeministrit Rama, për të relativizuar realitetin europian dhe për të ushqyer iluzione tek qytetarët, ndërsa e vlerësoi opozitën si më të sinqertë dhe realiste në këtë çështje.
    “Në praktikë, kjo do të thotë se gjasat për një anëtarësim të plotë janë pothuajse zero. Prandaj edhe tentativat relativizohen nga vetë BE-ja – një pikëpamje që është artikuluar nga Kryeministri Rama, por nuk është përkrahur nga asnjë figurë serioze brenda vetë Bashkimit Evropian”, – theksoi Pollo.

  • “Do të sjellim taksën e sheshtë 10%”/ Berisha: Synojmë të krijojmë klimë miqësore për biznesin

    “Do të sjellim taksën e sheshtë 10%”/ Berisha: Synojmë të krijojmë klimë miqësore për biznesin

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi sot në selinë blu programin ekonomik të forcës që drejton, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 11 majit. Në një konferencë për mediat, ai theksoi ndarjen ideologjike që, sipas tij, karakterizon këtë garë elektorale: “Dy filozofi përballen në këtë fushatë – liria ekonomike dhe ajo e kufizimit të saj”.
    Berisha theksoi rikthimin e taksës së sheshtë prej 10% si një masë kyçe në programin e PD-së, duke premtuar se tatimi mbi pagat do të përgjysmohet nga niveli aktual prej 23%. “Në tre muajt e parë të qeverisjes sonë, pagat e gjithë rrogëtarëve shqiptarë do të rriten me 13%. Kjo është një rritje e paparë në 12 vite”, deklaroi ai.
    Në paketën fiskale të prezantuar përfshihen edhe:
    -Heqja e TVSH për biznesin e vogël deri në 180 mijë euro xhiro vjetore;
    -Ulja e taksës së transferimit të pronës nga 15% në 2%;
    -Taksa e ndikimit në infrastrukturë do të ulet nga 8% në 2%;
    -Taksat lokale do të kufizohen në maksimumin 1% të xhiros, nga niveli aktual deri në 10%;
    -Ulja e TVSH-së nga 20% në 15%, për ta kthyer në një nga më të ulëtat në Evropë.
    Berisha u shpreh se qëllimi i kësaj filozofie është krijimi i një klime të favorshme për biznesin, nxitja e investimeve dhe rritja e menjëhershme e të ardhurave për qytetarët. Ai e mbylli fjalën me një thirrje për zgjedhësit: “Ftoj shqiptarët të bëjnë zgjedhjen e tyre mes plaçkitjes dhe lirisë ekonomike”.

  • Berisha thirrje diasporës: Votoni ndryshimin për tu ndarë nga e keqja që po zbraz Shqipërinë

    Berisha thirrje diasporës: Votoni ndryshimin për tu ndarë nga e keqja që po zbraz Shqipërinë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me banorët e Njësisë 15 në Tiranë, ku ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë të Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Në fjalën e tij nga Vaqarri, Berisha theksoi se ‘fshati meriton të njëjtën infrastrukturë si një lagje qyteti’.
    ‘Ne kishim dhe kemi një filozofi, fshati, fshatari duhet të gëzojë të njëjtën infrastrukturë, pra të njëjtën rrugë, të njëjtin furnizim me ujë, të njëjtin furnizim me energji elektrike, të njëjtat kanalizime, të njëjtën  shkollë si lagjja e qytetit. Të shpallje një vendim të tillë, të dukej një gjë e vështirë, por absolutisht ishte plotësisht e mundshme. Dhe me këtë projekt ne ndërtuam dhe rindërtuam në zonat rurale 8300 kilometra rrugë’, theksoi Berisha.
    Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar nga Njësia 15 në Tiranë, se brenda vitit të parë të qeverisjes së demokratëve, do rriten subvencionet për fshatin dhe fermerët. ‘Ne vitin e parë jemi këtu, ua jap fjalën që subvencionin për ju do ta ngremë në nivelin e Maqedonisë, Kosovë, Mal i Zi dhe Serbisë, nivel që është 5 herë më i madh se ky sot. Do subvencionojmë çdo fidan që mbillni. Do subvencionojmë çdo lopë, dele, apo dhi. Do subvencionojmë çdo njësi prodhimi që merrni nga toka juaj’, tha kreu i PD-së, Sali Berisha me banorët e Vaqarrit.
    Gjatë fjalës së tij, Kryedemokrati Sali Berisha nuk la pa përmendur edhe skandalin e qeverisë së Edi Ramës me shpërdorimin dhe vjedhjen e fondeve të BE-së. ‘Ua dha edhe këtyre hajdutëve me të cilët vodhi 130 mln euro, djegësit të Tiranës. Brukseli kanë ata një njësi, si prokurori të luftës kundër korrupsionit, i kapi në flagrancë duke vjedhur. I kapi dhe i ndërpreu fondin menjëherë dhe vazhdoi hetimi për të lëshuar mandat arrestin. Edi Rama njeriu direkt përgjegjës për këtë, Krifcën ish ministre, e mori direkt këshilltare çka do të thotë se paratë i kishte vjedhur bashkë me të. Po mirë nëqoftëse ti kryeministër dhe të tjerët e gjejnë se kjo paratë nuk ua ka dhënë fermerëve, por i ka përdorur për qëllime krejt të tjera, si mund ta marrësh atë këshilltare për bujqësinë.Ajo e ka vendin pas hekurave,’ theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me banorët e Njësisë Nr. 15 në Tiranë.
    Në fund të fjalës së tij,  Kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha lëshoi edhe një thirrje diasporës që të refuzojë fotografimin e votës për zgjedhjet e 11 majit. ‘Ju bëj thirrje në emër tuaj, të gjithë vëllezërve në diasporë, të cilët po nisin votimin, të votojnë për ndryshimin, të votojnë këtë vit, që është viti i tyre për tu ndarë me këtë të keqe të madhe, që po e zbraz dhe po e shkreton Shqipërinë. Ju bëj thirrje, refuzoni dhe mos bëni asnjë fotografi të votës tuaja, sepse ju duhet të jeni qytetarë të mirë të vendeve ku jetoni. Dhe në vendet ku jetoni dënohet me ligj fotografimi i votës. Prandaj mos zbatoni kodin dhe kërkesën e këtyre mafiozëve të cilët duan të ju kontrollojnë vullnetin tuaj, qëndroni njerëz të lirë, shqiptarë dinjitozë dhe votoni për ndryshimin’, theksoi Berisha.

  • “Vazhdoj detyrën deri në krijimin e…”, Albin Kurti sqaron situatën politike

    “Vazhdoj detyrën deri në krijimin e…”, Albin Kurti sqaron situatën politike

    Në mbledhjen e 258 të Qeverisë Kurti, e zhvilluar këtë të mërkurë, Kryeministri Albin Kurti sqaroi situatën pas pamundësisë së konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe theksoi se qeverisja e tij do të vazhdojë deri në formimin e qeverisë së re, në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e vendit.
    Kurti u shpreh se pamundësia për konstituimin e Kuvendit ishte si pasojë e mosvotimit nga partitë opozitare për verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj. Ai theksoi se disa nga deputetët që nuk pranuan formalisht mandatet e tyre kërkojnë që ai të japë dorëheqjen, por sipas tij, qeveria do të vijojë detyrat e saj deri në krijimin e institucioneve të reja.
    “Konstituimi i Kuvendit u pamundësua sepse partitë opozitare nuk votuan për verifikimin e mandateve të deputetëve të tyre. Ata që nuk pranuan formalisht mandatet po kërkojnë nga unë që formalisht të mos jem Kryeministër. Qeveria jonë është në detyrë, pavarësisht se efektivisht kemi dhënë dorëheqjen që nga 23 marsi i këtij viti, kur kemi përmbushur mandatin, por që nga ajo ditë e deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga legjislatura e 9-të, Qeveria jonë ushtron të gjitha përgjegjësitë e pushtetit ekzekutiv në bazë të legjislacionit në fuqi,” tha Kurti.
    Kurti theksoi se në emër të kabinetit të tij, i ishte drejtuar Kuvendit me një letër, ku e njoftoi për statusin e qeverisë pas datës 23 mars. Ai theksoi se dorëheqja e plotë nuk mund të jepet pasi do të krijohej një vakuum institucional, dhe kjo do të ishte kundër ligjit.
    “Ne e dimë se ligji është i qartë, një qeveri në udhëheqje vazhdon detyrat e saj deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Kemi funksione të kufizuara, por kurrë nuk mund të ketë ndalim të funksionimit të qeverisë. Kemi shembuj të presidentëve dhe kryeministrave të kaluar, siç ishte Thaçi, Haradinaj dhe Hoti, të cilët kanë qëndruar në detyrë deri në krijimin e qeverive të reja,” shtoi ai.
    Kryeministri Kurti theksoi gjithashtu se si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, ai dhe ekipi i tij janë të angazhuar për të vazhduar përpara dhe për të formuar institucionet e legjislaturës së 9-të. Ai siguroi qytetarët se pavarësisht zhurmës opozitare dhe disa mediave, Republika e Kosovës po ecën përpara në fushat e ekonomisë, demokracisë, rendit dhe ligjit, sigurisë dhe paqes.
    “Ne po vazhdojmë të veprojmë në interes të qytetarëve, duke ecur përpara dhe duke mbajtur shtetin të funksionojë. Të gjithë duhet të besojnë se Kosova po ecën përpara në të gjitha aspektet e zhvillimit,” përfundoi Kurti.

  • Fruthi përhapet në 58 shtete të botës, OBSH thirrje për vaksinim: Mënyra më e sigurtë për mbrojtje

    Fruthi përhapet në 58 shtete të botës, OBSH thirrje për vaksinim: Mënyra më e sigurtë për mbrojtje

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për përpjekje më të mëdha për të luftuar shpërthimin e fruthit, që ka prekur tashmë 58 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara, ku dy fëmijë kanë humbur jetën. OBSH theksoi se vaksina kundër fruthit është e sigurt dhe efektive, duke kërkuar nga shtetet që të intensifikojnë masat për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.
    Kate O’Brien, drejtoreshë e departamentit të vaksinave në OBSH, theksoi se fruthi është një nga viruset më ngjitëse dhe bëri apel për vaksinim të gjerë për të ndaluar shpërthimet. Ajo gjithashtu shmangu komentet ndaj kritikave të presidentit amerikan Donald Trump dhe sekretarit të Shëndetësisë, Robert Kennedy Jr., i njohur për qëndrimet e tij skeptike ndaj vaksinave. O’Brien theksoi se, ndonëse Shtetet e Bashkuara po punojnë për të ndaluar shpërthimin, ende nuk është arritur mjaftueshëm për të kontrolluar situatën, e cila ka epiqendrën në Teksas.
    Ajo gjithashtu përmendi se rënia e nivelit të vaksinimit, pjesërisht për shkak të pengesave të shkaktuara nga pandemia e COVID-19, ka kontribuar në përhapjen e fruthit, duke bërë thirrje për veprime të menjëhershme dhe të qëndrueshme për të ndaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Lami: Sondazhet e thonë qartë, PD dukshëm më pak mbështetje se PS

    Zgjedhjet e 11 majit/ Lami: Sondazhet e thonë qartë, PD dukshëm më pak mbështetje se PS

    Analisti Roland Lami, i ftuar në emisionin “Real Story“, i cilësoi të rrezikshme dhe aspak ligjore fjalët e Sali Berishës, i cili premtoi se nëse fiton më 11 maj do të lirojë të burgosurit.
    Ai theksoi se Sali Berisha edhe në sondazhe del shumë herë më poshtë se Partia Socialiste.
    “Ne futemi tani në ditët e nxehta të fushatës dhe premtimet elektorale intensifikohen. Kur diferencat janë të mëdha, trendet janë të dukshme dhe japin shifra që është e vështirë të përmbysen. Diferenca mes partisë së parë dhe të dytë është shumë e madhe përtej marzhit të gabimit, që kanë sondazhet.
    Ka një shqetësim ekspertësh, se ka një numër të madh njerëzish, që nuk janë në proces gjykimi, por hetimi. Kur shkon drejt formave populiste, por që janë dhe të dëmshme. Janë të dëmshme, sepse janë forma bipartizane, janë forma që nuk kanë të bëjnë me respektimin e ligjit.”, theksoi ai.

  • ‘PS synon 21 mandate në Tiranë’, Felaj: Drejtësia sot është më e pavarur se kurrë

    ‘PS synon 21 mandate në Tiranë’, Felaj: Drejtësia sot është më e pavarur se kurrë

    Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, ka deklaruar se synimi i PS-së në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Tiranës është arritja e 21 mandateve. Në një intervistë televizive, ajo theksoi se në zgjedhjet e mëparshme partia ka qëndruar në kufirin mes 18 dhe 19 mandateve, por këtë herë objektivi është më ambicioz.
    “Jemi në prag të çeljes së fushatës. Fushata kërkon punë dhe përgjegjësi. Edhe kur kam qenë në listat e mbyllura, kam punuar për të maksimizuar rezultatin. Rëndësi ka që PS të fitojë dhe rezultati të jetë domethënës,” u shpreh Felaj, e cila është në garë për mandatin e saj të pestë në Kuvend.
    Ajo shtoi se vendosja e objektivave bazohet në trendët historike dhe analizat e deritanishme, por theksoi se struktura e PS-së në Tiranë është në mobilizim të plotë për të rritur rezultatin zgjedhor.
    Felaj ndaloi edhe te drejtësia, duke nënvizuar se sistemi aktual është më i pavarur se kurrë. Sipas saj, goditjet ndaj elementëve kriminalë nuk janë tregues se krimi është shtuar, por përkundrazi, se efikasiteti i drejtësisë ka ardhur në rritje.
    “Në të kaluarën nuk ka pasur goditje sepse drejtësia nuk ishte kaq e pavarur sa është sot. Krimi nuk ka qenë i zbuluar më parë, tani ka më shumë efikasitet. Krimi i organizuar është një sfidë globale,” deklaroi ajo.
    Felaj theksoi se ky është një rezultat konkret i reformës në drejtësi dhe mbështetja ndaj institucioneve të reja duhet të vazhdojë.

  • Ish-shtëpia e Enver Hoxhës hap dyert si qendër kulturore, Gonxhja: ‘Vila 31′, platformë e promovimit të artit

    Ish-shtëpia e Enver Hoxhës hap dyert si qendër kulturore, Gonxhja: ‘Vila 31′, platformë e promovimit të artit

    Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja, theksoi sot se “Vila 31 x Art Explora” është një hapësirë ku bashkëjetojnë kujtesa historike dhe krijimtaria e gjallë e së tashmes. Gjatë ceremonisë për pritjen e rezidentëve të parë nga Franca, Tunizia, Libani, Malta, Italia dhe vende të tjera, Gonxhja shpjegoi se transformimi i ish-rezidencës historike në një qendër inovative artistike dhe kulturore është një shembull i përkushtimit për promovimin e artit dhe kulturës si motorë të zhvillimit ekonomik dhe forcimit të identitetit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
    Gonxhja theksoi se “ArtExplora” nxit eksplorimin krijues dhe ndërveprues mes kombeve dhe komuniteteve, duke rrëzuar hierarkitë dhe duke ofruar një hapësirë për artistët e lirë nga e gjithë bota. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e promovimit të artistëve të rinj vendas, duke ofruar mbështetje dhe mundësi për shprehjen e krijimtarisë së tyre.
    Ministri njoftoi mbështetje nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për dhjetëra artistë dhe aktivitete, që do të zhvillohen në “Vila Art Residence” dhe më gjerë. Ai gjithashtu vlerësoi festivalin që po zhvillohet në Durrës, duke e cilësuar si një ngjarje të rëndësishme edukative dhe demokratike për Shqipërinë.
    Në përfundim, Gonxhja theksoi se kultura është themel për ndërtimin e një të ardhmeje më të hapur dhe më gjithëpërfshirëse, dhe se krijimi i një scene kulturore vibrante dhe dinamike është një nga prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare.

  • Begaj takim me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s: Prania e Aleancës dhe KFOR-it në rajon, garanci sigurie

    Begaj takim me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s: Prania e Aleancës dhe KFOR-it në rajon, garanci sigurie

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Giuseppe Cavo Dragone.
    Kreu i Shtetit, pasi e uroi për detyrën dhe e falënderoi për përzgjedhjen e Shqipërisë për vizitën e tij të parë në rajon, shprehu edhe një herë vlerësimin për misionin dhe rolin e NATO-s.

    Presidenti Begaj theksoi se prania e NATO-s në rajon dhe prezenca e KFOR-it në Kosovë dëshmojnë për rëndësinë dhe vëmendjen që NATO i kushton rajonit tonë.
    “Të jemi së bashku, të diskutojmë së bashku, të gjejmë zgjidhjet së bashku sepse vetëm nëse jemi të unifikuar dhe bashkë, ne do të jemi më të fortë. Paqja dhe siguria janë dy fjalë magjike jo vetëm për rajonin tonë në kohërat që po jetojmë. Ne duhet të punojmë fort për t’i garantuar ato”, – u shpreh Presidenti i Republikës.
    Kreu i Shtetit theksoi se duhet të mbështesim Kosovën që të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare dhe të rrisë bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe iniciativave rajonale.
    Presidenti i Republikës theksoi se Shqipëria ka rritur buxhetin e mbrojtjes, vijon modernizimin e Forcave të Armatosura dhe ka shtuar përfaqësimin e saj në misionet dhe operacionet e NATO-s.
    “Është shumë i rëndësishëm, – nënvizoi Presidenti Begaj, – investimi në projektet infrastrukturore, si Korridori VIII dhe porti i ri Porto Romano, të cilat realizojnë ndërlidhjen strategjike dhe rrisin lëvizshmërinë ushtarake”.