Tag: theksoi

  • Rusia përgatitet të sulmojë NATO-n, Medvedev: Finlanda dhe Suedia janë targeti jonë

    Rusia përgatitet të sulmojë NATO-n, Medvedev: Finlanda dhe Suedia janë targeti jonë

    Rusia tashmë e ka një synim, ai është sulmi ndaj shteteve më të reja të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Objektivin e ka bërë me dije Ish-Presidenti i Rusisë dhe njeriu më i afërt i Vladimir Putin, Dmitry Medvedev. I pranishëm në një event me të rinjtë rusë, Medvedev theksoi se anëtarët e rinj të NATO-s janë target i sulmeve nukleare ruse.
    “Le të jemi të sinqertë, nuk ka asnjë vend i cili e ka fuqizuar sigurinë e tij si rezultat i anëtarësimit në NATO. Polonia, vendet Baltike dhe së fundmi Finlanda me Suedinë janë një shembull i qartë i kësaj. Statusi i vendeve të paangazhuara, u dha atyre një avantazh të qartë për shkak të gjeopolitikës së tyre dhe shumë faktorëve të tjerë. Tania ta janë në një bllok armiqësor me ne. Kjo do të thotë se ata automatikisht do të bëhen target i forcave tona, duke përfshirë edhe sulmet ushtarake dhe madje armët nukleare”, tha Dmitry Medvedev, Zv/Kryetar i Këshillit të Sigurisë Ruse.
    Medvedev përmendi parimin e perëndimit “paqe përmes forcës” e cila po dështon. Sipas Medvedev, hakmarrja është i vetmi mjet që ndalon perëndimin të kërcënojë Rusinë.
    “Ata, liderët perëndimorë mësuan me kujdes udhëzimet e paraardhësve të tyre. Fatkeqësisht, të riformatosh këtë qasje në të ardhmen e afërt është jorealiste. E vetmja gjë që i ndalon është kërcënimi i hakmarrjes. Kjo është përgjigja jonë e mundshme ndaj parimit të tyre të vetëmburrur “paqe përmes forcës”… Cila është përgjigjja, mund të pyesni. Por përgjigja është e qartë. Frika është duke funksionuar, të tjerat, jo”, shtoi Medvedev.
    Në lidhje me Ukrainën, Medvedev shtoi se, fati i saj është i paracaktuar. Ai theksoi se ajo çka do të mbetet nga Ukraina nuk duhet të anëtarësohet me NATO-n. Politikani theksoi se Rusia gjithashtu nuk do të toleronte që Ukraina të bashkohej me asnjë aleancë ushtarake që mbështet një rend botëror unipolar. “Ne duhet të bëjmë gjithçka që kjo të ndodhë”, theksoi ai.

  • Donald Trump: I zhgënjyer nga Rusia, Putin të ndalojë sulmet dhe të negociojë

    Donald Trump: I zhgënjyer nga Rusia, Putin të ndalojë sulmet dhe të negociojë

    Presidenti amerikan Donald Trump thotë se është shumë i zhgënjyer me Rusinë dhe beson se Presidenti Vladimir Putin duhet të ndalojë së shtëni mbi Ukrainën dhe të bëjë marrëveshje.
    ”Volodymyr Zelensky është më i qetë dhe dëshiron një marrëveshje”, theksoi Trump pas takimit me presidentin ukrainas në Kishën e Shën Pjetrit.
    ”Takimi ynë shkoi mirë. Zelensky po bën një punë të mirë dhe dëshiron një marrëveshje. Ai ka kërkuar më shumë armë”, shtoi Trump.

    “Mendoj se po, theksoi Trump në përgjigje të pyetjes nëse sipas mendimit të tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të ishte i gatshëm të lëshonte Krimenë si pjesë të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.
    “Krimea u dorëzua vite më parë, pa asnjë të shtënë. Pyeteni Obamën”, theksoi Trump.Shën Pjetri është zyra më e bukur që kam parë ndonjëherë. Ishte një pamje shumë e bukur”, theksoi Trump duke iu referuar takimit me Zelenskyn në prag të funeralit të Papa Françeskut.

  • “PD-PS dinë të bashkëpunojnë”/ Analisti Lita: Oferta të ulëta politike, po dekurajojnë votuesin shqiptar…

    “PD-PS dinë të bashkëpunojnë”/ Analisti Lita: Oferta të ulëta politike, po dekurajojnë votuesin shqiptar…

    Analisti Lavdrim Lita, i ftuar në një studio televizive foli për situatën aktuale politike, duke theksuar se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë një ofertë të ulët për qytetarët, e cila, sipas tij, dekurajon masivisht votuesit. Lita theksoi se Kryeministri Edi Rama po përpiqet të dekurajojë votuesit e opozitës, ndërsa Sali Berisha nuk ka arritur të ngrejë një vrull shoqëror për ndryshim, por është fokusuar te besnikët e tij tradicionalë.
    Në këtë mënyrë, ato kanë favorizuar individë besnikë që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka në parlament sipas udhëzimeve të liderëve të partisë. Lita shpjegoi arsyet se pse ndodhin këto fenomene dhe theksoi se situata aktuale është pasojë e një produkti të bashkëpunimit midis PS dhe PD. Ai po ashtu theksoi se pasojat e ndryshimeve kushtetuese, si dhe mbyllja e Kodit Zgjedhor në korrik të vitit të kaluar, kanë sjellë përdorimin e listave të mbyllura, të cilat kanë mbyllur gjithashtu mundësitë për konkurrencë të brendshme në partitë politike.
    “Rama dhe Berisha kanë dhënë raste ku dinë të bashkëpunojnë. Produktet dhe pasojat që diskutojmë sot janë pasojë e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 dhe mbylljes së kodit zgjedhor në korrik të vitit të kaluar, ku u miratuan listat e mbyllura. Ky ndryshim ka mbyllur edhe partitë politike, duke futur në to besnikët nga njëra anë, dhe anonimet e suksesshme nga ana tjetër, të cilët janë të gatshëm të bëjnë çfarëdo në Parlament sipas urdhrave të shefit. Oferta e të dyja palëve është e ulët dhe e dekurajon në masë të madhe votuesin.
    Rama po përpiqet të dekurajojë votuesit e opozitës që të dalin në zgjedhje, dhe duke mos dalë as shumica heshtur, ai e ka fitoren pothuajse në xhep. Berisha duhej të kishte pasur një qasje ndryshe, jo destruktive, në këtë fushatë. Kjo do të thoshte të ngrihej një vrull shoqëror për ndryshim, por për shkak të karrierës politike, problemeve me ligjin, me ndërkombëtarët ai nuk mund të bënte një qasje pozitive. Për të bërë këtë, do duheshin figura të reja, por ai zgjodhi besnikët e tij, si Jozefina Topalli, Edmond Spaho, Edi Paloka dhe njerëzit e gardës së vjetër të PD, të cilët i flasin militantëve dhe jo shoqërisë së studiuar jashtë, e cila përbën një numër të caktuar në sektorin privat ose publik.
    Ky është problemi, pasi partitë e mëdha luajnë me letra të hapura dhe duhet të zgjedhësh të keqen më të vogël”, tha Lita. Ndërsa sa i përket Lulzim Bashës. Lita tha se ai është angazhuar në një fushatë të gjerë mediatike dhe një fushatë në terren, ku ka përzgjedhur kandidatë që kanë një mbështetje të caktuar në qarqet përkatëse. Këta kandidatë kanë nga 3.000 deri në 5.000 vota personale dhe Basha synon që partia e tij të fitojnë 3 deri në 4 mandate deputetësh.

  • Tryezë shkencore në Prishtinë: Rrugëtimi i Kosovës drejt UNESCO-s

    Tryezë shkencore në Prishtinë: Rrugëtimi i Kosovës drejt UNESCO-s

    Instituti Albanologjik në Prishtinë, përmes Degës së Folklorit, organizoi tryezën shkencore me temën “Rrugëtimi drejt UNESCO-s: Vlerat e kulturës jomateriale në listën e trashëgimisë botërore: përvojat nga Shqipëria”. Ky aktivitet mblodhi studiues e ekspertë të trashëgimisë kulturore për të ndarë përvoja dhe për të diskutuar hapat që Kosova duhet të ndjekë për të bërë pjesë të saj UNESCO-n.Në fjalën e tij, Naim Berisha nga Instituti Albanologjik theksoi rëndësinë e përvojës shqiptare, duke e cilësuar atë si një udhërrëfyes të çmuar për Kosovën në këtë proces. “Po prezantojmë një rrugëtim të suksesshëm që miqtë tanë nga Shqipëria kanë ndjekur drejt UNESCO-s,” tha ai.Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, theksoi se aktivitete të tilla shërbejnë për të ndihmuar edhe njohjen e dukurive të tjera të trashëgimisë kulturore shqiptare.Ekspertë të fushës ndanë përvojat e tyre nga përgatitja e dosjeve për elementë të ndryshëm të trashëgimisë shqiptare. Muzikologu Vasil Tole theksoi rëndësinë e zbatimit të konventave ndërkombëtare mbi trashëgiminë, ndërsa antropologia Dorina Arapi nënvizoi se çdo dosje për UNESCO duhet të jetë e mbështetur nga ekspertiza antropologjike.Etnologia Amanda Kodra Hysa foli për ndryshimet në qasjen e UNESCO-s gjatë viteve të fundit, duke sjellë si shembull rastet e dosjes së xhubletës dhe kërcimit të Tropojës, të cilat janë përgatitur në mënyrë paralele. Ndërsa etnologia Afërdita Onuzi theksoi se përfshirja në UNESCO duhet të fillojë me njohjen dhe vlerësimin fillimisht nga vetë komuniteti që ka krijuar elementin e trashëgimisë.Tryeza kishte për qëllim informimin dhe përgatitjen për procesin e hartimit të dosjes për pasurinë kulturore dhe shpirtërore që Kosova synon ta përfshijë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Instituti Albanologjik në Prishtinë, përmes Degës së Folklorit, organizoi tryezën shkencore me temën “Rrugëtimi drejt UNESCO-s: Vlerat e kulturës jomateriale në listën e trashëgimisë botërore: përvojat nga Shqipëria”. Ky aktivitet mblodhi studiues e ekspertë të trashëgimisë kulturore për të ndarë përvoja dhe për të diskutuar hapat që Kosova duhet të ndjekë për të bërë pjesë të saj UNESCO-n.Në fjalën e tij, Naim Berisha nga Instituti Albanologjik theksoi rëndësinë e përvojës shqiptare, duke e cilësuar atë si një udhërrëfyes të çmuar për Kosovën në këtë proces. “Po prezantojmë një rrugëtim të suksesshëm që miqtë tanë nga Shqipëria kanë ndjekur drejt UNESCO-s,” tha ai.Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, theksoi se aktivitete të tilla shërbejnë për të ndihmuar edhe njohjen e dukurive të tjera të trashëgimisë kulturore shqiptare.Ekspertë të fushës ndanë përvojat e tyre nga përgatitja e dosjeve për elementë të ndryshëm të trashëgimisë shqiptare. Muzikologu Vasil Tole theksoi rëndësinë e zbatimit të konventave ndërkombëtare mbi trashëgiminë, ndërsa antropologia Dorina Arapi nënvizoi se çdo dosje për UNESCO duhet të jetë e mbështetur nga ekspertiza antropologjike.Etnologia Amanda Kodra Hysa foli për ndryshimet në qasjen e UNESCO-s gjatë viteve të fundit, duke sjellë si shembull rastet e dosjes së xhubletës dhe kërcimit të Tropojës, të cilat janë përgatitur në mënyrë paralele. Ndërsa etnologia Afërdita Onuzi theksoi se përfshirja në UNESCO duhet të fillojë me njohjen dhe vlerësimin fillimisht nga vetë komuniteti që ka krijuar elementin e trashëgimisë.Tryeza kishte për qëllim informimin dhe përgatitjen për procesin e hartimit të dosjes për pasurinë kulturore dhe shpirtërore që Kosova synon ta përfshijë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

  • Rama me biznesin e vogël: Me taksën progresive 140 mln euro janë lënë në xhepat e qytetarëve

    Rama me biznesin e vogël: Me taksën progresive 140 mln euro janë lënë në xhepat e qytetarëve

    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me biznesin e vogël në Shkodër për të prezantuar nismat ekonomike të qeverisë në mbështetjen e tyre.
    Kryeministri Edi Rama, theksoi se falë reformave të ndërmarra, ekonomia shqiptare ka fituar premisa të reja zhvillimi. Ai nënvizoi rëndësinë e taksimit progresiv, duke theksuar se 93% e të punësuarve në sektorin publik dhe privat paguajnë më pak se 10% taksë mbi të ardhurat, një rezultat i drejtpërdrejtë i ndryshimit të modelit fiskal.
    Rama bëri të ditur se përmes kësaj politike, janë kursyer rreth 1.4 miliardë euro për familjet shqiptare në dekadën e fundit.

    Ai theksoi se ky sistem nuk do të ndryshojë, ndërsa po punojnë për një ide të re, e cila do të krijojë lehtësira për bizneset të cilët kalojnë 140 mijë euro xhiro në vit.
    Rama: Taksa progresive është më impenjative për ata që fitojnë shumë. Në gjithë fashën që prek, 93% të punonjësve, në privat ose në shtet, taksa është 0-10% dhe për këtë arsye 140 mln euro në vit janë lënë në xhep punponjësve që janë jo pak. 1.4 mld. Vlerë që shteti nuk e ka marrë. Do të ishin një para shumë e madhe për qeverinë që ne të bënim investime. Por kemi preferuar që t’ua lëmë njerëzve. Edhe tavanin nuk do ta prekim, edhe sistemi do të mbetet njësoj, deri në 100 mijë euro do të jetë pa TVSH. Jemi duke punuar për një ide të re për të krijuar lehtësira për ata që e kalojnë 140 mijë, por duhet ta diskutojmë./vizionplus.tv

  • “Berisha po luan me kohën, por s’i shpëton dot drejtësisë’, avokati Beqiri reagon ashpër: Burg i përjetshëm e pret

    “Berisha po luan me kohën, por s’i shpëton dot drejtësisë’, avokati Beqiri reagon ashpër: Burg i përjetshëm e pret

    Seanca për kalimin ose jo për gjykim për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të pandehurit e tjerë lidhur me dosjen ‘Partizani’, pritet të jepet ditën e enjte.
    Gjatë seancës së sotme, e fundit paraprake, gjyqtarja Fjorela Davidhi rrëzoi disa prej kërkesave të avokatëve mbrojtës për pavlefshmëri të provave të SPAK.
    Avokatit Idajet Beqiri, i ftuar në një emision televiziv theksoi se mbrojtja e Sali Berishës po krijon artifica me qëllim shtyrjen e procesit. Kjo shtyrje shprehet avokati vjen edhe për shkak të qëndrimit tolerues të Gjykatës së Posaçme.
     
    “Këto kërkesa për pavlefshmëri të akteve dhe papërdorshmëri të tyre, këto janë kërkesa që parashtrohen nga avokatët që sa nis procesi te gjyqtari i seancës paraprake dhe Gjykata i ka rrëzuar njëherë këto, por sot ata kanë gjetur akte të tjera. Gjatë rrugës ata gjejnë akte të tjera dhe ia shtrojnë gjykatës. Kanë arritur ta zvarrisin çështjen, deri sa shkoi në 7 muaj, kur ligjërisht për një muaj duhej të përfundonte. Berisha po e zvarrit procesin. Të enjten nuk do të jepet vendimin, por do të vijojnë kërkesat e avokatëve.”, tha ai.
    Ai theksoi se pengesat e krijuara nga mbrojtja e Sali Berishës janë të kota pasi aktet e Prokurorisë tashmë janë të përdorshme dhe kjo është goditje e vërtetë në adresë të ish-kryeministrit.
    “Janë artifica të kota nga Berisha dhe avokatët tij, sidomos tashmë, që aktet janë të përdorshme, aktet janë të vlefshme. Kjo është në kuptimin e vërtetë të fjalës një goditje e vërtetë për pretendimet e Berishës, por avokatët e tij po përpiqen ta shtyjnë me çdo kusht”, theksoi avokati.
    Ai theksoi se Sali Berisha do të shkojë në burg jo vetëm për dosjen Partizani, por ndaj tij rëndojnë çështje të tjera, që mund t’i kushtojnë rëndë.
    “Kompleksi “Partizani”, siç thonë një shprehje të Kosovës, është “parahaja”, por ka dhe çështje të tjera që Saliu do shkojë në burg të përjetshëm. Edhe këtu te ‘Partizani” rrezikon burgun”, theksoi ai.
    Gjithsesi do të jetë gjyqtarja Fjorela Davidhi, e cila do të vendosë të enjten në orën 13:00 nëse dosja ndaj ish kryeministrit do të kalojë për gjykim sipas kërkesës së SPAK, do të pushohet, apo do t’i kërkohet Prokurorisë së Posaçme hetime të tjera plotësuese.

  • GJKKO “rrëzon” Berishën për Partizanin, avokati: Rrezikon burgim të përjetshëm

    GJKKO “rrëzon” Berishën për Partizanin, avokati: Rrezikon burgim të përjetshëm

    Seanca për kalimin ose jo për gjykim për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të pandehurit e tjerë lidhur me dosjen ‘Partizani’, pritet të jepet ditën e enjte.
    Gjatë seancës së sotme, e fundit paraprake, gjyqtarja Fjorela Davidhi rrëzoi disa prej kërkesave të avokatëve mbrojtës për pavlefshmëri të provave të SPAK.
    Avokatit Idajet Beqiri, i ftuar në “Tirana Live” theksoi se mbrojtja e Sali Berishës po krijon artifica me qëllim shtyrjen e procesit. Kjo shtyrje shprehet avokati vjen edhe për shkak të qëndrimit tolerues të Gjykatës së Posaçme.
    “Këto kërkesa për pavlefshmëri të akteve dhe papërdorshmëri të tyre, këto janë kërkesa që parashtrohen nga avokatët që sa nis procesi te gjyqtari i seancës paraprake dhe Gjykata i ka rrëzuar njëherë këto, por sot ata kanë gjetur akte të tjera. Gjatë rrugës ata gjejnë akte të tjera dhe ia shtrojnë gjykatës. Kanë arritur ta zvarrisin çështjen, deri sa shkoi në 7 muaj, kur ligjërisht për një muaj duhej të përfundonte. Berisha po e zvarrit procesin. Të enjten nuk do të jepet vendimin, por do të vijojnë kërkesat e avokatëve.”, tha ai.
    Ai theksoi se pengesat e krijuara nga mbrojtja e Sali Berishës janë të kota pasi aktet e Prokurorisë tashmë janë të përdorshme dhe kjo është goditje e vërtetë në adresë të ish-kryeministrit.
    “Janë artifica të kota nga Berisha dhe avokatët tij, sidomos tashmë, që aktet janë të përdorshme, aktet janë të vlefshme. Kjo është në kuptimin e vërtetë të fjalës një goditje e vërtetë për pretendimet e Berishës, por avokatët e tij po përpiqen ta shtyjnë me çdo kusht”, theksoi avokati.
    Ai theksoi se Sali Berisha do të shkojë në burg jo vetëm për dosjen Partizani, por ndaj tij rëndojnë çështje të tjera, që mund t’i kushtojnë rëndë.
    “Kompleksi “Partizani”, siç thonë një shprehje të Kosovës, është “parahaja”, por ka dhe çështje të tjera që Saliu do shkojë në burg të përjetshëm. Edhe këtu te ‘Partizani” rrezikon burgun”, theksoi ai.
    Gjithsesi do të jetë gjyqtarja Fjorela Davidhi, e cila do të vendosë të enjten në orën 13:00 nëse dosja ndaj ish kryeministrit do të kalojë për gjykim sipas kërkesës së SPAK, do të pushohet, apo do t’i kërkohet Prokurorisë së Posaçme hetime të tjera plotësuese./

  • “Ditët e Bujqësisë 2025” në Lushnjë, Balluku: Produkte cilësore, eksportohen deri në Gjermani, SHBA e Japoni

    “Ditët e Bujqësisë 2025” në Lushnjë, Balluku: Produkte cilësore, eksportohen deri në Gjermani, SHBA e Japoni

    Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, thotë se Panairi i Bujqësisë është shndërruar në një platformë ndërkombëtare bashkëpunimi, në një derë të hapur drejt bashkëpunimeve serioze dhe transferimit të njohurive moderne për fermerët shqiptarë. ”Panairi “Ditët e Bujqësisë 2025” po merr një tjetër përmasë këtë vit: kompanitë më të mëdha ndërkombëtare të sektorit po vijnë për herë të parë në Shqipëri, duke konfirmuar rëndësinë strategjike që ka ky aktivitet për bujqësinë kombëtare dhe më gjerë”, theksoi Balluku.
    Balluku theksoi rëndësinë e futjes së teknologjisë të përparuar në këtë sektor. ”Ashtu sikurse kemi bërë me turizmin, me energjinë, me infrastrukturën dhe bujqësia nuk mund të jetë thjesht një traditë por duhet të futet në inovacion. Myzeqeja pa dyshim është “hambari i Shqipërisë”. Sado që ta shpjegosh me fjalë, vetëm kur e shikon në terren se çfarë bëjnë njerëzit, kupton se 50% në zhvillimin e sektorit ka të bëjë me mundin e njerëzve, angazhimin e tyre dhe lidhjen që kanë me tokën”, tha ajo.

    Balluku informoi se fermerët kanë shtuar sipërfaqet e kultivuara me bimë mjekësore, eksportet e të cilave shkojnë sot drejt Japonisë, Kanadasë, SHBA, Gjermanisë dhe shumë vende të tjera. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e pranishme në këtë event, deklaroi se eksportet shqiptare janë më shumë se 5-fishuar dhe se rritja e eksporteve është një tregues i fuqishëm i kapaciteteve konkurruese dhe i zgjerimit strategjik në tregje të reja.
    ”Në 2013 ishim me 100 milionë euro eksporte në shumë pak tregje, sot jemi në 80 tregje elitare, jemi me 540 milionë euro në fund të 2024-s dhe kemi një objektiv ambicioz me 1 miliard euro në 2030-n”, theksoi ajo. Më tej ministrja Denaj e vuri theksin edhe te siguria ushqimore. ”Ne flasim për sigurinë ushqimore, flasim për një skemë të rëndësishme të mbështetjes me shumë elementë të lidhura me sigurinë ushqimore, ajo që është jo vetëm pika e grumbullimit, e përpunimit, por i gjithë zinxhiri i sistemit laboratorik”, tha ajo.

  • Bido në Konispol: Zëri i kësaj zone nuk duhet të mungojë në Parlament

    Bido në Konispol: Zëri i kësaj zone nuk duhet të mungojë në Parlament

    Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Ardit Bido, zhvilloi një takim të rëndësishëm me banorët e Konispolit, në një atmosferë të mbushur me energji dhe pjesëmarrje të gjerë qytetare.
    Gjatë fjalës së tij, Bido theksoi lidhjen e tij personale dhe politike me këtë zonë:“Unë këtu vij me zemër, jam çdo vit dhe do të jem çdo vit. Kam 17 vjet që flas publikisht për Konispolin, për fshatrat e tij, për nevojën që kjo zonë të ketë më shumë vëmendje institucionale dhe mediatike.”
    Në mesazhin e tij politik, Bido u ndal veçanërisht te rëndësia e përfaqësimit të drejtpërdrejtë të zonës në Parlament:
    “Nëse nuk zgjedhim ashtu siç duhet, ekziston risku të mbetemi pa një deputet të zonës. Vota për partitë e vogla, edhe kur përfaqësohen nga njerëz të ndershëm, është votë e çuar dëm, sepse sistemi nuk ua jep atyre mundësinë të fitojnë mandat. Dhe për pasojë, Konispoli mbetet pa zë, pa përfaqësim.”
    Ai theksoi se njohja e territorit dhe e problematikave të tij është themeli i çdo angazhimi:
    “Mund t’i rendis një më një 13 fshatrat e bashkisë së Konispolit, sepse i kam vizituar të gjitha. Mund të flas për rrugën e Janjarit që ka nisur të shtrohet, për potencialin turistik të Ninatit, për sfidat e Markatit, të Shalësit, të Dishatit e të Vërvës, për investimet që duhen në Mursi, Xarrë, Shendelli e Vrinë, për problemet me ujin në Çiflik dhe në Konispol. E di ku është ‘Bregu i Koçit’ dhe çfarë i mungon.”
    Në fund, Bido bëri një thirrje të qartë:
    “Të trokasim derë më derë në çdo fshat të bashkisë. T’i themi çdo qytetari se për të pasur zgjidhje, duhet më parë të kemi një zë që i njeh këto rrugë dhe këto halle. Dhe ky zë do të jetë aty, vetëm nëse vota nuk shpërdorohet.”

  • PD fushatë me premtime të kushtueshme! Ku do gjenden paratë pas 11 majit? Teliti: Nuk do shpikim rrotën…

    PD fushatë me premtime të kushtueshme! Ku do gjenden paratë pas 11 majit? Teliti: Nuk do shpikim rrotën…

    Dorian Teliti, eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, i ftuar në emisionin Log në Neës 24, ka folur mbi pyetjen se si do të financohen premtimet e PD-së për Shqipërinë. Ai theksoi se, megjithëse premtimet kanë një kosto, ato janë të realizueshme dhe nuk janë të parashikuara të realizohen brenda 100 ditëve të para, por kërkojnë një periudhë më të gjatë kohore.
    Teliti theksoi se PD-ja nuk ka për qëllim të shpikë rrotën, por të ofrojë zgjidhje për disa nga sfidat madhore që ka Shqipëria, përfshirë rritjen e prodhimit vendas dhe reduktimin e abuzimeve. Në lidhje me financimin, ai theksoi se një nga prioritetet e PD-së është paketa e “Dhembshurisë”, e cila synon të sigurojë një minimum jetik prej 200 euro për qytetarët. Ai gjithashtu përmendi se aktualisht, ekonomia shqiptare ka një varësi të madhe nga importet, duke pasur parasysh që prodhimi vendas është shumë i ulët. Ky është një nga sfidat që PD-ja synon të adresojë, duke rritur prodhimin dhe duke krijuar kushte për një ekonomi më të qëndrueshme.
    Ad