Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, bashkë me Zonjën e Parë, Armanda Begaj, kanë votuar mëngjesin e sotëm për zgjedhjet parlamentare. Në një deklaratë për mediat, ai theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, duke e konsideruar këtë proces si të veçantë pasi është i pari që zhvillohet pas hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Presidenti Begaj u shpreh se procesi zgjedhor po zhvillohej qetësisht dhe theksoi se zgjedhjet janë të rëndësishme për qytetarët, për vendin dhe për forcimin e demokracisë. Ai theksoi se zgjedhjet duhet të përmbushin standardet më të larta dhe të jenë një festë e vërtetë ku qytetarët mund të shprehin lirshëm vullnetin e tyre.
“Zgjedhjet duhet të plotësojnë standardet më të mira. Kjo ditë duhet të jetë një festë, ku qytetarët duhet të shprehin lirshëm vullnetin e tyre, pa presion dhe me përgjegjshmërinë se zëri i tyre do të dëgjohet. Po kështu, duhet të jetë procesi i administrimit dhe numërimit,”- tha Begaj.
Ai gjithashtu u shpreh se në fushatën zgjedhore duhet të ketë ballafaqim idesh dhe ofertash dhe shtoi se nuk duhet të lejohet përdorimi i gjuhës bullizuese. Sipas tij, një gjuhë e tillë është e papranueshme, si për politikanët, ashtu edhe për qytetarët.
Tag: theksoi
-

‘Zgjedhje të një rëndësie të veçantë’, Begaj: Duhet të plotësojnë standardet më të mira
-

Kandidati i Lapaj u kap me kokainë/ Rama: Mund të krijohen forca engjëllore, por kur…
Kryeministri i vendit, Edi Rama komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai theksoi se partitë e reja kanë thjesht emrin e ri, por në mendësi janë të vjetra.
“Ideja që një realitet konkret, në jetën reale të një vendi, mund të krijohen forca engjëllore, të cilat do të sjellin pastërtinë e madhe dhe do bëjnë çlirimin e madh, është një ide, që kudo që është eksperimentuar ka prodhuar një moment mbështetje fillimisht, por nga mbrapa ka sjell vetëm qesharakizimi të vetë subjektivet kësaj natyre dhe aty ku kanë pasur mundësinë të fusin duart dhe hundët në punët e qeverisë, kanë bërë dëme të mëdha.
Sa i përket kësaj historie, unë nuk hyj tek ata, që nëse dikush nga një parti e caktuar kapet nga një gabim apo faj, kjo e fajëson partinë, por unë hyj tek ata që thonë se mënyra se si reagon përcakton staturën e një partie”, tha ai.
I pyetur se si i shikon partitë e reja, nëse do arrijnë të hyjnë në Kuvend, Rama u shpreh në Real Story:
“Edhe këneta në një krah nuk shkonte fare. E vendos populli dhe është i respektuar kushdo që vjen atje, përveç kënetës kuptohet, për të cilën nuk kam asnjë respekt”, theksoi ai. -

Kina dhe SHBA përballen në Zvicër për tarifat, tensionet tregtare në prag të një takimi kyç
Kina dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të takohen fundjavën e ardhshme në Zvicër për të hedhur themelet e negociatave tregtare, për herë të parë që kur Donald Trump vendosi tarifa për mallrat kineze dhe Pekini iu përgjigj me të njëjtën monedhë.
Ministria kineze e Tregtisë paralajmëroi se Kina “nuk do të sakrifikojë qëndrimin e saj parimor” dhe do të “mbrojë drejtësinë” gjatë takimit midis zëvendëskryeministrit He Lifeng, Sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Scott Bessant dhe Përfaqësuesit të Tregtisë të SHBA-së, Jamieson Greer.
Në një deklaratë, Pekini theksoi se nëse SHBA dëshiron të zgjidhë problemin përmes negociatave, ato duhet të përballen me pasojat e tarifave të njëanshme, të cilat kanë një ndikim negativ jo vetëm në SHBA, por edhe në nivel global. “Nëse Shtetet e Bashkuara flasin në një mënyrë dhe veprojnë në një tjetër, Kina nuk do të bie dakord”, theksoi Ministria e Tregtisë kineze.
Scott Bessant shprehu gatishmërinë për të zhvilluar bisedime produktive për të rivendosur ekuilibrin në sistemin ekonomik ndërkombëtar. “Pres që do të flasim për uljen e tensioneve, jo për një marrëveshje të madhe tregtare,” tha ai në një intervistë për Fox News.
Takimi i 10 dhe 11 majit do të përqendrohet në uljen e tensioneve, duke shpresuar për deskalim para se të mund të arrihet një marrëveshje për të ecur përpara me negociatat.
Ndërkohë, për të mbështetur ekonominë e saj të dëmtuar nga lufta tregtare dhe rënia e konsumit, Kina njoftoi një ulje të normave të interesit dhe të rezervave të detyrueshme të bankave. Kjo përfshin uljen e normës së interesit për kredinë për ata që blejnë pronën e parë, nga 2.85% në 2.6%.
Pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, administrata e tij vendosi tarifa të reja doganore për mallrat kineze, që arrijnë deri në 145%. Kina u përgjigj me tarifa të ngjashme për importet amerikane, duke shtuar shqetësimet për një recesion global dhe rritje të çmimeve.
Sekretari i Thesarit i SHBA-së theksoi se këto tarifa janë të padurueshme dhe ekuivalente me një embargo. Negociatat e planifikuara për 10 dhe 11 maj do të jenë një mundësi për të filluar një angazhim zyrtar për zgjidhjen e këtij konflikti tregtar.Top Channel
-

Schmidt në OKB: Bosnja është në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit
Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje, theksoi se vendi ndodhet në një “krizë politike, por jo edhe të sigurisë”, dhe se “nuk ka rrezik për luftë”.
Megjithatë, ai theksoi se situata në lidhje me Marrëveshjen e Dejtonit nuk ka qenë kurrë më e keqe dhe se gjithçka nisi pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj presidentit të entitetit serb të Bosnjës, Millorad Dodikut, çka u përdor nga autoritetet e Republikës Sërpska si justifikim për hapa drejt “de facto shkëputjes”, përfshirë nismën për hartimin e një Kushtetute të re për entitetin serb.
“Kjo është kulmimi i politikave që janë zbatuar prej kohësh, për të cilat kam paralajmëruar edhe në raportet e mia të mëparshme”, tha Schmidt.
Ai shtoi se situata ekonomike po përmirësohet lehtësisht, por se vendi ndodhet në një krizë të thellë demografike. Marrëveshja e paqes e Dejtonit, sipas tij, mbetet themeli mbi të cilin mund të ndërtohet e ardhmja e Bosnje e Hercegovinës.
Megjithatë, ai nënvizoi se kjo nuk nënkupton se nuk mund të diskutohen amendamente dhe ndryshime të nevojshme në Kushtetutën shtetërore (e cila është pjesë e Marrëveshjes së Dejtonit).
Schmidt shtoi se, para 30 vjetësh kur përfundoi lufta në Bosnje, “askush nuk e kishte menduar se bashkësia ndërkombëtare do të ishte ende kaq e nevojshme edhe sot”.
Duke e përmbyllur fjalimin, ai u bëri thirrje liderëve të vendit të vazhdojnë rrugën drejt integrimeve evropiane, ndërsa bashkësinë ndërkombëtare e ftoi të vazhdojë mbështetjen për vendin dhe qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, në mënyrë që ata “të mos harrohen”.
Nga ana tjetër, kryesuesja e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, deklaroi se Republika Sërpska nuk po e minon Marrëveshjen e Dejtonit, por po e mbështet atë.
Ajo theksoi se po i drejtohej Këshillit të Sigurimit si përfaqësuese e zgjedhur me vota nga Republika Sërpska dhe përsëriti qëndrimin e njohur të këtij entiteti se dëshirojnë rikthimin te “versioni origjinal” i Marrëveshjes së Dejtonit.
Cvijanoviq mbrojti ligjet e miratuara në mënyrë antikushtetuese në entitetin serb, duke i quajtur “jo provokime, por përgjigje legjitime ndaj shkeljeve të vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare”.
Ajo tha se “rivendosja” e Bosnjës është hapi i ardhshëm logjik për të shmangur krizat, dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të votojë zyrtarisht për Schmidtin – dhe, nëse ai nuk ka mbështetje, të caktohet një kandidat tjetër për përfaqësues të Lart.
Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB, John Kelley, deklaroi se SHBA-të mbeten të përkushtuara ndaj stabilitetit në Bosnje dhe ndaj Marrëveshjes së Dejtonit.
“U bëjmë thirrje liderëve të shtrensionojnë situatën dhe të shmangin veprime që mund të nxisin paqëndrueshmëri apo dhunë në vend”, tha Kelley.
Ai shtoi se SHBA “kundërshton çdo përpjekje për shkëputje apo retorikë destabilizuese, dhe si shumica në këtë tryezë, mbështesim sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin shumetnik të Bosnje e Hercegovinës”.
Në fund, ai përshëndeti rolin e misionit EUFOR Althea dhe theksoi rëndësinë e përfaqësuesit të Lartë në mbështetjen e komponentit civil të Marrëveshjes së Dejtonit.
Përfaqësuesi rus në OKB, Vasily Nebenzya, në fjalën e tij akuzoi bashkësinë ndërkombëtare se po përpiqet të ndryshojë arkitekturën e brendshme të vendit dhe të krijojë një shtet unitar.
Ai i cilësoi përpjekjet për ta arrestuar Dodikun si “provokim”, duke përdorur një retorikë të ngjashme me atë të autoriteteve në Republikën Sërpska, megjithëse bëhet fjalë për një vendim të gjykatës shtetërore në procedurë të rregullt.
Karen Pierce, e dërguara e posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, paralajmëroi në Këshillin e Sigurimit se Dodik përbën kërcënimin më të madh për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit./ REL/
-

Trump, “sqarim” për këtë pamje kontraverse
Presidenti amerikan Donald Trump, ka komentuar mbi një foto të postuar në llogarinë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, e cila e shfaqi atë si Papë.
Edhe pse fotografia u postua në profilet e tij private, Trump bëri sikur nuk dinte asgjë për këtë.
“Nuk kisha të bëja fare me të. Dikush më bëri një foto të veshur si Papa dhe e postoi në internet. Nuk e bëra unë, nuk kam idenë se nga erdhi. Mund të jetë inteligjencë artificiale, por realisht nuk e di se nga erdhi”, theksoi Trump.
Edhe pse kjo nuk është e vërtetë, Trump beson se katolikëve u pëlqeu kjo shaka.
Ai akuzoi më tej njerëzit që e konsiderojnë këtë të papërshtatshme se nuk janë në gjendje ta përballojnë një shaka dhe theksoi se nuk po i referohej katolikëve, por mediave që po e raportonin këtë foto.
Përveç kësaj, Trump theksoi se Melania e pëlqeu atë.
“Gruaja ime mendoi se ishte e lezetshme. Më tha që fotoja ishte komike“, pohoi Trump.
Udhëheqësit e Kishës Katolike në SHBA reaguan negativisht ndaj kësaj fotoje, duke theksuar se kjo mund të interpretohet si tallje e besimit.
“Nuk është e përshtatshme të tallesh me të tjerët dhe të tallësh Papën“, tha Dennis Poust, drejtor ekzekutiv i Konferencës Katolike të Shtetit të Nju Jorkut. /tesheshi.com/ -

Akuzat e Kryemadhit? Tedi Blushi: Provokime në kulmin e fushatës
Kandidati i koalicionit opozitar PD-ASHM në qarkun e Tiranës, Tedi Blushi, në një intervistë për “News24” foli për atmosferën e fushatës elektorale të 11 majit, teksa theksoi se pavarësisht sfidave, koalicioni është më i bashkuar se kurrë.
Blushi u ndal veçanërisht te situata e presidentit të PL, Ilir Metës, duke e përshkruar atë si një figurë që vazhdon të frymëzojë përkrahësit edhe në kushte izolimi.
“Ilir Meta po bën fushatë në kushtet e një izolimi ekstrem, duke komunikuar përmes letrave me mbështetësit e tij. Ai e ka kthyer qelinë në një llogore kundër regjimit dhe sakrifica e tij është një frymëzim për të gjithë mbështetësit e Partisë së Lirisë,” deklaroi Blushi.
Sa i përket deklaratave të fundit të Monika Kryemadhit kundra tij, Blushi zgjodhi të qëndronte më indiferent.
“Nuk dua të komentoj asnjë lloj provokimi, sidomos në ditët e fundit të fushatës. Kush jam unë, e dinë të gjithë, dhe jetesa ime është modeste. Fushata jonë do të kurorëzohet me një fitore madhështore”, tha ai.
Ai theksoi se pavarësisht sulmeve, qëllimi i përbashkët është i qartë: përmbysja e qeverisë aktuale dhe rikthimi i demokracisë. “Jemi në një front të përbashkët,” u shpreh Blushi mes të tjerash. -

Rama premton investim madhor për ujësjellësin në Sarandë: Do të ketë furnizim cilësor gjatë gjithë vitit
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit përmbyllës elektoral në Sarandë, njoftoi një investim të ri strategjik për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin bregdetar. Ai theksoi se ndërhyrja do të synojë garantimin e ujit 24 orë në ditë, me cilësi të lartë, veçanërisht gjatë sezonit turistik kur fluksi i vizitorëve rrit ndjeshëm nevojat e qytetit.
“Edhe pse janë bërë investime të rëndësishme në infrastrukturën e ujit, rritja e madhe e numrit të turistëve gjatë verës ka sjellë një presion shtesë mbi sistemin. Ky është një tregues i zhvillimit, por edhe një sfidë që duhet adresuar urgjentisht,” tha Rama.Ai shtoi se projekti i ri synon të mbështesë zhvillimin turistik të Sarandës, që po përjeton një rritje të interesit nga investitorë dhe arkitektë të huaj. “Kërkesa për ujë do të rritet, prandaj duhet të sigurojmë që furnizimi të mos jetë më një problem, por një garanci për qytetarët dhe turistët,” theksoi Kryeministri.
-

Gjylameti jep lajmin e mirë për pensionistët: Bonusi i pranverës i lidhur me rritjen ekonomike, do jetë gjithmonë
Deputetja e PS, dhe kandidate për një tjetër mandat, Blerina Gjylameti foli për përpjekjet e qeverisë për të rishikuar skemën e pensioneve, duke theksuar rëndësinë e lidhjes më të ngushtë mes kontributeve dhe përfitimeve. Në një intervistë në News 24, Gjylameti theksoi se lufta kundër informalitetit në paga është një element kyç për përmirësimin e sistemit të pensioneve, duke mundësuar pensione më të larta dhe më të qëndrueshme për qytetarët.
“Ne do të kemi dhe rishikimin e të gjithë skemës sepse duhet një lidhje më e mirë mes kontributeve dhe pjesës së përfitimeve. Nga ana tjetër, edhe lufta ndaj informalitetit të pagave bën të mundur që skema e pensioneve të performojë më mirë dhe pensionet të jenë më të larta. E them këtë sepse kemi bërë një punë të mirë për pjesën e formalizimit të tregut të punës, në mënyrë që të mos kemi më punonjës në të zezë. Ne po punojmë shumë fort për formalizimin e tregut të punës.Për mua është shumë e rëndësishme, si profesioniste, si ekonomiste, por edhe si vajzë e dy prindërve pensionistë: fakti që bonusi i pranverës kishte një specifikë ndryshe. Nuk lidhej me një fond që qeveria shqiptare e vendos si bonus, si diçka që jep shpërblim për pensionistët, por ishte e lidhur drejtpërsëdrejti me rritjen ekonomike.
Pra nëse pagat po rriten sektor privat dhe publik, nëse po zhvillohet, po ulet borxhi, pra ka kontribute të mira të ekonomisë, pra sa është kontributi i rritjes ekonomike te pensionistët? Dhe bonusi i pranverës është i lidhur me këtë. Është vendosur një përqindje që nga rritja ekonomike kalon automatikisht në një fond te Banka e Shqipërisë për të kaluar në skemën e fondit të pensioneve. Do të jetë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë e më shumë në rritje”, theksoi Gjylameti.
Ajo u fokusua te nevoja për përkrahje më të madhe për gratë. Ajo theksoi rëndësinë e mundësive të barabarta për gratë në tregun e punës, duke përfshirë mundësi më të mira për arsimim dhe trajnim profesional. Ajo theksoi rëndësinë e programit “After School” për fëmijët, i cili ofron mundësi edukimi dhe zhvillimi pas shkollës, duke krijuar mundësi për gratë të punojnë dhe të kujdesen për fëmijët e tyre në të njëjtën kohë. -

Gjylameti jep lajmin e mirë pensionistët: Bonusi i pranverës do të jetë gjithmonë! Do të vijojë me rritje
Deputetja Blerina Gjylameti foli për përpjekjet e qeverisë për të rishikuar skemën e pensioneve, duke theksuar rëndësinë e lidhjes më të ngushtë mes kontributeve dhe përfitimeve. Në një intervistë në News 24, Gjylameti theksoi se lufta kundër informalitetit në paga është një element kyç për përmirësimin e sistemit të pensioneve, duke mundësuar pensione më të larta dhe më të qëndrueshme për qytetarët.
“Ne do të kemi dhe rishikimin e të gjithë skemës sepse duhet një lidhje më e mirë mes kontributeve dhe pjesës së përfitimeve. Nga ana tjetër, edhe lufta ndaj informalitetit të pagave bën të mundur që skema e pensioneve të performojë më mirë dhe pensionet të jenë më të larta. E them këtë sepse kemi bërë një punë të mirë për pjesën e formalizimit të tregut të punës, në mënyrë që të mos kemi më punonjës në të zezë. Ne po punojmë shumë fort për formalizimin e tregut të punës. Dhe përtej këtyre, për mua është shumë e rëndësishme, si profesioniste, si ekonomiste, por edhe si vajzë e dy prindërve pensionistë: fakti që bonusi i pranverës kishte një specifikë ndryshe. Nuk lidhej me një fond që qeveria shqiptare e vendos si bonus, si diçka që jep shpërblim për pensionistët, por ishte e lidhur drejtpërsëdrejti me rritjen ekonomike. Pra nëse pagat po rriten sektor privat dhe publik, nëse po zhvillohet, po ulet borxhi, pra ka kontribute të mira të ekonomisë, pra sa është kontributi i rritjes ekonomike te pensionistët? Dhe bonusi i pranverës është i lidhur me këtë. Është vendosur një përqindje që nga rritja ekonomike kalon automatikisht në një fond te Banka e Shqipërisë për të kaluar në skemën e fondit të pensioneve. Do të jetë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë e më shumë në rritje”, theksoi Gjylameti.
Gjylameti gjithashtu u fokusua te nevoja për përkrahje më të madhe për gratë. Ajo theksoi rëndësinë e mundësive të barabarta për gratë në tregun e punës, duke përfshirë mundësi më të mira për arsimim dhe trajnim profesional.
Gjylameti po ashtu theksoi rëndësinë e programit “After School” për fëmijët, i cili ofron mundësi edukimi dhe zhvillimi pas shkollës, duke krijuar mundësi për gratë të punojnë dhe të kujdesen për fëmijët e tyre në të njëjtën kohë. -

Berisha në Spanjë: E gjithë bota pret fitoren e PD-së në 11 maj, ironia e Ramës vjen nga frika
Nga Kongresi i Partive Popullore Europiane, Sali Berisha tha se bota pret fitoren e PD në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se nën drejtimin e saj do të mundësohet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në forumet ku marrin pjesë kancelari Merz, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, kryetarja e Parlamentit Europian Roberta Metsola dhe 14 kryeministra europianë, Berisha theksoi se Shqipëria ndodhet sot në duart e një narkoshteti që, sipas tij, ka shndërruar zgjedhjet në fasadë dhe ushtron terror ndaj opozitës.
”Këtu në sy të Europës, kam denoncuar të vërtetën e trishtë për regjimin e Edi Ramës. Po i tregojmë Europës se shqiptarët janë gati për një të ardhme ndryshe, për shtet ligjor dhe integrim”, deklaroi Berisha.Ai bëri të ditur se PPE pritet të miratojë një rezolutë të katërt brenda 5 muajsh që dënon qeverisjen e Ramës, duke e cilësuar këtë si një mbështetje të plotë për opozitën dhe një sinjal të qartë për nevojën e ndryshimit në Shqipëri. ”Me këtë rezolutë dënohen haptazi dhuna ndaj opozitës, deformimi i zgjedhjeve, shkeljet e ligjit dhe korrupsioni. Ky është një kushtrim për shqiptarët që të ndahen nga regjimi dhe të hapin një kapitull të ri”, shtoi ai.
Berisha theksoi se Rama është tashmë një “i dënuar ndërkombëtarisht” dhe paralajmëroi se fitorja e PD më 11 maj do të jetë “fitorja e 75-të e forcave të qendrës së djathtë në Europë për këtë vit”. Duke iu përgjigjur një pyetjeje për ironitë e kryeministrit Rama ndaj pjesëmarrjes së tij në Kongresin e PPE, Berisha u shpreh se “ironia vjen nga frika” dhe theksoi se mbështetja e ndërkombëtarëve për opozitën është më e fortë se kurrë.