Në Institutin Albanologjik të Prishtinës ka nisur edicioni i gjashtëmbëdhjetë i “Javës së Albanologjisë”. Kjo ngjarje mbledh studiues të njohur nga fusha të ndryshme të albanologjisë.Për gjatë kësaj jave, do të zhvillohen pesë sesione tematike që mbulojnë fusha qenësore të dijes shqiptare: historinë, folklorin dhe etnomuzikologjinë, letërsinë, etnologjinë dhe gjuhësinë. Çdo ditë do të jetë e dedikuar për një temë qendrore, me pjesëmarrje të studiuesve vendorë dhe ndërkombëtarë.Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka vlerësuar punën e studiuesve albanologë dhe rolin thelbësor të tyre në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar shqiptar.Kurti theksoi rëndësinë e disiplinave albanologjike për vetëdijen kombëtare dhe kulturën shqiptare, duke mos lënë pa përmendur edhe sfidat dhe keqpërdorimet që këto fusha përballojnë në realitetin politik bashkëkohor.Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik, Naim Berisha, theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje për trashëgiminë shkencore shqiptare.“Java e Albanologjisë është shndërruar në një traditë të qëndrueshme dhe hapësirë të rëndësishme shkencore për paraqitjen dhe analizën e arritjeve në Albanologji. Gjatë këtyre viteve janë hartuar mbi 80 punime… punimet botohen në dy vëllime. Që deri më tani përbëjnë një fond prej 36 numrash të trashëgimisë shkencore të institutit. Në edicionin e sivjetmë, do të marrin pjesë 107 studiues nga vendi, rajoni dhe bota”, tha ai.Ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj, theksoi se ky aktivitet është një dëshmi që albanologjia është dhe do të mbetet një hapësirë e përbashkët kërkimi, dialogu dhe identiteti kombëtar.“Java…” u hap me Sesionin e Historisë, me temën: “Ndërthurja e identitetit fetar te shqiptarët nga besimet pagane te pluralizmi bashkëkohor”.Studiuesit trajtuan mënyrën se si identiteti fetar ndërtohet dhe ndryshon në hapësirat shqiptare përmes kohëve, duke prekur tema të ndërlidhura me historinë, kulturën dhe përkatësinë shpirtërore të shqiptarëve. RTK
Tag: theksoi
-

Ekspertët ngrenë alarmin mbi rënien globale të fertilitetit
Ekspertët e Forumit Ndërkombëtar të Familjes në Stamboll kanë paralajmëruar për një krizë demografike në rritje pasi nivelet globale të fertilitetit vazhdojnë të shënojnë ulje, duke kërcënuar stabilitetin ekonomik dhe sistemet sociale në mbarë botën.
I mbajtur nën temën “Mbrotja dhe forcimi i familjes përballë sfidave globale”, paneli i titulluar “Miti i mbipopullimit: Si kontribuoi një agjendë globale në rënien e popullsisë?” u organizua nga Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqisë.
Zv/ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Lutfihak Alpkan, i cili moderoi panelin, tha se shkalla e fertilitetit të Turqisë ka rënë nga 7 në vitet 1970 në nën 1.5 në ditët e sodit.
“Organizatat ndërkombëtare prej kohësh kanë mbështetur përpjekjet për të reduktuar rritjen e popullsisë. Por kur popullsia e një vendi fillon të tkurret, të njëjtat organizata janë shumë më pak mbështetëse”, tha Alpkan.
Serdar Furtuna nga Universiteti Acıbadem Mehmet Ali Aydınlar, në fjalën e tij në panel, zbuloi përpjekjet për kontrollin e popullsisë në fondacionet amerikane në vitet 1940.
Ai theksoi se një studim i vitit 1963 në Turqi tregoi një hendek të madh midis lindjeve aktuale dhe të atyre të dëshiruara.
“Metodat moderne mezi u miratuan, por popullsia deri tani u zvogëlua, jo për shkak të presionit të jashtëm, por ndryshimit të prioriteteve dhe nevojave individuale”, theksoi Furtuna.
Ministrja e Malajzisë për Gratë dhe Familjen, Dato’ Sri Hajah Nancy Shukri, nga ana e saj, tha se popullsia e vendit të saj do të arrijë kulmin deri në vitin 2071 para se të fillojë të shënojë ulje.
“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me numrat, do të thotë një fuqi punëtore në tkurrje, popullsi në plakje dhe presion në rritje mbi sistemet sociale”, tha ajo.
Në rajonin e Gjirit Persik, rënia gjithashtu është dramatike.
Sharifa Noaman Al-Emadi nga Instituti Ndërkombëtar i Familjes në Doha tha se në vende si Katari, ku qytetarët “përbëjnë më pak se 20 për qind të popullsisë, kjo rënie është veçanërisht kritike”.
Tunde Furesz e Hungarisë e përshkroi Evropën si “kontinentin e djepave bosh”, duke përmendur fertilitetin rekord të ulët dhe një tendencë përkeqësimi që nga pandemia COVID-19.
“Kushtetuta jonë thotë ‘nëna është grua, babai është burrë’. Kjo pasqyron vendosmërinë tonë për të mbrojtur strukturën tonë familjare”, shtoi ajo.
Leow Siu Lin, drejtoreshë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Ministrinë e Zhvillimit Social dhe Familjar të Singaporit, theksoi se vetëm rritja e nivelit të lindjeve nuk është e mjaftueshme për të siguruar qëndrueshmërinë e popullsisë. Ajo theksoi nevojën për një qasje shumëdimensionale të fokusuar në forcimin e familjeve. -

Letërsia e mërgatës shqiptare në qendër të vëmendjes në New Jersey
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë dhe Aleanca Shqiptare e New Jerseyt promovuan dy vepra letrare të shkrimtares Age Gjokaj Ivezaj “Kush na mallkoi” e “Pikëllim dhe Shpresë”. Studiues të letërsisë, shkrimtarë, kritikë letrarë, gjuhëtarë e gazetarë analizuan, nderuan e vlerësuan krijimtarinë e Age Gjokaj Ivezaj si një kontribut të rëndësishëm në letërsinë e mërgatës shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Zëvendëskryetari i qytetit të Garfield z.Kevin Kane në fjalën përshëndetëse theksoi se këto libra i flasin përvojës shqiptare dhe në shumë mënyra, ato rezonojnë me gjendjen njerëzore, përpjekjet tona, qëndrueshmërinë tonë dhe shpresat tona. Ndërsa merremi me historitë e Age Ivezaj sot, jo vetëm që po celebrojmë letërsinë, por po pranojmë gjithashtu forcën e komunitetit dhe rëndësinë e rrëfimit të historive në ruajtjen e kulturës dhe trashëgimisë.Arjana Fetahu Gaba zëdhënëse e Aleancës Shqiptare të New Jerseyt theksoi se librat në gjuhën amtare kanë një ndikim shumë të madh për emigrantët dhe mbajtjen e identitetit të tyre kulturor e gjuhësor. Leximi i librave në gjuhën amtare ndihmon emigrantët të mbajnë të gjallë lidhjen me vendin e origjinës, zakonet, traditat dhe historinë e tyre. Librat në gjuhën amtare ndihmojnë në zhvillimin e fjalorit, aftësive të të lexuarit dhe të të shkruarit në gjuhën e tyre. Librat që ne kemi sjellë në këtë bibliotekë përmbajnë tregime që përçojnë vlera si ndershmëria, respekti, puna e ndershme, familja, etj. Këto ndihmojnë në edukimin moral të lexuesve, sidomos të rinjve, theksoi ndër të tjera zonja Arjana Fetahu Gaba.Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë Dr. Yllka Filipi në kumtesën e saj “Vështrim i thelluar mbi romanin “Kush na mallkoi?” u shpreh se romani i shkrimtares Age Ivezaj, është një xhevahir demografik që dëshmon autoktonësinë e popullit shqiptar në shekuj në trojet e veta. Narracioni i zhdërvjellët në këtë vepër nis me jetën e përfundon me vdekjen njësoj si një segment ekzistencial i kufizuar nga të dy anët me fillimin dhe fundin e një sage kombëtare të limituar në kohë, por të shtrirë pafundësisht në vazhdimësi. Simbolika e vdekjes që dominon në vepër mbetet ende e paqartë dhe hermetike njësoj si terri që mistershëm fton yjet në lojën e shenjtë e të shkurtër të jetës. Kjo tendencë si qasje për të ndriçuar këtë lënde letrare zgjon vemëndjen e studiuesve, si në ritualin enigmatik që sjell thelbi i romanit bërthama e të cilit ngjizet nga rrahjet e zemrës së një dashurie të ndaluar me nëntëkst semantik tendencialisht të palidhur, po aq edhe në një vibrim shpirtëror tepër të guximshëm, tha ndër të tjera Dr. Filipi.Shkrimtari dhe studiuesi Dr. Bexhet Asani në kumtesën “Saga e malësorëve në një roman” dhe “Një buqetë lulesh plot mall dhe atdhedashuri” theksoi se romani “Kush na mallkoi..?!” i shkrimtares Age Ivezaj, vjen në kohën kur te populli shqiptar shpërngulja kishte arritur kulmin. Këto pesëdhjetë vjet jo vetëm që u zbrazën fshatra të tërë, por u zbrazën edhe qytete kudo në trojet etnike shqiptare. Shpërngulje kaq masive nuk kishte përjetuar populli ynë që nga shekulli XV, që nga Moti i Madh, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Romani “Kush na mallkoi…?!” i Age Ivezajt do të mbetet një dokument faktografik i realitetit të hidhur shqiptar, pasqyruar në aspektin letraro- artistik dhe estetik. Mbase, edhe mund të mbeten edhe si dëshmi e kohës së ekzodit të shqiptarëve, nga ajo treve shqiptare prej nga vjen edhe autorja e këtij romani.Kryetari i Aleancës Shqiptare të New Jerseyt z.Alban Gaba në bashkëpunim me Bibliotekën Publike të Garfield nderuan me Certefikatë Mirënjohjeje patriotëtPjetër dhe Liljana Gashi për kontributin e tyre të shkëlqyer në komunitetin shqiptar në New Jersey.Studiuesja e letërsisë Arjeta Kotrri – Ferlushkaj në kumtesën “Letërsia si mision” theksoi se duke qenë se kemi të bëjmë me letërsi qëllimore dhe shqetësimi autorial është përcjellja e mesazhit më shumë se sa lëvrimi tekstit në vetvete, amaneti i venë në kujtesën e Lekës nga të parët e tij godet drejt e në plagë. Ky paragraf ka histori, ka mirënjohje e falënderim, ka mesazh filozofik për jetën, ka dashuri të madhe për atdheun dhe ka gjithashtu shumë dhimbje. Pikërisht, përmes ndërthurjes së këtyre përjetimeve, autorjakërkon të arrijë të përçojë tek lexuesi mesazhet e saja tëmirëpeshuara dhe të identifikuara që në kapitullin e parë. Citojmë: “Amanet këtë tokë! Çdo gur e cep është larë me gjak nga tëparët tanë. Armiqtë kanë qenë të shumtë, na kanë pushtuar, por ne gjithmone kemi luftuar dhe kështu kemi mbijetuar. Jemi bërë edhe më të fortë, bash si këto gurë e këto shkrepatë maleve tona që na rrethojnë. Edhe nëna më ka thënë: jemi betuar se kurrë nuk do ta braktisim këtë tokë. Tokaështë e jona e ne, jemi të kësaj toke, jemi NJË dhe tëpandarë.”Studiuesi Prof. Besim Muhadri në kumtesën “Vështrim kritik mbi përmbledhjen poetike “Pikëllim dhe shpresë” të Age Ivezaj” nënvizoi se poezia e Age Ivezajt është një thirrje e brendshme që vjen nga thellësia e mallit për atdheun dhe përvijon një ndërthurje të natyrshme mes dhembjes dhe shpresës. Në tërësi,“Pikëllimi i shpresës” është një vepër që ruan identitetin ndërmjet vargut dhe nje dëshmi se fjala poetike mbetet strehë e qëndrueshme për kujtesën dhe njenjën, sidomos në kohë kur atdheu është larg, por gjithmonë i pranishëm në shpirt.Poetja Arjana Fetahu Gaba emocionoi të gjithë pjesëmarrësit teksa recitoi poezinë“Dëshira e mërgimtarit” shkëputur nga vëllimi poetik “Pikëllim dhe Shpresë” të autores Age Ivezaj Gjokaj.Në analizën e titulluar: “Narracion i pikëllueshëm për fatin e keq në dashuri dhe emigracionin apo murtaja e bardhë për shqiptarët”, shkrimtari Mëhill Velaj emocionoi të pranishmit bashkë me djalin e Tomë Gjokaj, Palin dhe ka shkruar në kumtesë se fuqia narrative e Age Gjokaj – Ivezaj në romanin “Kush na ka mallkuar” ka një shtrirje shumë dimensionale duke u nisur nga jeta familjare, fisnore, krahinore e deri te ballafaqimet më ekzistenciale ekonomike e shoqerore ku individi i gjendur në mes të dilemes të heqi dorë nga e kaluara atdheu e familja detyrohet ta shkëpusë të kaluarën e tij nga shkaqe e rrethana demoniake të presionit politik. Ky roman është rrëfim i tronditjeve të mëdha që endezohen here rreth mergimit e here rreth vuajtjes, dashurisë, pësimit, vdekjes, e shpresës, tha ndër të tjera shkrimtari Velaj.Në fjalën e mirënjohjes e falënderimit autorja Age Ivezaj Gjokaj theksoi se ky promovim është një përjetim i veçantë shpirtëror që më jep kurajo dhe frymëzim për rrugëtimin tim të mëtejshëm krijues. Vlerësimi nga kolegët është një nder për mua, motivim i madh që më jep forcë për të zgjeruar horizontin krijues. Veprat që po prezantoj sot janë një reflektim i këtyre përvojave, ndjenjave dhe mendimeve që kanë lindur gjatë shumë viteve. Çdo faqe është shkruar me dashuri e kujdes. Romani “Kush na mallkoi” ka të bëjë me shpërnguljet masive të shqiptarëve nën Mal të Zi dhe ish Jugosllavi në përgjithësi. Edhe pse ngjarja në roman zhvillohet në dy kontinente, lexuesi mund të jetë nga cili do vendbanim shqiptarë e ti duket se kjo dhimbje është identike dhe është përjetuar njësoj edhe në fshatin ose qytetin e tyre. Përmbledhja poetike “Pikëllim dhe Shpresë” është një vëllim poezish që jane krijuar gjatë një periudhe të gjatë kohore, këtë përmbledhje poezish ia kam dedikuar vëllait tim të ndjerë, Tomë Kolë Gjokaj, që vdiq shumë i ri, por la pas vepra te medhaja që nuk harrohen kurrë. Po e lexoj dedikimin që ia kam bërë vëllait tim. Me dashuri dhe respekt të pafund, kujtojë guximin dhe shpirtin tënd të pathyeshëm! Ky libër është një testament i dashurisë sime për ty dhe një kujtim i përjetshëm i kontributit tënd të jashtëzakonshëm për kauzën tonë kombëtare. Sakrifica jote e madhe dhe ndjenja e thellë e detyrës ndaj vendit janë një burim frymëzimi për të gjithë ne dhe atyre që të kanë njohur. Edhe pse nuk je fizikisht mes nesh, prania jote jeton në çdo faqe të këtij libri, tha shkrimtarja Age Ivezaj Gjokaj.Ky aktivitet i shkëlqyer kulturor e atdhetar u ndoq dhe në mediat e Tiranës përmes lidhjes direkte falë gazetarit dhe analistit të shquar Denion Ndrenika./ Dielli/
-

“5 milionë euro për një vrasje”, eksperti i kriminalistikës: SPAK godet fort në Durrës, emra të njohur të krimit do..
Përgjatë kësaj jave qyteti i Durrësit u bë kryeqendra e aksioneve goditëse të SPAK dhe Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale, të cilat kishin shtrirje përtej Shqipërisë.
Pas megaoperacionit i emërtuar “Ura”, tek i cili u lëshuan 52 urdhër arreste, një tjetër grup u godit dhe pjesë e tij ishin emra të njohur të botës së krimit.
Tre nga të arrestuarit në operacionin në Durrës janë persona të rrezikshëm që ishin në kërkim për vepra të renda penale.
Xhevdet Plaku ishte një nga të shumëkërkuarit nga policia shqiptare dhe drejtësia italiane, pas arratisjes nga burgu i Ankonës në janar të këtij viti.
Flobens Meçja nga Shkodra ishte paguar 5 milionë euro nga Çopjat e Elbasanit për të vrarë Erjon Aliebejn. Ndërsa Voltan Xhani, dyshohet për vrasjen e Elis Roshkodolit, në gushtin e kaluar në Shkodër.
Dy aksionet e fundit u komentuan nga eksperti kriminalistik Artan Rexhepi, i cili ishte i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News.
Ai theksoi se bashkëpunimi i autoriteteve shqiptare me shërbimet partnere është shumë i suksesshëm.
“Bashkëpunimi me aleatët dha rezultat të shkëlqyera. Operacioni i SPAK është sukses. Italianët hetojnë shumë gjatë dhe mund të të vijnë ditën e dasmës, janë gjëra me prova dhe nuk do ketë firo në gjykatë. Operacioni i suksesshëm padiskutim.”, theksoi ai.
Eksperti i kriminalistikës theksoi se me aksionet e fundit duket se edhe policia shqiptare është “trimëruar” përballë grupeve kriminale, të cilat veprojnë në Shqipëri dhe vende të ndryshme të Evropës.
“Ky operacionin e fundit, duket sikur e trimëroi policinë. Është kapur kombëtarja e krimit, me gjithë rezervat. Legjislacioni duhet forcuar për të penguar krimin. Për zgjedhjet pari një periudhë qetësie”, tha ai.
-

Durrësi, epiqendra e goditjeve të SPAK, eksperti i kriminalistikës: Është kapur “kombëtarja” e krimit me gjithë rezervat
Përgjatë kësaj jave qyteti i Durrësit u bë kryeqendra e aksioneve goditëse të SPAK dhe Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale, të cilat kishin shtrirje përtej Shqipërisë.
Pas megaoperacionit i emërtuar “Ura”, tek i cili u lëshuan 52 urdhër arreste, një tjetër grup u godit dhe pjesë e tij ishin emra të njohur të botës së krimit.
Tre nga të arrestuarit në operacionin në Durrës janë persona të rrezikshëm që ishin në kërkim për vepra të renda penale.
Xhevdet Plaku ishte një nga të shumëkërkuarit nga policia shqiptare dhe drejtësia italiane, pas arratisjes nga burgu i Ankonës në janar të këtij viti.
Flobens Meçja nga Shkodra ishte paguar 5 milionë euro nga Çopjat e Elbasanit për të vrarë Erjon Aliebejn. Ndërsa Voltan Xhani, dyshohet për vrasjen e Elis Roshkodolit, në gushtin e kaluar në Shkodër.
Dy aksionet e fundit u komentuan nga eksperti kriminalistik Artan Rexhepi, i cili ishte i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News.
Ai theksoi se bashkëpunimi i autoriteteve shqiptare me shërbimet partnere është shumë i suksesshëm.
“Bashkëpunimi me aleatët dha rezultat të shkëlqyera. Operacioni i SPAK është sukses. Italianët hetojnë shumë gjatë dhe mund të të vijnë ditën e dasmës, janë gjëra me prova dhe nuk do ketë firo në gjykatë. Operacioni i suksesshëm padiskutim.”, theksoi ai.
Eksperti i kriminalistikës theksoi se me aksionet e fundit duket se edhe policia shqiptare është “trimëruar” përballë grupeve kriminale, të cilat veprojnë në Shqipëri dhe vende të ndryshme të Evropës.
“Ky operacionin e fundit, duket sikur e trimëroi policinë. Është kapur kombëtarja e krimit, me gjithë rezervat. Legjislacioni duhet forcuar për të penguar krimin. Për zgjedhjet pari një periudhë qetësie”, tha ai. -

Blegtoria greke është në rënie ‘Ky nuk është zhvillim, është bixhoz’, tha Moschos, nënkryetar i Shoqatës Greke të Blegtorisë
Në vitin 2026 situata do të jetë edhe më e keqe, veçanërisht në mbarështimin e deleve dhe gjedhit.
Të dhënat zyrtare tregojnë një rënie prej 3% të prodhimit blegtoral në dy vjet dhe “nëse ju duket pak, për ne fermerët e blegtorisë është një kolaps”, theksoi Dimitris Moschos, nënkryetar i Shoqatës Helenike të Blegtorisë (SEK), duke folur nga podiumi i konferencës së 11-të mbi Zhvillimin e Bujqësisë Greke, me temë “Fuqia e bashkëpunimit si katalizator për arritjen e objektivave të qëndrueshmërisë”, punimet e së cilës po përfundojnë sot në Selanik.
Duke thënë se blegtoria ka kaluar nëpër “kompleksitetet” e zoonozave, ngjarjeve ekstreme të motit dhe krizës energjetike, ai tha:
“Bagëtia është shkatërruar plotësisht.” Dhe dëmi i këtij viti ende nuk është parë plotësisht. Në vitin 2026 situata do të jetë edhe më e keqe, veçanërisht në mbarështimin e deleve dhe të gjedhit.
Sa i përket asaj që do të ndodhë, z. Moschos tha se “nuk mund të flasim për një të ardhme pa një plan” dhe në këtë kontekst ai foli për mungesë strategjie dhe koordinimi në sektorin bujqësor në nivel kombëtar.i
“Çfarë duam të bëjmë? Ku duam të shkojmë? Në Greqi nuk ka planifikim. Të gjithë besojnë se ka shkuar mirë një vit. “Ky nuk është zhvillim, është bixhoz”, theksoi ai.
Sipas tij, përgjigjja për një të ardhme të begatë qëndron në tre fjalë/zgjidhje: planifikim, financim dhe arsim.Na duhet një plan.” Ne kemi nevojë për financim të vërtetë, veçanërisht në kapitalin qarkullues. Dhe ne kemi nevojë për informacion, teknologji, arsim për të mbijetuar në këtë fushë. “Sepse në letër gjithçka është mirë, por në hambare kemi kohë të ndryshme,” tha ai.
Duke iu referuar modeleve të qëndrueshmërisë që janë miratuar në Spanjë dhe gjetkë, ai foli për nevojën për “prodhim vertikal”: ushqim për kafshët, mbarështim, përpunim. “Atje ndërtohet qëndrueshmëria dhe konkurrueshmëria.” Dhe aty, nevojiten sinergji, jo vetëm midis prodhuesve, por edhe me bankat, shkencën dhe shtetin”, theksoi ai.
Lidhur me importet e mishit që “pagëzohet” si grek, nënkryetari i SEK theksoi: “Na thonë se mbulojmë 20% të nevojave për mish viçi, por kjo është gënjeshtër. 7.5% janë kafshë të importuara të therura këtu. Vetëm mjaftueshmëria neto nuk i kalon 13%. “Pra, po flasim për një vend të varur — nga ana e energjisë, nga ana ushqyese, strategjike”, tha ai.
-

“Jemi të përgatitur!” Merz merr në dorë fatin ushtarak të Europës
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka siguruar partneren e BE-së dhe NATO-s, Lituaninë, për mbështetjen gjermane kundër kërcënimit rus. Përpara të ashtuquajturit thirrje për vendosjen e Brigadës Gjermane në Lituani, Merz theksoi në Vilnius se nuk kishte pasur kurrë një vendosje kaq të madhe dhe të përhershme të Bundeswehr-it në Evropën Lindore. “Dua t’u them këtë njerëzve: Të dashur lituanezë, mund të mbështeteni tek ne, mund të mbështeteni te Gjermania”, theksoi Kancelari, i cili shoqërohej nga Ministri Federal i Mbrojtjes Boris Pistorius. Merz foli me bindje se një NATO do të mbrojë çdo milimetër të territorit të sajë.
“Çdokush që sfidon NATO-n, duhet ta dijë se ne jemi të pregatitur. Çdokush që kërcënon ndonjë aleat duhet ta dijë se e tërë aleanca do të bashkohet për mbrotjen e çdo milimetri të territorit të NATO-s. Duhet të jemi gati të bëjmë çdo gjë për të mbrojtur veten tonë në mënyrë që të mos kemi nevojë ta bëjmë më”, tha Friedrich Merz, Kancelari i Gjermanisë.
Situata e sigurisë në vendet baltike mbetet shumë e tensionuar, theksoi Merz. Ndërsa afrohet Samiti i NATO-s në Hagë, Merz vuri në dukje se aleatët janë të përgatitur dhe të vendosur përballë një lufte me Rusinë. Merz foli edhe për mundësinë e largimit të trupave amerikane nga Europa.
“Nuk kemi për momentin indikacione se Shtetet e Bashkuara po tërhiqen ushtarakisht nga Europa. Ne vijojmë të bashkëpunojmë ngushtësisht me Amerikën në nivelin poilitik dhe ushtarak, përfshirë dhe stacionimin e trupave amerikane në Europë. Në këtë mënyrë ne prezumojmë se asgjë nuk do të ndryshojë atje. E ndërsa afrohemi me Samitin e NATO-s në Hagë, mesazhi ynë duhet të jetë i qartë. Ne jemi të bashkuar, të përgatitur dhe të vendosur. Ne proklamojmë për një mbrojtje ambicioze dhe për arritjen e shpenzime në 5 për qind të GDP”, theksoi Merz.
Nga ana e tij, Presidenti i Lituanisë premtoi rritjen e në 5 për qind të GDP për shpenzime e mbrojtjes. -

Presidenti Begaj takon anëtarë të Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim me pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku janë të pranishëm ushtarakë nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Turqisë, Italisë, Hungarisë, Kroacisë, Kosovës, si dhe përfaqësues të institucioneve të sigurisë kombëtare.
Gjatë këtij takimi, Presidenti Begaj e vlerësoi Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes për rëndësinë e tij, që shkon përtej aspektit akademik, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve mes ushtarakëve të vendeve të ndryshme të NATO-s dhe vendeve partnere. Ai theksoi se ky kurs është një mundësi për të forcuar lidhjet mes vendeve të aleancës dhe miqve të Shqipërisë. Duke folur për sfidat gjeostrategjike dhe sigurinë, Presidenti theksoi nevojën për rritjen e investimeve në mbrojtje.“Kjo është një përpjekje e vazhdueshme e institucioneve shqiptare për të rritur shpenzimet në mbrojtje”, tha ai. Ai gjithashtu e njohu audiencën me politikat e Shqipërisë në rajon dhe në nivel ndërkombëtar, duke i dhënë rëndësi bashkëpunimit dhe forcimit të miqësisë.
“Ndërtimi i urave, jo i mureve, është thelbi i politikës sonë të jashtme, e cila është plotësisht e linjëzuar me politikën e Bashkimit Evropian. Ne, si shqiptarë, besojmë në promovimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm për vendin tonë, për fqinjët dhe për miqtë tanë”, u shpreh ai.
Presidenti Begaj gjithashtu diskutoi me studentët për sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe theksoi rëndësinë e anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian, duke përmendur gjithashtu përkushtimin e Evropës ndaj rajonit pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.
Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me sfida të ngjashme, si konsolidimi i demokracisë, forcimi i sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe zhvillimi ekonomik. Ai theksoi se për t’i arritur këto objektiva, është e nevojshme që të punojmë së bashku në unitet dhe solidaritet. -

Leoni XIV merr zyrtarisht detyrën/ Papa: Bota ka plagë të shumta. Kisha Katolike duhet të udhëhiqet vetëm nga dashuria
Pas përfundimit të homilisë së tij, Papa Leoni XIV ka bërë thirrje për unitet dhe ka kritikuar ashpër përdorimin e “propagandës fetare” në përhapjen e besimit.
“Vëllezër dhe motra, dëshira jonë e parë duhet të jetë për një kishë të bashkuar, një shenjë uniteti dhe bashkëngjitjeje, që bëhet një ferment për një botë të pajtuar,” tha ai në italisht, duke theksuar nevojën për një komunitet të bashkuar dhe të përkushtuar ndaj vlerave të Krishtit.
Papa Leoni XIV, duke folur për “ministrinë e Pjetrit” – dishepullit të Jezusit, mbi të cilin thuhet se është ndërtuar Vatikani – theksoi se kjo ministri karakterizohet nga “dashuria e flijuar”. Ai shtoi se “Kisha e Romës udhëheq me dashuri, dhe autoriteti i saj i vërtetë është dashuria e Krishtit, prandaj nuk është kurrë çështje e kapjes së të tjerëve me forcë, propagandë fetare apo përdorim pushteti.”
Në vazhdim, ai theksoi se Kisha duhet të udhëhiqet vetëm nga dashuria, ashtu si Jezusi e bëri.
Papa Leoni XIV po ashtu ka kritikuar sistemin ekonomik global që ai e cilësoi si “shfrytëzues të burimeve të Tokës dhe që përjashton më të varfrit”. Ai theksoi se ndarja e pasurisë dhe përhapja e padrejtësisë janë disa nga sfidat kryesore që kërkojnë veprim të menjëhershëm nga liderët e botës.
Në një tjetër moment, ai u shpreh kundër centralizimit të pushtetit brenda papnisë, duke premtuar se do të kërkonte të udhëhiqte “pa u dorëzuar kurrë në tundimin për të qenë një autokrat”.
Në fund të homilisë, Papa Leoni XIV i bëri thirrje besimtarëve të qëndrojnë “bashkë si një popull” dhe të ecin “drejt Zotit, duke e dashur njëri-tjetrin”. -

Balluku i përgjigjet akuzave: Nuk i njoh drejtorët e Fierit, nuk t’i japin ata votat
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Fierin, Belinda Balluku, pati një lidhje live me emisionin “Opinion”. Ajo theksoi se mandati i 12 i fituar në këtë qark erdhi si pasojë e mbështetjes plebishitare nga fierakët, pasi sipas saj, kanë votuar edhe shumë të djathtë. Balluku u shpreh se zgjedhësit shqiptarë nuk shkojnë më për tifozëri.
“Ka filluar që të vlerësojë CV e atij që i ulet përballë. Pra çfarë ka bërë ky personazh, ky politikan që ulet me të në një takim, në një tryezë”, tha Balluku.
Ajo theksoi se vetë personalisht shkoi në qark me një program politik. Ndryshe flet për kundërshtarët.
“Skuadra kundërshtare ka zgjedhur të bëjë fushatë përmes Facebook pa takuar njerëz duke akuzuar kundërshtarët dhe duke mos premtuar asgjë”, tha ajo.
Një nga akuzat që i janë bërë Partisë Socialiste është edhe fakti që ka përdorur administratën në zgjedhje. Balluku theksoi se nuk i njeh drejtorët e administratës së Fierit. Ajo theksoi se takimet bëhen pasdite dhe nuk t’i fitojnë ata zgjedhjet.
“Personalisht unë nuk i njoh drejtorët që janë në administratën e Fierit, në daç besoje këtë, në daç mos e beso. Nëse ka drejtorë që janë struktura partie nga kohë përpara, ata vazhdojnë jetën e tyre, takimet bëhen pasdite, nuk bëhen në mëngjes. Drejtorët e Fierit, as kam interes që t’i përfshija në fushatë pasi ashtu siç mund të kenë ndonjë aftësi për të ndihmuar, nga ana tjetër më shumë prish punë administrata të siguroj për këtë sepse sido që të jetë, një administratë krijon dhe pakënaqësi. E kam parim këtë gjë, por është shumë e vështirë që ta shpjegosh. Nuk t’i japin votat drejtorët. Do i referohem prapë 2013-ës. I kishte Sali Berisha gjithë drejtorët. Duhet ta harroni këtë sepse bëhen akuza, por nuk po shohim faktet”, tha Balluku.
