Tag: thatë

  • Fenomen i rrallë në Kilin verior, bora mbulon shkretëtirën më të thatë në botë

    Fenomen i rrallë në Kilin verior, bora mbulon shkretëtirën më të thatë në botë

    Një pamje që pakkush do ta kishte pritur ta shihte u pa dje, të enjten, nga vendasit në Shkretëtirën Atakama në Kilin verior, rajoni më i thatë në planet, i cili “u zgjua” e mbuluar nga bora.

    Fenomeni mbresëlënës u bë shpejt viral dhe i habiti edhe meteorologët më me përvojë.
    Observatori ALMA, në një lartësi prej 2,900 metrash, ngarkoi imazhe në mediat sociale. “E PABESUESHME! Shkretëtira Atacama, më e thata në botë, ËSHTË E MBULUAR ME BORË”, shkruan vëzhguesi, duke shoqëruar postimin me një video të peizazhit, i cili dukej sikur ishte marrë nga një planet tjetër. Në të vërtetë, Atakama është një nga rajonet më unike gjeografikisht në Tokë.

    ❄️#Snow fell in the world’s driest desert, the #Atacama.
    The desert in northern #Chile has been home to cutting-edge telescopes for decades. The #ALMA observatory in the Atacama reported that its main facility had not seen snow for 10 years.
    Raul Cordero, a climate scientist at… pic.twitter.com/QiTRnqJCUp
    — News.Az (@news_az) June 27, 2025

    🇨🇱 ❄️ La neige a recouvert jeudi une partie du désert chilien d’Atacama, le plus aride au monde. Un phénomène rare qui, d’après le centre astronomique ALMA, n’avait pas été vu depuis dix ans ⤵️ pic.twitter.com/Afrxf8AVUg
    — Agence France-Presse (@afpfr) June 27, 2025

    Me reshje vjetore që në disa vende nuk kalojnë një milimetër, tokat e saj janë aq të thata dhe të varfra me lëndë organike saqë shpesh përdoren si model për simulimin e kushteve në planetin Mars.

    NASA dhe agjenci të tjera hapësinore kanë kryer teste të shumta në rajon, me automjete robotike dhe instrumente shkencore, për shkak të morfologjisë dhe përbërjes së tokës, e cila i ngjan shumë asaj të “planetit të kuq”.
    Në të njëjtën kohë, për shkak të qiellit të kthjellët dhe ndriçimit të kufizuar, rajoni është një nga destinacionet kryesore për vëzhgime astronomike. Disa nga teleskopët më të përparuar në botë ndodhen atje, siç është ALMA, i cili vepron në bashkëpunim midis Observatorit Jugor Evropian, Observatorit Kombëtar të Radio-Astronomisë të SHBA-së dhe Observatorit Kombëtar Astronomik të Japonisë. Edhe pse reshjet e borës nuk janë të panjohura në lartësi të mëdha në rajon, siç është pllaja Chachniador, mbi 5,000 metra (ku ndodhet teleskopi kryesor i ALMA-s ), bora në mjediset e saj, në 2,900 metra, konsiderohet jashtëzakonisht e rrallë. Sipas observatorit, hera e fundit që diçka e tillë ndodhi ishte dhjetë vjet më parë.
    Klimatologu Raul Cordero nga Universiteti i Santiagos i tha AFP-së se ishte ende shumë herët për t’ia atribuuar fenomenin ndryshimeve klimatike, por vuri në dukje se modelet shkencore tregojnë një probabilitet në rritje të episodeve të tilla të reshjeve të borës në Atacama në të ardhmen.
    Imazhet e petkut të bardhë që mbulonte horizontin e thatë të Atacama-s udhëtuan nëpër botë. Nuk është vetëm kontrasti që është mbresëlënës – peizazhi universalisht i njohur kafe-gri u bë papritmas i bardhë – por edhe ajo që kjo do të thotë për të ardhmen. Edhe pse për momentin komuniteti shkencor po mban distancë nga interpretimet dramatike, regjistrimi i fenomeneve të tilla ekstreme në zona që normalisht nuk kanë lagështi përforcon indikacionet se ekuilibrat po ndryshojnë.
    Dhe nëse Atakama është “pasqyra e Marsit” për Tokën, ndoshta bora e saj është një tjetër kujtesë se edhe planeti ynë mund të na surprizojë…

    Top Channel

  • Vit i thatë e i shtrenjtë, 57 mln € import energjie në 6 muaj, vetëm në qershor u bënë 23 mln € blerje

    Vit i thatë e i shtrenjtë, 57 mln € import energjie në 6 muaj, vetëm në qershor u bënë 23 mln € blerje

    Vit i thatë dhe shumë i kushtueshëm. I tillë po rezulton 2025-a që ka më shumë se 5-fishuar importet e energjisë elektrike vetëm për 6 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në 18 ankande të shpallura nga janari deri më tani, KESH ka shpenzuar 57.2 milionë euro, me synim garantimin e furnizimit me energji pa ndërprerje.
    Muaj më i kushtueshëm deri më tani ka rezultuar qershori me 23.1 milionë euro faturë importi energjie, në ankandet e realizuara në këtë periudhë. Në total në 6 muaj janë blerë 453,672 megavat/orë energji, ku rreth gjysma e kësaj sasie i takon vetëm muajit qershor. Këto vlera të mëdha të importit, sinjalizojnë një verë të ‘nxehtë’ edhe për çmimet.
    Deri më tani importi më i shtrenjtë i energjisë ka qenë në muajin shkurt, ku 33.600 megavat janë blerë me 162.1 euro megavati, dhe çmimi më i lirë është regjistruar në datat 13-15 qershor, një megavat u ble për 71.8 euro. Rritja e faturës së importit të energjisë ka ardhur si rezultat i mungesës së prodhimit të mjaftueshëm për të furnizuar vendit, edhe në kushtet e mungesës së reshjeve. Po ashtu temperaturat e larta shoqëruar edhe me shtim të turistëve, po rrisin edhe më shumë përdorimin e kondicionerëve jo vetëm nga konsumatorët familjarë por edhe në biznese.

  • Vit i thatë e i shtrenjtë! 57 mln euro import energjie në 6 muaj, pesëfish më shumë se 2024-a

    Vit i thatë e i shtrenjtë! 57 mln euro import energjie në 6 muaj, pesëfish më shumë se 2024-a

    Nga Eliza Gjediku
    Vit i thatë dhe shumë i kushtueshëm. I tillë po rezulton 2025-a që ka më shumë se 5-fishuar importet e energjisë elektrike vetëm për 6 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Në 18 ankande të shpallura nga janari deri më tani, KESH ka shpenzuar 57.2 milionë euro, me synim garantimin e furnizimit me energji pa ndërprerje. Muaj më i kushtueshëm deri më tani ka rezultuar qershori me 23.1 milionë euro faturë importi energjie, në ankandet e realizuara në këtë periudhë.
    Në total në 6 muaj janë blerë 453,672 megavat/orë energji, ku rreth gjysma e kësaj sasie i takon vetëm muajit qershor.
    Këto vlera të mëdha të importit, sinjalizojnë një verë të ‘nxehtë’ edhe për çmimet. Deri më tani importi më i shtrenjtë i energjisë ka qenë në muajin shkurt, ku 33.600 megavat janë blerë me 162.1 euro megavati, dhe çmimi më i lirë është regjistruar në datat 13-15 qershor, një megavat u ble për 71.8 euro.
    Rritja e faturës së importit të energjisë ka ardhur si rezultat i mungesës së prodhimit të mjaftueshëm për të furnizuar vendit, edhe në kushtet e mungesës së reshjeve. Po ashtu temperaturat e larta shoqëruar edhe me shtim të turistëve, po rrisin edhe më shumë përdorimin e kondicionerëve jo vetëm nga konsumatorët familjarë por edhe në biznese.
    Janar-Qershor 2024          9,899,344 euroJanar-Qershor 2025         57,276,456 euroDiferenca                       +47,377,112 euro

  • Lautaro nuk dramatizon: Fusha ishte e thatë, skema e re… Kemi kohë për t’u përmirësuar

    Lautaro nuk dramatizon: Fusha ishte e thatë, skema e re… Kemi kohë për t’u përmirësuar

    18 Qershor 2025

    8:45

    Alfred Lleshi

    “Fusha ishte pak e thatë, ndaj patëm vështirësi ta qarkullonim topin. Kam luajtur edhe ‘Copa America’ këtu dhe ishte e njëjta gjë, por organizatorët zgjodhën kështu dhe duhet të përshtatemi. Jam i kënaqur dhe i qetë, është ndeshja e parë”.
    Kështu e komentoi kapiteni Lautaro Martinez barazimin 1-1 të Interit në debutimin e Botërorit për Klube ndaj Monterrey. “Pësuam një gol nga një goditje standarde, ku duhet të përmirësohemi, sepse kemi filluar të mbrojmë me zonë, gjë e re për ne. Duhet të ecim përpara, turneu sapo ka nisur, duhet të përmirësohemi shumë”, – shtoi argjentinasi.
    Monterrey-Inter 1-1, Sergio Ramosit i kundërpërgjigjet Lautaro. Debutim pa shije për Chivu

  • Maji 2025, i dyti më i nxehti në histori/ Europa në ankth prej thatësirës

    Maji 2025, i dyti më i nxehti në histori/ Europa në ankth prej thatësirës

    Europa veriperëndimore ka kaluar një pranverë shumë të thatë dhe për herë të dytë ka regjistruar  majin më të ngrohtë në rang global, sipas Shërbimit Copernicus të Ndryshimit Klimatik (C3S).
    Vendet europiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar janë goditur nga thatësira në muajt e fundit dhe frikësohen për mungesën e ujit nëse nuk bie një sasi e konsiderueshme shiu, ndërsa fermerët kanë shprehur se të mbjellat nuk kanë rezultat, raporton The Guardian.
    Të dhënat e reja tregojnë se maji i vitit 2025 shënoi për herë të dytë temperatura të larta, pasi temperatura mesatare e ajrit arriti në 15.79 gradë Celsius ose 0.53 gradë më shumë sesa mesatarja e periudhës 1991-2020. Ky muaj ishte 1.4 gradë më shumë sesa mesatarja e viteve 1850-1900 e përdorur për të përcaktuar nivelin paraindustrial.
    Carlo Buontempo, drejtues në C3S, tha: “Maji i 2025-ës thyen një vazhdimësi të gjatë e të  paprecedentë muajsh mbi 1.5 gradë Celsius mbi periudhën paraindustriale. Edhe pse kjo mund të jetë  një çlirim i lehtë për planetin, presim që pragu i 1.5 gradëve Celsius të tejkalohet sërish në të ardhmen e afërt për shkak të ngrohjes së vazhduar të sistemit klimatik.”
    1.5 gradë Celsius është objektivi klimatik sipas marrëveshjes së 2015-ës në Paris. Kjo shifër është matur gjatë një apo dy dekadash kështu që një vit që tejkalon pragun nuk tregon se qëllimi nuk është arritur, por se emergjenca klimaterike vijon të përforcohet. Gjatë dekadës së shkuar, çdo vit ka qenë një nga dhjetë më të nxehtët dhe rekordet shkojnë deri në vitin 1850.
    Moti i thatë ka qenë i pranishëm në shumë vende të botës. Në maj të 2025-ës, pjesa më e madhe e Europës veriore dhe qendrore, si dhe rajonet jugore të Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë ishin më të thata sesa mesatarja. Pjesa më e madhe e Europës veriperëndimore përjetoi nivelet më të ulëta të shirave dhe lagështirës së tokës që prej vitit 1979.
    Maji që lamë pas ishte më i thatë sesa mesatarja në pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut, Bririn e Afrikës dhe Azinë qendrore, në Australinë jugore, Afrikën jugore dhe Amerikës së Jugut. Në maj u regjistruan edhe temperatura të larta në sipërfaqen ujore të Atlantikut verilindor që sipas Copernicus, është më e larta e regjistruar ndonjëherë./tvklan.al

  • Tenderi i ri/ Bashkia Tiranë gati 1.2 milionë euro për rrugën tek “Liqeni i Thatë”

    Tenderi i ri/ Bashkia Tiranë gati 1.2 milionë euro për rrugën tek “Liqeni i Thatë”

    Bashkia e Tiranës synon të ndërhyjë në rrugën tek Liqeni I Thatë përmes një fondi 1.2 milionë euro.
    Këtë të enjte u njoftua procedura e prokurimit që parashikon këtë ndërhyrje duke argumentuar se gjendja aktuale e kësaj rruge është e amortizuar. Gjatësia e segmentit ku do të ndërhyhet është pak më shumë se një kilometër.
    “Rruga e “Liqenit të Thatë” fillon nga kopshti zoologjik i Tiranës, aty ku mbaron rruga “Shyqyri Brari” deri te rreth rrotullimi i rrugës “Hiqmet Buzi”. Rruga ka formë të rregullt gjeometrike dhe është me dy sense lëvizjeje. Shtresat ekzistuese janë të amortizuara, vende-vende janë krijuar dhe gropa për shkak të dëmtimit. Ekziston rrjeti i ujit të pijshëm.
    Ekzistojnë rrjetet e kanalizimeve të ujërave të ndotura dhe ato të shiut. Projekti ka për qëllim ndërtimin e rrugës në zonë, me të gjitha parametrat e nevojshme inxhinierike dhe elementëve të infrastrukturës rrugore, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të kësaj zone” thuhet në relacioijn teknik të paraqitur për projektin.
    Sipas të njëjtit dokument kërkesa për zhvillimin e projektit të infrastrukturës bazohet në nevojën për ri zhvillimin e zonës.
    Sistemi Infrastrukturor i Planit të Përgjithshëm vendor ka për qëllim : a) Krijimin dhe përmirësimin e aksesit të zonave të reja dhe atyre ekzistuese urbane, brenda dhe jashtë sistemit urban; b) Përcaktimin e territorit për ndërtimin e infrastrukturave publike; c) Përcaktimin e territorit për ndërtimin e infrastrukturave nëntokësore kryesore publike.
    “Ndërhyrja në këtë zonë me përmirësim të infrastrukturës rrugore synon në një përqasje të integruar të zhvillimit social, kulturor, ekonomik, përmirësimin e cilësisë së jetës së studenteve por edhe qytetarëve, si dhe mbrojtjes së ambientit.
    Kjo politikë ka për qëllim ofrimin me cilësi, sipas standardeve bashkëkohore të shërbimeve publike në të gjithë territorin, përmirësimin e cilësisë së shërbimit me ujë, infrastrukturës së kanalizimeve të ujërave të shiut, shërbimit të mbledhjes së mbetjeve urbane dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore”, thuhet në argumentimin e Bashkisë në relacion.

  • Ndërhyrje në infrastrukturë, 1.2 milionë euro për rrugën tek “Liqeni i Thatë”

    Ndërhyrje në infrastrukturë, 1.2 milionë euro për rrugën tek “Liqeni i Thatë”

    Bashkia e Tiranës synon të ndërhyjë në rrugën tek Liqeni I Thatë përmes një fondi 1.2 milionë euro.Këtë të enjte u njoftua procedura e prokurimit që parashikon këtë ndërhyrje duke argumentuar se gjendja aktuale e kësaj rruge është e amortizuar. Gjatësia e segmentit ku do të ndërhyhet është pak më shumë se një kilometër.“Rruga e “Liqenit të Thatë” fillon nga kopshti zoologjik i Tiranës, aty ku mbaron rruga “Shyqyri Brari” deri te rreth rrotullimi i rrugës “Hiqmet Buzi”. Rruga ka formë të rregullt gjeometrike dhe është me dy sense lëvizjeje. Shtresat ekzistuese janë të amortizuara, vende-vende janë krijuar dhe gropa për shkak të dëmtimit. Ekziston rrjeti i ujit të pijshëm.Ekzistojnë rrjetet e kanalizimeve të ujërave të ndotura dhe ato të shiut. Projekti ka për qëllim ndërtimin e rrugës në zonë, me të gjitha parametrat e nevojshme inxhinierike dhe elementëve të infrastrukturës rrugore, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të kësaj zone” thuhet në relacioijn teknik të paraqitur për projektin.Sipas të njëjtit dokument kërkesa për zhvillimin e projektit të infrastrukturës bazohet në nevojën për ri zhvillimin e zonës.Sistemi Infrastrukturor i Planit të Përgjithshëm vendor ka për qëllim : a) Krijimin dhe përmirësimin e aksesit të zonave të reja dhe atyre ekzistuese urbane, brenda dhe jashtë sistemit urban; b) Përcaktimin e territorit për ndërtimin e infrastrukturave publike; c) Përcaktimin e territorit për ndërtimin e infrastrukturave nëntokësore kryesore publike.“Ndërhyrja në këtë zonë me përmirësim të infrastrukturës rrugore synon në një përqasje të integruar të zhvillimit social, kulturor, ekonomik, përmirësimin e cilësisë së jetës së studenteve por edhe qytetarëve, si dhe mbrojtjes së ambientit.Kjo politikë ka për qëllim ofrimin me cilësi, sipas standardeve bashkëkohore të shërbimeve publike në të gjithë territorin, përmirësimin e cilësisë së shërbimit me ujë, infrastrukturës së kanalizimeve të ujërave të shiut, shërbimit të mbledhjes së mbetjeve urbane dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore” thuhet në argumentimin e Bashkisë në relacion. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Britania e Madhe regjistroi pranverën më të thatë në pesë dekadat e fundit

    Britania e Madhe regjistroi pranverën më të thatë në pesë dekadat e fundit

    Britania e Madhe regjistroi pranverën më të ngrohtë këtë vit dhe gjithashtu sezonin e gjashtë më të thatë që nga fillimi i regjistrimeve, tha sot Zyra Meteorologjike.
    Shifrat paraprake treguan se temperatura mesatare e kësaj pranvere prej 9,5 gradë Celsius ishte mbi mesataren klimatologjike afatgjatë me 1,4 gradë Celsius – duke regjistruar sezonin më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1884.
    “Tetë nga 10 pranverat më të ngrohta në Britaninë e Madhe janë regjistruar që nga viti 2000, dhe tre pranverat më të ngrohta që nga viti 2017”, tha agjencia.
    Britania e Madhe mund të kishte regjistruar pranverën e saj më të thatë në më shumë se 100 vjet në mesin e majit, derisa vendi u përfshi nga shiu në dy javët e fundit – duke e bërë atë pranverën e gjashtë më të thatë që nga viti 1836.
    Me vetëm 128,2 milimetra reshje, kjo pranverë ishte 40% nën mesataren afatgjatë dhe më e thata në më shumë se 50 vjet.

  • Ja sindroma e heshtur që prek shpesh gratë, ‘sy dhe gojë të thatë’

    Ja sindroma e heshtur që prek shpesh gratë, ‘sy dhe gojë të thatë’

    Sindroma e Sjögrenit është një sëmundje kronike autoimune që, ndonëse pak e njohur për publikun e gjerë, prek mbi 100,000 njerëz në Spanjë. Sipas Shoqatës Spanjolle të Sjögrenit (AES), kjo gjendje prek kryesisht gratë mbi 40 vjeç dhe përbën një sfidë serioze për diagnozë dhe trajtim.

    E zbuluar për herë të parë në vitin 1933 nga oftalmologu suedez Henrik Sjögren, sëmundja është bërë objekt i kërkimeve të shumta mjekësore, por ende mbetet pjesërisht e pakuptuar. Si shumë sëmundje autoimune, edhe Sjögren është rezultat i një reagimi të gabuar të sistemit imunitar, i cili sulmon qelizat dhe indet e veta.

    Shenjat më të zakonshme të sindromës përfshijnë:

    Sy të thatë: Ndjesi djegieje, kruarje apo sikur të ketë rërë në sy.
    Gojë e thatë: Vështirësi në të folur, përtypje dhe gëlltitje, shpesh me ndjesinë sikur goja është mbushur me pambuk.

    Por simptomat nuk ndalen këtu. Tek pacientët mund të shfaqen gjithashtu:

    1.Inflamacion i gjëndrave të pështymës, sidomos nën nofull dhe përpara veshëve.
    2.Artralgji (dhimbje nyjesh), ngurtësim ose ënjtje.
    3.Lëkurë e thatë ose e skuqur.
    4.Kollë e thatë kronike.
    5.Tharje vaginale.
    6.Lodhje e vazhdueshme dhe dobësi të përgjithshme.

    Megjithëse shkencëtarët ende nuk kanë përcaktuar një shkak të vetëm për këtë sindromë, besohet se faktorët gjenetikë, hormonalë dhe mjedisorë luajnë një rol të rëndësishëm. Një infeksion viral ose bakterial mund të jetë “shkaktari” që nxit sëmundjen tek individët me predispozitë gjenetike.

    Sindroma zakonisht prek gjëndrat që prodhojnë lot dhe pështymë, por në forma më të avancuara mund të përfshijë edhe organet e brendshme si veshkat, mëlçinë, tiroide, mushkëritë, lëkurën dhe sistemin nervor.

    Gratë mbi moshën 40 vjeç janë grupi më i prekur. Gjithashtu, njerëzit që vuajnë nga sëmundje të tjera autoimune si artriti reumatoid ose lupusi kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sindromën e Sjögrenit.

    Ndër komplikimet më të zakonshme janë problemet në gojë dhe sy. Mungesa e pështymës rrit ndjeshëm rrezikun për karies dentar dhe infeksione të tilla si kandidiaza orale. Ndërkohë, syri i thatë mund të çojë në fotosensibilitet, dëmtim të kornesë dhe turbullim të shikimit.

    Klinika Universitare e Navarrës thekson se, edhe pse prognoza për shumicën e pacientëve është e favorshme, disa raste përkeqësohen ndjeshëm, sidomos kur sëmundja përfshin organet vitale.

    Diagnostikimi i sindromës së Sjögrenit është shpesh i vonuar, për shkak të ngjashmërisë së simptomave me sëmundje të tjera si menopauza, depresioni ose sindroma e lodhjes kronike. Shoqata Spanjolle e Sjögrenit apelon për ndërgjegjësim më të madh dhe trajnime të posaçme për profesionistët e shëndetit, në mënyrë që diagnoza të bëhet më herët dhe trajtimi të jetë më efektiv. Syri.net-iefimerida

     

  • Veliaj ndan pamjet: Ja si do të duket parkingu i ri nëntokësor te Liqeni i Thatë

    Veliaj ndan pamjet: Ja si do të duket parkingu i ri nëntokësor te Liqeni i Thatë

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë pamjet se si do të duket parkingu i ri nëntokësor, në zonën e Liqenit të Thatë.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan se mbi parkim do të ketë dhe fusha sportive, i cili sipas tij do të jetë një lehtësim për të gjithë qytetarët që frekuentojnë këtë zonë.
    “Ja si do të duket parkingu i ri nëntokësor te Liqeni i Thatë, për të cilin jam shumë entuziast e mezi pres të nisim nga puna. 
    Me plot 117 poste Parkimi nën tokë dhe disa fusha futbolli, basketbolli dhe volejbolli mbi tokë, do të jetë një tjetër lehtësim për qytetarët e shumtë që frekuentojnë Parkun e Madh të Liqenit, por edhe një hapësirë e re e gjelbëruar dhe me plot lojëra për fëmijët.
    Puna në Tiranë nuk ndalet!”, shkruan Veliaj.