Tag: thashë

  • VIDEO/ Berisha me grupin konservator në KE: Sillni një mision vëzhgues në Shqipëri, do të dëgjoni gjëra vërtetë të pabesueshme për ju

    VIDEO/ Berisha me grupin konservator në KE: Sillni një mision vëzhgues në Shqipëri, do të dëgjoni gjëra vërtetë të pabesueshme për ju

    Gjatë seancës me grupin konservator në Këshillin e Europës, kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe delegacioni që e shoqëronte ka kërkuar misione vëzhguese në Shqipëri nga Parlamenti Europian.

    Berisha tregoi para anëtarëve të grupit konservator në KE-së, edhe përplasjet me ambasadorin Amerikan në Tiranë në vitin 2015 pas mbjelljes së Shqipërisë me kanabis.

    Gjithashtu ai ka treguar edhe për përplasjet me Xhorxh Sorosin për ndikimin që ai kishte në Shqipëri, se si mori fuqi kur u krijua Ballkani i Hapur dhe projektin për ndarjen e Kosovës.

    Pjesë nga fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha:

    Faleminderit shumë për pyetjet tuaja.

    Së pari, më vjen shumë keq t’i them publikut se të paktën Ambasadori Amerikan ka ndihmuar shumë Edi Ramën në instalimin e shtetit narkotik. Në vitin 2015, kur e gjithë Shqipëria ishte mbuluar me kanabis, ai shkoi dhe lavdëroi policinë, duke u thënë: ‘Ju përgëzoj për punën e jashtëzakonshme kundër kanabisit, kundër drogës.’

    Unë shkova dhe e takova. I thashë: ‘Zotëri, kjo është mbështetje. Çfarë është ky teatër që po ndodh?’ Ai më tha: ‘Ne nuk shqetësohemi për drogërat e buta.’ Por unë i thashë: ‘Shikoni, këto drogëra të buta mund të kenë pasoja të tmerrshme për kombin tim. Kjo është krim, sepse kudo ka njerëz që ruajnë parcelat dhe bien pre e tundimeve.’ Dhe kjo është të paktën një shkelje e plotë.

    Por Edi Rama ka qenë lideri më i mbrojtur, më i investuar nga George Soros. Dhe problemi im me miliarderin George Soros është i vjetër. Kam qenë shumë konfrontues me të. Prej vitesh kam kërkuar që të ndalohet veprimtaria e tij politike në Europë.

    Kam kërkuar që Parlamenti Europian t’ia ndalojë, sepse ai blen politikanë kudo, etj., etj. Ai ka një agjendë ekstreme të majtë. Ai e rikthen modelin e monizmit, duke marrë të gjitha OJQ-të dhe duke i vënë nën ombrellën e Partisë së vjetër Komuniste.

    Përplasja ime me të u bë më e madhe kur ai u përfshi në politikën e Ballkanit. Ai u bë faktori kryesor në politikën e jashtme për Ballkanin. Ai deshi ndarjen e Kosovës, një projekt i Millosheviçit, që më është sjellë përmes ndërmjetësve disa herë gjatë kohës që isha President i Republikës. Tani George Soros e vulosi dhe e firmosi projektin si të tijin. Sigurisht që unë e kundërshtova. Dhe ai ishte shumë i pakënaqur.

    Një ditë Edi Rama më tha në Parlament: ‘Sali, a e kalon dot Atlantikun?’ I thashë: ‘Po, e kaloj.’ Ai s’e di. ‘Ke marrë një mesazh,’ më tha. ‘S’kam marrë asnjë mesazh,’ i thashë. Por ai u tha njerëzve të tij që Saliu u sanksionua për konspiracion kundër politikës amerikane. Unë nuk kam konspiruar kurrë. Kam qenë gjithmonë publik. Por ata dështuan.

    Derisa ishte Sekretari Pompeo në detyrë, nuk dërguan asgjë. Sapo u largua Presidenti Trump nga pushteti, tre javë pas zgjedhjeve, unë u sanksionova për korrupsion dhe minimin e demokracisë nga një njeri që më kishte lavdëruar më shumë se kushdo tjetër për sukseset në luftën kundër korrupsionit kur ishte këshilltari kryesor i Joe Biden. Ky ishte Anthony Blinken, një njeri shumë i afërt me George Sorosin.

    I shkrova një letër. I thashë: ‘Zoti Sekretar, sapo të gjeni një provë të vetme të korrupsionit tim, unë tërhiqem përgjithmonë nga politika. Por vendimin e morët mbi bazën e një lobimi të korruptuar nga Edi Rama dhe George Soros.’ Së treti, unë e padita atë në gjykatë, sepse ai plagosi dinjitetin tim dhe unë po mbroj dinjitetin tim dhe e kam paditur. Ata u zemëruan për këtë dhe tentuan, por dështuan. Unë vazhdova betejën time, dhe është një histori e gjatë. Nuk dua t’ju marr kohë, por ata kanë luajtur një rol shumë negativ. Kjo është përgjigjja ime për këtë.

    Sa për Sorosin, siç ju thashë më parë: nëse më pyesni çfarë është Shqipëria sot, Shqipëria është një republikë e George Soros. Po.

    Për ta ilustruar, zoti President, kryetari i Bashkisë së Tiranës është arrestuar për korrupsion. Para disa ditësh, disa javësh, i dha një udhëzim gruas së tij: ‘Mos shko në Ambasadën Amerikane, pushteti ka ndryshuar atje, prit derisa të vijë Alex dhe gjërat do të ndryshojnë.’ Ishte fjala për Alex Sorosin. Askush nuk ka reaguar, sepse pas kësaj beteje, Departamenti i Shtetit, nën drejtimin e Anthony Blinken, bëri gjithçka për të më izoluar dhe për të kontrolluar çdo kontakt timin, me partinë time. Kjo është e vërtetë. Prandaj njerëzit nuk ishin shumë të prirur të merren me këto çështje.

    Po, ju mund të na ndihmoni shumë. Mund të na ndihmoni. Së pari, dërgoni një mision verifikimi, sepse do të dëgjoni gjëra të pabesueshme. Dhe kur të prekni realitetin atje, atëherë mund të gjeni një mënyrë për të ndihmuar kombin tim, për të ndihmuar vendin tim të çlirohet nga kjo narkodiktaturë. Ne do të luftojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë, por na duhet edhe ndihma e njerëzve të lirë, kudo që janë. Dhe nga qeveritë europiane dhe miqtë tanë kudo. Faleminderit shumë.

  • Ranieri, pas 1-1 ndaj Juves: Kur nuk mund të fitosh, e rëndësishme është të mos humbasësh

    Ranieri, pas 1-1 ndaj Juves: Kur nuk mund të fitosh, e rëndësishme është të mos humbasësh

    Një barazim që e mban të pandryshuar distancën nga Juventusi, ndërpret serinë fituese të Romës (7 fitore radhazi para këtij 1-1) dhe, mbi të gjitha, nëse nuk e fik plotësisht ëndrrën për Champions League, e vështirëson realizimin e saj. Duke parë si u zhvillua ndeshja, me avantazhin e Juventusit që erdhi në fund të pjesës së parë, për Ranierin është gjithsesi një rezultat për t’u pritur me kënaqësi të moderuar, edhe pse në fundin e ndeshjes mbetet vend për pak keqardhje.
    “E prisnim një Juventus të tillë, – deklaroi trajneri i Romës pas ndeshjes, – e dinim që Tudor do të sillte mentalitetin e tij, duke luajtur gjithmonë përpara. Bardhezinjtë bënë bërë mirë. Juventusi është një skuadër e madhe dhe do të luftojë për vendin e katërt. Unë nuk kam vënë kurrë bast, por nëse do të duhej të vija një bast, do të thosha se Juve do të përfundojë ndër katër të parët. Kur ne filluam të ngriheshim në lojë, ata shënuan. E nisëm mirë pjesën e dytë, barazuam dhe më pas u stabilizuam. Kur nuk mund të fitosh, e rëndësishme është të mos humbasësh”.
    Tani vjen derbi: “Ndaj Lazios është një ndeshje shumë e rëndësishme. U thashë djemve se tani nis pjesa përfundimtare e kampionatit. Nuk luajtëm keq ndaj një skuadre të madhe si Juventusi, por tani vjen një ndeshje e bukur si derbi. Shpresoj që tifozët të argëtohen dhe të ketë shumë cilësi në fushë”.
    Së fundmi, një koment për të ardhmen e tij: “Pse nuk dua të vazhdoj? Unë u tërhoqa që vitin e kaluar, pastaj pati ekipe që më kërkuan dhe iu thashë që do të kthehesha vetëm për Romën dhe Cagliarin. Nëse do të më kishin thirrur, do të thoshte që ishin në vështirësi. Kur u shkarkua De Rossi, thashë: Mirë, tani do të vijë Juric. Kam 35 vite që udhëtoj përreth botës pa e parë atë realisht. Para se të vdes, dua të udhëtoj dhe të shoh çfarë ka përtej futbollit. Tani është momenti i duhur që të them stop”.

  • “Gregu ishte në koma, nuk dinim nëse do kthehej”/ Rama kujton betejën e djalit me kancerin dhe bisedën me mjeken: Më tha të lutemi, e kemi të nevojshme…

    “Gregu ishte në koma, nuk dinim nëse do kthehej”/ Rama kujton betejën e djalit me kancerin dhe bisedën me mjeken: Më tha të lutemi, e kemi të nevojshme…

    Kryeministri Edi Rama, në podcast-i ku të ftuar kishte Kryepeshkopin Joan, kujtoi momentet e vështira në spital, kur djali i tij, Gregu luftonte me sëmundjen.

    Ai rrëfeu se djali ra në koma dhe 24 orët e ardhme ishin vendimtare.
    “Im bir kaloi një moment mjaft dramatik me një kancer, faktikisht gjërat shkuan aq keq sa u fut në një koma mjekësore famaceutike, edhe nuk dihej a do të kthehej apo jo. Isha me mjeken ndërsa djali ishte në koma dhe i them ‘Po tani?’ Më thotë ’24 orët e para çdo lajm do të jetë një lajm i keq, urojmë që s’do kemi asnjë lajm’. 24 orët e para ishin tmerr. Në çdo moment mund të ndodhë që të dalë dikush nga ajo zona e reanimacionit e të thotë…”
    Rama tregoi bisedën me mjeken, që e ftoi të lutej,
    “Kur i thashë ‘Si vazhdon?’, ajo ngriti kokën dhe bëri me dorë lart… I thashë ‘Çfarë po më tregon, tavanin? Unë po flas me një shkencëtare, jo me një prift’. Dhe më tha: Në këtë kat, (ishte kati i fëmijëve me kancer) unë kam parë gjëra që shkenca nuk m’i ka shpjeguar dot akoma.
    Spitali kishte një Kapelë dhe mjekja më sillte njoftime që në x orë unë bashkë me ekipin do të lutemi për Gregun, ose edhe për fëmijë të tjerë. I thashë ‘Çfarë është kjo histori që shkoni e luteni në Kapelë, çfarë lidhje ka kjo me terapinë?’
    Më tha ‘e kemi të nevojshme, ndihemi shumë mirë kur e bëjmë, marrim energji’. Ishte njeri që besonte. Më thoshte ‘quaje si të duash, unë di që ka mister dhe nga ajo zonë e misterit vijnë në këtë kat gjëra që nuk i parashikon dot, ose nuk i shpjegojmë dot më mbrapa’”.

    Top Channel

  • “Nuk është eleminim për të kërkuar falje”, Simeone: I thashë lojtarëve që Barça na fali, mund të na shënonin më shumë gola

    “Nuk është eleminim për të kërkuar falje”, Simeone: I thashë lojtarëve që Barça na fali, mund të na shënonin më shumë gola

    Pas eleminimit nga Liga e Kampionëve, Atletikoja e Madridit është larguar edhe nga Kupa e Mbretit. Klubi kryeqytetas ka humbur me shifrat minimale 0-1 përballë Barcelonës, duke ndërprerë rrugëtimin në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 4-5. Simeone ka deklaruar pas ndeshjes se ky eleminimin nuk është për të kërkuar falje. Sipas trajnerit të Atletikos së Madridit, skuadra po zhvillon një sezon të mirë. Simeone ka zbuluar edhe bisedën që ka zhvilluar me lojtarët pas përfundimit të pjesës së parë të takimit.
    “Ekipi ka garuar shumë mirë. Garuam shumë mirë në Ligën e Kampionëve, garuam shumë mirë në Kupën e Mbretit dhe po bëjmë mirë në La Liga. Nuk është diçka për të kërkuar falje. Mendoj për futbollin. Ndonjëherë e gjen veten në situata kur kundërshtari është superior. Çfarë i thashë lojtarëve pas pjesës së parë? I thashë që Barcelona na fali dhe na mbajti gjallë, sepse mund të kishin shënuar më shumë gola”, ka deklaruar Pablo Diego Simeone./Sport Ekspres/

  • Loredana rrëzohet, Gjesti: Të thashë mos hyj nëpër ujë

    Loredana rrëzohet, Gjesti: Të thashë mos hyj nëpër ujë

    Showbiz E Mërkurë, 2 Prill 2025 20:57
    Loredana pësoi sot një incident të papritur. Teksa po ndiqte Gjestin nëpër oborr, ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua kur po përpiqej të kapërcente pishinën. Kjo situatë bëri që modelja të pësonte një lëndim në gju.
    Në ato momente pranë saj ndodhej Egli, e cila nuk hezitoi t’i gjendej afër dhe ta ndihmonte derisa ajo po përpiqej të merrte veten.

    Loredana e mbërthyer nga dhimbja u pa duke shtrënguar gjurin me duar, për të qetësuar disi lëndimin, ndërsa rënkonte nga sikleti i momentit.
    Gjesti u mundua të zbuste situatën duke i bërë asaj një reagim komik. ”Të thashë mos hyj nëpër ujë”, i thoshte Gjesti asaj, duke u munduar ta kthente situatën në humor.

    @shqipet4u._ #fermavip #bigbrothervipalbania #bigbrotherkosova #albania #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #kosova #gjesti ♬ Originalton – ВⷡВⷡVͮ AͣLвaͣNiaͣ 4

  • “Rroga e politikanit nuk të lejon të zhytesh në luks”/ Berisha thumba socialistëve: Një herë u thashë për çantat dhe…

    “Rroga e politikanit nuk të lejon të zhytesh në luks”/ Berisha thumba socialistëve: Një herë u thashë për çantat dhe…

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me banorët e Durrësit, të cilët janë në pritej të dëmshpërblimit për banesat e tyre që prej periudhë së tërmetit.Teksa vizitoi banesën e një qytetari, e cila ishte në kushte të këqija, Berisha nuk kurseu komente për socialistët që jetojnë në luks. Berisha kujtoi debatin për çantat e shtrenjta të socilisteve. Ai tha se rroga e politikanit nuk të lejon që të jetosh në luks.
    Berisha: Sot ka një parlament për të cilin qytetari nuk ekziston ju e keni vënë re vetë. Jetojnë në luks. Unë një herë u thashë atyre për çantat, ato u tërbua dhe u zemëruan me mua,. Unë u thashë një të vëretë se nuk është politikani, rroga e politikanit nuk i lejon të zhytet në luks, edhe sikur të ishte një politikan nuk mund të pasionohet pas luksit duke e ditur që qytetarët e tij jetojnë në kushte krejt tjera. E bën parlamentin si sallon mode, e bën si garë.