Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Mirditës, pasi dyshohet se po transportonin lëndë narkotike.
Ata janë: Dashamir Rexhepi, Durim Rexhepi dhe Mark Shyti. Sipas policisë ata dyshohet se po transportonin pesë thasë me drogë me dy automjetet e tyre.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Green harvest”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet që kishin siguruar për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar punën dhe mbrëmjen e djeshme kanë ndërhyrë në aksin rrugor “Shpal – Blinisht”, duke iu bërë shenjë për ndalim, 3 shtetasve që dyshohet se po transportonin lëndën narkotike, me 2 automjete. Sapo kanë konstatuar punonjësit e Policisë, 3 shtetasit kanë braktisur automjetet dhe duke përfituar nga errësira dhe nga terreni malor, kanë mundur të largohen. Gjatë kontrollit në 2 automjetet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 5 thasë më lëndë të dyshuar nakotike Cannabis Staiva, me peshë totale 38.8 kilogramë”, njoftoi policia.
“Në vijim të veprimeve procedurale, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. R., 40 vjeç, D. R., 35 vjeç, banues në Krujë (vëllezër) dhe M. Sh., 27 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas siguronin lëndë narkotike, me qëllim ndarjen dhe shitjen në sasi të vogla në qytet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim“, shtuan të njëjtat burime.
Tag: thasë
-

Kapen thasë me drogë në Mirditë, shpallen në kërkim 3 persona
-

Kapen 5 thasë me drogë në Mirditë, shpallen në kërkim 3 persona
Policia e Mirditës ka finalizuar një operacion për goditjen e një rasti të tentativës për shitjen e lëndëve narkotike Cannabis Sativa.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në këtë operacion janë sekuestruar 5 thasë me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa (në total 38.8 kilogramë) dhe 2 automjete.
Po ashtu, Policia bën të ditur se ka identifikuar 3 shtetasit e dyshuar që po transportonin lëndën narkotike dhe i ka shpallur ata në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
Mirditë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Green harvest”, për goditjen e një rasti të tentativës për shitje të lëndës narkotike Cannabis Sativa.
Sekuestrohen 5 thasë me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa (në total 38.8 kilogramë) dhe 2 automjete.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas që dyshohet se posedonin lëndën narkotike, me qëllim shitjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Green harvest”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet që kishin siguruar për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar punën dhe mbrëmjen e djeshme kanë ndërhyrë në aksin rrugor “Shpal – Blinisht”, duke iu bërë shenjë për ndalim, 3 shtetasve që dyshohet se po transportonin lëndën narkotike, me 2 automjete.
Sapo kanë konstatuar punonjësit e Policisë, 3 shtetasit kanë braktisur automjetet dhe duke përfituar nga errësira dhe nga terreni malor, kanë mundur të largohen.
Gjatë kontrollit në 2 automjetet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 5 thasë më lëndë të dyshuar nakotike Cannabis Staiva, me peshë totale 38.8 kilogramë.
Në vijim të veprimeve procedurale, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. R., 40 vjeç, D. R., 35 vjeç, banues në Krujë (vëllezër) dhe M. Sh., 27 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas siguronin lëndë narkotike, me qëllim ndarjen dhe shitjen në sasi të vogla në qytet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. -

Sekuestrohen 5 thasë me kanabis në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona
Një rast i trafikimit të lëndëve narkotike është goditur nga policia e Mirditës, teksa 3 persona janë shpallur në kërkim.
Dy vëllezër dhe një bashkëpunëtor i tyre po transportonin 5 thasët me kanabis me peshë 38.8 kg në aksin rrugor “Shpal – Blinisht”.Sapo ata panë policisë, braktisën thasët me kanabis dhe u arratisën duke përfituar nga errësira dhe terreni malor.
Droga u sekuestrua, kurse poseduesit u identifikuan dhe u shpallën në kërkim nga policia.
Ata janë vëllezërit Dashamir Rexhepi 40 vjeç dhe Durim Rexhepi 35 vjeç, si dhe Mark Shyti 27 vjeç.
Sipas policisë, kanabisi do të shitej në qytet në sasi të vogla.
Njoftimi i policisë:
Mirditë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Green harvest”, për goditjen e një rasti të tentativës për shitje të lëndës narkotike Cannabis Sativa.
Sekuestrohen 5 thasë me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa (në total 38.8 kilogramë) dhe 2 automjete.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas që dyshohet se posedonin lëndën narkotike, me qëllim shitjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Green harvest”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet që kishin siguruar për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar punën dhe mbrëmjen e djeshme kanë ndërhyrë në aksin rrugor “Shpal – Blinisht”, duke iu bërë shenjë për ndalim, 3 shtetasve që dyshohet se po transportonin lëndën narkotike, me 2 automjete.
Sapo kanë konstatuar punonjësit e Policisë, 3 shtetasit kanë braktisur automjetet dhe duke përfituar nga errësira dhe nga terreni malor, kanë mundur të largohen.
Gjatë kontrollit në 2 automjetet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 5 thasë më lëndë të dyshuar nakotike Cannabis Staiva, me peshë totale 38.8 kilogramë.
Në vijim të veprimeve procedurale, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. R., 40 vjeç, D. R., 35 vjeç, banues në Krujë (vëllezër) dhe M. Sh., 27 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas siguronin lëndë narkotike, me qëllim ndarjen dhe shitjen në sasi të vogla në qytet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. -

Dy thasë me veshje kontrabandë në autobus/ Arrestohet në Kapshticë 50 vjeçari
Tentoi të kontrabandonte mallra nga Greqia, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga nga Policia Kufitare, 50-vjeçari. Sekuestrohen mallrat (veshjet) e kontrabanduara.
“Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, autobusin me drejtues shtetasin E. N., 50 vjeç, banues në Korçë. Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit, janë gjetur dy thasë me veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 50-vjeçari, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, si dhe u sekuestruan veshjet”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. -

Foto e ditës vjen nga Gaza
Palestinezë duke bartur thasë dhe pako me ushqime dhe ndihma tjera humanitare, që u shkarkuan nga një karvan kamionësh të Programit Botëror të Ushqimit, i cili po shkonte drejt Qytetit të Gazës, në veri të Rripit të Gazës.
Një tmerr i vertetë. -

Përplasja për votat nga Greqia, PD: Thasë të mbushura nga patronazhistët e PS
Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve po zhvillohet seanca për shqyrtimin e ankimimit të Partise Socialiste, për shfuqizimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve lidhur me mënyrën e administrimit të fletëve të votimit nga jashtë, duke e konsideruar si të pavlefshëm dhe të nxjerrë në kundërshtim me ligjin.
Gjatë seancës, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike është shprehur se vendimi i KSHZH për veçimin e votave të diasporës është i duhur duke marrë parasysh problematikën që ka.
Marash Logu tha se “thasë të mbushura nga patronazhistët e PS nuk do të lejojmë të numërohen.”
“PS e ka të qartë që PD-ASHM nuk do të lejojë asnjë zarf që vjen nga Greqia të numërohet, derisa të provohet se është marrë personalisht nga zgjedhësi. Kur të provohet kjo, le të numërohet, le të vlerësohet. Po thasë të mbushura nga patronazhistët e PS nuk do të lejojmë të numërohen edhe sikur të jetë gjëja e vetme për të cilin angazhohemi në këtë fazë gjatë numërimit të votës së diasporës”, tha Logu.
Kujtojmë se KSHZ, duke marrë shkas nga rezervat e shprehura nga koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore lidhur me fletët e votimit nga jashtë të mbërritura nga Greqia, që sollën dhe ndërprerjen e numërimit të votave të ardhura nga diaspora, vendosi që kur grupi numërimit dhe Komisioni i Administrimit e Numërimit dhe Vlerësimit të Votave nga Jashtë për votuesit nga jashtë nuk vlerëson zarfin/et “B”, atëherë këto fletë votimi apo zarfe do të vlerësohen nga KQZ rast pas rasti. -

Zvicër/ Tre shqiptarë në akuzë për trafikimin e 500 kg kokainë të fshehur në kontejner me kafe
Prokuroria publike e Bazelit ka ngritur akuza penale ndaj tre shtetasve shqiptarë, të moshave 20, 31 dhe 34 vjeç, të cilët akuzohen për trafikimin e një sasie rekord prej 500 kilogramësh kokainë. Sipas mediave ndërkombëtare, droga ishte porositur në Brazil dhe kishte mbërritur në Bazel në fillim të majit 2022 e fshehur në një kontejner me thasë kafeje.
Ngarkesa përbëhej nga 300 thasë me kafe dhe 20 thasë me kokainë, të cilat mbërritën në një pikë logjistike ku punonjësit u habitën kur zbuluan substancën e bardhë mes thasëve të kafesë. Hetimet zbuluan se tre shqiptarët po kërkonin nëpër kontejnerë për të gjetur drogën, por nuk arritën ta identifikonin në kohë. Si pasojë, ajo përfundoi te kompania përpunuese legjitime, Nespresso.
Kompania deklaroi se kokaina nuk kishte hyrë në kontakt me asnjë nga produktet e saj. Sipas autoriteteve, droga ishte e një cilësie shumë të pastër — nga 97% deri në 100% — dhe kishte një vlerë të përllogaritur shitjeje prej 60 milionë franga zvicerane.