Tag: thaçit

  • Artikulli i Andi Bejtjes me 23 mars 1999 për Hashim Thaçin dhe konteksti me Hagën e sotme…

    Artikulli i Andi Bejtjes me 23 mars 1999 për Hashim Thaçin dhe konteksti me Hagën e sotme…

    Teksa po ndiqja tani deshmitë e Rubin në Hage, ku midis te tjerave u pyet dhe për lëvizjet e Thaçit nëse ishte në dijeni apo jo, me erdhi ndërmend një episod grotekst dhe i trishtë, njëkohesisht, në marsin e vitit 1999, për të cilin si ish kryeradaktor i gazetes “Koha Jone” botova një shkrim që nuk kaloi pa vëmendje dhe në kanceleritë dhe ëe mediat perëndimore (Andi Bejtja)
    23 mars 1999

    Nisja dhe kthimi i Thaçit në Kosovë, barometër i seriozitetit të Perëndimit

    Andi Bejtja

    Kur lideri i UÇK-së Thaçi do nisej për Rambuje, për të vënë firmën për projektin e paqes, të cilin Perëndimi e kërkonte me ngulm, ai u nis nga aeroporti i Prishtinës, rrethuar nga ushtarë të huaj dhe aeroplanët e NATO-s, duke i bërë ushtarët serbë të hanin thonjtë me dhëmbë nga inati. Por pas Rambujesë, ku firma e tij dhe e forcës që ai përfaqësonte ishte vendimtare, nuk u tregua i njëjti kujdes për të. Ai u la plotësisht jetim nga Komuniteti  Ndërkombëtar, aq sa u detyrua detyruar të rezikonte edhe jetën, në përpjekje për te kaluar kufirin Jugosllav ku pritej te fliste me Shtabin e UCK lidhur me mareveshjen.  Dhe për më tepër në kthim, ai nuk ishte thjesht lider i UÇK-së, por Kryeministri i ri i Kosovës, njeriu kryesor, çelësi i vërtetë i paqes për palën shqiptare. Kontrasti është më të vërtetë i dhimbshëm dhe tragjik.
    Në kohën kur Perëndimi, NATO dhe SHBA, po flasin për bombardimin e Serbisë dhe në një farë mënyre janë bere pale me shqiptarët kundra ofensivës serbe, të lësh njeriun kryesor të paqes ta kalojë kufirin “me kokë a pilë” është therrese. Një nga shoqëruesit e Thaçit duke folur për shtypin e Tiranës tha se jeta e tyre teksa po kalonin kufirin ishte me të vërtetë në rrezik dhe se ishte një moment, qe po te perplaseshin me patrullen serbe, ose do te vriteshin ata ose serbet. Si mundet Perëndimi ta lërë “çelësin” e mareveshjes në dorë të një patrulle ushtaresh, aq më tepër kur dihet se Thaçi është dënuar nga autoritetet serbe me 10 vjet burgim? Ç’do të ndodhte p.sh. nëqoftëse Thaçi (largqoftë) do të ishte kapur dhe vrarë në përpjekje për të kaluar kufirin? Si do ta justifikonte Perëndimi dhe NATO, seline e se ciles Thaci e vizitoi me atributet e nje zyrtari te larte dhe fundja fundit si mund te lihet Kryeministri i nje vendi qe eshte bere jo pa pahir i Perendimit ne meshiren e një patrulle serbe, që për hir të së vërtetës, duhet thënë se e ka me ligj të qëllojë mbi këdo që kalon kufirin ilegalisht?
    Ky detaj, për nisjen dhe kthimin e Thaçit në Kosovë është pasqyra e vërtetë ku Perëndimi shikon veten në Kosovë. Është diçka serioze dhe jo serioze, është diçka midis bombardimit dhe jo bombardimit, diçka midis shkeljes së të drejtave të njeriut dhe interesave diplomatike që shkojnë në kah të kundërt, diçka midis vendosmërise dhe jo vendosmërise diçka midis asaj që Perëndimi nuk e di as vetë. Dhe jo vetëm kaq. Të gjithë e dinin skenarin e Millosheviçit pas “Jo”-së së dhënë në Rambuje; derisa të vendosë NATO, derisa rusët të mbarojnë vizitën në Beograd te vrasim çfarë të vrasim. Burokracia perendimore edhe njëherë, si në shumë raste të tjera, doli me e rendesishme se jeta a ca  njerëzve të pafajshëm, aq sa te te gjithe palet kudo ne konflikte ne bote eshte vendosur nje regull i pashkruar; po nuk u mbush kuota e paracaktuar e gjakut, Perëndimi nuk i zbaton parimet për të cilat flet për ditë.

  • Vijojnë protestat në Hagë, mbështetësit e Hashim Thaçit kthehen me entuziazëm dhe këngë

    Vijojnë protestat në Hagë, mbështetësit e Hashim Thaçit kthehen me entuziazëm dhe këngë

    Me entuziazëm, flamuj kuqezi dhe këngë patriotike, mbështetësit e Hashim Thaçit janë rikthyer sot nga Haga përmes Portit të Durrësit. 
    Pas ditëve të kaluara në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, ata u kthyen mes emocioneve dhe thirrjeve për drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj, shkruan A2. 
    “Kishim dy javë që e organizonim protestën dhe jemi shumë të kënaqur nga rezultati i saj. Kemi qenë mbi 11 mijë protestues. Këto janë shifrat e policisë lokale. Ishim përgatitur për 2-3 mijë njerëz, jo më shumë”, deklaroi Gazmend Syla, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL), në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë”. 

  • “Jemi shumë të kënaqur”/ Protesta masive në Hagë, mbështetësit e Hashim Thaçit kthehen me entuziazëm dhe këngë

    “Jemi shumë të kënaqur”/ Protesta masive në Hagë, mbështetësit e Hashim Thaçit kthehen me entuziazëm dhe këngë

    Me entuziazëm, flamuj kuqezi dhe këngë patriotike, mbështetësit e Hashim Thaçit janë rikthyer sot nga Haga përmes Portit të Durrësit.
    Pas ditëve të kaluara në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, ata u kthyen mes emocioneve dhe thirrjeve për drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj
    “Kishim dy javë që e organizonim protestën dhe jemi shumë të kënaqur nga rezultati i saj. Kemi qenë mbi 11 mijë protestues. Këto janë shifrat e policisë lokale. Ishim përgatitur për 2-3 mijë njerëz, jo më shumë”, deklaroi Gazmend Syla, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL), në një lidhje direkte.

  • Dëshmia e James Rubin në Speciale shpëton Hashim Thaçin: Ai nuk kishte autoritet mbi UÇK!

    Dëshmia e James Rubin në Speciale shpëton Hashim Thaçin: Ai nuk kishte autoritet mbi UÇK!

    Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit, dëshmoi për disa orë në Hagë mbi njohjen, takimet dhe komunikimet me Thaçin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së. Ai e përshkroi rolin e Thaçit në UÇK si politik, duke theksuar se nuk kishte autoritet të plotë mbi komandantët e saj. Rubin rrëfeu, gjithashtu, se Thaçi fillimisht e refuzoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, nga frika se do të konsiderohej si njeriu që ka hequr dorë nga pavarësia e Kosovës.
    Ai tha se Thaçi duhej të merrte miratimin e komandantëve për çdo vendim të rëndësishëm ushtarak.

    Ai, gjithashtu, deklaroi se nuk kishte asnjë informacion që lidh Thaçin ose të akuzuarin tjetër, Jakup Krasniqi, me pretendimet për vrasje apo ekzekutime.
    Aktakuza ndaj Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, përfshin burgosje të paligjshme, torturë, vrasje dhe persekutim – akuza që ata i kanë mohuar.
    Të gjithë në Kosovë janë të gëzuar nga deshmia e Rubin, vetëm te qeveria nuk ka entuziazëm.

  • Dëshmia e James Rubin në Speciale shpëton Hashim Thaçi: Ai nuk kishte autoritet mbi UÇK!

    Dëshmia e James Rubin në Speciale shpëton Hashim Thaçi: Ai nuk kishte autoritet mbi UÇK!

    Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit, dëshmoi për disa orë në Hagë mbi njohjen, takimet dhe komunikimet me Thaçin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së. Ai e përshkroi rolin e Thaçit në UÇK si politik, duke theksuar se nuk kishte autoritet të plotë mbi komandantët e saj. Rubin rrëfeu, gjithashtu, se Thaçi fillimisht e refuzoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, nga frika se do të konsiderohej si njeriu që ka hequr dorë nga pavarësia e Kosovës.
    Ai tha se Thaçi duhej të merrte miratimin e komandantëve për çdo vendim të rëndësishëm ushtarak.

    Ai, gjithashtu, deklaroi se nuk kishte asnjë informacion që lidh Thaçin ose të akuzuarin tjetër, Jakup Krasniqi, me pretendimet për vrasje apo ekzekutime.
    Aktakuza ndaj Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, përfshin burgosje të paligjshme, torturë, vrasje dhe persekutim – akuza që ata i kanë mohuar.
    Të gjithë në Kosovë janë të gëzuar nga deshmia e Rubin, vetëm te qeveria nuk ka entuziazëm.

  • ‘Po thërmohet miti 20 vjeçar’ Bushati: Gjyqi në Hagë po fillon rishkrimin e historisë mbi rolin e liderëve të UÇK-së

    ‘Po thërmohet miti 20 vjeçar’ Bushati: Gjyqi në Hagë po fillon rishkrimin e historisë mbi rolin e liderëve të UÇK-së

    Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit, dëshmoi për disa orë në Hagë mbi njohjen, takimet dhe komunikimet me Thaçin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së. Ai e përshkroi rolin e Thaçit në UÇK si politik, duke theksuar se nuk kishte autoritet të plotë mbi komandantët e saj.

    Pikërisht dëshmia e James Rubin, ish zv sekretarit amerikan të shtetit dhe njeriut të besuar të Madeleine Albright, sot në Hagë, ka ngritur pikpyetjen nëse epopeja e lavdishme e çlirimtarëve ka pasur vërtet emër, komenton analisti Andi Bushati, i ftuar në studion e “Çim Peka live’ në Syri Tv.

     Bushati thotë se kjo mbrojtje juridike po thërmon mitin se UÇK-ja dhe liria ka emrin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Bushati thotë se një mbrojtje e tillë juridike mund të jetë e mirë për ta por rishkruan historisë mbi rolin e liderëve të UÇK-së dhe tharmon mitin e ngritur në këto 20 vite.                                       

    “Unë besoj që ata burrat që janë në Hagë nuk janë të fajshëm. Por është tjetër gjë akuza juridike që i bëhet dhe tjetër mënyra si po mbrohen. Ajo që tha sot Rubin nuk ishte rastësi. Ishte vija mbrojtëse që mbrojtja e Hashim Thaçit ka bërë në Hagë.Thaçit nuk i binden komandatëve, ishte thjesht një zëdhënës i komandantëve. ishte një ministër i Jzashtëm i kësaj ushtrie. Pra kishte një rol minor.Kur këta u morën të pandehur nisi lëvizja Liria ka emër, UÇK-ja ka emrin e këtyre burrave. Por nëse liria ka emrin e këtyre 4 burrave atëherë ata kanë qenë vendimtarë dhe jo zëdhënësa të komandantëve.

    Frika ime është sido që të përfundojë gjyqi në pranverë apo më vonë. Ishalla janë të pafajshëm,e kthehen në shtëpi.. por ky proces, edhe po si dënoi, po fillon rishkrimin e historisë mbi rolin e liderëve të UÇK-së. Kur del Hashim Thaçi e thotë nuk më bindet njeri . E besoj fabulën që UÇK-ja nuk ka qenë trupë që i bindej Thaçit. Dhe për mbrojtjen e tij juridike mund të ketë të drejtë por mbrojtja juridike, thërmon mitin se kjo ka qenë ushtria e Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Ata kanë qenë – e unë besoj se është e vërtet, sic tha Rubini sot – zëdhënësa politikë të një lëvizjeje  që ka qenë patriotike, kaotike, e shpërdarë e me celula. Nuk besoj se Ramushi i bindej Hashimit se do të bëjmë këtë aksion.Ramushi merrte familjen e shkonte atje ku i thoshte koka. Por ky rishkrim i historisë që po ndodh forcon mitin e  UÇK-së. Secili ka qenë patriot në ngastrën e tij. Dikush në një zonë e dikush në një zonë tjetër, por ama zvogëlon mitin e atyre që u rekën të privatizojë atë që përfaqësonte UÇK. Nuk e di, kjo mund të jetë juridikisht e përfitueshme për Thaçin e Veselin, por nuk di sa i shërben mitit që ata kanë ngritur këto 20 vite. Për mua e thërmon mitin” thotë Bushati. 

  • James Rubin dëshmon në mbrojtje të Thaçit: E shmangëm një masakër të madhe në Kosovë

    James Rubin dëshmon në mbrojtje të Thaçit: E shmangëm një masakër të madhe në Kosovë

    Kosova E Hënë, 15 Shtator 2025 11:55
    Ish-zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin, ka nisur dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, si dëshmitar në mbështetje të mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
    Në fjalën hyrëse, e lexuar nga avokati i Thaçit, Rubin kujtoi periudhën e bisedimeve për paqe në vitin 1999, duke theksuar se kishte pasur komunikim të drejtpërdrejtë me Thaçin dhe me drejtues të tjerë të UÇK-së. Sipas tij, Thaçi nuk kishte autoritet të plotë në vendimmarrje, pasi miratimi i vendimeve varej nga struktura ushtarake e organizatës, dhe ai nuk merrte pjesë në detajet teknike të negociatave.

    Rubin theksoi se qëllimi i asaj kohe ishte shpëtimi i popullatës shqiptare nga represioni, ndërsa pavarësia do të vinte si hap i mëvonshëm. Ai shtoi se përmes mbështetjes së Perëndimit dhe NATO-s, u arrit të izoloheshin grupet ekstremiste dhe të shmangej një katastrofë humanitare.
    Dëshmia e Rubin pritet të zgjasë disa ditë dhe konsiderohet e rëndësishme për vijimin e procesit gjyqësor ndaj Thaçit në Hagë.

  • James Rubin dëshmon në mbrojtje të Thaçit: “E shmangëm një masakër të madhe në Kosovë”

    James Rubin dëshmon në mbrojtje të Thaçit: “E shmangëm një masakër të madhe në Kosovë”

    Kosova E Hënë, 15 Shtator 2025 11:55
    Ish-zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin, ka nisur dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, si dëshmitar në mbështetje të mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
    Në fjalën hyrëse, e lexuar nga avokati i Thaçit, Rubin kujtoi periudhën e bisedimeve për paqe në vitin 1999, duke theksuar se kishte pasur komunikim të drejtpërdrejtë me Thaçin dhe me drejtues të tjerë të UÇK-së. Sipas tij, Thaçi nuk kishte autoritet të plotë në vendimmarrje, pasi miratimi i vendimeve varej nga struktura ushtarake e organizatës, dhe ai nuk merrte pjesë në detajet teknike të negociatave.

    Rubin theksoi se qëllimi i asaj kohe ishte shpëtimi i popullatës shqiptare nga represioni, ndërsa pavarësia do të vinte si hap i mëvonshëm. Ai shtoi se përmes mbështetjes së Perëndimit dhe NATO-s, u arrit të izoloheshin grupet ekstremiste dhe të shmangej një katastrofë humanitare.
    Dëshmia e Rubin pritet të zgjasë disa ditë dhe konsiderohet e rëndësishme për vijimin e procesit gjyqësor ndaj Thaçit në Hagë.

  • Protesta në Hagë, djali i Hashim Thaçit poston foton e babait të tij me Edi Ramën

    Protesta në Hagë, djali i Hashim Thaçit poston foton e babait të tij me Edi Ramën

    Në ditën kur mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova e diaspora u mblodhën në Hagë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, një reagim i veçantë erdhi nga djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi.
    Ai nuk shkroi asgjë, por shpërndau në Instagram një fotolajm të Klan Kosovës, ku shfaqet përqafimi mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Hashim Thaçit, me fjalët: “Me zemër jam atje, komandant.”
    Edhe pse pa fjalë, ky gjest i Endrit Thaçit u pa si një thirrje e heshtur solidariteti, një shenjë se zemra e tij, ashtu si e shumë qytetarëve, rreh sot në Hagë, pranë babait të tij dhe bashkëluftëtarëve që po mbahen në paraburgim.

  • PDK çel fushatën me apel për lirinë e Thaçit/ Krasniqi: Presim drejtësi në Hagë për çlirimtarët

    PDK çel fushatën me apel për lirinë e Thaçit/ Krasniqi: Presim drejtësi në Hagë për çlirimtarët

    Nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, në çeljen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se pret që edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dalin fitues nga procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj tyre në Hagë.
    Krasniqi shprehu besimin se çlirimtarët do të kthehen së shpejti të lirë në Kosovë.
    Kujtomë se sot në Hagë mbahet protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë. Organizatore e protestës është diaspora, e mbështetur nga organizata të dala nga lufta.