Tag: thaçit

  • Wesley Clark konfirmohet si dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

    Wesley Clark konfirmohet si dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

    Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, do të dëshmojë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.
    Mbrojtja e Thaçit njoftoi se Clark ka marrë autorizimin nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara për të dëshmuar në mbrojtjen e Thaçit, i cili së bashku me tre ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), po gjykohen në qytetin holandez për krime lufte.
    Clark e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999.

    Fushata e sulmeve të NATO-s, që zgjati 11 javë, nisi për ta ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë, dhe u ndërpre në qershor të vitit 1999, një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.
    Clark shihet si hero në Kosovë për rolin e tij në çlirimin e vendit dhe për këtë ai është nderuar në Prishtinë në vitin 2024 me një dekoratë. Në Kosovë madje ka edhe rrugë të emëruara në nderim të tij.
    Gjyqi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, po shkon drejt përfundimit.
    Clark do të jetë i fundit që do të dëshmojë në të mirë të Thaçit, mbrojtja e të cilit e filloi thirrjen e dëshmitarëve në shtator.
    Nuk është e qartë se kur saktësisht Clark do të ulet në bankën e dëshmitarit të mbrojtjes, por, sipas mbrojtjes, ai ka njoftuar se nuk mund ta nisë dëshminë para 18 apo 19 nëntorit.
    Mbrojtja e Thaçit kishte parashikuar paraprakisht se do t’i kryente dëshmitarët deri më 14 nëntor, megjithatë gjykata i ka lejuar më shumë kohë.
    Gjithashtu mbrojtja i ka kërkuar gjykatës ta rezervojë të premten e 21 nëntorit për një seancë shtesë, në rast se kjo do të jetë e nevojshme për ta përmbyllur dëshminë e Clarkut.
    Deri tani, në mbrojtje të Thaçit kanë dëshmuar ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams, dhe ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan.
    Që të gjithë thanë në dëshmitë e tyre se Thaçi nuk kishte autoritet mbi UÇK.
    Gjykata Speciale e Kosovës e ka selinë në Hagë të Holandës dhe përbëhet nga gjyqtarë dhe avokatë ndërkombëtarë, pasi u themelua Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, për t’i gjykuar rastet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së sipas ligjit të Kosovës.
    Ajo pret që deri në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
    Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Krasniqi zëdhënës, ndërsa Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm.
    Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.
    Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë.
    Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata e mohojnë fajësinë.
    Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se UÇK-ja nuk do të kishte fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse do të kishte ekzistuar një plan kriminal, siç pretendojnë prokurorët.
    Sipas tyre, aktakuza bazohet në një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve./rel

  • Wesley Clark dëshmitar në gjyqin ndaj Thaçit në Hagë, ish-gjenerali i NATO që udhëhoqi bombardimet kundër serbëve! 

    Wesley Clark dëshmitar në gjyqin ndaj Thaçit në Hagë, ish-gjenerali i NATO që udhëhoqi bombardimet kundër serbëve! 

    Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark është konfirmuar si dëshmitari i fundit në mbrojtjen e Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale të Hagës. Kërkesa për dhënien e dëshmisë së tij është paraqitur zyrtarisht. Ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, ka siguruar edhe një leje të posaçme nga qeveria e SHBA-së që të japë dëshminë e tij në seancë.  
    Ish-gjenerali i NATO-s konsiderohet dëshmitari më i rëndësishëm dhe dëshmia e tij do të jetë kyçe pasi ai drejtoi fushatën 78 ditore të bombardimeve të aleancës kundër Serbisë.  Kjo do të jetë dëshmia e dytë e ish-gjeneralit amerikan në një proces gjyqësor në Hagë që lidhet me konfliktet e armatosura në Ballkan. Në vitin 202 ai dëshmoi në gjyqin ndaj Sllobodan Millosheviç që akuzohej për krime lufte.   
    “Në përputhje me Urdhrin e Dhomës së Gjykimit të datës 2 shtator 2025, mbrojtja e z. Hashim Thaçi njofton se ka marrë autorizimin nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që lejon dhënien e deklaratës dhe dëshmisë së dëshmitarit të saj të fundit, 1DW-007, gjeneral Wesley Clark.”, thuhet në shkresën e avokatëve të Thaçit.  
    Ish-ushtaraku amerikan është dëshmitari i pestë me radhë i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. I pari që dëshmoi ishte ish-ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit gjatë kohës së luftës në Kosovë, James Rubin. Pas tij dëshmoi Paul Williams, këshilltar i delegacionit të Kosovës në Rambuje. 
    I treti ishte John Duncan, ish-këshilltar i Clark-ut dhe i katërti ishte Jock Covey, zëvendëskryeadministrator i Kosovës nga viti 1999 deri më 2001.Mbrojtja për ish-presidentin Thaçi pritet që të përfundojë në muajin nëntor. 
    Fushata e drejtuar nga Clark detyroi ish-presidentin e Serbisë, Sllobodan Millosheviç, të tërhiqte forcat serbe nga Kosova në qershor 1999, duke i hapur rrugë vendosjes së trupave të KFOR-it, mision i NATO-s, si dhe kthimit të refugjatëve. 
    Që nga 5 nëntori i vitit 2020, në paraburgimin e Hagës ndodhen katër ish-krerë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. 
     
     
     

  • FOTOLAJM/ Me flamurin e UÇK në duar, djali i Hashim Thaçit i bashkohet protestës në Tiranë

    FOTOLAJM/ Me flamurin e UÇK në duar, djali i Hashim Thaçit i bashkohet protestës në Tiranë

    Indrit Thaçi

    TIRANË- Indrit Thaçi, djali i ish-Presidentit Hashim thaçit, ka mbërritur në protestën në mbështetje të UÇK-së në Tiranë. Mes pjesëmarrësve të tjerë, ai u pa me flamurin e UÇK-së, duke buzëqeshur në mesin e mijëra njerëzve. Në protestën e sotme pro-UÇK, po marrin pjesë shqiptarë nga të gjitha trevat.

    /ZËRI

  • Nesër protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, Rama i përgjigjet Kurtit: LVV 10 vite më parë s’njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Thaçit! Do e donte përjetësisht në Hagë

    Nesër protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, Rama i përgjigjet Kurtit: LVV 10 vite më parë s’njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Thaçit! Do e donte përjetësisht në Hagë

    Pasi Levizja Vetëvendosje reagoi ndaj protestës së thirrur nga Veteranët e UÇK-së në Tiranë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, duke dhënë një përgjigje që i adresoheshin atij. Në një reagim në X, Rama shprehet
    “Lëvizja Vetëvendosje më paska kushtuar një çarçaf të gjatë, ku shkruan se përpara 10 vjetësh unë paskam qenë pro kurse ajo paska qenë kundër Gjykatës Speciale… Ndërkohë unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo ka qenë rasti a nevoja, ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim. Por unë s’jam në asnjë lloj gare me Lëvizjen dhe më vjen keq që Lëvizja i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale, ndërsa për qëndrimet e para 10 vjetëve – kur ajo nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë – i kujtoj Lëvizjes se Gjykata Speciale u ngrit për trafikun e organeve, jo për të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës. Dhe e fundit, unë as nuk jam organizator e as nuk jam folës i protestës gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, të cilën e mbështes megjithë zemër e do t’i bashkohesha si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm se çdo politizim me dashje ose jo i asaj nisme, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj.”, shkruan Rama.

  • Covey në Hagë: Thaçi ishte djalë i ri e ambicioz, përpiqej të ishte i suksesshëm

    Covey në Hagë: Thaçi ishte djalë i ri e ambicioz, përpiqej të ishte i suksesshëm

    Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka vijuar sot dëshmia e Jock Covey, ish-zëvendësi i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Ai po dëshmon në procesin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. 
    Gjatë dëshmisë së tij, Covey deklaroi se Thaçi nuk ka pasur rol të madh në negociatat ndërmjet KFOR-it dhe drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). 
    Sipas tij, Thaçi ishte në një fazë ku përpiqej të gjente vendin e vet në skenën politike dhe ushtarake pas luftës. 
    “Nuk më habit që ai ndiente nevojën të shprehte përkrahjen për udhëheqjen e UÇK-së. Nëse kjo do të kishte sukses apo jo, mbetej për t’u parë në atë kohë”, është shprehur Covey, duke shtuar se nuk mund të bënte më shumë sesa të hamendësonte për qëllimet apo ndikimin e Thaçit në atë periudhë. 
    Sipas raportimit të Klan Kosova, dëshmitari amerikan e përshkroi Thaçin si një të ri pa përvojë në çështje diplomatike, por me ambicie të qarta për të ndërtuar një të ardhme për veten dhe për Kosovën. 
    “Ai ishte një djalë i ri që përpiqej të ishte i suksesshëm. Ishte në një situatë të re për të, pa përvojë, dhe përpiqej të pozicionohej. Më vonë kam dëgjuar për raporte që ai mbante municione në male, por nuk kam parë asnjëherë ndonjë provë që kjo ndodhte rregullisht”, deklaroi Covey. 
    Ai shtoi se kjo nuk e ka ndikuar gjykimin e tij ndaj Thaçit dhe as nuk ka ndërruar qëndrimin e tij ndaj marrëdhënieve me UÇK-në. 
    Procesi ndaj Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij në Hagë vazhdon, me dëshmi të tjera që pritet të hedhin dritë mbi rrethanat pas çlirimit të Kosovës dhe rolin e drejtuesve të UÇK-së në ato zhvillime. 
     

  • Vazhdon dëshmia e Coveyt në Hagë, sot merret në pyetje nga prokuroria

    Vazhdon dëshmia e Coveyt në Hagë, sot merret në pyetje nga prokuroria

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
    Në seancën e sotme, dëshminë e vazhdon dëshmitari amerikan Jock Covey, i cili gjatë viteve 1999-2001 ka shërbyer si zëvendës i përfaqësuesit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner.
    Të martën dëshmitari u pyet nga mbrojtja e Hashim Thaçit, e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq. Pasi përfundoi pyetjet mbrojtja e Thaçit, tri ekipet tjera mbrojtëse njoftuan se nuk kanë pyetje për këtë dëshmitar.
    Gjatë dëshmisë, Covey theksoi se UÇK-ja ishte më shumë një lëvizje sesa një ushtri e mirëorganizuar, ku komandantët në terren kishin autonomi të gjerë dhe vepronin në bazë të vendimeve të tyre lokale.
    “Ata mendonin që mund të bënin atë që vendosnin të bënin në zonën e tyre. Kjo ishte mënyra se si e kemi kuptuar ne”, deklaroi Covey.
    I pyetur për rolin e Hashim Thaçit, Covey tha se UNMIK nuk e ka trajtuar kurrë atë si komandant të UÇK-së dhe se ai nuk jepte urdhra.
    Gjatë seancës u shfaq edhe një dokument i nënshkruar nga Thaçi si “komandant i përgjithshëm i UÇK-së”, dërguar Kouchnerit në kuadër të marrëveshjes së çarmatosjes së UÇK-së, përmes së cilës kërkohej leje që disa pjesëtarë të UÇK-së të mbanin armë brezi.
    Sidoqoftë, Covey sqaroi se ky gjest u interpretua si përpjekje për të shërbyer një interesi tjetër dhe jo si shenjë e ndonjë autoriteti ushtarak real. Ai shtoi se për këtë kërkesë nuk ka pasur përgjigje nga UNMIK-u, pasi çështja binte nën kompetencën e KFOR-it.
    Covey foli gjithashtu për përpjekjet për integrimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së në Policinë e Kosovës, si dhe për sfidat në bindjen e elementëve më radikalë brenda UÇK-së që të angazhoheshin në strukturat e reja të sigurisë. Ai tha se nuk ka pasur një pasqyrë të qartë të strukturës komanduese të UÇK-së, dhe se në terren ekzistonte një larmi komandantësh me lidhje të ndryshme dhe të paqarta hierarkike.
    Dëshmitari përshkroi marrëdhënien e Thaçit me komandantët e zonave si të ndërlikuar dhe me rezerva reciproke. Ai tha se gjatë një takimi në shtator të vitit 1999, ku Bernard Kouchner kishte shkuar për të bindur komandantët për demilitarizim, Thaçi nuk kishte folur fare dhe se nuk kishte respekt të dukshëm ndaj tij nga komandantët lokalë.
    Sipas avokatit të Thaçit, Luka Mishetiq, dëshmia e Covey-it konfirmon se Thaçi nuk kishte autoritet real mbi UÇK-në dhe nuk ishte në pozitë për të organizuar apo ndalur ndonjë akt dhune gjatë verës së vitit 1999.

  • Turp i madh për Gjykatën Penale Ndërkombëtare se çfarë deshmitarësh ka sjellë në Hagë!

    Turp i madh për Gjykatën Penale Ndërkombëtare se çfarë deshmitarësh ka sjellë në Hagë!

    Në Hagë (Hollandë) vazhdon gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe drejtuesve të UÇK. Kanë deshmuar njerëz me profil të lartë nga SHBA dhe Britania e Madhe që ishin në favor të Thaçit, ndërkohë prokuroria penale ndërkombëtare po paraqet deshmitarë të nivelit të ulët e pa argumenta.
    Mjafton të shikoni këtë video dhe kuptohet niveli i tyre që po deshmojnë kundër ish-presidentit Thaçi. Nuk ka munguar edhe një reagim i kryeministrit Edi Rama ku thotë se “Nuk e besoj dot ku e kanë gjetur një dëshmitar kaq serioz, po nuk i thonë kot drejtësi ndërkombëtare, nivel i lartë shumë”.

    Para pak ditësh kishin thirr për të deshmuar një bari që tha se “UÇK na vidhte lopet!!”.

    Deshmitarë të papamë të denjë për filma humori.

    (kliko video)

  • Pas dy dëshmive ndërkombëtare/ Dëgjohet sot në Hagë dëshmitari i tretë i mbrojtjes së Thaçit

    Pas dy dëshmive ndërkombëtare/ Dëgjohet sot në Hagë dëshmitari i tretë i mbrojtjes së Thaçit

    Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë me dëshminë e radhës nga ana e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Kësaj radhe do të dëshmojë një shtetas britanik, i treti në listën e dëshmitarëve të propozuar nga ekipi mbrojtës. Kjo dëshmi vjen pas paraqitjes së James Rubin dhe Paul Williams javën e kaluar, të cilët dhanë deklaratat e tyre në mbështetje të qëndrimeve të mbrojtjes.
    Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit dha një pasqyrë të rolit ndërkombëtar gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se Thaçi në nuk kishte pasur autoritet për të vendosur për veprime brenda UÇK-së, dhe se akuzat ndaj tij dhe të tjerëve janë të pabaza. Ndërsa Paul Williams i cili shërbeu si këshilltar ligjor për delegacionin kosovar në Rambuje, u përqendrua në aspektet ligjore të ndërhyrjes dhe formimit të institucioneve të përkohshme në Kosovë pas luftës, si dhe konfirmoi atë që tha ish-zyrtari amerikan Rubin sa i përket autoritetit të Hashim Thaçit mbi negociatat për marrëveshje në Rambuje.
    Seanca sot pritet të nisë në orën 09:00 dhe është pjesë e procesit ku mbrojtja ka paraparë të paraqesë gjithsej 11 dëshmitarë gjatë javëve në vijim. Këta dëshmitarë synohet të hedhin dritë mbi rolin e Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij gjatë dhe pas luftës në Kosovë, duke kundërshtuar akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale. DhSK-ja ka bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.
    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

  • Mbrojtja e Thaçit: Po na kufizohen të drejtat themelore. Nuk na lejohet të kontaktojmë dëshmitarët e çështjes

    Mbrojtja e Thaçit: Po na kufizohen të drejtat themelore. Nuk na lejohet të kontaktojmë dëshmitarët e çështjes

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po përballet me dy procese gjyqësore paralele në Gjykatën Speciale. Njëri, për akuzat e krimeve të luftës dhe tjetri, i ngritur më vonë, për pengim të drejtësisë. Por kjo akuzë e dytë, sipas avokatëve mbrojtës, nuk po u jep mundësinë për një proces të drejtë. Në një letër drejtuar gjykatës, ata thonë se vendimi për të mos kontaktuar dëshmitarët i ka vënë përballë një sfide të pazakontë.
    “Mbrojtja kërkon të ndërmarrë hetime. Hetime të tilla do të kërkojnë kontakt me disa nga individët që janë dëshmitarë të ZPS-së, si në ‘Rastin 06’ ashtu edhe në ‘Rastin 12’. Kontakti me individë të tillë është i pashmangshëm në hetimet e mbrojtjes së Rastit 12, sepse rasti është ndërtuar kryesisht rreth provave të këtyre dëshmitarëve që mbivendosen”.
    Avokatët nënvizojnë se janë të diskriminuar në krahasim me ekipet e tjera të avokatëve që mund të kontaktojnë dëshmitarët e nevojshëm.
    “Pasoja është se, ndërsa ekipet e tjera të mbrojtjes të Rastit 12 kanë liri të konsiderueshme veprimi në intervistimin e dëshmitarëve të ZPS-së, mbrojtja e Thaçit përballet me kufizime të konsiderueshme nëse dëshiron të kryejë të njëjtat hapa hetimorë”.
    Avokatët mbrojtës nënvizojnë se të dyja proceset e ngritura njëkohësisht janë kontradiktore dhe se ky është një zhvillim i pashembullt në të drejtën ndërkombëtare penale.
    Javën që kaloi, në Gjykatën Speciale të Hagës nisën të paraqiten dëshmitarët e parë të thirrur nga mbrojtja, ku të parët ishin ish-zyrtari amerikan James Rubin dhe ish-këshilltari i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams.

  • Përfundon pas 3 ditësh dëshmia e James Rubin në Hagë, mesazhet e rëndësishme pro Thaçit

    Përfundon pas 3 ditësh dëshmia e James Rubin në Hagë, mesazhet e rëndësishme pro Thaçit

    james rubin

    HAGË- Ka përfunduar dëshmia e ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, i cili për tri ditë me radhë dëshmoi për rolin e Hashim Thaçit gjatë luftës, për bisedimet në Rambuje, por edhe shprehu kritika për Dhomat e Specializuara në Hagë.
    Tani, seanca po vazhdon me dëshmitarin e radhës së mbrojtjes së Thaçit, Paul Ëilliams, juristin amerikan që kishte qenë këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje.
    REL ka bërë një përmbledhje të deklaratave më të forta të bëra nga zyrtari amerikan, në favor të ish-drejtuesve të UÇK-së. Rubin e nisi dëshminë e tij më 15 shtator, duke thënë se Hashim Thaçi kishte rol kryesisht politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së. Sipas tij, ai duhej të merrte miratimin e komandantëve për çdo vendim të rëndësishëm ushtarak.
    Ai tha se nuk kishte asnjë informacion që lidh Thaçin apo të akuzuarin tjetër, Jakup Krasniqi, me pretendimet për vrasje. Rubin tha se ndërmjetësi i SHBA-së në Rambuje, Christopher Hill, kishte bërë përpjekje që të dëmtonte figurën e tij dhe të sekretares së Shtetit, Madeleine Albright. Sipas tij, Hill ishte “në favor të LDK-së dhe kundër UÇK-së”.
    Ai u pyet edhe për rolin e Adem Demaçit brenda UÇK-së. Rubin tha se ndikimi i Demaçit, që kundërshtoi marrëveshjen e Rambujesë, ishte ideologjik dhe jo ekzekutiv dhe se angazhimet e Shteteve të Bashkuara ishin ato që, në fund, i mundësuan Hashim Thaçit të kapërcente rezistencën e tij.
    Në ditën e dytë të dëshmisë, Rubin tha se përshtypja fillestare e SHBA-së për UÇK-në ishte se ajo ishte organizatë me aktivitet terrorist, por kjo përshtypje ndryshoi, pasi ajo u pajtua me marrëveshjen e Rambujesë.
    Ai ishte kritik ndaj Gjykatës Speciale duke e cilësuar si të padrejtë mbajtjen për pesë vjet në paraburgim të katër të akuzuarve, që Rubin tha se u dorëzuan vullnetarisht.
    Rubin gjithashtu dëshmoi se nuk kishte kontroll dhe komandë efektive në UÇK dhe se si SHBA-ja e konsideronte Thaçin si udhëheqës të caktuar nga vetë shqiptarët.
    Ndërkaq, në ditën e tretë dhe të fundit, Rubin bëri disa sqarime për deklarimet e tij para Gjykatës. Ai sqaroi se nuk e di nëse Thaçi ka përdorur emrin “tradhtar” nëse do të pranonte marrëveshjen, por tha se kjo mund të ketë qenë më shumë perceptimi i tij.
    Ai po ashtu tha se komunikatat e lëshuara nga UÇK-ja ishin më shumë përpjekje për ta bërë UÇK-në më të rëndësishme sesa ishte.
    Rubin theksoi nuk mendonte se Thaçi ishte ndonjë komandant kryesor i UÇK-së.