Tag: teutën

  • Elbasani rimerr kreun, Dinamo ngec me Teutën

    Elbasani rimerr kreun, Dinamo ngec me Teutën

    Pas Tirana- Bylis 0-2 luajtur në orën 14:00 këtë mbrëmje u zhvilluan dhe dy sfidat e fundit të ditës së sotme në Abissnet Superiore. Në Elbasan Dinamo dhe Teuta barazuan pa gola 0-0 ndërsa në Vlorë, Flamurtari u mund minimalisht 0-1 nga AF Elbasani.

    Vazhdo leximin

  • ABISSNET SUPERIORE: 5 gola mes Teutës dhe Flamurtarit, “paqe” mes Partizanit dhe Egnatias

    ABISSNET SUPERIORE: 5 gola mes Teutës dhe Flamurtarit, “paqe” mes Partizanit dhe Egnatias

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së tetë për Abissnet Superiore. Në “Niko Dovana” janë shënuar 5 gola në sfidën Teuta-Flamurtari, ku në fund durrësakët fituan me shifrat 3-2.
    Goli i parë do të vinte në minutën e 17-të, ku Gabriel Gomes do të kalonte në avantazh Teutën me një gol të bukur pas një goditjeje nga distanca. Në minutën e 29-të, Ergis Arifi dyfishoi shifrat për Teutën, duke përfituar nga një gafë e mesfushorit të Flamurtarit, Hamzi Ramani, i cili humbi topin.
    Në fund të pjesës së parë, u shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht, Lorenc Trashi ngushtoi shifrat për Flamurtarin duke ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje anësori dënimi, por reagimi i durrëskave ishte i shpejtë, duke gjetur golin e tretë me Muço Boçi.
    Në fillim të pjesës së dytë, Vasilios Zogos merr dy kartonë të verdhë të shpejtë dhe lë Teutën me 10 lojtarë. Në minutën e 56-të, Bolzan ngushton shifrat sërish për Flamurtarin, me një gol të bukur nga brenda zonës. Rezultati nuk ndryshon deri në fund, Teuta fiton 3-2.
    Në ndeshjen tjetër të luajtur në “Arenen e Demave”, Partizani dhe Egnatia u ndanë në barazim pa gola. Partizani e mbylli ndeshjen em 10 lojtarë, pasi Besar Gudjufi mori dy kartonë të verdhë dhe u largua nga fusha në minutat e fundit.

  • Bordin: Fitorja me Partizanin na dha pikë e moral, ndaj Teutës për tri pikë

    Bordin: Fitorja me Partizanin na dha pikë e moral, ndaj Teutës për tri pikë

    Tirana takohet nesër me Teutën për javën e 7-të të Superiores. Para këtij takimi i cili zhvilohet në “Air Albania Stadium” (17:00), ka folur për mediat trajneri i bardhebluve Roberto Bordin.

    Pauzë në moment të papërshtatshëm? Sigurisht që ky pushim i kombëtareve është i mirë për ne sepse na ndihmon të punojmë në aspektin fizikisht. Javën e parë kemi punuar shumë fizikisht dhe na ka ndihmuar shumë. Javën e dytë kemi filluar të përgatisim ndeshjen me Teutën.

    Si e keni përgatitur ndeshjen me Teutën? Është shumë e rëndësishme sepse fitorja në derbin me Partizanin na dha disa pikë më shumë në klasifikim, dhe na dha moral të lartë, por ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra. Teuta ka skuadër shumë të forta, me lojtarë të rëndësishëm që luajnë mirë futboll. Janë ekip shumë i fortë, sidomos në presion. Duhet të futemi me mentalitet tjetër sepse do jetë ndeshje komplet tjetër nga çfarë luajtëm në derbi. Duhet të bëjmë maksimumin për të vazhduar serinë pozitive.

    A është gati Tirana të mposhtë Teutën? Është një ndeshje shumë e vështirë sigurisht sepse është skuadër që mban ritëm të lartë gjatë gjithë ndeshjes. Por ne shikojmë çfarë ndodh në shtëpinë tonë dhe mundohemi të bëjmë më të mirën për të qenë gati.

    Objektivi për fitore në tre ndeshjet e ardhshme, jeni në presion? Duke luajtur në shtëpi me tifozët tonë sigurisht, edhe jashtë ata na ndjekin, por unë shikoj ndeshje pas ndeshje. Nuk shikoj kalendarin që janë katër apo pesë ndeshje. Sigurisht kur ke shumë ndeshje në shtëpi, ke tjetër qasje. Nuk është se bën ndonjë diferencë të madhe, por objektivi është për të marrë maksimumin.

    Zhvendosja në “Air Albania”? Është shumë e rëndësishme kjo pjesë e ndryshimit, për mirë. Siç edhe ndeshjet e tjera që luhen në stadiumin tonë.

    Kush është Tirana e vërtetë? Objektivi ynë është të përmirësohemi ndeshje pas ndeshje. Sigurisht nuk është se ndeshjet ngjasojnë, ndryshojnë nga njëra-tjetra,  por ne duhet të bëjmë maksimumin dhe të marrim sa më shumë pikë. Shpirti i garës që duhet të kemi është pjesa e dytë ndaj Dinamos, ai është shpirti i Tiranës.

    E keni parë Kombëtaren shqiptare? E kam parë, jam shumë i lumtur. I bën mirë edhe frymës së kampionatit.

    Gjendja e skuadrës? Po. Pjesa më e madhe është gati, kishim dje një kontraktim të vogël me Rafën. Do ta shikojmë sot se si do shkojë, kemi edhe stërvitjen e fundit. Normalisht do shikojmë.

    Vazhdo leximin

  • Martini, përballje me të shkuarën! Vllaznia një Teutë e dytë, shumica kanë luajtur te durrsakët

    Martini, përballje me të shkuarën! Vllaznia një Teutë e dytë, shumica kanë luajtur te durrsakët

    Për Vllazninë ndeshja e radhës në kampionat do jetë kundër Teutës, duel që do të luhet në transfertë ditën e diel në orën 19:00.
    Një sfidë që patjetër paraqet një dozë të lartë vështirësie për shkodranët, që duhet të bëjnë llogaritë me një skuadër plot ambicie. Siç janë bregdetarët këtë edicion, të cilët realisht për çfarë kanë shfaqur në fushë në javët e para, nuk kanë marrë pikët e duhura. Duke merituar diçka më tepër ndaj kundërshtarëve si Partizani apo Vora.

    Dhe ndaj kuqebluve e për më tepër në “Niko Dovana”, do kërkojnë me patjetër një rezultat pozitiv. E për një pjesë të mirë të stafit, por edhe futbollistëve aktualë të Vllaznisë është një përballje me të shkuarën. Duke nisur nga trajneri, Edi Martini i cili për disa sezone me radhë drejtoi mjaft suksesshëm “djemtë e detit”. Me teknikun shkodran që arriti të rikthejë trofetë e munguar prej dekadash në qytet.
    Ku arriti të fitonte kampionatin, kupën dhe dy herë superkupën në periudhën kur drejtoi Teutën. Duke kurorëzuar periudhën më të artë të historisë së futbollit durrsak. Por, jo vetëm trajneri është një “ish” i kësaj sfide. Pasi janë një numër i lartë futbollistësh tek Vllaznia që në të shkuarën kanë dhënë kontributin me Teutën. Duke nisur nga mbrojtësit Gjini dhe Hakaj, që kanë lënë kujtime të mira tek durrsakët. Apo edhe Aleksander Kuros, me këtë të fundit që ishte pjesë e ekipit kampion nën drejtimin e Martinit në edicionin 2020-21.
    Një tjetër emër që ka mahnitur me Teutën në të shkuarën dhe sot luan tek Vllaznia është edhe Sherif Kallaku. Teksa një sezon në Durrës ka luajtur edhe Klinti Qato, mesfushori nga Kuçova i shkodranëve. Pra, një numër prej 5 futbollistësh tek Vllaznia që në të shkuarën kanë qenë pjesë e Teutës.
    Teksa tek durrsakët nëse mund të cilësohet një “ish” i Vllaznisë është vetëm Artan Jazxhi. Me mbrojtësin që ishte i huazuar gjatë kësaj vere në Shkodër për ndeshjet e “Conference League”. Por, për shkak dëmtimi nuk mundi të veshë asnjëherë fanellën e 9 herë kampionëve në një ndeshje zyrtare. Duke e mbyllur aventurën e tij në Shkodër para kohe.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Ne nuk kemi rënë ndonjëherë nga Kategoria”, Dobi ngre entuziazmin: E kthejmë Teutën ku i takon…

    “Ne nuk kemi rënë ndonjëherë nga Kategoria”, Dobi ngre entuziazmin: E kthejmë Teutën ku i takon…

    Teuta kërkon tri pikët në ndeshjen kundër Vorës, e cila do të jetë premiera për këtë sezon në stadiumin “Niko Dovana”. Trajneri Enkeleid Dobi u shfaq optimist përpara mediave, ndërsa theksoi se kundërshtari meriton vlerësim maksimal.
    Gjithashtu, Dobi, i cili rikthehet pas tri vitesh në Superiore, u shpreh se Teuta vjen me një vizion të ri dhe kërkoi mbështetjen e tifozëve për ta kthyer në një festë sportive ndeshjen me Vorën.
    Si e gjetët kampionatin shqiptar pas rikthimit?
    Pas tre vitesh, disa gjëra kanë ndryshuar. Mendoj se ekipi i Teutës është komplet në rindërtim. Jemi të vetëdijshëm për situatën që kemi dhe ku do të fokusohemi.
    Kush do të jetë moto?
    Të jemi të ndërgjegjshëm, të vetëdijshëm dhe mbi të gjitha të fokusohemi te ndeshja e radhës.
    Klubi po organizon diçka të veçantë, si e përjeton ekipi?
    Ndeshja me Vorën është shumë e rëndësishme, për arsye të situatës dhe sepse e kemi ndeshjen e parë që e luajmë në stadiumin tonë, pas një revolucioni duke filluar nga të gjithë drejtuesit: nga presidenti, drejtori, trajneri, ekipi që pothuajse gjysmën e kemi të ri në këtë moment. Ndeshja me Vorën për ne ka domethënie, që të tërheqim sa më shumë vëmendjen, të tërheqim tifozët dhe publikun që të kthehet në stadium. Të jemi krenarë për atë që prezantojmë, sidomos në fushë. Mund të flasim shumë gjëra të bukura, të mendojmë apo imagjinojmë, por çdo gjë e tregon fusha. Ne duhet të jemi sa më të ndërgjegjshëm në rrugën që kemi marrë dhe këtë ndeshje duhet ta kalojmë sa më mirë dhe me sukses, të mendojmë vetëm për 3 pikë.
    Ka diçka që ju shqetëson?
    Shqetësimet janë gjithmonë dispozitat e ditës që do të kemi. Kemi mungesën e Jazxhiut, kurse komplet ekipi e kemi 100% gati. Themi që çunat janë jashtëzakonisht të motivuar, mezi po e presin këtë takim. Gjithashtu dhe sportdashësit tanë, që i ftojmë, janë lojtari i 12-të. Durrësi është njohur për mbështetjen, tani kemi më shumë nevojë se kurrë. Unë e kam përjetuar këtë moment në vitet ’90, me të vërtetë ishte një kënaqësi që nuk mund ta shpreh me fjalë. Mënyra si na mbështesnin, si stadiumi mbushej dhe si ishin pranë nesh. Këtë dëshirë, mangësi të kohëve të fundit, duhet që sportdashësit t’ia japin Teutës. Është e nevojshme për qytetin, ekipin, për ata fëmijë që mund të ëndërrojnë dhe të realizojnë ato ëndrrat e vogla, sepse nuk janë të mëdha, për të pasur një ekip prestigjioz, kompetitiv dhe që skuadra të tregojë vlerat në fushë.
    A janë 3 pikët synimi i vetëm me Vorën?
    Synimi gjithmonë mbeten vetëm 3 pikët, por futbolli i ka të tre rezultatet. Jemi të karikuar, por dy javë pushim që nuk luajtëm ka ndikimin e vet. Do të bëjmë çfarë të jetë e mundur që ekipi të jetë në nivelin e duhur, të tregojë vlerat e tij. Dhe moto në këtë moment është të jemi të ndërgjegjshëm dhe të vetëdijshëm, por edhe të kthejmë Teutën në vendin që i takon. Jemi një nga klubet që asnjëherë nuk ka rënë nga kategoria. Kemi përgjegjësi, moto në këtë moment ta ringrejmë Teutën në nivelin që i takon.
    Cili është objektivi kryesor?
    Ndeshja me Vorën, ndeshje pas ndeshje.

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit

    Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit

    Nga Drilon Xhepollari
    Gongu kampionatit ka rënë, “Countdown” ka nisur dhe interesi në qytetin bregdetar, por edhe në opinionin sportiv, është i madh për të parë Teutën e re në fushë. Ky sezon nis me një revolucion të vërtetë, si në drejtim, ashtu edhe në përbërje.
    Presidenti Fatos Troplini vjen me një vizion të qartë dhe ambicioz: ndërtimin e klubit në çdo hallkë, ku një rëndësi të veçantë zë akademia. Heqja e tarifave për të rinjtë profesionistë është vetëm hapi i parë në këtë rrugëtim. Stolin e ka marrë përsipër durrsaku Enkeleid Dobi, i cili rikthehet në qytetin e lindjes pas një eksperience të gjatë në Poloni.

    Krahu i tij i djathtë është Renato Arapi, i cili ka marrë postin e drejtorit sportiv. Arapi ka afruar emra të rëndësishëm gjatë merkatos së verës, duke ndërtuar një skuadër konkurruese si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen. Teuta e re do të jetë një përzierje mes futbollistëve me eksperiencë dhe të rinjve premtues.

    Disa nga afrimet më të spikatura janë: polaku Jakub Myszor, nigeriani David Fadairo, braziliani Gabriel Gomes, ish-lojtari i Metalistit, si dhe lojtarë të njohur të kampionatit shqiptar si Florjan Pergjoni, Albi Doka, Ardit Toli, Harallamb Qaqi dhe Gentian Selmani, të gjithë me eksperiencë të madhe, ndërsa e kanë provuar shijen e titullit kampion.
    Gjatë fazës përgatitore, trajneri Dobi ka testuar disa skema taktike, por premiera me Partizanin do të shuajë kureshtjen e tifozëve për formacionin dhe do të tregojë se çfarë mund të presim nga ky ekip.Por përveç ndryshimeve në skuadër, janë bërë edhe investime të rëndësishme në infrastrukturë.Tribunat e stadiumit kanë marrë një pamje krejtësisht të re, ndërkohë që presidenti ka vënë në dispozicion një autobus modern, i pajisur me të gjitha kushtet, veçanërisht për udhëtimet e gjata.Risitë nuk ndalen këtu: në ndeshjet që Teuta do të zhvillojë në “Niko Dovana”, për herë të parë do të ofrohet shërbim kateringu gjatë gjithë sezonit.

    Ndërkohë një vend të veçantë në tribunë do të kenë edhe figurat e klubit, që kanë dhënë kontribut për fanellën ndër vite.Për të parë këto ndryshime, duhet të presim ndeshjen me Dinamon, e cila u shty për në 5 shtator për shkak të impenjimit të klubit kryeqytetas në Europë. Gjithsesi simptomat do të shfaqen që në transfertën e kryeqytetit, ku këtë të shtunë, në stadiumin “Arena e Demave”, duke nisur nga ora 20:00, Teuta do të luajë kundër Partizanit.
    Formacioni i mundshëm pritet të jetë ky:
    Skema: 4-3-1-2
    Selmani:Doka, Jazxhi, Kotobelli, Përgjoni;E.Vila, Toli, Lloci;Arifi;Boçi (Fadairo), Beshiraj;
     

  • Vidal bashkohet me Teutën në Superiore

    Vidal bashkohet me Teutën në Superiore

    Mesfushori brazilian, Higor Vidal, ka firmosur sot me Teutën e Durrësit dhe do të jetë pjesë e durrsakëve për sezonin 2025/26

    Braziliani 26 vjeçar pasi ka nisur në vendin e tij është transferuar në Geqi duke veshur bluzën e Pas Janinës. më pas te Zalgiris në Lituani e me radhë me ekipe në Izrael, Indonezi, Afrikën e Jugut e së fundi me Erbil në Irak.

    Noftimi i klubit:

    Mesfushori brazilian, Higor Vidal, ka firmosur sot me klubin tonë dhe do të jetë pjesë e Teutës për sezonin 2025-2026!

    Vidal vjen nga Erbil SC dhe luan si mesfushor ofensiv, duke sjellë fleksibilitet, siguri dhe përvojë në repartin tonë sulmues

    Një përforcim me shumë vlera për objektivat ambicioze të Teutës në sezonin e ri!/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin