Tag: teuta

  • Hidhet shorti, zbardhen kalendarët për kampionatet U-19, U-17, U-16 & U-15

    Hidhet shorti, zbardhen kalendarët për kampionatet U-19, U-17, U-16 & U-15

    Departamenti i Garave në FSHF ka hedhur shortin për edicionin e ri të kampionatit “Abissnet Superiore” për grupmoshat U-19, U-17, U-16 dhe U-15.
    Shorti u drejtua nga specialisti i Departamentit të Garave, Neritan Koçi, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të disa klubeve, të cilët u njohën me datat dhe kundërshtarët respektivë për çdo javë të sezonit të ri.
    Në kampionatin “Abissnet Superiore” U-19 marrin pjesë: Dinamo City, Vllaznia, FK Vora, Laçi, Teuta, Skënderbeu, Bylis, Partizani, Apolonia dhe AF Elbasani.
    10 skuadrat e “Abissnet Superiore” U-17 janë: Dinamo City, Vllaznia, FK Vora, Laçi, Teuta, Skënderbeu, Tirana, Partizani, Apolonia dhe Shkëndija Tiranë.
    Kampionati “Abissnet Superiore” U-16: Teuta, AF Elbasani, Apollo 2016, Partizani, Internacional Tirana, Apolonia, FK Shënkolli, Vllaznia, Tirana dhe Dinamo City.
    Në kampionatin “Abissnet Superiore” U-15 marrin pjesë: Teuta, Pepa, Apollo 2016, Partizani, Skënderbeu, Apolonia, FK Shënkolli, Vllaznia, Tirana dhe KF Shkodra.
    Kampionatet “Abissnet Superiore” U-19 dhe U-17 do të nisin më 14 shtator, ndërsa U-16 dhe U-15 më 21 shtator.
    Gara do të zhvillohet me 2 faza. Pas përfundimit të dy fazave, pikët përgjysmohen dhe pesë ekipet e para vijojnë garën për titullin kampion me sistem vajtje-ardhje, ndërsa ekipet e renditura nga vendi i gjashtë deri në të dhjetin do të luftojnë për mbijetesë. Ekipi i vendit të fundit bie direkt në Kategorinë e Parë, ndërsa skuadra e vendit të nëntë luan ndeshje shtesë (play-out) me ekipin e renditur në vendin e dytë të Kategorisë së Parë.

  • Shtyhet ndeshja Teuta-Dinamo! Ja çfarë do të ndodhë me javën e parë të Superiores

    Shtyhet ndeshja Teuta-Dinamo! Ja çfarë do të ndodhë me javën e parë të Superiores

    Ndeshja Teuta-Dinamo, e planifikuar për tu luajtur më 24 gusht është shtyrë. Ky vendim është marrë pas kërkesës së Dinamos, që kërkoi shtyrjen e datës për ndeshjen e javës së parë.
    Kryeqstetasit do të luajnë të enjten ndaj Jagiellonias dhe për këtë arsye ditët për përgatitje do ishin të pakëta.
    Bëhet e ditur se ndeshja Teuta-Dinamo, do të luhet më 5 shtator në Durrës, në stadiumin “Niko Dovana”.
    Njoftimi:
    Në bazë të kërkesës së Dinamo City për shtyrjen e ndeshjes dhe dakordësisë së ekipit të Teutës, ju informojmë se ndeshja Teuta – Dinamo City e planifikuar fillimisht për t’u zhvilluar më datë 24.08.2025, do të luhet më datë 05.09.2025 ora 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”, Durrës.

  • Teuta mund Kukësin, një gol vendos takimin

    Teuta mund Kukësin, një gol vendos takimin

    Teuta dhe Kukësi janë përballur sot në stadiumin “Niko Dovana” në një ndeshje miqësore që ka shërbyer për t’i dhënë fund përgatitjeve për sezonin e ri që fillon në fundjavën e ardhshme.
    Ka qenë një ndeshje ku trajnerët Dobi dhe Pajaziti kanë parë në veprim të gjithë elementët që kishin në përbërje, duke synuar që të bëjnë gati skuadrat për startin e edicionit të ri. Takimi është mbyllur me fitoren 1-0 të durrsakëve, të cilët kanë gjetur rrjetën me Beshirajn në pjesën e dytë,për të mbyllur me një sukses përgatitjet e tyre.

    Ndërkohë, edhe Kukësi ka dhënë sinjale pozitive, pasi përtej humbjeve me ekipe të Superiores në ndeshjet e fundit, ka treguar se ka mundësi të rivalizojë denjësisht me skuadra të forta.

  • Kalaja e Mbretëreshës Teuta mbi qytetin Rhizon (Risan, Mali i Zi i sotëm)

    Kalaja e Mbretëreshës Teuta mbi qytetin Rhizon (Risan, Mali i Zi i sotëm)

    Jahja Drancolli

    Kalaja e Mbretëreshës Teuta mbi qytetin Rhizon (Risan, Mali i Zi i sotëm) sipas fotove nga surveu i Kaltrinës, arkitekte ime vajzë!Nuk duhet shumë të imagjinohet se si duhet të ketë qenë një qytet i pasur për të pasur farkëtorën e vet të monedhave (230 para erës sonë). Kjo do të thotë se ai kishte një tregti të zhvilluar në rrugët ujore dhe tokësore. Aty ku u ndërtuan rezidencat dhe fortifikimet për mbretërit, atje natyra ishte e mrekullueshme. Dhe ku ka mbretëreshë, ka gurë të çmuar dhe ar.Teuta (Τεύτας, Teuta) nuk ishte një mbretëreshë e zakonshme ilire, e cila mori fronin mbretëror pas vdekjes së burrit të saj, mbretit Agron. Sipas burimeve historike, shfaqet për herë të parë në vitin 230 p. e. s. si aleate e Dhimitrit II mbret i Maqedonisë. Teuta qeverisi një shtet i cili ishte gjithsesi një konglomerat i fiseve ilire që shtriheshin në Adriatik dhe Jon. Në vitin 230, Teuta do të rrethon Finiqin në Epir, duke fituar, përveç thesarit të madh, edhe aleancën e Epirotëve dhe Akarnanëve. Meqenëse, në qytetin e përmendur ishin vrarë disa tregtarë romakë, Senati i Romës dërgoi një ambasadë te Teuta. Në ndërkohë mbretëresha Teuta sulmoi Siçilinë dhe kolonitë bregdetare greke me një pjesë të marinës ilire. Njëkohësisht, ajo antagonizoi Romën, e cila më në fund dërgoi një flotë të madhe në brigjet lindore të Adriatikut (229 p. e. s.). Ndërkohë Dhimitri II mbret i Maqedonisë kishte vdekur. Për të parandaluar çdo dezertim ndaj romakëve të armiqve të saj të Jonit, Teuta e mori Corcira-n dhe mundi koalicionin Etol-Akeas në det në Paxos. Por, dhe për tradhtinë e Dhimitër Fari-t dhe për epërsinë e pamasë të anijeve romake, Teuta u mund. Pasi rezistoi në pjesën e poshtme të Boka Kotorrit (228 p. e. s.), Teuta kërkoi paqe. Dhe ajo e bëri atë, me kusht që të hiqte dorë nga Iliria e Poshtme dhe çdo ndërhyrje, nga toka dhe deti, në jug të Lezhës. Pas kësaj, asgjë nuk dihet më shumë për Teutën. Dhe aty ku nuk ka burime historike, fillon legjenda. Legjenda e Mbretëreshës Teuta zgjat edhe sot e kësaj dite. Ajo thotë se Teuta ishte si zana, më e mençur se një gjarpër dhe më e guximshme se një luan. Ajo kishte zemrën e një burri në gjoksin e një gruaje. Kur ajo trashëgoi fronin, ajo u zhvendos në Rhizon (Risani sotem) dhe ndërtoi një fortesë në kodrën Gradina mbi det. Mbetjet e fertifikatës janë ende të dukshme sot. Kjo fortifikatë hyri në histori sidomos me rastin e rrethimit të qytetit nga romakët. Atëherë, Teuta me forcat e saj dhe me thesarin gjetën strehim pikërisht në fortesë dhe duruan rrethimin romak për muaj me radhë. Duke parë që armiku do të pushtonte fortesën, Teuta, sipas së njëjtës legjendë, hodhi thesarin e saj poshtë në ujëvarë të lumit nëntokësor, rrjedha e të cilit humbet në gjirin e malit, duke lënë pas një sekret të madh për thesarin të cilin arkeologët janë ende duke kërkuar. /inforculture.info/

  • Historia dhe legjendat për Mbretëreshën ilire, Teuta

    Historia dhe legjendat për Mbretëreshën ilire, Teuta

    “Çdo tregim në Ballkan, fillon me Ilirët” – Aleksandër Stipçeviq

    Shkruar nga Adil Fetahu

    Histori e shkurtër e Mbretëreshës Ilire, Teuta

    Mbreti ilir, Agroni, në vitin 250 para Krishtit, kishte bashkuar fiset dhe kishte formuar një shtet, mbretëri të fortë ilire, që shtrihej prej ujdhesës Hvar (të Dalmacisë) deri në Akarnani në Epir.

    Pas një beteje dhe fitoreje të lavdishme që korri, kur u kishte shkuar në ndihmë Akarnanasve (maqedonë) kundër Etoliasve (grekë), sapo ishte kthyer nga ekspedita, kishte vdekur, dhe për vdekjen e tij ka dyshime se e ka helmuar Demetrije Hvarasi, komandanti i ushtrisë ilire. Vdekja e tij ishte goditje e madhe për shtetin ilir.

    Pas vdekjes së mbretit ilir Agronit, mbretërimin e mori bashkëshortja e tij Teuta, si mëkamëse e djalit të mitur të Agronit (Pinesit). Ajo mbretëroi tri vjet shtetin Ilir (vitet 231-228 p.e.r.). Është paksa e çuditshme, se si Teuta u bë mëkamëse e djalit të mitur të Agronit, që nuk ishte djali edhe i saj, por i gruas tjetër të Agronit (Triteutës). Ky fakt i atribuohet zotësisë së saj, prandaj Këshilli i Pleqëve (Këshilli i Miqëve të Mbretit) ia kishte besuar asaj mëkamësinë, gjegjësisht mbretërimin, si gruaja e parë e mbretit Agron.

    Mbretëresha Teuta ishte një grua ambicioze, që synonte të vazhdojë me bashkimin e të gjitha fiseve ilire edhe të Dardanisë, në një shtet të vetëm, më të fortin në Siujdhesën Ilire (Ballkani i sotëm). Në këtë synim, pas luftërave dhe fitores në Epir, e Korfuz, Teuta e zgjëroi kontrollin e saj prej Neronës (qytet i vjetër, në Luginën e Neretvës, në Bosnje) në veri, e deri në Gjirin e Ambrakisë në jug, dhe kështu shteti ilir u bë shteti më i madh në Mesdhe. Vazhdoi ekspansionin kundër kolonive greke prej ujdhesës Issa (Vis) në veri, përgjatë bregdetit deri në Durrah (Durrës) dhe Apoloni, në jug.

    Mbretëria e Romës, që synonte të pushtojë bregun lindor të Adriatikut, mori si pretekst për pushtimin e Ilirisë shkakun se kusarët e Ilirisë po plaçkitnin anijet tregtare romake dhe greke në Detin Adriatik dhe Jon. Roma e kishte dërguar një delegacion te Mbretëresha Teuta me kërkesë për t’i ndalë kusarët në det dhe për të ndërprerë rrethimin e kolonisë greke në Issa (Vis). Me qenë se nuk ishte arritur marrëveshje për këto kërkesa, një anëtar i delegacionit romak kishte deklaruar: “ Roma ka zakon t’i ndëshkojë ata të cilët bëjnë padrejtësi, dhe t’iu ndaihmojë atyre të cilëve iu bëhet e padrejtë” (duke aluduar në koloninë greke të Issa-s). Thuhet se mbretëresha e ofenduar me këtë arrogancë dhe kërcënim, kishte dhënë udhër që ai anëtar i delegacionit romak të vritet në të këthyer për Romë dhe ky urdhër ishte kryer.

    Derisa forcat e Ilirisë ishin të angazhuara dhe mbanin të rrethuar koloninë greke (ujdhesën Vis), Roma kishte dërguar forca të mëdha (200 anije, me 20 mijë ushtarë-legjionarë dhe 2000 kalorës), për të sulmuar në disa pika mbretërinë e Ilirisë. Komandanti i ushtrisë ilire, Demitrije Hvarasi-Fari, që ishte me prejardhje nga kolonia greke e Hvarit, me arsyetimin se nuk mund t’i bënte ballë forcës romake, e kishte dorëzuar pa luftë Këryren (Korfuzin) dhe tërë flotën detare që kishte në atë pjesë. Kjo ishte tradhti e komandantit të ushtrisë. Flota ilire u shkatërrua. Teuta ishte tërhequr në kështjellën e saj në Rizon (Risan) dhe kishte vazhduar luftimet kundër romakëve. Me qenë se flota detare i ishte shkatërruar dhe disa prijsa të fiseve ishin kundër politikës së saj të vazhdimit të luftës, në vitin 228 p.e.r. mbretëresha Teuta abdikon dhe zhduket, ashtu që pas kësaj nuk ka burime historike për fatin e Mbretëreshës Teuta. Por Teuta si mbretëreshë e Ilirisë mbeti në histori dhe në legjenda deri në ditët e sotme.

    Udhëheqjen e luftërave kundër romakëve dhe mbretërimin e merr i vëllai i Agronit, Skerdiliadi, por atëherë shteti ilir ishte nën protektoratin e Romës. Skerdiliadin e trashëgoi Pleurati, për të cilin thuhet se i shërbeu me besnikëri Romës. Pas tij vjen Genci (viti 180 para Krishtit). Genci deshi të bënte aleancë me Maqedoninë, që asokohe ishte shtet i fortë, por këtë Roma nuk e duroi, dërgoi një forcë të madhe e pushtoi tërë Ilirinë në vitin 168, e mori Gencin me tërë familjen, e internoi në robëri, në Itali. Ky ishte fundi i mbretërisë ilire, e cila pastaj u nda në tri pjesë, me sundimtarë të ndryshëm, kryeparë fisesh, në shërbim të Romës.

    Aty ku sosin burimet (historike), fillojnë legjendat

    Në mungesë të provave dhe burimeve historike, për mbretëreshën Teuta janë thurur legjenda të ndryshme, dhe ato jo në një vend, por në të gjitha vendet e mbretërisë së saj.

    Sipas legjendës, Teuta ishte vajza e një mjekeje popullore, Persena, nga Narona, e cila shëronte sëmundje të ndryshme me barëra natyrale. Për shërimin e një sëmurje, mbreti Agron kishte shkuar te ajo mjeke dhe kur e kishte parë Teutën ishte mahnitur nga bukuria e saj dhe ishte dashuaruar në te e pastaj ishin martuar. Nëna e Teutës kishte tri vajza: Teutën, Diteutën dhe Triteutën. Sipas një verzioni tjetër të legjendës, pas 18-19 vjetëve martese, pasi nuk kishte pasur trashëgimtar, mbreti Agron ishte martuar me motrën e vogël të Teutës (“Triteutën”), me të cilën jetonte në Shkodër, që ishte selia e mbretërisë së Ilirisë. Me Triteutën e kishin një djalë, Pinesi, i cili ka vdekur në moshën 15 vjeçe.

    Për bukurinë e Teutës, legjenda thotë se “zotërat (atëherë besohej në shumë zotra), për herë të parë ishin aq dorëlirë në dhënien e bukurisë, sa që më pastaj u bënë xhelozë dhe e thyen “kallëpin”, që të mos lindë më as të mos përsëritet aso bukurie. Në këtë bukuri të papersëritshme qëndronte madhështia dhe fatkeqësia e saj. Kështu është gjithnjë. Edhe me Teutën u përsërit e vërteta e vjetër. Zotërat i dhanë asaj gjithçka dhe të gjitha ia morën, të bindur se do ta shkatërronin armën e saj më të fortë – bukurinë. Por u mashtruan. Ajo shkëlqen qe 23 shekuj mbi tokën që dikur ishte mbretëri e saj. Pas së gjithash, dhe përkundër së gjithash, ka mbetur legjenda për atë bukuri që i ka mbijetuar zotërat dhe kohën. Dhe përsëri u realizua në këtë libër”, thotë shkrimtari malazez Mirash Martinvoiq, në romanin e tij historik – TEUTA.

    Profesori i letërsisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Splitit (në Kroaci), Marko Dragiq, ka mbledhur e botuar dhe interpretuar në një libër të tij 40 gojëdhana e legjenda që flasin për mbretëreshën Teuta. Ato i ka mbledhur në periudhën e viteve 2001 – 2017, në disa qytete e fshatra të Kroacisë, të Bosnjes dhe të Malit të Zi.Sipas një legjende të banorëve të Bokës së Kotorit (Mali Zi), perenditë ilire e kanë mallkuar mbretin Agron, që të mos martohet me Teutën, se është tepër e bukur, dhe është gjaknxehtë që vetëm do t’i sjell kob e fatkeqësi Mbretërisë ilire. Megjithatë, Agroni u martua me Teutën, e ndërtoi një qytet, i quajtur Agronium, me arena, kështjella e lulishte. Derisa ishte në luftëra, i erdhi lajmi se Teuta po bënte një jetë të shfrenuar, prandaj mbreti u kthye për të vërtetuar lajmin. Teuta e priti me ibrik me verë, në të cilin Demetrie Hvarasi kishte hedhur helm. Mbreti kishte vdekur pak kohë pasi e kishte pirë helmin. Për shkak të vdekjes së mbretit, për dënim prej perendive ishte bërë termet shkatërrues, sa që shtatë lumej mbitokësore që rridhinin në ato anë, ishin fundos e shndërruar në shtatë liqej nëntokësor. Asnjë lum nuk ka dalur më mbi tokë, dhe do të dalin vetëm kur një grua me bukuri të tillë hyjnore, si Teuta, do të mbretërojë në Carine. Qyteti mitik Agronium është shembur nën tok dhe e kanë mbuluar valët e detit”,- thotë legjenda.

    Në ujëdhesën Sholta, afër Shibenikut (Kroaci), gojëdhëna thotë se Teuta ka pasur pallatet e selisë së saj në Luginën e lumit Senj. Banorët e asaj ujëdhese akoma e quajnë ishulli i Mbretëreshës Teuta, dhe peshkatarët tradicionalisht organizojnë një manifestim të quajtur “Legenfeshta”, në kujtim për Mbretëreshën e tyre, e cila iu ka dërguar anijet dhe i ndihmuar të shpëtojnë kur peshkatarët i ka përfshi stuhia në det të hapur.

    Një banor i moshuar (Tonko Millatiq) nga ishulli Hvar (Kroaci), thotë se Mberetëresha Teuta ka jetuar në vendin e quajtur Doll, ku e ka humbur një enë për ujë, që ishte prej ari, dhe banorët akoma e kërkojnë atë enë, të quajtur “siç”. Ata thonë gjithashtu se Teuta ka pasur një klloçkë me zogjë, motiv të punuar prej ari, të cilin e ka fshehur në tokë. Thonë se aty Teuta e ka pasur fabrikën e farkimit të monedhës ilire ,të quajtur “cikin”, prandaj vendasit atij vendi i kanë dhënë emrin Cikindol. Një shesh i Cikindolit mbanë emrin “Shetitorja e Teutës”. Thonë se themelet e pallatit të Mbretëreshës Teuta në Cikindol vërehen edhe sot.

    Nga ishulli Sveti Andreja (Shën Andreu), afër Visit, që tashmë nuk është i banuar, një banore e moshuar (Raketina Meshkatello, 1938), thotë se “aty ka sunduar mbretëresha ilire Teuta, e cila ka zhvilluar luftëra të ashpra kundër romakëve. Romakët ishin shumë të zemëruar nga piratët ilirë, Teuta nuk dëgjonte t’i ndalë kusarët, plasi lufta të cilën e humbi Teuta. Ishte e njohur për bukurinë, guximin dhe mençurinë. Edhe sot mendohet se fshihet thesar i madh nën kullën që kishte në ishullin “Svetac” (Shenjtor), por deri sot nuk e ka gjetur askush”.

    Një tjetër gojëdhënë (tregon Boshko Radun), thotë se kur Teuta e ka humbur luftën kundër romakëve në Issa (Vis), ka kërcyer prej kullës që e kishte në Krajicino, dhe kështu i ka dhënë fund jetës. Atje disa toponime lidhen me emrin e Teutës.

    Legjenda tjetër (e treguar nga Marija Shtërkall nga Mërkonjiqgradi), thotë se Teuta ka pasur rezidencë në Jezero, afër Jajcës në Bosnje. Aty kishte urdhëruar hapjen e një kanali të madh, për të ndarë ujin e lumit Pliva, dhe për të krijuar ishull midis lumit e kanalit. Për të kaluar kanalin e për të hyrë në pallatet e rezidencës, ishte ngritur urë e metalt, që hapej dhe mbyllej me xinxhirë me çekërk.

    Një mjeshtër i poçërive prej dheut (Pero Çeriq) ka trashëguar gojëdhënën, se Mbretëresha Teuta ka pasur shtëpi të verës (vikendicë) në kodrinën Borko, në Shiroki Brijeg (Bosnje), ku i ka kaluar edhe ditët e fundit të jetës dhe aty është vorrosur. Dhe Teuta e ka mallkuar çdo ushtri që do të shkonte në atë vend e ta shqetësonte, kështuqë asnjë ushtri, madje as ajo turke, nuk e ka shkelur atë vend. Për historinë e Teutës, ky rrëfyes i gojëdhënës flet sikur e thotë historia. Ky mjeshtër thotë se gojëdhënën e ka dëgjuar prej gjyshit të tij, ndërsa ky vet ka bërë shumë vepra poçërie të cilat i ka quajtur “Mbretëresha Teuta në Borkë”.

    Një gojëdhënë tjetër, që është larg realitetit dhe kohës, thotë se në Strazhnjë, afër Tomisllavgradit (në Bosnje), edhe sot gjendën mbeturinat e kullës, në të cilën kanë jetuar mbreti Agron dhe Mbretëresha Teuta, para ardhjes së turqëve. Kur mbreti ka vdekur, mbretëresha ka mbetur e vetme. Kur kanë ardhur Turqit afër Strazhnjës dhe kanë dashur ta marrin mbretëreshën, një plakë i ka thënë mbretëreshës, të ikë në atë mënyrë që kuajve t’iu mbathën patkojtë prapësht. Mbretëresha arriti të ikë, ndërsa Turqit silleshin vërdallë e s’mund ta gjenin. (Kjo legjendë është 1700 vjet larg realitetit, duke pasur parasysh kohën kur ka jetuar Mbretëresha Teuta dhe kohën kur kanë ardhur dhe kanë sunduar Turqit në Bosnje (1463-1878).

    Është e kuptueshme se legjendat për Mbretëreshën Teuta qarkullojnë më së shumti në popullsinë e Malit të Zi, duke pasur parasysh se selia e saj ishte në Risan, të Bokës së Kotorit. Aty edhe jane bërë dhe akoma vazhdojnë të bëhen gërmime arkeologjike në lokalitetet e quajtura Carina dhe Gradina dhe janë gjetur shumë artefakte të rëndësishme, veç tjerash edhe monedha të mbretit ilir Balajosh.

    Në legjenda hyjnë vetëm prsonalitete të zgjedhura, që janë të veçanta përkah pozita, karizma, fati a fatkeqësia, bukuria, trimëria e veçori të tjera, ashtu që edhe pas vdekjes fizike të jetojnë në kujtesën e popullit. E tillë ishte Mbretëresha ilire Teuta. Gojëdhëna e legjenda që tregohën në Risan e gjithandej në Mal të Zi për Teutën, thonë se “ishte e bukur si zana, e mençur si gjarpëri, e guximshme si luani; kishte zemër burri në krahëror gruaje”.

    Thesari i Mbretëreshës Teuta

    Jo vetëm për personalitetin, por edhe për thesarin e Mbretëreshës ilire Teuta, janë thurur e tregohën gojëdhëna e legjenda të ndryshme, në vende të ndryshme. Në vendin ku Teuta e kishte selinë e saj të fundit, në Risan të Bokës së Kotorit (Mali Zi), thonë se Ilirët kanë qenë popull i pasur, që kanë krijuar pasuri të madhe nga luftërat e fituara, nga tregtia e zhvilluar dhe nga pirateria e anijeve tregtare të cilat i kanë rrëmbyer ose plaçkitur në Detin Adriatik dhe në Detin Jon. Për mbretëreshën Tuta pas humbjes së pushtetit, kanë dy verzione tregimesh. Sipas verzionit të parë, ajo është zënë rob në ishullin Zakintos, në Detin Jon, ndërsa sipas verzionit tjetër, më i përhapur, ka ikur në kodrat dhe malet pas shpinës së Rizonit, bashkë me të emën e vet, Birsena, të shndërruara në fshatarae që mbledhin barëra dhe përgatitsin ilaçe popullore, ashtu që askush nuk i njeh. Ushtria romake gjithnjë e ka kërkuar, por kurrë s’ka mund ta gejë. Legjenda thotë se lulja magjike dhe e pazhdukshme “Iliris”, ngjyrëkaltër, ka marrë ngjjyrën e syve të Teutës dhe është ilaç për shumë sëmurje.

    Sa i përket thesarit, legjendat thonë se thesari është i mëshehur nën tokë, në liqejtë e Sopotit, ku askush nuk mund të ketë qasje, dhe se atë e ruajnë gjarpinjë të mëdhenj e tejet të helmueshëm. Kur bie shumë shi mbi Sopot dhe uji i liqejve derdhet në det, në shtratin e terur të rrjedhës së ujit, gjendën monedha ilire?

    Përkundër gojëdhënave e legjendave të shumta për thesarin e Mbretëreshës Teuta, gjoja të mëshehur nën tokë, dhe në vende të ndryshme, historiani i vjetër romak, Tit Livi, ka lënë me shkrim, se kur kryekomandanti romak Lucie Ancie e ka zënë rob mbretin e fundit ilir, Gencin (në vitin 168 p.e.r), ka marrë edhe thesar të madh, madje edhe të gjitha mobiljet luksoze të pallatit mbretëror. Sipas historianit Livi, nga thesari i Ilirisë ka marrë 27 ngarkesa (qerre) ari, 19 ngarkesa argjend, 13000 denarë dhe 120.000 monedha ilire prej argjendi. Para karavanit të qerreve të ngarkuara me thesarin dhe plaçkat tjera, i ka vu mbretin Genci me gruan, fëmijët, vëllaun (Karavanti) dhe disa fisnikë tjerë ilirë, të mbyllur në kafaze metali, ka defilua nëpër rrugët e Romës, për të treguar madhështinë e fitores së vet para romakëve që i duartrokisnin.

    Ndërsa mbretëresha ilire Teuta ka hyrë në histori, në gojëdhana e legjenda dhe ka mbetur në kujtesën popullore të popujve të ndryshëm që ma se 2300 vjet dhe vazhdon tutje. Askund nuk është i shënuar vorri i saj, prandaj atij/asaj që nuk i gjendet shenjë varri, konsiderohet se është i/e gjallë.

    Të paktën – në tregime e legjenda!

  • Teuta, mbretëresha që i bëri ilirët një ndër shtetet më të fuqishme të Mesdheut

    Teuta, mbretëresha që i bëri ilirët një ndër shtetet më të fuqishme të Mesdheut

    Ndër personazhet historike më interesante jo vetëm të Ilirisë, por të gjithë botës antike është Mbretëresha Teuta. Pavarësisht se të dhënat që na vijnë për jetën e saj nga burimet antike janë fare të pakta, ashtu sikurse dhe koha e qëndrimit të saj në krye të Mbretërisë Ilire ishte tepër e shkurtër, Teuta renditet midis grave më të rëndësishme të të gjithë botës antike.

    “Nuk është rastësi që pikërisht në kohën e mbretërimit të saj, që në fakt u ndërpre në mënyrë brutale e të parakohshme nga ndërhyrja romake në Iliri, Mbretëria Ilire arriti zgjerimin më të madh gjeografik duke u shtrirë nga Neretva në veri të Ballkanit e deri në Ambraki në jug”, thotë Marin Haxhimihali, profesor i Historisë Antike në Fakultetin Histori-Filologji.

    Haxhimihali shprehet se gjatë mbretërimit të saj, Mbretëria Ilire njohu një lulëzim të madh.

    “Gjatë mbretërimit të Teutës, Ilirët arritën një bilanc të jashtëzakonshëm duke përmbysur ekuilibrat që ekzistonin që nga koha e Pirros. Ata morën nën kontroll të gjitha qendrat strategjike siç ishin qyteti Foinike (Finiqi i sotëm), kryeqendra e Lidhjes Epirote apo edhe ishullin e Korkyrës (Korfuzi i sotëm). Jashtë kontrollit të Mbretërisë Ilire mbetën vetëm kolonitë greke të Isës, Dyrrahut dhe Apolonisë. Këto fitore erdhën si rezultat i veprimeve të vendosura luftarake si në tokë ashtu dhe në det. Historiani Pierre Cabanes shkruan se ‘depërtimi i Ilirëve në Epir dhe marrja (në vitin 230 para erës së re) e Foinikes, njërit prej qyteteve më të rëndësishëm të Epirit nga ana e Ilirëve të Teutës, të kujtojnë trimëritë e Bardhylit që mundi Molosët në vitin 385 para e.r.”, vijon historiani.

    Por, përpos të dhënave të tërthorta që janë nxjerrë në lidhje me aftësitë drejtuese të mbretëreshës Teuta, ekzistojnë shumë pak të dhëna mbi personin e saj.

    “Disa burime romake përpiqen ta denigrojnë figurën e saj. Kështu p.sh. Apiani flet për ‘karakterin e saj prej gruaje mendjelehtë’, por duhet pasur parasysh se historiografët romakë denigrojnë në mënyrë konstante të gjithë armiqtë e Romës, pothuajse pa asnjë përjashtim, kështu që në këto kushte ky pasazh duhet marrë me rezerva. Nga ana tjetër faktet e luftës përshkruhen në mënyrë më reale kështu që pohimi i historianit tjetër romak Florit, mbi ashpërsinë e sjelljes së ilirëve të udhëhequr nga Teuta, nuk duhet të ketë qenë shumë larg së vërtetës: ‘Ambasadorët tanë që me të drejtë u ankuan për mizoritë e tyre ranë viktima jo të shpatave, por të sëpatave, kurse kapitenët e anijeve u dogjën të gjallë. Kulmi ishte se urdhrat jepeshin nga një grua”, thotë historiani.

    Në lidhje me figurën e mbretëreshës në krye të Ilirëve, sipas historianit ajo që duhet nënvizuar është fakti se kjo grua e fortë arriti të imponohej edhe në çështje të luftës, të cilat historikisht kanë qenë thuajse në të gjithë popujt e botës ekskluzivitet i burrave.

    “Prania e një gruaje në nivelet më të larta të shtetit ilir, pikërisht në momentin kur Mbretëria Ilire ishte një ndër shtetet më të fuqishme të Mesdheut, flet për pozitën e gruas në shoqërinë ilire, që ishte shumë më e përparuar sesa ajo e grave tek popujt e tjerë të Antikitetit, përfshirë këtu edhe Greqinë dhe Romën”, përfundon historiani Haxhimihali.(SI)

  • TEUTËN, MBRETËRESHËN E ILIRËVE, E TRADHTOI NJERIU I SAJ I AFËRT… JA KUSH ISHTE AI

    TEUTËN, MBRETËRESHËN E ILIRËVE, E TRADHTOI NJERIU I SAJ I AFËRT… JA KUSH ISHTE AI

    Mbretëresha ilire Teuta është një nga figurat më të jashtëzakonshme të lashtësisë ilire dhe të trashëgimisë shqiptare, shkruan në një artikull revista turke “Arkeonews”.

    Ajo quhej edhe mbretëresha e piratëve dhe folklori thotë se ajo ishte më e mençur se gjarpëri, më e guximshme se luani dhe më e bukur se zanat.

    I kufizuar nga deti Adriatik në perëndim dhe lumi Morava në lindje, Iliria korrespondon me pjesë të Kroacisë së sotme, Bosnjë-Hercegovinës, Sllovenisë, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë dhe Shqipërisë.

    Teuta ishte fëmija i parë i një familjeje fisnike ilire dhe u lind rreth vitit 268 p.e.s.

    Ajo mori një arsim tradicional por edhe u stërvit në artin e luftës, gjuetisë, kalërimit etj.

    Ilirët e lashtë, ashtu si spartanët, i inkurajonin gratë e tyre të mësonin artet e luftës dhe aftësitë luftarake.

    Teuta mori famë si një bukuri e rrallë dhe trashëgimtari i fronit e zgjodhi atë si grua dhe mbretëreshë.

    Teuta, e martuar me mbretin Agron, ishte para së gjithash një luftëtare e mirë, agresive dhe me një ndjenjë të fortë drejtësie.

    Martesa e Teutës me mbretin Agron zgjati 18 vjet, e cila ishte një kohë e përparimeve të mëdha politike, ekonomike dhe ushtarake për mbretërinë ilire.

    Teuta hipi në fron në vitin 231 p.e.s.. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj Agronit, ajo sundoi në emër të djalit të mitur, Pinnes (djali i Agronit nga një marrëdhënie e mëparshme) dhe në atë kohë shteti i fuqishëm ilir shtrihej nga bregu i majtë i Neretvës deri në Epir, duke përfshirë të gjithë ishujt përveç Vis.

    Brenda një kohe të shkurtër Teuta arriti të forconte dhe konsolidonte pushtetin e saj, bëri aleatë të fuqishëm dhe vazhdoi më tej reformat e bashkëshortit.

    Ajo stimuloi ekonominë, nxiti zhvillimin e qyteteve ilire, forcoi ushtrinë dhe krijoi marinën e saj, nëpërmjet krijimit të anijeve liburne.

    Teuta arriti të zgjerojë kufijtë e mbretërisë së saj, pasi mundi ushtrinë greke dhe mori Fenikinë, qytetin më të pasur dhe më të rëndësishëm të Epirit.

    Jo vetëm që ajo kontrolloi detin Adriatik, por pas suksesit të saj ushtarak, ajo fitoi kontrollin e detit Jon.

    Populli filloi ta quante Teutën “Mbretëresha e deteve”.

    Megjithatë, ndoshta më shumë se flota e saj e fuqishme, forcat më të frikshme të Teutës ishin piratët ilirë që endeshin në detet e afërta.

    Piratët ishin plotësisht të ligjshëm në Iliri dhe madje të qenit pirat konsiderohej një profesion i zbatueshëm në mos i respektueshëm.

    Teuta iu mundësoi anijeve të saj mbretërimin e lirë në Detin Mesdhe.

    Fuqizimi i saj politik dhe ushtarak në një kohë kaq të shkurtër në rajon ishte shqetësues për Romën.

    Senati e konsideroi të papranueshëm rivalitetin e një gruaje kaq të fuqishme, e cila kishte ambicie të mëdha.

    Roma e kishte kthyer tashmë vëmendjen te fqinjët e saj lindorë pas fitores historike në Kartagjenë.

    Iliria dhe zotërimet e saj në det ishin ndër objektivat kryesore të Romës për shkak të rëndësisë së tyre strategjike.

    Senatorët përdorën sulmet ndaj anijeve tregtare romake nga piratët ilirë si justifikim për të nisur fushatën e radhës ushtarake.

    Në fillim, romakët provuan rrugën diplomatike. Ata dërguan dy ambasadorë në Iliri për të bindur Teutën.

    Por kur arritën atje, Teuta nuk pranoi, duke i informuar se piratët nuk ishin të paligjshëm në Mbretërinë Ardiae.

    Teuta me sa duket ishte aq e ofenduar nga të dërguarit romakë, saqë ajo bllokoi anijet e tyre.

    Për më tepër, ajo mbajti rob një ambasador dhe vrau tjetrin. Ky veprim i saj mjaftoi që Roma ta përdorte si pretekst për të nisur luftën.

    Mbretëresha luftoi heroikisht dhe bllokoi të gjithë bregdetin. Ajo fitoi edhe beteja të shumta kundër ushtrisë romake, e cila në numër ishte dy herë më e madhe se ushtria ilire.

    Për të mposhtur mbretëreshën luftëtare, romakët përdorën truke të ndryshme.

    Teuta u tradhtua nga një nga komandantët e saj më të fuqishëm dhe më të besueshëm, Dhimitri i Faros, i cili kishte pretendime mbi fronet.

    Edhe pse e tradhtuar dhe në kushte të pabarabarta, Teuta dhe ushtria e saj vazhduan të luftonin edhe për gjashtë muaj kundër romakëve.

    Në pamundësi për të vazhduar qëndresën e saj, Teuta u detyrua të pranonte një traktat paqeje me ambasadorët romakë, duke u tërhequr në qytetin ilir të Rizanit, nga frika se Scutari (sot Shkodra), kryeqyteti i mbretërisë ardiane, mund të binte në duart e romakëve.

    Pavarësisht se u mund, Teuta arriti të negociojë me delegatët romakë për të përmirësuar kushtet e paqes për ilirët.

    Negociatat e mbretëreshës më vonë u dhanë ilirëve mundësinë për t’u rimëkëmbur ekonomikisht dhe ushtarakisht, duke i dhënë shtysë një lufte të dytë kundër pushtimit romak.

    Megjithatë, Teuta nuk u kthye në fron dhe të dhënat historike për atë që i ndodhi pas kësaj periudhe janë të pakta dhe të pasigurta.

    Rrëfimi më i njohur tregon se Teuta përfundimisht i dha fund jetës së saj duke u hedhur nga një shkëmb në gjirin e Kotorrit, në Risanin e sotëm, në Mal të Zi.

    Sipas legjendës, Risan u mallkua nga vdekja e mbretëreshës dhe tani është i vetmi qytet në zonë pa një trashëgimi detare.

    Megjithatë, rrethanat e sakta rreth vdekjes së Teutës nuk janë konfirmuar asnjëherë.

    Pavarësisht përfundimit të saj tragjik, Teuta la gjurmë të pashlyeshme në histori.

    Në të vërtetë, edhe pas rënies së saj, Iliria sfidoi Romën për dekada të tëra…/atsh

  • Teuta kryeneçe: Mbretëresha trime e Ilirëve

    Teuta kryeneçe: Mbretëresha trime e Ilirëve

    Historia e mbretereshës Teuta

    Pas disfatës së Kartagjenës në Luftën e Parë Punike në vitin 241 Para Erës Sonë, Republika Romake u shndërrua në një fuqi detare dominuese në Detin Mesdhe. Gjithsesi, kontrolli i Romës mbi detet nuk ishte absolut. Në lindje të Italisë, në rritje ishte një fuqi tjetër.

    Kjo ishte mbretëria Ardiane, e sunduar nga një fis ilir, që filloi të kërcënonte rrugët tregtare të Romës që kalonin përmes Detit Adriatik. Në krye të kësaj mbretërie ishte MbretëreshaTeuta. Ihte gruaja e Agronit, mbret i Mbretërisë Ardiane.

    Nën udhëheqjen e Agronit, mbretëria u bë një forcë me rëndësi në rajon. Sipas shkrimtarit romak, Apiani i Aleksandrisë, Agroni e zgjeroi shumë mbretërinë e tij. Pushtoi një pjesë të Epirit, Korkyrën, Epidamnusin dhe Farus. Flota e Agronit ngjallte frikën e shumëkujt në Detin Adriatik.

    Ne vitin 231 Para Krishtit, Agroni vdiq papritur, pasi një fitore që arriti mbi Etolët. Sipas historianit grek Polibi:“Kur flotilja u kthye dhe oficerët e tij i dhanë një lajm mbi betejën, Mbreti Agron u gëzua aq shumë nga mendimi se kishte mundur Etolët. Ata ishin në atë kohë një nga popujt më krenarë. U bë pjesë e një feste të gjatë duke abuzuar shumë me pijen. Disa ditë më vonë u prek nga një e ftohur e keqe, që i mori jetën brenda pak ditësh”.

    Në kushtet kur trashëgimtari i Agronit, Pini, ishte ende foshnje, mbretëria Ardiane u qeveris nga Teuta. Edhe pse ajo e vazhdoi politikën ekspansioniste të burrit të saj të ndjerë, veprimet e saj janë përshkruar me tone negative nga historiani grek Polibi.

    Sipas Polibit, Teuta kishte një “pikëpamje miope dhe tipike prej gruaje për punët e shtetit”. Ajo “nuk mund të shihte asgjë përveç suksesit të momentin. Nuk kishte sy për atë që po ndodhte diku tjetër”.

    Polibi përmend gjithashtu faktin që Teuta mbështeste praktikën ilire të piraterisë, dhe plaçkiste pa dallim fqinjët e saj. Komandantët e saj u urdhëruan që t’i trajtonin të gjithë të tjerët si armiq të tyre. Ishin këto sulme pirate që do të futnin romakët në luftë kundër Teutës.

    Në fillim, senati romak i kishte injoruar ankesat e bëra kundër ilirëve nga tregtarët e ndryshëm. Por,kur numri i ankesave u shtua, Senati u detyrua të ndërhynte. Fillimisht, romakët përdorën diplomacinë dhe çuan të dërguar në oborrin e Teutës.

    Burimet antike tregojnë se Teuta nuk ishte aspak e kënaqur me të dërguarit romakë, dhe nuk ishte e arsyeshme në bisedimet me ta. Më e keqja: ajo shkeli imunitetin diplomatik të tyre. Polibi thotë se një nga të dërguarit u vra ndërsa po përgatitej të ktheje në Romë, ndërsa Dion Kasi përmend faktin se disa të dërguar u burgosën ndërsa të tjerët u vranë.

    Kur lajmi mbërriti në Romë, romakët u zemëruan dhe i shpallën luftë Teutës. Një flotë me 200 anije u përgatit për pushtimin e mbretërisë ilire, së bashku me një ushtri tokësore. Shënjestra e parë e flotës romake ishte ishulli i Korkyrës, që mbrohej nga Dhimitri, që ishte gjithashtu guvernatori i Farus–it.

    Në të dy rrëfimet e Apianit dhe Polibit, Dhimitri thuhet se i ka tradhtuar Ilirët, duke ua dorëzuar Korkyrën dhe Faris-in romakëve. Gjithsesi sipas Dion Kasit, ishte vetë Teuta ajo  që e dërgoi Dhimitrin për t’i dorëzuar Korkyrën romakëve në këmbim të një armëpushimi.

    Megjithatë pak kohë pas armëpushimit, Teuta sulmoi Epidamnusin dhe Apoloninë, duke idetyruar romakët të ndërhyjnë prapë. Me vonë si rezultat i sjelljeve plot teka të mbretëreshës Teuta, Dhimitri do t’i shprehte besnikëri romakëve. Duke kuptuar se nuk kishte nga ia mbante, Teuta u dorëzua në vitin 227 Para Krishtit.

    Sipas Polibit, Teuta “pranoi të paguante çdo haraç që do t’i vendosnin romakët, të hiqte dorë nga e gjithë Iliria, përveç disa zonave, dhe ato që kishin të bënin kryesisht me grekët, u angazhua të mos lundronte përtej Lisusit (Lezhës) me më shumë se 2 anije të paarmatosura”. Për më tepër, Apiani përmend faktin që Korkyra, Farus, Isa, Epidamnus dhe Iliria Atintani u bënë provinca romake. Pjesa e mbetur e mbretërisë së Agronit mbeti në duart e Pinit, mentor iri i të cilit ishte Dhimitri.

    Edhe pse Teuta jetoi për disa dekada të tjera, ekziston edhe një histori interesante që thotë se Teuta u vetë hodh nga një shkëmb në vend se t’i dorëzohej Romës. Ngjarja ndodhi pikërisht në Risan, në Gjirin e Kotorrit, sot në Malin e Zi. Meqë Risani është qyteti i vetëm në gji pa asnjë traditë detare, thuhet se kjo ndodhi për shkak të mallkimit të lëshuar nga mbretëresha ilire ndaj këtij qyteti,para se ajo të kryente vetëvrasje. / Ancient Origins

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    TEUTA ARIFI: VAZHDO, VAZHDO TË MË DUASH…

  • Teuta pret një mbrojtës, zyrtarizimi çështje orësh

    Teuta pret një mbrojtës, zyrtarizimi çështje orësh

    Teuta ka bërë disa goditje në këtë merkato. Reparti i mbrojtjes ka qenë problematik.
    Tani pritet që brenda 72 orësh të prezantohet në afrim i ri, duke bërë që dhe vija defensive të mos jetë më një problem, duke shtuar këtu dhe Dokën, Qaqin, Jazxhiun, Kotobellin, Gjinollarin e Përgjonin. Trajneri tani i ka mundësitë e zgjedhjes me bollëk. Në këtë mënyrë merkato e skuadrës së Teutës, mund të fokusohet në role të tjera.

    STËRVITJA – Pasditen e djeshme Teuta ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore për ditën e premte. Stërvitja e dytë e ditës, më shumë ka pasur si qëllim lojën me top, ndërsa trajneri Dobi është fokusuar edhe te taktika. Grupi ka qenë thuajse i plotë, ku s’ka pasur mungesa. Prej 4 ditësh, skuadra bregdetare po vazhdon fazën përgatitore në Poloni. Në prolog të stërvitjes, trajneri u foli futbollistëve për programin stërvitor.
    Ai insistoi se Teuta ka një grup kompetitiv dhe me pak më tepër impenjim, mund të arrijë gjëra të mëdha në këtë fushatë. Përgjatë dy-tri ditëve, skuadra është “shtrydhur” nga një punë me intensitet të lartë. Numri një pankinës durrsake është shumë kërkues, së pari ndaj vetes dhe më pas lojtarëve, duke reflektuar seriozitet dhe impenjim maksimal në seancat stërvitore. Deri tani skuadra ka punuar në disa drejtime, duke i kushtuar rëndësi të veçantë sezonit të ri. Edhe në radhët e lojtarëve mbizotëron një atmosferë pozitive, ku të gjithë besojnë se në kampionat do të bëjnë një paraqitje dinjitoze dhe do të sigurojnë ato suksese, që ka kohë që i mungojnë Teutës.
    MIQËSORJA — Ditën e shtunën në orën 18:00 në “Oplenica”, Teuta do të zhvillojë dhe takimin e parë miqësor ndaj ekipit Polonia Sroda, test ky për të parë formën e ekipit.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Surprizon klubi i Superiores, prezanton sulmuesin e njohur

    Surprizon klubi i Superiores, prezanton sulmuesin e njohur

    Teuta është një nga klubet më aktive në këtë merkato vere. Klubi durrsak ka njoftuar afrimin e radhës dhe bëhet fjalë për një sulmues anësor.
    Teuta ka prezantuar nigerianin David Fadairo, 24-vjeçari i cili vjen pas aventurës së fundit në Sllovaki, te skuadra e Tatran Presov.
    “David Fadairo është zyrtarisht lojtar i Teutës!
    Anësori nigerian, 24 vjeç, vjen nga klubi Tatran Presov në Sllovaki, ku është aktivizuar rregullisht gjatë sezonit të fundit.
    Me eksperiencë në liga si ajo e Sllovakisë, Republikës Çeke, Qipros dhe Austrisë, Fadairo është një profil ofensiv që sjell shpejtësi, driblim dhe fleksibilitet në krahët e sulmit”, thuhet në njoftimin e klubit.