Tag: teuta

  • Elbasani tri pikë të ‘arta’ ndaj Dinamos, Teuta befasohet nga Vora

    Elbasani tri pikë të ‘arta’ ndaj Dinamos, Teuta befasohet nga Vora

    Dy ndeshjet e fundit të javës së tretë Abissnet Superiore luajtur këtë mbrëmje rezultuan mjaft të luftuara në terren. Nëse në ‘Elbasan Arena’ diçka e tillë pritej për vetë emrat e AF Elbasanit dhe Dinamo Sitit në “Niko Dovana” përballja Teuta- Vora rezultoi po e tillë. Në Elbasan ishin vendasit që shënuan me Bunjakun në pjesën e parë nëdrsa dinamo mbeti me një futbollist më pak. Ndonëse rastet ishin të shumtë me blutë mjaft insistues në minutat e fundit të takimit, shifrat nuk ndryshuan. Elbasani i pari në tabelë me 7 pikë.

    Ndërkohë në Durrës në një ambient me prani të shtuar tifozësh skuadra e Dobit në daljen e parë shtëpiake e vendosi në kontroll ndeshjen pas një autogoli të dajan Shehit në të 33′. Në pjesën e dytë teksa pritej goli i dytë i djemëve të detit, vjen barazimi. Xhulio tabaku pak minuta nga fundi devijoji një top me kokë për 1-1 final.

    Vazhdo leximin

  • Elbasani sfidë Dinamos pretendente, Teuta prezantohet në shtëpi

    Elbasani sfidë Dinamos pretendente, Teuta prezantohet në shtëpi

    Elbasani-Dinamo dhe Teuta-Vora janë dy sfidat e fundit të javës së tretë ‘Abissnet Superiore’ të edicionit të 87-të të futbollit superior në vend. Ato zhvillohen në Elbasan dhe Durrës dhe kanë orarin zyrtar startues orën 19:00. Te të dyja takimet priten përgjigje goxha të rëndësishme. Fakti që Teuta- Dinamo kanë një ndeshje të prapambetur mes tyre rrit kërkesën për të mësuar më shumë rreth tyre në këtë angazhim të ri sezonal.

    Sidoqoftë në “Elbasan Arena”, dueli Elbasani Dinamo pritet të jetë një duel mjaft i ndezur. Pavarësisht mungesave të vendasit si Lulaj e Orbelkis në qëndër të mbrojtjes apo dyshimet te blutë që lidhen me aktivizimet e Guindos dhe Beqes, nuk e ulin pritshmërinë për një ballalfaqim mes pretendetesh.

    Ndërkaq po aq i paparashikueshëm edhe takimi i “Niko Dovana”-s ndërmjet Teutës së Enkeleid Dobit ndaj Vorës së Arjan Bellait. Durrsakët të cilët së fundi kanë prezantuar afrimin e ish sulmuesit të Egnatias Daniel Votlai pritet të shpalosin skuadrën pretendente me stofin e një presidence dhe stafi por dhe futbolistësh të rinj. Nga ana tjetër vorakët pasi fituan javën e kaluar 3-1 ndaj Tiranës në Laç, kërkojnë vazhdimësi.

    Abissnet Superiore, java e tretë:

    Sot:

    AF Elbasani – Dinamo Siti 19:00

    Teuta – Vora 19:00

    Luajtur të shtunën:

    Bylis- Egnatia 0-1

    Tirana- Flamurtari 1-1

    Vllaznia- Partizani 4-1/Erga Kenga/

    Vazhdo leximin

  • Teuta Kurti: Një lule që m’ka çil’ tash (teksti dhe kënga)

    Teuta Kurti: Një lule që m’ka çil’ tash (teksti dhe kënga)

    Kënga “Një lule që m’ka çil’ tash” e kënduar nga Teuta Kurti

    Një lule që m’ka çil tash, aman…midis shoqeve m’bante dritëBukurinë ma ke me nazen’zemrën teme ke zanë vendA e din djalë se ç’është maraku,aman…ti hala s’e ke provuMe i vu’ vesh se çka thonë hallkukishim tretë kishim maru’

    ObserverKult

    ————————————-

    Lexo edhe:

    TINA TURNER: PSE MENDONI SE JETA FUNKSIONON NË KËTË MËNYRË?

    Nga Tina Turner

    U mësova të dëgjoj zemrën time, e cila më mësoi se unë dhe ti jemi të lidhur me njëri-tjetrin dhe me gjithçka tjetër në këtë planet. Ne jemi të bashkuar nga natyra misterioze e vetë jetës. Nga energjia themelore krijuese e universit.

    Në këtë botë, në botën tonën të komplikuar, ku ka shumë kontradikta, ne gjejmë bukuri të na lë pa frymë, në vendet më të pamundshme. Ylberët më të shndritshëm shfaqen pas reve më të rënda të stuhisë. Fluturat madhështore dalin nga fshikëzat më të dobëta. Dhe lulet më të bukura të zambakut lulëzojnë nga balta më e thellë dhe më e trashë.

    Pse mendoni se jeta funksionon në këtë mënyrë?

    Ndoshta ato ylberë, flutura dhe lule zambak uji kanë për qëllim të na kujtojnë se bota jonë është një vepër arti mistike – një kanavacë universale mbi të cilën ne të gjithë pikturojmë historitë tona, ditë pas dite, përmes penelave të mendimeve, fjalëve dhe veprave tona.

  • Superiore / Ndeshja Teuta – Dinamo City do të luhet më 17 shtator

    Superiore / Ndeshja Teuta – Dinamo City do të luhet më 17 shtator

    Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e prapambetur e javës së parë të Superiores, Teuta – Dinamo City, nuk do të zhvillohet më 5 shtator, siç ishte planifikuar fillimisht.
    Të dyja klubet kanë gjetur mirëkuptimin për të zhvendosur ndeshjen më 17 shtator, në orën 15:00, pasi Dinamo City ka dy lojtarë të grumbulluar me ekipet Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, së bashku me dy anëtarë të stafit të klubit.

  • Fund dramatik në Rrogozhinë, Egantia dhe Elbasani bëjnë “paqe”. Shumë zhurmë për asgjë, në Partizani-Teuta mungon goli

    Fund dramatik në Rrogozhinë, Egantia dhe Elbasani bëjnë “paqe”. Shumë zhurmë për asgjë, në Partizani-Teuta mungon goli

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës në Superiore, të vlefshme për javën e dytë. Në Rrogozhinë, Elbasani ishte shumë afër fitores, por në fund shifrat u shënuan 1-1.
    Ekipi i drejtuar nga Ivan Gvozdenovic duket se e ka shumë seriozisht këtë vit dhe do jetë një kundërshtar i fort për këdo. Synimi kryesor i verdhebluve është “Final Four”.
    Elbasani gjeti golin në fundin e pjesës së parë, pas një kundërsulmi të shpejtë, ku Tsague i jep një asist perfekt Diallo dhe ky i fundit me një veprim të bukur brenda zonës, ku shmang mbrojtësin kundërshtar dhe dërgon topin në rrjetë.
    Në pjesën e dytë, Egnatia e drejtuar nga Ilir Tetova u mundua të gjente golin e barazimit me çdo kusht dhe e arriti atë vetëm në minutën e 82-të me të sapo futurin në fushë, Jefferson, i cili shënoi me kokë, pas krosimit që mori nga goditja e këndit.
    Goli i brazilianit acaroi verdhëblutë, kapiteni Bruno Lulaj merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë fushën e lojës. Në minutat e fundit pati shuëm tension në fushë, Egnatia e mbylli takimin me 9 lojtarë. Në minutën e katërt shtesë, Jefferson pengon brenda zonës Bunjakun dhe arbitri jep penallti. Goditja e Loukilit pritet nga Dajsinani, por Jonathan Lajthia i gjendur aty, dërgon topin në rrjetë. Festë e madhe tek Elbasnai, por ndërhyn VAR dhe goli anullohet sepse lojtari i verdhebluve është futur në zonë para ekzektumit të 11-metërshit.Rezultati final 1-1.
    Në sfidën tjetër, të luajtur në “Arenën e Demave”, Partizani dhe Teuta barazuan pa gola. Kjo ishte ndeshja e parë për këtë sezon të ri për durrësakët, të cilët vijnë me ndryshime të shumta, duke filluar nga presidenca, trajneri dhe disa afrime të bujshme që kanë bërë në ekip. Megjithatë, nuk shkuan më shumë se 1 pikë në transfertën ndaj Partizanit.

  • Elbasani ndal Egnatian, Partizani bëri pak për tri pikë

    Elbasani ndal Egnatian, Partizani bëri pak për tri pikë

    Fund dramatik. Dajsinani pret penallti në shtesë, Lajthia shënon me topin e kthyer, goli nuk vlen për verdheblutë.

    Superfida e Rrogozhinës ndërmjet Egnatias dhe AF Elbasanit e justifikoi interesin e madh të tifozerive respektive. Ndeshja mes fqinjëve nisi me vrull ndërsa elbasanasit me një super Diallo në fushë arriti të kalojë përpara në minutën e 44′ të pjesës së parë.

    Në të dytën edhe pse shpesh verdheblutë dukeshin më kërkues, vjen barazimi me Xheferson në të 83′ pas një goditje të saktë me kokë. Në fund tre kartonë të kuq nga Kreshnik Cjapi. Fillimisht Lulaj (dy të verdhë ) e më pas dhe Fangaj për Egnatian dhe pas tyre autori i goit të barazimit Xheferson për faul si lojtari i fundit.

    Ndërkaq Partizani dhe Teuta mbyllën pa gola në Arena e Demave. Ndonëse të kuqtë i’u afruan avantazhit në fundin e pjesës së parë me Skukën dhe Sembene, rrjetat nuk u kaluan jo vetëm në 45′ e para por dhe deri në përfundim të takimit.

    Teuta pati momente që ishte më agresive që gjithësesi nuk sherbeu për të konvertuar sukesin me tri pikë. Te Partizani ky barazim nuk përkon me objektivin e dy takimeve brenda shtëpie. aq më tepër që një gol ndaj Vorës dhe asnjë sot tregon thatësirën e vijës së sulmit./Sportiim.al/

    Java e 2-të, Abissnet Superiore

    Partizani- Teuta 0-0

    Egnatia- AF Elbasani 1-1

    Flamurtari- Bylis 3-3

    Nesër

    Vora- Tirana (në Laç) 17:00

    Dinamo- Vllaznia (në Elbasan) 20:00

    Vazhdo leximin

  • Superiore/ Flamurtari pritës në Ballsh, Egnatia provë ndaj Elbasanit, Teuta nis përballë të kuqëve

    Superiore/ Flamurtari pritës në Ballsh, Egnatia provë ndaj Elbasanit, Teuta nis përballë të kuqëve

    Abissnet Superiore zhvillon sot dhe nesër javën e dytë të edicionit 2025/2026. Do të startojë me duelin Flamurtari- Bylis i cili me një vendim të FSHF-së përkundër kalendarit të parashikuar për në Vlorë, do të zhvillohet në “Adush Muça” (16:00).

    Ndërkaq dy sfidat e tjera të ditës së shtunë nisin në orën 20:00. Në ‘Arena e Demave’ Partizani pret Teutën e Durrësit e cila e nis kampionatin pikërisht nga kjo përballje (Teuta- Dinamo e javës së parë shtyrë nga Sektori i Garave për në 5 shtator).

    Paralelisht në ‘Egnatia Arena’, supersfida e ditës ndërmjet Egnatias dhe AF Elbasanit. Kampionët në fuqi e nisën me humbje (ndaj Vllaznisë 2-0) mbrojtjen e titullit ndërsa këtë mbrëmje do të kenë punë me fqinjët nga Elbasani plot ambicje për këtë sezon të ri.

    Sakaq dy takimet e tjera të javës së dytë, përpara se kampionati të ndalë për dy javë (angazhimi i Kombëtares), luhen nesër. Vora pritëse në Laç përballet me Tiranën në orën 17:00 ndërsa një tjetër duel i nivelit të lartë ai mes Dinamos dhe Vllaznisë do të zhvillohet në orën 20:00 në “Elbasan Arena”./Erga Kenga/

    Superiore, java e dytë 2025/2026:

    Sot:

    Flamurtari- Bylis 16:00 (në Ballsh)

    Partizani- Teuta 20:00

    Egnatia- AF Elbasani 20:00

    Të dielën:

    Vora- Tirana 17:00 (në Laç)

    Dinamo Siti- Vllaznia 20:00 (në Elbasan)

    Vazhdo leximin

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit

    Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit

    Nga Drilon Xhepollari
    Gongu kampionatit ka rënë, “Countdown” ka nisur dhe interesi në qytetin bregdetar, por edhe në opinionin sportiv, është i madh për të parë Teutën e re në fushë. Ky sezon nis me një revolucion të vërtetë, si në drejtim, ashtu edhe në përbërje.
    Presidenti Fatos Troplini vjen me një vizion të qartë dhe ambicioz: ndërtimin e klubit në çdo hallkë, ku një rëndësi të veçantë zë akademia. Heqja e tarifave për të rinjtë profesionistë është vetëm hapi i parë në këtë rrugëtim. Stolin e ka marrë përsipër durrsaku Enkeleid Dobi, i cili rikthehet në qytetin e lindjes pas një eksperience të gjatë në Poloni.

    Krahu i tij i djathtë është Renato Arapi, i cili ka marrë postin e drejtorit sportiv. Arapi ka afruar emra të rëndësishëm gjatë merkatos së verës, duke ndërtuar një skuadër konkurruese si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen. Teuta e re do të jetë një përzierje mes futbollistëve me eksperiencë dhe të rinjve premtues.

    Disa nga afrimet më të spikatura janë: polaku Jakub Myszor, nigeriani David Fadairo, braziliani Gabriel Gomes, ish-lojtari i Metalistit, si dhe lojtarë të njohur të kampionatit shqiptar si Florjan Pergjoni, Albi Doka, Ardit Toli, Harallamb Qaqi dhe Gentian Selmani, të gjithë me eksperiencë të madhe, ndërsa e kanë provuar shijen e titullit kampion.
    Gjatë fazës përgatitore, trajneri Dobi ka testuar disa skema taktike, por premiera me Partizanin do të shuajë kureshtjen e tifozëve për formacionin dhe do të tregojë se çfarë mund të presim nga ky ekip.Por përveç ndryshimeve në skuadër, janë bërë edhe investime të rëndësishme në infrastrukturë.Tribunat e stadiumit kanë marrë një pamje krejtësisht të re, ndërkohë që presidenti ka vënë në dispozicion një autobus modern, i pajisur me të gjitha kushtet, veçanërisht për udhëtimet e gjata.Risitë nuk ndalen këtu: në ndeshjet që Teuta do të zhvillojë në “Niko Dovana”, për herë të parë do të ofrohet shërbim kateringu gjatë gjithë sezonit.

    Ndërkohë një vend të veçantë në tribunë do të kenë edhe figurat e klubit, që kanë dhënë kontribut për fanellën ndër vite.Për të parë këto ndryshime, duhet të presim ndeshjen me Dinamon, e cila u shty për në 5 shtator për shkak të impenjimit të klubit kryeqytetas në Europë. Gjithsesi simptomat do të shfaqen që në transfertën e kryeqytetit, ku këtë të shtunë, në stadiumin “Arena e Demave”, duke nisur nga ora 20:00, Teuta do të luajë kundër Partizanit.
    Formacioni i mundshëm pritet të jetë ky:
    Skema: 4-3-1-2
    Selmani:Doka, Jazxhi, Kotobelli, Përgjoni;E.Vila, Toli, Lloci;Arifi;Boçi (Fadairo), Beshiraj;
     

  • Moshat/ Zbardhet kalendari për kampionatet “Abissnet Superiore” U19, U17, U16 dhe U15

    Moshat/ Zbardhet kalendari për kampionatet “Abissnet Superiore” U19, U17, U16 dhe U15

    Departamenti i Garave në FSHF ka hedhur shortin për edicionin e ri të kampionatit “Abissnet Superiore” për grupmoshat U-19, U-17, U-16 dhe U-15.

    Shorti u drejtua nga specialisti i Departamentit të Garave, Neritan Koçi, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të disa klubeve, të cilët u njohën me datat dhe kundërshtarët respektivë për çdo javë të sezonit të ri.

    Në kampionatin “Abissnet Superiore” U-19 marrin pjesë: Dinamo City, Vllaznia, FK Vora, Laçi, Teuta, Skënderbeu, Bylis, Partizani, Apolonia dhe AF Elbasani.

    10 skuadrat e “Abissnet Superiore” U-17 janë: Dinamo City, Vllaznia, FK Vora, Laçi, Teuta, Skënderbeu, Tirana, Partizani, Apolonia dhe Shkëndija Tiranë.

    Kampionati “Abissnet Superiore” U-16: Teuta, AF Elbasani, Apollo 2016, Partizani, Internacional Tirana, Apolonia, FK Shënkolli, Vllaznia, Tirana dhe Dinamo City.

    Në kampionatin “Abissnet Superiore” U-15 marrin pjesë: Teuta, Pepa, Apollo 2016, Partizani, Skënderbeu, Apolonia, FK Shënkolli, Vllaznia, Tirana dhe KF Shkodra.

    Kampionatet “Abissnet Superiore” U-19 dhe U-17 do të nisin më 14 shtator, ndërsa U-16 dhe U-15 më 21 shtator.

    Gara do të zhvillohet me 2 faza. Pas përfundimit të dy fazave, pikët përgjysmohen dhe pesë ekipet e para vijojnë garën për titullin kampion me sistem vajtje-ardhje, ndërsa ekipet e renditura nga vendi i gjashtë deri në të dhjetin do të luftojnë për mbijetesë. Ekipi i vendit të fundit bie direkt në Kategorinë e Parë, ndërsa skuadra e vendit të nëntë luan ndeshje shtesë (play-out) me ekipin e renditur në vendin e dytë të Kategorisë së Parë.

    Më poshtë kalendarët e plotë:

    Abissnet Superiore U19

    Abissnet Superiore U17

    Abissnet Superiore U16

    Abissnet Superiore U15

    Vazhdo leximin

  • Hidhet shorti, zbardhen kalendarët për kampionatet e moshave

    Hidhet shorti, zbardhen kalendarët për kampionatet e moshave

    Departamenti i Garave në FSHF ka hedhur shortin për edicionin e ri për grupmoshat U-19, U-17, U-16 dhe U-15.
    Shorti u drejtua nga specialisti i Departamentit të Garave, Neritan Koçi, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të disa klubeve, të cilët u njohën me datat dhe kundërshtarët respektivë për çdo javë të sezonit të ri.
    Në kampionatin “Abissnet Superiore” U-19 marrin pjesë: Dinamo City, Vllaznia, FK Vora, Laçi, Teuta, Skënderbeu, Bylis, Partizani, Apolonia dhe AF Elbasani.
    10 skuadrat e “Abissnet Superiore” U-17 janë: Dinamo City, Vllaznia, FK Vora, Laçi, Teuta, Skënderbeu, Tirana, Partizani, Apolonia dhe Shkëndija Tiranë.
    Kampionati “Abissnet Superiore” U-16: Teuta, AF Elbasani, Apollo 2016, Partizani, Internacional Tirana, Apolonia, FK Shënkolli, Vllaznia, Tirana dhe Dinamo City.
    Në kampionatin “Abissnet Superiore” U-15 marrin pjesë: Teuta, Pepa, Apollo 2016, Partizani, Skënderbeu, Apolonia, FK Shënkolli, Vllaznia, Tirana dhe KF Shkodra.
    Kampionatet “Abissnet Superiore” U-19 dhe U-17 do të nisin më 14 shtator, ndërsa U-16 dhe U-15 më 21 shtator.
    Gara do të zhvillohet me 2 faza. Pas përfundimit të dy fazave, pikët përgjysmohen dhe pesë ekipet e para vijojnë garën për titullin kampion me sistem vajtje-ardhje, ndërsa ekipet e renditura nga vendi i gjashtë deri në të dhjetin do të luftojnë për mbijetesë. Ekipi i vendit të fundit bie direkt në Kategorinë e Parë, ndërsa skuadra e vendit të nëntë luan ndeshje shtesë (play-out) me ekipin e renditur në vendin e dytë të Kategorisë së Parë.
    Më poshtë kalendarët e plotë:
    Abissnet Superiore U19
    Abissnet Superiore U17
    Abissnet Superiore U16
    Abissnet Superiore U15