Tag: teuta

  • Teuta shtang Vllazninë në sekondat e fundit, durrsakët mbeten të pamposhtur në “Abissnet Superiore”

    Teuta shtang Vllazninë në sekondat e fundit, durrsakët mbeten të pamposhtur në “Abissnet Superiore”

    Përballja Teuta-Vllaznia ka ulur siparin e javës së 4-t të “Abissnet Superiore”-s. Sfida ka përfunduar në baraspeshë 1-1 dhe ekipet janë larguar me nga një pikë secila nga fusha e lojës. Kuqeblutë gjetën të parët rrugën e rrjetës në këtë takim. Ishte Esat Mala ai që zhbllokoi shifrat me golin e shënuar në minutën e 24-t.
    Shkodranët qendruan në epërsi deri në minutën e 96, kur edhe u rrëshkiti fitorja nga duart. Beshiraj tundi rrjetën në Vllaznisë në sekondat e fundit të ndeshjes, duke ndezur festën e shfrenuar te Teuta. Një pikë e përjetuar si fitore për durrsakët, të cilët nën drejtimin e trajnerit Dobi nuk e kanë provuar ende shijen e humbjes në kapionat./Sport Ekspres/

  • Vllaznia “dorëzohet” në shtesë, Teuta i shpëton humbjes në frymën e fundit

    Vllaznia “dorëzohet” në shtesë, Teuta i shpëton humbjes në frymën e fundit

    21 Shtator 2025

    21:07

    Telesport

    Ka përfunduar ndeshja e fundit e javës së katërt në Abissnet Superiore, Teuta-Vllaznia, e luajtur në “Niko Dovana”, e cila registroi shifrat 1-1.
    Goli i shkodranëve ërdhi në minutën e 24-të, pas një aksioni model dhe në fund ishte goditja plot klas e Esat Malës në kufijtë e zonës së rreptësisë, që përfundoi në rrjetë.
    Në këtë sfidë nuk munguan kartonët e shumtë të verdhë, por në minutat e fundit shkodranët u ndëshkuan edhe me karton të kuq. Erdenis Gurishta la fushën e lojës pas dy kartonëve të verdhë. Barazimi i durrëskave erdhi me Mario Beshiraj në minutën e 90+5. Rezultati final 1-1.
    Më poshtë gjeni renditjen në Superiore, pas 4 javëve të para.

  • “Ndryshimi i skemës nuk e rrit pensionin menjëherë”/ Flet ekspertja: Ja sa vite duhen të ndryshojë…

    “Ndryshimi i skemës nuk e rrit pensionin menjëherë”/ Flet ekspertja: Ja sa vite duhen të ndryshojë…

    Ekspertja e cështjeve të ekonomisë, pedagogia Teuta Nunaj Kortoçi ishte e ftuar në një emision televiziv, ku foli për reformën e pensioneve në Shqipëri, një premtim prej kohësh i qeverisë.
    E pyetur nga moderatori i emisionit Klevin Muka, mbi efektet e kësaj reforme, Nunaj tha se ashtu si vendimarrjet të cilat do të kenë kohështrirje, edhe efektet e reformës nuk do të kenë impakt direkt në skemën aktuale, cka do të thotë se nuk do të ketë rritje të pensioneve menjëherë.
    “Aktualisht jemi në fazën ku kemi objekt reformimin e skemës së pensioneve në Shqipëri. Skema aktuale përbëhet nga një numër i ulët e kontribuesve. Na duhet të kemi një raport të gjendjes aktuale ku jemi dhe më pas planifikohet reforma.
    Në sistemin e pensionevve duhet të kihet parasysh se vendimarrjet që merren sot kanë kohështrirje dhe efektet po ashtu. Dmth ajo nuk zgjidh problemin e pensioneve të vogla, sot por në të ardhmen.
    Duke patur një numër më të madh të pensionistëve në raport me kontribuesit, shihet problem skema”, tha ekspertja Teuta Nunaj.
    Sipas saj, në Shqipëri nuk ka subvencion nga shteti për ata pensionistë që ndonëse mbushin moshën e pensionit nuk plotësojnë vitet e punës.
    Nunaj tha se kjo kategori duhet të përfitojë pension social kur mbush moshën 70 vjeç.
    “Numri i personave që përfitojnë pension social në Shqipëri është i ulët. Pensioni privat duhet të futet në traditën tonë, pasi nëse ti kërkon një pension më të lartë, është e pamundur që buxheti i shtetit të të ofrojë këtë. Ndaj pensioni privat është një formë investimi”, tha gjatë intervistës së saj ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj.

  • Teuta thyen Dinamon në ndeshjen e prapambetur, ngjitet në renditje dhe zhyt më keq “nëndetësen”

    Teuta thyen Dinamon në ndeshjen e prapambetur, ngjitet në renditje dhe zhyt më keq “nëndetësen”

    Adriatik BALLA
    Ndeshja e prapambetur e Teutës me Dinamon, e planifikuar në kalendar që në javën e parë të Superiores, u luajt vetëm dje dhe prodhoi jo vetëm befasi në rezultat, por edhe kartonë e rivalitet, por me një humbje që dhemb për Dinamon e trajnerit Ilir Daja. Ndërkohë, Teuta ka dhënë një tjetër provë të “ringjalljes” së saj teksa ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë pretendentëve të Dinamos në ndeshjen e prapambetur të javës së parë mes dy skuadrave. E sotmja ishte një ndeshje e hapur mes ekipeve në startin e saj, por me Dinamon që mori kontrollin e plotë, sidomos pasi durrsakët mbetëm me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të shpejtë të Vidal. Gjithsesi, ishin vendasit të cilët goditën në zhvillimin e një goditje nga këndi duke gjetur avantazhin me Kotobellin e më pas u mbrojtën me rregull. Dinamo provoi në çdo mënyrë që të gjente barazimin, duke rrezikuar disa herë Selmanin, por pa sukses. E njëjta tablo vazhdoi edhe kur Jorgji baraspeshoi forcat në fushë me kartonin e kuq për Nanin, pasi Dinamo vijoi sulmet. Por ata deri në minutën e fundit nuk prodhuan një gol, duke bërë që sfida të mbyllej me suksesin 1-0 për Teutën që bën hapa para në renditje.
    Qëndrimi i trajnerit Daja
    Trajneri Ilir Daja nuk e fshehu zhgënjimin e tij nga rezultati i djeshëm, ku skuadra e tij humbi 1-0. Daja kritikoi lojtarët që nuk u angazhuan sa duhet. “Jam rikthyer se klubi pagoi detyrimet financiare, nuk jam kthyer se më ka folur ndonjë Komision. Po të filloj të justifikohem, do kem kundër të gjithë opinionin, por në fund fare, Teuta e meritoi për shkak të sakrificës dhe dëshirës që kishin për të marrë rezultatin. Nuk kam asgjë me të. Fakti që nëse janë bërë më shumë se 12 minuta lojë efektive, këtë i thashë kryesorit, as pse nxori të kuq e të verdhë. I thashë duam të luajmë futboll, me 12 minuta lojë efektive nuk kemi çfarë bëjmë. Ai më tha nuk ju e keni në dorë. Unë kam në dorë ekipin tim, nëse ekipi im shtrihet në tokë, heq topin. Por të kaloj te ekipi im. Kur doli lojtari më karton të kuq, në vend të rritnim ritmin, ne bëmë sikur e fituam ndeshjen. Ndeshja ndonjëherë bëhet më e vështirë me një lojtar më shumë se kundërshtari zbret e duhet të ruash ekuilibrat që të mos të kapë në hapësira boshe. Nuk shtuam një marsh më shumë. Ishim në kushte të barabarta se kemi luajtur të dy ekipet të dielën. Kërkuam të ndryshonim në pjesën e dytë, krijuam volum, por në fund ne trajnerët duhet t’i çojmë në zonën e golit, pastaj është aftësia individuale për të shtyrë topin në rrjetë apo jo. Kishim rastet tona u përpoqëm me të gjitha mënyrat, por duket që po na mungon prania e Guindos apo eksperienca jo e madhe e Hekuran Berishës, për të bërë atë që bënin vjet Itodo dhe Zabërgja. Sot nuk është se u panë shenja lodhje. Lojtarët kishin gjendjen dhe ritëm deri në mbyllje të ndeshjes. Problemet e tjera ishin më shumë të tipit të strategjisë që duhej të përdornim kur ishim me një lojtar më shumë”, theksoi Daja. Pas tri xhirosh në Superiore, Dinamo ka marrë vetëm një fitore e dy humbje, duke pasur kështu një start sezonal jo dhe aq të mirë.
     
    Renditja
    Nr.Skuadra    Pikë
    1.Elbasani        7
    2.Vllaznia        6
    3.Teuta            5
    4.Partizani       4
    5.Egnatia         4
    6.Vora             4
    7.Dinamo        3
    8.Flamurtari     2
    9.Bylis            2

    Tirana 2

  • Dobi është për duartrokitje! Super Teuta, e gjen fitoren edhe me 10 lojtarë kundër Dinamos

    Dobi është për duartrokitje! Super Teuta, e gjen fitoren edhe me 10 lojtarë kundër Dinamos

    Teuta e Dobit është duke bërë një punë shumë të mirë në këtë sezon të ri. Sot kjo skuadër ka arritur të fitojë në shifrat 1-0 kundër Dinamos. Kotobelli realizoi golin e fitores në minutën e 23. Ky gol do të rezultonte edhe i vetmi që vendosi historinë e fitores.
    Ndërkohë në minutën e 16, Teuta kishte ngelur me 10 lojtar pasi Vidal u ndëshkua me karton të kuq. Durrsakët vazhduan me këtë avantazh 1-0 përkundër faktit që ishin me një lojtar më pak deri në minutën e 57.
    Më pas Nani i Dinamos barazoi numrin e lojtarëve në fushë pasi do të ndëshkohej me karton të kuq, duke lënë një ndeshje të barabartë. Një rezultat i pandryshuar dhe tre pikë të artë për Teutën… /Sport Ekspres/
     

  • E prapambetur/ Blutë e Teutës mundin blutë e Dinamos

    E prapambetur/ Blutë e Teutës mundin blutë e Dinamos

    Ndeshja e prapambetur e javës së parë Teuta- Dinamo Siti luajtur sot në “Niko Dovana”, u vendos nga një gol i vetëm i shënuar në minutën e 23-të nga kapiteni Blerim Kotobelli për durrsakët.

    Dueli nisi me epërsinë e Dinamos. Kjo sa i përket kontrollit të topit pasi me kalimin e minutave Teuta nis të vizitojë më shpesh përpara teksa pas zhvillimëve të një këndorje nga krahu i majtë, topi i kthyer përfundon te mbrojtësi Kotobelli i cili me një prekje e kalon prapa shpinës së portierit Teqja.

    Në fakt gjërat për skuadrën e Dobit nisën më herët pasi Vidal në të 16′ u dëbua menjëherë me të kuq nga arbitri Enea Jorgji pas një ndërhyrje të rëndë ndaj mesfushorit Qefailja. Raportet në fushë u barazuan në start të së dytës kur edhe Nani për Dinamon u ndëshkua me të kuq.

    Dinamo ishte mjaft kërkuese në fund dhe Voltai gati sa nuk i dhuroi barazimin në tentativë për të larguar një top. Ai shkoi në traversë.

    Vazhdo leximin

  • Sot, Teuta- Dinamo për javën e ‘parë’, rikthehet Daja

    Sot, Teuta- Dinamo për javën e ‘parë’, rikthehet Daja

    U dënua në ‘Final Four’, Daja ‘paguan’ për rikthimin. Në Durrës, skuadrat të etura për pikë, pritet duel rivalizues.

    Axhendës së pasur futbolistike këtë fundjavë i shtohet edhe takimi i prapambetur ndërmjet Teutës dhe Dinamo Sitit e cila zhvilohet sot në orën 15:00 në “Niko Dovana” të Durrësit.

    Me impenjimin e Dinamos në Conference League, ky takim i javës së parë të edicionit të ri 2025/26 u shty për në fillim të shtatorit (5 shtator) ndërsa më vonë u rishty për në 17 shtator. Kësisoji, ky duel zhvillohet sot me durrsakët të cilët pas dy javëve të para ende nuk kanë marrë fitoren e parë (dy barazime). Nga ana tjetër blutë e kryeqytetit kanë një fitore dhe një humbje çka e bën këtë ndeshje mjaft të luftuar,

    Te Teuta e Dobit janë të bindur se tri pikët mbetën detyrim. Madje vetë tekniku e deklaroi në vigjilje të sfidës se: “Objektivi ynë kryesor është fitorja dhe për këtë jemi përgatitur.”

    Sakaq skuadra e Dinamos udhton drejt Durrësit pa mbrojtësin kryesor të saj Nasër Aliji. Futbollisti kuqezi, ndër më të rëndësishmit në skuadër u dëbua me karton të kuq përballë AF Elbasanit duke krijuar një boshllëk të madh në prapavijë. ka rikthime mirpo Guindo sërish jashtë për probleme fizike. Megjithatë edhe herë të tjera skuadra e Ilir Dajës ka treguar se di të bëjë shpesh “nëndetësën”./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Teuta përballë Dinamos, Dobi: Bëjmë lojën tonë dhe ia dalim

    Teuta përballë Dinamos, Dobi: Bëjmë lojën tonë dhe ia dalim

    Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes së prapambetur në kampionat ndaj Dinamos.
    “Si çdo ndeshje tjetër, edhe këtë herë jemi përgatitur me seriozitet. E vetmja gjë që ka ndryshuar është fakti se kemi pasur më pak kohë në dispozicion krahasuar me një javë normale mes ndeshjeve.

    Dinamo edhe sezonin e kaluar zhvilloi një kampionat të mirë dhe ka ruajtur vazhdimësinë, si në staf ashtu edhe në organizimin e klubit. Kohët e fundit ka treguar ambicie të larta, sidomos me paraqitjet në Europë, ku dëshmoi se është një ekip solid.
    Sot, mund të them se është skuadra më e mirë në Shqipëri dhe meriton respektin tonë”.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Teuta-Vora pa fitues, Elbasani i falet një goli ndaj Dinamos

    Teuta-Vora pa fitues, Elbasani i falet një goli ndaj Dinamos

    Teuta barazoi 1-1 në “Niko Dovana” ndaj Vorës, në sfidën e Superiores. Durrsakët kaluan në epërsi në minutën e 33-të, pas autogolit të Shehit. Skuadra nga Vora reagoi dhe vendosi ekuilibrat me Tabakun, 13 minuta nga fundi. Dalja me karton të kuq e Vrapit la ekipin e Bellait me një lojtar më pak, por gjithsesi shifrat mbeten të njëjta.
    Elbasani fitoi 1-0 ndaj Dinamos në shtëpi.  Dalja me karton të kuq e Alijit pas gjysmë ore lojë komplikoi llogaritë për dinamovitët, që rezistuan vetëm në pjesën e parë. Takimi u vendos nga Bunjaku, me golin e tij në të 52-tën.

    © BalkanWeb

  • Superiore/ Elbasani mposht Dinamon dhe merr kreun e klasifikimit, Teuta mjaftohet me barazim ndaj Vorës

    Superiore/ Elbasani mposht Dinamon dhe merr kreun e klasifikimit, Teuta mjaftohet me barazim ndaj Vorës

    Kategoria superiore ka mbyllur javën e tretë të përballjeve. Elbasani e mbylli në krye të klasifikimit javën me fitore me rezultat minimal ndaj Dinamos ndërsa Teuta dhe Vora e mbyllën me barazim në sfushën e durrsakëve.

    Ndeshja në Elbasan Arena ishte mjaft e luftuar, por pa vendasit triumfues në fund. Goli i fitores për elbasanllinjtë erdhi nga shqiptari i Kosovës Fajton Bunjaku në minutën e 51-të duke i siguruar kështu kreun e klasifikimit në javën e tretë të Kategorisë superiore Elbasanit.
    Ndërkohë Teuta dhe Vora u mjaftuan me nga një pikë në fushën e durrsakëve. Goli i avantazhit për vendasit erdhi nga një autogol i Dajan Shehit, por “dhurata” e mysafirëve nuk mjaftoi për t’i dhënë 3 pikëshin vendasve pasi në minutën e 77-të Xhuljo Tabaku gjeti rrjetën, duke i siguruar Vorës 1 pikë që e vendos atë në vendin e 5-të në klasifikim.
    REZULTATET

    RENDITJA

    Top Channel