Tag: teuta

  • Egnatia kap kreun, Teuta tri pikë me …mund

    Egnatia kap kreun, Teuta tri pikë me …mund

    Vora- Egnatia 0-1 (F. Ruçi 17′)

    Teuta- Bylis 1-0 (Abazaj aut 62′)

    Dy ndeshjet e fundit të javës së 6-të Abissnet Superiore prodhuan nga një gol respektiv. Në orën 14:00 Egnatia me anë të Flamur Ruçit i dha tri pikë Egnatias për kreun (pas Vllaznisë, pikë të barabarta 13, vendos ndeshja direkte) në duelin e luajtur në Laç ndërmjet Vorës dhe Egnatias.

    Në orën 17:00 ndeshja e fundit mes Teutës dhe Bylis në “Niko Dovana”. Sfida u vendos nga autogoli i Marin Abazajt në minutën e 62. Bylis u përpoq të arrite te goli i barazimit me minutat e fundit që ishin duel i vazhdueshëm mes sulmit të tyre dhe mbrojtjes durrsake. Goditi shtyllën me Ualison por pa mundur të bëjë pikë./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Vora-Egnatia në Laç, mbyll Teuta me kolonën zero humbje…

    Vora-Egnatia në Laç, mbyll Teuta me kolonën zero humbje…

    Nga Erga Kenga

    Vora-Egnatia dhe Teuta- Bylis janë dy sfidat përmbyllëse të javës së 6-të sot në Abissnet Superiore. E ndarë në tri ditë,, kjo javë përpos derbit Partizani- Tirana 0-3 (të premten), luajti dje dy takimet e tjera ndërsa vëmendja e madhe ishte te Vllaznia- AF Elbasani. Shkodranët dominuan totalisht në pjesën e parë por fituan ngushtë 1-0. Tri pikë mori dhe Dinamo në përballjen me Flamurtarin duke shënuar dy herë e ruajtur portën e tyre të paprekur.

    Ndërkaq sot në orën 14:00 në stadiumin “Laçi” zhvillohet ndeshja Vora- Egnatia. Skuadra nga periferia e Tiranës pritëse në Laç, i ka fituar të dyja shtëpiaket në Kurbin (me Tiranën 3-1 dhe Flamurtarin 1-0) ndërsa sot do të ketë provën e madhe me Egnatian e Rrogozhinës.

    Pak më vonë, në “Niko Dovana”, sfida e fundit përpara se Superioria të ndalë për dy javë për shkak të angazhimit të Kombëtares me ndeshjet ndaj Serbisë dhe Jordanisë. Përballë do të jenë Teuta dhe Bylis. Paraqitjet dinjitoze të skuadrave e bëjnë këtë duel mjaft të luftuar. Durraskët e Dobit figurojnë e vetmja skuadër në Superiore e cila ende nuk e ka provuar shijen e humbjes.

    Abissnet Superiore, java e 6-të:

    14:00

    Vora- Egnatia (në Laç)

    17:00

    Teuta- Bylis

    Të luajtura:

    Partizani- Tirana 0-3

    Vllaznia-AF Elbasani 1-0

    Dinamo Siti- Flamurtari 2-0/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Kampionati i mundjes/ Tirana e pathyeshme, shpallet kampione e Shqipërisë në të dyja stilet

    Kampionati i mundjes/ Tirana e pathyeshme, shpallet kampione e Shqipërisë në të dyja stilet

    Në sallën sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet u zhvillua Kampionati Kombëtar i Mundjes për të rritur. Një event i organizuar nga FSHM e ku morën pjesë mundësit më të mirë në vend.
    Një event që u dominua nga sportistët e Tiranës, që u shpallën kampionë të ve ndit në të dyja stilet, atë të lirë dhe greko-romak. Epërsia e mundësve bardheblu ishte e ndjeshme, duke u rikonfirmuar kampionë.
    Gjithsesi, ky ishte një kampionat me shumë emocione e rivalitet, pasi edhe klubet e tjera ishin përgatitur mirë. Besëlidhja, Studenti, Teuta etj., bënë një paraqitje të mirë, duke rivalizuar denjësisht në këtë kampionat.
    Edhe niveli i treguar në tapet nga mundësit ishte i kënaqshëm, çka tregon se ky sport po ecën me ritme të mira dhe se po punohet mjaft në të gjitha skuadrat.
    Kampionët, greko-romak
    55kg, Andi Muça (Studenti)
    60kg, Bajram Sina (Tirana)
    63kg, Ergi Uku (Tirana)
    67kg, Ardit Zeneli (Tirana)
    72kg, Xhorxh Frrokaj (Studenti)
    77kg, Klodian Shehu (Tirana)
    82kg, Kevin Kupi (Tirana)
    87kg, Kelsi Nelaj (Flamurtari)
    97kg, Juljan Shehu (Tirana)
    130kg, Griseld Kodra (Besëlidhja)
    Renditja ekipore: Tirana 222 pikë, Besëlidhja 112 pikë, Studenti 70 pikë.
    Mundësi më i mirë: Xhorxh Frrokaj (Studenti)
    Kampionët, stil i lirë
    57kg, Ervis Bardhi (Tirana)
    61kg, Ajndi Kryeziu (Tirana)
    65kg, Endrio Avdyli (Teuta)
    70kg, Zelimkhan Abakarov (Tirana)
    74kg, Elmaz Kryeziu (Tirana)
    79kg, Islam Dudaev (Tirana)
    86kg, Eriglent Prizreni (Tirana)
    92kg, Ergest Lila (Tirana)
    97kg, Ibrahim Sula (Tirana)
    125kg, Paris Kerepi (Tirana)
    Renditja ekipore: Tirana 235 pikë, Teuta 160 pikë, Jonas Wrestling 101 pikë
    Mundësi më i mirë: Elmaz Kryeziu (Tirana)

  • Elbasani dhe Teuta nuk “ndezin”, barazim  në Superiore

    Elbasani dhe Teuta nuk “ndezin”, barazim  në Superiore

    Barazim pa gola mes Elbasanit dhe Teutës, në ndeshjen e kampionatit shqiptar.
    Në Elbasan, në minutën e 25-të, durrsakët “flirtuan” me golin me anë të Maçollit, por vetëm kaq.

    Skuadrat u treguan të kujdesshme, me shifrat që mbeten të njëjta në pjesën e parë.
    Në pjesën e dytë, skuadra nga Elbasani provoi me Loukili, pa rezultat.
    Në fund të dyja skuadrat ndanë pikët, në sfidën e fundit të Superiores për këtë të shtunë.
    © BalkanWeb

  • Teuta shkëlqen ndaj Elbasanit, skuadra e Dobit pa pika të…dobëta

    Teuta shkëlqen ndaj Elbasanit, skuadra e Dobit pa pika të…dobëta

    Teuta shkëlqen ndaj Elbasanit në udhëtim, por pa mundur dot të realizojë surprizën me pikë të plota. Ngjau në “Elbasan Arena” te takimi i fundit i ditës së shtunë mes AF Elbasanit dhe Teutës i përfunduar 0-0.

    Ndonëse starti ishte më i mirë për vendasit pa kaluar 5 minuta lojë ekipi durrsak me Dobin në timon nisi të kontrollojë, qarkullojë dhe të shfaqet rrezikshëm te porta e Janaçek.

    Shtylla e Maçollit në pjesën e parë dhe kolektiviteti i ‘Djemëve të Detit’ me një dyshe fantastike në fushë si braziliani Vidal por dhe Toli etj ishin vitrinë e një loje mjaft premtuese të kësaj Teute të ‘re’. Në anën tjetër Elbasani zhgënjeu shumë pasi askush nga lojtarët e mesfushës apo sulmit nuk bëri asgjë te porta e Selmanit.

    Vazhdo leximin

  • Elbasani- Teuta, sfida e …kreut

    Elbasani- Teuta, sfida e …kreut

    Elbasani- Teuta 0-0 në kohë reale

    Ka nisur dueli i fundit i ditës së sotme mes Elbasanit dhe Teutës për javën e 5-të Abissnet Superiore. Ndeshja gjykohet nga Kreshnik Cjapi.

    Formacionet:

     AF Elbasani: Janaçek, Lila, Lulaj, Azemoviç, Musta, Kasa, Manellari, Bunjaku, Qose, Lukili, Tsague. Tr: Ivan Gvozdenoviç

    Teuta: G. Selmani, Toli, Zhongo, Gabriel, Përgjoni, Voltai, Maçolli, Jakub, Vidal, Boçi, Beshiraj.Tr: Enkeleid Dobi

    Vazhdo leximin

  • Java e pestë e “Abissnet Superiore” luhet në fundjavë, spikasin sfidat Tirana – Dinamo City & AF Elbasani – Teuta

    Java e pestë e “Abissnet Superiore” luhet në fundjavë, spikasin sfidat Tirana – Dinamo City & AF Elbasani – Teuta

    Java e pestë e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e gjitha në fundjavë. Tre nga ndeshjet do të luhen ditën e shtunë, ndërsa dy sfidat e mbetura do të zhvillohen të dielën.
    Bylis – Partizani dhe Tirana – Dinamo City do të luhen të shtunën në orën 16:00. Ballshiotët do të presin në shtëpi të kuqtë e kryeqytetit, ndërsa përballja mes bardhebluve dhe Dinamo City-t do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”.
    Të dyja skuadrat nuk “kanë shijuar” ende tre pikët e para për këtë sezon dhe kjo ndeshje pritet të jetë mjaft e luftuar.
    Po në këtë ditë do të luhen edhe një tjetër sfidë mjaft interesante, ajo mes AF Elbasani – Teuta.
    Verdheblutë po bëjnë mjaft mirë këtë fillim sezoni, duke marrë tre fitore dhe një barazim në katër ndeshje të luajtura ndërsa durrsakët tre barazime dhe një fitore. AF Elbasani – Teuta do të luhet në “Elbasan Arena” në ora 19:00.
    Të dielën do të zhvillohen dy sfidat e tjera të javës. Pas barazimit me Teutën, Vllaznia do të presë në shtëpi Vorën ndërsa Flamurtari do të përballet me Egnatian në stadiumin “Flamurtari”. Të dyja sfidat janë programuar të nisin në 19:00.
     
    JAVA 5
    Bylis – Partizani, 27.09.2025 16:00
    Tirana – Dinamo City, 27.09.2025 16:00
    AF Elbasani – Teuta, 27.09.2025 19:00
    Vllaznia – Vora, 28.09.2025 19:00
    Flamurtari – Egnatia, 28.09.2025 19:00

  • Historiku/ Teuta përballë Elbasanit, ose dueli i të pamposhturave

    Historiku/ Teuta përballë Elbasanit, ose dueli i të pamposhturave

    Kjo javë e Superiores sjell një përballje interesante për Teutën, e cila do të presë AF Elbasanin në një duel që mbart sfida të mëdha, historikisht dhe sportivisht.
    Në pesë përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, durrsakët nuk kanë arritur të shijojnë shumë fitore. AF Elbasani ka arritur tre triumfe të rëndësishme, përfshirë fitore 3-1 dhe 3-0, ndërsa dy ndeshjet e tjera përfunduan pa gola, duke treguar një rivalitet të fortë dhe të balancuar në disa momente.

    Këtë sezon, Teuta dhe Elbasani ende nuk janë mundur në fushë, duke mbajtur një start të fortë në katër javët e para të kampionatit. Kjo shton emocionin për sfidën e së dielës, ku të dyja skuadrat kërkojnë të ruajnë ecurinë pozitive dhe të tregojnë forcën e tyre.
    Në këtë sfidë, Teuta kërkon fitoren e parë ndaj Elbasanit në këtë cikël përballjesh, për të kthyer ekuilibrin dhe për të treguar forcën e saj para tifozëve. Ndeshja pritet të jetë e fortë dhe dramatike, me emocion dhe rivalitet që do të mbajë të pranishmit në “detin” e futbollit për 90 minuta të mbushura me pasion.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • VIDEO/ Teuta nuk vdes kurrë, “i rrëmben” barazimin Vllaznisë me gol “in extremis”

    VIDEO/ Teuta nuk vdes kurrë, “i rrëmben” barazimin Vllaznisë me gol “in extremis”

    Teuta barazon 1-1 ndaj Vllaznisë me një gol në fund.ç
    Goli Malës, i realizuar në minutën e 24-të, ndezi festën shkodrane por nuk ishte e thënë që të dilnin me pikët e plota në këtë takim.

    Shkodranët e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Gurishtës, në të 88-tën. Ekipi i Dobit nuk doli i mposhtur nga kjo ndeshje, pasi Beshiraj “tundi rrjetën” në fund.
    Vllaznia është në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Teuta e pesta me 6 pikë. Gjatë ditës është luajtur Dinamo-Bylis 0-0 dhe Vora-Flamurtari 1-0.

    © BalkanWeb

  • “Duhet të dali në pah agresiviteti për të fituar pikë”, Martini ndjen keqardhje: Nuk na falet humbja e atyre rasteve

    “Duhet të dali në pah agresiviteti për të fituar pikë”, Martini ndjen keqardhje: Nuk na falet humbja e atyre rasteve

    Përballja Teuta-Vllaznia ka ulur siparin e javës së 4-t të “Abissnet Superiore”-s. Sfida ka përfunduar në baraspeshë 1-1 dhe ekipet janë larguar me nga një pikë secila nga fusha e lojës. Kuqeblutë gjetën të parët rrugën e rrjetës në këtë takim. Ishte Esat Mala ai që zhbllokoi shifrat me golin e shënuar në minutën e 24-t.
    Shkodranët qendruan në epërsi deri në minutën e 96, kur edhe u rrëshkiti fitorja nga duart. Beshiraj tundi rrjetën në Vllaznisë në sekondat e fundit të ndeshjes, duke ndezur festën e shfrenuar te Teuta. Një pikë e përjetuar si fitore për durrsakët, të cilët nën drejtimin e trajnerit Dobi nuk e kanë provuar ende shijen e humbjes në kampionat. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për emisionin “Super Gol” në “RTSH” pas përfundimit të sfidës.
    Martini(Vllaznia): “Të vjen keq, sepse kishim raste si në pjesën e parë, ashtu edhe në pjesën e dytë. Me kualitetet që kemi nuk duhet të na falet që të humbim ato raste. Por gjithsesi, ky është futbolli. Nuk është se unë e përgatita ekipin të ulej poshtë. Kartonat e verdhë na hoqën luftën për topin e parë. E dija, e kisha frikën që mund të na dilte ndonjëri me karton të kuq. Ranë dyluftimet dhe prandaj u kthyem mbrapa. Kështu që dolëm pak nga mënyra e lojës sonë. Ajo që duhet theksuar është që në momentet e fundit duhet të dali në pah ai agresiviteti dhe vendosmëria për të fituar pikët. Komplimente edhe Durrësit, sepse ka bërë një ekip të mirë, pavarësisht se ne kishim mundësinë ta fitonim ndeshjen sot”.
    Dobi (Teuta): “Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë për ne. Duhet t’i japim të gjitha meritat Vllaznisë. Në pjesën e parë na futi jo pak në vështirësi. Ishim me një kohë vonesë, si në mbrojtje, si në sulm. Tre gjërat që funksionuan më shumë për ne sot ishin: që treguam më shumë shpirtin e garës, e dyta organizimi i lojës dhe e treta është përgatitja. Kemi luajtur dy ndeshje brenda tre ditëve. Kemi luajtur me dy kundërshtarë të vështirë siç është Dinamo dhe Vllaznia. Me mënyrën si erdhi rrjedha e lojës, në fund duhet të mbetemi të kënaqur me pikën.
    Në pjesën e parë ishim në vështirësi, duhet ta pranojmë këtë. Por ishim të lodhur. Kemi vetëm 4 ndeshja, Vllaznia ka 8. Është vetëm fillimi i kampionatit. Nuk dua të gjej justifikime, sepse nuk jam as tip që bëj justifikime. Por dalë ngadalë do ta rrisim ritmin. Do të vijmë aty ku duhet. Ne trajnerët jemi ata që japim lapsat për të vizatuar diçka të bukur. Ndonjëherë nuk del ashtu siç duhet. Por jemi në rrugën e duhur. Në fund rezultati është gjithmonë më i rëndësishëm. Duhet ta pranojmë që nuk jemi ende në atë nivel që të luajmë çdo tre ditë”./Sport Ekspres/