Tag: teuta

  • Komisioni i Ligave & Garave përcakton kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për 5 javët e ardhshme

    Komisioni i Ligave & Garave përcakton kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për 5 javët e ardhshme

    Komisioni i Ligave dhe Garave është mbledhur dhe ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 7-të e deri në javën e 11-të. Ky kampionat rikthehet menjëherë pas pauzës nga ndeshjet e ekipeve kombëtare në kualifikueset e Botërorit 2026.
    Sfidat e javës së 7-të të kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhen të ndara në dy ditë, konkretisht në datat 18 dhe 19 tetor. Java e 8-të e kampionatit elitë do të luhet më 24 dhe 25 tetor.
    Java e 9-të e kampionatit do të luhet në mesjavën e 28-29 tetorit ndërsa java e 10-të do të luhet me 2 dhe 3 nëntor. Java e 11-të e këtij kampionati do të zhvillohet në fundjavën e 8  dhe 9 nëntorit.
    Java 7
    Bylis – Vllaznia  18.10.2025 14:00
    Tirana – Teuta  18.10.2025 17:00
    Egnatia – Dinamo City 18.10.2025 17:00
    AF Elbasani – FK Vora 19.10.2025 17:00
    Flamurtari – Partizani 19.10.2025 17:00
    Java 8   
    FK Vora – Dinamo City 24.10.2025 14:00
    Vllaznia – Tirana 24.10.2025 17:00
    AF Elbasani – Bylis 24.10.2025 17:00
    Partizani – Egnatia 25.10.2025 17:00
    Teuta – Flamurtari  25.10.2025 17:00
    Java 9         
    Bylis – FK Vora  28.10.2025 14:00
    Egnatia – Teuta 28.10.2025 17:00
    Flamurtari – Vllaznia  29.10.2025 17:00
    Tirana – AF Elbasani  29.10.2025 19:30
    Dinamo City – Partizani 29.10.2025 19:30
    Java 10   
    Tirana – Bylis 02.11.2025 14:00
    Dinamo City – Teuta  02.11.2025  për t’u përcaktuar
    Flamurtari – AF Elbasani 02.11.2025 17:00
    FK Vora – Partizani 03.11.2025 14:00
    Egnatia – Vllaznia 03.11.2025 17:00
    Java 11   
    Tirana – FK Vora 08.11.2025 14:00
    Vllaznia – Dinamo City 08.11.2025 17:00
    Bylis – Flamurtari  09.11.2025 14:00
    Teuta – Partizani 09.11.2025 17:00
    AF Elbasani – Egnatia  09.11.2025 17:00

  • Superioria me axhendë të ngjeshur, javët në vijim

    Superioria me axhendë të ngjeshur, javët në vijim

    Pas angazhimit të Kombëtares rikthehet kampionati ndërsa Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 7-të e deri në javën e 11-të.

    Java 7

    Bylis – Vllaznia  18.10.2025 14:00

    Tirana – Teuta  18.10.2025 17:00

    Egnatia – Dinamo City 18.10.2025 17:00

    AF Elbasani – FK Vora 19.10.2025 17:00

    Flamurtari – Partizani 19.10.2025 17:00

    Java 8   

    FK Vora – Dinamo City 24.10.2025 14:00

    Vllaznia – Tirana 24.10.2025 17:00

    AF Elbasani – Bylis 24.10.2025 17:00

    Partizani – Egnatia 25.10.2025 17:00

    Teuta – Flamurtari  25.10.2025 17:00

    Java 9         

    Bylis – FK Vora  28.10.2025 14:00

    Egnatia – Teuta 28.10.2025 17:00

    Flamurtari – Vllaznia  29.10.2025 17:00

    Tirana – AF Elbasani  29.10.2025 19:30

    Dinamo City – Partizani 29.10.2025 19:30

    Java 10   

    Tirana – Bylis 02.11.2025 14:00

    Dinamo City – Teuta  02.11.2025  për t’u përcaktuar

    Flamurtari – AF Elbasani 02.11.2025 17:00

    FK Vora – Partizani 03.11.2025 14:00

    Egnatia – Vllaznia 03.11.2025 17:00

    Java 11   

    Tirana – FK Vora 08.11.2025 14:00

    Vllaznia – Dinamo City 08.11.2025 17:00

    Bylis – Flamurtari  09.11.2025 14:00

    Teuta – Partizani 09.11.2025 17:00

    AF Elbasani – Egnatia  09.11.2025 17:00

    Vazhdo leximin

  • Tirana-Teuta, shifrat flasin për bregdetarët! Rikthehet mbrojtësi Jazxhi

    Tirana-Teuta, shifrat flasin për bregdetarët! Rikthehet mbrojtësi Jazxhi

    Teuta vazhdon përgatitjet në terren për ndeshjen kundër Tiranës, e vlefshme për javën e 7-të të Superiores, e cila do të zhvillohet të shtunën në “Air Albania”, duke nisur nga ora 17:00.
    Atmosfera në kampin e bregdetarëve është e shkëlqyer pas rezultateve të fundit, që e pozicionojnë ekipin në zonën play-off.
    Teuta është ekipi i vetëm pa humbje në Abissnet Superiore pas 6 javëve të para, me 10 pikë të grumbulluara, duke mbajtur vendin e katërt në kampionat, vetëm 3 pikë larg Vllaznisë që kryeson.
    Trajneri Dobi ka në dispozicion të gjithë grupin për këtë sfidë, ku kërkohet vlerësim maksimal.
    Lajmi i mirë për stafin teknik është rikthimi i mbrojtësit Artan Jazxhi, i cili kishte munguar në prologun e Superiores për shkak dëmtimi. Mbrojtësi 24-vjeçar u aktivizua në miqësoren kundër Luzit dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Tiranën.
    Tirana mbetet një kundërshtar i fortë, megjithatë statistikat në përballjet direket flasin në favor të bregdetarëve, me 4 fitore dhe një barazim në 5 takimet e fundit.
    Interesante është se dy nga lojtarët më të mirë të Tiranës sezonin e kaluar – portieri Selmani dhe kapiteni Përgjoni – këtë sezon mbrojnë fanellën e Teutës dhe do të synojnë të marrin tri pikët ndaj ish-skuadrës së tyre. /kfteuta.al/

  • Besëlidhja e Teuta komandojnë të pamposhtura Superligën, fitoret e para për Skënderbeun, Kamzën e Fierin

    Besëlidhja e Teuta komandojnë të pamposhtura Superligën, fitoret e para për Skënderbeun, Kamzën e Fierin

    Besëlidhja e Teuta janë dy ekipet e vetme me pikë të plota në renditjen e Superligës, pas ndeshjeve të javës së dytë. Në “Asllan Rusi”, skuadra e Besëlidhjes fitoi thellë 118-76 ndaj Tiranës, një ndeshje që pritej të ishte më e fortë, por që u dominua nga kampionët.
    Pas një periode të parë të ekuilibruar, lezhjanët shkëputen në 20 minutat që pasojnë, duke fituar me mbi 40 pikë. 7 lojtarë të Besëlidhjes realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën në parket.
    Pa probleme fiton edhe Teuta, që mundi 81-35 Flamurtarin në Vlorë, një ndeshje në sens unik. Fitoren e parë sezonale korrën ekipet e Skënderbeut, Fieri Basket dhe Kamza Basket, që mundën respektivisht Partizanin, Elbasanin dhe Pogradecin.
    Superliga-Meshkuj, java e dytë
    Partizani – Skënderbeu, 76-87
    Pogradeci – Kamza Basket, 75-110
    Flamurtari – Teuta, 35-81
    Besëlidhja – Tirana, 118-76
    Fieri Basket – Elbasani, 91-82
    Apolonia – Vllaznia, 12 tetor
    Renditja: Besëlidhja 4 pikë, Teuta 4 pikë, Kamza Basket 3 pikë, Tirana 3 pikë, Fieri Basket 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Elbasani 3 pikë, Vllaznia 2 pikë, Apolonia 2 pikë, Partizani 2 pikë, Pogradeci 2 pikë, Flamurtari 2 pikë.

  • Tirana-Teuta, 50 ndeshje dhe rivalitet i barabartë! Ja bilanci i dekadës mes dy skuadrave të Superiores

    Tirana-Teuta, 50 ndeshje dhe rivalitet i barabartë! Ja bilanci i dekadës mes dy skuadrave të Superiores

    Në futbollin shqiptar, pak duele kanë qëndrueshmërinë dhe historinë e përplasjeve mes Teutës dhe Tiranës.
    Dy skuadra tradicionale, me filozofi të ndryshme dhe mentalitet të kundërt, por që sa herë përballen, ndezin gjithmonë atmosferën e Superiores. Rivaliteti ka marrë trajta të reja në dekadën e fundit, me të dyja klubet që kanë kaluar periudha dominimi, ngritje dhe ulje, por gjithmonë duke prodhuar ndeshje me intensitet të lartë dhe ngarkesë emocionale.

    BILANCI I DEKADËS – Në total, që nga viti 2013, janë luajtur 50 ndeshje zyrtare mes dy skuadrave në kampionat, Kupë dhe Superkupë. Bilanci është thuajse i barabartë. Teuta ka regjistruar 18 fitore, Tirana ka fituar 13 herë, ndërsa 19 ndeshje janë mbyllur pa fitues. Në këto përballje janë shënuar gjithsej 111 gola, me një golavarazh të ngushtë Teuta 58 – 53 Tirana. Mesatarja prej 2.2 golash për ndeshje tregon se ky duel rrallëherë është i mbyllur apo monoton.
    FUSHAT QË BËJNË DIFERENCËN Tradicionalisht, Tirana ka treguar forcë në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi, ku shpesh ka fituar me rezultat të pastër si 4-0 (shtator 2022) apo 3-0 në Kupë (prill 2023). Nga ana tjetër, Durrësi ka qenë gjithmonë terren i vështirë për bardheblutë. “Niko Dovana” është kthyer shpesh në fortesë për durrsakët, të cilët kanë ditur të shfrytëzojnë më mirë fizikalitetin dhe presionin ndaj kundërshtarit. Teuta është një skuadër që di të luajë me pragmatizëm, ndonjëherë mbyllet mirë pas, ndonjëherë del me shpejtësi në kundërsulm, dhe pikërisht ky stil ka rezultuar shpesh i suksesshëm ndaj Tiranës. Nga ana tjetër, Tirana ka kërkuar gjithmonë të dominojë me posedim dhe lojë të ndërtuar, duke e pasur më të vështirë përballë një ekipi që di të presë dhe të godasë në momentin e duhur.
    PERIUDHAT E DOMINIMIT – Në analizë kronologjike, 2019-2021 ishte periudha më e fortë e Teutës, me disa fitore të rëndësishme, përfshirë triumfet 2-1 e 1-0 që e çuan skuadrën durrsake drejt suksesit në kampionat. Në atë periudhë, Teuta kishte ndërtuar një bllok solid lojtarësh vendas dhe luante me disiplinë të hekurt, shpesh duke ndëshkuar Tiranën në gabime individuale. Pas vitit 2022, situata ndryshoi. Tirana nisi të rimerrte kontrollin, duke fituar me rezultate të thella dhe duke treguar një lojë më të shpejtë e më agresive. Suksesi 4-0 në shtator 2022 shënoi ndoshta një kthesë psikologjike, ndërsa fitorja 3-0 në Kupë në prill 2023 konfirmoi se bardheblutë ishin kthyer për të rivalizuar fort. Në sezonet 2024 dhe 2025, ekuilibri është rikthyer. Nga tetë përballjet e fundit, Teuta ka fituar tri, Tirana dy, ndërsa tri ndeshje janë mbyllur në barazim. Asnjëra skuadër nuk ka arritur të krijojë shkëputje, duke mbajtur rivalitetin të ndezur edhe në garën për kreun.
    REZULTATET – Në këto 12 vite përballjesh, disa ndeshje kanë lënë gjurmë. Përveç fitores 4-0 të Tiranës, kujtohet barazimi dramatik 2-2 në Durrës (janar 2024), apo suksesi i Teutës 2-1 në “Selman Stërmasi” më 29 mars 2024, që erdhi në fund falë një goli spektakolar. Nga ana tjetër, tifozët bardheblu nuk harrojnë as triumfin 4-2 në dhjetor 2014, një nga paraqitjet më të mira të Tiranës ndaj Teutës në dekadën e fundit. Për t’u shënuar se Teuta ka fituar Kupën dhe Superkupën ndaj Tiranës, ndërsa kjo e fundit e ka eliminuar nga Kupa në sezonin 2023- 2024. Në thelb, Tirana-Teuta nuk është thjesht një përballje mes dy ekipeve që luftojnë për pozicionim në klasifikim. Është një duel mentalitetesh, tradita e kryeqytetit përballë krenarisë durrsake, e cila kurrë nuk e pranon rolin e të dytit. Ndeshjet e tyre rrallëherë janë të qeta, shpesh të mbushura me tension, duele fizike dhe gola të rëndësishëm. Çdo takim sjell histori të re, lojtarë që dalin në pah dhe emocione që e bëjnë këtë përballje një klasik të vërtetë të futbollit shqiptar.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Mbyllet java e 6-të e Superligës, tension te trajnerët e skuadrave humbëse, priten shkarkime

    Mbyllet java e 6-të e Superligës, tension te trajnerët e skuadrave humbëse, priten shkarkime

    Java e 6-të e Superligës u mbyll mbrëmjen e djeshme me ndeshjen Teuta – Bylis. Durrsakët fituan në “Niko Dovana” me rezultatin minimal 1-0, falë golit vendimtar të Daniel Wotlai. Po dje, Egnatia mori fitoren e katërt radhazi, pasi mposhti Vorën në Laç me rezultatin minimal 0-1.
    Me të njëjtin rezultat, 1-0, triumfoi edhe Vllaznia në “Loro Boriçi” ndaj AF Elbasanit. Shkodranët udhëheqin kampionatin me 13 pikë, po aq sa Egnatia në vendin e dytë.
    Dinamo mposhti Flamurtarin në “Selman Stërmasi” me rezultatin 2-0, ndërsa Tirana fitoi derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit me rezultatin e thellë 0-3 në “Air Albania”.
    Pritet që Flamurtari dhe Partizani të marrin masa ekstreme, ndërsa mund të zyrtarizohen shkarkimet e trajnerëve respektivë, Garlos Garcia dhe Mladen Milinkovic.
    Pas humbjes në derbin kundër Tiranës, drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj dha dorëheqjen.
    Superliga, raundi 6-të:
    Teuta 1-0 Bylis
    Vora 0-1 Egnatia
    Vllaznia 1-0 AF Elbasani
    Dinamo 2-0 Flamurtari
    Partizani 0-3 Tirana
    Renditja:

  • Egnatia thyen Vorën dhe barazon Vllazninë në kryesim, Teuta e Bylisi bëjnë paqe

    Egnatia thyen Vorën dhe barazon Vllazninë në kryesim, Teuta e Bylisi bëjnë paqe

    Adriatik BALLA
    Java e 6-të e Kategorisë Superiore u mbyll ditën e djeshme me dy ndeshjet e fundit të saj, ku ra në sy fitorja e Egnatias ndaj Vorës 1-0, e me të njëjtin rezultat Teuta mundi me shumë sforco Bylisin, duke marrë tri pikë të vyera në rrugëtimin e kësaj faze të kampionatit. Padyshim që disa ndeshje të kësaj xhiroje duhet të kishin prodhuar më shumë cilësi, por në fund të fundit ka një rënie të skuadrave të kryeqytetit si Partizani e Tirana dhe ngjitje cilësore e imponuese të Vllaznisë, Egnatias e Elbasanit. Më keq nga të gjithë mbetet Flamurtari, i vendit të fundit me dy pikë, ende pa asnjë fitore në gjashtë ndeshje të luajtura, duke dëshmuar se skuadra vlonjate e ka nisur keq këtë kampionat.
    Egnatia thyen Vorën dhe merr kreun bashkë me Vllazninë
    Rrogozhinasit kanë edhe këtë vit një skuadër cilësore e të aftë për të pretenduar titullin. Egnatia ka fituar ndaj Vorës në stadiumin e Laçit. Transferta për kampionët e Shqipërisë u vendos nga goli i Flamur Ruçit, ndërsa ndeshja ishte e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores. Ishte minuta e 17-të, kur Ruçi shfrytëzoi si duhet krosimin e Xheferson për të dërguar topin në rrjetë. Goditja me kokë ishte e pandalshme nga portieri Shkëlzen Ruçi te Vora. Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre për të gjetur golin. Vora spikati sidomos me fillimin e vrullshëm të saj, ndërsa Egnatia ia doli më pas të diktojë ritmin e ndeshjes. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për Egnatian, që tashmë i bashkohet Vllaznisë në krye me 13 pikë. Në anën tjetër ndodhet Vora e Arjan Bellajt me 7 pikë.
    Teutës i mjafton një gol për të marrë tri pikë ndaj Bylisit
    Teuta ka siguruar një fitore më shumë të rëndësishme për moralin, teksa ka mundur 1-0 Bylisin në një duel që përcaktonte në këtë pikë të sezonit se cila mes skuadrave do të bashkohej me grupin e skuadrave që synojnë katërshen e parë. Ndeshja e sotme mes dy skuadrave në Durrës është vendosur nga një episod në pjesën e dytë, kur Abazaj devijoi në portën e vet gjuajtjen e Votlait, ndërsa më pas Uallison u ndal nga traversa në kërkimin e golit të barazimit. Pjesa tjetër e ndeshjes ishte shumë luftë në mesfushë e pak raste para portave, me Teutën që në fund iu gëzua këtyre tre pikëve të arta për klasifikimin.
    Qëndrimi/ Josa analizon disfatën e bylsit përballë Teutës
    Trajneri i Bylisit, Mirel Josa, pas humbjes së djeshme të ballshiotëve në Durrës, analizoi shkaqet e disfatës në një takim ku mund të kishin dalë me pikë. “Thjesht ishte një ndeshje që u luajt pothuajse nga të dy skuadrat me një vendosje e sistem loje. Ne duhej të ishim shumë më të qetë në pjesën e parë, që kur të fitonim topin, të mos kalonim linjat e topit, sidomos me lëvizjet e anësorëve përpara. Sepse i dhamë mundësinë Teutës që të humbte topin dhe ta fitonte më shpejt në gjysmëfushën tonë. U rregullua diçka në pjesën e dytë, edhe në qarkullim topi. Por momenti i golit të them të drejtën na tronditi pak. Më vjen keq që pas tij duhej të ishim shumë më të qetë, jo me pasime të gjata se edhe terreni nuk lejonte me pasime nga qendra e krahët që t’i bënim presion Teutës”, nënvizoi ndër të tjera Josa.

  • Teuta nuk njeh humbje këtë sezon, mposht Bylisin dhe prek top 4-shen

    Teuta nuk njeh humbje këtë sezon, mposht Bylisin dhe prek top 4-shen

    Teuta nuk njeh humbje në këtë sezon të ri të “Abissnet Superiore”-s. Bregdetarët kanë mposhtur Bylisin në ndeshjen e vlefshme për javën e 6 të kampionatit. Teuta ka fituar me shifrat minimale 1-0.
    Përballja u vendos në minutën e 62-të të saj, kur Abazaj shënoi autogol. Me tre pikët e sotme Teuta ngjitet në top 4-shen e Superiores. Ekipi i drejtuar nga Dobi numëron 10 pikë në 6 ndeshje të zhvilluara deri më tani./Sport Ekspres/

  • Superliga ngre siparin: Tirana triumfon ndaj Fierit, fitore edhe për Teutën e Elbasanin

    Superliga ngre siparin: Tirana triumfon ndaj Fierit, fitore edhe për Teutën e Elbasanin

    Ka nisur java e parë e Superligës në basketboll për meshkuj, kampionat ku të 12 ekipet janë të përfshira në një grup të vetëm. Tirana e nis mbarë këtë edicion, duke mundur 94-84 Fieri basket në “Fahrie Hoti”.
    Bardheblutë u shkëputën 30-11 që në periodën e parë dhe e ruajtën epërsinë deri në fund, duke mos lejuar miqtë nga Fieri të fitojnë. Massie me 21 pikë e Nika me 19 pikë u dalluan për kryeqytetasit.
    Fitore të rëndësishme korri Elbasani, që në fushën e tij mundi 98-64 Pogradecin. Edhe këtu, vendasit u shkëputën që në fillim, duke administruar e thelluar avantazhin deri në fund (5 lojtarë realizuan mbi 10 pikë për vendasit).
    Jashtë fushe fiton Teuta, që mundi 89-81 Kamza Basket, duke marrë dy pikët e para. Ndeshje e vendosur në periodën e dytë, me durrsakët që shkëputen dhe menaxhojnë epërsinë deri në fund (dyshja Wright-Goetz 42 pikë së bashku).
    Superliga-Meshkuj, java e parë
    Kamza Basket – Teuta, 81-89
    Elbasani – Pogradeci, 98-64
    Tirana – Fieri Basket, 94-84
    Skënderbeu – Apolonia, 5 tetor
    Partizani – Besëlidhja, 6 tetor
    Vllaznia – Flamurtari, 6 tetor
    Renditja: Elbasani 2 pikë, Tirana 2 pikë, Teuta 2 pikë, Kamza basket 1 pikë, Fieri Basket 1 pikë, Pogradeci 1 pikë, Partizani 0 pikë, Besëlidhja 0 pikë, Vllaznia 0 pikë, Flamurtari 0 pikë.

  • Teuta mjaftohet me një autogol ndaj Bylis, Egnatia shumë e fortë për Vorën

    Teuta mjaftohet me një autogol ndaj Bylis, Egnatia shumë e fortë për Vorën

    5 Tetor 2025

    18:56

    Telesport

    Janë luajtur sot dy ndeshjet e fundit të javës së gjashtë të Abissnet Superiore. Në “Niko Dovana”, Teuta ka fituar 1-0 ndaj Bylis, falë një autogoli. Në minutën e 62-të, Wotlai gjuan drejt portës pas një aksioni të shpejtë, por goditja e tij devijohet në rrjetë nga mesfushori i Bylis, Marin Abazaj.
    Protesta nga ballshiotët, të cilët pretendojnë për një faull gjatë aksionit, por për arbitrin dhe VAR është çdo gjë në rregull. Përfundimisht, durrësakët fitojnë 1-0.
    Më herët, në stadiumin e Laçit, u përballën Vora dhe Egnatia. Për kampionët në fuqi mjaftoi goli i Flamur Ruçit në minutën e 18-të, i cili shënoi me kokë pas asistit të Xheferson.
    Renditja në Superiore pas gjashtë javëve të para është si më poshtë: