Tag: teuta

  • Renditja/ Partizani ndal Egnatian dhe asiston Vllazninë, si paraqitet tabela pas 8 javëve të luajtura

    Renditja/ Partizani ndal Egnatian dhe asiston Vllazninë, si paraqitet tabela pas 8 javëve të luajtura

    Kategoria Superiore ka mbyllur javën e 8-të, me dy ndeshjet e fundit që u luajtën këtë të shtunë.

    Partizani barazoi pa gola me Egnatian në shtëpi, ndërsa Teuta triumfoi 3-2 në Durrës kundër Flamurtarit.
    Me barazimin e “Demave”, më e lumtura duket Vllaznia, që kështu shkëputet nga Egnatia me 5 pikë diferencë.
    Nga ana tjetër, Teuta ngjitet në vendin e 3-të të renditjes, si ekipi i vetëm i pamposhtur deri më tani.
    Partizani ndodhet vetëm 2 pikë larg zonës së ftohtë, ndërsa për momentin në Kategorinë e Parë zbresin Flamurtari dhe Tirana.
    RENDITJA:

  • Partizani ndal kampionët e Superiores, Teuta e pamposhtur merr vendin e tretë në renditje

    Partizani ndal kampionët e Superiores, Teuta e pamposhtur merr vendin e tretë në renditje

    Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 8 të “Abissnet Superiore”-s. Pas fitores kundër Bylisit, Partizani ka marrë një tjetër rezultat pozitiv nën drejtimin e trajnerit të ri. Të kuqtë kanë ndalur kampionët në fuqi të kampionëtit shqiptar, Egnatian. Përballja e sotme mes tyre ka përfunduar në baraspeshë 0-0, teksa të dyja skuadrat janë larguar me nga një pikë secila nga fusha e lojës.
    Ndëkohë Teuta vazhdon të mbetet e pamposhtur këtë sezon, teksa nuk numëron asnjë humbje në 8 javët e para të kampionatit. Durrsakët kanë mposhtur me shifrat 3-2 Flamurtarin, duke u ngjitur kështu në vendin e 3-të në renditje, me 14 pikë të grumbulluara gjithsej. Në krahun tjetër Flamurtari ende nuk e provuar shijen e fitores në “Abissnet Superiore”. Vlonjatët mbeten në fund të renditjes me vetëm 2 pikë të siguruara në 8 ndeshje./Sport Ekspres/

  • Nuk ka fitues në Partizani- Egnatia, Teuta mbron tri pikë…

    Nuk ka fitues në Partizani- Egnatia, Teuta mbron tri pikë…

    Partizani- Egnatia 0-0

    Teuta- Flamurtari 3-2 (Gomes 17′, ′ Arifi 29′, Boçi 45’+2′ / Trashi 45’+1′, Bolzan 57′)

    “Nuk jam fare i kënaqur sepse për mënyrën se si shkoi ndeshja duhet të kishim fituar, s’jam fare i kënaqur me interpretimin”, u shpreh Tetova pas takimit duke shfaqur zhgënjimin e tij lidhur me këtë ndalesë të Egnatias për javën e tetë Abissnet Superiore.

    Në fakt takimi Partizani- Egnatia “nisi me 100” ndeshje të Atanaskosikit me të kuqtë ndërsa në fushë në 45′ minuta u prodhua fare pak. Rasti më flagrant ishte ai i mintuës së 45+3′ teksa Buriç për rrogozhinasit humbi nga pak metra shansin e artë.

    Në të dytën, skuadrat e rritën nivelin e lojës, krijuan raste si ai i Iskandarlit e Tomës për vendasit apo i Grudës e Fernanados për miqtë por goli nuk mbërriti kurrë. U akordua një karton i kuq (dy të verdhë) për Gudjufin.

    Në Durrës, Teuta e nis me vrull takimin me Flamurtarin. Gomes i cili shkëlqeu edhe ndeshjen e kaluar me Tiranën (0-0) arriti të shënojë në të 17′. Dyfishimi erdhi nga Arifi në të 29′ ndërsa Lorenc Trashi për vlonjatët në të 45+1′ ekzekutoi në perfeksion goditjen e dënimit nga e djathta për 2-1.

    Me të nisur nga qendra durrsakët gjëjnë sërish golin teksa këtë radhë shënon Boçi (45’2′). Në minutat e para të pjesës së dytë vendasit mbesin me një lotar më pak (Zhongo 51′) për t’i lënë terren Flamurtarit i cili arrit të shënojë me Bolzan kur lohj e 57′. me gjithë ngulmimin e skuadrës së Morieros deri në fund nuk ngjet asgjë me Teutën që momentalisht kap zonën ‘Final Four’./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Partizani- Egnatia sfidë rivalësh, Teuta për vijimësinë pa…humbje

    Partizani- Egnatia sfidë rivalësh, Teuta për vijimësinë pa…humbje

    Java e tetë Abissnet Superiore ecën sot me dy takimet e fundit të saj. Në Arena e Demave” Partizani vendas do të përballet me Egnatian në një ndeshje prej së cilës pritet të jepen përgjigjë të shumëta. Fillimisht pikët ata që janë determinante në përballjet futbollistike ndëra më pas performanca e futbollistëve në fushë puna e stafeve teknike apo deri te mbështetja e tifozerive respektive.

    Te të kuqtë e Oltijon Kërnajën ka një rikthim me peshë si mbrojtësi Marselino Preka. Te rrogozhinasit e trajnerit Edlir Tetova mungesë thelbësore është ajo e qëndërmbrojtësit Arbenit Xhemalaj (i pezulluar për kartonë).

    Ndërkohë po në 17:00 dueli Teuta- Flamurtari. Skuadra e vetme pa humbje e drejtuar nga Enkeleid Dobi pret skuadrën e fundit në tabelë, Flamurtarin e Vlorës. Takimi pritet të jetë mjaft luftarak pasi durrsakët tashmë kanë deklaruar se duan zonën ‘Final Four’ teksa e shohin këtë takim premtues për ecurinë e tyre.. Nga ana tjetër dështimi i dytë radhazi për Françesko Morieron në krye të vlonjatëve do të përkthehej në gjëndje katastrofike për ekipin e njohur shqiptar.

    Vazhdo leximin

  • Një Teuta si kurrë më parë! Gentian Selmani tregon sekretet, nga premiot te trajneri…me frymë europiane

    Një Teuta si kurrë më parë! Gentian Selmani tregon sekretet, nga premiot te trajneri…me frymë europiane

    Teuta ka bërë një nisje sezoni fantastike në Superiore. Aktualisht durrsakët janë i vetmi ekip që nuk e njohin ende humbjen e parë dhe që kanë pësuar më pak gola, 2. Këtu shumë merita vijnë edhe për portierin e Teutës, Gentian Selmani, i cili është rikthyer si dikur në nivelet më të larta. Në një intervistë për Kubi Sportiv me gazetarin Drilon Xhepollari në “EuroNews Albania”, Selmani tregoi situatën nga brenda ekipit.
    “Ne punojmë shumë, është meritë e ekipit, mbrohemi dhe sulmojmë bashkë. Puna e mirë që po bëjmë me trajnerin dhe harmonia e ekipit po sjell rezultate të mira. Te Tirana kam pasur një situatë ku isha një vit pa luajtur më pas një rikthim, jo më i miri i mundshmi, por një rikthim nga ku akoma po mësoj dhe po e analizoj se çfarë kam gabuar. Tifozët janë afruar nga ndeshjet e mira dhe rezultatet, në Durrës kemi bërë gjithmonë ndeshje të mira këtë sezon. Dobi, trajneri ynë ka një mentalitet europian, punon shumë edhe nga ana psikologjike.
    Premiot? Nuk kanë munguar nga presidenca, por nuk është ky qëllimi dhe vëmendja jonë, ne bëjmë ndeshjen, kur fitojmë mund të vijë premio, por gjithë fokusi ynë është te ndeshja. Fitorja e Shqipërisë me Serbinë? Në Andorrë do vendoset gjithcka, urojmë që të fitojmë aty dhe të marrim vendin e dytë, kam folur me cunat dhe i kam uruar”, tha Selmani. /Sport Ekspres/?

  • Afron java e tetë, Superioria me klasikën Vllaznia-Tirana

    Afron java e tetë, Superioria me klasikën Vllaznia-Tirana

    Vora- Dinamo të premten në “Arena e Demave” hap ndeshjet e javës së 8-të Abissnet Superiore. Për vetë atë që skuadrat kanë paraqitur në fushë në këto 7 javë të luajtura parashikohet lojë impenjative pse jo dhe spektakël.

    Takimi i parashikuar në orën 14:00, do t’ia lërë radhën përballjeve të orës 17:00 teksa në “Loro Boriçi” do të zhvillohet klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia- Tirana.

    Dy emrat e mëdhenj të futbollit në vend vijnë me pozicione e gjëndje krejt të kundërta pasi shkodranët janë duke zhvilluar një kampionat prej kampioni ndërsa bardheblutë edhe pse dhanë shënja pozitive në derbi me Partizanin (3-0) u ndalën në shtëpi nga Teuta 0-0.

    Ndërkaq po në këtë orë është parashikuar edhe dueli AF Elbasani- Bylis. Për verdheblutë ndeshjet e fundit janë njësuar me zhgënjim teksa skuadra e Bylis pas humbjes së fundit me Vllazninë e kontestuar fort për arbitërim jo korrekt.

    E shtuna sjell në fushë dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje. Partizani me tri pikët e fituara së fundi ndaj Flamurtarit takohet në shtëpi të tij me Egnatian e fortë. Dueli pritet të konfirojë skuadrat në sfidën e së ‘vërtetës’ me të kuqtë që me Kërnajën në timon kanë nisur ndryshimet në elementë e vendosje.

    Paralelisht në Durrës, Teuta, skuadra e vetme pa humbje këtë sezon pret Flamurtarin e Françesko Morieros. Momenti për tri pikë? Në fakt, “Djemtë e Detit” , falë lojrave të mira, konsiderohen favoritë të mëdhenj, mirpo nga kampi tjetër, vlonjatët duan me insistim pikë për të qëndruar në garë e për të dalë shpejt nga zona e ftohtë.

    Abissnet Superiore java e 8-të:

    E premte:

    Vora- Dinamo Siti 14:00 (në Arena e Demave”.

    Vllaznia- Tirana 17:00

    AF Elbasani- Bylis 17:00

    E shtunë:

    Partizani- Egnatia 17:00

    Teuta- Flamurtari 17:00/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Tirana dhe Teuta e mbyllin pa gola në “Air Albania”, paqe dhe në Rrogozhinë mes Egnatias e Dinamos

    Tirana dhe Teuta e mbyllin pa gola në “Air Albania”, paqe dhe në Rrogozhinë mes Egnatias e Dinamos

    Java e 7-të e Superiores solli dy barazime pa gola në dy nga sfidat më të rëndësishme të javës: Tirana–Teuta dhe Egnatia–Dinamo.
    Me gjithë përpjekjet në fushë, konkretizimi mungoi, ndërsa tensioni dhe kartonët nuk munguan.
    Në stadiumin “Air Albania”, Tirana dhe Teuta zhvilluan një ndeshje me raste, por pa efikasitet para portës. Portieri Tafas ishte hero për bardheblutë në minutat e fundit, duke evituar humbjen me një pritje vendimtare.
    Me këtë barazim, Teuta ngjitet në vendin e 3-të me 11 pikë, ndërsa Tirana mbetet në vendin e 8-të me vetëm 6 pikë, duke vazhduar të qëndrojë në zonën e rrezikut.

    Një tjetër përballje pa gola ishte ajo mes Egnatias dhe Dinamos në Rrogozhinë. Pas një serie fitoresh, Egnatia nuk arriti të shënojë ndaj një Dinamoje të organizuar.
    Loja u karakterizua nga tension i lartë, sidomos në pjesën e dytë. Në minutën e 81-të, Lorran i Egnatias u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa në minutat shtesë, Xhemajli i Dinamos ndaloi një aksion të rrezikshëm, duke marrë gjithashtu karton të kuq. Barazimi i kushton Egnatias vendin e parë, që tani i takon Vllaznisë me 16 pikë. Dinamo mban pozicionin e mesit të tabelës me 11 pikë.

  • Teuta e pathyer në 7 javë, Egnatia- Dinamo pa gola

    Teuta e pathyer në 7 javë, Egnatia- Dinamo pa gola

    Pas tri pikëve të Vllaznisë teksa fitoi në orën 14:00 me Bylis 0-1, radha ishte e duelëve të orës 17:00. Në “Air Albania” Tirana pritëse, u takua me teutën e cila edhe pas këtij takimi figuron skuadra e vetme pa humbje në 7 javë.

    Përgjithësisht bardheblutë zhvilluan një ndeshje nën pritshëmri teksa vetëm në momente të caktuara u përpoq të merrte inisiativën. Ajo mbeti në anën tjetër me durrsakët të cilët ishin disa herë më pranë golit. Kryesisht në pjesën e parë. Mungesa e Rafael, mosaktivizimi i Ismailit nga fillimi, por dhe pamundësia e sulmuesëve për të marrë më shumë përsipër, bëri që Tirana të arrite një pikë

    Ndërkaq në Rrogozhinë Egnatia dhe Dinamo nuk shkuan më shumë se barazimi. Sikundër në Tiranë edhe në “Egnatia Arena”, nuk pati gola duke i lënë të dyja skuadrat në pozicionet e mëparshme.

    Bën përshtypje skuadra blu e cila edhe sot mori një karton të kuq (Loran). Java mbyllet nesër me dy takimet: AF Elbasani-Vora dhe Flamurtari-Partizani./ Sportiim.al/

    Java e 7-të:

    Bylis-Vllaznia 0-1

    Tirana-Teuta 0-0

    Egnatia- Dinamo Siti 0-0

    Të dielën ora 17:00

    Elbasani-Vora

    Flamurtari- Partizani

    Vazhdo leximin

  • Firmos lojtari nga Bregu i Fildishtë, Teuta merr sulmuesin që luajti te Egnatia dhe Elbasani

    Firmos lojtari nga Bregu i Fildishtë, Teuta merr sulmuesin që luajti te Egnatia dhe Elbasani

    Teuta ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit Joel Doukouo. Pas një eksperience me Egnatian dhe Elbasanin, Joel vendos t’i bashkohet durrsakve. “Teuta përforcohet në sulm me futbollistin nga Bregu i Fildishtë, Lorougnon Joel Doukouo. Joel i bashkohet klubit tonë pas tre viteve eksperiencë në kampionatin shqiptar me skuadrat e Egnatias dhe Elbasanit.
    22-vjeçari vjen si një vlerë e shtuar për repartin ofensiv, me pritshmëri për të rritur ndjeshëm forcën sulmuese dhe për të shtuar numrin e golave për ekipin. Me Egnatian, Doukouo, ka luajtur 57 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke kontribuar me 3 gola dhe 3 asiste, ndërsa me Elbasanin, ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 2 asiste në 16 ndeshje”, shkruhet në faqen e klubit. /Sport Ekspres/

  • Teuta/ Zhoel në Durrës, sulmuesi tre skuadra në pak kohë

    Teuta/ Zhoel në Durrës, sulmuesi tre skuadra në pak kohë

    Zhoel Duku sulmuesi nga Bregu i Fildishtë mbërrin te skuadra e tretë në Superiore në një periudhë të shkurtër. Nga Egnatia te AF Elbasani dhe tani te Teuta e Enkeleid Dobit.

    Njoftimi i Teutës:

    Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, @j.doukouo i bashkohet Teutës pas 3 viteve eksperiencë në kampionatin shqiptar me skuadrat e Egnatias dhe Elbasanit.

    22 vjeçari pritet të forcojë repartin ofensiv të skuadrës tonë dhe të sjellë më shumë intensitet në sulm. Një vlerë e shtuar për Teutën!

    Vazhdo leximin