Java e 7-të e Suerpligës në basketboll për meshkuj solli ndryshime në krye të renditjes. Tirana fitoi 87-83 në Fier ndaj Apolonisë, duke u shkaktuar vendasve humbjen e parë sezonale. Një ndeshje ku bardheblutë patën një epërsi të lehtë shumicën e kohës dhe e metiaun fitoren. Ëilliams me 28 pikë e Massie me 22 pikë shkëlqyen për Tiranën.
Besëlidhja fitoi pa probleme 115-64 ndaj Skënderbeu në “Asllan Rusi”, duke dominuar në fushë në të gjitha drejtimet. Hamati me 19 pikë e Dean me 18 pikë u dalluan për lezhjanët, që e thelluan epërsinë me kalimin e minutave. Pas këtij suksesi, skuadra e Besëlidhjes, ende e pamposhtur, kryeson e vetme renditjen.
Fitore të rëndësishme korri jashtë fushe skuadra e Elbasanit, që mundi 107-78 Flamurtarin në Vlorë dhe i largohet fundit të renditjes. Edhe pse vendasit e nisën mirë takimin, shpejt miqtë rikuperuan, duke u shkëputur. Triplett me 28 pikë e Skëndaj me 26 pikë bënë diferencën në fushë për Elbasanin.
Edhe Teuta fiton jashtë fushe, duke mundur Pogradecin 80-84, në mbyllje të një ndeshje me rivalitet dhe emocione në minutat e fundit. Durrsakët morën frenat e lojës në mesin e takimit, ku dhe nisën të shkëputeshin. Gorea me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për Teutën, ndërsa 31 pikët e Taylor për Pogradecin mbetën për statistikë.
Superliga-Meshkuj, java e 7-të
Besëlidhja – Skënderbeu, 115-64
Apolonia – Tirana, 83-87
Flamurtari – Elbasani, 78-107
Pogradeci – Teuta, 84-90
Vllaznia – Fieri Basket, 16 nëntor
Kamza Basket – Partizani, 16 nëntor
Renditja: Besëlidhja 14 pikë, Apolonia 13 pikë, Tirana 13 pikë, Teuta 12 pikë, Skënderbeu 11 pikë, Vllaznia 10 pikë, Kamza Basket 9 pikë, Fieri Basket 8 pikë, Partizani 7 pikë, Pogradeci 7 pikë, Flamurtari 7 pikë.
Tag: teuta
-

Tirana i shkakton humbjen e parë Apolonisë, Besëlidhja udhëheq e vetme Superligën
-

Fitore mes dramës dhe përmbysjes së madhe! Te Teuta-Partizani ndodhin të gjitha, super Elbasani kundër Egnatias
Ndeshja mes Teutës dhe Partizanit ka prodhuar gjithçka, shumë gola, spektakël dhe përmbysje. Durrsakët shënuan dy gola në pjesën e parë duke krijuar idenë e një ndeshje të mbyllur lehtë.
Macolli në të 33 dhe Toli në të 40 i dhanë avantazhin vendasve, 2-0. Por Partizani u përgjigj me lojtarin Contreras në të 59 dhe 67, që shënoi dy gola dhe barazoi gjithcka. Në fund, Contreraras vendosi të ishte protagonisti kryesor i ndeshjes duke dalë edhe me karton të kuq në minutën e 76.
Por përpara këtij kartoni të kuq, në minutën e 62, Teuta kishte mundësinë t’i dërgonte shifrat në 3-1 pasi Zela humbi rast të pastër nga 11-metrat, gaboi penalltinë. Në fund Partizani mori fitoren e madhe nëpërmjet Tomas që në të 86 realizoi nga penalltia duke dhënë fitoren 2-3. Nga ana tjetër Elbasani ka fituar 1-0 ndaj Egnatias me golin e shënuar nga Tsague në minutën e 66. Një fitore e madhe e Elbasanit që qëndron në vendin e dytë dhe lë kështu në vendin e tretë Egnatian. Vlen të theksohet se te Egnatia Jaime u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 47. /Sport Ekspres/ -

45′ e para: Teuta mbyll llogaritë ndaj Partizanit, mungon goli në “Elbasan Arena” në sfidën për kreun
9 Nëntor 2025
17:50
Telesport
Janë mbyllur 45 minutat e para në dy sfidat e fundit për javën e 11-të në Abissnet Superiore. Në “Niko Dovana”, Teuta është duke fituar 2-0 ndaj Partizanit.
Durrsakët gjetën golin e parë në minutën e 32-të me një aksion të shkëlqyer, toli asiston për Fadairo, ky i fundit dërgon topin në zonë, aty ku ishte Xhoel Macolli, i cili shkundi rrjetën me një goditje klasi. Festë e madhe te “Djemtë e Detit”, ku nga gëzimi shihet duke çaluar trajneri Enkelejd Dobi.
Në minutën e 39-të, Ardit Toli shënon direkt nga goditja e këndit, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë Teutës. Në sfidën tjetër në “Elbasan Arena”, Elbasani dhe Egnatia u ndanë në barazim pa gola.
SHIKOGOLINETOLITNGA KENDI -

Dinamo-Teuta, shumë zhurmë për asgjë… Elbasani bën “ligjin” në Vlorë dhe merr kreun e renditjes
Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës në Abissnet Superiore, të vlefshme për javën e 10-të. Në “Elbasan Arena”, u përplasën Dinamo dhe Teuta, dy ekipe me pretendime të mëdha për këtë sezon, por në fund u mjaftuan me nga një pikë, pas rezultatit 0-0.
Pjesa e parë nuk pati shumë raste dhe u mbyll me porta të paprekura. Në minutën e 61-të, Bekim Maliqi merr kartonin e dytë të verdhë, këtë herë për simulim dhe e lë Dinamon me 10 lojtarë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Dinamo mban vendin e tretë me 18 pikë, Teuta vendin e pestë me 15 pikë.
Në Vlorë, u përballën Flamurtari dhe Elbasani, ku në fund verdheblutë fituan 0-1. Ndeshja nisi me pesë minuta vonesë për shkak të tymit të flakadanëve të hedhur nga tifozët vendas. Flamurtari e nis vrullshëm dhe pretendon për penallti që në minutën e tretë, për prekje të topit me dorë brenda zonës, por arbitri kryesor vazhdon normalisht takimin.
Në minutën e 11-të, ka tension në shkallët e stadiumit mes dy tifozerive, ndërhyn edhe policia. Pjesa e parë mbyllet pa gola. Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 60-të, ku Xhonathan Lajthia do të shënonte me kokë pas një topi të ardhur nga goditja e këndit.
Në minutën e 75-të, Flamurtari pretendon për një tjetër penallti, për prekje të topit me dorë brenda zonës, por arbitri vazhdon lojën normalisht.
Në minutën e 80-të, arbitri jep më në fund penallti për vendasit për një prekje të topit me dorë, por ndërron mendje pas ndërhyrjes së VAR-it dhe anulon vendimin e mëparshëm. Protesta të mëdha te vlonjatët, Lorenc Trashi ndëshkohet me të verdhë. Rezultati final, 0-1. Elbasani merr kreun me 20 pikë, ndërsa Flamurtari mbyll renditjen në fund me 5 pikë. -

Teuta, flet trajneri para ndeshjes ndaj Dinamos: Synojmë fitoren
Në prag të ndeshjes ndaj Dinamos, trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Mister, Teuta pësoi humbjen e parë këtë sezon ndaj Egnatias. Si e përjetuat këtë ndeshje? Normale që çdo humbje ka keqardhjen e vet. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për mënyrën si rrodhi loja. Ishte një ndeshje që nuk e […]
-

Egnatia një pikë larg Vllaznisë, Teuta “prish” kolonën zero
Abissnet Superiore, java e 9: Egnatia- Teuta 1-0 (Albaneze 43′)
U desh të vinte java e fundit që Teuta e Dobit të regjistronte humbjen e parë në kampionat. Përballë Egnatias në Rrogozhinë edhe sot durrsakët kanë prodhuar lojë mjaft të mirë në 90′ por ai gol i Albanezes në fundin e pjesës së parë, ishte vendimtar për fatet e të dyja skuadrave.
Në fakt, në 10 takime të luajtura në “Arena Egnatia” Teuta kishte fituar ose barazuar duke figuruar skuadër e vështirë për kampionët në fuqi. Nga ana e saj Egnatia diti të marrë maksimumin në këtë takim duke u afruar tani me një pikë larg kreut që mbahet nga Vllaznia.
Ndonëse Tetova befasoi edhe sot me lëvizje të shumëta në formacion, mungesa e detyruar e Aleksin u ndje goxha në veprimet mes linjës mbrojtëse dhe mesfushës. Prezantim dinjitoz i Xhemalajt pas rikthimit nga pezullimi.
Vazhdo leximin
-

Nis akti i 9-të/ Superioria sot dhe nesër, Egnatia- Teuta s’ka “shaka”
Apolonia- Iliria e vetmja ndeshje e Katgorisë së Parë sot në orën 14:00, të tjerat nesër.
Si pa u kuptuar Abissnet Superiore ka mbërritur në javën e fundit të fazës së parë të këtij edicioni të 87-të futbollit superiore shqiptar. Pas tetë javëve të para duket se ecuria e 10 skuadrave në garë ka marrë disa përgjigje me trendin i cili favorizon kryesisht Vllazninë, Egnatian dhe një ekip të traditës si Dinamo.
E shfaqur si skuadrër pretendente edhe Teuta e re e cila jo vetëm me lojrat binëse por dhe kolonën zero të humbjeve lëshon “thirrjen” jam këtu… në krye. Jashtë çdo parashikimi ecuria e të mëdhave të kryeqytetit Tiranës dhe Partizanit. Ata janë stepur në zonën poshtë e larg pretendimëve të startit të sezonit.
Ndërkohë dy të promovuarat Vora (për herë të parë garon në Superiore) e Flamurtari në atë që kanë prodhuar në fushë e tabelë ngajjnë si antiteza e radhës. Vorakët kanë befasuar për mirë ndërsa zhgënjimi mbetet te vlonjatët e fundit në renditje.
Axhenda e sotme dhe e nesërme:
Për sot Bylis- Vora hap këtë raund të nëntë ndërsa po sot edhe Egnatia- Teuta.Të mërkurën tre ndeshjet e tjera. Në orën 17:00 në Vlorë takohen dy ekstremet e kampionatit Flamurtari – Vllaznia. Derbi mes Dinamo Sitit dhe Partizanit, do të luhet ditën e mërkurë në orën 19:30 në “Elbasan Arena’.Ndërkohë Tirana- AF Elbasani pas mëdyshjeve për vendin se ku luhet u vendos përfundimisht në ‘Air Albania’ në orën 19:30.
Sot:
Bylis- Vora 14:00
Egnatia- Teuta 17:00
Të mërkurën
Flamurtari- Vllaznia 17:00
Tirana- AF Elbasani 19:30 (Air Albania)
Dinamo- Partizani 19:30 (në Elbasan)
Vazhdo leximin
-

“E kisha thënë që në fillim, jo si Elbasani nga vendi i 1 në vend të 6”! Alliu tregon befasinë e Superiores: Ajo është vetëm…Teuta!
Teuta është befasia e këtij sezoni në Superiore! Ilir Alliu, i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”, ishte i sigurt në fjalën e tij se durrsakët kanë të gjitha elementet e nevojshme për t’u quajtur befasia e këtij viti. Një deklaratë e ardhur jo vetëm në këtë moment, por edhe në nisjen e sezonit për shkak të merkatos që kanë bërë te Teuta, në emrat e lojtarëve dhe në pankinë me trajnerin Dobi.
“Në fillim të kampionatit kam thënë këtu se Teuta do të jetë surpriza e madhe, jo për titullin, por se do të kenë shumë problem ekipet e tjera të merren me të. Kjo për shkak të mënyrës së organizimit, të cilësisë së lojtarëve që kanë mbledhur dhe ai trajner që ka, është metodist. Shikoni pak se me cfarë mënyre ka ardhur Teuta këtu ku është. Ke Elbasanin që kap vendin e parë, pastaj shkon në vend të gjashtë.
Teuta ka shkuar gradualisht, me llogjikë sportive. Problemi i Vllaznisë është vetëm një, që shkëputja me diferencë nuk e siguron, në fund pikët do të përgjysmohen. Ndërsa për Dinamon ka ende shumë kohë kampionati, unë i qëndroj llogjikës që është më mirë që pikët të merren gradualisht pasi aty ekipi merr besimin”, tha Alliu. /Sport Ekspres/? -

Java e tetë e Abissnet Superiore, fitojnë Vllaznia, Dinamo City, Teuta dhe AF Elbasani
Java e 8-të e “Abissnet Superiore” u mbyll sot me dy duelet e fundit, Partizani – Egnatia dhe Teuta – Flamurtari.
Në “Arenën e Demave”, sfida Partizani – Egnatia u mbyll pa gola, 0-0. Teuta triumfoi në “Niko Dovana” ndaj Flamurtarit me rezultatin 3-2.Të premten, Vllaznia fitoi klasiken e futbollit shqiptar ndaj Tiranës në “Loro Boriçi” me rezultatin 3-1. Për kuqeblutë kjo ishte fitorja e katërt radhazi në kampionat.
AF Elbasani u rikthye te fitorja në “Elbasan Arena”, pasi mposhti Bylisin 2-1.
Dinamo City triumfoi ndaj Vorës në “Arenën e Demave” 2-0.
Pas përfundimit të javës së 8-të, Vllaznia udhëheq kampionatin me 19 pikë.
