Tag: teuta

  • Kampionati shqiptar, përcaktohet kalendari për 3 javët e fundit të sezonit

    Kampionati shqiptar, përcaktohet kalendari për 3 javët e fundit të sezonit

    9 Prill 2025

    16:25

    Telesport

    Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e “Abissnet Superiore” për tre javët e fundit të kampionatit të rregullt. Të gjitha ndeshjet do të luhen në të njëjtin orar.
    Java e 34-t është programuar të shtunën, më 12 prill, në orën 15:30. Ndeshjet e javës së 35-të do të luhen po të shtunën, më 19 prill, në orën 15:30. Java e 36-të dhe e fundit e kampionatit të rregullt do të luhet të dielën, më 27 prill, në orën 15:30.
    JAVA 34
    Vllaznia – Dinamo City 12.04.2025 15:30Teuta – Laçi 12.04.2025 15:30Skënderbeu – Tirana 12.04.2025 15:30Partizani – Egnatia 12.04.2025 15:30AF Elbasani – Bylis 12.04.2025 15:30
    JAVA 35
    Bylis – Partizani 19.04.2025 15:30Egnatia – Skënderbeu 19.04.2025 15:30Tirana – Teuta 19.04.2025 15:30Laçi – Dinamo City 19.04.2025 15:30AF Elbasani – Vllaznia 19.04.2025 15:30
    JAVA 36
    Vllaznia – Laçi 27.04.2025 15:30Dinamo City – Tirana 27.04.2025 15:30Teuta – Egnatia 27.04.2025 15:30Skënderbeu – Bylis 27.04.2025 15:30Partizani – AF Elbasani 27.04.2025 15:30

  • Flamurtari finalisti i parë për titull, Tirana e Partizani sot përballë në derbin e tretë

    Flamurtari finalisti i parë për titull, Tirana e Partizani sot përballë në derbin e tretë

    Flamurtari ka siguruar një biletë për në finalet play off në basketboll për femra. Vlonjatet fituan 74-51 ndaj Teutës në gjysmëfinalen e tretë luajtur në Vlorë, duke fituar 3-0 serinë e takimeve mes tyre.
    Ashtu sikurse pat ndodhur edhe në dy takimet e mëparshme, dominimi i skuadrës së Flamurtarit ishte i madh, duke e merituar fitoren. Kjo gjë u pa edhe në sfidën e tretë, të vulosur thuajse që në start.
    Vlonjatet u shkëputën 47-26 që në pjesën e parë dhe më pas fituan pa shumë probleme. Rreshpja me 17 pikë ishte shënuesja më e mirë për Flamurtarit, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Jones për Teutën.
    Emri i skuadrës së dytë finaliste do të dalë nga përballja e tretë që do të luhet mes Tiranës dhe Partizanit. Derbi i kryeqytetit do të luhet në orën 18:00 në “Fahrie Hoti”, me bardheblutë që udhëheqin 2-0 me ndeshje.
    Gjysmëfinale-Play off
    Nd.1, Flamurtari – Teuta, 83-66
    Nd.1, Tirana – Partizani, 77-73
    Nd.2, Teuta – Flamurtari, 75-87
    Nd.2, Partizani – Tirana, 66-70 (0-2)
    Nd.3, Flamurtari – Teuta, 74-51 (3-0)
    09/04, Tirana – Partizani, ora 18:00

  • Shënojnë nga një gol në secilën pjesë, nuk ka fitues në ndeshjen Dinamo-Teuta

    Shënojnë nga një gol në secilën pjesë, nuk ka fitues në ndeshjen Dinamo-Teuta

    Dinamo dhe Teuta janë larguar me nga një pikë nga stadiumi. Nuk pati fitues në përballjen mes tyre, teksa ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1. Gjinollari ishte ai që e dërgoi topin i pari në rrjetë dhe kaloi Teutën në epërsi në minutën e 17.
    Ndërkohë në pjesën e dytë ishte Zabërgja ai që ktheu sërish baraspeshën me golin e shënuar në minutë ne 53-të. Me këtë barazim Dinamoja mbetet ende në vendin e dytë në renditje me 55 pikë të grumbulluara. Ndërkohë, Teuta pozicionohet e 8-a me 35 pikë gjithsej./Sport Ekspres/

  • Fitojnë Skënderbeu e Bylis, Teuta i merr një pikë Dinamos

    Fitojnë Skënderbeu e Bylis, Teuta i merr një pikë Dinamos

    Laçi- Skënderbeu 1-2 (Melo 39′ / Bismark 19′, 82′)

    Bylis- Vllaznia 1-0 (Da Silva 47′)

    Dinamo Siti- Teuta 1-1 ( Zabërgja 53’/Gjinollari 17′)

    U zhvilluan sot tre ndeshje të javës së 33-të Abissnet Superiore. Në Laç, në një takim mes skaudrave rivale për t’i ikur fundit skënderbeu arriti të triumfojë 1-2 duke i dhënë vetes një avantazh të madh të objektivit sezonal, qëndrimin në Superiore.

    Në një mot me shi e erë të fortë, korçarët shënuan dy herë me sulmuesin Bismark teksa për bardhezinjtë shënoi Melo.

    Ndërkohë paralelisht në orën 15:00 Bylis kaloi 1-0 Vllazninë duke realizuar objektivin e këtij takimi. Shkodranët luajtën për shumë minuta me një futbollist më pak (karton i kuq Bajrami). Goli i mallakastriotëve u shënua nga Da Silva.

    Në mbrëmje në Elbasan, Dinamo Siti priti Teutën, një tjetër skuadër në vështirësi. Durrsakët kaluan përpara me Gjinollarin ndërsa në pjesën e dytë, Zabërgja vendosi balancën për 1-1 final.

    Vazhdo leximin

  • Besëlidhja fiton pa probleme ndaj Tiranës, Teuta bën detyrën ndaj Kamza Basket

    Besëlidhja fiton pa probleme ndaj Tiranës, Teuta bën detyrën ndaj Kamza Basket

    Janë luajtur ndeshjet e javës së 20-të dhe të fundit të sezonit të rregullt të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja korri fitoren e 19-të, duke fituar pa shumë vështirësi ndaj Tiranës në “Asllan Rusi” me rezultatin 88-70.
    Një ndeshje e komanduar nga skuadra kampione, që u shkëput që në 10-minutëshin e parë dhe më pas administroi avantazhin deri në fund. Pesë lojtarë të Besëlidhjes realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Jefferson për Tiranën.
    Fitore të lehtë korri Teuta, që në fushën e saj mundi thellë 107-65 Kamza Basket, tashmë të rënë në Kategorinë e Parë. Një ndeshje pa histori, komanduar nga durrsakët, ku u dalluan Powell me 33 pikë e Gorea me 25 pikë.
    Superliga-Meshkuj, java e 20-të
    Teuta – Kamza Basket, 107-65
    Besëlidhja – Tirana, 88-70
    Vllaznia – Apolonia, 6 prill
    Renditja: Besëlidhja 39 pikë, Teuta 31 pikë, Apolonia 28 pikë, Tirana 28 pikë, Vllaznia 26 pikë, Kamza Basket 24 pikë.

  • Play off: Tirana fiton edhe derbin e dytë ndaj Partizanit, Flamurtari triumfon në Vlorë

    Play off: Tirana fiton edhe derbin e dytë ndaj Partizanit, Flamurtari triumfon në Vlorë

    Tirana dhe Flamurtari kanë fituar gjysmëfinalet e dyta play off në basketboll për femra, duke iu afruar kështu finales së madhe. Ato kanë fituar sot në takimet e radhës, duek udhëhequr 2-0 serinë, ndërkohë që në finale shkon skuadra që fiton tri nga 5 sfidat gjysmëfinale.
    Në Durrës, ekipi i Flamurtarit mposhti 87-75 Teutën. Një pjesë e parë e ekuilibruar (43-40 për vlonjatet), por në të dytën vjen shkëputja e ekipit mik, që e ruajti avantazhin deri në fund. Pesë lojtare të Flamurtarit realizuan mbi 12 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
    Në “Asllan Rusi”, skuadra e Tiranës fitoi 70-66 ndaj Partizanit, duke hedhur një hap të madh drejt finaleve. Pjesa e parë është e ekuilibruar, 39-36 për bardheblutë, që bëjnë diferencën në periodën e tretë. Të kuqtë nuk dorëzohen e ngushtojnë shifrat në fund, por pa bërë dot përmbysjen e madhe.
    Morina Bojka me 21 pikë u dallua për Tiranën, ndërsa për Partizanin nuk mjaftuan 22 pikët e Terry dhe 21 të Ogle.
    Gjysmëfinale-Play off
    Nd.1, Flamurtari – Teuta, 83-66
    Nd.1, Tirana – Partizani, 77-73
    Nd.2, Teuta – Flamurtari, 75-87 (0-2)
    Nd.2, Partizani – Tirana, 66-70 (0-2)
    Nd.3, Flamurtari – Teuta
    Nd.3m Tirana – Partizani

  • Tirana siguron një vend në gjysmëfinale, Studenti e Teuta shkojnë me ndeshje shtesë

    Tirana siguron një vend në gjysmëfinale, Studenti e Teuta shkojnë me ndeshje shtesë

    Tirana në volejboll për meshkuj ka siguruar një vend në gjysmëfinalet play off, pas fitores 3-0 arritur ndaj Vllaznisë në Shkodër (25-13, 25-22, 25-19). Një ndeshje e komanduar nga bardheblutë, që i fituan të dyja përballjet para-eliminatoret play off.
    Ndonëse pritej një përballje më e fortë, në fushë komanduan miqtë nga kryeqyteti, që diktuan edhe pse luajtën jashtë fushe. Në gjysmëfinale, skuadra e Tiranës do të përballet me Skënderbeun, i kualifikuar direkt mes 4 më të mirëve.
    Në sfidën tjetër para-play off, Teuta mundi 3-2 Studentin në Durrës (25-19, 19-25, 25-13, 19-25, 15-10), duke barazuar në 1-1 serinë e ndeshjeve. Po me këto shifra pat fituar edhe Studenti pak ditë më parë, pra do të nevojitet një ndeshje shtesë.
    Të dyja skuadrat dueluan fort në të dyja ndeshjet, duke dhuruar spektakël dhe emocione në fushë. Ndeshja e tretë do të luhet në Tiranë dhe skuadra fituese do të përballet me Partizanin në fazën gjysmëfinale.
    Meshkuj, faza para-play off
    Nd.1, Tirana – Vllaznia, 3-1
    Nd.1, Studenti – Teuta, 3-2
    Nd.2, Vllaznia – Tirana, 0-3 (0-2)
    Nd.2, Teuta – Studenti, 3-2 (1-1)
    Nd.3, Studenti – Teuta
    Gjysmëfinale-Play Off
    Partizani – StudentiTeuta
    Skënderbeu – Tirana

  • Luhen sfidat e para eliminatore të fazës play off: Partizani e Tirana prekin gjysmëfinalet

    Luhen sfidat e para eliminatore të fazës play off: Partizani e Tirana prekin gjysmëfinalet

    Pas përfundimit të sezonit të rregullt të Superligës në volejboll, janë luajtur ndeshjet e para të fazës para-play off, në të dyja kategoritë. Ndeshje që do të përcaktojnë skuadrat e fundit gjysmëfinaliste (më 4 prill luhen takimet e kthimit).
    FEMRA – Partizani fitoi 3-0 (25-16, 25-17, 25-22) ndaj Teutës në kryeqytet, në një ndeshje pa shumë histori dhe në përgjithësi të dominuar nga skuadra e kuqe. Teuta dha shenja jete vetëm në setin e tretë.
    Disi më e bukur ndeshja e luajtur në Pogradec, ku skuadra vendase mundi 3-0 Dinamon (25-20, 25-19, 25-20). Kryeqytetaset u përpoqën të rivalizojnë e fitojnë një set, por gabuan në momentet kyçe të lojës.
    MESHKUJ – Fitore me përmbysje e Tiranës, që në “Fahrie Hoti” mundi 3-1 Vllazninë (18-25, 25-22, 25-10, 25-15). Shkodranët rezistuan vetëm një set, pasi më tej gjithçka foli për bardheblutë, që dominuan në fushë.
    Fitore me përmbysje korri Studenti, që mundi 3-2 Teutën në kryeqytet (19-25, 25-20, 22-25, 25-20, 15-12). Një përballje e hapur deri në fund, ku të dyja skuadrat dueluan për fitore dhe gjithçka mbetet e hapur për sfidën e kthimit.
    Femra, faza para-play off
    Partizani – Teuta, 3-0
    Pogradeci – Dinamo, 3-0
    4 prill
    Teuta – Partizani, 16:00
    Dinamo – Pogradeci, 16:00
    Meshkuj, faza para-play off
    Tirana – Vllaznia, 3-1
    Studenti – Teuta, 3-2
    4 prill
    Vllaznia – Tirana, 18:00
    Teut – Studenti, 18:00

  • Gafa në pasimin e golit dhe humbja e penalltisë i kushtojnë Partizanit derbin me Dinamon, Teuta ngjit 3 pozicione në renditje

    Gafa në pasimin e golit dhe humbja e penalltisë i kushtojnë Partizanit derbin me Dinamon, Teuta ngjit 3 pozicione në renditje

    Partizani ka humbur derbin e sotëm me Dinamon. Këta të fundit ka fituar me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 59 të saj. Një pasim i gabuar në mbrojtje bëri që Baton Zabërgja ta dërgonte topin në rrjetën e Partizanit.
    Të kuqtë patën mundësinë të barazonin shifrat në minutën e 94-t. Domgjoni mori përsipër të godiste nga pika e bardhë e penalltisë, por topi përfundoi në traun e portës. Me këtë humbje Partizani rrezikon vendin e katërt në renditje, duke qenë se Elbasani gjendet vetëm 4 pikë larg.
    Në krahun tjetër Teuta ka fituar duelin me kundërshtarin e drejtpërdrejtë, Skënderbeun. Durrsakët triumfuan me shifrat 1-0, falë golit të shënuar nga Rrok Toma në minutën e 11 e takimit. Me tre pikët e sotme Teuta është ngjitur nga vendi i fundit në vendin e 7 të “Abissnet Superiore”-s./Sport Ekspres/

  • Derbi fitohet nga Dinamo, Teuta thyen Skënderbeun dhe sheh…lart

    Derbi fitohet nga Dinamo, Teuta thyen Skënderbeun dhe sheh…lart

    Dinamo Siti kaloi 1-0 Partizanin në javën e 31-të duke konsoliduar vendin e dytë në Abissnet Superiore. Ky derbi, i fundit për këtë edicion prodhoi golin e avantazhit të bluve me Zabërgjën. Sulmuesi i Dinamos realizoi në minutën e 59-të duke rezultuar vendimtar për suksesin e ‘nëndetëses’.

    Në fakt Partizani i’u afrua barazimit me penalltinë e parë sezonale të fituar në kohën shtesë. David Domgjoni e humbi penalltinë e fituar nga Bintsuka e për pasojë la të kuqtë pa asnjë pikë.

    Ndërkohë paralelisht me derbin në orën 17:00, në “Niko Dovana” Teuta luajti dhe fitoi një finale mbijetese me Skënderbeun. Ishte Rrok Toma njeriu vendimtar për ‘Djemtë e Detit’ teksa në të 11-ën gjeti avantazhin për durrsakët. Më tej Skënderbeu shtoi ritmin, mori shumë goditje këndi, mirpo goli zyrtar nuk erdhi pasi në fund të fraksionit të parë I’u anulua një i tillë.

    Pas ndeshja përmbyllëse e kësaj hjave teksa në ‘Arena Egnatia’ do të zhvillohet Egnatia- Vllaznia./ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin