Tag: teuta

  • Teuta vendos, Dobi trajneri i ri

    Teuta vendos, Dobi trajneri i ri

    Enkeleid Dobi do të jetë trajneri i ri i Teutës. Durrsaku me karrierë ë gjatë në Poloni,ka pranuar ofertën e investitorëve të rinj të klubit durrsak duke synuar të nisë një cikël të ri funnksionimi

    Dobi ka drejtuar më parë Gornik Polkouice, deri në shtator 2024, ndërsa më parë ka qenë trajner te Kukësi dhe Vidzeu Lodz ku aktivizohet aktualisht Julijan Shehu.

    I lindur në Durrës, ai është një zgjedhje zemre dhe se me afrimin e lojtarëve të tjerë, veç Florjan Përgjonit dhe Gentian Selmanit, grupi i ‘Djemëve të Detit’ pritet të shfaqet mjaft konkurues./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Teuta pa “busull”, por e shoqërojnë edhe 3 klube

    Teuta pa “busull”, por e shoqërojnë edhe 3 klube

    Veç Tiranës dhe Flamurtarit, dy skuadra të tjera nuk e kanë emëruar ende trajnerin. Bëhet fjalë për Teutën dhe Bylisin. Nëse te këta të fundit, grupi i lojtarëve ekziston, në Durrës situata është pak më ndryshe. Ende nuk dihet se cilët janë drejtuesit e skuadrës, trajneri dhe lojtarët.
    Një enigmë e madhe që po mbulon durrsakët. Thënë shkurt, në këtë moment që flasim janë katër skuadra, të cilat nuk kanë emër për stolin, Teuta, Tirana, Bylisi dhe Flamurtari ose 40% e gjithë Superiores është në ajër.

    ÇYRBJA – Pas përfundimit të sezonit, Teuta arriti objektivin për të qëndruar në Superiore edhe për një sezon. Në një intervistë për “Panorama Sport” ka folur mesfushori i Teutës, Arbër Çyrbja, i cili ka analizuar këtë sezon të ekipit blu. Çyrbja shprehet se, pavarësisht arritjes së objektivave, në fund Teuta ka treguar që është ringritur gjithmonë.
    “Në përgjithësi do thosha një sezon deri diku i mirë, duke marrë parasysh situatën ku ishim. Jam i lumtur që arritëm të marrim maksimumin në përballjet direkte dhe në fund ishim të qetë, pasi siguruam gjithçka me ‘këmbët tona’. Grupi aktual duhet të ruhet dhe me disa përforcime cilësore në të tria repartet mendoj se Teuta sezonin e ri do të jetë pretendente për lart. Kam besim te stafi drejtues, sepse e kanë kapacitetin dhe eksperiencën të ndërtojnë një ekip fitues.
    Momentet jo të këtij sezoni nuk janë vetëm përgjegjësi e repartit të mbrojtjes, por e gjithë skuadrës. Sigurisht që në shumë ndeshje jemi ndëshkuar për gabime teknike të lojtarëve, por përgjegjës për dështimin është i gjithë ekipit. Besoj shumë në aftësitë e stafit për të ndërtuar një skuadër fituese në sezonin e ri. Teuta dhe herë të tjera ka qenë në këto pozita, por është kthyer më e fortë”, mbylli lojtari i Teutës, Arbër Çyrbja.

  • ZYRTARE/ Fitoi çdo trofe të mundshëm, jep dorëheqjen presidenti më jetëgjatë në Superiore

    ZYRTARE/ Fitoi çdo trofe të mundshëm, jep dorëheqjen presidenti më jetëgjatë në Superiore

    Edmond Hasanbelliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra e presidentit të klubit Teuta. Ai ishte presidenti më jetëgjatë në “Abissnet Superiore”, teksa e ka mbajtur këtë rol për 26 vite me radhë. Nën presidencën e tij Teuta ka njohur edhe disa suksese të rëndësishme si titulli kampion, Kupa e Shqipërisëdhe Superkupa e Shqipërisë. Megjithatë Edmond Hasanbelliu ka vendosur të tërhiqet për të hapur një tjetër kapitull në jetën e tij. Ai ka përçuar një mesazh për opinionin sportiv përmes faqes zyrtare të klubit Teuta në “Facebook”, ku ka falenderuar të gjithë anëtarët e klubit, si dhe ka premtuar se do të vazhdojë të mbajë një lidhje të ngushtë me secilin prej tyre.
    “Me keqardhje, dua të njoftoj se kam dhënë dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit. Pas një periudhe të gjatë angazhimi dhe përkushtimi, kam vendosur që të hap një kapitull të ri në jetën time, duke kërkuar mundësi të reja profesionale dhe personale.
    Gjatë kohës që kam qenë pjesë e shoqatës, kam pasur mundësinë të kontribuoj në zhvillimin e projekteve të ndryshme dhe të punoj me shumë individë të jashtëzakonshëm. Për këtë, ndjehem i vlerësuar dhe i falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin që kam marrë nga çdo anëtar i shoqatës.
    Edhe pse po largohem, kam besim që shoqata do të vazhdojë me të njëjtin entuziazëm dhe përkushtim në realizimin e qëllimeve të saj. Do të mbaj gjithmonë një lidhje të ngushtë me të gjithë dhe i uroj suksese të gjithëve në të ardhmen.
    Faleminderit për të gjitha momentet dhe mundësitë që kam pasur për të kontribuar në këtë udhëtim!”, ka njoftuar Edmond Hasanbelliu./Sport Ekspres/

  • Nga varfëri drejt dinjitetit, si ta kthesh pensionin në një mbështetje të vërtetë për jetën

    Nga varfëri drejt dinjitetit, si ta kthesh pensionin në një mbështetje të vërtetë për jetën

    5 në 7 pensionistë jetojnë nën minimumin jetik, ku çalon skema, si po ndikon indeksimi, çfarë duhet të bëjmë sot për një pleqëri më të sigurt dhe dinjitoze nesër, ekspertja e ekonomisë shpjegon gjithçka hap pas hapi
    Pesë nga shtatë pensionistë në Shqipëri jetojnë nën minimumin jetik. Ky është vetëm një nga treguesit shqetësues që ngre pyetje të mëdha për të ardhmen e skemës sonë të pensioneve. Si ndikojnë pensionet e ulëta, indeksi vjetor, informaliteti dhe rënia e raportit kontribues-përfitues në këtë krizë të heshtur? Dhe mbi të gjitha: çfarë mund të bëjmë sot që pleqëria jonë nesër të mos jetë një betejë për mbijetesë, por një periudhë dinjiteti? Ekonomistja e njohur e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi analizon hap pas hapi shifrat, sfidat dhe zgjidhjet në episodin e saj më të fundit në kanalin e saj zyrtar në YouTube.
    -Pyetësi (Teuta): Të nderuar miq, mirë se erdhët në episodin e 15-të të “Takim me Teutën”. Sot do të përpiqemi t’i përgjigjemi një pyetjeje që të gjithë herët apo vonë e bëjmë: A mjafton pensioni në Shqipëri për të bërë një jetesë dinjitoze kur të mos punojmë më? Dhe nëse jo, çfarë mund të bëjmë për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme?
    Përgjigjja (Teuta): Unë gjithmonë në analizat e mia kam bërë dallimin dhe kam vendosur theksin tek dinjiteti, pasi nuk është një vlerë pensioni i cili mundëson apo jo thjesht të jetuarit, por mundëson apo jo të jetuarit me dinjitet. Çdo e ardhur që merret nga individë që kanë punuar një jetë të tërë dhe kanë sakrifikuar, duhet t’i ofrojë dhe t’i mundësojë një jetesë dinjitoze, dhe jo thjesht të jetuarit. Për të kuptuar gjendjen reale të skemës së pensionit në Shqipëri, kam nxjerrë disa të dhëna nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Për shembull, në vitin 2023, pensioni mesatar urban ishte 18,341 ALL, ndërsa pensioni mesatar rural ishte shumë herë më i vogël, 11,051 ALL.
    Siç e shohim, vlerat janë shumë të vogla dhe kanë një diferencë të ndjeshme mes tyre. Në Shqipëri, ne nuk kemi një minimum jetik zyrtar të përcaktuar, por kemi përllogaritje nga Banka Botërore, Avokati i Popullit, institucione publike, individë dhe organizata, të cilat përcaktojnë një mesatare prej 20,000 ALL (të reja) si një minimum jetik për të bërë një jetë dinjitoze. Në rastin e pensionistëve, pensioni mesatar nuk e mundëson këtë as për zonat rurale, as për ato urbane. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, për fundin e vitit 2024, kemi 724,933 pensionistë, nga të cilët 511,173 (pesë në shtatë pensionistë) marrin një pension nën vlerën e 20,000 ALL në muaj, që do të thotë nën minimumin jetik.
    -Pyetësi (Teuta): Ndaj, cilat janë sfidat në të cilat ndodhet skema e pensioneve në Shqipëri?
    Përgjigjja (Teuta): Sfida e parë është pikërisht pensionet e ulëta. Këto nivele kaq të ulëta nuk janë një problem i sotëm, por janë pensione të ulëta në 30 vite që funksionon skema e pensioneve. Asnjëra nga qeveritë e kohës nuk e ka marrë seriozisht çështjen e pensioneve për të bërë një rritje të ndjeshme që të përballojnë koston e jetesës. Nga viti 2010, qeveria shqiptare ka vazhduar me një rritje dhe indeksim të përvitshëm, duke filluar nga 4% dhe duke vijuar deri në 8.6% dy vite më parë, por kjo sërish nuk ka mundësuar një vlerë pensioni që t’u ofrojë dinjitet përfituesve. Të dhënat na ndihmojnë të kuptojmë edhe më tepër.
    Shkalla e zëvendësimit mesatar të pensionit me pagën bruto për vitin 2023 ishte 49.4%. Kjo do të thotë, nëse marrim për bazë një pagë minimale prej 40,000 ALL, pensioni do të ishte 19,760 ALL. Një tjetër tipar shumë i dukshëm në skemën e pensioneve, i cili nuk është vetëm shqiptar, por ndjehet globalisht, lidhet me jetëgjatësinë gjithmonë në rritje. Kjo do të thotë rritet numri i viteve të gëzimit të pensionit. Sipas të dhënave të vitit 2023, koha mesatare e gëzimit të pensionit për burrat është 19.4 vjet, ndërsa për gratë 27 vjet. Gratë dalin në pension më shpejt (61 vjeç e 10 muaj në 2025-ën, ndërsa burrat në 65 vjeç) dhe gëzojnë pensionin mesatarisht 7.6 vjet më gjatë.
    -Pyetësi (Teuta): Cilat janë sfidat ose problematikat më të mëdha që ka skema e pensioneve sot në Shqipëri?
    Përgjigjja (Teuta): Këto problematika lidhen me numrin gjithmonë e më të lartë të pensionistëve që dalin, por nga ana tjetër kemi një numër të vogël hyrjesh, ose ndryshe kontribuesish të rinj. Raporti i kontribuesve rritet, por rritja e tyre është shumë e kufizuar. Për vitin 2023, për një pensionist kemi vetëm 1.17 kontribues. Ky numër i kufizuar kontribuesish sjell një kontribut direkt edhe më të ulët. Nga ana tjetër, informaliteti i lartë çon në derdhje kontributesh edhe më të ulëta, dhe kjo e bën të gjithë skemën të jetë e ndërvarur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit.
    -Pyetësi (Teuta): Po mirë, pse buxheti i shtetit nuk subvencionon në rritjen e pensioneve por vetëm në indeksimin e tyre?
    Përgjigjja (Teuta): Në analizën time, gjykoj që buxheti i shtetit do të duhet ta financojë skemën e pensioneve përmes rritjes së pensioneve dhe jo vetëm përmes indeksimit. Kjo pasi ky indeksim është i pamjaftueshëm për të ndihmuar qytetarët të bëjnë një jetë më dinjitoze.
    -Pyetësi (Teuta): Atëherë, përpara këtyre vështirësive që na ofron pensioni i kufizuar i pleqërisë, si duhet të veprojmë për të ardhmen tonë? Pra, si mund të ndihmojmë veten sot në mënyrë që të sigurojmë një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme nesër? Cilat janë alternativat që na ndihmojnë pikërisht për këtë ardhme të qëndrueshme?
    Përgjigjja (Teuta): Alternativat mund t’i ndajmë në dy grupe:

    Për ata individë me të ardhura të mesme dhe të larta: Për të ruajtur nivelin e tyre të jetesës, ata duhet të ndërmarrin vendime të rëndësishme sot. Këto mund të jenë kursimet personale, investimet, skemat e pensioneve private, llogaritë e pensionit në banka, sigurimet për jetesën, pronat, fondet e investimeve, etj.. Këto janë mundësi që mund t’i kenë një numër i kufizuar njerëzish.
    Për individët me të ardhura të kufizuara (me pagë minimale ose nën mesataren kombëtare): Për ta, të bësh investime apo të kesh një pension të dytë/privat është thuajse e pamundur, pasi ata kanë vështirësi të përballojnë jetesën sot, jo më të kursejnë për nesër. Në të tilla raste, këshilla ime e vetme është: Sigurohuni që të paguani kontributet për sigurimet shoqërore. Bisedoni me punëdhënësit tuaj nëse nuk e realizojnë të plotë, në mënyrë që ju të derdhni të plotë, në bazë të pagës reale, të gjithë vlerën e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Kjo do t’ju garantojë një pension të plotë shtetëror dhe një jetesë më dinjitoze në periudhën e pensionit, ku mundësitë për të siguruar të ardhura shtesë do të jenë të kufizuara dhe nevojat për shpenzime (sidomos shëndetësore) do të rriten.

    -Pyetësi (Teuta): Pyetja e parë që më bëhet shpesh, kryesisht nga studentët dhe të rinjtë, është: Kur duhet të fillojmë të mendojmë për pensionin?
    Përgjigjja (Teuta): Për këtë grupmoshë, të mendosh për pensionin duket një kohë jashtëzakonisht e gjatë, ndonjëherë edhe e vështirë për t’u arritur. Por, kur flasim për periudhën e pensionit, duhet të shohim prindërit dhe gjyshërit tanë, sepse aty duhet të kuptojmë sa e vështirë është të sigurosh një të ardhur shtesë përtej vlerës së pensionit, në mënyrë që të kemi mjete dinjitoze dhe të ruajmë të njëjtin standard jetese kur nuk punojmë më. Ndaj, këshilla ime ka qenë dhe vijon të mbetet: Mendoni për pensionin që nga dita e parë e punës tuaj! Mendoni për pensionin që nga dita e parë që siguroni të ardhura apo përfitoni një shpërblim për punën tuaj!
    Kjo do t’ju garantojë një të ardhur më të mirë, më të qëndrueshme dhe një jetesë më dinjitoze. Mos e shikoni pensionin si diçka që i përket të ardhmes dhe për të cilën kemi kohë të mendojmë, pasi bota po bëhet gjithmonë e më dinamike. Tregjet po ndryshojnë, ekonomitë rriten e tkurren, dhe pasiguria është gjithmonë e më prezente. Ne duhet të mendojmë sot për të ardhmen tonë nesër, duhet të marrim sot vendime për të ndihmuar veten nesër, pasi nesër ndoshta mund të jetë vonë. Kjo duke marrë parasysh që në momentin që individët dalin në pension, mundësitë e tyre fizike dhe mundësitë që ofron tregu për punësime në moshën 65 vjeç e më tepër zvogëlohen, dhe mosha e daljes në pension po rritet në mënyrë të vazhdueshme kudo në botë si pasojë e jetëgjatësisë më të madhe. Ndaj, ju këshilloj të mendoni për pensionin dhe të mos e lini si një vendimmarrje të mëvonshme.
    -Pyetësi (Teuta): Pyetja e dytë që do të trajtojmë sot lidhet me: Si e përballojnë jetesën pensionistët sot? A jetojnë ata me dinjitet?
    Përgjigjja (Teuta): Siç analizuam, kemi një pagë pensioni mesatare e cila është nën nivelin e klasifikuar si minimum etik. Realisht, pensionistët janë një nga grupet më të margjinalizuara dhe me të ardhurat më të kufizuara, gjë që prek drejtpërdrejt jetesën dhe dinjitetin e tyre. Një fakt i madh është se shumë anëtarë të familjeve, qoftë emigrantë apo ata që jetojnë në Shqipëri me të ardhura mbi mesataren, janë një mbështetje shumë e madhe dhe e vazhdueshme për këtë grupim. Këta individë nuk ia dalin dot vetëm me të ardhurat që marrin, dhe kur nuk kanë mundësi tjetër, zvogëlojnë konsumin e tyre në minimum për të përballuar jetesën. Ndaj, është e nevojshme një ndihmë shumë e menjëhershme dhe e vazhdueshme për këtë grupim, në mënyrë që të rriten pensionet e tyre dhe t’u mundësohet një jetesë më dinjitoze.
    -Pyetësi (Teuta): Dhe pyetja e tretë që do të trajtojmë është: A mendoni se kursimi sot është një garanci për të ardhmen nesër?
    Përgjigjja (Teuta): Krizat e fundit, duke filluar nga pandemia e deri te lufta Rusi-Ukrainë, na ndihmuan të kuptojmë dinamikën e vazhdueshme dhe ndryshueshmërinë e ekonomisë globale, shqiptare dhe familjare. Ato na bënë të kuptojmë që kostot e jetesës po rriten gjithmonë e më tepër, ndërsa ka gjithmonë e më shumë vështirësi për të ruajtur në mënyrë të qëndrueshme të ardhurat përmes punës. Kjo na bën të kuptojmë se duhet të mendojmë edhe për nesër, sa nuk është vonë. Ndaj, nëse ne kursejmë sot dhe marrim masa sot përmes investimeve, përmes pagimit të plotë të kontributeve të sigurimeve shoqërore, ndihmojmë veten tonë nesër për t’i garantuar një jetesë më të mirë dhe më të qëndrueshme. Unë do të vazhdoj t’ju rekomandoj: Paguani në mënyrë të plotë kontributet tuaja të sigurimeve shoqërore! Mendoni sot për pensionin nesër, pasi çdo vendimmarrje që marrim sot do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në të ardhmen tonë nesër. Shpresoj shumë që përmes këshillave të mia t’ju kem ndihmuar dhe orientuar në vendimmarrjet tuaja sot dhe nesër.

  • Vllaznia godet në merkato, arrihet marrëveshja me lojtarin e larguar nga rivalët

    Vllaznia godet në merkato, arrihet marrëveshja me lojtarin e larguar nga rivalët

    Arsid Kruja do të vijojë karrierën e tij te Vllaznia, duke u rikthyer sërish te klubi shkodran pas largimit nga Teuta. Mbrojtësi i djathtë, një nga më të vlerësuarit në dy sezonet e fundit, i është bashkuar për herë të katërt kuqebluve, me të cilët ka një histori të gjatë dhe të suksesshme.
    Trajneri Edi Martini, që e kishte marrë Krujën më parë te Teuta, ka qenë nxitësi kryesor i këtij rikthimi. Kruja është përfshirë në formacionin më të mirë të sezonit në dy edicionet e fundit të Kategorisë Superiore, falë paraqitjeve të tij të qëndrueshme dhe kontributit të rëndësishëm në mbrojtje.
    Ky është një rikthim i katërt për 31-vjeçarin te Vllaznia, pas periudhave të mëparshme në klub gjatë viteve 2012–2014, 2016–2018 dhe 2019–2023. Gjatë karrierës së tij në elitën e futbollit shqiptar, ai ka mbrojtur gjithashtu ngjyrat e Flamurtarit, Laçit dhe Teutës.
    Ky transferim pritet të forcojë më tej repartin difensiv të Vllaznisë, ndërsa klubi synon një sezon më konkurrues në Superiore.

  • Teuta fiton Kupën e Shqipërisë U-19, mposht 2-0 Tiranën në finale

    Teuta fiton Kupën e Shqipërisë U-19, mposht 2-0 Tiranën në finale

    Teuta është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë U-19, pasi triumfoi ndaj Tiranës me rezultatin 2-0 në finalen e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”.
    Takimi ishte i luftuar, veçanërisht gjatë pjesës së parë, e cila përfundoi pa gola. Në fraksionin e dytë, heroi i durrsakëve ishte Devit Demircan, i cili realizoi dy herë. Ai zhbllokoi rezultatin në minutën e 57-të dhe më pas vulosi fitoren me golin e dytë në minutën e 88-të.
    Pas përfundimit të ndeshjes, u mbajt ceremonia tradicionale e organizuar nga FSHF. Trajneri i Kombëtares U-19, Juljan Ahmataj, i dorëzoi lojtarëve të Teutës medaljet dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.

  • Besëlidhja sërish në majën e basketbollit shqiptar, rikonfirmohet kampione e Shqipërisë

    Besëlidhja sërish në majën e basketbollit shqiptar, rikonfirmohet kampione e Shqipërisë

    Besëlidhja është shpallur sot kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj për sezonin sportiv 2024-2025. Ky është titulli i dytë radhazi për skuadrën lezhjane, që konfirmohet skuadra më e mirë e Superligës shqiptare, ku dominoi nga java e parë deri tek e fundit.
    Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, Besëlidhja fitoi thellë 134-64 ndaj Teutës në finalen e tretë play off, duke fituar 3-0 serinë e ndeshjeve. Finale që nuk patën në asnjë moment rivalitet, pasi lezhjanët i fituan mjaft thellë të trija ndeshjet.
    Një titull mëse i merituar për Besëlidhjen e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali, në një sezon thuajse perfekt, ku dominoi në cdo drejtim karshi rivalëve. Vetëm një humbje aksidentale në kampionat dhe më pas vetëm fitore, në një sezon ku nuk pati konkurrues të denjë.
    Ndeshja e luajtur sot konfirmoi edhe një herë këtë gjë, një fitore pa shumë mund ndaj një rivali që thuajse ishte inekzistent në fushë. Diferenca prej 70 pikësh flet qartë për atë që ndodhi në parket, me 12 basketbollistë të Besëlidhjes që shënuan në koshin durrsak.
    Në fund, festa e merituar e skuadrës dhe tifozëve të shumtë në pallatin e sportit, që me meritë kanë për cfarë të krenohen. Një punë e jashtëzakonshme e kurorëzuar me të gjitha trofetë kombëtarë.
    Finale-Play off, Meshkuj
    Nd.1, Besëlidhja – Teuta, 132-68
    Nd.2, Teuta – Besëlidhja, 71-123
    Nd.3, Besëlidhja – Teuta, 134-64 (3-0)

  • Besëlidhja “shpartallon” Teutën në finalen e parë play off, fitore me dyfishin e pikëve

    Besëlidhja “shpartallon” Teutën në finalen e parë play off, fitore me dyfishin e pikëve

    25 Prill 2025

    8:12

    Telesport

    Besëlidhja po e bën edhe më të lehtë nga sa pritej mbrojtjen e titullit kampion në basketboll për meshkuj. Në pallatin e sporit “Asllan Rusi” në kryeqytet, skuadra lezhjane fitoi thellë 132-68 ndaj Teutës në finale e parë play off.
    Një fitore me një rezultat tepër të thellë, me Besëlidhjen që realizoi gati dyfishin e pikëve të skuadrës durrsake. Ndonëse pritej një përballje më e fortë, pasi luanin dy ekipet më të mira, në fushë Teuta thuajse ishte inekzistente.
    Plot 11 basketbollistë të Besëlidhjes shënuan në koshin durrsak, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Grazhdani me 21 pikë e Garrick me 20 pikë ishin dy shënuesit më të mirë, ndërsa Teuta luajti pa nerv dhe dëshirë.
    Meshkuj-Finalet play off
    Nd.1, Besëlidhja – Teuta, 132-68 (1-0)
    28/4, Teuta – Besëlidhja, 18:00
    01/5, Besëlidhja – Teuta, 18:00

  • Tirana dominon në tapet, mundësit bardheblu shpallen fitues të Kupës së Shqipërisë

    Tirana dominon në tapet, mundësit bardheblu shpallen fitues të Kupës së Shqipërisë

    Në sallën sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet u zhvillua Kupa e Shqipërisë në sportin e mundjes, eventi i radhës organizuar nga Federata Shqiptare e Mundjes.
    Një aktivitet ku morën pjesë mundësit më të mirë, ku dominimi i mundësve të Tiranës ishte i madh.
    Mundësit bardheblu u shpallën fitues të këtij turneu në të dyja stilet, duke fituar edhe kupën. Kevin Kupi dhe Marjus Malko u shpallën dy sportistët më të mirë në stilet respektive.
    Mundësi Islam Dudaev, që nuk garoi në Europianin e dy javëve më parë, për shkak të problemeve shëndetësore, vendosi të garojë në këtë turne, duke fituar në peshën 74kg.
    Fitues, stili greko-romak
    55kg, Rigels Tafa (Tirana)
    60kg, Bajram Sina (Tirana)
    63kg, Ergi Uku (Tirana)
    67kg, Ardit Zeneli (Tirana)
    72kg, Emiljano Tafa (Tirana)
    77kg, Klodian Shehu (Tirana)
    82kg, Kevin Kupi (Tirana)
    87kg, Kelsi Nelaj (Flamurtari)
    97kg, Julian Shehu (Tirana)
    130kg, Griseld Kodra (Besëlidhja)
    Mundësi më i mirë: Kevin Kupi
    Renditja ekipore: Tirana 200 pikë, Besëlidhja 45 pikë, Flamurtari 25 pikë.
    Fitues, stili i lirë
    57kg, Ervis Bardhi (Tirana)
    61kg, Ajndi Kryeziu (Tirana)
    65kg, Endrio Avdyli (Teuta)
    70kg, Imirjan Rabdishti (Teuta)
    74kg, Islam Dudaev (Tirana)
    79kg, Elmaz Kryeziu (Tirana)
    86kg, Orges Lila (Tirana)
    92kg, Marjus Malko (Teuta)
    97kg, Albin Peposhi (Teuta)
    125kg, Paris Kerepi (Tirana)
    Mundësi më i mirë: Marjus Malko
    Renditja ekipore: Tirana 210 pikë, Teuta 160 pikë, Jonas Wrestling 135 pikë.

  • Teuta finalistja e dytë, eliminon Apoloninë dhe sfidon Besëlidhjen për titullin kampion

    Teuta finalistja e dytë, eliminon Apoloninë dhe sfidon Besëlidhjen për titullin kampion

    Teuta është skuadra e dytë finaliste e play off-it në basketboll për meshkuj. Në gjysmëfinalen e katërt luajtur në Fier, skuadra durrsake fitoi 69-66 ndaj Apolonisë.
    Falë këtij suksesi, Teuta arriti të mundë 3-1 me ndeshje rivalët fierakë, duke dalë në finale, ku prej disa ditësh është kualifikua Besëlidhja (mundi 3-0 me ndeshje Vllazninë).
    Ndeshja e luajtur në Fier ishte mjaft e fortë, e dueluar deri në fund. 20 minutat e para mbyllen në barazim 37-37, por në periodën e tretë vjen shkëputja e miqve.
    Teuta udhëheq 60-54 pas përfundimit të cerekut të tretë, avantazh që e ruan deri në fund, pavarësisht përpjekjeve që bëjnë lojtarët e Apolonisë.
    Morton me 19 pikë e Powell me 18 pikë ishin dy më të mirët për durrsakët, ndërsa për Apoloninë u dallua Kaboza me 16 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.
    Gjysmëfinale-Meshkuj
    Nd.1, Teuta – Apolonia, 83-82
    Nd.1, Besëlidhja – Vllaznia, 78-65
    Nd.2, Apolonia – Teuta, 83-71
    Nd.2, Vllaznia – Besëlidhja, 74-92
    Nd.3, Teuta – Apolonia, 82-81
    Nd.3, Besëlidhja – Vllaznia, 95-79 (3-0)
    Nd.4, Apolonia – Teuta, 66-69 (1-3)