Tag: teuta

  • Përballja ndaj Llapit, Teuta barazon në miqësore

    Përballja ndaj Llapit, Teuta barazon në miqësore

    Teuta e Enkeleid Dobit, zhvilloi pasditen e sotme testin e dytë miqësor, në qytetin e Ohrit, ku është duke kryer fazën përgatitore në prag të sezonit të ri futbollistik. Durrsakët nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 ndaj skuadrës së Llapit në përballjen që startoi në orën 18:00.
    Kjo ishte miqësorja e dytë për Teutën, pas asaj ndaj Makedonija GP ku “Djemtë e Detit” triumfuan me rezultatin 1 me 2. 

    Në ditët në vijim gjatë qëndrimit në Ohër, durrsakët pritet të zhvillojnë të tjera teste miqësore.

  • Një sulmues peruan te Teuta

    Një sulmues peruan te Teuta

    Teuta me presidencë të dhe staf teknik të ri, figuron aktive në këtë sesion vere të merkatos. Klubi durrsak njofton se ka siguruar shërbimet e sulmuesit peruan Sebastian Gonzales Zela.

    Njoftimi i Teutës:

    KF Teuta njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin peruan Sebastian Gonzales Zela, i cili është tashmë zyrtarisht pjesë e skuadrës blu. Lojtari është prezantuar ditën e sotme dhe ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me ekipin nën drejtimin e trajnerit Enkeleid Dobi.

    I lindur më 6 dhjetor 1999, Gonzales vjen nga skuadra peruane Comerciantes Unidos, ku gjatë sezonit të fundit ka regjistruar 15 paraqitje, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 3 asistime. Ai gjithashtu ka qen pjesë e përfaqësueses U23 të Perusë, çka dëshmon për cilësitë e tij në nivel ndërkombëtar.

    Me një gjatësi prej 1.86 metrash dhe me pozicion natyral si qendërsulmues, Gonzales pritet të shtojë më shumë alternativë dhe cilësi në repartin ofensiv të Teutës. Klubi beson se afrimi i tij do të jetë një vlerë e shtuar për formacionin dhe objektivat e sezonit të ri.

    Vazhdo leximin

  • Teuta përforcohet në merkato, nënshkruan me një emër të njohur të Superiores

    Teuta përforcohet në merkato, nënshkruan me një emër të njohur të Superiores

    Teuta ndërhyn në merkato. Klubi durrsak ka zyrtarizuar së fundmi transferimin e mbrojtësit Albi Doka.  Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Doka ka luajtur për Skënderbun dhe Tiranën.
    Postimi:

    KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e lojtarit Albi Doka, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për sezonin e ardhshëm. Klubi ka firmosur sot marrëveshjen me lojtarin, i cili do të forcojë repartin e mbrojtes dhe do të jetë një element i rëndësishëm në objektivat tona për sezonin e ri. Doka i bashkohet “bluve” me përvojën dhe kualitetin e tij, dhe jemi të bindur se do të japë një kontribut të çmuar në fushën e lojës. I urojmë mirëseardhjen në Durrës dhe shumë suksese me fanellën e Teutës!

  • Teuta lë Durrësin për fazën përgatitore, tregon axhendën e ndeshjeve miqësore

    Teuta lë Durrësin për fazën përgatitore, tregon axhendën e ndeshjeve miqësore

    Teuta ka filluar projektin e ri me presidentin Fatos Troplini. Për këtë sezon u preferua që faza përgatitore të zhvillohet në Ohër.
    Ky destinacion është preferuar shpesh herë nga ekipet shqiptare në vitet e fundit. Tashmë është publikuar edhe axhenda e sfidave miqësore.

    Do të luhen tre takime. Ndaj Makedonijës, kundër Llapit dhe përballë Vorës. Datat janë respektivisht 18, 21 dhe 24 korrik.

  • Çfarë ndodhi? KPA shkarkon përfundimisht gjyqtaren e njohur (Emri)

    Çfarë ndodhi? KPA shkarkon përfundimisht gjyqtaren e njohur (Emri)

    Gjyqtarja e Tiranës, Teuta Hoxha është larguar përfundimisht nga drejtësia.

    KPA la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke përjashtuar për 15 vitet e ardhshme gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Teuta Hoxha.
    Trupa gjykuese e përbërë me kryesuese Albana Shtyllën, vlerësoi si të drejtë vendimin e KPK-së, i marrë më 22 nëntor 2022 dhe i ankimuar nga ish-magjistratja.
    Motivi i shkarkimit të Hoxhës ishte çështja e pasurisë, teksa KPK i kishte refuzuar kërkesën që të hapte një proces për shtyllat e profesionalizmit dhe karrierës.
    Problemet kryesore që u evidentuan nga Komision i kishin të bënin me pamundësi të vërtetimit të burimeve për një apartament në përdorim në Tiranë, në pronësi të babait të bashkëshortit, një apartament në Golem, të një zyre dhe të dy automjeteve.
    Po ashtu, u konstatua gjykimi i tre çështjeve në kushtet e konfliktit të interesit. Hoxha i kundërshtoi gjetjet e Komisionit dhe kërkoi çeljen e hetimit për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, kërkesë që nuk u pranua.

  • Integriteti i KPA-së në provë, a do të lërë në fuqi shkarkimin e drejtë të Teuta Hoxhës?!

    Integriteti i KPA-së në provë, a do të lërë në fuqi shkarkimin e drejtë të Teuta Hoxhës?!

    Teuta Hoxha

    TIRANË-Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të vihet në një provë integriteti sot, në orën 10:00, kur do të gjykojë një nga gjyqtaret veterane të Gjykatës së Tiranës. Teuta Hoxha është shkarkuar me të drejtë nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më datë 22 nëntor 2022, për një mori shkeljesh, që nga pasuria e pajustifikuar e deri te konflikti i interesit në gjykimin e disa çështjeve.
    Burime nga organet e Vetingut i thanë redaksisë së VoxNews se Hoxha, bashkëshorti i saj avokat apo edhe kunati i saj biznesmen, kanë tentuar dhe kanë premtuar që nëse e afërmja e tyre e kalon Vetingun, çdo person do të shpërblehet. Indiciet janë të forta për një mori njerëzish që janë angazhuar për Teuta Hoxhën, ku krahas familjarëve, në lëvizje janë vënë edhe palë të treta, ato që kanë interes që ajo të qëndrojë në Gjykatën e Tiranës. Përballë këtij fakti KPA do të vendosë nëse do të lërë në fuqi një vendim të drejtë apo të “njollosë” përfundimisht të gjithë sistemin. 
    KPA ka njoftuar në faqen e saj të internetit se “ditën e martë, më datë 8 korrik 2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 4/2023, datë 2 shkurt 2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Teuta Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 587, datë 22 nëntor 2022”. Sipas saj, trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga kryesuese Albana Shtylla dhe relatore Rezarta Schuetz. Anëtarë janë Ina Rama, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj. Padyshim emra të rëndë, që kanë vendosur deri më tani shkarkimin e dhjetëra gjyqtarëve, prokurorëve, apo ndihmësve ligjore. 
    Vendimi i shkarkimit
    Në vendim nuk ka asnjë paqartësi, pasi mes rreshtave është analizuar se gjyqtarja nuk justifikon qindra mijëra euro si dhe apartamente apo zyra. Madje, në vendim shkruhet se ajo ka gënjyer se ka qenë me qira, kur në fakt ka qëndruar te një apartament që e ka pasur në pronësi.
    “Në deklaratën Vetting subjekti ka deklaruar apartament me sipërfaqe 91 metër katrorë. Si pronar ka deklaruar babanë e bashkëshortit. Në disa deklarata vjetore nuk e kishte deklaruar përdorimin dhe në disa kishte deklaruar marrëdhënie qiraje dhe pagesë të qirasë” thuhet në vendim.

    Ndërkohë, në vendim shkruhet se familja e gjyqtares ka në pronësi edhe një apartament 57 metër katrorë në Golem, Kavajë. Apartamenti me këtë sipërfaqe është blerë për vetëm 2.1 milionë lekë. Gjyqtarja është justifikuar se çmimi u ul nga 30 mijë euro në 2.1 milionë lekë për shkak se bashkëshorti i saj, avokat, do të mbronte pronarin e pallatit në disa çështje gjyqësore.

    Ndërkohë, familja ka në pronësi edhe një zyrë me sipërfaqe 74.5 m2 në mes të Tiranës. Apartamenti është blerë për vlerën e rreth 9 milionë lekëve në vitin 2008. Vetingu i bëri një analizë të mirëfilltë financiare të ardhurave dhe kursimeve ku arriti në konkluzionin se ka një “pamundësi financiare për blerje apartamenti në vlerën e 6,355,782 lekë”.
    Për blerjen e apartamentit çifti ka deklaruar edhe kontrata huaje me disa biznesmenë dhe pronarë firmash. Këtu nis edhe konflikti i interesit, pasi këta biznesmenë kanë bërë padira në Gjykatën e Tiranës dhe i ka gjykuar pikërisht Teuta Hoxha.

    640 0 vendimi i kpk se per shkarkimin e drejte te gjyqtares teuta hoxha pamundesia e pasurise per zyren ne tirane 1751921107

    640 0 vendimi i kpk se per shkarkimin e drejte te gjyqtares teuta hoxha pamundesia e pasurise per apartamentin ne golem 1751921108

    640 0 vendimi i kpk se per shkarkimin e drejte te gjyqtares teuta hoxha pamundesia e pasurise per apartamentin ne golem2 1751921106

  • Teuta ka tani një president të ri, Hasanbelliun e zëvendëson Troplini, trajner emërohet Dobi

    Teuta ka tani një president të ri, Hasanbelliun e zëvendëson Troplini, trajner emërohet Dobi

    Adriatik BALLA
    Teuta ka bërë një ristrukturim të klubit, duke zgjedhur njerëzit drejtues për sezonin e ri. Pas përzgjedhjes së presidentit të ri, Fatos Troplini, dje klubi durrsak i dha drejtim krejt hierakisë drejturese të ekipit. Kështu, klubi ka prezantuar zyrtarisht biznesmenin Fatos Troplini si presidentin e ri të klubit, Enkeleid Dobin në postin e trajnerit dhe Renato Arapin si drejtor sportiv. Largimi i Edmond Hasanbelliut nga drejtimi i klubit ka sjellë një strukturë të re në drejtimin e ekipit. Në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të hënë, Fatos Troplini mori zyrtarisht drejtimin e klubit si president. “Me përvojën dhe angazhimin e tij, z. Troplini synon të rikthejë lavdinë e dikurshme të klubit dhe ta udhëheqë Teutën drejt një faze të re suksesi”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
    Dobi trajneri i ri i skuadrës
    Një rikthim i veçantë është ai i Enkeleid Dobit, i cili kthehet pas 28 vitesh në Durrës, këtë herë si trajner i ekipit. i njohur për përvojën e tij në Poloni dhe si ish-trajner i Kukësit, Dobi do të ketë detyrën e vështirë të ndërtojë një ekip konkurrues, në bashkëpunim të ngushtë me drejtorin sportiv Renato Arapi, i cili gjithashtu është rikthyer në klubin durrsak. Në deklaratën e tij, presidenti Troplini theksoi motivimin personal pas marrjes së drejtimit të Teutës: “E mora ekipin nga pasioni. Synojmë të jemi mes ekipeve pretendentë dhe të rikthejmë tifozët në stadium.” Nga ana tjetër, trajneri Dobi foli për rikthimin në qytetin e tij të lindjes dhe sfidën që ka përpara: “Është privilegj dhe kënaqësi më e madhe sesa mund ta përshkruaj. Pritshmëritë janë të mëdha dhe puna që na pret është e rëndësishme. Nuk kemi shkop magjik, por me përkushtim do të përpiqemi ta kthejmë këtë projekt në realitet”, nënvizoi ai.
    Teuta dëshiron një kapitull të ri
    Me këtë riorganizim, ku ka emra të rinbj, Teuta synon një kapitull të ri, me ambicie për të qenë sërish në elitën e futbollit shqiptar. “KF Teuta ka hyrë në një etapë të re zhvillimi, duke prezantuar sot zyrtarisht presidentin dhe stafin e ri administrativ në një konferencë për shtyp të mbajtur në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”. Ky riorganizim shënon një hap të rëndësishëm drejt një vizioni të ri për klubin durrsak. Në qendër të këtij ndryshimi qëndron emërimi i z. Fatos Troplini si President i ri i KF Teutës. Me përvojën dhe angazhimin e tij, z. Troplini synon të rikthejë lavdinë e dikurshme të klubit dhe ta udhëheqë drejt një faze të re suksesi. Në aspektin sportiv, Enkeleid Dobi është emëruar si strategu i ri i ekipit, duke marrë përgjegjësinë për ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe me identitet të qartë. Dobi sjell me vete një eksperiencë të pasur dhe një vizion modern për drejtimin e ekipit.
    Arapi drejtor sportiv
    Po ashtu, një figurë e njohur për të gjithë tifozët durrsakë, Renato Arapi, rikthehet në klub, kësaj here në rolin e Drejtorit Sportiv. Ish-kapiteni dhe lojtari emblemë i Teutës do të kontribuojë me profesionalizëm dhe njohuri të thella për strukturimin dhe zhvillimin e sektorit sportiv. KF Teuta i uron suksese stafit të ri në detyrat e tyre dhe siguron të gjithë tifozët se do të punohet me përkushtim dhe seriozitet për të rikthyer klubin në majat e futbollit shqiptar aty ku e ka vendin, falë historisë dhe traditës së tij të lavdishme”, sipas deklaratës së KF Teuta.

  • Nga presidenti te trajneri i ri i skuadrës, emërime të rëndësishme te Teuta

    Nga presidenti te trajneri i ri i skuadrës, emërime të rëndësishme te Teuta

    Emërime të rëndësishme te Teuta. Klubi durrsak ka zyrtarizuar së fundmi Fatos Troplinin si President, pas largimit të Edmond Hasanbelliut.
    Trajneri i ri i skuadrës është caktuar Enkeleid Dobi, i cili mbahet mend për faktin se ka drejtuar Kukësin.

    Pjesë e stafit të ri administrativ do jetë edhe Renato Arapi, me këtë të fundit që do ketë rolin e drejtorit sportiv.
     
    Postimi:
    KF Teuta prezanton presidentin dhe stafin e ri administrativ.
    Durrës, 7 Korrik 2025 – KF Teuta ka hyrë në një etapë të re zhvillimi, duke prezantuar sot zyrtarisht presidentin dhe stafin e ri administrativ në një konferencë për shtyp të mbajtur në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”. Ky riorganizim shënon një hap të rëndësishëm drejt një vizioni të ri për klubin durrsak.
    Në qendër të këtij ndryshimi qëndron emërimi i z. Fatos Troplini si President i ri i KF Teutës. Me përvojën dhe angazhimin e tij, z. Troplini synon të rikthejë lavdinë e dikurshme të klubit dhe ta udhëheqë drejt një faze të re suksesi.
    Në aspektin sportiv, Enkeleid Dobi është emëruar si strategu i ri i ekipit, duke marrë përgjegjësinë për ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe me identitet të qartë. Dobi sjell me vete një eksperiencë të pasur dhe një vizion modern për drejtimin e ekipit.
    Po ashtu, një figurë e njohur për të gjithë tifozët durrsakë, Renato Arapi, rikthehet në klub, kësaj here në rolin e Drejtorit Sportiv. Ish-kapiteni dhe lojtari emblemë i Teutës do të kontribuojë me profesionalizëm dhe njohuri të thella për strukturimin dhe zhvillimin e sektorit sportiv.
    KF Teuta i uron suksese stafit të ri në detyrat e tyre dhe siguron të gjithë tifozët se do të punohet me përkushtim dhe seriozitet për të rikthyer klubin në majat e futbollit shqiptar aty ku e ka vendin, falë historisë dhe traditës së tij të lavdishme.

     

  • Teuta i prezanton të gjithë, klubi në duart e Troplinit

    Teuta i prezanton të gjithë, klubi në duart e Troplinit

    Ndryshimet rrënjësore që ndoqën klubin e Teutës pas përfundimit të sezonit të shkuar futbollistk kanë marrë përgjigje zyrtare sot. Pas Edmond Hasanbelliut të dorëhequr ditë më parë, president i ri do të jetë biznesmeni Fatos Troplini. Paralelisht klubi njofton se Renato Arapi do të jetë drejtor sportiv ndërsa Enkeleid Dobi do të mbajë detyrën e trajnerit.

    Klubi shkruan:

    KF Teuta prezanton presidentin dhe stafin e ri administrativ.

    Durrës, 7 Korrik 2025 – KF Teuta ka hyrë në një etapë të re zhvillimi, duke prezantuar sot zyrtarisht presidentin dhe stafin e ri administrativ në një konferencë për shtyp të mbajtur në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”. Ky riorganizim shënon një hap të rëndësishëm drejt një vizioni të ri për klubin durrsak.

    Në qendër të këtij ndryshimi qëndron emërimi i z. Fatos Troplini si President i ri i KF Teutës. Me përvojën dhe angazhimin e tij, z. Troplini synon të rikthejë lavdinë e dikurshme të klubit dhe ta udhëheqë drejt një faze të re suksesi.

    Në aspektin sportiv, Enkeleid Dobi është emëruar si strategu i ri i ekipit, duke marrë përgjegjësinë për ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe me identitet të qartë. Dobi sjell me vete një eksperiencë të pasur dhe një vizion modern për drejtimin e ekipit.

    Po ashtu, një figurë e njohur për të gjithë tifozët durrsakë, Renato Arapi, rikthehet në klub, kësaj here në rolin e Drejtorit Sportiv. Ish-kapiteni dhe lojtari emblemë i Teutës do të kontribuojë me profesionalizëm dhe njohuri të thella për strukturimin dhe zhvillimin e sektorit sportiv.

    KF Teuta i uron suksese stafit të ri në detyrat e tyre dhe siguron të gjithë tifozët se do të punohet me përkushtim dhe seriozitet për të rikthyer klubin në majat e futbollit shqiptar aty ku e ka vendin, falë historisë dhe traditës së tij të lavdishme

    Vazhdo leximin

  • Çfarë po ndodh tek Teuta?/ Ekipi ndryshon gjithçka, prezanton presidentin, trajnerin dhe drejtorin e ri

    Çfarë po ndodh tek Teuta?/ Ekipi ndryshon gjithçka, prezanton presidentin, trajnerin dhe drejtorin e ri

    Klubi i Teutës ka hyrë në një fazë të re ndryshimesh, duke prezantuar zyrtarisht biznesmenin Fatos Troplini si presidentin e ri të klubit, Enkeleid Dobin në postin e trajnerit dhe Renato Arapin si drejtor sportiv.

    Largimi i Edmond Hasanbelliut nga drejtimi i klubit ka sjellë një strukturë të re në drejtimin e ekipit.Në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të hënë, Fatos Troplini mori zyrtarisht drejtimin e klubit si president. “Me përvojën dhe angazhimin e tij, z. Troplini synon të rikthejë lavdinë e dikurshme të klubit dhe ta udhëheqë Teutën drejt një faze të re suksesi”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
    Një rikthim i veçantë është ai i Enkeleid Dobit, i cili kthehet pas 28 vitesh në Durrës, këtë herë si trajner i ekipit. I njohur për përvojën e tij në Poloni dhe si ish-trajner i Kukësit, Dobi do të ketë detyrën e vështirë të ndërtojë një ekip konkurrues, në bashkëpunim të ngushtë me drejtorin sportiv Renato Arapi, i cili gjithashtu është rikthyer në klubin durrsak.
    Në deklaratën e tij, presidenti Troplini theksoi motivimin personal pas marrjes së drejtimit të Teutës:
    “E mora ekipin nga pasioni. Synojmë të jemi mes ekipeve pretendentë dhe të rikthejmë tifozët në stadium.”
    Nga ana tjetër, trajneri Dobi foli për rikthimin në qytetin e tij të lindjes dhe sfidën që ka përpara:
    “Është privilegj dhe kënaqësi më e madhe sesa mund ta përshkruaj. Pritshmëritë janë të mëdha dhe puna që na pret është e rëndësishme. Nuk kemi shkop magjik, por me përkushtim do të përpiqemi ta kthejmë këtë projekt në realitet.”
    Me këtë riorganizim të plotë në drejtim, Teuta synon një kapitull të ri, me ambicie për të qenë sërish në elitën e futbollit shqiptar.
    “KF Teuta ka hyrë në një etapë të re zhvillimi, duke prezantuar sot zyrtarisht presidentin dhe stafin e ri administrativ në një konferencë për shtyp të mbajtur në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”. Ky riorganizim shënon një hap të rëndësishëm drejt një vizioni të ri për klubin durrsak.
    Në qendër të këtij ndryshimi qëndron emërimi i z. Fatos Troplini si President i ri i KF Teutës. Me përvojën dhe angazhimin e tij, z. Troplini synon të rikthejë lavdinë e dikurshme të klubit dhe ta udhëheqë drejt një faze të re suksesi.
    Në aspektin sportiv, Enkeleid Dobi është emëruar si strategu i ri i ekipit, duke marrë përgjegjësinë për ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe me identitet të qartë. Dobi sjell me vete një eksperiencë të pasur dhe një vizion modern për drejtimin e ekipit.
    Po ashtu, një figurë e njohur për të gjithë tifozët durrsakë, Renato Arapi, rikthehet në klub, kësaj here në rolin e Drejtorit Sportiv. Ish-kapiteni dhe lojtari emblemë i Teutës do të kontribuojë me profesionalizëm dhe njohuri të thella për strukturimin dhe zhvillimin e sektorit sportiv.
    KF Teuta i uron suksese stafit të ri në detyrat e tyre dhe siguron të gjithë tifozët se do të punohet me përkushtim dhe seriozitet për të rikthyer klubin në majat e futbollit shqiptar aty ku e ka vendin, falë historisë dhe traditës së tij të lavdishme”, sipas deklaratës së KF Teuta.