Është rikthyer sot Superliga në basketboll për meshkuj (java 8) pas ndeshjeve të kombëtares dhe Besëlidhja kampione fiton thellë 94-47 ndaj Vllaznisë, duke qëndruar e pamposhtur. Suksesi i 8-të për kampionët në po kaq takime të luajtura, duke dominuar në fushë, ndeshje ku u dallua kolektiviteti (5 lojtarë mbi 10 pikë).
Pa shumë vështirësi fiton edhe Teuta, që në fushën e saj mundi 90-71 Fieri Basket. Skuadra durrsake u shkëput 28-8 që në periodën e parë dhe e ruajti këtë avantazh deri në fund. Memcaj me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, ndërsa 27 pikët e Picard për fierakët mbetën për statistikë.
Fitoren e parë në kampionat korri Pogradeci, që mundi 93-74 në Vlorë skuadrën e Flamurtarit. Një përballje mes dy ekipeve më të dobta në renditje, por në fund liqenorët (Taylor 30 pikë e 13 rebound) arritën të dalin fitues dhe marrin suksesin e shumëpritur, ndërsa vlonjatët janë ende në fund.
Apolonia qëndron në vendin e dytë pas fitores 111-80 në fushën e Elbasanit, duke u rikthyer te suksesi. Edhe pse vendasit e nisën mirë ndeshjen, shpejt miqtë nga Fieri marrin frenat e lojës në dorë, duke u shkëputur e merituar fitoren. Quincy me 26 pikë u dallua për Apoloninë, mbështetur edhe nga Campbell me 22 pikë.
Superliga-Meshkuj, Java e 8-të
Elbasani – Apolonia, 80-111
Vllaznia – Besëlidhja, 47-94
Teuta – Fieri Basket, 90-71
Flamurtari – Pogradeci, 74-93
Kamza Basket – Skënderbeu, 7 dhjetor
Tirana – Partizani, 7 dhjetor
Renditja: Besëlidhja 16 pikë, Apolonia 15 pikë, Teuta 14 pikë, Tirana 13 pikë, Vllaznia 13 pikë, Kamza Basket 11 pikë, Skënderbeu 11 pikë, Fieri Basket 10 pikë, Elbasani 10 pikë, Pogradeci 9 pikë, Partizani 8 pikë, Flamurtari 7 pikë.
Tag: teuta
-

Besëlidhja dominon Superligën, fitore për Apoloninë e Teutën, suksesi i parë për Pogradecin
-

Legjenda: Mbretëresha Teutë u hodh nga shkëmbi për të mos u dorëzuar!
Pas mposhtjes së Kartagjenës në Luftën e Parë Kartagjenase, në vitin 241 para Krishtit, Republika e Romës u shndërrua në një fuqi detare dominuese në Mesdhe.
Megjithëkëtë, kontrolli i deteve nga Roma nuk ishte absolut. Në lindje të Italisë, një tjetër fuqi ishte në rritje. Kjo ishte mbretëria ardiane, e udhëhequr nga një fis ilir që nisi të kërcënojë rrugët tregtare të Romës, të cilat përshkonin mespërmes Adriatikun. Në krye të kësaj mbretërie ishte Mbretëresha shumë e zonja, Teuta.
Teuta ishte bashkëshortja e Agronit, një mbret në mbretërinë Ardiane. Ishte nën udhëheqjen e Agronit që mbretëria e Ardianëve u bë një forcë për t’u marrë në konsideratë. Sipas shkrimtarit romak, Apiani i Aleksandrisë, Agroni e kishte zgjeruar mbretërinë e tij duke përfshirë një pjesë të Epirit, si dhe Korfuzin, Epidamnin dhe Farin. Përtej kësaj, flotës së Agronit i trembeshin shumë në Detin Adriatik.
Në vitin 231 para Krishtit, Agroni vdiq papritur, pas një fitoreje ndaj Etolianëve.
Sipas historianit grek, Polibit, “Mbreti Agron, kur flotilja u rikthye dhe oficerët e tij i dhanë një rrëfim të betejës, ishte kaq i lumtur prej mendimit që kishin mposhtur Etolianët, që në atë kohë ishin populli më krenar, saqë i hyri festave dhe teprimeve të tjera, nga të cilat ra në një pleurit. Jeta e tij mori fund brenda pak ditësh”.
Si trashëgimtar i Agronit, Pini, ishte thjeshtë fëmijë kur vdiq mbreti, kështu që mbretëria Ardiane u udhëhoq nga Teuta, e cila vepronte si mbretëreshë deri kur mbreti i ri të ishte në moshën e duhur. Ndonëse Teuta vazhdoi me politikën ekspansioniste të bashkëshortit të saj të ndjerë, veprimet e saj janë përshkruar në një dritë negative nga Polibi. Ndonëse, kjo mund të ketë qenë një pikëpamje e njëanshme, duke patur parasysh fokusin e tij në historiografinë romake.
Sipas Polibit, Teuta kishte një “dritëshkurtësi prej gruaje” dhe se ajo “nuk mund të shihte asgjë tjetër përveç suksesit aktual, dhe as nuk hidhte sytë se çfarë ndodhte gjetkë”. Polibi përmend gjithashtu se Teuta mbështeste praktikën ilire të piraterisë, dhe plaçkiste pa dallim fqinjët e saj, pasi komandantët ishin udhëzuar që t’i trajtonin të gjithë si armiq.
Ishin këta sulme piraterie që më pas do e shtynin Romën që t’i shpallte luftë Teutës. Senati Romak fillimisht i kishte injoruar ankesat kundër ilirëve nga tregtarët që lundronin në Adriatik. Megjithatë, teksa numri i ankesave u rrit, Senati u detyrua të ndërhyjë. Romakët fillimisht përdorën diplomacinë, dhe dërguan njerëz në oborrin e Teutës. Burimet e lashtësisë regjistrojnë se Teuta nuk ishte aspak e kënaqur me të dërguarit romakë, dhe nuk ishte e arsyeshme në bisedimet me ta. Më e keqja, ishte shkelur edhe imuniteti diplomatik i këtyre të dërguarve. Polibi shkruan se një prej tyre u vra teksa përgatitej të nisej për në Romë, ndërkohë që Cassius Dio përmend se disa të dërguar u vranë, e të tjerë u burgosën.
Kur lajmi për këto mbërriti në Romë, romakët u zemëruar, dhe i shpallën luftë Teutës. Një flotë me 200 anije u përgatit për pushtimin, bashkë me një ushtri për në tokë. Shënjestra e parë e flotës romake ishte ishulli i Korfuzit, që e mbante Demetri, i cili ishte gjithashtu guvernator i Farit. Në rrëfimet si të Apianit edhe të Polibit, Demetri thuhet se i tradhëtoi ilirët duke dorëzuar Korfuzin dhe Farin tek romakët.
Megjithatë, sipas Cassius Dios, ishte vetë Teuta që kishte dërguar Demetrin të dorëzonte Korfuzin tek romakët, në këmbim të një armëpushimi. Por, menjëherë pas armëpushimit, Teuta sulmoi Epidamnin dhe Apolloninë, duke i detyruar romakët të ndërhyjnë sërish. Më pas, Demetri do të transferonte besnikërinë e tij tek romakët, si rezultat i kapriçove të Mbretëreshës. Duke kuptuar se nuk i bënte dot ballë romakëve, Teuta u dorëzua në vitin 227 para Krishtit. Sipas Polibit, Teuta “ra dakord të paguajë një haraç që ata vendosën, të hiqte dorë nga e gjithë Iliria përveç disa vendeve, si dhe premtoi të mos lundrojë përtej Lezhës me më shumë se dy anije të paarmatosura”.
Po kështu, Apiani përmend se Korfuzi, Fari, Isa, Epidamni dhe Atintani ilir u vunë nën kontrollin e romakëve. Pjesa e mbetur e perandorisë së Agronit ishte në duart e Pinit, mentori i ri i të cilit ishte Demetri. Ndonëse Teuta jetoi edhe për dy dekada, ekziston një legjendë që thotë se Teuta ishte hedhur nga një shkëmb në vend që t’u dorëzohej romakëve në Gjirin e Kotorit, aty ku sot është Mali i Zi.
Duke qenë se Risani është i vetmi qytet bregdetar i Malit të Zi pa traditë detare, thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të mallkimit të mbretëreshës ilire ndaj qytetit, përpara se të kryente vetëvrasje./Ancient History- bota.al
—————
Lexo edhe:
Teuta kryeneçe: Mbretëresha trime e Ilirëve
-

VIDEO/ Fiken dritat në “Niko Dovana”, çfarë “show” në Teuta-Elbasani!
Teuta dhe Elbasani përballen këtë mesjavë, në kuadër të Superiores. Përveç asaj që shihet në fushën e lojës, spikat një moment, teksa në “Niko Dovana” ikin dritat.
Në këto kushte, për të rifilluar sfida u desh që lojtarët të prisnin 6 minuta. Teuta-Elbasani shkon për llogari të javës së 14-të. -

VIDEO/ Spektakël pa gola te Teuta-Elbasani, Partizani merr 3 pikë
Këtë të mërkurë u luajtën disa nga ndeshjet e javës së 14-të të Superiores. Barazim pa gola mes Teutës dhe Elbasanit, me skuadrat që në fund ndanë pikët. Në pjesën e parë pati disa raste, por mungoi finalizimi.
Në fillimin e pjesës së dytë, në “Niko Dovana” u fikën dritat dhe për rifillimin e sfidës u deshën të kalonin 6 minuta për rregullimin e sistemit të ndriçimit.Në kohën shtesë, durrsakët reklamuan penallti për një prekje me dorë, por nuk ishte në të njëjtin mendim arbitri.
Në takimin tjetër, Partizani fitoi 1-0 ndaj Bylis, duke marrë 3 pikë të rëndësishme.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

VIDEO/ Teuta-Elbasani, spektakël pa gola, ja si rënditen skuadrat
Këtë të mërkurë u luajtën disa nga ndeshjet e javës së 14-të të Superiores. Barazim pa gola mes Teutës dhe Elbasanit, me skuadrat që në fund ndanë pikët. Në pjesën e parë pati disa raste, por mungoi finalizimi.
Në fillimin e pjesës së dytë, në “Niko Dovana” u fikën dritat dhe për rifillimin e sfidës u deshën të kalonin 6 minuta për rregullimin e sistemit të ndriçimit.Në kohën shtesë, durrsakët reklamuan penallti për një prekje me dorë, por nuk ishte në të njëjtin mendim arbitri.
Në takimin tjetër, Partizani fitoi 1-0 ndaj Bylis, duke marrë 3 pikë të rëndësishme. -

Dinamo-Tirana premton spektakël, Teuta e Partizani për vazhdimësinë
Përgatitit: Erga Kenga
Java e 14-të do të zhvillohet në dy ditë. Sot në program tre takime ndërsa nesër, ky raund, mbyllet me dy ndeshjet e tjera të orës 16:30.
Këtë mbrëmje me fillim orën 19:30 ka një derbi. Ai takon kryeqytetit teksa përballë në “Air Albania” do të jenë Dinamo- Tirana. Blutë e Dajës vijnë pas katër ndeshjeve pa fitore dhe kjo situatë e ka rënduar disi klasifikimin e tyre duke e spostuar skuadrën në vendin e 5-të provizor. Për Tiranën këmbanat e alarmit në fund të rëndtjes mbeten sa intriguese aq dhe alarmante. Për ekipin e Ardian Nuhiut vetëm fitorja vlen.
Sigurisht xhiro e 14-të do të paraprrihet nga dy sfidat e orës 16:30 Teuta- AF Elbasani dhe Partizani- Bylis. Te ndeshja e “Niko Dovana”-s pritet betejë e bukur sportive. Merita i takon paraprakisht ‘djemëve të detit” pasi ecuria e tyre në javët e fundit i ka ngjitur në zonën ‘Final Four’ ndërsa një fitore eventuale do ta vendoste skuadrën e Dobit një pikë larg verdhebluve elbasanas.
Në “Arena e Demave” një duel me pritshmëri të lartë. Dy skuadrat e “kuqe” do të masin forcat në kryeqytet me objekvin për të marrë tri pikë. Në fakt, Partizani mbetet te misioni i vazhdimësisë me qëllimin e qartë; të mposhtë një rival direkt për zonën e gjysmës së dytë të tabelës. Një fitore dhe 3 barazime e kanë rritur në pikë ekipin e Kërnajës por kjo nuk mjafton dhe aq për një klub me aq histori. Vetëm tetë gola të shënuar në 13 javë, fare pak për të kuqtë pritës.
Nesër Vora- Vllaznia në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Edhe pse u tha se klubi debutues nga periferia e Tiranës do të rikthehej te stadiumi i tij i rikonstruktuar, diçka e tilë nuk do mund të ndodhë këtë javë.
Sikundër me Partizanin (java e 10) e Teutën (java e 12) vorakët sfidat e tyre i luajtën në fushat e kundërshtarit edhe përballë Vllaznisë do të luhet në Shodër.
Ndërkohë po të enjten Egnatia pret Flamurtarin në Rrogozhinë. Qëllimet janë të njejta. Egnatia për të konsoliduar kreun ndërsa vlonjatët në kërkim të pikëve që e afrojnë me zonën e shpëtimit. Dje trajneri Tetova kreu një ndërhyrje të suksesëshme në zemër (te spitali Hygea në Tiranë). Një motiv më shumë për vendasit e kreut drejt suksesit.
Java e 14-të: (3 dhe 4 dhjetor 2025)
Sot:
Teuta- AF Elbasani 16:30
Partizani- Bylis 16:30
Dinamo Siti- Tirana 19:30 (Air Albania’)
Të enjten:
Vora- Vllaznia (në Shkodër ora 16:30)
Egnatia- Flamurtari 16:30/ Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Teuta bën çudinë në Shkodër pas 8 vjetësh duke mundur Vllazninë, Elbasani barazon por merr kreun
Adriatik BALLA
Java e 13-të e “Abissnet Superiore” nisi ditën e djeshme me dy takimet e para të saj, ku padyshim fitorja e Teutës në Shkodër përballë Vllaznisë kryesuese ishte surpriza më e madhe jo vetëm e kësaj jave por ndoshta e këtyre xhirove të para të garës, duke befasuar jo vetëm vendasit por edhe opinionistët që nuk i jepnin shanse suksesi. Gjithsesi, durrsakët fitojnë 1-0 dhe sigurojnë tri pikë që i ngjisin për momentin në top-4 të renditjes, kurse Vllaznia, me humbjen e djeshme në shtëpi, zbret nga kryesimi dhe pëson një tronditje që mund të ndikojë në ecurinë e saj në garë. Teuta tregohet kështu e pashpirt ndaj saj, për më tepër durrsakët fitojnë në Shkodër pas 8 vjetësh. Ndeshja tjetër, ajo mes Elbasanit dhe Partizanit, u mbyll në barazim 0-0, një barazim që u dha të dy ekipeve nga një pikë por për Elbasanin mjaftoi që të marrë i vetëm kryesimin e Superiores.
Zhgënjen Vllaznia, shpërthen Teuta
Siç e theksuam më lart, Teuta u kthye të fitojë përsëri pas 8 vitesh në Shkodër ndaj Vllaznisë dhe e ka bërë këtë në një moment të rëndësishëm pasi kthen durrsakët fuqimisht në garë për vendin në katërshe, ndërsa i heq kreun shkodranëve. Në një ndeshje të luftuar, me pak raste për shënim e shumë ndalesa, diferencën e kanë bërë një gol në fund i Beshirajt. Por ka pasur edhe raste për diskutim dhe polemika të vazhdueshme për çdo faull, teksa është anuluar një gol që në start për durrsakët, ndërsa në fund kryesori iu nxori edhe një lojtar me të kuq para se të zëvendësohej.
Partizani dhe Elbasani vijojnë me barazimet
Nëse vëmendja dje ishte në Shkodër, ku surprizoi Teuta, dje duhej të ishte Elbasani që të fitonte në shtëpi përballë Partizanit, por kjo nuk ndodhi. Kjo jo vetëm për dobësinë e vendasve, por edhe për meritë të miqve. Tregues domethënës është se të dy ekipet janë “abonuar” me barazimet javët e fundit. Skuadrat prodhuan shumë pak raste flagrante për gol dhe nuk arritën ta gjejnë asnjëra. Ky është barazimi i dytë radhazi për Elbasanin pas asaj me Dinamon në javën e shkuar njësoj si për Partizanin i cili javën e kaluar ndali Vllazninë. Por barazimi ka mjaftuar për Elbasanin që të marrë kryesimin e Superiore si vetëm, të paktën përkohësisht. Sot do të luhen tri ndeshjet e tjera të javës së 13-të, që pritet të japin befasi në lojë e rezultat, por padyshim kryendeshja është ajo mes Tiranës dhe Egnatias, ku rrogozhinasit duan fitoren për të kapur kryesimin, kurse Tirana ndoshta ka shansin më ideal të bëjë kthesë e të marrë një fitore që mund të rriste moralin e grupit dhe t’i ikte sa është e mundur fundit ku ndodhet aktualisht.
Ndërpritet ndeshja në Korçë, shkak tifozi i sëmurë
Dueli i Kategorisë së Parë mes Skënderbeut dhe Lushnjës është ndërprerë për disa minuta. Arsyeja ishte gjendja shëndetësore e një tifozi, i cili u ndje keq në shkallët e stadiumit. Ekipet mjekësore ndërhynë menjëherë për t’i dhënë atij ndihmën e parë dhe e transportuan me urgjencë për në spital. -

Teuta e Dobit thyen mallkimin në Shkodër me golin e Beshirajt, Vllaznia totalisht në hije. Edi Martini e pranon: “Nuk jemi fare mirë…”
28 Nëntor 2025
21:48
Telesport
Teuta ka shënuar sonte një rezultat shumë të rëndësishëm duke fituar në Shkodër, aty ku nuk fitonte prej 8 vitësh dhe ka arritur ta bëjë këtë me një gol te Beshirajt i cili gjithashtu i kishte shënuar më parë Vllaznisë së Edi Martinit. E teksa te kuqeblutë kjo humbje është e para në shtëpi këtë sezon, gjithashtu duhet theksuar se shkëlqimi ka humbur disi në javët e fundit dhe që pas ndeshjes në Rrogozhinë ndaj Egnatias, ku pjesën e dytë sidomos u pa një rënie fizike. Ajo rënie fizike e lojtarëve kyç të cilët pas dëmtimeve dhe problemeve fizike spo japin më të mirën.
Teuta e Dobit, që e nisi me probleme sezonin dhe me një skuadër krejtësisht të riformatuar, po rritet dita ditës dhe puna po shpërblehet. Sonte, një fitore që i rrit shanset e final four dhe që i fut Djemtë e Detit në një pjesë të bukur të sezonit. Një ndeshje ku erdhi edhe një gol i anuluar me VAR (për faull ndaj portierit) por edhe dy kartonë të kuq, ndaj lojtarit Fadairo por edhe drejtorit sportiv Renato Arapi.
Kuqeblutë edhe pse me një lojtar më shumë për gati 10 minuta, nuk arritë të gjenin golin që të shmangnin humbjen. Sakaq, Bismark i rikthyer nga demtimi i gjate u ridemtua serish…
Humbje e cila u komentua nga trajneri Edi Martini si një “zhgënjim, pasi nëse nuk e fiton dot nuk duhet ta humbësh dhe u goditëm në kundërsulm. Nuk jemi në terezi prej 2-3 javësh dhe disa lojtarë pas dëmtimeve nuk janë në formë. Nuk e mendoja kurrë fitoren e Teutës, maksimumi barazimin në fushën tonë. Por, spo kalojmë moment të mirë dhe duhet të ndryshojmë pak”. -

Teuta befason Vllazninë në Shkodër, Elbasani nuk përfiton
Vllaznia- Teuta 0-1 (Beshiraj 84′)
AF Elbasani- Partizani 0-0
Dy ndeshjet e sotme për javën e 13 Abissnet Superiore përballen dy skuadrat e kreut Vllazninë dhe Elbasanin me dy rivalë dinjitozë respektisht Teutën dhe Partizanin.
Vazhdo leximin
-

Kryesueset pritëse, java e 13-të starton me dy supersfida
AF Elbasani- Partizani dhe Vllaznia- Teuta janë dy ndeshejt e para të javës së 13-të Abissnet Superiore. Të dyja takimet nisin në orën 18:00 me të veçantën që si elbasanasit ashtu dhe shkodranët jo vetëm janë në krye me pikë të barabarta por dhe pritës në Elbasan e Shkodër.
Elbasani do të vuajë mungesën e Tsague (kartonë) ndërsa i rikthehet kapiteni Lulaj. në anën tjetër Partizani i cili u mund fazën e parë nga verdheblutë 1-0 ka shumë dilema për formacionin. Edhe pse Atanaskoski e Kontreares rikthehen me gjasë ata mund ta nisin nga stoli. megjithatë te të kuqtë Kërnaja ka aplikuar formacione të ndyshme dhe gjithëçka mund të ngjasë.
Në Shkodër, Vllaznia e gjitha në ‘sulm’ për tri pikët e radhës. Ndalesa me të kuqtë javën e kaluar e ka ndalur disi hovin e kuqebulve ndërsa përballë Teutës sot pritet të jetë sulmuese që nga starti. Mungesat e Krymit dhe Salës janë thelbësore paçka se Martini ka grupin e zgjëruar dhe se alternativat nuk mungojnë.
Ndërkohë Teuta është kthyer te lojrat e mira. Dobi me të tijtë ka treguar se di të befasojë edhe në rastet kur përbalë ka ekipe me objektivë madhorë. Sidoqoftë rikthimet e Tolit dhe Vidal konsiderohen mjaft të rëndësishëm për kampin durrsak.
Java e 13-të:
Sot, 28 nëntor 2025
18:00
AF Elbasani- Partizani
Vllaznia- Teuta
Nesër:
Tirana- Egnatia 13:30
Bylis- Dinamo 13:30
Flamurtari- Vora 16:30/Sportiim.al/
Vazhdo leximin