Futbolli modern po ndryshon me shpejtësi, nga organizimi i klubeve, te infrastruktura dhe mënyrat si fuqizohen talentet e rinj. Pikërisht me këtë vizion zhvillimi, Presidenti i FSHF-së dhe Zv.Presidenti i UEFA-s, Armand Duka, vizitoi Tetovën për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi që synojnë një nivel të ri profesionalizmi në futbollin e rajonit.
Presidenti Duka u prit nga Kryetari i Komunës Tetovë, Bilall Kasami, ndërsa në takim morën pjesë edhe Drejtori Administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu, si dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Masar Omeragic, dhe Presidenti i FC Shkëndija, Lazim Destani. Gjatë vizitës, Presidenti Duka bëri edhe një vizitë punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri në Tetovë, një projekt kyç që synon të përmirësojë infrastrukturën sportive dhe të ofrojë kushte moderne për futbollin në këtë rajon. Në takim u diskutua gjithashtu mbi forcimin e futbollit të të rinjve, zhvillimin e infrastrukturës me standarde moderne, ngritjen profesionale të klubeve dhe akademive përmes trajnimeve të specializuara, si dhe nxitjen e iniciativave të përbashkëta që do të mundësojnë projekte ndërkombëtare dhe mbështetje institucionale në nivel rajonal. Qëllimi është i qartë: të krijohet një ekosistem futbolli që prodhon talente, rrit cilësinë dhe gjeneron më shumë mundësi zhvillimi ekonomik dhe social për komunitetet. “Rajoni ka potencial të madh sportiv dhe ambicie për të ecur më përpara.
Detyra jonë është të ndërtojmë partneritete që e kthejnë këtë potencial në rezultate konkrete,” – u shpreh Presidenti Duka, duke theksuar se pozicioni i tij në UEFA hap mundësi të reja bashkëpunimi dhe mbështetjeje për iniciativat e këtij niveli. Takimi konfirmoi vullnetin për hapa të përbashkët konkretë, të cilët synojnë të sjellin një standard të ri organizimi dhe inovacioni në futboll në rajon.
Tag: tetovë
-

Duka zbarkon në Tetovë, takon krerët e futbollit atje dhe i fton për bashkëpunim
-

‘Jeta ime’/ Selvija i jep lamtumirën Shpat Kasapit
Arkivoli i këngëtarit Shpat Kasapi, i mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar po qëndron në Pallatin e Kulturës në Tetovë, qytetin e tij të lindjes.
Atje do të mbahet një mbledhje komemorative për këngëtarin. Në sallë, nëna dhe familjarë të këngëtarët po presin njerëz që kanë shkuar për t’i ngushëlluar.
Në një video shihet edhe bashkëshortja e të ndjerit, Selvija, e cila me lotë në sy i jep lamtumirën e fundit, babait të djalit të saj.
Shpat Kasapi vdiq më 26 nëntor në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër. Ai do të varroset sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Tetovë.
Screenshot
Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.
Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera. Më 2021 këngëtari u martua me Selvije Jaos, por vetëm para një viti çifti prindër të një djali i dhanë fund marrëdhënies së tyre. -

Ceremonia mortore/ Fjalimi emocionues i Arif Ziberi, “Elita 5”: Shpat, do bëjmë një duet në botë tjetër
Në Tetovë po mbahen sot homazhet për këngëtarin Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta 4 ditë më parë.Në fjalën e tij në ceremoninë mortore, artisti Arif Ziberi i “Elita 5” nuk i mbajti dot lotët duke kujtuar Shpat Kasapin jo vetëm si një artist të madh, por edhe si një mik të mirë.
Arkëmorti me trupin e Shpat Kasapit ishte mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar ndërsa ceremonia e ngushëllimit po mbahet në Pallatin e Kulturës në Tetovë, qytetin e tij të lindjes. Në sallë, nëna dhe familjarë të këngëtarët po presin njerëz që kanë shkuar për t’i ngushëlluar.
Shpat Kasapi vdiq më 26 nëntor në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër. Ai do të varroset sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Tetovë. -

Pamje prekëse/ ‘Jeta ime’, Selvija i jep lamtumirën Shpat Kasapit
Arkivoli i këngëtarit Shpat Kasapi, i mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar po qëndron në Pallatin e Kulturës në Tetovë, qytetin e tij të lindjes.
Atje do të mbahet një mbledhje komemorative për këngëtarin. Në sallë, nëna dhe familjarë të këngëtarët po presin njerëz që kanë shkuar për t’i ngushëlluar.
Në një video shihet edhe bashkëshortja e të ndjerit, Selvija, e cila me lotë në sy i jep lamtumirën e fundit, babait të djalit të saj.
Shpat Kasapi vdiq më 26 nëntor në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër. Ai do të varroset sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Tetovë. -

Ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, ja kur do të zhvillohet ceremonia e varrimit të Shpat Kasapit
Këngëtari Shpat Kasapi do të varroset ditën e nesërme në orën 14:00 në Tetovë, kanë njoftuar familjarët e tij në rrjetet sociale.
Këngëtari shqiptar vdiq më 26 nëntor pas një sulmi në zemër, në moshën 40-vjeçare. Sipas njoftimit, homazhet për të do të mbahen nesër nga ora 12:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë e më pas do të kryhet ceremonia e varrimit.
Shpat Kasapi hyri në tregun e muzikës qysh në fillim të viteve 2000. Prej atëherë, u bë një prej yjeve të estradës.
Njoftimi i familjes:
Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të birit, babait, bashkëshortit, vëllait dhe shokut tonë të dashur, SHPAT KASAPI(1 Maj 1985 – 26 Nëntor 2025)Shpati ishte një zemër e bardhë, një shpirt i gëzuar që jetonte me këngë në buzë dhe me dritë në sy. Ai falte vetëm dashuri e mirësi, dhe kush e njohu, e ndjeu ngrohtësinë e tij.Ikja e tij e papritur ka thyer zemrat tona. Do të na mungojë zëri i butë, buzëqeshja e tij e sinqertë dhe prania që na jepte qetësi. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm për ne.Të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit Shpatit tonë të dashur janë të mirëpritur të marrin pjesë në ceremoninë e tij.Homazhet do të mbahen të Dielen, 30.11.2025, në orën 12:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.Varrimi: në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Tetovës. -

Tetovë, 42 vjeçari gjendet i vrarë me plumb në kokë
Policia informon se bashkëshortja e tij kishte bërë denoncimin se se rreth orës 18:00 bashkëshorti i saj A.B. (42) nga Tetova ishte larguar nga shtëpia me automjetin e tipit “Audi” me targa të Tetovës dhe nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.
Menjëherë është vepruar sipas denoncimit dhe sot rreth orës 16:15, në arat në atarin e fshatit Nerashtë, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor Tearcë kanë vërejtur një automjet të parkuar “Audi Q5” me targa të Tetovës.
Brenda në automjet është vërejtur një person mashkull i cili nuk kishte shenja jete, ndërsa në xhamin e shoferit ka pasur një vrimë nga një predhë e shkrepur. I njëjti në pjesën e kokës ka qenë i mbuluar me gjak dhe dyshimi fillestar është se personi është qëlluar me armë zjarri dhe një mjek nga ekipi i ndihmës së shpejtë kanë konstatuar vdekjen, , informon policia e Maqedonisë së Veriut.
Në vendngjarje ndodhet Prokurori Publik dhe ekipi i ekspertizës nga SPB Tetovë.
-

Gjendet i vrarë me plumb në kokë 42-vjeçari në Tetovë, dyshohet se është qëlluar me armë në makinë
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Nja ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetonë mbrëmjen e sotme, ku një 42-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një makine tip “Audi Q5”. Denoncimi është bërë nga bashkëshortja e tij e tij, sipas së cilës, 42-vjeçari kishte ikur nga shtëpia me makinë dhe nuk i përgjigjej telefonatave.
Sipas mediave vendase, pas marrjes së denoncimit, policia ka identifikuar automjetin, në ara pranë fshatit Nerashtë. Brenda makinës, burri është gjetur i vdekur, pa shenja jete, ndërsa dritarja e shoferit kishte një vrimë plumbi. Në kokë kishte plagë dhe mjeku i urgjencës konstatoi vdekjen në vendngjarje.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur prokurori publik dhe ekipi i ekspertizës nga SPB Tetovë, të cilët kanë identifikuar viktimën si A.B. nga Tetova. Hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, duke përfshirë motivet dhe autorët e mundshëm./ZËRI -

Koncerti “Parfum” bën bashkë Kastriot Tushën dhe Ardian Trebickën në Tetovë
Qendra e Kulturës në Tetovë do të mirëpresë më 21 nëntor 2025 koncertin “Parfum”, një ngjarje që premton finesë artistike dhe emocion të pastër. Dy zërat e njohur, Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka, do të ngjiten në skenë me një program të kuruar me kujdes, ku harmonizohen eleganca vokale dhe interpretimi me ndjeshmëri të thellë.
Të shoqëruar nga Gent Rushi Band, artistët do të sjellin një mbrëmje të ndërtuar mbi balancën mes këngës së kultivuar shqiptare, krijimeve ndërkombëtare dhe kompozimeve që ruajnë delikatesën e një qasjeje të rafinuar. “Parfum” synon të ofrojë jo vetëm një përjetim muzikor, por një atmosferë të ngrohtë dhe të paharrueshme për publikun.
Koncerti vlerësohet si një ndër ngjarjet më të veçanta të sezonit, falë kombinimit të vokalit të përpunuar, orkestrimit profesional dhe prezencës skenike që arti i dyshes Tusha–Trebicka garanton.
Koncerti do të mbahet më 21 nëntor, prej orës 20:00 në Qendrën e Kulturë në Tetovë.
Organizatorët tashmë kanë bërë të ditur se biletat janë në shitje çdo ditë prej orës 12:00 deri në 21:00, në biletarinë e institucionit.
Publiku është i ftuar të bëhet pjesë e një mbrëmjeje ku arti dhe emocioni bashkohen në një harmoni të rrallë.
ObserverKult
Lexo edhe:
JAVA E KULTURËS KOMBËTARE BASHKON INSTITUCIONET E KOSOVËS E TË SHQIPËRISË NË TIRANË
-

Bilall Kasami fiton në Tetovë, rivali i tij: Uroj kundërkandidatin dhe
Gara zgjedhore në Tetovë ka përfunduar dhe qytetarët kanë dhënë fjalën e tyre përmes votës.
Kandidati i VLEN, Bilall Kasami ka shpallur fitoren përmes rrjetit social Facebook duke falënderuar edhe njëherë qytetarët që i dhanë edhe një mandat tjetër.
Kasami ka fituar me 53.74 % të votave kundrejt Rexhepit me 40.83%.
Rivali i tij Bajram Rexhepi, kandidati i AKI-së, ka uruar Kasami për fitoren e tij dhe i ka uruar punë të mbarë në detyrë.
“Të dashur miq, gara zgjedhore në Tetovë mbaroi. Qytetarët e than fjalën e vet. Unë uroj kundërkandidatin dhe i uroj punë të mbarë. Përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e imja dhe e askujt tjetër. Zoti na ndihmoftë” – shkruan Rexhepi. -

Zgjedhjet në RMV/ Azizi: VLEN ka fituar edhe në Tetovë, Zhelinë, Tearcë, Dibër e Haraçinë
Adnan Azizi nga VLEN tha se koalicioni ka fituar 9 komuna ndërkohë presin fitore edhe në komuna të tjera, por siç tha, ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave.
“VLEN ka fituar me rezultat super të mirë në Çair, Saraj, Haraçinë. Ka fituar në Zonën 6, në Tetovë, Zhelinë, Tearcë, Bogovinë, Bërvenicë, Dibër dhe vazhdon fitorja jonë edhe në pjesën tjetër”, tha Adnan Azizi.
Gjithashtu kandidati i pavarur, i mbështetur nga Koalicioni VLEN, z. Mendi Qyra prin para kandidatit të Alenacës Kombëtare për Integrim z. Arsim Dalipi, transmeton Zhurnal.mk